Per arsye se ky lloj sporti nuk ka egzistuar me pare ne Shqiperi (nuk di a egziston tani) nuk mund ta gjej fjalen e pershtatshme ne Shqip perveq se "Renie nga qielli"
Per mendimin tim eshte sport teper interesant dhe i frikshem fillimisht. Kur kam nisur kete sport (nje vit me pare) asnje nga shoket qe kisha nuk guxonin te nisnin kursin.Pasi mbarova RAPS ((Ram-Air Progression System) dhe kalova 3 nivelet e para njerit prej shokeve te mi ju zgjua kureshtja per ta provuar![]()
Pas hedhjes se pare vendosi te mbaronte kursin! Tani jemi nje grup prej 7 vetave! Une dhe dy shoke te tjere kemi dhe nga 2-3 nivele per te kaluar pastaj marrin BBA liqence e cila funksionon ne gjithe boten per te ushtruar kete sport. 4 te tjeret qe kane filluar kursin me vone u takon ta mbarojne nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit.(mvaret shume nga koha dhe koha ketu ne UK nuk mban e mire zakonisht)
Hedhja me e larte qe mund te kem bere eshte nga 14.000 feet (rreth 5000 metra)
Mund te kem bere rreth 32 hedhje deri tani.Normalisht qe eshte e frikshme fillimisht,biles e pranoj qe akoma kam frike mirpo kjo frike largohet me rritjen u numrit te hedhjeve derisa iken fare.
C'far mendimi keni ju per Skydiving? A mund ta provonit nje hedhje?
A mund ta ushtronit si sport.
Nese eshte dikush qe e ka provuar do isha teper i kenaqur te degjoja komentet.
Faleminderit.
![]()
Krijoni Kontakt