Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Krijimi i qeverisë së re të Kosovës

    korrieri

    --

    Problemi i Kosoves nuk eshte si te formoje qeveri ne hije, por qeveri ne drite
    E Marte, 22 Mars 2005

    Nga Veton Surroi

    1.

    Sipas paralajmerimit qe i beri opinionit publik dhe Presidentit te Kosoves, kolegu im i tanishem ne opozite, Hashim Thaci, partia e tij do te krijoje nje qeveri ne hije, apo, sic do ta quaje, Qeveri te qeverisjes se mire.

    Praktika e ketij koncepti gjithsesi eshte e treguar e mire, por vetem ne Angli, atje ku edhe u shpik. Laburistet bejne qeveri ne hije kur nuk jane ne pushtet, dhe anasjelltas, kete e bejne konservatoret. Ne nje tradite parlamentare qindravjecare, qeverisja ne hije ne fakt eshte forme e fokusuar e opozites qe te kritikoje pushtetin, duke krijuar njekohesisht edhe pergatitje te kuadrove opozitare per te qene ne pushtet. Per me teper, votuesit krijojne pershtypje te seriozitetit te pushtetit dhe opozites ne cdo moment, kur ndodh konfrontimi i argumenteve mes Kryeministrit apo ministrit aktual, dhe atij ne hije.

    2.

    Problemi i qeverise hije ne Kosove eshte nje problem elementar fizik. Per te pasur hije, duhet te ekzistoje objekti fizik nga i cili krijohet refleksioni i hijes. Ne rastin e qeverisjes ne Kosove, ndodh paradoksi i madh, qe kemi hije pa objekte. Dhe, kete duhet ta dije fillimisht z. Thaci, pasi per shumeke prej nesh qe kemi percjelle jeten politike ne Kosove, edhe qeveria te cilen e udhehoqi PDK-ja ne legjislaturen e kaluar, ishte ne fakt qeveri ne hije. Kishte Kryeminister z. Bajram Rexhepi, por ne fakt per shumeke, duke perfshire edhe z. Rexhepi, nga prapa ndihej hija kontrolluese e kryetarit te Partise. Nderkaq, ministrat e partive te tjera, gjithashtu kishin nominalisht Kryeminister z. Rexhepi, por ne fakt, kontrolloheshin nga hijet e shefave te tyre partiak.

    Nje hije tjeter u krijua me qeverine pasuese, ate te z. Haradinaj. Para kater muajsh, qeveria u krijua nen hijen e Hages, gjegjesisht te asaj qe supozohej do te ishte ngritje e akt- akuzes per krime lufte ndaj kryetarit te AAK-se. Pasi u ngrit akt- akuza, dhe ish-Kryeministri shkoi ne Hage, vazhduan perpjekjet qe te ndertohet nje qeveri nen hijen e akt- akuzes, gjegjesisht te efekteve te saj. Ne fakt, te merkuren pritet te kaloje me nje mekanike votuese partiake qeveria e re, LDK- AAK, e cila vazhdon te mbetet nen hije. Kryeministri i propozuar nga z. Haradinaj, z. Kosumi, do te marr postin nen hijen e te arritjeve publike te paraardhesit, dhe kryetarit te Partise se tij. Per me teper, e ne rast shkarjeje nga obligimet e tij prej Kryeministri, do te jete nen hijen e pergjegjesise se telefonatave qe mund t'i mberrijne nga shefi i tij i Partise.

    3.

    Qe problemet te mos mbesin me kaq, per qeverisje ne hije, kontribut japin edhe dy personalitete te jetes sone politike. Presidenti i Kosoves tashme ka mbetur pa angazhim si kryetar i LDK- se, partise me numrin me te madh te votave ne Kosove, por LDK- ja nuk ka mbetur pa hijen e tij. Gjegjesisht, perderisa LDK- ja, e cila tradicionalisht nuk ka zgjedhje e as debat te brendshem, te mos e vendos ne forme demokratike se kush do te jete pasardhes i dr. Rugoves ne rolin e prijesit partiak, do te vazhdoje te qeveriset nga hija e dr. Rugoves.

    Dhe, personazhi i dyte, kryetari i Kuvendit te Kosoves, i cili duke pervetesuar kompetencat, jo vetem te Kryesise se Kuvendit, por edhe te Kuvendit ne teresi, ka krijuar strukturen e vet te hijes.

    Doni me shume hije?

    Ka sa te duash. Hije jane per shembull sherbimet e zbulimit te partive. Se paku tre i kane sherbimet e tyre te zbulimit dhe kunderzbulimit.

    E te mos flasim per "strukturat paralele serbe". Hijet e pushtetit te Beogradit ne fakt kontrollojne gati nje te pesten e territorit te Kosoves.

    4.

    Me gjithe qeverisjet ne hije, problemi esencial i Kosoves ne keto gjashte vitet e fundit ka qene, thjeshte, si te formohet nje qeveri ne drite, apo nje qeveri qe e nxjerre Kosoven ne drite.

    Kete problem e ka pasur Kosova ne momentet e saj me kritike, para dhe gjate Rambujese; para, gjate dhe pas bombardimeve te NATO-s; qe te gjitha ditet pas clirimit.

    E, per te pasur qeveri ne drite, duhet pasur koncepte. Nga varferia e mendimit te deritanishem ka pak gjasa per drite, ka shume gjasa per hije.





    ----------





    bukur flet Veton Sorro Nanosi..por..

    Por dhe kur veton drite Vetoni.. prap hije mbetet sepse si zor me vetue drit mes shalve te Sheikut Nanos nga ku merr drit me vetue ne politik te Kosoves dhe Veton Surroi..

    Si thaqi si Vetoni te dy qaty nen e permidis mullaqeve te nanosit e marrin qat far drite .. e populli i Kosoves me vota ka tregue se tjeter kund e merr driten..
    asht drita qe i vjen prej urtesise popullore qe i din tash mire punet..

    qashtu..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Thaqi me hije!
    I shkreti mundohet e nuk dorezohet lehte.me hije,o pa hije,ai ngul kembe te zhytet ne qeveri.

    Vetoni!
    Po hapet temen per HIJE,mos u mashtroni kot,
    askush nuk di me mire se Vetoni!

    Mirëpo,po zut te flisni për dritë,eh,aty filloj me dyshue .

    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •