Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Minoritetet, pjesa e harruar e shteteve :

    Sot me nje perjashtim te vogel shumica e shteteve vetquhen "shtete nacionale". Pra kemi te bejme me nje arene nderkombetare e cila themelohet mbi shtylla kombetare. Megjithese globalizimi po e ul rolin e kombit megjithate shtetet vazhdojne te ushtrojne politike pro-kombetare dhe jo pro-popullore. Eshte kjo politika pro-kombetare e cila con shtetet te lejne pas dore nje pjese te popullsise vetem sepse kishte fatin qe ti perkiste nje komuniteti tjeter gjuhesor, fetar ose kombetar. Po qe te arrijme tek harresa e kesaj pjese te popullsise duhej te kalonte bota, ajo demokratike te pakten, nga procesi i gjenocidit, pastrimit etnik, diskriminimit etj. Te rikujtojme ketu se ne Afrike gjenocidet jane dukuri e perditshme, kurse ne Ballkan u bene 5 vjet qe mbaroi gjenocidi i fundit megjithese disa duket se jane akoma perkrahes te ketyre politikave trashanike dhe cnjerezore. Megjithate te qenurit minoritar do te thote se je qytetar i kategorise se dyte jo vetem per vendet e Afrikes, Lindjes se Mesme e Ballkanit por edhe per shtetet e BE mbase dhe SHBA. Ne Europe ekzistojne qindra komunitete gjuhesore dhe kombetare te cilave nuk i njihet statusi i minoritetit. Gjithashtu shume shtete europiane sidhe Shqiperia hedhin poshte paragrafin 1 te nenit 3 te Kartes te Keshillit te Europes ne lidhje me minoritetet ku i jepet e drejta e vetpercaktimit cdo qytetari europian, " zgjedh lirshem nese deshiron te percaktohet ne bazen e kesaj vetie" dmth. si minoritar. Por kete te drejte duket se nuk e gezojne shume veta ne Europe, dmth. shtetet njohin minoritete por me nje numer qe ato percaktojne dhe ne rastin e Greqise me emrin qe ato duan psh. nuk njeh Greqia minoritet kombetar turk por minoritet fetar musliman duke i hequr te drejten ketij minoriteti te quhet ahstu si ai deshiron.

    Gjithashtu nje gje qe me ben teper pershtypje eshte sesi Mediat akoma edhe ne shtetet demokratike mundohen ta fikin ekzistencen e ketyre minoriteteve, ekziston nje zhdukje e pergjithshme e te ndryshmit ose te huajit ne jeten sociale. Ne cdo film e cdo emision protagonisti gjithmone ka kombesine e cila eshte dominuesja, asnjeher nuk del ndonje personazh i cili te jet minoritar psh. nuk do ishte bukur te duket ne nje film shqiptar sesi Beni nga Tirana eshte dashuruar me Sofiken nga Dropulli etj. Pra me pak fjale keto pjese te popullsise ne disa vende me pak dhe ne disa vende me shume i bejne te ndjehen sikur nuk bejne pjese ne shoqerine e vendit ku jane shtetas dhe keshtu dergohen ne vet-izolim dhe e shikojne me dyshim bashkeshtetasin me kombesine dominuese, te njejten gje ben edhe ky i fundit kundra minoritarit.

    Me pak fjale disa njerez lihen te menjanuar dhe ne fatin e tyre nga shtetet vetem sepse ndryshojne pakez nga te tjeret. Me pak fjale disa te tjere linden aq mendjeshkurter saqe menduan se cdo pyell duhet te ket vetem pisha kurse plepat, rrapat, dushket, lulet, kerpudhat, luleshtrydhet, ferrat, erezat etj. ja prishin bukurine. Nuk mendojne se do ishte me te vertet nje pyell i manget i cili nuk do sillte interes as te kafshet e jo me tek njerezit. Nje nga ligjet kryesore te Biologjise eshte se nderzimi i llojeve te ndryshme solli njerezit dhe lloje me te perkryera dhe se ekosistemet nuk mund te mbijetojne pa larmine, ku cdo lloj varet nga nje tjeter dhe te gjitha sebashku krijojne nje ekosistem. Mos do ishte me mire ti shohim edhe shoqerite brenda shtetit por edhe ne nivel boteror ne kete menyre? Mos do ishte me mire te kultivojme gjuhet dhe kulturat e ndryshme dhe te gjitha sebashku te krijojne nje larmi te domosdoshme per njerezimin e cila do na i shtoj me teper interesin per njeri-tjetrin dhe mos na neveritet homogjenizimi i tepert? Mos po behemi si ajo gjella me presh qe na jepnin dite per dite ne kopesht derisa u be aq e merzitshme sa nuk haej me! Ne cilin shtet te botes do donit te shkonit aq shume nese gjithandej te gjithe do flisnin Shqip, gjithandej do degjohej e njejta muzike, do vishnin te njejtat rroba, do kishin te njejten fe etj? Nuk do ishte kjo nje bote e merzitshme dhe frymemarrese/mbytese?

    Megjithate problemet e minoriteteve nuk mbarojne me kaq, ne kete pike do doja edhe mendimin e anetareve te tjere!

    Me respekt Erjus Mezini

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nga shtetet e pakta (apo i vetmi) qe mbahen si modele te bashkejeteses midis minoriteteve eshte Zvicera, kjo si rrjedhoje e kushteve specifike historike (pacifiste) ekonomike dhe politike.
    Pothuajse ne asnje vend tjeter nuk mund te gjesh nje harmoni te tille midis minoriteteve.

    Ne US, minoritetet nuk gezojne dhe aq shume te drejta sa mendohet. Ne rastin me te fundit, megjitese eshte nje krahasim pak jashte teme, ishte vrasja e femijeve ne shkolle, ku nje nxenes (native-american) vrau (me duket) 9 nxenes te tjere, pastaj vrau veten. Ky incident u raportua shume pak ne media, ne krahasim me ate ne Columbine, kjo sepse, ta themi shkurt ndodhi ne nje shkolle e mbizoteruar nga minoriteti i "indianeve" / Native Americans. Nqs viktimat do ishin nga nje shkolle me "anglo-saxon" atehere do t'i kishin dhene me shume vemendje.

    Per me teper, diskriminimi ndaj minoriteteve, arriti nivele me te larta ekonomike dhe sociale pas ngjarjeve te 11 shtatorit. Mijera nen-shtetas, apo residente te US u arrestuan vetem ne baze te ethnicitetit te tyre, pa pasur te drejten e kontaktit me avokat, apo te lajmeronin familjen e tyre. Ne nje nga ligjet e fundit qe u kalua ne Kongres, ishte ai i dhenies se patentes se makines vetem per residentet, duke e bere te pamundur per ata qe jetojne ne US ilegalisht. Kjo per arsye se terroristet e 11 shtatorit kishin nje apo me shume patenta nga shtete te ndryshme te US. Megjithate ata qe do vuajne me shume nga ky ligj jane imigrantet ekonomike (nga Amerika Latine) ku pa nje patente do ta kene shume me te veshtire te punojne dhe te japin kontrubutin e tyre ne ekonomine amerikane dhe ate te vendit te tyre. Ne fund te fundit, terroristet e 11 shtatorit erdhen te gjithe ne US me vize legale.

    Ne Europe, minoritetet jane te formuara nga kushte te ndryshme, historike, (per shkak te luftrave/ndryshim kufijsh) apo ekonomike (nga vale te ndryshme emigracionesh.) Per me teper themelet e nocionit komb jane me te hershme (ne krahasim me psh. US.) Detyrimisht intergrimi ne shoqeri i minoriteteve eshte me i veshtire.
    Konsolidimi i BE, jo vetem ekonomik, politik, por edhe social, mund te jete e vetmja menyre per te evituar kete dukuri. Megjithate kjo kerkon nje rritje te ndergjegjes se popullesise, nje ndryshim thelbesor, dmth europianet duhet te mendojne si europiane, e jo sipas kombesise perkatese.
    Ne marredheniet nderkombetare, rryma realiste ka mbizoteruar qe nga Thucydides (babai i realizmit,) e deri me sot. Sipas kesaj rryme, shteti/kombi eshte aktori kryesor ne arenen nderkombetare, dhe interesat specifike nacionale jane dominuese. Fillimisht, koncepti ne baze te se ciles u formua BE, ishte pak a shume nje mozaik shtetesh/kombesh me qellime te perbashketa ekonomike, (kjo per te siguaruar mbi te gjitha ratifikimet dhe anetaresine e shteteve europiane.) Megjithate, po behet e qarte cdo dite e me shume, se nqs u jepet prioritet interesave te shteteve te ndryshme, perpara interesave te BE si nje identitet i vetem legjitim, atehere e ardhmja e kesaj organizate rrezikohet.

    Jam e mendimit se e vetmja menyre per integrimin maksimal te minoriteteve ne Europe, e vetmja rruge eshte ajo e BE. Termi minoritar, personalisht nuk me ka pelqyer ndonjehere, sepse historikisht lidhet disi me karakteristika inferioriteti. Ndoshta jam pak me shume sec duhet optimiste, por nuk do te ishte e pamundur sikur ne konfliktin europian vs. nacionalist te mbizoteroje ne te ardhmen kjo e para. Per me teper, pervec se konsekuencave pozitive ekonomike dhe politike, nje fitore e tille, nje rritje e ndergjegjes ne ate shkalle, do shmang vetvetisht idene, konceptin apo nevojen e perkufizimit se termit "minoritet" (dhe te gjitha dukurite qe lidhen me te, duke perfshire ketu dhe diskriminim.)

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Jam dakord me ju Lioness; vetem mos harroni se nese flisni per nje Evrope te bashkuar, duhet te keni parasysh se kjo Evrope po aplikon modelin Amerikan, dhe asgje tjeter.
    Puna eshte se Evropa endč nuk mund te quhet e bashkuar, perderisa endč perbehet prej shtetesh te ndryshm, interesat e te cileve vec e vec vihen mbi interesat e Evropes se bashkuar. Ne Amerike nuk eshte e njejta gje, edhe pse kemi te bejme me shtete te ndryshem dhe qeveri te ndryshme; kur vjen puna per ceshtjen madhore, te gjithe keto shtete japin llogari ne Washington dhe jane te gatshem t'i rrine gati-tu!
    Nese ne Evrope do te kishim nje rrjedhe te tille ngjarjesh, atehere matematikisht do t'i afroheshim jashte mase barazimit numerik te etnive dhe popujve te ndryshem; kjo per aresyen e thjeshte se drejtesia do te sillte ankesat e minoriteteve te do te kishte pasoje privilegjimin e tyre derisa ato te arrinin te beheshin faktor dominant ne nje zone apo tjetren; ne kete rast do te kishim nje ish-shumice qe kthehet ne pozitat e minoriteteve, ankesat e kesaj te fundit dhe ngritjen perseri; dmth, gjithnje do te kishim ngritjen e njerit dhe "uljen" e tjetrit derisa te vinim ne ate barazine utopike.
    Eshte e pamundur qe gjerat te vene deri aty sepse Evropa endč qeveriset me mentalitet mesjetar, kopje e te cilit kurrsesi qe nuk eshte Amerika.
    Nejse, rrjedha e ngjarjeve pritet endč te shihet, por te gjitha gjasat jane per nje Evrope multietnike qe mbytet me peshtymen e vet.
    Pershendetje te gjitheve.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'ėshtė Europa ?
    Nga oiseau en vol nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 21-06-2019, 08:12
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  4. Kosova dhe politika anglo-amerikane
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 05:01
  5. Kryeministri belg pėr krijimin e Shteteve tė Bashkura tė Evropės
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •