Berisha: Largohem nese PD humb zgjedhjet
E Merkure, 23 Mars 2005
Kryetari i Partise Demokratike deklaron se eshte i gatshem te jape doreheqjen nga drejtimi i partise me te madhe opozitare, ne rast te disfates ne zgjedhjet parlamentare: "Po imagjinoni ate qe nuk eshte duke imagjinuar asnje shqiptar"
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar ne nje interviste dhene per TV
"TOP- Channal", se ne rast te humbjes se PD-se ne zgjedhjet parlamentare te ketij viti, ai do te jete i gatshem per te dhene doreheqjen nga drejtimi i partise me te madhe opozitare ne vend. Sipas Berishes, ai do t'i bindet verdiktit te votuesve ne zgjedhjet parlamentare, nese ato do te jene te lira dhe te ndershme. Por per kreun demokrat ceshtja e doreheqjes se tij nuk qendron ne plan te pare, pasi, ai eshte i bindur se partia qe drejton, do te fitoje me nje rezultat mjaft te thelle ne zgjedhjet parlamentare te mesvitit. Berisha meton se fitorja e PD-se ne zgjedhje nuk eshte vetem bindja e tij, por e cdo shqiptari.
I pyetur nese ai do te jape doreheqje ne rast se PD humbet ne zgjedhje, Berisha ne menyre lakonike pergjigjet se: "Ju po imagjinoni ate qe nuk eshte duke imagjinuar asnje shqiptar". "Cdo shqiptar eshte i bindur se fitorja e PD eshte e thelle. Eshte i bindur me shume se kushdo tjeter se humbes i madh do te jete Fatos Nano, qe ia mbathi nga Kalivaci", ka nenvizuar Berisha. Pavaresisht nga kjo retorike politike, e natyrshme ne prag fushatash elektorale, Berisha shprehet se ne menyre absolute, ne zgjedhje te lira dhe te ndershme, "Sali Berisha do te pranoje me gjakftohtesi verdiktin e sovranit, pa asnje lloj medyshje". Sipas tij, ne perputhje me verdiktin e sovranit, do te jete edhe vendimi i tij. "Kete e kam provuar. Une kam qene ish- President i Republikes, kam dhene doreheqje, kur verdikti ishte jo per partine time. Kam lene Presidencen dhe kam ardhur ne zyrat e PD", ka nenvizuar Berisha.
Edhe pak jave me pare, Kryetari i PD, Sali Berisha, ne TV "Klan", ne emisionin "Opinion", deklaroi se "ne menyre absolute, me qetesine me te madhe, do te pranoje verdiktin e shqiptareve dhe ne perputhje me verdiktin e shqiptareve, do te marr te gjitha vendimet, te cilat jane dinjitoze per nje politikan ne respekt me ate verdikt". "Dinjitoze eshte te lexosh verdiktin. Nuk mund te me gjeje kush mua kurre, si ate qe ka sy e nuk shikon, ka veshe dhe nuk degjon. Une e lexoj shume mire verdiktin dhe ne perputhje me te, do te marre te gjitha vendimet", ka deklaruar Berisha. Sipas tij, ne qofte se komuniteti nderkombetar i shpall ato te lira dhe te ndershme, nuk mund t'i shkoje ne mendje te mos njoh nje rezultat te njohur nga gjykatesit. Bashkesia nderkombetare, - ka nenvizuar Berisha, - eshte gjykatesi i zgjedhjeve ne Shqiperi, sepse jane kudo.
Persa i perket deklarates se bere gjithashtu ne emisionin "Opinion", nga Kryeministri Fatos Nano, se ne rast se PS do te humbase zgjedhjet, ai do te largohet nga lidershipi i kesaj partie, Berisha komenton se deklaratat e shefit te qeverise jane te pabesueshme.
Sali Berisha dha doreheqje nga posti i Presidentit, pas humbjes se thelle te PD-se ne zgjedhjet parlamentare te '97-tes. Doreheqja e tij u kushtezua nga nje mori faktoresh, ku me i rendesishmi ishte fitorja e PS ne rreth 70 % ne keto zgjedhje. Berisha pershpejtoi procesin e doreheqjes pas kercenimit te socialisteve se do ta shkarkonin nga posti qe ai mbante, pasi i kishin votat e mjaftueshme. Keto perplasje mbajten peng per disa jave me rradhe mbledhjen e Kuvendit, i cili, sipas ligjit, thirrej nga Presidenti i Republikes.
A.META
Krijoni Kontakt