Vdes Papa Gjon Pali i Dytė
Papa Gjon Pali II
Papa Gjon Pali i Dytė, njėri prej papėve me karrierė mė tė gjatė nė krye tė Vatikanit, vdiq tė shtunėn nė mbrėmje nė moshėn 84 vjeē.
Papa ndėrroi jetė me daten 2 prill 2005 nė orėn 21.37 nė studion e tij nė Vatikan, pas disa problemesh shėndetėsore, pėrfshirė edhe njė atak nė zemėr.
Disa mijėra vetė u mblodhėn nė Sheshin e Shėn Pjetrit nė Romė pėr t'i bėrė homazhe Papės, ndėrsa kėmbanat e kishave filluan tė binin nė tė gjithė qytetin.
Njoftimet thonė se Papa priti vizitorė deri nė ēastet e fundit tė jetės.
Sipas buletinit tė fundit mjekėsor qė u bė publik dy orė pėrpara se Papa tė vdiste, ai kishte qenė nė gjendje tė reagonte me raste ndaj atyre qė e rrethonin pranė shtratit tė tij, duke u pėrgjigjur me saktėsi kur i kishin folur kėshilltarėt e tij mė tė afėrt.
Qeveria italiane ka shpallur tri ditė zie.
Televizioni italian njoftoi se funerali i Papa Gjon Palit tė Dytė do tė zhvillohet tė mėrkurėn, ndonėse kjo nuk ėshtė konfirmuar ende nga Vatikani.
"Ceremonia e funeralit do tė jetė grumbullimi mė i madh i udhėheqėsve botėrorė nė historinė e njerėzimit", tha televizioni italian.
Nė Vatikan do tė zhvillohet njė mbledhje tė hėnėn nė mėngjes pėr tė filluar pėrgatitjet pėr funeralin e Papa Gjon Palit tė Dytė.
Trupi i Papės do tė dėrgohet nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit, ku do tė bėhen homazhe.
Pėrgjegjėsinė pėr tė zgjedhur pasuesin e tij e kanė 117 kardinalėt e Kishės Katolike.
Ata duhet tė mblidhen jo mė shumė se 20 ditė pas vdekjes sė Papės.
Kardinalėt, tė mbledhur nė atė qė njihet si konklavė, do tė zhvillojnė njė seri votimesh tė fshehta derisa kardinali mė i vjetėr tė deklarojė publikisht nė latinisht "Habemus Papam - Kemi njė Papė".
BBC
Krijoni Kontakt