Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 38 prej 38
  1. #21
    Ne fakt mbas ngjarjes se Tunguskes temperaturat globale u ulen disa grade dhe kjo i vihet si shkak shperthimit. Nese i besojme historise se paraqitur me lart atehere Tunguska si fenomen ka nje karakter ciklik dhe eshte perseritur disa here gjate shekujve te fundit. Une personalisht nuk shikoj asnje lidhje te ngrohjes globale me ate qe ndodhi aty. Vete temperaturat jane ulur dhe ngritur disa here gjate tre qind vjeteve te fundit. Sidoqofte materialin se kam mbaruar akoma dhe ne perfundim te tij ka disa konkluzione qe i kam gjykuar si shume te llogjikshme. Kur ta perfundoj atehere mund te diksutojme.

  2. #22
    Imortal Forever Maska e lisian
    Anëtarësuar
    19-02-2008
    Vendndodhja
    Bronz-New York
    Postime
    102
    darius me duhet te them se dikush ta a kopjuar kete dhe e ka postuar ne forumin tjeter shqiptar forumi virtual shikoni ketu . http://www.forumivirtual.com/fenomen...-tunguska.html kjo eshte web qe ta kan kopjuar
    i love you-anglisht...te amo-italisht...te dua seriozisht

  3. #23
    Faleminderit lisian. E kontrollova por ai qe e ka hedhur shkrimin ka patur miresine qe te shkruaje se nga kush eshte pergatitur. Kjo mjafton

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Evil_Angel
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Shambhala
    Postime
    2
    Darius,ky eshte i gjithe materiali per Tungusken apo ke tjeter sepse me lart thua se nuk kam perfunduar???
    I don't believe in religion I believe in GOD

  5. #25
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Shum interesant kjo Tema mbi Tunguska =)
    Mbaj mend se kam par disa emisjone mbi UFOT, aty fliste dhe per ngjarjen ne Tunguska.

    Sa mistere ka bota dhe ne nuk njohim as 0.1% te tyre ... Kur do vij dita qe superfuqite boterore te nxjerrin sekretet e tyre mbi fenomenet jashtoksore ..
    D'Oh!

  6. #26
    Evil Angel, fatkqesisht kam humbur materialin origjinal qe kam patur dhe nuk po e gjej dot qe ti bej mbylljen. Sidoqofte nje ide mund te krijohet dhe me aq sa eshte postuar.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-10-2010
    Postime
    1
    kam lexuar nje liber te nikola tesles dhe ne nje pjese tregon ku ai po testonte nje arme me lazer
    dhe ne momentin qe ai e shtyp butonin e ndezjes makineria leshon lazerin por nderkohe perpara makinerise kalon nje zog ku mendohet qe i ka ndryshuar destinacionin lazerit pasi ai ishte drejtuar per ne veri dhe pas disa kohesh tesla degjon ne lajme per nje shperthim te fuqishem te tunguskan dhe tesla menjehere e shkateroi makinerine dhe zhduku cdo dokument te lidhur me te pasi e mori me mend se cmund te bente kjo makineri po te binte ne duar te gabuara.

  8. #28
    E kam lexuar dhe une kete hipoteze qe shperthimi mund te jete krijuar nga lazeri i Teslas por nuk qendron pasi objekti nuk ka prekur token. Ka shperthyer mbi siperfaqe prandaj dhe forca goditese ka qene jashtezakonisht e madhe.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Ishte meteor apo diçka tjetër ajo që shpërtheu në Tunguska?

    (ky dokumentari tregon se Tunguska ka qene provokuar nga nikola tesla, shikojeni me kujdes te gjitha pjeset nga 1 deri te 5 deri ne fund dhe do te bindeni)

    Tesla thoshte :

    une kam mundesi ta copetoj planetin por nuk do ta beja kurre ne gje te tille


    njerzmi sot i detyrohet shume ketij supernjeriu per ate trashegimi shkencore qe la pas


    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 06-04-2014 më 18:33

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    103

    Për: Ishte meteor apo diçka tjetër ajo që shpërtheu në Tunguska?

    Shpjegimi shkencor mbi ngjarjen eshte bere i ditur prej shume kohesh, dhe eshte shpjegimi me i pranueshem deri me sot nga stafi shkencor boteror.
    Ne tunguska ka shperthyer nje meteor ne lartesine 1000 metra dhe kjo ka ardhur si pasoje e trysnise se ushtruar midis meteorit dhe tokes, meteori nuk mundi dot trysnine atmosferike dhe u shperbe ne ajer. ne pyllin e tunguskas nuk u gjet asnje material i dyshimte dhe topat e kristalte qe u gjeten tek e tuk jane bazalt i expozuar ne temperatura vullkanike qe ajo zone mund te kete patur nder shekuj.
    Nikola Tesla kurre nuk eshte shprehur me fjalen shkaterrim apo analogen e saj. Gjeniu nuk pranonte te merrte pjese ne invencione te cilat nuk i kontrollonte dot psh harp. tunguska nuk perben me lajm per boten e shkences pasi eshte dale ne konkluzionet perfundimtare fale hapave te shkences dy dekadat e fundit.

  11. #31

    Për: Ishte meteor apo diçka tjetër ajo që shpërtheu në Tunguska?

    A mund te ma gjesh kete shpjegimin shkencor? Ku eshte se une se kam gjetur dot. E di qe eshte nje nga teorite po ska asgje te provuar, aq me teper nga stafi shkencor boteror. Nga ana tjeter di qe ajo qe ndodhi ne Tunguska ende mbetet mister. Do isha i interesuar te lexoja materiale qe i paskan vene kapakun kesaj ndodhie.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Ishte meteor apo diçka tjetër ajo që shpërtheu në Tunguska?

    Citim Postuar më parë nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin
    Shpjegimi shkencor mbi ngjarjen eshte bere i ditur prej shume kohesh, dhe eshte shpjegimi me i pranueshem deri me sot nga stafi shkencor boteror.
    Ne tunguska ka shperthyer nje meteor ne lartesine 1000 metra dhe kjo ka ardhur si pasoje e trysnise se ushtruar midis meteorit dhe tokes, meteori nuk mundi dot trysnine atmosferike dhe u shperbe ne ajer. ne pyllin e tunguskas nuk u gjet asnje material i dyshimte dhe topat e kristalte qe u gjeten tek e tuk jane bazalt i expozuar ne temperatura vullkanike qe ajo zone mund te kete patur nder shekuj.
    Nikola Tesla kurre nuk eshte shprehur me fjalen shkaterrim apo analogen e saj. Gjeniu nuk pranonte te merrte pjese ne invencione te cilat nuk i kontrollonte dot psh harp. tunguska nuk perben me lajm per boten e shkences pasi eshte dale ne konkluzionet perfundimtare fale hapave te shkences dy dekadat e fundit.
    The transmission practice electricity without cables, and the production of destructive effects at a distance, is unconditionally possible.

    La trasmissione pratica dell'energia elettrica senza cavi, e la produzione di effetti distruttivi a distanza, è incondizionatamente possibile.

    Nikola Tesla

  13. #33

    Për: Ishte meteor apo diçka tjetër ajo që shpërtheu në Tunguska?

    Le te presim materialin qe do na sjelli N.T. dhe qe do konfirmoje qe me ne fund eshte zgjidhur ajo qe ndodhi ne Tunguska. Sjellja e ketij lajmi do jete me te vertete inovacion. Do me beje te famshem ne disa ambjente.

  14. #34
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Ishte meteor apo diçka tjetër ajo që shpërtheu në Tunguska?

    Liqeni "Cheko" gjindet afer hiperqendres se supozuar. Forma e saj ka karakterin e nje krateri.
    ..qe i bie, qe shkaku i shperthimit te jet nje meteorit !

    E per ata qe i pelqejn historit misterioze, eshte mir te mos e besojn kete qe e thash
    … ///

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Ishte meteor apo diçka tjetër ajo që shpërtheu në Tunguska?

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Liqeni "Cheko" gjindet afer hiperqendres se supozuar. Forma e saj ka karakterin e nje krateri.
    ..qe i bie, qe shkaku i shperthimit te jet nje meteorit !

    E per ata qe i pelqejn historit misterioze, eshte mir te mos e besojn kete qe e thash
    ne tunguska mutacionet e pemeve dhe bimeve ishin te atilla tamam si ato qe shkaktohen nga shperthime radiacionesh jonike,ose si fusha te fuqishme manjetike , ka dhe dicka tjeter te pashpjegueshme ne kete rast qe eshte demanjetizimi i tokes , e gjitha kjo te con ne konkluzionin e nje shkarkimi elektrik nga atmosfera

    Boris Rodionov docent ne fiziken matematike

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Ishte meteor apo diçka tjetër ajo që shpërtheu në Tunguska?

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Le te presim materialin qe do na sjelli N.T. dhe qe do konfirmoje qe me ne fund eshte zgjidhur ajo qe ndodhi ne Tunguska. Sjellja e ketij lajmi do jete me te vertete inovacion. Do me beje te famshem ne disa ambjente.
    shpresojme te sjelli dicka me vlere qe te mos na humbasi kohen kot

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Ishte meteor apo diçka tjetër ajo që shpërtheu në Tunguska?

    Arma që ka shkatërruar Tunguskën


    Tesla trashëgoi nga i jati një urrejtje të thellë për luftën. Gjatë gjithë jetës së tij, ai kërkoi të gjente një rrugë teknologjike për t'i dhënë fund betejave. Ai mendoi se lufta mund të kthehej shumë lehtë në "një spektakël sensacional makinerish".

    Në vitin 1931, Tesla iu deklaroi gazetarëve në një konferencë për shtyp, se ishte shumë afër zbulimit të një burimi energjie totalisht të ri. Pasi ata i kërkuan të përshkruante natyrën e këtij burimi, ai tha: "Idea ishte fryt i një shoku të tmerrshëm. Në këtë kohë mund t'ju them vetëm se, energjia e re do të vijë nga një burim tërësisht të ri dhe të paimagjinueshëm".

    Retë e luftës ishin duke e errësuar përsëri Europën. Më 11 Korrik 1934, titulli kryesor i faqes së parë të gazetës 'New York Times' ishte: "Tesla, 78 vjeç, zbulon burim të ri vdekjeje".

    Artikulli raportonte se shpikja e re "mund të lëshojë grimca të reja të përqendruara në ajër me një energji aq të fuqishme sa të jenë të afta të mposhtin një flotë ajrore prej 10.000 aeroplanësh nga një distancë prej 250 milje…" Tesla shpjegoi se, burimi i ri i vdekjes do ta bënte luftën të pamundur, duke i ndërtuar çdo shteti një "mur të padukshëm kinez".

    Ideja sigurisht që gjeneroi shumë interes dhe debate. Tesla menjëherë u drejtua tek J.P Morgan i Riu, duke kërkuar financim për të ndërtuar një prototip të shpikjes së tij. Morgan ishte shumë dyshues.

    Tesla gjithashtu u mundua të kryente marrëveshje direkt me kryeministrin e asaj kohe të Britanisë së Madhe, Neville Chamberlain. Kur Chamberlain dha dorëheqjen, pasi zbuloi se po përdorej nga Hitleri në Mynih, interesi për armën anti-luftës të Teslës natyrisht u shua.
    Nga viti 1937, u bë e qartë se shumë shpejt do të shpërthente lufta në Europë.

    I frustruar nga tentativat e tij të dështuara për të gjetur një financues për "burimin e tij të paqes", ai dërgoi një letër teknike të detajuar me diagrame, tek një numër i madh të shteteve të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë SHBA, Kanadanë Anglinë, Francën, Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë. E titulluar "Arti i projektimit të energjisë së përqendruar jodepresive nëpërmjet medias natyrore", letra ishte përshkrimi i parë teknik i asaj që sot quhet armë me energji bërthamore.

    Ajo çfarë e largonte Teslën nga propozimet e zakonshme fantazioze të quajtura "rreze të vdekjes" ishte një mbajtëse vakumi me njërën anë të hapur drejt atmosferës.

    Tesla, ideoi një mbajtëse unike vakumi, e cila lëshonte ajër me shpejtësi shumë të lartë nga maja e armës për të ruajtur "vakum të lartë". Veprimi i nevojshëm i pompimit do të kryej me anë të turbinës Tesla.
    Nga të gjithë shtetet që morën propozimin e Teslës, interesi më i madh u shfaq nga Bashkimi Sovjetik.

    Në vitin 1937, Tesla prezantoi planin e tij përpara Korporatës Tregtare Amtorg, një front i lidhur me forcat e Bashkimit Sovjetik në New York City. Dy vjet më vonë, më 1939, ai testoi njërin statd të planit të tij në USSR dhe mori si shpërblim një çek prej 25.000 dollarësh.

    Tesla shpresonte se shpikja e tij do të përdorej vetëm për qëllim vetmbrojtjeje dhe do të kthehej në një makinë antiluftë. Sistemi i tij kërkonte një sërë bimësh që ndodheshin përgjatë bregdetit të vendit, të cilat mund të skanonin qiellin për të identifikuar çdo sulm armik. Përderisa arma ishte projektuar në një vijë të drejtë, mund të kishte efikasitet deri në 200 milje distancë.

    Tesla gjithashtu zbuloi edhe disa grimca, që mund të prodhonin energji në mënyrë që këto armë të punonin për një periudhë kohe pa tela të lidhur dhe për distancë shumë të gjata. Një nocion tjetër radikal që propozoi Tesla ishte që të nxehnin disa pjesë të atmosferës për ta ndriçuar qiellin gjatë natës - një aureole boreale e krijuar nga njeriu.

    Nëse ideja e Teslës është marrë ndinjëherë seriozisht apo jo, ky është ende një mister. Shumica e ekspertëve të sotshëm e konsiderojnë planin e tij të pamundur edhe pse "burimi i tij i vdekjes" i përngjan shumë armëve bërthamore të përdoruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjrtik gjatë Luftës së Ftohtë.

    Megjithatë, ëndrra e tij për të krijuar një makinë për ti dhënë fund luftës po aq e pamunduar sot sa edhe në vitin 1930 kur ai propozoi idenë e tij.
    Rreth "Rrezeve të Vdekjes" së Teslës

    Gjithashtu të njohura edhe si "Rreze të Paqes" apo "teleforcë", i referohen projektorit makroskopik të grimcave bërthamore të Teslës, të bëra publike për herë të parë në New York më 10 korik 1934.

    Mjeti, i cili bazohej në një gjenerator unik të fuqishëm "Van de Graff" dhe një lloj të veçantë tubi vakumi me njërën anë të hapur për të përftuar një sistem përshpejtimi të grimcave shumë të vogla metalike të shpejtësisë jashtëzakonisht të lartë, rreth 48 herë më e madhe se shpejtësia e zërit sipas Teslës. Grimcat projektoheshin jashtë tubit me anë të repulsionit elektrostatik.

    Siç mund të shihet edhe nga fjalët e Teslës të shkruara në letrën drejtuar J.P Morgan më 29 Nëntor të vitit 1934, ky plan ishte thurrur për t'u përdorur në mbrojtjen ndërkombëtare:
    "Kam bërë zbulime me vlerë të çmueshme kohët e fundit siç përshkruhet me dataje në këtë letër…(Vizionet e Dr. Tesla për fundin e avionëve ushtarakë në luftë). Këto makineri fluturuese kanë demoralizuar botën aq shumë sa në disa qytete si Londër dhe Paris njerëzit janë të terrorizuar nga një bombardim ajror. Mjetet e reja të shpikura nga unë mund të sigurojnë mbrojtje absolute kundër tyre dhe formave të tjera të sulmeve".

    Tubi ishte ideuar të projektonte vetëm një rresht grimcash të përshpejtuara. Sipas Teslës, nuk do të kishte asnjë përhapje të këtyre grimave në ajër para së të arrinin distancën e planifikuar. Për shkak se, vendi apo pika e emetimit të këtyre grimcave ishte gati mikroskopike dhe shpjetësia e tyre tepër e lartë, përqendrimi i energjisë dhe shtytja e përftuar nga tubi i vakumit do të siguronin një gjuajtje perfekte në distanca shumë të largëta.

    Në vitin 1934, Tesla foli me S.M Kinter, drejtor "Westinghouse Electric & Manufacturing Company" për t'i propozuar atij prodhimin e mëtejshëm të aparaturës, megjithatë nuk është gjetur asnjë letër që daton 5 dhe 7 Prill 1934 dhe që mund t'i referohet kësaj bisede.

    Një përshkrim i detejuar i "projektuesit të grimcave" të Dr. Tesla është prezantuar në librin "Propozimet e Teleforcës dhe Telegeodinamikës së Nikola Tesla" dhe një numër shumë i madh artikujsh gazetash rreth teleforcës janë paraqitur në librin "Zgjidhje e sekreteve të Teslës"
    -A e kanë shkatërruar Tunguskën "rrezet e vdekjes" së Teslës?

    Mekanizmi i rrezeve të vdekjes së Teslës nuk është shumë i kuptueshëm. Ishte pak a shumë një lloj përshpejtuesi grimcash. Tesla ka thënë, se ishte një përçues, i cili e përqendronte energjinë e emetuar në një pikë shumë të vogël grimcash të presuara, të cilat nuk do të mund të shpërthenin pa arritur një distncë shumë të madhe. Ai e promovoi këtë aparaturë si një armë tërësisht mbrojtëse e destinuar të asgjësonte sulmet armike, duke e bërë "Rrezet e dritës" stër stërgjyshin e Iniciativës Strategjike të Mbrojtjes.

    Nuk është e sigurt, nëse Tesla e ka përdorur ndonjëherë këtë aparaturë apo jo, madja as nëse ka arritur ndonjëherë ta ndërtonte, por sa vijon është historia shpesh herë e lidhur e asaj çfarë ndodhi një natë më 1908, kur Tesla po testonte një armë të krijuar nga ai.

    Në atë kohë, Robert Peary, po kryente tentativën e tij të dytë për të arritur në Polin e Veriut. Cuditërisht, Tesla e kishte lajmëruar ekspeditën, se në një farë mënyre do të mundohej të komunikonte me ta.

    Ata duhej t'i raportonin atij çdo gjë të pazakontë që do të vërenin në akullin e pafund. Në pasditen e Qershorit 1930, i shoqëruar nga ortaku i tij George Scherff mbi kullën Wardenclyffe, Tesla drejtoi rrezen e tij të vdekjes përtej Atlantikut drejt Arktikut, në një pikë që ai e kishte llogaritur të ishte në Perëndim të ekspeditës Peary.

    Tesla ndezi aparaturën. Në fillim ishte e vështirë të kuptoje, nëse po punonte apo jo. Pika e saj ekstreme emetoi një dritë të vakët që mezi dukej. Më pas, një zog fluturoi nga një cep i kullës për në anën tjetër të saj, duke kaluar në rrezen e grimcave. Zogu u shpërbë në second.

    Me kaq, testi përfundoi. Tesla lexonte gazetat dhe i dërgonte telegrame ekspeditës Peary, duke shpresuar të konfirmonte efektshmërinë e rrezes së vdekjes. Asgjë nuk doli në dritë. Tesla ishte gati të pranonte dështimin e tij, deri në ditën kur lajmet raportuan një event shumë të çuditshëm në Siberi.

    Më 30 Qershor, një shpërthim gjigand kishte shkatërruar Tunguskën, një zonë e thellë në Siberi. Pesëqind mijë hektarë tokë ishin shkatërruar në një second. Ekuivalent me dhjetë deri në pesëmbëdhjetë megaton TNT, incidenti në Tunguska ishte shpërthimi më i madh i historisë njerëzore. Nuk mund të krahasohej as me detonacionet termonukleare.

    Shpërthimi ishte dëgjuar deri në 620 milje distancë. Shkencëtarët besojnë se ishte shkaktuar ose nga një meteorit ose një fragment komete edhe pse nuk është gjetur asnjë gjurmë e impaktit apo mbetjet minerale të një objekti të tillë.

    Nikola Tesla kishte një shpjegim tjetër për këtë incident. Ishte e qartë, se rrezja e tij e vdekjes kishte tejkaluar shënjestrën e tij dhe kishte goditur Tunguskën. Ai falenderonte Zotin, se në mënyrë të pabesueshme, shpërthimi fatmirësisht nuk kishte vrarë asnjë njëri. Tesla shkatërroi armën e tij, duke deklaruar se ishte tepër e rrezikshme.

    Përgatiti: Klarita Bajraktari

  18. #38

    Për: Ishte meteor apo diçka tjetër ajo që shpërtheu në Tunguska?

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Le te presim materialin qe do na sjelli N.T. dhe qe do konfirmoje qe me ne fund eshte zgjidhur ajo qe ndodhi ne Tunguska. Sjellja e ketij lajmi do jete me te vertete inovacion. Do me beje te famshem ne disa ambjente.
    E prisja heshtjen mbas komentit tim. Po ashtu jam mesuar me komentet ne tym e bjeri ti biem. Kjo eshte arsyeja pse ne temat e ketij nenforumi jam treguar gjithmone shume i rrepte. Dhe do vazhdoj te jem!!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •