Close

Rezultati i Sondazhit: Mendoni se Brigel duhet te ik nga kombtarja jone?

Votues
33. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po, sa me parë...

    8 24.24%
  • Po, ai eshte pengese per talentet e reja...

    2 6.06%
  • S'ka fajet Brigel, duhet nderim gjeneratash...

    6 18.18%
  • S'ka fajet Brigel, kemi nepotizem ne Kombtare...

    3 9.09%
  • FSHF-ja duhet te leshon postet...

    3 9.09%
  • Jo, ka bere dicka edhe ai...

    7 21.21%
  • Nuk kam pergjigje...

    4 12.12%
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 141
  1. #21
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    nje shkrim i mrekullueshem i BESNIK DIZDARIT.E cmoj dhe e vleresoj kete gazetare te mirnjohur,kombetar dhe specialist gjithashtu.e analizon edhe nga ceshtjet parimore financiare ekonomike dhe nga ana sportive i ben nje analize fantastike ndeshjes
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  2. #22
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Faji i vetem iBrigelit eshte mos aktivizimi i Vates dhe pike .

    A kuptoni cfare behet apo jo .Ukraina e kishte skuadren 10 dite ne stervitje , duke zhvilluar dhe ndeshje miqesore , ate i mbulonin korrideret dhe ishin vendosur ne gjysem fushen e tyre kaq mire sa qe dukeshin sikur luanin me sy mbyll .

    Kombetarja jone u mblodh tamam te hene ne mengjes . Dallku u paraqit mire ne dyluftime dhe tregoj talent po Skelen dhe Lalen i kish pa vetem ne televizor, nuk kishte mirekuptim fare mbrojtje-mesfushe. Cipi u lodh se tani luan ne nje kampionat ku para ndeshjeve lojtaret i fusin nje pakete cigare dhe dy dopjo konjak . Per mua sa kohe te kemi nje kampionat te tille dhe 6 pike i kemi shume . Cunat lodhen dhe kane berre te pamunderen ne disa raste po fajin duhet t'ja hedhim federates . Kush mund te me numuroje sot me shume se 5-6 mbrojtsa shqiptare qe mund te luajne ne nje ndeshje nderkombetare me nivel si i Ukraines .Mbrojtja nuk eshte shkence , eshte pergatitje fizike dhe vendosje ne fushe . Ne kishim 2 mbrojtsa te kampionatit tone , ku sallat e forces i gjen ne cdo qoshe rruge dhe nje mbrojtes qe luante me gjilpere qe mos kishte dhimje ( bravo i qofte ). Nejse ishalla fat ne te ardhmen .

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Me pelqeu shkrimi i BESNIK DIZDARI.

    Ajo qe Brigeli ka ngritur ne cdo ndeshje eshte mungesa e lojtareve.

    Keta lojtare krijohen ose fabrikohen nga ekipet zinxhire ne kampionatin shqiptar.Ata qe mundin shiten dhe jashte po baza eshte shqiperia nga dalin keta lojtare.

    Te mos jene ne superlige ekipet e Korçë, Kavajë, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Fier nga ku jane krijuar e dale pjesa me e madhe e talenteve te futboollit!
    Shikoje ne harten e shqiperise e nje pjes e madhe e saj e lene jashte.

    Skandaloze, ekip si Flamurtari me historine e talentet qe ka nxjerre, qe ka mbajtur jo vetem ekipin e tij po dhe ekipe te tjera eshte pothuajse i zhdukur dhe ekipe si ekipet politike pa tifoza si Dinamo apo ekipe qytezazh jane ne superlige.

    Jane keto ekipe, si Flamurtari me nje rreth si Vlora nga ku do jene mekanizmi i kapjes e zhvillimit te talenteve e me rradhe te gjitha qytetet e tjera.
    Kujtojme sa talente kane nxjere ne te kaluaren.

    Ne qofte se keto nuk jane,-------- PIKE, nuk ke per te pasur futboolliste te mjaftushem, e para ndeshjes si deri tani Brigeli nuk do kete lojtare.

    Faleminderit Brigelit qe na bere te besojme se mund te vemi ne Boteror apo Europian.
    Po qe te ecim duhet te levizim ne ,Federata jone e Qeveria.

    Me skandalozja, dhe e pa thene kur morra ne celular njerezit e mi dhe pyeta po e shikonin ndeshjen me thane se as TVSH e asnje nga kanalet nuk e jipte, e jipte nje kanal me kabell qe duhet te kishe blere ate ta shikoje.
    Skandaloze dhe nuk ndodh ne asnje vend ku qytetaret qe paguajne taksat te mos shikojne kombetaren e tyre!

    Ne qofte se si njerez te vegjel do kerkojme te bejme nje fajtore e tja hedhim Brigelit ,te presim nje koke e pastaj te biem ne ate spirale 40 vjecare ku kemi dale gjithnje ne fund le te vazhdojme ne kete qorsokak!

    Ne qofte se do ta shikojme me realizem e te vleresojme gjith gjerat pozitive qe kemi e Federata te kete nje strategji per ta ngritur futboollin shqiptar dhe kombetaren atje ku duam e kjo do jete dhe rruga qe do na jape FITORE E KUALIFIKIME.


    FORCA SHQIPERIA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 16-02-2005 më 16:05

  4. #24
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Une mendoj se Brigeli ka deshtuar plotesisht si traineri i kombetares sone.
    6 pike ne 5 ndeshje mund t`i kishim marre me cfaredolloj traineri.

    Deshtimi i Brigelit n.q.s nuk eshte i qellimshem (gjera qe ndodhin ne ditet e sotme), tregon nje perciptesi te plote te tij si trainer, mosnjohje totale te lojtareve, nje pertaceri te jashtezokonshme ,dhe te gjitha me nje fjale = injorance dhe indiference .

    Sa per ate qe ka zbuluar ndonje talent, me duket gjeja minimale qe mund t`i kerkohet nje traineri kombetare, qe mendohet te jete traineri me i mire i nje vendi.
    Edhe kur shikon ndonje ndeshje kampionati shqiptar, le te kuptohet se po kryen ndonje sakrifice te madhe.

    Aq me teper qe vjen ne Shqiperi nje here ne mot, dhe jep deklarata kontradiktore ne shtypin e huaj.
    Per mendimin tim BRIGELI duhet te qendroje ,,TASHI NUK KA TRAJNER QE NUK GABON ,,po me sa shof loja e kombetares tone ka ndryshur shume keto 2 vitet e fundit pamvarsisht se nuk kemi arritur rezultatet qe te gjithe prisnim !!

    Nqfs se doni qe te bohemi prap sic kena qene ne nivele te maltes apo luxemburgut ,,atehere hiqni BRIGELIN edhe veni noi trajner shqiptar si puna NEPTUN BAJKOS APO ASTRIT HAFIZIT !!!

    Pranaj sna i ka fajet trajneri ,i kane fajet ato qe jane ne fushe ,,gjithsesi mendoj qe brezi i ksaj kombetarje ka mor fund ,duke pare qe 70 % e ekipit eshte mbi 30tat,,them se do na duhen 5 vjet te mira qe te kemi nje kombetare dinjitoze ne arenat nderkombetare !!!

    gjithsesi suksese

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-02-2005
    Postime
    73
    Ndaj, ne kemi marr aq pike sa meritojme duke u bazuar ne kontigjentin e lojtareve qe kemi ne formacion, ku 30% jane sakate, 30% invalide lufte, 40% pensionista dhe te tjeret ne asistence sociale.
    Rrofsh mer vlla se kam qeshur si idiot. E drejte. C'ti besh. Megjithate kjo s'do te thote se Brigeli eshte pa faj. Nese anija perplaset ne shkemb, e timonin e ke ti ne dore, askush s'e ka ne mend te vare ne litar papagallin, por ty! Keshtu, kur ekipi humbet, ti je pergjegjes, pike! Me fat, pa fat, me lojtare, pa lojtare, me demtime, pa demtime, me fusha, pa fusha, etj, etj, etj....ohuuuuu...mjaft se po me duket si bojaxhiu i komunales, kali i vajgurit, karroca e lalit. Thuaje mor vella, s'e bej dot, apo me sakte, NUK DI HIC NGA TRAJNERLLEKU, mos na vuaj kot...ne qofte se mesove aq sa te duhet per te trajnuar nje ekip te Bundesliga 2, shko, hajt...para se te humbesh nja dy te tjera e dihet si xhindosemi ne (shumicen e rasteve pa te drejte), e para se disa nga Federata te te hudhin ne gjyq etj, etj, (mos iu duket cudi neser)...

    Personalish, e keqja mendoj se vjen nga fakti se Brigeli, pasi "futi" etiken gjermane te punes, stervitjes, etj, tek ekipi, nuk arriti t'a ktheje kete tradite ne nje institucion (ndoshta per faktin se eshte i vetem mes ujqerve), e keshtu, per te mbijetuar, ktheu veten ne nje "ujk" shqiptar, plot me shfajesime, hedhje fajesh tek te tjeret, inate idiote personale, e ku e di une (folklori yne ka shembuj plot).

    E hengri dhe Brigeli....

  6. #26

    Brigel do kohe

    Kurre me pare nuk kam qene me i vrare shpirterisht se nga humbja me Ukrainen.
    Ne shqiptaret sic e kemi zakon i fusim hundet ne te gjitha punet se e mbajme veten per te afte dhe nisim ashtu si perhere nga tjerrjet e leshit se Brigeli keshtu e ai ashtu etj.
    Nga te gjitha komentet e mesiperme vlejne thenjet e disa cunave tiransa qe me te vertete flasin drejt.
    Ndersa shkrimet e Shqarrit e Dizdarit jane te denja per antologji ndershmerie.
    Kur do t'a kuptojme realitetin shqiptar ne te gjitha aspektet e jetes se dhe futbolli eshte pjese e jetes shqiptare ashtu si ekonomia e politika.
    Ne ndryshojme shume nga Evropa ku deshirojme te shkojme (jo gjeografikisht) ne te gjitha aspektet.
    Pa dale nga tema t'i referohemi vetem sportit pa vecuar ketu futbollin.
    Sot tek ne behet me shume lloto se sport sepse edhe aty ku arrihet dicka behet ne forme llotoje.Lloto jo vetem me para por lloto dhe me politike.
    Bie fjala i premtohen futbollisteve mijera euro kur shikuesit nuk blejne dot bileten e stadiumit apo aq me keq kur privohen nga e drejta e shikimit.
    Pse ndodh kjo?Sepse pushtetaret e shohin si nje rast per te rritur kredibilitetin qe ja ne saj tonin cfare po behet e publiku e largon vemendjen nga problemet e dites.
    Ata e mendojne se nje fitore ne futboll do te thote me pak probleme per ta (qeveritaret) ashtu sic shpresojne gjithmone qeverite latinoamerikane qe permes futbollit te largojne vemendjen e publikut nga korrupsioni,mosqeverisja efektive etj.
    Duke folur ketu nuk ja vlen te thuhet me shume se ato i permenden Shqarri e Dizdari por shqiptaret duhet te mesohen te ecin me kembe per toke.
    Pa hyre me thelle mendoj se Brigel duhet te prese dhe ndeshjen me Turqine e me pas duhet te nise operacionin e rinimit te ekipit.
    Por paralel me te duhet te rinohet e gjithe struktura e futbollit shqiptar ne drejtimin e te cilit duhet te ftohen figura te njohura si Rudi Vata,Foto Strakosha,Besnik Hasi,Fadil Vokrri,etj.Ata njohin me mire se kushdo vlerat evropiane te futbollit,njohin personalitete,kane shoke dhe miq,kane pervoje administrative e kane mbi te gjitha emer.
    Nga keta duhet te nise operacioni i ngritjes se nje strukture futbollistike moderne ne Shqiperi por dhe ne Kosove.
    Dhe ka ardhur dita qe kampionati i futbollit te mos i kete kufinjte e mbyllur por pse te mos shihet nje zgjerim i tille me ekipe dhe nga Kosova.
    Kur thuhet Kampionati Kombetar i Futbollit ai nuk nenkupton vetem Shqiperine.
    7 ekipe nga Shqiperia dhe 5 nga Kosova do te ishte nje kampionat i vertete.
    Eshte njesoj si ne ekonomi me rritjen e tregut do te rriten dhe shitjet pra me hapjen e kufinjve do te kete ngritje te cilesise e mbushje te stadiumeve.

  7. #27
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Nga keta duhet te nise operacioni i ngritjes se nje strukture futbollistike moderne ne Shqiperi por dhe ne Kosove.
    Dhe ka ardhur dita qe kampionati i futbollit te mos i kete kufinjte e mbyllur por pse te mos shihet nje zgjerim i tille me ekipe dhe nga Kosova.
    Kur thuhet Kampionati Kombetar i Futbollit ai nuk nenkupton vetem Shqiperine.
    7 ekipe nga Shqiperia dhe 5 nga Kosova do te ishte nje kampionat i vertete.
    Eshte njesoj si ne ekonomi me rritjen e tregut do te rriten dhe shitjet pra me hapjen e kufinjve do te kete ngritje te cilesise e mbushje te stadiumeve.

    Nuk mund te futen ekipe te liges kosovare ne Superlige.
    E para sepse Kosova nuk ben pjese territorialisht ne Shqiperi.
    E dyta sepse kampionati kosovar barazpeshohet me ate te kategorise se pare B
    Si do fusesh 5 ekipe nga Kosova ti e 7 nga Shqiperia??
    Me mire te fusim Naftetarin me Bubullimen

    Kampionati i futbollit kosovar eshte aq skandaloz sa ekipet luajne ne terrene qe duken si fusha lagjesh.
    Lojtaret qe marrin pjese ne te jane mbeturina te Kategorise se Pare (jo Superliges) nga Shqiperia

    Une mendoj se Superliga duhet te kete 16 ekipe.
    Si pret te shtohet pasioni dhe tifozlliku per futbollin ne Shqiperi ku qytetet historikisht me tradite nuk marrin pjese ne Superlige por ne vend ke qyteza si Laci , Peqini dhe Rrogozhina.

    Mendoj se duhen krijuar kushtet e posacme per zhvillimin e futbollit me themel duke filluar qe nga shkollat e futbollit qe cojne ne zhvillimin e talenteve qe behen pjese e ekipeve zinxhire , duka kaluar tek infrastruktura qe eshte thelbesore per nje futbollist dhe gjithashtu duhet inkurajuar publiku rreth futbollit.
    Jo te gjithe ne Shqiperi e ndjekin ose e pelqejne futbollin.
    Fakti qe ai mbetet sporti kryesor eshte se ne shqiptaret nuk jemi te zoti per asgje
    Duhet nxitur populli dhe te behet i vetedijshem rreth futbollit dhe rendesise qe ai ka si sport.
    Si do e arrijme kete ne kur ne Shqiperi njerezit e kane mendjen vetem te vjedhin ??
    Ne nuk kemi mentalitet sportiv por kemi mentalitetin e nje jevgu i cili kerkon vetem te ushqehet dhe te gjeje metodat me te lehta per ta arritur kete.

    Prandaj do shihni plehra si Igli tare dhe Florjan Myrtaj te prezantojne kombtaren tone dhe te shkruhen artikuj per keta boza dhe kastraveca sesa mire luajten kur u aktivizuan ne minuten e 85'
    Shikoje qe nga gazetaret viktima qe nuk dijne te shkruajne nje artikull te thjeshte sportiv por i ngrejne lart dhe i perflasin keta plehra lojtare qe kemi pasi aq ia pret petlla ketyre bozave

  8. #28
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Ja edhe mendimi i Rudi Vates

    Sipas bisedës me ish-kapitenin ekipit tonë kombëtar RUDI VATA &nbsp25-02-2005
    Rudi Vata: Kombëtarja ka nevojë për revolucion
    Ramadan Bizga


    Kombëtarja është e shenjtë për çdo shqiptar. Aq më shumë për një futbollist të kalibrit të Rudi Vatës, që i ka dhënë asaj gjithçka në 59 ndeshjet e tij me fanellën kuqezi. Edhe tani, kur është larg Shqipërisë, ish-kapiteni ynë jeton vazhdimisht me të. Ndien çdo gjë që ndodh brenda saj. Për Rudi Vatën, ajri i ngrohtë i kombëtares vazhdon të jetë i pranishëm edhe në mjedisin e ftohtë skocez. Ndonëse biseda jonë telefonike ishte thjesht shoqërore, qe e pamundur të mos diskutohej edhe për kombëtaren. - Mbase jo vetëm unë, por edhe të tjerë sportdashës apo trajnerë, kërkojnë të dinë se ku është tani Rudi Vata... - Aktualisht ndodhem në Skoci. - Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj personale? - Asgjë e veçantë, veçse pres lindjen e djalit të dytë. - A vazhdoni të luani më futboll? - Jo, nuk aktivizohem me ndonjë ekip. - Po atëherë me se merreni? - Zotëroj një licensë menaxheri të FIFA-s. - A mjafton kjo për të gjetur atë që mendoni se ju duhet? - Besoj se po. - Si do t'i realizoni qëllimet tuaja? - Tashmë në Skoci më njohin si futbollist. Unë kam një rreth të gjerë njohjeje, madje këto ditë kam pasur disa oferta për të drejtuar ekipe të ndryshme. - A mund të përmendni ndonjërin? - Sigurisht që po. - Për ke është fjala? - Fjala është për një ekip të kategorisë së dytë në Gllazgou. - Si quhet ky ekip? - Klaid. - A do të jeni tani trajner i këtij ekipi? - Akoma nuk e kam vendosur. - Cila është arsyeja? - Sepse ky klub nuk e ka ende forcën e duhur ekonomike. Për të përballuar një kampionat të fortë, siç është këtu në Skoci edhe ky i së dytës, duhet medoemos që klubi të ketë një ekonomi të shëndetshme. - A e ndoqët lojën e kombëtares sonë me Ukrainën? - Sigurisht që po. - Në televizor? - Jo, nëpërmjet internetit. - Dhe si e ndietë veten? - Më erdhi keq për humbjen. Më erdhi keq për ata mijëra tifozë të mrekullueshëm. Më falni që kam pak emocion në këtë rast, por unë e ndiej veten akoma pjesë të kësaj kombëtareje, e cila na rriti, na formoi, na bëri personalitete sportive, por edhe ne i dhamë gjithçka asaj. Të paktën unë për vete kështu mendoj. - A kishte përgjegjës kjo humbje? - Po kishte. - Sipas jush, kush janë ata, ose kush është ai? - Përgjegjësi kryesor është trajneri i kësaj kombëtareje, Hans Peter Brigel. - Përse e thoni këtë? - Me sa e kam kuptuar, Brigeli mendon vetëm për veten dhe jo për Shqipërinë. - Ku e mbështesni këtë argument? - Për të thënë të vërtetën, e cila në këtë rast është kështu siç them unë, nuk kam vetëm një argument, por kam disa. - A mund të na i tregoni? - Sigurisht që po. A mund të më thoni, ju lutem, sa ditë rri Brigeli në Shqipëri, që të njohë nga afër njerëzit dhe hallet e futbollit shqiptar? Është kollaj të thotë se në Shqipëri nuk ka fusha, nuk ka futbollistë, nuk ka trajnerë. E rëndësishme është të thuhet se çfarë ka bërë ai për ta përmirësuar këtë punë. - A janë vetëm këto argumentet tuaja të vetme për ta kritikuar kaq ashpër trajnerin Brigel? - Në asnjë mënyrë jo. Kam edhe të tjera. - Çfarë? - Gjatë qëndrimit të tij në stolin e kombëtares sonë, Brigeli nuk ka bërë asgjë të mirë. Ai ka vazhduar punën me ata futbollistë që ka seleksionuar me kohë Bejkush Birçe e që ka vazhduar më tej me Neptun Bajkon. Punën e dy paraardhësve të tij e ka perfeksionuar më tej Astrit Hafizi, për të vazhduar me Medin Zhegën. Pra, kombëtarja e sotme është e njëjtë me atë të trajnerëve tanë. Më thoni, ju lutem, çfarë i ka bërë Brigeli më shumë kësaj kombëtareje? - A keni ndonjë gjë tjetër në lidhje me trajnerin gjerman të kombëtares sonë? - Sigurisht që kam. Dua t'ju them se Brigeli paguhet sot më shumë se çfarë kanë marrë deri tani të 17 trajnerët që kanë drejtuar kombëtaren e Shqipërisë që nga krijimi i saj e deri më sot. - A ka faj federata në këtë çështje? - Unë mendoj se presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, zoti Armand Duka, i ka krijuar këtij Brigeli kushtet më ideale, që mund të ketë një trajner jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ai fle në një nga hotelet më luksoze të Tiranës dhe, me sa di, edhe lëvizjet i bën me dietat e federatës. Në këtë drejtim, roli i presidentit duhet marrë si shembull, por edhe këtu unë do të dal atje ku thashë më parë, se Brigeli nuk e do Shqipërinë, por do veten. - Përse e thoni këtë? - Me sa njohje që kam, pasi më parë kam luajtur vetë në Gjermani, kam mësuar se Brigelin nuk e do askush në vendin e vet. Ai ka gjetur Shqipërinë për të ndërtuar karrierën e tij. Por për të bërë karrierë duhet edhe të dish. Dhe Brigeli është nga ata trajnerë që nuk janë trajnerë. - A mund ta konkretizoni këtë që thoni? - Sigurisht. Të mos zgjatemi në shumë ndeshje, se dua të ndalem te kjo ndeshja e fundit me Ukrainën. Nuk e di nëse ndonjë trajner do të kishte marrë guximin për të aktivizuar një portier që nuk luan një vit e të mos aktivizojë një tjetër, që i luan minutë për minutë të gjitha ndeshjet. Unë nuk di nëse një trajner tjetër mund ta kishte bërë atë që ka bërë Brigeli. - Çfarë? - Për shembull, të mos thërrasë në kombëtare një lojtar si Fatmir Vata, i cili është zgjedhur në formacionin më të mirë gjerman të vitit të kaluar. Ne, këta tipa lojtarësh të dalluar i kemi të paktë. Me këtë dua të them se ne nuk jemi Franca, Anglia apo ndonjë skuadër tjetër e madhe, që hiqet njëri dhe e zëvendëson tjetri. Ne lojtarët e mirë i kemi, si të thuash, me pikatore. Me sa di unë, kjo nuk ka ndodhur vetëm Vatën, por edhe me Bogdanin, apo edhe me Beqajn. Ka qenë presioni i gazetarëve, i cili e ka detyruar Brigelin t'i grumbullojë këta të fundit, për të cilët, për mua vetëm grumbullimi është shumë i pakët. - Çfarë duhet bërë, pra, sipas jush, me këtë kombëtare? - Një revolucion në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Veçse këtë mund ta bëjnë ata që e duan Shqipërinë, ata që e duan futbollin, dhe jo ata që kërkojnë të ndërtojnë lavdinë e tyre në kurriz të të tjerëve.

  9. #29
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Rudi Vata ja ka fut kot fare.
    Po na e ben Brigelin sikur te ishte antikrishti dhe qe kerkonte vetem te keqija per ket kombtare.
    Jam dakort se Brigeli ka bere disa gabime por faji nuk eshte i teri i tij
    Ne kemi futbollista plehera dhe jane ata qe e vendosin ndeshjen e jo trajneri
    Kush ja fut ne koken e trashe Vates kete i cili kur kishte trajner Hafizat dhe Bircet dhe Bajkot nuk pretendonin per fitore por per te mos u bo pershesh nga kundershtari
    Si ka goje te flasi Vata qe kur luante per Kombtaren (gjoja na ishte kapiteni) nuk fitoi asgje??
    Mos kerkon Vata te behet tranjeri i ardhshem i KOmbtares? ... dhe duke e ulur poshte Brigelin ngren veten e tij??
    E shef ai sa pare i dhane Brigelit dhe po e futen ate trajner nuk ma merr menja qe tja ulin rrogen

    Brigeli beri aq sa pati mundesi dhe me ato qe dinte dhe qe besonte ishin mundesite me te mira per kombtaren
    Nuk duhet ta fajesojme ate ne por lojtaret dhe federaten qe i paguan keta plehra sikur po luajne ne finalen e Boterorit

  10. #30
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ja sa poshte na ka sjelle Brigeli !!

    Te hame 2 gola qe 5 min e para, dhe t`i vije gjynah Turqise dhe te mos na beje me.

    Kaq keq nuk kemi qene asnjehere, as atehere kur ishim me tollona

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Ja sa poshte na ka sjelle Brigeli !!

    Te hame 2 gola qe 5 min e para, dhe t`i vije gjynah Turqise dhe te mos na beje me.

    Kaq keq nuk kemi qene asnjehere, as atehere kur ishim me tollona
    O Qerim a ke pa neshjen a jo? KJo ka qene nder lojrat me te bukra te kombetares. Ça faji ka Brigeli te golat? Ato ishin gabime shume trashanike dhe asnje tranjer nuk mund t'i evitoje...

    Deri dje e kritikonin se nuk fuste Bogdanin, tashi kan fillu e gjene te tjera gjana...


    Brigeli eshte ne rregull mer vlla... E at' punen e gjynahut lene se te gjithe gazetaret dhe analistet turq po thone se Shqiperia lujti me mire se Turqia...

  12. #32
    Ne shkrimin tim per kete teme pata thene se Brigeli do kohe e se ai duhej te priste ndeshjen me Turqine per te filluar me pas operacionin e rinovimit te ekipi kombetar.
    Bashke me te do te duhej te fillonte ringjallja e tere futbollit shqiptar.
    Futbolli kerkon sot nje reforme te planifikuar jo nga shteti por nga FSHF.
    Nuk eshte e thene se ne duhet te presim vetem fitore nga ekipi kombetar.
    Sikur dhe trajneri me i mire i botes te vinte e te drejtonte kete ekip nuk do te bente me shume sepse per cdo gje ka nje cak e per me teper kur flitet per nje vend ku futbolli nuk i ka as kushtet me elementare per te ecur perpara.
    Si popull euforik qe jemi kujtuam se Brigeli do te ishte shkopi magjik e harruam se kush jemi e si jemi.Te pakten Brigeli di se si funksionon sistemi sepse ai vjen nga nje vend me tradite jo vetem ne futboll.
    Personalisht e mbeshtes punen e tij ne ekipin kombetar dhe ai duhet te vazhdoje te punoje.

  13. #33
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Ja sa poshte na ka sjelle Brigeli !!

    Te hame 2 gola qe 5 min e para, dhe t`i vije gjynah Turqise dhe te mos na beje me.

    Kaq keq nuk kemi qene asnjehere, as atehere kur ishim me tollona
    Nuk ka faj Brigeli, problemi esht mbrojtja gjith ndeshjet qe kena humb vijn nga problemet e mbrojtjes. Me Turqin bem dy probleme fatale esht fitoi kot Turku. Kishim me shum raste te pstra sesa turku por mbrojtja prap na la posht perseri.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Ej ne shqiptaret keshtu e kemi mer . Kur fitojme : Shembull fitorja me Greqine - Brigeli ishte nr. 1 ...Nuk krahasoheshe me asnje tjeter . I thonin te gjithe si brigeli nuk ka . Kur vjen puna qe humbim fillojne e shajne etje ejt. Per mendimin time nuk e ka fajin BRIGELI per humbjet e shqiperise , fajin e ka ekipi dhe lojtaret qe nuk jane te pregatitur mire . Brigeli ka bere ceshte e mundur per shqiperine { Por i duhet kohe e gjate qe ta beje skuadren si di vete } ...
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Brigel nuk eshte tranjer i Brazilit dhe si i tille duhet te fitoje me te gjithe.Eshte i Shqiperise dhe me lojtaret qe ja ne dispozicion ben ate qe ka mundesi.
    Po te mos kishin bere dy gabime elementare ne mbrojtje dhe pak me te sakte ne sulm ndoshta ndonje note pozitive do vinte nga Turqia.
    Keto jane lojtaret dhe mos harroni qe kemi shume pak pervoje ne fushen internacionale per tu ndeshur me ekipet me te mira te Europes.
    Turqia ishte pertoke dhe nje pike duhet ta kishim marre,por ky eshte futbolli.
    Portieri yne tregoi qe meriton vendin qe i kane besuar.Kurse Dallku nga emocionet ja hapi rrugen turqve qe nga minuti i dyte.
    Duhen akoma vite eksperience.
    Dhe te shpresojme me ndonje rezultat ne Greqi.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  16. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-02-2005
    Postime
    73
    OK. Brigeli => Njeri i mire, babaxhan, i pelqen rakia, me nje fjale dora jone.

    Brigeli trajner => Po, per ekipet si ai i Tiranes, Dinamos, Elbasanit, disa ekipe te Serise B ne Itali, ose pse jo edhe i ekipit te atletikes se Bylisit?

    Brigeli trajner i nje kombetareje => JO ! Ndoshta pas shume vitesh ne drejtim te nje skuadre kampione te nje vendi, ashtu si te gjithe traineret e kombetareve ne boten e sukseshme.

  17. #37
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Brigeli e tha qe ne fillim kur erdhi mos prisni mrekkullit prej meje. E tha vet cdo gje nuk eshte ne duart e mi per tju cu ne kupen e botes apo ne europiane. Shifeni sa probleme kemi me ekipin. Mbrojtja njeher eshte keq. Si me loje jemi permisu se kur nuk ishte Brigeli as nuk fitonin dot nji ndeshje ne Qemal Stafa.

  18. #38
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc
    Brigeli e tha qe ne fillim kur erdhi mos prisni mrekkullit prej meje. E tha vet cdo gje nuk eshte ne duart e mi per tju cu ne kupen e botes apo ne europiane. Shifeni sa probleme kemi me ekipin. Mbrojtja njeher eshte keq. Si me loje jemi permisu se kur nuk ishte Brigeli as nuk fitonin dot nji ndeshje ne Qemal Stafa.

    Ca thu mer daj?!! Si nuk fitonim nje ndeshje ne Qemal Stafa? Me Brigelin u çame duke fitu ne fakt. Vetem nje ndeshje ke fitu me brek neper b**. Nje rezultat aksidental 2-1 dhe kaq. Ndersa kur ishe pa Brigelin e rrafe Greqine 2-0 ne Qemal Stafa.
    -- Jo jo, mjaft me. Brigeli le te ike te shof punen e vet se aha s'qeka per ket pune. Na ka zhgenjyer totalisht. Nuk ndertoi asgje me ekipin kombetar, ekip, i cili eshte shume larg lojrave te bukura kolektive qe zhvillonte ne kohen e Mehdin Zheges apo Astrit Hafizit.
    --Ik Brigel se ekipi me i madh qe ke drejtuar ne historine tende modeste si trajner ka qene Beshiktashi dhe kjo per disa muaj vetem dhe pastaj e kane perjashtuar. Le te ike se si duket spaska prapanice me drejtu nje ekip kombetar tek i cili i mban syte edhe zemren nje popull i tere, i pervuajtur dhe i etur per fitore e sukses. Le te ike, se me indiferencen e tij i semuri me keq invalided qe kemi ne ekip.
    Eshte e vertet qe ne nuk kemi kontigjent lojtaresh, por ama venin e fundit ne grup e kemi pas kap edhe pa Brigelin qe po paguhet me shume se trajneret e Bundesliges. Ik se po e drejtoj une edhe te jeni te sigurt qe para Kazakistanit kemi per te dale. Brigel ka deshtuar totalisht. Ashtu sic me duket nga veshja, nje fshatar, coban Gjerman, ashtu i paska edhe dhuntite per trajner, cobaneske. Fitorja me Greqine do ti kishte dhene shume pike nese ekipi do krijonte vazhdimesi ne loje dhe rezultate, por me kete renie drastike qe pesuam tregoi qe ajo fitore ishte rastesi dhe ndoshta nenvlersim i Greqise ndaj nesh. Largohu Brigel. Perfundimisht, e ke hedhur kombetaren dhe popullin Shqiptar Knock Down.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Del Monako : 29-03-2005 më 09:44
    HOLLAND...

  19. #39
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Shume E Goditur ..del Monako

    Nuk Kom Ca Ti Shtoj Me Shume !!!

  20. #40
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    SI nuk thote njeri psh a duhet te qendroje Tare tore taratore ne kombetare ? Kombetarja jone ati lojtari nuk i ofron dot lojen qe kerkon ai, dmth ulu ne **** edhe prit kroset. Tarja nuk ben per kombetare, dhe ta marresh ne kombetare vetem se luan me nje ekip prestigjoz ne Itali eshte budallallik. Jane dhe disa te stazhonuar te tjere qe bejne mire te ikin vete e te lejojne te rinjte te luajne.


    Federata jone ka faje gjithashtu. Kur Kroatet pranuan me bo ndeshje ne i themi jo dhe ja kthejme ne fund. Nuk ben nje ndeshje miqesore nuk ben, tani kemi me Polonine mbas pilafit. Cfare do testoje Brigeli me Polonine me nje faza paraeliminatoresh tashme te shkaterruar komplet ? Federata jone ka lujt menc, sic po ben dhe tani qe nuk ka pagu borxhet, ose te pakten TE HIDHTE NJE LLAF por azgje.

    Me boksiere e Vajdina nuk beheen keto federata... po kujt i thu.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pas akuza për korrupsion nga ndërkombëtarët, ndryshon qeveria e Kosovës
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 06-07-2010, 17:36
  2. Londer: Largime dhe ndryshime në kabinetin qeveritar
    Nga Nice_Boy në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 09:14
  3. A mendoni se duhen bere ndryshime ne gjuhen Shqipe ?
    Nga baby dream në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 10:46
  4. Ndryshime rrënjësore tek besimet Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 07:09
  5. Ndryshime ne kushtetuten shqiptare
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-09-2002, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •