Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA: Pastrim parash në Bankën Kombëtare Shqiptare

    Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin. Shqipëria, vend me rrezik potencial për pastrimin e parave të krimit

    "Pastrim parash në Bankën Qendrore"

    Raporti, dyshime mbi pastrimin e parave, përmes blerjes së bonove të thesarit në Bankën e Shqipërisë

    Ened Janina

    TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit etiketon Shqipërinë si një vend me rrezik potencial për pastrimin e parave me prejardhje kriminale. Sipas një raporti të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, organizata të ndryshme kriminale e përdorin Shqipërinë si një bazë për të zhvilluar më pas aktivitetin e tyre në të gjithë Europën. Më pas, paratë rikthehen në Shqipëri, ku investohen në biznese të ndryshme dhe humbin prejardhjen e tyre origjinale, aktivitetin kriminal. Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij të publikuar vetëm pak ditë më parë ka bërë edhe sugjerimet përkatëse, për të përmirësuar legjislacionin kundër pastrimit të parave.
    Raporti
    “Si një vend tranziti për trafikun e drogës, armëve, kontrabandës dhe atë të qenieve njerëzore, Shqipëria mbetet një vend me rrezik shumë të madh potencial për pastrim parash të pista. Burimet kryesore të kriminelëve janë trafiqet e drogës, grabitjet, shfrytëzimi dhe trafikimi i prostitucionit, trafikimi i armëve dhe i makinave si dhe vjedhja me anë të shpërdorimit të detyrës”,- thuhet në raportin e Departametit Amerikan të Shtetit. Sipas këtij raporti, në Shqipëri nuk mungojnë as rastet e evazionit fiskal, krimeve që lidhen me taksat si dhe falsifikimi i parave. Në raport citohet se grupime të ndryshme kriminale e përdorin Shqipërinë si një bazë të operacioneve të tyre, që kryhen në vende të tjera të Evropës. Ky aktivitet kriminal u sjell atyre përfitime shumë të mëdha financiare, të cilat rikthehen shumë lehtë në Shqipëri. “Burimet financiare nga këto aktivitete kriminale pastrohen shumë lehtë në Shqipëri për shkak të kontrolleve shumë të ulëta që ka qeveria vendase. Pastrimi i parave dyshohet se kryhet nëpërmjet investimeve në pasuri të paluajtshme dhe projekteve të biznesve të ndryshme për zhvillim. Në raport thuhet që ka dyshime se pastrimi i parave kryhet edhe nëpërmjet blerjes së bonove të thesarit prej Bankës së Shqipërisë nga individë, nëpërmjet transanksioneve të parregullta”, -thuhet në raport. Sipas raportit, kontrollet doganore dhe bankare për transferta të mëdha parash besohet se nuk janë aspak efektive, për shkak të korrupsionit që mbizotëron në këtë fushë.
    Ekonomia, me para “kesh”
    “Ekonomia e Shqipërisë është kryesisht e bazuar në paratë “kesh”. Ende rreth 80% e transaksioneve ekonomike kryhen me para në dorë dhe kjo i krijon një lloj vështirësie policisë, për të kryer hetime në lidhje me pastrimin e parave. Transaksionet elektronike janë relativisht të rralla, por ato po rriten me shumë shpejtësi, pasi një numër i madh bankash po përdorin këtë teknologji”,- thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Shqipërinë. Duke cituar Bankën e Shqipërisë, raporti pohon se 26% e parave qarkullojnë jashtë sistemit bankar, ndërkohë që në vendet e tjera të Europës Lindore dhe Qendrore kjo shifër është rreth 10%. “Deri në vitin 2004, edhe vetë qeveria shqiptare i ka paguar punonjësit e saj me para në dorë, por tashmë një numër jo i vogël institucionesh kanë filluar të përdorin sistemin elektronik të pagesës”,-thuhet në raport. Deri në fund të vitit 2005, të gjithë institucionet e qeverisë duhet të kthejnë sistemin e pagesës me sistemin elektronik. “Në Shqipëri ka 16 banka, por vetëm shtatë prej tyre mund të konsiderohen si kryesore. Edhe pse ka pasur përpjekje për të sensibilizuar njerëzit që të përdorin sistemin bankar rezultatet nuk kanë qenë shumë të mira”, -thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

    INVESTIME
    Paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive kriminale dyshohet se pastrohen në Shqipëri, nëpërmjet investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme. Të paktën kështu thuhet në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit

    PROJEKTE
    Projektet e ndryshme të biznesit për zhvillim, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, janë një rrezik potencial për pastrim parash. Sipas raportit, edhe pse ka shumë ligje për parandalimin e këtij fenomeni, kontrolli i institucioneve shtetërore është i dobët

    BONOT
    Sipas raportit, ka dyshime që pastrimi i parave bëhet edhe nëpërmjet blerjes së bonove të thesarit nga Banka e Shqipërisë. Kjo mënyrë e pastrimit të parave, sipas raportit të SHBA-së dyshohet se bëhet nëpërmjet transaksioneve të parregullta

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17
    Reagojnë drejtuesit e Bankës së Shqipërisë pas akuzës amerikane për pastrim parash

    Banka: Raporti USA, jo i saktë

    Ridvan Bode: Me interesat e bonove po bëhen pazare


    Amerikanët gënjejnë. Kjo është mbrojtja e Bankës së Shqipërisë ndaj akuzës së Departamentit të Shtetit për pastrim parash.

    Duke shfrytëuar edhe përfaqësuesin e FMN-së si këshilltar i bankës, vartësit e guvernatorit kanë deklaruar dje se, sipas raportit banka nuk mund të bëjë pastrim parash. Departamenti i Shtetit, në faqen e internetit, www.state.gov, thekson se “blerja nga ana e individëve, të bonove të thesarit stimulon pastrimin e parave”. Sipas Louise N. Sanfelice, përfaqësuei i FMN-së në Bankën Qendrore. “Procesi i blerjes së bonove të thesarit bazohet në ligjet shqiptare, që janë sipas standardeve ndërkombëtare dhe Banka Qendrore është përgjegjëse vetëm për raportimin e transaksioneve të dyshimta, për pastrim parash apo financim të terrorizmit”. Të njëjtën gjë përsëriti edhe Marlan Gjermeni, drejtor i Operacioneve Monetare.
    Por, Ridvan Bode dhe Jozefina Topalli mendojnë se ka mundësi që me bonot të bëhen allishverishe. Bode theksoi në deklaratën e tij se bonot e thesarit shiten edhe me intersa të ndryshme. Një akuzë tjetër kjo shumë e rëndë. Por akuza u përgënjeshtrua menjëherë nga të akuzuarit e Bankës së Shqipërisë. Përfaqësuesit e PD-së thanë se ka mundësi dhe hapësira ligjore që të bëhet pastrim parash me bonot e thesarit. Ekonomisti Bode ishte i sigurt për këtë. Në fakt, reagimi i Bankës së Shqipërisë, megjithëse përpiqet të shfajësojë veten nga pastrimi i parave, nuk e mohon plotësisht mundësinë. “Banka raporton mbi blerjen e bonove me vlerë mbi 2 milionë lekë të individëve, pranë Drejtorisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave. Në BSH regjistrohen të gjitha veprimet si në bankat e nivelit të dytë dhe për më tepër, për shumat mbi 2 milionë lekë mbahen regjistrime të veçanta mbi burimin e tyre.” Sipas drejtuesve të BSH-së, “bonot e thesarit blihen në shumicën e tyre nga bankat e nivelit të dytë, ndërsa individët zënë vetëm 6 për qind të totalit të blerjeve” Bonot e thesarit emetohen nga qeveria dhe Banka e Shqipërsë është vetëm “shitësja” e tyre. Në këto kushte edhe mundësia e implikimit të saj nuk është shumë e madhe. Por fakti që banka raporton për blerjet me mbi 2 milionë lekë, nuk do të thotë se pastrimi i parave nuk ndodh. Kjo do të thotë vetëm se banka njofton për të gjitha rastet qeverinë.



    Çfarë thuhet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit

    Money laundering is believed to be occurring through the investment of tainted money in real estate and business development projects, and through other means, including the direct purchase of treasury bills from the Central Bank by individuals in unregulated window transactions. Customs controls on large cash transfers are not believed to be effective, due to lack of resources and corruption of Customs officials.

    Pastrimi i parave besohet se kryhet nëpërmjet investimit të parave të pista në pasuri të patundshme dhe në projekte për zhvillimin e bisnesit, dhe nëpërmjet rrugëve të tjera, përfshirë këtu edhe shitjen direkte të bonove të thesarit nga Banka Qendrore, individëve në transaksione të parregullta financiare. Kontrolli i doganave ndaj transfertave të shumave të mëdha cash, mendohet se nuk është efektiv për shkak të mungesës së burimeve dhe korrupsionit të zyrtarëve të doganave.



    Si mund të pastrohen paratë

    Mundësia e parë e pastrimit të parave, pra e ligjërimit të tyre është blerja direkte e bonove të thesarit. Kjo sipas Bankës së Shqipërisë është e pamundur, sepse nuk mund të blesh më shumë se 2 milionë lekë bono, pa deklaruar mënyrën e fitimit të parave. Por bonot e thesarit mund të rishiten. Kështu, blerjen direkte mund ta bëjë një person, i cili i ka të ligjshme, psh. 10 milionë dollarë. Ai tregon rrugën e fitimit të këtyre parave dhe kjo rrugë është konform ligjeve. Por më pas, pas disa kohësh, ai mund të rishesë bonot. Pra mund të rishesë vlerën e bonove, që ka blerë. Ky veprim ka shumë mundësi të mos kontrollohet nga qeveria. Kjo mund të përbëjë, sipas ekonomistëve, një mundësi për pastrimin e parave.



    Çfarë janë bonot e thesarit


    Bonot e thesarit emetohen nga qeveria. Ato shërbejnë për të financuar deficitin e buxhetit. Pra, për të balancuar mungesën e të ardhurave me shpenzimet e qeverisë. Bonot e thesarit shiten nga Banka Qendrore. Shumicën e bonove, rreth 96 për qind e blejnë bankat e nivelit të dytë. Deri para privatizimit, Banka e Kursimeve blinte më shumë se 2/3 e bonove, që emetonte qeveria. Bonot e thesarit kanë një interes më të madh se sa depozitat e kursimit. Ato mund të blihen vetëm me lekë dhe kanë afat maturimi, 3-6 dhe njëvjeçar.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348

    Korrigjohet Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, Hiqen rreshtat "BSH pastron

    TIRANE (25 Mars) - Departamenti Amerikan i Shtetit korrigjon raportin Nderkombetar mbi Strategjine per Kontrollin e Narkotikeve, ne pjesen ku flitet per Shqiperine. Departamenti ka hequr nga raporti, nje paragraf ku thuhej se nje nder menyrat e pastrimit te parave te pista ne Shqiperi, eshte ajo e shitblerjes te bonove te thesarit, nga Banka e Shqiperise, nepermjet transaksioneve te parregullta. Ndryshimi i raportit eshte i dukshem ne faqen e internetit te Departamentit Amerikan te Shtetit me adrese www.state.gov, ku nga sot paragrafi ne fjale nuk figuron. Lajmi per korrigjimin e Raportit te Departamentit, u konfirmua zyrtarisht nga ambasada e SHBA ne Tirane, e cila njofton ne faqen e saj ne internet se "Gjuha ne raportin NSKN te Marsit 2005 mbi Pastrimin e Parave eshte korrigjuar per te fshire referimin ndaj perdorimit te mundshem te blerjeve te bonove te thesarit prane sporteleve te Bankes Qendrore, si nje mjet per pastrimin e parave. Ky ndryshim pasqyron te kuptuarit tone te tanishem te veprimtarive te Bankes Qendrore ne kete drejtim" - thuhet ne njoftimin e ambasades. Paragrafi i hequr tashme ne Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit shkaktoi reagime, ne media dhe ne skenen politike shqiptare. Opozita deklaroi se pastrimin e parave eshte e perfshire edhe qeveria nderkohe qe perfaqesues te BSH dhe FMN sqaruan pozicionin e ketij insitucioni, duke kundershtuar ato qe thuheshin ne raport mbi rolin e Bankes ne pastrimin e parave te krimit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    Te ben pershtypje fakti se thuajse ne gjithe ceshtjet e kontestuara,
    si nga pozita, ashtu dhe opozita, opinioni i faktorit nderkombetar
    perben pisten lehtesish me te dukshme e te besueshme per te arritur
    synimet prej seciles pale.

    Edhe ceshtja e bankes nuk ben perjashtim - theniet e kundertheniet
    mbeten ne ate kuader, dhe thelbi i ceshtjes - a perdor banka bonot
    e thesarit si lavatrice parash te pista - kjo mbetet e pasqaruar.

    Mos pritet qe te vije Dpt. i Shtetit Amerikan qe te beje hetim per te
    verteten? Ai Departament ben demarshe kur nga ajo veprimtari preken
    drejtperdrejte interesat e SHBA-se dhe e qytetareve te saj.

    Perse nuk ndermarin vete Shqiptaret veprime per te nxjerre te verteten?
    Jane te paafte, jane te zhulosur ne krim, apo edhe kjo ben pjese ne
    kuadrin e shfrytezimit te tymnajes propagandistike te dy paleve per
    interesat e castit?

    Gjasat jane, si ato ceshtjet e tjera, edhe kjo do te mbetet "mister" ...

Tema të Ngjashme

  1. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 09:35
  2. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •