Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Sejfulla Malėshova

    Sejfulla Malėshova ne kujtimet e Nexhmi Ballkes


    Ndėrsa ishte duke punuar si punėtor mekanik nė njė uzinė tė rėndomtė tė Kaukazit verior nė Bashkimin Sovjetik, djaloshi nga Shqipėria, Sejfulla Malėshova, thėrritet nga autoritetet politike tė ndėrmarrjes dhe i komunikohet fakti se i ishte hequr dėnimi i dhėnė nga organizata e partisė nė Moskė.

    Pas atij lajmi, ai heq rrobat tėrė graso dhe vesh kostumin e intelektualit. Pas kthimit tė tij nė Moskė nuk vonoi shumė dhe ai jo vetėm qė u ripranua nė Partinė Komuniste, prej sė cilės njė vit mė parė ishte pėrjashtuar me ndėshkim, por befasisht u gjend nė detyrėn e dekanit tė Fakultetit tė Filozofisė, ku tre vjet mė parė kishte qenė student. Kjo ėshtė e kaluara e largėt e Sejfulla Malėshovės, i cili ishte larguar nga Shqipėria me rrėzimin e Nolit nga pushteti. Por historitė e tij tė ēuditshme do tė vijonin edhe pas kthimit tė tij nė atdhe dhe zgjedhjes nė forumet mė tė larta politike dhe ekzekutive tė shtetit komunist. Gjithēka do tė vinte pas njė betimi tė tij tė prerė pėr tė mos u martuar asnjėherė. Pėr mė tepėr rreth figurės poliedrike tė intelektualit tė shquar ku shumė detaje tė jetės sė tij janė tė panjohura pėr publikun, i tregon nė shkrimin e mėposhtėm miku mė i tij mė i afėrt, Nexhmi Ballka.

    Zoti Nexhmi, cila ėshtė e vėrteta e peripecive tė Malėshovės nė ish-Bashkimin Sovjetik?

    Atje ai kishte shkuar qė nė vitin 1926 dhe ishte pranuar jo vetėm si antar i PKBS-sė, por kishte mbaruar edhe Fakultetin e Filozofisė. Kishte ikur nga Shqipėria pas pėrmbysjes sė Nolit me tė cilin kishte njė miqėsi tė jashtėzakonshme. Madje nė qeverinė e tij, Malėshova ishte sekretar i pėrgjithshėm i kabinetit.
    Ka qenė viti 1932, kur nė njė diskutim tė zgjeruar qė kishte ndėrmarrė organizata bazė, pikėrisht pėr problemin e veprimtarisė sė brendshme tė partisė, ai ka shfaqur hapur dhe prerė kundėrshtimin e tij, para tė gjithė mendimit tė organizatės. Ai jo vetėm e kundėrshtoi, por i bindur nė tė vėrtetėn e idesė sė tij, kėmbėnguli me njė forcė tė madhe pėr ta mbrojtur atė. Kjo gjė solli pėrjashtimin fare tė tij nga radhėt e partisė. Menjėherė pas kėsaj, u dėbua nga Moska dhe u dėrgua si punėtor i rėndomtė nė njė uzinė mekanike nė Kakukazin verior. Por edhe nė atė rast ka ndodhur njė fenomen i ēuditshėm, i cili do t’i ndryshonte menjėherė jetėn, qė i kishte marrė rrokullimėn e rrezikshme.

    Pse ēfarė ndodhi?

    Fjala ėshtė pėr dy suprizat, qė i rezervoi fati nė verėn e vitit 1933 kur Sejfullai kishte mėse njė vit qė punonte nė Kaukaz, bėhet njė mbledhje e radhės nė Buronė politike tė KQ-sė tė Bashkimit Sovjetik, tė drejtuar nga Stalini. Ajo mbledhje kishte si rend dite pėr tė diskutuar pikėrisht caktimin e rregullave tė brendshme tė funksionimit tė partisė. Ishte kjo temė, qė kishte flakur Malėshovėn. Ēuditėrisht dhe pėr fatin e madh tė Malėshovės, nė fjalėn e Stalinit u vu theksi saktėsisht pėr mėnyrėn e funksionimit tė partisė nė idetė dhe nė parimet, qė njė vit mė parė i kishte mbrojtur Malėshova. Stalini kishte ngritur zėrin, duke thėnė se tė gjithė ata komunistė, qė nuk kanė qenė dhe nuk janė dakord me parimet e pėrmendura kanė ide tė qėllimshme kundėr rrugės sė partisė sonė.
    Vetėm kaq mjaftoi qė e gjithė organizata, e cila njė vit mė parė kishte pėrjashtuar Sejfulla Malėshovėn, tė shkrihej tėrėsisht si organizatė partie dhe Sejfullai tė rehabilitohej nė mėnyrė tė menjėhershme. Kjo pėr tė do tė thoshte qė tė kthehej nė Moskė dhe tė kishte mundėsi tė ushtronte profesionin e tij si intelektual.
    Por nuk mjaftoi vetėm ai rast fatlum, qė atij i ēeli nė mėnyrėn mė tė papritur nė atė verė tė 1933-it, pasi njė tjetėr dritė jeshile iu hap pėrpara.

    Pėr ēfarė rasti bėhet fjalė?

    Sa u rikthye nė Moskė nė vitin 1933, mėsoi se nė Universitetin e Lomonosov, ku ai tre vjet mė parė kishte qenė student, vdiq dekani i Fakultetit tė Filozofisė, i cili mė parė kishte qenė edhe pedagogu i tij. Nuk vonoi as njė muaj nga ai njoftim, kur i shkon njė ftesė nga universiteti me tė cilėn i krijohej mundėsia pėr tė konkurruar pėr vendin e pedagogut, qė kishte mbetur bosh. Nė atė ēast, ai mėsoi rregullat e emėrimit tė njė pedagogu nė universitetin e famshėm, ku ftoheshin nė konkurrim ish-studentėt mė tė shkėlqyer tė pesė viteve tė fundit. Nė 100 konkuruesit me kombėsi nga shumė vende tė botės fitoi pikėrisht djaloshi nga Shqipėria, Sejfulla Malėshova.

    Ėshtė e vėrtetė se ai ka qenė i martuar njė herė nė Moskė?

    Ėshtė e vėrtetė njė gjė e tillė. Ai nė periudhėn qė ka qenė nė Bashkimin Sovjetik ka qenė i martuar. Ishte viti 1932, kur vendosi tė krijonte familje, duke u martuar me njė komuniste nga Moska, por qė pėr divergjenca tė theksuara mendimesh ajo martesė nuk zgjati as tre muaj. Pas saj ai vendosi tė mos martohet asnjėherė.

    Pse?

    Unė kėtė gjė e mėsova nė periudhėn e parė pas Ēlirimit, kur ai ishte ministėr i Arsimit dhe unė zėvendės i tij. Atėherė, unė pasi e pyeta pikėrisht pėr atė gjė.

    A mund tė m’i pėrshkruani hollėsitė e asaj bisede?

    Njė herė, si ēdo vit, unė kisha dėrguar gruan dhe fėmijėt nė fshatin Dardhė tė Korēės, pėr tė kaluar disa ditė me pushime pasi u bėnte mirė klima e atjeshme. Kėtė e bėja se gruaja kishte herė pas here shqetėsime shėndetėsore. Unė zakonisht pas mbasdites kur mbaroja punėn zyrtare ikja me makinėn time deri te shtėpia e Sejfullait, tė cilėn e kishte te Blloku, ku ishin vendosur qeveritarėt e lartė. Atje i thoja shoferit tė largohej dhe merrja Sejfullain dhe niseshim nė kėmbė pėr xhiron e zakonshme, deri te hotel “Dajti” ku pinim nga njė kafe dhe qėndronim gjatė.
    Unė si zakonisht, bisedat i nisja nga gruaja dhe fėmijėt, qė i kisha larg. Ai dėgjonte me vėmendje dhe mė sė shumti nuk reagonte. Pas kėsaj teme e merrte fjalėn ai, duke e ēuar bisedėn te problemet, qė i lindnin nė Byronė politike dhe nė Komitetin Qendror tė partisė. E shikoja qė e shqetėsonte shumė mėnyra e kryerjes sė punėve politike. Ai kishte shumė pakėnaqėsi me mėnyrėn e funksionimit tė autoritarizmit brenda radhėve tė udhėheqjes politike. Me Enverin nuk i kishte punėt mirė dhe shpesh e theksonte qė nuk duhej ta kishte ndihmuar nė Berat, kur nė Plenium desh i dhanė shkelmin.
    Ishte e zakonshme kjo gjendje e tij dhe mė dhimbsej jo pak, prandaj detyrohesha t’i thoja shpesh qė tė rrinte urtė se kėtė tip kishte pasur qė e kishte pėsuar dhe nė Bashkimin Sovjetik, qė ishte dėnuar duke u shndėrruar nė punėtor tė rėndomtė. Por, ai nuk donte t’ia dinte pėr ato kėshilla. Njė ditė, prej atyre ditėve kur i shkova si zakonisht nė shtėpi gjeta dhe nėnėn e tij qė i kishte ardhur nga fshati. Ajo u gėzua shumė qė mė pa nė derė dhe mė pėrqafoi me shumė dhembshuri. Para se tė niseshim pėr kafen e zakonshme, e ėma e tij, “nėnua” siē e thėrrisnim ne tė gjithė nė mėnyrėn e Sejfullait, mė tėrhoqi veē dhe m’u lut qė tė ndikoja pėr t’i mbushur mendjen Sejfullait, qė tė martohej edhe ai si tė gjithė shokėt. Ajo m’u pėrgjėrua se nuk ndihej mirė qė i biri nuk kishte familje. “ Ka shtėpi tė mirė, ka plaēkė, ka tė hajė e tė pijė , ka punė tė mirė, por nuk ka familje, tha. Nuk ka grua dhe nė shtėpi nuk dėgjohen zėra fėmijėsh”. Unė i premtova se do t’ia hapja njė bisedė tė tillė. Kėshtu, sa u larguam dhe ishim duke biseduar, diku aty te ura e Lanės unė i them: Ore Sejfulla nuk tė kam folur ndonjė herė, por nuk mund tė rri pa tė pyetur
    Pėr problemin e martesės, e kam fjalėn. Nuk e di si e ke menduar pėr kėtė punė, do tė vendosėsh ndonjėherė tė martohesh apo jo? Tė paktėn si shok qė jemi doja tė dija diēka edhe unė.
    Ai, nė kėtė moment vuri buzėn nė gaz dhe ndėrsa ndaloi njė hop ma ktheu: Kush tė tha tė mė pyesje pėr kėtė gjė, nėneja? Pas kėsaj qeshi dhe mė shumė. Unė vazhdova nė timen. “Po ēfarė rėndėsie ka se kush mė tha mua, nėneja apo e mendova vetė. Rėndėsi ka shqetėsimi qė ne kemi nė lidhje me kėtė punė.
    “Dėgjo Nexhmi, ma ktheu i pėrqėndruar dhe i vendosur tė shpjegonte diēka, edhe ti nuk mė ke pyetur, por edhe unė nuk tė kam thėnė ndonjėherė, por po ta them tani se unė e kam vendosur qė tė mos martohem asnjėherė. ”Pse? i them i shqetėsuar, si ta kuptoj kėtė?”
    “Sa ditė ke ti Nexhmi, qė i ke ēuar fėmijėt nė Korēė”, vazhdoi mė tej ai pa mė lėnė tė kuptoja se ku do tė dilte.
    “Po bėhen afėrsisht 10 ditė”, ia ktheva unė pa e bėrė tė gjatė.
    “E pra i dashur Nexhmi, ju keni 10 ditė qė jeni ndarė nga familja dhe pothuajse ēdo ditė e pėrmendni se ē’po bėhet pėr fėmijėt, ē’po bėn gruaja. Pra jeni shumė i lidhur dhe kjo gjė ju frenon nė shumė gjėra, ku mund tė keni edhe tė drejtė.
    Ndėrsa unė e njoh tipin dhe temperamentin tim, pasi jam shumė gjaknxehtė dhe impulsiv. Pastaj unė jam revolucionar dhe i tillė do tė ngelem tėrė jetėn. Por qė tė ngelesh revolucionar do tė thotė qė tė ndeshesh ēdo ditė me lloj-lloj njerėzish. Kjo kėrkon qė tė mos e mbash mendjen mbrapa nga familja. Unė e di se lufta qė kam nisur nuk ka mbaruar dhe situatat nuk i shikoj tė mira. Unė nuk mundem tė qėndroj indiferent nė asnjė moment. Kėshtu qė, edhe tė ardhmen time e shikoj me probleme.
    Ti e di se luftėn e nisur nė Pleniumin e Beratit kundėr Enver Hoxhės nuk do ta ndėrpres nė mes sido qė tė jetė. Nė Berat, ne i lamė gjėrat pezull me pretendimin qė tė ridiskutoheshin mirė edhe njė herė pas Ēlirimit, kur partia ta kishte bėrė kongresin dhe tė kishte zgjedhur organet e saj legjitime.
    Tani unė do tė kėrkoj brenda nė Byronė politike, qė tė mbahet qėndrim pėr vetė Enver Hoxhėn, i cili nuk njeh parime dhe statut partie nė mėnyrėn e drejtimit dhe tė veprimit tė tij politik”.
    “Por ai ėshtė kryeministėr tani dhe nuk ka mė pozitat qė kishte nė Berat, ku u ndodh papritur nė minorancė, i thashė jo pak i shqetėuar kur dėgjova sėrish nga goja e Sejfullait qėllimet qė i kishte vėnė vetes”.
    “Po pra, ma ktheu, prandaj edhe unė nuk mendoj tė krijoj familje, se jam betuar qė t’u shkoj gjėrave deri nė fund dhe nuk besoj se do tė dal pa pasoja”.


    Biografia

    Pasaporta e Sejfulla Malėshovės

    Vendlindja: Sejfulla Malėshova lindi nė Malėshovė tė Pėrmetit nė 2 Mars tė vitit 1900.
    Arsimimi: Kreu shkollėn fillore nė vendlindje
    Kreu studimet nė shkollėn “ San Demetro Di Korona” nė Siēili, nė tė cilėn mė parė kishte ndjekur studimet edhe De Rada
    Mė pas ishte student i Fakultetit tė Mjekėsisė nė Romė.
    Nė vitet 1926-1931 kreu studimet nė Universitetin e Filozofisė, nė Lomonosov tė Moskės.
    Gjuhėt e huaja: Njihte shkėlqyer me shkrim dhe kėndim tetė gjuhė tė huaja por veē fushės sė pėrkthimit ai spikaste dhe nė poezi, publicistikė, politikė dhe nė fushėn e pėrkthimit

    Aktivitetiti
    1924- Sekretar i pėrgjithshėm i kabinetit qeveritar tė Fan Nolit
    1931- Bėhet anėtar i PKBS-sė
    1933- Pedagog dhe dekan nė Universitetin e Filozofisė nė Lomonosov tė Moskės
    1934- Bėhet anėtar i Komiterrnit
    1941- Kthehet nė Shqipėri
    1943- Bėhet anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist Nacionalēlirimtar
    1945- Ministėr i Arsimit dhe i Kulturės
    1946- Pėrjashtohet nga partia dhe shkarkohet nga tė gjitha detyrat
    1947- Izolohet nė Fier, ku i ndalohen tė gjitha botimet dhe pėrdhoset psikologjikisht, duke e vėnė nė punė tepėr tė rėndomta.
    1971- Vdiq nė vetmi, nė banesėn e tij nė Fier


    Fatos Veliu - Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta



    Pasaporta e Sejfulla Malėshovės

    Vendlindja: Sejfulla Malėshova lindi nė Malėshovė tė Pėrmetit nė 2 Mars tė vitit 1900.
    Arsimimi: Kreu shkollėn fillore nė vendlindje
    Kreu studimet nė shkollėn “ San Demetro Di Korona” nė Siēili, nė tė cilėn mė parė kishte ndjekur studimet edhe De Rada
    Mė pas ishte student i Fakultetit tė Mjekėsisė nė Romė.
    Nė vitet 1926-1931 kreu studimet nė Universitetin e Filozofisė, nė Lomonosov tė Moskės.
    Gjuhėt e huaja: Njihte shkėlqyer me shkrim dhe kėndim tetė gjuhė tė huaja por veē fushės sė pėrkthimit ai spikaste dhe nė poezi, publicistikė, politikė dhe nė fushėn e pėrkthimit

    Aktivitetiti
    1924- Sekretar i pėrgjithshėm i kabinetit qeveritar tė Fan Nolit
    1931- Bėhet anėtar i PKBS-sė
    1933- Pedagog dhe dekan nė Universitetin e Filozofisė nė Lomonosov tė Moskės
    1934- Bėhet anėtar i Komiterrnit
    1941- Kthehet nė Shqipėri
    1943- Bėhet anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist Nacionalēlirimtar
    1945- Ministėr i Arsimit dhe i Kulturės
    1946- Pėrjashtohet nga partia dhe shkarkohet nga tė gjitha detyrat
    1947- Izolohet nė Fier, ku i ndalohen tė gjitha botimet dhe pėrdhoset psikologjikisht, duke e vėnė nė punė tepėr tė rėndomta.
    1971- Vdiq nė vetmi, nė banesėn e tij nė Fier



    Fatos Veliu - Panorama
    Ē'barbarizėm !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Te rralle do jene shqiptaret e ketij lloji....

    me dy universitete..

    me tete gjuhe te huaja...

    e kur vjen puna gjithe ate dituri e bagazh ta mbysesh te izoluar mbrenda mureve eshte tmerr

    Maleshova duhet te jete shembull per te gjithe te rinjte shqiptar nga ana e formimit kulturor.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #4
    Vazhdimi i intervistes me Nexhmi Ballken

    Ndėrsa Malėshova lėngonte nga dhimbjet e padurueshme aq sa bėrtiste me forcė duke kėrkuar ndihmė, askush nuk iu gjend pranė shtratit jo vetėm nė atė ēast, por deri nė mėngjes sa e ēuan me Gazin e Degės pėr tė mbyllur pėrgjithmonė sytė nė spitalin e Fierit. Kjo ndodhi pasi, pėr ēudinė e komshinjve sa kishin filluar tė bėrtiturat e tij, nė shkallė tė pallatit ishte gjendur njė polic, qė jo vetėm nuk hynte brenda pėr tė ndihmuar atė njeri qė po jepte shpirt, por nuk lejonte as tė tjerėt qė tė shkonin.
    Tė nesėrmen nė mėngjes, ndėrsa mjeku i operacionit po i afronte mbi hundė pajisjen e narkozės Sejfullai gjeti forca pėr ta shtyrė atė me dorė duke thėnė: Ėshtė vonė. Pas kėsaj jeta e tij mbaroi pėr t’u varrosur nė njė varr anonim, duke u transportuar mbi njė qerre tė fermės. Pėr ato hollėsi, qė kanė ndodhur nė momentet e fundit me kollozin e kulturės shqiptare, Sejfulla Malėshova, tregon pėr gazetėn miku i vjetėr dhe zėvendėsi i tij i Ministrisė sė Arsimit, Nexhmi Ballka.

    Zoti Nexhmi, nė ēfarė rrethanash u kthye nė atdhe Sejfulla Malėshova?

    Sejfulla Malėshova pas njė aktiviteti tė jashtėzakonshėm patriotik tė kryer jashtė shtetit dhe kryesisht nė Bashkimin Sovjetik, duke u bėrė madje edhe anėtar i Komiterrnit, menjėherė me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore dhe pushtimin e Shqipėrisė nga Italia, ai u kthye nė atdheun e tij, prej tė cilit kishte ikur qė nė kohėn e pėrmbysjes sė Nolit.
    Ardhja nė atdhe e Sejfulla Malėshovės dhe pėrkrahja e hapur, qė ai i bėri Luftės Nacionalēlirimtare ishte njė hap cilėsor pėr vetė nivelin e pėrfaqėsimit tė kėsaj lėvizjeje. Kemi parasysh se Malėshova nė atė kohė ishte njė emėr i madh pėr intelektualėt shqiptarė, pasi ishte ish-pedagogu i Universitetit tė Moskės dhe ish-kuadri i lartė i qeverisė sė Nolit. Por ai ishte edhe anėtar i Komiterrnit dhe mik i afėrt me Gjergj Dimitrovin. Nga ana tjetėr aktiviteti i tij letrar e kishte bėrė tė famshėm, ashtu siē e bėnte tė famshėm fakti qė ai njihte shkėqlyer tetė gjuhė tė huaja. Ai u bė menjėherė kuadėr i lartė i luftės, madje nė vitin 1943 u zgjodh anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar.
    Pikėrisht nė ato periudha ai shėnon edhe pėrplasjet e para me Enver Hoxhėn, tė cilin arriti qė nė momentin mė tė vėshtirė tė tij ta ndihmonte.

    Mund tė ma saktėsoni kėtė detaj pėr ndihmėn qė i ka dhėnė Enver Hoxhės?

    Ka qenė pleniumi i famshėm i Beratit, i cili nė tė vėrtetė Enverin e ka vėnė me shpatulla pas murit, aq sa sot njihet tė paktėn fakti qė vetė Enveri pranoi nėnshtrimin, duke pranuar gabimet politike tė tij si komsiar i shtabit tė pėrgjithshėm. Kishte ardhur momenti pėr tė mbajtur qėndrim dhe kur Enveri e pa se ishte nė minorancė tė thellė kėrkoi edhe njė herė ndihmė dhe mbėshtetje nga shokėt, pasi gjithēka ka ardhur si rezultat i padijes sė tij ushtarake. Vetė Sejfullai qė zotėronte pothuajse tė gjithė atė mbledhje, kėrkoi tė shtyhet seanca e atij pleniumi, e cila do tė vijonte me marrjen e masave ndaj kuadrove politikė qė kishin prezantuar mangėsi dhe gabime tė tjera nė drejtim. Me ndėrhyrjen e Sejfullait u la qė vazhdimi i tij tė bėhej pas ēlirimit, kur tė kishte pėrfunduar dhe kongresi i parė i partisė, i cili do tė ligjėronte dhe organet politike tė saj. Kjo gjė u pranua dhe Enveri nė kėtė mėnyrė i shpėtoi pėr punė ēastesh njė eliminimi politik nga kreu i Partisė, qė do tė thoshte se pas saj, ai nuk do tė arrinte mė asnjėherė tė bėhej kreu i Partisė dhe i shtetit. Kėtė fitore e arriti vetėm me ndėrhyrjen e Sejfulla Malėshovės nė momentin e fundit tė pleniumit.

    Pastaj Sejfullai u bė anėtar i qeverisė si ministėr i Arsimit?

    Pas ēlirimit ai erdhi nė krye tė dikasterit tė arsimit, ndėrkohė qė unė mora detyrėn e zėvendėsit tė tij nė atė ministri. Mirėpo edhe pse kishte kaluar disa kohė nga pleniumi i Beratit, ai asnjėherė nuk mendoi, qė tė tėrhiqej nga mendimet dhe lufta e vetė pėr ta bėrė Partinė me tė vėrtetė ashtu siē ishte propaganduar. E dėgjoja gjithmonė qė fliste me pasion pėr frymėmarrjen e Partisė, e cila duhej tė ishte larg autoritarizmit tė individit. Ishte i bindur se po tė mos u shkonin deri nė fund problemeve tė lėna gjysmė nė Berat, punėt do tė shkonin gjithnjė e mė keq.
    Megjithatė, ashtu siē dihet ajo qė nisi nė Berat, jo vetėm qė nuk u vazhdua, por u kthye nė tė kundėrt, ku njė nga ata qė e pėsoi ishte dhe vetė Sejfullai. Enveri qė tashmė ishte bėrė kryeministėr e kishte marrė situatėn nė dorė dhe siē e tregoi veten mė vonė nuk e linte kollaj t’i rrėshqiste nė disfavor tė tij.

    Nė ēfarė mėnyre u shkarkua Sejfullai?

    Ishte viti 1946, kur Sejfullai para se tė shkonte nė njė nga mbledhjet e Byrosė politike mė takon dhe mė thotė, se do tė diskutonte dhe do t’ia pėrplaste Enver Hoxhės se nuk mund tė linte nė heshtje shumė gjėra, qė dukej sikur harroheshin aq mė shumė problemet e mėdha tė Beratit, qė u pranua nga e gjithė udhėheqja se ishin bėrė gabime, por nuk po dilnin nė asnjė konkluzion. Unė tė them tė drejtėn i thashė tė bėnte kujdes, pasi Enver Hoxha zotėronte qeverinė, partinė dhe tė gjithė administratėn dhe kėshtu qė ishte blinduar mirė. “Megjithėse nuk ėshtė e lehtė-, mė tha,- unė nuk jam tip qė funksionoj formalisht”. Por nė atė mbledhje tė Byrosė Enver Hoxha, siē e kishte zakon pas njė ekspozeje qė shtroi para anėtarėve me fjalė tė mėdha, ku zihej shumė nė gojė sovraniteti populli kėrkoi shkarkimin e Sejfullait nga tė gjitha funksionet shtetėrore dhe politike, madje ai kėrkoi largimin e tij pėrfundimisht nga Partia. Dihej se si do tė venin ngjarjet pas kėsaj, se Enveri ishte aktor i rregullimit tė situatave dhe pėrpunimit tė ambientit. Si pėrfundim Sejfulla Malėshova mbeti njė njeri i thjeshtė dhe aq mė shumė u shkarkua nga Partia nė tė cilėn ishte pranuar nė Bashkimin Sovjetik, kur nė Shqipėri nuk njihej fare.

    Pas kėsaj vazhduan peripecitė persekutive tė tij?

    Rrezikonte arrestimin. Pas asaj qė i ndodhi dhe etiketimeve politike, qė i kishin vėnė ne nuk takoheshim mė si mė parė me tė. Unė qė nuk e ndava asnjėherė nga mendja ime e takoja nė mėnyrė tė fshehtė se mund tė mė godisnin edhe mua. Njė herė, nė tė errėsuar mbaj mend se u takuam aty ku takoheshim zakonishtm te ana e lumit tė Lanės, ku pėr tė mos na njohur njerėzit rrinim poshtė njė shelgjishteje me degė tė dendura nė formė kurore dhe mė tregoi shumė tė reja nė lidhje me situatėn e tij.
    Ambasadori sovjetik nė Tiranė, Ēuvakini me njė begraund tė madh diplomatik dhe influencė tė madhe te qeveria sovjetike i kishte kėrkuar Enver Hoxhės qė tė mos veprohej ndaj Sejfulla Malėshovės, pasi ai kishte qenė anėtar i Komiterrnit dhe njė nga profesorėt e nderuar tė Universitetit tė Filozofisė nė Moskė. Unė, nė ato momente tepėr i gėzuar nga ajo qė dėgjoja u ēova nxitimthi nė kėmbė dhe e pėrqafova me gėzim tė jashtėzakonshėm. Nuk ishte pak qė tė mėsoje njė lajm tė tillė pėr shokun dhe mikun tėnd mė tė mirė, por kėtė hov ma uli disi vetė Sejfullai, i cili tashmė qė e kishte njohur mirė Enverin nuk i zinte shumė besė. Saktėsisht mbaj mend qė mė tha: Ai njeri ėshtė njė shkėrdhatė, qė nuk i gjendet shoku nė asnjė vend. Ashtu ndodhi, nuk kaloi veē njė vit dhe nė 1947-ėn Sejfullai u internua nė qytetin e Fierit. Unė ndėrkohė u arrestova nė mėnyrė tė befasishme i akuzuar me grupin e deputetėve tė kryesuar nga Riza Dani.

    Kur e takuat pas kėsaj?

    Kur dola nga burgimi i parė, se mė mbrapa u arrestova sėrish, pasi tashmė isha nė listat e zeza tė sigurimit, mėsova se Sejfullai ishte pėrdhosur keq. Ai ishte vendosur nė njė hyrje tė rėndomtė nė periferi tė Fierit, ku merr rruga pėr nė Vlorė dhe ishte caktuar tė punonte nė njė dyqan tip kjoske, ku tregtonte samarė kafshėsh, patkojė, litarė, kapistallė etj. Merrte njė rrogė prej 350 lekėsh nė muaj. Ishte e dhimbshme tė mendoje se miku i Nolit dhe i Konicės, shoku i afėrt i Dimitrovit, njeriu i tri diplomave dhe i tetė gjuhėve tė huaja, pedagogu dhe dekani i Fakultetit tė Filozofisė nė Moskė, ish-ministri i Kulturės tė shiste patkojė dhe samarė kafshėsh. Sikur tė mos mjaftonin vetėm kėto ai ishte dhe njeri i vėnė nė shėnjestėr tė opinionit si “heretik”. Kur mėsova gjithė kėtė fund tė Malėshovės tė them tė drejtėn kam qarė. Nuk m’u ndenjt dhe mora rrugėn menjėherė pėr nė Fier pėr t’u ēmallur me tė. Gjatė gjithė rrugės e mbaja mendjen tek ai, nuk mė besohej qė do ta takoja, pasi kishim njė kohė tė gjatė qė ishim ndarė. Nuk do ta besoni, por pėr Sejfullain mė vinte shumė keq pavarėsisht se edhe unė po e pėsoja nė tė njėjtėn formė, madje mė shumė e ai. Mendoja se si mund tė arrinte njeriu deri kėtu, sa tė caktonte nė njė punė tė tillė njė gjigant tė kulturės siē ishte Malėshova. Nuk mund tė tė flas mė tepėr pėr ato momente, se mendja ime ka qenė krejt e mpirė aq sa mendonte lloj-lloj ēudirash.

    E takuat?

    Patjetėr. U nisa nė Fier me mendimin se do ta takoja shpejt. Sa hyra nė qytet nuk dija ku tė shkoja dhe kujt t’i drejtohesha. Pastaj pyeta disa persona tė rastit, ku njėri e kishte komshi dhe dinte tė gjithė itinerarin e lėvizjes sė tij, ku mėsoj qė ai moment ishte pikėrisht ora qė Sejfullai bėnte shėtitjen e zakonshme, pasi ēdo mbasdite nė orėn 18-19:00 ai pėrshkonte rrugėn nga kryqėzimi qė tė ēon nė Vlorė dhe te dalja tjetėr e qytetit qė ėshtė kryqėzimi qė shkon pėr nė Lushnjė. Nuk vonoi shumė kur kisha shkuar te kryqėzimi i rrugės qė vjen nga Lushnja me atė qė hyn nė qytetin e Fierit, kur syri ma kapi sė largu qė po ecte nė mėnyrė tė shkujdesur dhe pa kthyer kokėn as majtas dhe as djathtas. Dallohej qė ishte i dėrrmuar dhe gjatė atyre viteve ishte plakur shumė. Nuk donte shpjegim qė po pėrjetonte halle tė mėdha, nga tė cilat po rrėnohej me shpejtėsi. Ndėrsa mė ishte mbledhur njė lėmsh nė fyt nga dhimbja, renda me vrap pas tij pėr ta takuar. Qė sė largu i fola me sa zė qė kisha: O Sejfulla, o Sejfulla, por ēuditėrisht ai nuk ndaloi por shtoi hapin mė shumė duke u larguar mė shpejt. U befasova nga ai veprim pa ditur t’i jepja shpjegim, pasi isha shumė i bindur se mė kishte dėgjuar. Nuk mund tė tėrhiqesha, pasi unė pėr atė kisha shkuar qė nga Tirana. Nxitova hapat dhe fillova me zė mė tė lartė, duke i thirrur vazhdimisht. Por i njėjti veprim ndodhi sėrish. U afrova fare afėr dhe i thashė me fort: Po ndalo o Sejfulla se jam unė Nexhmiu. Nė kėtė ēast ndaloi kėmbėt dhe m’u kthye: Ēfarė ke more Nexhmi, kujton se nuk tė dėgjova? Unė nxitova vetė se nuk doja tė tė takoja atje, se ishim shumė afėr degės sė punėve tė brendshme dhe tė bėja keq ty se pėr mua ėshtė shkruar tani. Sejfulla, - i thashė, ēfarė paska ndodhur kėshtu me ty. Si po ia kalon, si rron, ke tė hash e tė pish? Siē mė shikon jam mirė, – ma ktheu me njė pėrtesė tė jashtėzakonshme nga dhimbja qė ndjente pėr fatin e tij tė keq. Mė kanė caktuar njė punė ku marr ca lekė pėr tė mos vdekur. Mė kanė ndaluar dhe botimet. Kisha njė kafe qė quhej e gjahtarėve, nė tė cilėn shkoja ēdo ditė pėr tė pirė ndonjė kafe dhe tė kaloja disa ēaste shlodhjeje, por kohėt e fundit ma kanė ndaluar tė shkoj edhe atje. S’mė ka ngelur gjė tjetėr, vetėm tė bėj kėtė xhiron, tė shkoj nė shtėpi dhe tė shkruaj gjithė natėn. Pas kėsaj nuk mė foli mė, por u largua sėrish pėr tė vazhduar itinerarin e nisur mė parė, duke mė lėnė ashtu nė mes tė rrugės. Nuk donte mend qė tė kuptohej se ai nuk donte tė mė pėrziente mė shumė nė punėt e sigurimit, pasi siē mėsova dhe mė vonė e ndiqnin nė ēdo ēast dhe nė ēdo hap. Me kaq u ndava pėr herė tė fundit me tė. Kjo ka qenė koha kur shkoi Mehmet Shehu nė sezonin e radhės sė mbledhjes sė OKB-sė dhe nė emėr tė Enver Hoxhės ai shkoi te Noli, duke e ftuar qė tė bėnte njė vizitė nė Shqipėri. Noli iu pėrgjigj: Mua mė keni atje nė fushat e Myzeqesė, ku ėshtė Lame Kodra. Lironi Lamen dhe tek ai jam unė.

    Pas atij takimi vdiq?

    Unė u interesova shumė pėr mėnyrėn tragjike tė vdekjes, ku gjithė komshinjve u kishte ngelur nė mendje ajo mesnatė e datės 10 qershor e vitit 1971, kur Sejfullai kishte vuajtur tėrė natėn nga krizat nė bark, aq sa kishte bėrtitur me tė madhe, duke kėrkuar ndihmė. Por njerėzit e sigurimit qė ishin ndodhur nė derė nuk kishin lėnė njeri pėr tė hyrė brenda. Tė nesėrmen ai mbylli sytė nė spitalin e Fierit.

    Po varrimi ku iu bė?

    Kanė qenė orėt e mesditės sė datės 11 qershor tė vitit 1971, kur njė qerre me arkivolin e Sejfulla Malėshovės ka marrė rrugėn nė mes tė pluhurit dhe tė vapės pėr nė varrezat e Fierit. Mbrapa i shkonin vetėm nėna, motra dhe dy nipėrit e vegjėl tė Sejfullait. Varrimi ėshtė bėrė nė njė varr anonim. Kam mėsuar nga vetė vajza e Gjin Markut, familja e tė cilėve nė atė kohė ishte e internuar nė Fier dhe ishte vendosur pikėrisht shumė afėr varrezave se varrmihėsi i Sejfulla Malėshovės, Ramadan Qyrama menjėherė si ka mbuluar i vetėm gropėn e varrit, ka shkuar nė shtėpinė pėrballė qė ishin familjarėt e Gjin Markut dhe i ka thėnė Zvetllanės: Mos e harroni atė varr qė mbuluam sot, se nuk i dihet jetės, pasi unė jam plak, por po ju them se nė atė varr ndodhet trupi i Sejfulla Malėshovės.

    *******

    Ato qe ka bere diktatura e Enver Hoxhes perkundrejt figurave intelektuale ne Shqiperi, mund te krahasohet vetem me persekutimet e inkuizicionit ne mesjete. Ky eshte vetem nje prej atyre rasteve...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Sejfulla Maleshova, poeti dhe qytetari

    Fieri, ku Maleshova jetoi nė internim dhe vdiq i izoluar, e kujton nė 110-vjetorin e lindjes. Tė dielėn, sheshi nė hyrje tė qytetit merr emrin e tij dhe pėrurohet njė bust. Studiuesi Nasho Jorgaqi prezanton antologjinė e shqipėrimeve tė Maleshovės dhe kujton pak takimet me tė nė redaksinė e "Naim Frashėrit" nė vitet '60

    "U step i trembur shpirti im at'herė.../ Po, sado paēin shkaqet pesh' e vlerė, / sado tė them si ndodhi dhe pėrse, / tė vėrtetėn e hidhur nuk e fsheh / edhe pėrunjem, pėrunjem mėkatar / pėrpara fjalės s'larė: qytetar."

    Vargjet nė poemėn "Poeti dhe qytetari" tė Nikolla Nekrasov, janė tė poetit. Sejfulla Maleshova i pėrktheu nė internim. Nekrasov ishte poeti i tij i preferuar, ndėrsa poema nė fjalė ishte shprehje analoge e jetės sė Maleshovės. Ato panė dritėn e botimit pas viteve nėntėdhjetė.

    Studiuesi Nasho Jorgaqi i ka futur nė "Antologji shqipėrimesh poetike" e botuar me rastin e 110-vjetorit tė lindjes sė Sejfulla Maleshovės (2 mars 1900 - 9 qershor 1971). Maleshova udhėtonte ēdo 2-3 muaj nga Fieri nė Tiranė pėr tė sjellė pėrkthimet nė Shtėpinė Botuese "Naim Frashėri". Nė vitet '60 Jorgaqi ishte shef i redaksisė sė letėrsisė sė huaj.

    Ai bashkėpunoi me Maleshovėn pėr dy vjet, sepse kėtij teoricieni dhe importuesi tė mendimit marksist dhe komunist, ndėr tė parėt nė vend, iu pre dhe kjo fije pėr punė intelektuale.

    Studiuesi Jorgaqi tregon takimin me Maleshovėn, vendin qė ai zė nė poezinė shqipe ndėrmjet dy luftėrave dhe shqipėrimet e tij, si dishepull i shkollėn noliane tė pėrkthimit.
    Fieri, ku Maleshova jetoi internimin dhe vdiq i izoluar, e kujton nė 110-vjetorin e lindjes. Tė dielėn, sheshi nė hyrje tė qytetit merr emrin e tij dhe pėrurohet njė bust i tij.

    Ēfarė historie ka ky libėr me shqipėrimet e Maleshovės?

    Kėto kohėt e fundit jam marrė me Sejfulla Maleshovėn dhe kam shkruar kujtimet e mia rreth 50 faqe, nė kuadrin e njė libri qė po bėj, kujtime pėr sivėllezėrit e mi shkrimtarė. Duke qenė shef i redaksisė sė letėrsisė sė huaj nė shtėpinė botuese "Naim Frashėri", duke qenė se ai punonte si pėrkthyes i jashtėm pėr njė kohė, pata mundėsi ta njoh dhe tė bisedoj.

    Maleshova ėshtė njė zė i fuqishėm i letėrsisė shqiptare midisi dy luftėrave, zėri i asaj letėrsie qė njihej si letėrsi e angazhuar, poet i lėvizjes antifashiste dhe antizogiste; njė figurė e lėvizjes revolucionare e mėrgimit politik tė viteve '20-'40; sekretar i kryeministrisė nė kohėn kur Noli ishte kryetar i qeverisė.

    Nė dhjetorin e '24-ės iku dhe bėri jetėn e emigrantit politik nė Itali, Austri, nė Bashkimin Sovjetik dhe nė Francė dhe u kthye mė 1943. Qe nga udhėheqėsit e Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare, anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe i udhėheqjes sė Partisė Komuniste.

    Pas ēlirimit qe ministėr i Kulturės, Propagandės dhe Shtypit; themelues dhe kryetari i parė i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė. Mė 1945 botoi tė parėn dhe tė fundit vepėr me poezi me titullin "Vjersha". Ishte pėrfaqėsuesi mė eminent i letėrsisė sė re qė po lindte nė Shqipėri.

    Letėrsi e re?

    Letėrsi qė kishte lindur me Luftėn Nacional-Ēlirimtare por qė fillimet i kishte qė nė brezin e viteve 30. Maleshova shkroi jashtė dhe botoi nė organet antizogiste si "Liria kombėtare" apo dhe nė Gazetėn Dielli. Poezia e tij hyri ilegalisht nė Shqipėri dhe u pėrhap nė rrethet e rinisė.

    Ėshtė njė periudhė e stuhishme edhe pėr intelektualin evropian. Maleshova i kishte rėnė botės qark deri nė vitet '40.

    Mendoni se reflekton poezia e tij lėvizjet e mėdha, vendet ku shkoi dhe njerėzit qė u influencua?

    Poezia e tij ėshtė poezi e angazhuar me temė politike, revolucionare, i drejtohej fshatarėsisė shqiptare nė radhė tė parė, bėnte thirrje pėr kryengritje pėr revolucion, pėr tė rrėzuar regjimin e Zogut, pėr njė Shqipėri tė shkėputur nga kolonializmi italian.

    Njė nga poezitė qė u bė e njohur pikėrisht pėr kėtė ėshtė "Si e dua Shqipėrinė" dhe bashkė me poezitė e tjera qė ishin zėri i aspiratave tė vegjėlisė shqiptare, sepse edhe vetė Maleshova ishte me origjinė fshatare, gjithė kėto e bėnė tė dashur.

    Megjithėse grupi shoqėror qė ai i drejtohet ishte analfabet...
    Dihet qė nė Shqipėri ekzistonin rrethe revolucionare tė majta.

    Maleshova ishte nga udhėheqėsit e emigracionit politik tė majtė qė siē dihet kishte udhėheqės shpirtėror Fan Nolin. Nė programin e kėsaj lėvizjeje mjeti kryesor ishte propaganda. Propaganda nė rastin e Maleshovės qė kishte pseudonimin Lame Kodra, nėpėrmjet letėrsisė do tė realizohej. Veē poezive dhe pėrkthimeve ai shkroi publicistikė.

    Po ta shohim krijimtarinė e tij jashtė kontekstit tė kohės, jashtė kėtij misioni tė propagandės, ēfarė mbetet? Nuk ka ndonjė konfirmim tė kėsaj figure nė njėzet vjetshin e fundit.

    Faji pėr kėtė nuk ėshtė i tiji. Fakt ėshtė qė ai ka shkruar gjithsej 21 poezi qė janė botuar. Ka qenė kėrkues, kishte njė praktikė krijuese tė ngadalė, pa ndonjė babėzitje. Ai ndoqi praktikėn e Nolit i cili shkroi njė album poezish me rreth 18 poezi, qė i shkruante nė raste dhe rrethana tė caktuara. Kėshtu ndodhte pak a shumė edhe me Sejfulla Maleshovėn.
    Mund tė flisni pėr ndikim?

    Padyshim qė mund tė flasim pėr njė ndikim tė poezisė sė Nolit te poezia e Lame Kodrės. Kjo ndihet mė tej edhe te pėrkthimi, te shkolla e pėrkthimit qė krijoi Noli dhe qė Kodra ėshtė dishepulli kryesor si pėrkthyes i poezisė.
    Periudha e pėrkthimit si qėndron?

    Nga tė dhėnat qė kam gjetur unė, rezulton qė vepra e tij e parė qė njohim ėshtė njė poemė e botuar nė italisht me titullin "Kostandini" botuar nė Romė mė 1923. Kėshtu nis krijimtaria letrare e Sejfulla Maleshovės.

    Ai kish mbaruar kolegjin nė Shėn Dhimitėr Korona themeluar nga De Rada, dhe vazhdoi studimet pėr tre vjet pėr mjekėsi. Student, bashkė me Odise Paskalin botoi revistėn "Studenti shqiptar" dhe kėtu botohen poezitė dhe pėrkthimet e para tė Maleshovės. Mė 1924, kur ndodhi Revolucioni i Qershorit, ai braktisi studimet.

    Poemėn e parė e ka shkruar italisht?

    Poema rezulton italisht, shqip nuk e kemi. Ka mundėsi ta ketė shkruar drejtpėrdrejt italisht, nuk jam nė gjendje ta them. Nė periudhėn e emigracionit politik pėrktheu disa vjersha.
    Shijet e tij pėr pėrkthimin, siē tregon kjo antologji, duket se janė kryesisht nga vendet vatra tė komunizmit?

    Po, ai pėrktheu njė vjershė tė njohur revolucionare tė Hajnes, "Punėtorėt e avlėmėndit" tė Hajnes, njė nga vjershat e pakta tė preferuara tė Marksit. Ai pėrktheu "Internacionalen" e Eugjen Potjes, hymni i lėvizjes komuniste ndėrkombėtare qė ėshtė pėrkthyer shumė mirė. Kemi dy variante tė "Internacioanles" njė tė Maleshovės qė ėshtė i pari dhe njė tjetėr tė Petro Markos.

    Pėrktheu vjershėn e famshme tė Gėtes "Mbreti i Tulės" qė e kish pėrkthyer mė parė edhe Ndre Mjeda. Shqipėrimi i Maleshovės ėshtė mė i goditur, mė i qartė, mė harmonik se sa i Mjedės.
    Pėrkthimi pėr qėllime politike, revolucionare. Ēfarė do veēohej nga pėrkthime pėr qėllime estetike, pėr shembull nga Omar Hajami...

    Mė 1946 Maleshova pėsoi goditjen politike, u largua udhėheqja. Mė 1955 u hoq nga Tirana dhe u dėrgua me punė tė rėndomta magazinier nė Ballsh dhe nė Fier. Kjo ėshtė periudha e heshtjes.
    Ju u takuat kur?

    Isha njė nga lexuesit entuziastė tė tij. Kishte njė poezi shumė ritmike, me njė thjeshtėsi sugjestive. E shikoja nė Fier nė vendlindjen time, gjithmonė nė distancė, interesohesha tė merrja vesh ē'bėnte. Ishte njė njeri sportiv, veshur me qillota, kapele republikė ose me shapkė dhe me biēikletė lėvizte.

    Organizimin e vogėl tė punės e bėnte me njė korrektėsi tė admirueshme qė i habiste tė gjithė. Gjėja e parė qė kėrkoi nė atė farė kėndi tė zyrės sė magazinierit, ishte njė portret i Enver Hoxhės. Kur e pyetėn, "po kjo ē'ishte shoku Sejfulla?", ai tha "e kemi udhėheqės tė shtetit, ne nderojmė shtetin".

    Legjendė apo jo?

    Ėshtė e vėrtetė. Pavarėsisht se ai pėrndiqej, fakti qė nuk e futėn nė burg ishte se ai izoloi veten, ishte tip vetmitar. Nė pamundėsi pėr tė botuar krijimtari origjinale ai vendosi tė merrej me pėrkthime nė harkun kohor 20-vjeēar.

    Qe njė rrethanė fatlume pėr tė dhe pėr ne qė u lidh me shtėpinė botuese "Naim Frashėri". Nė vitin '55 e gjeta bashkėpunėtor nė shtėpinė botuese. Vinte ēdo 2-3 muaj tė sillte pėrkthimet. Ishte tepėr i kursyer nė fjalė.

    Kjo praktikė vazhdoi nja dy vjet. Lexoja menjėherė ato qė mė sillte. Ai pėrkthente kryesisht njė poet, rusin Nikolla Nekrasovin. Prej tij pėrktheu "Poeti dhe qytetari" tė cilėn kur e mora nė dorė nė vitin 1955 dukej ta kishte pėrkthyer si pėr veten: poeti qė nuk flet dot dhe qytetari qė nuk mundet tė bėjė gjė.

    Sė fundi, nė Arkivin Qendror tė Shtetit hynė nga arkiva e Ministrisė sė Brendshme disa materiale tė Maleshovės. Kur tė gjithė kishin humbur shpresat se ai nuk paskesh shkruar gjė, u gjetėn 2 poezi pa datė, qė mund tė jenė shkruar nė vitet '50-'60, janė dy poezi satirike ku duken aluzione tė qarta dhe tė fuqishme pėr regjimin e kohės. Aty ndodhet pikėrisht fryma e "Poetit dhe qytetarit" tė Nekrasovit.

    Elsa Demo

    * Ne Foto *

    Bilbil Klosi, Sejfulla Maleshova, Dhimiter Shuteriqi - Grenoble 1940 (France)


    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Per Mod: Mund ta bashkosh me temen Ketu te hapur me pare nga Albo. E gjen ne faqen 8. Flm
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Njė bust pėr Sejfulla Maleshovėn
    Fieri, ku Sejfulla Maleshova jetoi nė internim dhe vdiq i izoluar, e kujton nė 110-vjetorin e lindjes. Tė dielėn, sheshi nė hyrje tė qytetit merr emrin e tij dhe pėrurohet njė bust.
    Sejfulla Maleshova, i njohur me pseudonimin letrar Lame Kodra, pėrfaqėson nė rrjedhat e poezisė shqipe tė gjysmės sė parė tė shekullit XX, emrin e njė prej poetėve me individualitet tė spikatur. Trashėgimia e tij pėrbėhet kryesisht nga njė tufė vjershash, tė cilat u bėnė tė njohura dhe patėn jehonė mes lexuesit shqiptar, sidomos nė brezat e ri, pėr idetė revolucionare e progresive si dhe pėr vlerat cilėsore dhe vokacionin e veēantė. Ai qe dhe mbeti poet deri nė fund, njė krijues me kėrkesa, qė kėndoi ashtu si Fan Noli, nė momente tė caktuara, i frymėzuar nga ngjarjet dhe personazhet e kohės, i prirur pėrherė nga mendimi i pėrparuar i ditės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Po keshtu i kemi humbur te gjithe dhe gjithmone intelektualet NE,ne cdo kohe dhe kemi sot nje Shqiperi Mbyshur vec me IDIOTE ne cdo cep e skaj te jetes.

Tema tė Ngjashme

  1. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  2. Shqipėria
    Nga ClaY_MorE nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 19-08-2010, 05:55
  3. Sejfulla Malėshova
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 03:37
  4. Disa e kundėrshtonin atė
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 21:01
  5. Myslim Islami per Ali Kelmendin dėshmojnė pėr Enver Hoxhėn
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •