Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 101
  1. #21
    palidhje Maska e Eldea
    Antarsuar
    07-02-2005
    Postime
    91
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Po edhe une e kam perjetuar kete ndjenje, eshte shume cudi sepse sic e ceket edhe ju me lart eshte njejt sikur te shkosh ne nje kohe te kaluar apo te tashme e cila vec ka ndodhur! Une kam menduar e e kam diskutuar kete gje me shoqeri mire kemi folur vetem per nje kohe shume te shkurter sepse shumica e tyre nuk donin qe te lodheshin e te mendonin ne kete gje! Mirepo une jam teper kurioz ta di se cfare domethene kjo, pse e ndiejm te gjithe?
    Ndonjehere une mendoj se eshte ri-kujtim i gjerave te meparshme qe kane ndodhur ne jeten e kalur, neqoftese ne kemi jetuar edhe nje here me pare dhe truri yne ne kete menyre na e rikujton castin e njejt ne te cilin jemi rikthyer prape. Ka shume shpjegime rreth kesaj.

  2. #22
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Antarsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    36
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime n 24 postime
    Citim Postuar m par nga Satrik
    Ka shume shpjegime rreth kesaj.
    Shpjegimet per deja vu-ne as qe numerohen, se jane edhe te shumta por as qe ka ndonje definicion te prere se c`eshte ne fakt deja vu.
    Eshte anomali e trurit apo thjeshte dicka normale qe ndodh tek njerezit?
    Bile bile, aq diapazon te madh per diskutim ka, sa qe pothuajse cdokush mund te jap teorine e vet lidhur me kete fenomen, dhe askush tjeter mos t`i thote qe e ka gabim pasi qe nuk dihet teoria e sakte per deja vu-ne.
    Sidoqofte, ne shkrimet qe do vijojne ne kete do tentoj sado kudo t`ju percjell ca mendime dhe teori te dhena nga shkencetare qe merren me kete problematike dhe qe tentojne te sqarojne se cka eshte ne fakt fenomeni deja vu.

    Cdo te mire
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #23
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Antarsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    36
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime n 24 postime
    Ndjenja e vec te perjetuares apo "deja vu" eshte e mireseardhur per ate qe predikojne fene dhe ringjalljen. Mirepo edhe te tjere e perdorin "deja vu" per te sqaruar mendime te tyre.
    Shume parapsikolog kete paraqitje te jashtezakonshme e lidhin me mundesine e njeriut qe sub-koshientalisht te parandjej. Afinititetet mbinatytrore te cilat i posedojme (gje qe parapsikologet na e etiketojne pa asnje dyshim) na mundesojne te parashofim disa situata te ardshme.
    Mirepo informacionin per ato ne e fusim ne sub-koshiencen tone.
    Deri sa ta perjetojme situaten ne jeten reale, atehere neve ne fakt nxjerim keto informata nga sub-koshienca. Disa tjere arsyen per paraqitjen e ketij fenomeni e kerkojne ne drejtim komplet te kundert.
    Sipas tyre, mendja jone ndonjehere futet ne rrjetin e dimenzionit kozmik te panjohur. Ne kete rrjet rruhet (bile edhe ne menyre te shkruar!) e verteta e plote per te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen e botes. Ne momente te tilla mendja jone e lexon te verteten per te ardhmen, dhe se bashku me kete i perjeton ngjarjet edhe ne realitet.
    Disa te tjere, jane kategorik se fenomeni i ketille deperton tek ne nepermjet menyres telepatike. Tjeter njeri, i cili gjendet ne te njejtin vend, ne te njejten kohe, me te cilin jeni ne lidhje mendore, ua jep ate qe e shef dhe e ndegjon ne moment, disa sekonda perpara se ju vet ta shifni dhe ndegjoni.
    Te gjithe sqarimet per deja vu, jane pak sa te pabesueshme dhe te renda per t`i kuptuar, por ne fakt, e tille eshte dhe natyra e ketij fenomeni, i pabesueshem.
    Kush nga keto sqarime jane te sakta, vetem Zoti e din. Sidoqofte, une u mundova t`ju sjell prane ca mendime nga shkencetare. Do vijon dhe pjesa e dyte lidhur me kete fenomen. Ne ate pjese, bile dhe une vet kam tentuar te sjell nje teori lidhur me deja vu-ne dhe per ate se si une e kuptoj kete fenomen.
    Deri atehere, qofshi mire.

    Mbarimi i pjeses se pare
    (Vazhdon ne pjesen e dyte)

    Pergatiti: Mirsad Asani
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #24
    Perjashtuar Maska e diikush
    Antarsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,073
    Faleminderit
    0
    7 falenderime n 7 postime
    Storm urime per temen interesante dhe leximet qe ke bere rreth saj!

    Nuk mun te kontriboj se nuk kam lexuar gje per te, por keshtu....insinktivisht...nuk mendoj te jete anomali e trurit, pasi me c'degjojme perseritet mjat tek shume njerez....shume e rregullt per te qene anomali.

    Shkenca sot ka perparuar shume, por gjithsesi njohuria shkencore per trurin njerezor, funsionet dhe potencialet e tij, eshte shume mbrapa ne krahasim me njohurite shkencore per organet e tjera te trupit njerezor...pa permendur pastaj qe shpirti, energjite e ketyre llojeve etj. jane kapituj pothuajse te paprekur nga studimet e mirefillta rigoroze....

    Mendoj qe qenia jone (njeri) eshte mjat me e komplikuar dhe potente nag c'e mendojne shumica e njerezve sot...

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Antarsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,732
    Faleminderit
    0
    19 falenderime n 19 postime
    Te njejtan tema desh e hapa pak a shume ne te njejten kohe me ty StormAngel (ishte aty nga mesnata, 'i thone kesaj telepati, mbase rastesi apo ndonje tjeter rregullim psikologjik ).
    Do pyesja 'eshte Dj Vu dhe a ju ndodh te tjereve, pasi mua me ndodh...
    Por po lexoja tek Wikipedia qe e konsiderokan si nje problem psikologjik, mendova qe do te kete patjeter dhe te tjere qe u ndodh kjo, dhe nese jami i mendur sdo te jem vetem
    Sidoqofte e lashe par ta hapur temen pasi te merrja ca me teper informacione. Nuk e di sa eshte vertetuar kjo qe thone psikologet, a eshte me te vertete nje rregullim i trurit, apo dika metafizike? Sidoqofte psikologet duhet te kene si supozim te pare qe asgje metafizike nuk ekziston, dhe nese eliminon kete atehere perpiqesh te gjesh pergjigje te tjera me ca me teper supozime...dhe keshtu vazhdon, perparon neper rrugica te rastesishme ne nje rruge te rastesishme.
    Tema e bukur dhe interesante.
    Pershendetje, SG.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #26
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Antarsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    36
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime n 24 postime
    Sic permenda dhe ne pjesen e pare, ketu do mundohem dhe une te jap nje teori per mendimin tim ne lidhje me deja vu.
    Teoria thote keshtu:

    "Nqs truri eshte hapesire e madhe ne te cilen per cdo dite ruhen me mijera fotografi te vogla te cdo ngjarjeje, eshte e mundshme ne te ardhme nqs na ndodh ndonje ngjarje e cila ka faktore te ngjajshem dhe te perafert si ndonje qe vec e kemi kaluar, truri sub-koshientalisht me ndihmen e qelizave trurore te aktivizohet dhe te na jep nje imazh apo fotografi te plote cilen neve vec e kemi te njohur dhe e ndjejme se e kemi perjetuar dhe pare dikund me pare".

    Shyqyr Zotit qe nuk jam shkencetar, dhe askush (te pakten shpresoj) nuk do ta merr kete teori si te sakte, po do ta shtjelloj thjeshte si nje mendim.

    Tani, pak me shume per ate se cka shkencetaret e vertete kane te thuajne ne lidhje me kete fenomen:

    Disa shkencetare mendojne se fenomeni deja vu eshte e lidhur me anomalite qe paraqiten gjate funksionimit normal te trurit. I quajne gabime gjate njohjes.
    Si vihet deri tek keto gabime?
    Kur ngjarja e perjetuar ne moment na duket e njohur, ne ne fakt nuk e kujtojme ate, por nje ngjarje nga e kaluara qe eshte i perafert me kete. Ndonje element i situacionit te tashem aktivizon nje fare grushti ne tru, ku ruhen ngjarje te ndryshme, por shume te peraferta me momentin qe perjetojme.

    Paramendoni te jeni ne ndonje feste. Njerezit pereth jush jane te dehur. Paramendoni se cdo te ndodh kur festa do mbaroj dhe kur secili do duhet te hyp ne veture dhe te niset per ne shtepi. Papritmas e keni ndjenjen e vec te perjetuares. Ne fakt, ju keni arritur tek nje fajl i sistemit nervor, ne te cilin eshte skladuar kujtesa per ndonje feste tjeter, ku keni qene para ca muajsh apo vitesh.
    Dhe atehere njerezit kane qene ne disponim, dhe ty te ka kaluar i njejti mendim neper koke.
    Sipas specialisteve, nqs dy ngjarjet jane te lidhur edhe me moment emocional, mundesia per paraqitjen e deja vu eshte shume me e madhe.

    Shkencetare te tjere mendojne se deja vu-te jane anomali te perceptimit.
    Sipas kesaj teorie, gjerat varen nga ajo se si i percepojme dhe si e paramendojme realitetin e jashtem. Problemi qendron ne koordinimin e gabuar te dy hemisferave trurore. Ata jane si dy lloje truri ne koke. Edhe pse funksionojne simultanisht dhe jane teper te koordinuar, secila hemisfere nga cdo organ i njeriut (sy, vesh etj) pranon informate per vete, te ndare.
    Le te supozojme se hemisfera A e pranon ate informate disa pjese te sekondes me pare se hemisfera B. Kur B do filloj te punon, tek ne paraqitet nje ndjenje e mjegullt e dickaje te njohur. Ose ndjenje, kete vec e kam pa. Dhe me te vertete e kemi pa, pjese te sekondit me pare, nepermjet hemisferes A.

    Teoria e spanjollit Hoze Luis Pinios e vitit 1975 eshte edhe me e thjeshte, por edhe shume me e guximshme.
    Ju, apo ne fakt, trupi juaj, gjendet ne nje situate te dhene. Receptoret tuaj degjojne, shofin, ndjejne dhe skladojne informacion te jashtem. Por mendja juaj eshte ne Hene apo mijera kilometra larg saj. Dhe papritmas- ndjenja e deja vu.
    C`ju ka ndodhur?
    Thjeshte-koshienca juaj ka ndaluar shetitjen pereth Galaksise dhe eshte kthyer ne trup. Ne fakt, situata e tashme nuk ju eshte shfaqur ne te kaluaren. E keni ndjere sekond me pare, por vetem me trup. Tashme, kur mendja eshte kthyer, e perjetoni edhe me shpirt. Normalisht, ju nuk mund ta dini kete.

    Dhe ne fund, nuk do ishte interesant nqs ketu nuk fusnin gishtat me sqarimet e tyre edhe psikoanalitiket.
    Ne fakt, psikoanalitiket kane sqarim te tyre per kete fenomen dhe kjo serish eshte e lidhur me gabime gjate percepimit.
    Serish na duket se ngjarjet i kemi perjetuar me pare, por ne fakt, identifikohemi sipas disa ngjarjeve te ngjajshme. Por kete here-pershkak autocenzures se mendjes sone. Per disa shkaqe, ajo shtyp memorien per ngjarjen e vjeter, ne menyre qe nuk i lejon te del ne siperfaqen e koshiences sone. Truri yne i fsheh informatat nga ne! Dhe na fut ne nje situate te cuditshm-edhe me ka ndodhur, edhe nuk mund te kujtohem.
    Kjo teori e sqaron edhe mjegullesiren e cila eshte gjithmone e pranishme ne deja vu.
    E po si ndryshe te ndjehemi gjate gjithe asaj qe po na ndodh? Normalisht, si ne mjegulla.

    (fund)

    Pergatiti: Mirsad Asani
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    A ju ka qellu ndonjehere t'ju duket sikur perjetuat "deja vu".... Kjo eshte "deja vu" ne katror...
    Ndryshuar pr her t fundit nga [xeni] : 05-04-2005 m 12:48

  8. #28
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Antarsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,732
    Faleminderit
    0
    19 falenderime n 19 postime
    rregullim i rregullimit psikologjik. Pse duhet gjithnje ti komplikosh gjerat ti Xeni?
    Si endrra ne enderr.
    StormAngel, ke bere nje pune te mire qe i solle keto informacionet, po ndonje teori tjeter nuk ka per Deja Vu? Ndonje teori qe te perfshije pak metafizike?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #29
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    Citim Postuar m par nga SuiGeneris
    rregullim i rregullimit psikologjik. Pse duhet gjithnje ti komplikosh gjerat ti Xeni?
    Si endrra ne enderr.
    StormAngel, ke bere nje pune te mire qe i solle keto informacionet, po ndonje teori tjeter nuk ka per Deja Vu? Ndonje teori qe te perfshije pak metafizike?
    Me duket se edhe partizanet e reenkarnacjonit munndohen ta shpjegojne ne menyre metafizike dhe e perdorin, ne nje fare menyre, si prove per teorite e tyre.

    P.S. ajo qe thashe s'ishte thjesht per komplikim... me ndodh spesh

  10. #30
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Antarsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    36
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime n 24 postime
    SuiGeneris,
    Ne ato shkrime qe une lexova per Deja Vu nuk hasa ne ndonje teori metafizike ne lidhje me kete fenomen.
    Mbase ne te ardhme nese me bie ne dore nje informate e ketille, me siguri qe do e postoj per ata te interesuarit ketu.
    Cdo te mire

    P.S: xeni, do dalish deja vu ne kub vlla.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Antarsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,062
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    Per mendimin tim, Budistet kane shpegimin me te mire per Deja Vu-ne, gjithe te tjerat jane kotesira e te pa-logjikshme.
    Budistet, si shume fe te tjera bejne ndarje te qarte te trupit nga Shpirti. I konsiderojne si dy gjera te ndryshme. Dhe gjate nates kur trupi qetesohet, shpirti eshte i lire ne nje gjendje jo- te vetedijshme, dhe leviz para ose pas ne kohe. Ai eshte ne gjendje te shofe te ardhmen dhe te kaluaren, prandaj shume situata qe jetojme tashme na duken te jetuara me pare. Por dhe dicka tjeter qe nuk u prek ketu, levizja e shpirtit mendoj sjell dhe rikujtimin e situatave te ndryshme qe nuk kane te bejne fare me te tashmen. Nuk e di a e ka perjetuar njeri qe gjate dites, pa lidhje fare me cfare po kryen ne ate moment ti kujtohet nje situate kohe me pare me detaje shume te qarta. Kjo pjese e se kaluares ishte komplet e haruar dhe aq me teper detajet, por per nje cast rikujtohet me imtesi te habitshme. Budistet me pervoje, thuhet, jane ne gjendje ta kuptojne ndarjen e shpirtit, dhe ndryshe nga te tjeret e kane shpirtin TE Vetedijshem. Qe i jep mundesine te shofin para ose pas ne kohe.

    Deja Vu eshte ri-perjetim momenti, per mendimin tim, qe shpirti e ka perjetuar vetem me perpara pa trupin.
    Ndryshuar pr her t fundit nga R2T : 05-04-2005 m 13:47
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Antarsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,666
    Faleminderit
    0
    14 falenderime n 13 postime
    Citim Postuar m par nga R2T
    . Nuk e di a e ka perjetuar njeri qe gjate dites, pa lidhje fare me cfare po kryen ne ate moment ti kujtohet nje situate kohe me pare me detaje shume te qarta.

    .
    Mua kjo s'para me ndodh, po kjo tjetra po: Jam me disa njerez dhe fjalet qe ata thone dhe vendi ku jemi eshte dicka qe e kam pare me pare.

  13. #33
    <-----
    Antarsuar
    13-05-2002
    Postime
    998
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 4 postime
    Deja vu asht psh kjo tema ktu per mu...lol
    Se ku e kam nigju ket pytje mor zot...
    ...

  14. #34
    Moderatore
    Antarsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Faleminderit
    0
    8 falenderime n 8 postime
    Ky eshte nje fenomen,qe brenda sekondes na shpie diku ne te kaluaren dhe kthehemi perseri.
    *************************
    Na shpie ne te ardhmen virtualisht dhe kur e jetojme realisht ate pjesez, na kujtohet qe dikur e kemi pare kete sekuence.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  15. #35
    Perjashtuar Maska e diikush
    Antarsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,073
    Faleminderit
    0
    7 falenderime n 7 postime
    Citim Postuar m par nga Mina
    Ky eshte nje fenomen,qe brenda sekondes na shpie diku ne te kaluaren dhe kthehemi perseri.
    *************************
    Na shpie ne te ardhmen virtualisht dhe kur e jetojme realisht ate pjesez, na kujtohet qe dikur e kemi pare kete sekuence.
    Interesante dhe kjo pikpamje, vecse natyrisht ka nevoje qe te elaborohet me shume Mina, pasi ne nuk mund ta dime se cfare eshet ne mendjen tende j/k per sa i perket arsyes se pse ti mendon se ndodh pikerisht ashtu, dhe se si ndosh.

  16. #36
    Moderatore
    Antarsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Faleminderit
    0
    8 falenderime n 8 postime
    Fenomeni qe brenda sekondes te shpie ne te kaluaren quhet kujtim. Ky eshte fenomen i kundert. Te shohesh te ardhmen dhe te perseritet ekzaktesisht. P.sh. Nostradamus nuk ka gabuar. Te gjitha parashikimet jane vertetuar. Kjo eshte dezhavu-ja.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  17. #37
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Antarsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    36
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime n 24 postime
    Citim Postuar m par nga Mina
    P.sh. Nostradamus nuk ka gabuar. Te gjitha parashikimet jane vertetuar. Kjo eshte dezhavu-ja.
    http://www.activemind.com/Mysterious...s/Nostradamus/
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  18. #38
    Heartless Maska e White_Angel
    Antarsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Faleminderit
    0
    4 falenderime n 4 postime
    Teme interesante .


    Te lumte Mirsad se na zjerove horizontin , por nje pyetje kisha une , Persa i perket te gjitha ketyre fallzhoreve , ose ato qe lexojne letrat , filxhanet e kafeve doren , etj etj ne cfare kategorie i fusim keta njerez. Se ne nje fare menyre edhe ata parashikojne te ardhmen ose cfare te ka ndodhur.



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gj jo...por pr prindrit nje dhndr t bukur!

  19. #39
    une jam
    Antarsuar
    09-01-2003
    Postime
    292
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    xeni sa per shtat te shkon avatari qe ke vene

  20. #40
    gone Maska e helene
    Antarsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    914
    Faleminderit
    0
    4 falenderime n 4 postime
    Hi

    edhe mua me ndodh shpesh kjo gje, dmth te gjendem para nje pamjeje qe me le pershtypjen e dikaje te njohur, dhe qe e kam jetuar dhe me pare.
    Une ne lidhje me kete fenomen kam lexuar kohe me pare nje shpjegim shkencor qe e lidhte thjesht me funksionimin fiziologjik te transmetimit te mesazheve ne tru.
    Kur ne shohim verdalle, gjithshka depozitohet ne trurin tone ne formen e nje memorieje fotografike.Me pas kur shohim dika te ngjashme kjo therret ate ka eshte depozituar ne trurin tone duke bere vetvetiu krahasimin, duke na dhene informatat qe ne me pare kemi depozituar ne lidhje me kete pamje.Kjo eshte menyra normale sesi memoria jone funksionon e shpjeguar pak ne menyre "trashanike".
    Nese na ndodh qe jemi ne nje vend, qe jemi te sigurte qe s'e kemi vizituar me pare, dmth para nje pamjeje qe me 1000% s'na eshte dhene rasti ne jete te shohim ndonjehere dhe pavaresisht nga bindja per kete na krijohet pershtypja qe e kemi pare dmth DEJA VU , ajo qe ne te vertete ndodh eshte qe fotografia e mare kalon ne depozitim dhe na riparaqitet me nje shpejtesi shume te madhe aq sa nga ne nuk dallohet, sepse koha e tejimit te mesazheve nga nervat eshte shume shume e vogel.Prandaj ajo qe na jep pershtypjen e nje fotoje te depozituar me pare ne te vertete eshte nje informacion i sapo mare nga truri.
    Nuk kam mendim timin edhe pse gjej me vend kete lloj shpjegimi nuk di as nese me vone eshte shpjeguar ndryshe ky fenomen.Pashe qe pak a shume shpjegimi i Stormit i ngjante.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. 25 pyetje rreth Islamit - Pjesa e pare
    Nga biligoa n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 09:09
  2. Feja dhe politika
    Nga Albo n forumin Portali i forumit
    Prgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 24-09-2007, 19:02
  3. Barcaleta te ndryshme nga antare te forumit
    Nga markaj05 n forumin Humor shqiptar
    Prgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 11:26
  4. Ideali dhe qenia njerezore
    Nga Redi n forumin Portali i forumit
    Prgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 14:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •