Turizmi, rreziku qe vjen nga Rendi
Turizmi, rreziku qe vjen nga Rendi
Nderkohe qe kufirin e kane kaluar per pushime ne Shqiperi rreth 550 mije kosovare qe vetem per 10 dite i sjellin vendit 100 milion USD te ardhura, rastet e grabitjes se tyre ne akset rrugore vazhdojne. Veprimet abuzive te policeve te qarkullimit rrugor dhe pse ministria e Rendit duhet te forcoje masat per sigurine e turisteve bashkekombas
Shpend HASANI
Ferdinand DERVISHI
Perseri ne Kukes dhe perseri viktima kosovaret. Para 3 ditesh dy vellezer adoleshente i zene rrugen nje furgoni me kosovare ne rrugen e konsideruar te superuajtur Kukes-Morine dhe arrijne t'i grabisin. Pavaresisht reagimit te policise, rastet e tentativave te grabitjes se kosovareve gjate sezonit te veres shkuan ne 3 dhe ne dy raste kane ndodhur pikerisht ne rrugen super te ruajtur Durres-Kukes-Morine. Keto te dhena vijne ne nje kohe kur ne pikat e kalimit kufitar sipas policive lokale ne Kukes, Korce apo Shkoder e kane kaluar mbi 550 mije kosovare dhe 150 mije shqiptaro-maqedonas, te cilet sipas nje llogarie te thejshte nese rrine vetem 10 dite ne Shqiperi dhe shpenzojne nje shume minimale prej 20 EURO ne dite, kalojne shifren e 100 milione dollareve, te cilat shkojne ne xhepat e qytetareve shqiptare duke percaktuar keshtu turizmin si resursin me fitimprures te vendit. Pra jemi ne momentin kur dyert jane hapur, alarmet false ne fillim te sezonit te mediave malazeze e ne ndonje rast maqedonase jane harruar, turistet nga Kosova dhe Maqedonia kane preferuar dhe vazhdojne te preferojne plazhet shqiptare dhe kjo duhet ruajtur ashtu si mbahet ne duar ne ene e cmuar prej kristali. Por pikerisht ne kete stad te zhvillimit, shfaqen maskat duke rrezikuar te hedhin ne ere gjithcka. Duke treguar se megjithe masat mburrese te ministrise se Rendit per sigurimin e rruges problematike Durres-Kukes-Morine, megjithe angazhimin e trupave komando etj, vend per nje rezultat me te mire te asaj qe policia ka per qellim, ka. Per me teper akoma ka police te qarkullimit rrugor te cilet jane mesuar me prej vitesh te ndalojne kosovare e shqiptaro-maqedones e tu kerkojne si zakonisht pjesen qe e konsiderojne te tyre te gjobes, duke ua nxjerre nga hundet pushimet ende pa i filluar.
Ju ftoj te jepni mendimet tuaja per kete teme qe mu duk interesante pasi ka lidhje me nje nga fushat kryesore te zhvillimit ne Shqiperi
Pershendetje
Krijoni Kontakt