Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Filozofia dhe etika epikuriane

    HYRJE

    Etika ėshtė shkenca mbi moralin ose etosin. Fjala moral rrjedh prej fjalėve mos-moris dhe ka domethėnien e fjalėve zakon dhe karakter ose natyrė.
    Termi etikė dhe pavarėsimi i etikės si disiplinė e veēantė filozofike janė tė lidhura me Aristotelin.
    Si kategori tė etikės janė: e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, virtyti, e mira mė e lartė, vullneti i mirė, liria etj. Meqė pikėpamjet e moralit janė tė shumta ato ndahen nė: heteronome dhe autonome.
    Sipas pikėpamjes heteronome burimi i moralit gjendet diku jashtė njeriut. Njė etikė e kėtillė heteronome ėshtė etika religjioze. Etika autonome thekson se burimi i moralit dhe i veprimit moral gjendet nė vetė njeriun.
    Sipas mėnyrės sė pėrcaktimit tė qėllimit tė moralit dhe tė sjelljeve morale dallohet: etika hedonista, etika eidaimoniste dhe etika utilitariste.
    Nėn ndikimin e Epikurit u formua rryma filozofike e quajtur epikurizėm, e cila ishte rryma filozofike mė e rėndėsishme e periudhės heleniste.


    Epikurianėt

    Epikuri jetoi nė fund tė shekkullit IV dhe shekullit III p.e.s. Poeti latin Lukreci, qė jetoi nė Romė nė shekullin e I p.e.s, e ka zhvilluar doktrinėn e tij nė njė poemė tė gjatė dhe tė njohur “De rerum natura” (Mbi natyrėn).
    Doktrina epikuriane ndahet nė tre pjesė:
    E para ėshtė kanuni ose logjika e cila pėrmbante tėrėsinė e normave dhe tė rregullave tė domosdoshme pėr kėrkimin e sė vėrtetės.
    E dyta ėshtl fizika, domethėnė teoria mbi tė cilėn janė vėnė nė zbatim normat dhe rregullat e pjesės sė parė.
    E treta, mė e rėndėsishmja dhe arsyeja e ekzistencės sė dy tė tjerave ėshtė morali, qė pėrcakton qėllimet qė duhen ndjekur nė jetėn dhe qė na jep mjetet pėr ti arritur.
    Qėllimi i filozofisė sipas epikurianėve- i moralit tė ndriēuar nga kanonika dhe fizika- ėshtė qė tė ndihmojė njerėzit pėr tė gjetur lumturinė.


    (vazhdon)

    pergatit: Mirsad Asani
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Parimi epikurian i patrazimit tė
    shpirtit (Ataraksioni)

    Doktrinėn etike tė Epikurit mund ta radhisim nė hedonizėm, ngase edhe Epikuri e gjen vlerėn mė tė lartė nė njėlloj tė kėnaqėsisė, d.m.th nė lumturinė qė vjen si pasojė e gjendjes sė qetėsisė, patrazimit, jodhimbjes nė shpirt (ataraksioni). Ataraksi ishte e kundėrta e mospėrfilljes, apo e njė qėndrimi mos kokėēarės. Ajo mbėshtetej te njė pavarėsi rrėnjėsore e brendshme qė mund tė paraqitej si dhe ndaj gjithė burimeve tė kėnaqėsive.


    Kushtet shoqėroro-historike tė
    lindjes sė etikės epikuriane dhe stoike


    Nė zhvillimin e shoqėrisė dhe tė kulturės helene dallojmė dy periudha themelore: periudha helene dhe periudha helenistike. Periudha helene pėrfshin kohėn e lulėzimit dhe tė zhvillimit tė fuqisė politike-ekonomike dhe tė mėvetėsisė tė shteteve tė vogla helene (polise).
    Periudha helenistike-pėrfshin fazėn e dobėsimit dhe tė varėsisė sė kėtyre shteteve tė vogla, sė pari nė sundimin e imperatorisė maqedonase dhe mė vonė tė Romės.
    Nė fazėn e parė, qytetari i lirė helen mori pjesė aktive nė jetėn politike, nė tė gjitha aktivitetet publike tė polisit tė vet dhe kėtė pjesėmarje e konsideronte moment tė qenėsishėm tė veprimtarisė sė vet nė pėrgjithėsi.
    Kjo gjendje shpreh edhe nė doktrinat etiko-filozofike helene qė shprehen mė mirė gjendjen shoqėrore-politike tė Heladės sė periudhės helene dhe kėto janė doktrina e Platonit dhe Aristotelit. Platoni e vėshtronte problemin etik si formė ose moment tė problemit politik, pėrkatėsisht moralitetin individual e vėshtronte lidhur me pozitėn dhe veprimtarinė e individėve, pėrkatėsisht tė shtresave shoqėrore nė shtet. Gjithashtu edhe Aristoteli, duke e konsideruar njeriun kafshė politike e trajton problemin moral si pjesė tė shkencėsi mbi shtetin mė tė fuqishėm dhe me gjithėpėrfshirės.
    Meqė ajo pėrdor dituritė e tjera praktike dhe ligjėrisht pėrcakton ēka duhet bėrė dhe ēka duhet tė abstenojmė, qėllimi i saj do tė pėrfshinte qėllimet e veprimtarive tė tjera dhe si i tillė do tė perfaqėsonte tė mirėn e pėrgjithshme njerėzore.
    Por edhe pse ajo ėshtė e njejtė pėr individin dhe pėr shtetin, e mira e shtetit ėshtė qėllimi mė i rėndėsishėm dhe mė i pėrsosur, qoftė kur edhe ėshtė fjala pėr realizimin e tij ose ekzistimin: kėnaqėsi ėshtė kur ralizohet ajo edhe pėr tė vetmen krijesė, por ėshtė edhe mė bukur kur kjo arrihet pėr gjithė popullin ose pėr shtetin. Nė fazėn e dobėsimit dhe tė shkatėrimit tė fuqisė politike tė shteteve tė vogla helene si dhe tė jostabilitetit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė helene (sidomos duke filluar nga shekulli II para erės sonė) ėshtė e kuptueshme edhe refleksioni etik bėhet tjetėr, se nga shumė aspekte e ndryshon orientimin e vet dhe disa qėndrime. Ky refleksion u drejtohet disa problemeve tė jetės individuale dhe tė brendshme. Nė qoftė se mė parė qytetari helen e konsideronte pjesėmarrjen nė jetėn politike, nė jetėn e polisit detyrė dhe prej kėsaj mund tė priste edhe zgjidhjen e problemeve tė veta personale, tani, forca e shtetit ėshtė shkallmuar dhe individit i mbetet tė tėrhiqet nė vete, kurse etikanėve tė meditojnė se si ky individ i mbėshtetur nė vetvete, tė ndėrtoj njė jetė tė durueshme.
    Kėtė gjendje dhe pėrcaktimin objektiv tė refleksionit etik tė kėsaj kohe Eduard Celeri e paraqet me kėto fjalė, qė gjetėn mirėnjohje te tė gjithė historianėt e filozofisė sė kėsaj periudhe:”Nėse,thotė ai,pyesim mė afėrsisht ēfarė drejtimi i synimit moral nė rrethanat e dhėna ka qenė i mundshėm dhe i domosdoshėm, atėherė tregohet se kėtu kemi tė bėjmė mė pak me veprat krijuese sesa me ligjėrimin e vazhdueshėm, mė pak pėr veprimtarinė nė drejtimin e jashtėm sesa pėr disponimin e brendshėm, mė shumė pėr jetėn publike sesa private”.
    Rrethanat publike nė Heladė ishin tė pashpresė dhe ishte i vogėl numri i atyre qė pėrpiqeshin akoma ti shėrojnė. Sipas asaj si qėndronin ēėshtjet, as mė tė mirit nuk i dukej se ka mbetur diēka tjetėr veē se tė tėrhiqet nė vetvete ti kundėrvihet fatkeqėsive tė jashtme, qė kėnaqėsinė e vetė ta bėjnė tė varur vetėm nga gjendja e brendisė sė vet. Ngjashėm por nė mėnyrė frymėzuese, e pasqyron kėtė kohė dhe gjendje tė shpirtrave nė tė helenisti Millosh Gjuriq kur thotė:”Njeriut i duket se frzma etike, nė kundėrshtim me forėn pasionuese dhe ēuditėrisht krijuese qė shpėrtheu dhe u pėrhap gjatė pushtimit tė Luindjes dhe nė luftėrat diadogjike, u tėrhoq nė qetėsinė fisnike si nė pushimoren e fundit, ku secili obligim konsiderohet si vėshtirėsi, barrė dhe trondidje, kurse jetohet vetėm pėr kėnaqėsinė intime”.
    Etika e periudhės helenistike bėhet kryesisht individualiste, pasive dhe kuietiste. Epikuri pėr shembull, jepte kėshillė se duhet ” jetuar fshehurazi (i tėrhequr)”.
    Nė qoftė se i shtojmė edhe orientimin e saj kozmopolit qė shprehet sidomos te stoikėt, atėherė me kėtė i kemi paraqitur karakteristikat e saj tė veēanta.


    (vazhdon)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Epikurizmi eshte njera nder shkollate periudhes heleniste ne filozofi.Me epikurizem kuptojme teresin e pikpamjeve te Epikurit dhe ithtarve te ti.
    Sipas Epikurit bota dhe sendet ne te duke perfshi edhe shpirtin perbehen prej atomeve si thermia te imeta dhe te pa dukshme.Atomet si qenie te para nuk i ka krijuar askush, dhe as nuk mund te zhduken, por jan te amshueshme.Ne lemin e etikes epikuri ishte hedonist i arsyeshem.Ne hyrje te te ashtuquajturit 'kopshti i epikurit' shkruante; ''Udhetar ketu do ta kesh mire, e mira me e larte eshte knaqesia'', sipas Epikurit knaqesia me e madhe dhe lumturia e vertet e njeriut qendron ne mungesen e dhimbjeve trupore dhe ne paturbullueshmerine shpirterore.Sipas Epikurit filozofia eshte nje lloj mjekesie shpirterore e cila ka per detyr ta tregoj rrugen e cila dergon drejt qetesis shpirterore.

Tema tė Ngjashme

  1. Çfare kuptoni me filozofi?
    Nga xfiles nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 19-06-2011, 21:34
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 10:22
  3. Burimet E Meditimit Filozofik Ne Islam
    Nga Hendrix nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 07:51
  4. Filozofia me e madhe
    Nga Sokoli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 15:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •