Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,427
    Postimet në Bllog
    17

    Meidani: PS ka shumë pak shanse pë të fituar në zgjedhje

    Ish-presidenti tha se nuk ka pasur një ftesë nga PS për të kandiduar dhe se PD ka shanset më të mëdha të fitojë në mazhoritar

    Meidani: Pse nuk kandidoj për PS-në

    Darina Tanushi

    TIRANË – Partia Socialiste ka shumë më pak shanse se në vitin 2001 për të fituar zgjedhjet parlamentare, është shprehur ish-presidenti Rexhep Meidani, gjatë një interviste për “Shekullin”. Sipas tij, ndryshe nga PD-ja, PS-ja nuk po bashkohet me aleatët, madje ai parashikon një situatë më të keqe në kohën që do të përcaktohen kandidatët, për shkak të pakënaqësive që do të shkaktohen. Meidani propozon edhe hartimin e një kodi etik dhe akti elektoral për këtë fushatë zgjedhore, ndërsa ka mohuar të ketë patur një ftesë nga PS për të kandiduar në Berat.

    Z.Meidani, a është e vërtetë që keni marrë një ftesë për kandidim në Berat si deputet i PS-së?
    Jo, por këtë periudhën e fundit, kam pasur ose ndjerë mjaft shpesh, si kërkesa të drejtpërdrejta e konkrete nga drejtues, të “autorizuar” ose të “paautorizuar”, të disa partive të spektrit të ashtuquajtur të majtë për të kandiduar apo për të qenë në listat e këtyre partive, po ashtu dhe njëfarë trysnie “shoqërore” në rritje. Por, natyrisht, vetëm kam refuzuar, diku me modesti e “diplomaci”, diku më prerë e qartë. Ndoshta, këto “shpikjet” e ditëve të fundit nëpër media të ndryshme janë dhe pagesa e përkujdesjes sime për të mos mërzitur apo fyer këta bashkëbisedues dashamirës apo me “porosi”, me ndonjë sjellje jo modeste, krejtësisht refraktare e “harbute”, që nuk është fare në natyrën time...
    Nga kush ju kanë ardhur këto ftesa dhe si do t’i përgjigjeni?
    Fakti, që unë e kam konsideruar këtë dëshirë të njërës palë, por aspak të palës tjetër, për asnjë çast nuk e kam konsideruar atë si një ftesë për “kuotim”... Por në çdo rast përmbajtja e përgjigjes sime ka qenë negative, refuzuese.
    Si do të përgjigjeshit po qe se drejtuesit e PS-së do t’ju kërkonin zyrtarisht të kandidonit si deputet në këto zgjedhje?
    Unë kësaj pyetjeje i jam përgjigjur edhe më parë në një intervistë të ngjashme po në gazetën “Shekulli” (24 janar 2005). Në vazhdën e analizës së trajtuar aty, ajo që unë mund të përsëris sot, është se ekziston një dallim realisht i madh midis koncepteve politike që unë mbart e mbroj dhe “filozofisë” qeverisëse e partiake të drejtimit aktual në “kupolën” rozë. A mund të ndryshojë kjo “filozofi” pa ndryshimin e këtij “stili” konkret drejtimi dhe të individëve që e përfaqësojnë atë? Unë nuk besoj. Madje, nëse disa e konsiderojnë këtë ndryshim rinovues brenda PS-së të vështirë, por megjithatë të mundur edhe me të njëjtët bartës, për mua kjo është realisht e pamundur. Ndoshta, ata edhe mund të kenë të drejtë, por ky është perceptimi im politik, që në thelbin e tij ka kontributin, besimin dhe respektin e ndërsjellë midis individëve brenda një organizimi, cilido qoftë ai, parti, grup parlamentar, qeveri, etj. Në kongresin e fundit të PS-së u shpalos pikërisht e kundërta. Ky moment politik përbën dhe pikën e ndarjes “filozofike”, pra dhe kërkesën-kusht për rishikimin e vendimeve të tij politike, por dhe për nxjerrjen e përgjegjësive konkrete të projektuesve të asaj fryme antidemokratike e përjashtuese, autokratike e konservatore, të prodhuar me shumicë atje. Në gjykimin tim, ky revizionim nuk mund të plotësohet në vigjilje të këtyre zgjedhjeve, gjë që bën të qartë dhe pozicionin tim. Kjo besoj se mjafton për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj me të njohurin “algoritëm” lakonik perso-spartan. Ndoshta, e dini se kur persët, të lodhur e të dobësuar nga rrethimi i Spartës, i kërcënuan qytetarët e saj se kur ta pushtonin Spartën do të digjnin gjithçka e do ta rrafshonin qytetin deri në themele, përgjigja e spartanëve ishte thjesht një “nëse”!...
    Zoti Meidani, tashmë në mjediset e PS-së janë lakuar disa emra të rinj, madje disa nga ata janë bërë të ditur nga kryetari Fatos Nano se do të kandidojnë në kryeqytet. A keni një vlerësim për këto figura?
    Për mua kjo nuk është aspak një surprizë. Madje këtë unë e kam parashikuar dhe nënvizuar që para kongresit dhe gjatë kongresit të PS-së. Në fund të fundit, një prirje e tillë ka përbërë dhe linjën e drejtimit të kësaj partie dhe të “rekrutimeve” e ngritjeve të reja në përgjegjësi në këtë parti dhe në qeverisjen e saj këto 2-3 vitet e fundit, pavarësisht demagogjive të shumëllojshme apo premtimeve të kundërta, të servirura me tepricë në opinionin publik...
    Megjithatë, pa u futur në komente individualë, thjesht për arsye etike-intelektuale, do të dëshiroja të theksoja diçka tjetër shumë më të vlefshme, por që lidhet në mënyrë të tërthortë me përgjigjen ndaj pyetjes tuaj. Në gjykimin tim, një vlerë të veçantë për kohën e mbetur, deri para zgjedhjeve, mund të kishte arritja e një marrëveshje, në trajtën e një dokumenti politik apo dhe si shtesë ligji mbi “kodin etik” dhe “aktin elektoral”. Pikërisht në këtë “kod” apo “akt” mund të përmbahen, si disa premtime solemne për mbarëvajtjen demokratike të procesit zgjedhor, ashtu dhe një mori masash rregulluese që të mishërojnë mirëkuptimin e të gjitha forcave politike për parimet bazë etikë gjatë këtij procesi, por dhe pas tij. Midis tyre, për periudhën e fushatës zgjedhore dhe gjatë procesit të votimit, mund të përfshihen dhe ato elementë që lidhen me cilësinë e një fushate demokratike, bashkëkohore e qytetare, si p.sh. me mënyrën e transmetimit të mesazheve zgjedhore e publike, të gjuhës së përdorur e sjelljes korrekte, të burimeve financiare të shfrytëzuar, të kërkesës për ndershmëri votimi e numërimi të votave ndaj anëtarësisë partiake e strukturave zgjedhore përfaqësuese, etj. Në kuadër të këtij kodi etik mund të përfshihet dhe “akti elektoral”, i lidhur ngushtësisht me fondet e fushatës. Sepse për ta ruajtur elementin etik e demokratik të barazisë elektorale, në procesin zgjedhor, është i nevojshëm dhe një sistem rregullator që përfshin mënyrën e financimit të fushatës, pra të gjithë donacioneve apo burimeve të tjerë materialë, të dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, qoftë prej partive politike përkatëse, qytetarëve apo biznesit, qoftë dhe prej vetë kandidatëve të veçantë. Nëpërmjet këtij akti, pra, duhet të synohet dhe mundësisht të garantohet një barazi sa më e plotë financiare, për një proces zgjedhor të lirë dhe garë elektorale të barabartë e të ndershme. Prandaj, është ligjërisht fare normale e politikisht logjike që të përfshihet në këtë “akt etik” si financimi kolektiv i vetë partive politike të kualifikuara për fonde publike, ashtu dhe financimet individuale. Në mënyrë të veçantë, po aty, me përfshirjen në procesin zgjedhor dhe të shumë përfaqësuesve të biznesit apo të administratës së lartë, do të duhet të deklarohen dhe shpenzimet personale nga “xhepi” i kandidatit, për të cilat duhet të përcaktohet dhe limiti përkatës, apo dhe kufizimet e nevojshme për të mos lejuar abuzime ose “shit-blerje” me postin politik apo pozicionin administrativ. Domosdoshmërisht për të gjitha këto shpenzime duhet të garantohen dokumentet apo faturat përkatëse, që mund të verifikohen nga një strukturë e caktuar pranë KQZ-së, me kërkesë përgjithësuese të një partive politike, apo me ankesë individuale edhe të një kandidati të vetëm, të regjistruar pranë KQZ-së, për kandidatët e tjerë, pjesëmarrës konkurrentë në garë, në zonën e tij.
    Këto zgjedhje janë cilësuar si një shans i fundit për Shqipërinë nga autoritetet e larta të BE-së. Mendoni se këtë herë do të kemi vërtet zgjedhje të rregullta dhe të ndershme sipas standardeve evropiane?
    Shpresoj shumë, por manovrat e deritanishme, deri me veprime e vendime jo kushtetuese, vonesat e pakuptimta dhe polemikat e stërzgjatura, së fundi të përfunduara, mbi ndarjen “bipartizane” të zonave zgjedhore, datën e zgjedhjeve, etj., të lënë një shije të kundërt, krejtësisht të pakëndshme. Po ashtu, gjykoj se për zgjedhje të lira dhe transparente, në respekt të plotë të vullnetit të lirë të qytetarëve, ka nevojë absolute, në radhë të parë demokracia ende e brishtë shqiptare, dhe më pas vijnë të tjerat, qofshin ato të vlerësuara me “hapje dyersh” ose “duartrokitje”, qofshin ato të shoqëruara me vonesa apo me kritika të ashpra…
    Sa shanse ka PS-ja që të fitojë përsëri?
    Shumë më pak se në zgjedhjet me dy raunde të 2001. Aq më tepër që këtë radhë zgjedhjet janë me një raund. Kjo do të thotë që çdo copëzim apo dispersion forcash politike të një spektri, në procesin një emëror (mazhoritar) mund të prodhojë dhe rezultate deri katastrofikë për këtë spektër. Prandaj, në analizën time, nëse midis partive të spektrit të majtë dhe më gjerë, nuk do të zhvillohen, që tani, iniciativa të përgjegjshme për bashkëpunim të sinqertë, pa komplekse e megalomani, por dhe me rregulla të përcaktuara mirë, deri dhe për grupime parazgjedhorë, mundësia e ndonjë koalicioni paszgjedhor midis tyre nuk më duket, të paktën deri tani, që të mund të konkretizohet potencialisht, sipas rezultatit, me ndonjë konfigurim probabël të një kabineti qeverisës, aq më pak të qëndrueshëm… Parë, në këtë optikë, ndërkohë që në krahun e djathtë po realizohet me sukses procesi i bashkimit, individual e kolektiv, në krahun e majtë nuk po duket në horizont, të paktën deri tani, ndonjë shenjë e tillë. Mund të pritet dhe më keq, në saj të pakënaqësive që mund të evidentohen, kur të shpalosen dhe emrat e kandidatëve konkretë, sidomos të atyre pa ndonjë kontribut konkret në parti, apo më saktë, me kontribut të vetëm “lidhjen” apo “besnikërinë” ndaj liderit. Në këto kushte më shumë shanse, në rezultatin mazhoritar, ka ai që arrin bashkimin më të madh të elektoratit, pra, të paktën deri tani, PD-ja me aleatët e saj të vjetër e të rinj. Ndryshe mund të jetë rezultati në pjesën përpjesëtimore...

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,427
    Postimet në Bllog
    17
    Profesori eshte shume i kendshme dhe befasues. Ajo qe me befason mua tek Meidani eshte se "gjallerohet" vetem ne kohe krizash. U katapultua ne politike ne 1997 dhe perfundoi ne kolltukun e presidentit. Per 4 vjet nuk iu degjuar zeri dhe jo me te ishte faktor ne jeten politike apo kombetare te vendit. Pasi e la kolltukun e presidentit ne 2001, per cudine e te gjitheve, presidentit i erdhi goja, aqsa nuk kalon dite qe te mos leshoje nje analize apo artikull ne shtypin shqiptar. Shume mire ben qe shkruan, por ajo qe me ngacmon mua eshte naiviteti i profesorit: per 4 vjet ishit ne krye te shtetit shqiptar dhe nuk bete asgje, sot qe nuk jeni me ne krye te ketij shteti jeni nder kritiket me te medhenj te atij pushteti socialist qe shume a pak ju keni krijuar dhe sponsorizuar.

    Prit profesor edhe disa muaj sa ti behet derrman dhendrit Nano, se shoku Ramiz nuk vdes pa te ngritur ty ne krye te PS.

    Albo

  3. #3
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Albo jam dakord me kte qe thua ti per Meidanin
    Por per nje gje kam shume bindje dhe shume siguri duke pare dhe duke jetuar ne tirane
    dhe me punen qe bej dhe me ate qe degjoj qe flitet lart e poshte mendoj se partia socialiste ka per te fituar perseri kto zgjedhje
    Urojm qe me kto zgjedhje te reja qe do behen ky popull te ket me shume shance per nje te ardhme per nje front pune dhe gjera te tjera.
    Shpresoj qe ne qofte se ps fiton perseri kto zgjedhje te bej ndryshime tek stafi i vet dhe mos ket ne qeveri njerez politikane qe e kan mendjen per te zhvat popullin shqiptar
    dhe mos kemi ne krye te shtetit nje president si ish Meidani dhe si ky qe kemi tani Moisiu.
    SEPSE KTA SJAN PER TE DREJTUAR QEVERINE ,SEPSE ME SHUME FLEN SE SA PUNOJNE
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Albo vellai plasen komunistat ketej

    Edhe ate qe ka thene Mejdani, nje njeri qe une e vleresoj, dhe e besoj se nuk flet kot, vjen Eduarti dhe e fshin me 4 rrjeshta .

    Qe fiton PS ne zgjedhje nuk e thote dot asnjeri ,as extraterrestrat , jo me ti Eduarti ne Tirane. Mund te jesh edhe ne Bruksel po deshe ...

  5. #5
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    qerim lexo me mire pastaj shkruaj nuk thash sepse un jam ne tr e fiton ps po thash me ato fjale qe kam degjuar qe flitet neper institucione

    nejse
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Qerimo, meqe sja paske haberin hic po ta konfirmoj dhe une qe te pakten ne tiron foti PS-ja. I kane ujdisur mire fijet kuda ata. Po fitove tiranen pastaj, dihet pazari.

  7. #7
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Se kuptoj kete kete:"I kane ujdisur mire fijet kudo ata"??!!!!

    Pastaj dhe po fituan ne tirone te gjithe 15-te deputetetet parlamenti shqiptare ka 140 deputete.
    Me nje fjale kush jeton ne lushnje apo burrel merr fryme kot!!!??? Nuk vlejne fare !!!???

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  3. Opozita e majtë, protesta në mbarë vendin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 05:07
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. Përplasja Mejdani-Rama ne KPD socialiste, triumfojnë njerëzit e Ramës
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •