Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Go albos!! :)


    Marre nga Korrieri

    Oriola Islami, balerine e pare ne Broduei
    E Marte, 21 Dhjetor 2004

    Asistente koreografe ne "Royal Opera House" te Londres, ka dhene shfaqje ne Angli, Japoni, Kore, Gjermani e ne shume vende te tjera. Stacioni i fundit i balerines shqiptare eshte ne Broduei (Nju Jork), ku interpreton si balerine e pare ne shfaqjen "Movin Out". Si mberriti deri aty, emocionet dhe triumfi i pa publicizuar nga Oriola Islami

    Rastesia eshte mbret i botes. Dhe nje e tille te con dhe ne Broduei, te ve ne skene dhe te jep statusin e balerines se pare. Ne fakt eshte vertet shume per tu quajtur thjesht rastesi. Amerika eshte vendi i shanseve te dyta, ndryshe nga Broduei, ku shansin uinkal e kane vetem me te miret. Oriola Islami ka pare ti ndrise fort ylli i saj, ku pas Londres ka arritur te shfaqet ne nje nga skenat me prestigjoze te botes. Ajo nuk eshte nje balerine qe shfaqet ne rradhet e fundit, por nje soliste e mirefillte, qe suksesin e saj nuk e ka shperfaqur ne media, por ka mundur ta konsumoje vetem me familjaret dhe miqte me te afert. Te interpretosh ne Broadeay per nje balerin eshte si te interpretosh ne Hollivudit per nje aktor. Shume prane Time Square, ne Manhatan te Nju Jorkut gjendet Teatri Richard Rodgers, ne te cilin vihet ne skene nje prej shfaqjeve me te suksesshme te ketyre viteve te fundit ne Broduei. Fituese e dy cmimeve Tony, me koreografi te Teyla Tharp dhe muzike te Billy Joel, shfaqja "Movin Out", ne te cilin interpreton edhe Oriola, eshte nje shfaqje biletat e se ciles shiten disa muaj perpara e qe nga revista Times eshte cilesuar si shfaqja numer nje e vitit! e nga New York Times si "nje portret i shkelqyer i ketij brezi amerikan!".

    Si ju duket Nju Jorku?

    Me pelqen shume, por akoma nuk kam pasur rastin ta vizitoj tamam. Njoh vetem zonen teater-shtepi (qesh), ndihem pak vetem sepse eshte qytet shume i madh, jo se Londra ku kam jetuar nuk eshte kaq gjigande, por nuk e di...ndoshta nga qe sapo kam ardhur. Oh! Metroja ketu ishte shume e piset. Me beri shume pershtypje.

    Pra...hera e pare ne Nju Jork?

    Po

    Hera e pare ne Nju Jork, hera e pare ne Broduei, balerina e pare? Si ndodhen te gjitha keto te para?

    Komplet rastesisht...

    Si shumica e gjerave me te rendesishme ne jeten tone!

    Kur beheshin provat per balerine ne Londer, nje miku im me thote qe ta provoj njehere se ku i dihet, por une nuk e kisha me qejf. Sidoqofte ma mbushi mendjen dhe vajta ne konkurim. Aty ishin me qindra vete, por une nuk kisha emocione, sepse nuk e di, por nuk e kisha edhe me aq qejf ose ndoshta ngaqe nuk prisja te ndodhte ndonje gje. Kur mbarova kercimin pashe qe koreografja kishte ne duar foton time dhe kerkoi rezumene...aty fillova te dyshoj qe mund te me kishin pelqyer e me filluan emocionet. Ne fund te konkurimit na thane qe te prisnim per pergjigjie deri ne gjashte jave nga dita e konkurimit.

    Gjashte jave?!

    Po. Na thane te prisnim gjashte jave. Provat apo sic njihen ketu 'auditions' jane vertet te lodhshme. Nje here ne nje prove, nje koreograf per te mos ofenduar ata qe nuk do zgjidheshin per shfaqje tha: "Ndonjehere ata me skandalozet zgjidhen per te kercyer e ata me te miret jo. Me vjen keq per ju me te miret, qe po ju le te ikni, por keta skandalozet jane tamam per shfaqjen time. Fale Zotit une isha nje prej skandalozeve qe fituan ate dite ne prove.

    Pas sa javesh ju telefonuan?

    Te nesermen, nje dite pas provave konkuruese, mora nje telefonate nga asistentja e Twyla Tharp, koreografes se shfaqjes e cila me thote qe duan te me shohin ne Nju Jork.

    Nderkohe ju keni udhetuar ne mbare boten me pjese baleti...

    Une kam punuar si asistente koreografeje ne "Royal Opera House" te Londres, kam dhene shfaqje ne Angli, Japoni, Kore,Gjermani e ne shume vende te tjera, aq sa kur shkova per te marre vizen ne Ambasaden Amerikane me thane: "Gjej nje vend ne pashaporten tende dhe ne do ta veme vizen". Sepse nuk kishte ngelur me vend nga stampat dhe vizat e ndryshme.

    Cfare ndodhi kur mberritet per prove ne Nju Jork?

    Kur erdha ketu dhe bera proven me thane ekzaktesisht Kjo eshte kontrata te cilen do ta firmosesh!, pasi e kishin vendosur tashme qe do te isha balerina e re. Ne te gjithe trupen e shfaqjes vetem une dhe nje djale nga Kanadaja nuk jemi amerikane.

    Si u ndjete ne shfaqjen e pare qe dhate ne Nju Jork?

    Plot emocione. Kisha vetem dhjete dite qe beja prova, nderkohe qe te tjeret kishin nje vit me kete shfaqje, e per me teper ne momentin e fundit me nderruan edhe partneret. Po kur shfaqja mbaroi duartrokitjet e shumta dhe ngritja ne kembe e njerezve me bene te ndihem jashtezakonisht shume mire.

    Sa here keni shfaqje ne jave?

    Une interpretoj nje here ne jave dhe dy here ne javen e fundit te cdo muaji, nderkohe qe shfaqja eshte e perditshme.

    Do tentosh te ngjitesh ne skenen e American Ballet Theatre te Nju Jorkut?

    Jo. Ndoshta mund te ndodhe, qe te me jepet rasti per te interpretuar ndonjehere aty, por me pelqen ketu ku jam, eshte me kendshem, sepse ne "A.B.T" gjithcka eshte me serioze. Ketu jam duke e shijuar plotesisht cdo minute.

    Pergatiti: Elbino Llalla

  2. #2
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Oriola Islami, shqiptarja e parë që shkeli Broadway-in!!

    Rruga nga "Royal Opera House" drejt New Yorkut


    Nga Gazeta
    Panorama




    Është e para shqiptare e ngulitur në Brodway-in e Frank sinatres. Ylli i ka shndritur mjaft fort dhe e ka ngritur ne nje nga skenat ku interpretojne me te miret e botes , pas siksesit ne "Royal opera house" ne Londer , si asistente koreografe. Madje ka vetem pak kohe qe ka nenshkruar nje kontrate nje vjecare me kete teater. Ne Shqiperi shume pak e njohin pavaresisht se ka pushtuar skenat e Gjermainse , Frances , Japonise , Azerbaxhianit, Britanise se Madhe , Korese dhe se fundi ne NY . Balerina shqipetare Oriola Islami , shenohet si e vetmja shqiptare ku interpreton si soliste ne rradhet e Brodway-it ,ne shfaqjen "Moving out". Tashme shprehet se interpreton nje here ne jave dhe dy here ne jave ne fund te cdo muaji. 29 vjecarja eshte nje soliste e mirefillte edhe pse suksein e saj nuk e ka bere publike media. Oriola Islami mban dy cmime Tony , me koreografi te Teyla Tharp dhe muzike te Billi Joel.

    Ka dale nga bankat e shkoles "Jordan Misja" , Islami ka studiuar ne te njeten klase em balerinat shqipetare qe kane pushtuar skenat italiane , me Kleidi Kadiun dhe Ambeta Toromanin. Per te kane shkruar mediat e Britanise se Madhe , Ne janar te ketij viti Islami eshte shprehur ne nje nga mediat amerikane se do te ngjitet ne skenen e famshme te artit dhe te kultures ne Brodway. Tani eshte balerina e pare shqiptare e perzjedhur si kercimtare me nje baze shume te forte klasike.

    "Ndjehem shume e lumtur nga momenti i marrjes se lajmit , mbas konkurimit perzjedhes me koreografen Teyla Tharp . Ishte nje konkurim teper i veshtire dhe shume i rendesishem per mua" , eshte shprehur Oriola ne nje gazete shqipetare ne Angli. Ka konkuruar midis 300 vetave , ku zuri vendin e pare dhe mbas saj ishte Teyla Tharp e cila i dha edhe lajmin . Nderkohe ata i kane propozuar Orioles te shkoj ne NY per te dhene nje sesion provash perpara producentave amerikane."Kjo u be per tu treguar se fituesja eshte e merituar per shfaqjen "Moving out"
    Persa i perket pjesmarrjes ne shfaqje ka qene thjesht nje rastesi . nji miku i saj i tha te shkonte te rregjistrohej , mgjths nuk kishte deshire sepse e dinte se konkurimi ishte teper i forte dhe nuk do te fitonte.

    Kontrata ne Brodway.


    Eshte nje nga kontratat me te rendesishme per Oriolen . "Eshte vertet e mrekulueshme te punosh per Teyla Tharp , ajo eshte nje koreografe e cila ka punuar me yjet e baletit boteror, nje nder ta eshte Bereshinkov , nje nga balerinet me fame ne bote." tregon balerina shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka interpretuar ne shfaqjen "Moving out" , biletat e se ciles jane shitur muaj me pare. Ndersa nga kritikat amerikane kjo shfaqje eshte konsideruar si shfaqja numer nje e vitit. Ndersa "NY Times" e ka cilesuar si portetin me te mire te brezave te saj. Aktualisht interpreton ne shfaqje te ndryshme , por tregon se eksperiencen me te mire e ka ne "Royal Opera House". "Kam punuar aty me artiste te ndryshem nga te cilet kam mesuar shume " tregon Oriola



    Pasaporta

    Emri: Oriola
    Mbiemri: Islami
    Vendlindja: Tiranë
    Kombësia: Shqiptare
    Vjeç: 29
    Gjatësia: 172 cm
    Sytë: Kafe e errët
    Flokët: Të zeza



    White_Angel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-03-2005 më 04:23
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  4. Skandali i ambasadorit shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  5. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •