Isuf Luzaj
Profesor Emeritus
Ekzistenca dhe Boshesia
Filozofia dhe Shkenca
Metafizika dhe Metalogjika
Shpirti dhe Arsyeja
Isuf Luzaj
Profesor Emeritus
Ekzistenca dhe Boshesia
Filozofia dhe Shkenca
Metafizika dhe Metalogjika
Shpirti dhe Arsyeja
Ne vend te parathenies
-Nje miniere pertej oqeanit-
Dimrin qe shkoi, ne Cikago, ndjeva nje nga ato gezimet e qeruara shpirterore dhe intelektuale, aq te rralla ne kete bote, ku fytyrat e rendomta dhe shpirtrat pa ngjyre nuk kane te sosur. Perpara syve te mi u shfaq nje njeri befasues, nje mendje e gjalle, sa e lindur, aq edhe e selitur prej jetes me tallaze dhe studime faustiane. Gjithcka merrte trajte te kthjellet ne fjalet qe thoshte; ato qe i linte mangut fjala, sakaq, i thoshin syte aty te menduar e aty ne sulm, si syte e nje shkabe. Truplarte, 82-vjecar, me gjithe nje nderhyrje kirurgjikale ne zemer, ai beson se do te rroje gjate, por, te pakten ne dukje, edhe s'e ha fort meraku nese i le shendetin kesaj bote, te cilen e kundron si bote te absurdit
Ne ballin e gjere e te braktisur prej flokeve te binte ne sy mungesa e rrudhave. Mbase, thashe me vete, mbase nga qe ne rinine e tij te pare "mendonjese" a me vone e ka pase mbajtur veth ne vesh nje porosi te Volterit, qe s'di pse m'u kujtua ne ato caste: "Mjere filozofet qe nuk i zhdukin rrudhat duke qeshur!"
Emri i Isuf Luzajt eshte pak ose aspak i njohur ne boten kulturore shqiptare, kurse per brezin tim, thuajse i padegjuar. Atehere, pa fjale, vetvetiu del pyetja: kush eshte dhe c'ngulmon te perfaqesoje filozofi, poeti, prozatori, historiani dhe kujtimtari (memorialisht) Isuf Luzaj? Pas shenjave te para dhe sipas horoskopit te mendjes sime dora-dores pergjigjem: intelektual i realizuar ne shkallen siperore.
Ne qofte e vertete, e verteta do te gezohet si nje foshnje. Ne qofte lajthitje, errare humanum est.
Ka lindur ne Kanine me 1913. Mesimet e para e te mesme i mori ne Vlore e ne Shkoder. Me 1936 u diplomua per Letersi e Filozofi ne Universitetin e Sorbones. Mesues ne Normalen e Elbasanit, ne Liceun e Korces, ne Tregtaren e Vlores.
Me 7 prill i pret pushtuesit me arme ne dore; me tej, pas nje demonstrate antifashiste, burgoset se bashku me 12 studente te tij.
Lirohet nga burgu i Ventotenes dhe me 1943 ne Mukje, si delegat i Ballit per Vloren, mbron tezen e Shqiperise etnike.
Ne dhjetor 1944 nis mergimin biblik: Austri, Itali, Argjentine, Amerike. Merr pjese ne disa kongrese boterore te filozofeve.
Profesor e me pas titulluar katedre ne Universitetet e Indianes e te Illinoisit- ShBA.
Rron ne Cikago, midis librave dhe kujtimeve, ne nje vetmi asnjehere te vetmuar. Mbi shpatullat e tij m'u duk se prej 50 vjetesh (dhjetor '44 - dhjetor '94) mbartte nje gur Sizifi: guri i ndarjes per se gjalli, guri i mallit gjysmeshekullor per dheun dhe druret e vendlindjes, per valet jonike dhe zogjte e malit, per shqiptaret e tij fatlajthitur...
Por le te kthehemi tek ara jone: krijimtaria.
Libri i pare i Isuf Luzajt eshte vellimi poetik Rrefime, botuar ne vitin 1937 me 293 faqe. Autorin e rrasen tre muaj ne burg birucave te Ministrise se Brendshme pas nje kallzimi prapa shpine nen akuzen: poezia Neroni nenkupton Naltmadhnine. Kete liber dhe kete burgosje te nje njeriu te letrave deri me sot e ka mbuluar harrimi. Libri tjeter qe ka pare driten e botimit ne Barcelone me 1955, eshte romani social-politik Lumenjte zbresin te kuq i shkruar ne spanjisht, edhe ky me nje histori me vete.
Po tjeter?
- Ngjitu lart, - me tha profesori kur shkova te piqem me te ne shtepine e tij, ndersa perjashta binte nje bore e shtruar, e pafundme. - Ngjitu dhe shiko me sy e prek me duar jo c'them une, po c'ka atje ne baulet e papafingos.
Shfletoja panderprere, faqe pas faqeje, si i babezitur e gati ne skajet e perhumbjes dhjetera vellime ne doreshkrim! Mijera faqe poezie, mijera faqe filozofi, mijera faqe histori, mijera faqe ditare. Nje biblioteke e tere. Nje miniere e virgjer pertej oqeanit.
Per t'iu qasur paksa permasave reale te ketij personaliteti te shumanshem, shenojme se ne ditaret e tij parakalojne kujtime te drejtperdrejta dhe persiatje per emra te tille, si Fan Noli, Faik Konica, Qazim Koculi, Enver Hoxha, Mithat Frasheri, Lef Nosi, Sandro Petrini, Borhesi, Sartri, Regani... C'est parfait - i shkruante Sartri Luzajt, kur u njoh me trajtimin qe ai u bente mendimeve te tij ekzistencialiste, ne universitetin amerikane.
Profesori na beri ze dhe une me te birin zbritem poshte.
-A eshte i qarte shkrimi? - me pyeti gati me padurim.
-Per mua, po, -ia ktheva.
Dukej sheshit se pyetja e tij kishte brenda vetes nje shqetesim. Ndoshta ate pyetje e bente vete vetedija e tij krijuese, po edhe brenga per fatin e krijeses se tij. Pashe se pergjigja ime e qetesoi disi.
Isuf Luzaj u duk ne letersine shqipe ne fund te viteve '30 dhe pastaj u "zhduk", si nje lume i nendheshem. Ky lume, i ushqyer nga burime te shumta te kulturave, filozofive, fatit dhe pervojave te tij te cuditshme jetesore, i rikthehet me ne fund, ne mbarim te ketij shekulli, hapesirese shqiptare ujeplote e me kumbimin e jehonave qe vijne nga thellesi te panjohura. Ai del nga Harrimi dhe behet Kujtese. Njerez te tille te rralle pasurojne kulturen, perterijne historine. Atyre u shkojne aq shume per shtat fjalet e Getes se madh: "Jetova aq sa punova."
Xhevahir Spahiu
1995
.....Vijon...
Pergatiti per Botim: Xhevahir Spahiu
Recensues: Artan Fuga, Shkelzen Maliqi
Shtepia Botuese DITURIA, 1996
____________________________________
vazhdim:
Kur isha rreth pese vjec, im ate me mesoi abetaren arabe. Ne mengjes heret dhe ne mbremje vone, gjate 3 a 4 oreve mesimi, aty nga mosha 6 a 7 vjec, arrita te lexoja Kuranin. Per shkak te pushtimit italian, ne Vlore e rrethet e saj, nuk u lejua te celeshin shkollat fillore. Ishte nje epoke e erret kur njerezit kujdeseshin me shume per te fituar lirine sesa per te mesuar rinine.
Meqe ishte gjithe diten i lire, im ate nisi te me mesoje gramatiken arabe dhe disa faqe te fjalorit arab. Mesova permendsh syrete, lutje te Kuranit. Kenaqesia e madhe e tim eti ish qe kur i lutej Zotit, duke u falur pese here ne dite, te me vinte mua afer tij dhe une te deklamoja lutjet ne arabisht, duke u ulur e ngritur me nje ritem te perkryer.
Sa me shume lexoja Kuranin, aq me shume me entusiazmonte Libri i Shenjte. Nje dite, aty nga viti 1920, kur une isha 7 vjec, patem viziten miqesore te Hafez Ali Korces, i cili kish qene nxenes i tim eti ne Medresene e Stambollit, rreth viteve 1909-1912. Kur Hafez Aliu i lexoi tim eti doreshkrimet e perkthimit ne shqip te Gjylistanit (Kopshti i trendafilave ose Trendafilishta, sic e quajti ai), une u magjepsa nga bukuria e atyre vargjeve.
Pak dite pasi iku Hafez Ali Korca, na erdhi nje mik tjeter: Sali Myftiu nga Shkodra, edhe ky nje ish-nxenes i tim eti ne Stamboll. Ne vitin 1965 pata rastin ta takoj per te dyten here ne New York Sali efendine, i cili me priti ne shtepine e tij, me dashuri prinderore.
Ne kete kohe na vizitonte dendur nje hoxhe erudit, Shuaip efendi Borshi. Ky zoteri i semure nga tuberkulozi, pas vdekjes se djalit te vetem po nga kjo semundje, ishte mik i perhershem ne shtepine tone, bashke me te dy vajzat e tij. Vajza e vogel vdiq nga tuberkulozi pak dite para marteses. Mbijetoi vetem e madhja, Hasia, qe u martua ne Tatzat me Qani Leskon, mesues ne shkolle fillore. Shuaip efendiu, i entuziazmuar nga perparimi im, filloi te me mesoje gjuhen Persiane (Farsi). Keto mesime te viteve 1917 deri me 1921, kuru cel per te paren here shkolla fillore ne Fushen e Aeroplaneve, mbane shtepise sime, me mesonjes Sulo Cerciz Velaj, keto mesime, afer pese vjet te dendur me gjashte deri dhjete ore ne dite, me familjarizuan mire me te dy gjuhet: Arabisht - Persisht. Njohurite e ketyre dy gjuheve paten disa efekte ne mendjen time:
1. U binda aq thelle ne Fene Islame sa arrita te fanatizmi absurd.
2. U entuziazmova aq shume ne letersite e tyre sa qe me lindi deshira te studioja letersi.
3. Me vlejten shume me vone ne USA per te gjetur pune ne universitet, sepse ishin te rralle amerikanet qe njihnin gjuhet arabe-persiane, sic i njihja une. Ne disa universitete te medha te Amerikes studiohet shume seriozisht filozofia dhe leteresia arabe, persiane, hindu.
Tani, ne burreri te pjekur, ne moshen 51-vjece, mjaft i zoti ne ato dy gjuhe, gjendesha ne pozite te privilegjuar per kandidat titulluar filozofe ne Amerike.
Duke u kthyer prapa ne kohe, ne vitet e foshnjerise sime, 1917-1921, me duhet te pohoj se njohja e ketyre dy gjuheve me kishte mbyllur nje here per nje here horizontin dhe kurreshtjen per gjuhet e leteresise evropiane. Kjo vazhdoi deri me 1927 kur fillova mesimet ne Gjimnazin e Shtetit ne Shkoder.
Nuk po zgjatem ketu, ne kete faze te zhvillimit te ndergjegjes sime, mbasi ne librin Ditari i mesonjesit ne shtate vellime, e kam shqyrtuar procesin evolutive te shpirtit tim qe nga fanatizmi mysliman deri tek ekstaza kristiane gjate studimeve te Teologjise Kristiane qe kreva me perkushtim ne vitet 1945-1947 ne Vatikan.
Vijon...
Qysh ne moshe te papershtatshme per kete lloj kujdesi, duke pare tim ate imam xhamie qe i lutej zotit pese here ne dite, edhe kur ish i semure dhe i lodhur nga pleqeria, fillova te kem shqetesimin shpirteror per problemin e qenies se nje Zoti, mendonjes dhe komunikues me njeriun. Im ate thosh se prova qe Zoti te jep ate qe ti i kerkon, provon dialogun me nje qenie sipernatyrore, fuqiplote, mendonjese dhe krijonjese e Universit, qe profeti e quan ZOT. Me 1940-1942, i internuar ne ishullin e Ventotenes perktheva Kuranin nga nje tekst frengjisht ne shqip. Nje iliro-thrak i paditur, lajmeroi policine dhe me sekuestruan bashke me perkthimin e Kuranit edhe nente kenge te Luftes se Vlores te 1920-es.
Problemi i ekzistences se Zotit m'u kthye ne nje shqetesim shpirteror dhe kur pata raste te volitshme u mundova ta studioj permes filozofeve evropiane dhe aziatike. Gjate qendrimit tim ne Vatikan, 1945-1948, i ngarkuar te katalogoja Biblioteken vigane, sipas sistemit anglez: lende, gjuhe dhe autor e titull libri, pata rastin e pershtatshem te studioja problemin e ankthit tim qe nga Shen Thomai i Acquinas deri ne shekullin tone. Dic mesova si kulture spekulative, porse si vendim Bese, e pohoj me turp qe nuk arrita ne besimin qind per qind te ekzistences se nje Zoti, mendonjes dhe komunikues me femijen e tij: Njerezimin. Nje nga arsyet me bindese dhe me te hidhura qe me kane turbulluar mendimin e Beses ose Beses pa mendim, kane qene atrocitetet hitleriane dhe staliniste qe Zoti i lejoi. Nuk arrija te pajtohesha me ndergjegjen dhe te pranoja nje Zot, ate te njerezimit, kaq cinik, mizor dhe i pakujdesshem per keto lloj tmerresh, si furrat krematore te Hitlerit dhe 219 kampe perqendrimi staliniste, ku eshte provuar qe vdiqen ne moshe te re 40-55 vjec, afersisht 50 milione ruse te pafajshem, gjate viteve 1922-1965.
Me vone, ne vitet 1965-1990, si Titullar Katedre i filozofise ne Universitetin e Indianes, me takoi te jepja kurse metafizike, me tendence katolike per arsye se Saint Joseph College, ish-prone e vellezerve fetare te urdhrit Gjaku i Shenjte (Preziosissimo Sangue).
Keto kurse i kam perkthyer ne gjuhen time ne te shtate vellimet e Ditarit te mesonjesit, ndaj nuk po i perseris ketu, sepse e urrej monotonine qe eshte armikja e harmonise se poezise dhe muzikes, lemenj te arte keta, qe kane qene Feja dhe Besa ime intime.
Ne kete studim do te mundohem te sqaroj konceptin tim per problemin e ekzistences se Zotit dhe te MOSEKZISTENCES se Zotit, qe une e kam quajtur: EKZISTENCA DHE BOSHESIA.
Do te mundohem te sintetizoj qarte qendrimin e te dy filozofive, duke filluar qe nga shekulli yne dhe duke shkuar prap deri te Buda, Konfuci, Moisiu, Sokrati, Krishti, Muhameti, si fetaret dhe ateistet e te gjithe shekujve.
Ekzistencializmi eshte nje filozofi qe lindi nga angushia e deshperimit te Kristianizmit; eshte nje menyre mendimi qe ka mbajtur METAPSIKOLOGJINE Kristiane, ndera braktisi METAFIZIKEN KRISTIANE.
Ndjenja e angushise dhe tmerrit te deshperimit perpara humbjes perfundimtare te BOSHESISE eshte EMBLEMA e kesaj filozofie, qe rrjedh nga frika dhe tmerri I Kristianizmit shekullor, I cili ska mundur te dale dot jashte nga subjektiviteti. Ky ekuacion psikologjike nxjerr ne shesh ALTERNATIVEN, ne mes te NIHILIZMIT HEROIK, I cili afirmon kete FATCAKTIM dhe te nje POZITIVIZMI sentimental qe I largohet atij.
Duhet permendur perkunder disa mendimtareve te ketij fundshekulli se e ashtuquajtura filozofi ekzistencialiste nuk eshte domosdo ATEISTE. Pioneret e ketij korrenti filozofik qene te gjithe kristiane mistike: Agostini, Bonaventura, Paskali, Kierkegardi. Ndodhi me vone qe pas Haideggerit, mendimtaret ateiste adoptuan EKZISTENCIALIZMIN. Me gjithe kete, besimtare te vendosur katolike, protestane, ortodokse, hebrenj, jane flamurtare te EKZISTENCIALIZMIT dhe jane aq te shumte sa jane dhe ateistet.
Ekziston pra, jo vetem nje filozofi ekzistencialiste kristiane, porse edhe nje TEOLOGJI EKZISTENCIALISTE.
Zhan-Pol Sartri eshte perfaqesues ateist. Pike se pari, sepse veprat e tij letrare jane me te lexuarat nga JO-SPECIALISTET sesa te Haideggerit, I cili eshte shume ABSTRAKT dhe I KONDENSUAR. Se dyti, Sartri ka pasur, ka akoma sot, nje ndikim shume te madh ne rinine sidomos universitare, jo vetem ne France, po edhe ne te gjithe Evropen dhe ne te tri Amerikat. Kete te vertete e kam ndier gjalle gjate 35 viteve akademike te karrieres sime ne kontakt te perditshem me ta, ne te dy kontinentet.
Me ne fund Sartri afirmon ATEIZMIN e tij me qartazi dhe ne menyre me mbreselenese sesa ekzistencialistet e tjere dhe mohimin e ZOTIT e ben qarte, e mban me kembengulje dhe e ka thelbin e sistemit te tij.
Per nje koincidence fatoshe te rralle ne jeten time, e njoha, sado qe per nje kohe te shkurter miresine e tij, miresine e tij shpirterore dhe aktivitetin politik te tij, qe deshmon nderin e tij intelektual kur nuk pranoi cmimin e nderit nga Bashkimi Sovjetik.
Me vone; duke studjuar me seriozisht per arsye te punes sime, udheheqesit e mendimit perendimor: Laibnic, Nice, Spinoza, Haidegger, Sartri, Kroce e te tjere, pesova nje krize ne kriterin e mendimit tim. Frojdi me dha plumbin e meshires ne besimin tim fetar arabo-cifut. Ai arriti ne perfundimin diametralisht te kundert me boten time metafizike. Ai tha se besimi tregon te gjitha karakteristikat qe ne psikologet I quajme ILUZION.
Kerkoja te gjeja ndihme ne SUMMA TEOLOGICA te Thomait nga Akuini, porse erresira e ABSTRAKTIT te tij dhe perfundimet e shpejta te paracaktuara per te provuar tezen e tij, me shume me deshperuan, sesa me ndihmuan.
Pika e fundit e besimit ne Zotin nuk eshte vetem sei ngjan nje iluzioni foshnjor, thote Frojdi, porse me e dobeta eshte se, duke pasur dikur nje rol te rendesishem ne jeten e njerezimit, eshte ngritur mbi te gjitha mendimet shkencore per te zoteruar te ardhmen e njerezimit. Mendimtari katolik Zhak Mariten pranoi qe moraliteti I lumturise kristiane shume here merr karakteristikat e ILUZIONIT frojdist.
Neotomistet e pranuan se morali eshte shkenca qe e drejton njeriun drejt nje perfundimi te lutmur.
Bluajta shume kohe ne mullirin tim kete perfundim: ne qofte se ne e konsiderojme lumturine ne thelbin e vertete te saj, si dicka te krijuar, si dicka qe ekziston ne arritjen e kenaqesise ne fund te jetes, atehere cfare ndryshimi mund te gjejme nga HEDONIZMI?
Thomai thote se ka nje ndryshim te madh ne mes te HEDONIZMIT dhe lumturise se beses, sepse ne dallojme natyren e lumturise shpirterore dhe te kenaqesise se mishit e te gjakut.
Arrita ne perfundimin qe ne analize te fundit, doktrina e Thomait bazohet ne parimin helenik te beses, se perfeksioni I njeriut eshte lumturia. Kjo shpie ne perfundimin qe te deshiroje lumturine eshte qe njeriu te arrije qellimin e tij.
Sipas filozofeve katolike, lumturia bazohet ne BESEN dhe vjen nga BESA.
Mirepo duke I ndenjur besnik logjikes, as besimi as mosbesimi, nuk mund te shpjegohen me ane te BESES.
Vetem nje besimtar I vendosur mund te pohoje qe besa e tij mund te jape shpjegim e llogari te eksperiences se tij fetare.
Po ashtu, vetem ateisti mund te thote ceshte ATEIZMI dhe ceshte eksperienca e tij logjike qe e shpie ne kenaqesine e zbulimit te se vertetes, te cilen ai e beson.
Po te studiojme filozofine e Historise, do te shohim qarte se per arsye te relacionit te imte ne mes te shoqerise dhe te besimit, ateizmi eshte shfaqur si kundershtari I besimit, si nje besim I perkufizuar mire, si nje armik I besimit ne fuqi ne ate shoqeri njerezore, ne ate kohe, ne ate vend.
Ky mendim na sqaron paradoksin aparent qe disa nga gjenite e mendimit boteror qene akuzuar si ateiste nga shoqeria e kohes se tyre dhe denuar me vdekje si p.sh. Faraon Akhenaten, Sokrati, Krishti, Muhameti, Mahatma Gandi.
Ateizmi I kohes sone, ne popujt e qyteteruar te Kristianizmit dhe ne disa popuj te Islamit, eshte ndryshe nga ateizmi I koheve te shkuara dhe te Qyteterimeve te lartpermendura. Ka arritur te sundoje nje pjese te madhe te filozofeve dhe nje pjese te konsiderueshme te popujve. Intelektualet qene te paret qe gjerben filozofine ateiste si dhe Evolucionizmin; pastaj hyri dhe borgjezia duke vazhduar ata dhe, tani, pas Luftes se Dyte Boterore, ateizmi ka arritur deri te fshataret pothuaj analfabete.
i dont know do you, ( pse i mbyll msg private)
"Biologically speaking, if something bites you it's more likely to be female."
Nje faqe tjeter prizmi I karakteristikes se ateizmit modern eshte se shumica e aderuesve te tij qe pohojne te jene ateiste, jane te tille jo vetem persa I perket nje besimi te dhene te ambientit ku jetojne, porse, absolutisht nuk besojne ne ekzistencen e nje Zoti ne asnje nga filozofite fetare. Ata proklamojne autonomine absolute te njeriut dhe e konsiderojne BESEN armike te natyres. Per te paren here ne Historine e njerezimit, filozofite po munodhen te ndertojne nje qyteterim natyral pa referenca te asnje lloj trashendence. Kete paradoks, do ta shpjegoj qarte ne kete studim.
Ateizmi modern eshte kretesisht dhe perpikerisht antikristian, sepse besimin kristian ai e sheh si nje pengim absolut per te arritur ne lumturi. Edhe Marksi e Frojdi e drejtojne kritiken e tyre jo pikerisht kunder JUDAIZMIT sa kunder Krishterimit dhe qe te dy ishin cifute. Ata e opozojne krishterimin me fuqine e qyteterimit si demtues te ketij per te arritur ne zgjimin e popujve ne nje MOSBESIM total.
Disa reformiste te Krishterimit qe jane munduar ta korigjojne per ta perfeksionuar besimin, kane arritur ne humbjen e beses.
Si Zvingli, Kalvini dhe Luteri te deziluzionuar nga Kisha, duke kerkuar ndihme ne besimet orientale si ne Budizmin e te tjere, kane mbaruar duke humbur cdo cikendi BESE, qe pasardhesit e tyre I shpune ne ATEIZEM. Por as ne ateizem nuk u gjet lumturia. Synimi im ketu eshte te studjoj kete lloj ateizmi filozofik te bazuar ne arsye si MARKSIZMI, RACIONALIZMI, dhe EKZISTENCIALIZMI dhe ato ide qe mblidhen te Nice, Malro ose Kamy.
Keto dy grupe qe proklamojne mosbesim ne FE, dhane shpjegime te ndryshme njeri nga tjetri. Do tI sqarojme keto pikepamje me ato te Sartrit, Haideggerit e te tjere, te perballur me problemin e BESES. Do te studjojme edhe ateistet neurotike pa dashur te pohojme qe ATEIZMI eshte NEUROTIKE. Gjate Luftes se Dyte Boterore, duke degjuar krimet e Hitlerit dhe te Stalinit, duke pare padrejtesite e medha te popujve nga ideologjia fasle-utopia e komunizmit, duke qene vete nje nga luftetaret per demokraci qe po e humbisnin kauzen e lirise nga plogeshtia mendore e popullit iliro-thrak dhe asnjanesia e disa intelektualeve qe prisnin te shihnin nga do anonte kandari, duke pare spektatore indiferente fetaret kristian dhe teveqela, fetaret myslimane, arrita ne nje cast KRIZE shpirterore, duke u bindur se nuk ekziston nje Zot.
Kur me 1945 lashe Atdheun dhe ne Itali, France, Gjermani dhe Angli pashe me syte e mi, preka me duart e mia, degjova me veshet e mi shpirtin e ketyre popujve, mu forcua me shume thenia e Engels Lenin qe besa, feja jane opiumi I popujve. Pohoj me turp qe ne disa caste dobesie e ndjeja veten te penduar q enuk mora pjese ne anen komuniste te luftetareve antifashiste e qe luftova si atdhetar antiokupator fashist-nazist ose komunist, megjithese ky I fundit nuk ishte pushtues, por nje kukull e Beogradit qe vete ishte kukull e Moskes.
Kjo krize mendimi u shnderrua ne nje krize nervash qe keqesoi shendetin tim si fizik dhe shpirteror per nje kohe te gjate. Ne ate kohe, ne fillim te vitit 1945, kjo krize nervash me bindi te shkoja si degjues ne kongreset komuniste italiane dhe franceze. Per te perligjur refuzimin e tyre ndaj besimeve dhe kristianizmit, disa oratore sillnin ne mbeshtetje te ateizmit te tyre idete e Harinaklit, Fojerbahut, Nices dhe Benedeto Kroces.
Kur hyra ne Vatikan, per te shpetuar nga kerkesa e Stalinit, I cili kerkonte rikthimin ne Atdhe te dhjete shqiptareve te akuzuar per krime lufte dhe qe per cudine time, une isha I dhjeti, megjithese nuk kisha marre pjese ne luften vellavrasese, atje ne Universitetin Gregorian te Romes, duke dhene kurset per Filozofine frenge te shekujve 16-17, me zuri nje tjeter krize nervash, e kundert me te paren. Studimi I Kantit dhe Lajbnicit, sidomos Monadat e ketij te fundit qe me lodhen me shume se Kritika e Arsyes e te parit, me happen syte ta kuptoja filozofine jo si nxenes sa per te kaluar klasen, si ne SORBONE me profesoret pleq, por ta pervetesoja Filozofine me kritere te shendosha dhe ta shtrija nen kritiken time subjektive dhe objektive.
....................np.....................![]()
"Biologically speaking, if something bites you it's more likely to be female."
Njė pasqyrė shumė interesante e jetės sė njė njeriu pėrmes filozofisė. Mė ka rėnė rasti tė lexoj njė tjetėr shkrim tė kėsaj natyre, tė njė filozofi tė madh siē ishte Isaiah Berlin. Dhe rezultati tek unė ishte vetėm kjo : mahnitja dhe respekti.
Ju pėrgėzoj Veshtruse pėr punėn e shkėlqyer qė po bėni.
Krijoni Kontakt