Pergezime per temen qe me zgjoi shume interes. te njejten pyetje ia kam bere une vetes sime per nje kohe te gjate dhe nuk munda te pergjigjesha.
Aktualisht studioj ne Londer per higjene dentare dhe se shpejti ne shtator shpresoj te filloj stomatologji ne nje nga universitetet me te njohur te Londres.Gjate 15 muajve te fundit kam patur mundesine te praktikoj temat qe studioj ne nje klinike dentare.
Jam shume dakort me mendimin e Albo dhe si studente ne londer arrij te kuptoj thelle ndryshimin e formimit te korrikulumit baze te lendes perkatese.
Eshte i vertet fakti se shkollat shqiptare kane nje bazament te trashe te njohurive te pergjithshme, por per arsye te ndryshme nje perqindje shume e vogel e ketyre njohurive arrin te merren nga stuidentet shqiptare.
Nje mangesi e thelle eshte edhe praktika e lendes perkatese, gje qe e ben studentin te ndihet pa profesion qe prej dites qe diplomohet.
Une personalisht arsimin e mesem e kam kryer ne nje kolegj privat ne tirane ku lendet jane zhvilluar ne gjuhen angleze. Fakti i zoterimit te gjuhes dhe zhvillimit te me shume se 15 lendeve te ndryshme mesimore me ndihmoi shume ne arritjet e mia deri me sot.
Te gjitha keto mund te arrihen edhe ne shkollat shqiptare por mendoj se do te duhet akoma me shume pune dhe kohe.
Persa i perket jetes shoqerore dhe sociale, edhe shqiperia si cgo vend tjeter i botes ka karakteristikat e saj, ku mund te gjejme edhe bukuri te rralla. Gjithashtu klima nuk mund te mohohet.
Jam e sigurte se jeta studentore shqiptare ofron shume edhe per te huajt, por nje veshtiresi me vete qendron edhe gjuha qe do te komunikojne.
Per sa i perket anes financiare, nuk mund te jam opinion te sakte pasi eshte dicka qe ndryshon shpesh dhe shpejt , por mundesia e punedhenies eshte shume me e vogel se e vendeve te tjera.
Perfundimisht do ta kisha te veshtire ti ofroja dikujt mundesi studimi ne shqiperi, por shume e lumtur do tu ofroja rivieren shqiptare per te pushuar.
Duke shpresuar brezi yne do te ndryshoje gjendjen aktuale te vendit tone, edhe une ju pershendes nga Londra.
E sotmja, mesim i se djeshmes:
E nesermja, mesimi tjeter