Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Perendi
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    13

    Histori e dokumentuar...

    Sa tė vėrteta na janė thėnė, nga "historianėt" tanė tė kuq, mbi Luftėn II-tė nė territorin shqiptar?




    P.S. Tė gjitha kėto janė nė proces-verbale qė ndodhen nė A.Q.Sh. (Arkivi Qėndror i Shtetit dhe i P.P.Sh.-sė )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Perendi : 21-03-2005 mė 12:37

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Perendi
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    13
    Kuvėndi i Mukjes, 1-3 Gusht 1943...
    Nė hapjen e Konferencės e merr fjalėn Hysni Lepenica (Komandant i pėrgjithshėm i fuqive operative tė "Ballit Kombėtar" tė jugut) dhe thotė:

    --Nė fund tė fundit c'farė na ndan? Mos emri qė mbajmė ne "Balli Kombėtar" qė ju e keni italisht "Fronti Nacional-clirimtar"? A nuk ėshtė i njėjti emėrtim? Apo mos na ndajnė simbolet qė mbajmė: ne simbolin kombėtar me shiponjėn dy krenore, ndėrsa juyllin e kuq tė huazuar?
    Ėshtė turp pėr ne qė tė vemė nė diskutim cėshtjen mė tė shenjtė, fatin e Atdheut! Hajde tė bashkohemi nė kėtė luftė tė clirojmė vendin e t'i kthejmė popullit lirinė, pastaj tė mendojmė dhe tė diskutojmė pėr sistemin qė e ka nė dorė populli t'a vendosė me votėn e tij tė lirė!

    Po nė tė njėjtin vit nė 1 mbedhje dypalėshe nė jug merrte pjesė edhe Dushan Mugosha, i cili merr fjalėn dhe thotė:
    --Balli Kombėtar dhe gjithė shqiptarėt duhet tė lenė cėshtjen e Kosovės nė duart e Nacional-clirimtares sė Jugosllavisė. Ajo do tė pėrpiqet pėr tė. Po na dhatė kėtė dokument nė dorė, atėherė mund tė merremi vesh!
    Hysni Lepenica i pėrgjigjet:
    --Zoti Dushan!
    Ne as mund tė pėrfillim 1 akt tė tillė. Po t'a lėmė ne, me anėn e 1 dokumenti Kosovėn nė duart e Nacional-clirimtares jugosllave, zotria jote mund t'a pėrdori fare mirė nesėr atė dokument nė parlamentin jugosllav dhe gjetkė. Ne pėr marrėveshje ju drejtohemi komunistėve shqiptarė e jo tė huajve tė pa dėshiruar dhe tė dyshimtė.
    Po nė atė mbedhje kur komunistėt mundoheshin tė shpjegonin pse nuk duhej kėrkuar Kosova duke thėnė:
    --Tė kėrkosh Kosovėn ėshtė tradhėti, sepse atė e kėrkojnė edhe fashistėt!
    Pėrgjigja qe:
    --Po mirė, fashistėt hanė edhe bukė, pinė edhe ujė. Atėherė tė mos hamė bukė e tė mos pimė ujė, meqė e bėjnė fashistėt?


    Nė Kuvėndin e Mukjes delegacionet pėrbėheshin nga 12 anėtarė kryesorė prej sejcilės palė dhe tė tjerė:

    Balli Kombėtar: Hasan Dosti, Mit'hat Frashėri, Thoma Orollogaj, Skėnder Muco, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, Major Reif Fratari*, Nexhat Peshkėpia, Halil Mėniku*, Ismail Petrela, Vasil Andoni. (*nuk duket mirė emri).
    Fronti Nacional-clirimtar: N/Kolonel Jahja Caci, Myslym Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Gogo Nushi, Omer Nishani, Sulo Bogdo, Medar Shtylla, Haki Stėrmilli, Spiro Koleka, Shefqet Beja.

    Pika qė u diskutua mė gjatė qe kundėr kujt duhej luftuar dhe komunistėt ngulnin kėmbė "Luftė okupatorit fashist e nazist", deri sa me kėmbėnguljen e ballistėve u vendos: "Luftė cdo okupatori qė cėnon kufijtė e Shqipėrisė Etnike". Nė pėrfundim tė Mukjes (3 Gusht 1943), ndėr tė tjera, u krijua Komiteti i Pėrkohshėm pėr Shpėtimin e Shqipėrisė me 6 anėtarė nga sejcila palė dhe vendosėn parrullėn e pėrbashkėt "Ja vdekje, ja liri".

    Por tė gjitha vendimet e Mukjes F.N.C.-ja i hodhi poshtė nė Labinot dhe pas tij nuk zbatoi as1 nga vendimet qė kishin nėnshkruar vetė.

    Vijon...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Perendi
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    13
    Mė vonė nė Pleniumin e II tė K.Q. tė P.K.Sh.-sė, mbajtur nė Berat Nėntor 1944 Enveri ndėr tė tjera thotė:
    ...Direktivat e Kominternit dhe udhėzimet dhe vėrejtjet e shokut TITO, ishin pėr ne fanarėt qė duhej tė na ndritnin gjendjen e krijuar deri nė atė kohė dhe tė na hapnin fushė punimi nė tė ardhmen.
    ...Ne arritėm nė Mukje pa e demaskuar si duhej Ballin, pa mundur tė bėnim diferencimin nė rradhėt e tij. Qėndrimi ynė karshi tij ka qenė gjithmonė i luajtshėm, hezitues, oportunist...
    ...Ballistėt kėrkonin tė flisnin me ne dhe tentativat bėheshin tė tėrthorta, ne nga ana jonė kėrkonim t'i jepnim fund kėsaj situate dhe mendimi ynė i prerė ishte se s'do tė arrinim nė as1 rezultat. Nė vend qė tė mendonim pėr 1 rrugėdalje dhe bashkėpunim, sidomos kur shikonim se Italia po dobėsohej, dhe se mund tė zėvendėsohej me 1 armik mė tė egėr e mė tė fortė, Mukjen ne e morrėm pėr 1 gjė normale, ku do tė venim mė tepėr t'i thoshin tė 4 tė vėrtetat nė fytyrė Ballit dhe tė lanim duart pėrpara popullit pėr veprimet qė do tė bėnim mė vonė. Ballistėt e kuptuan seriozisht Mukjen, dhe, kur nė Mukje ne humbėm, ata vunė 1 kapital...
    ...Pasi kuptuam GABIMIN e Mukjes K.Q. mori masa , por nė vend tė gjykonte me gjakftohtėsi e tė bėnte 1 analizė serioze, ne na zuri paniku dhe s'dinim tė dilnim nga ky gabim...
    ...Ne zgjodhėm rrugėn mė tė gabuar. Nga oportunizmi i mėparshėm u hodhėm nė sektarizėm tė ekzagjeruar, u hodhėm nė 1 qėndrim tė ashpėr. Ne u hodhėm nė luftė me Ballin. Nga fakti qė bisedimet u bėnė nė plataformėn e tyre, ne refuzuam tė bisedonim dhe tė luftonim nė plataformėn tonė. Nė vend qė tė vinim nė mbledhjen e caktuar dhe atje t'i binim kresė Ballit e tė rrėzonim GABIMIN qė kishim bėrė, ne bėmė mbledhjen e Labinotit.
    Me Labinotin ne ia dhamė pėrgjigjen popullit dhe njėkohėsisht i dhamė atij armėn pėr tė na luftuar, duke na akuzuar si shkaktarė tė prishjes sė marrėveshjes dhe tė vėllavrasjes.
    ...Qė tė gjithė e dimė se sukseset dhe gabimet e Partisė janė tė lidhura me 2 shokėt jugosllavė MILADIN dhe DUSHAN.
    ...Do tė theksoj zgjedhjen time si sekretar politik. Aliu* s'kishte besim tek asnjėri vec meje. Unė nuk e di pėr vendimin qė u mor pėr kėtė, por di qė Aliu e mbrojti tezėn qė unė tė isha sekretar politik. Kjo mė ra si nga qielli.
    (*ALIU ishte MILADINI.)
    ...Unė mbroja tezėn qė mbronte Aliu, sipas sė cilės Balli ka forca dhe po ta godasim do tė na godasė dhe do tė humbasin. Tempo shtroi tezėn e demaskimit tė Ballit...
    ...Shikonim qė nė Vlorė bėheshin ekzekutime, shikonim vrasjet e Brigadės sė Parė, shikonim veprimet sektare tė Shules (Kristo Themelko), por pėr kėto veprime mjaftoheshim me 1 kritikė tė pėrciptė ndaj Mehmet Shehut.
    ...Vija teroriste ishte mė e theksuar te Dushani dhe tek Aliu me Lirinė (Liri Gega). Dushani gjoja ishte kundėr terorit, kundėr vrasjeve qė bėri Mehmeti nė Dumre, por pėr atė asgjė s'e pengonte tė vriste pa gjė tė keq mė tepėr se Mehmeti....
    ******************************************
    Nė Janar 1945 Enveri jep urdhėr me shkrim trupave qė ndodheshin nė veri:
    --Tė asgjėsohen pa mėshirė nacionalistėt dhe reaksionarėt shqiptarė brenda dhe jashtė kufijve, pa treguar as mė tė voglėn tolerancė!

    Arkivi Qėndror i Ushtrisė, dosja 45.
    ******************************************
    Kjo qė vijon ėshtė nė kujtimet e Petro Markos (komunist i orėve tė para, luftoi nė Spanjė, i burgosur nė kohėn e Zogut pastaj nga Italia fashiste dhe i burgosur edhe nga komunizmi).
    ...Nė 1941 mė ngarkuan me detyrė tė takohesha me nacionalistėt (Balli Kombėtar s'ishte krijuar akoma dhe P.K.Sh.-ja e sapo krijuar pėrpiqej tė zgjerohej duke pasur gjithė intelaktualėt shqiptarė nė tė ). Mė nė fund foli Mit'hat Frashėri:
    --Partinė e themeloi Dushani e Miladini. Dua tė pyes: Partia juaj e pėrfshin Kosovėn? Nėse e pėrfshin Kosovėn, eja tė bisedojmė nesėr! Nėse Kosovėn e pėrfshin Partia Jugosllave, mos eja mė tė vazhdojmė bisedimet, se Kosovėn e shitėt!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Perendi
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    13
    Hysni Kapo (Besniku).

    Nė vitin 1941 takohet me Qazim Koculin (trim i luftės sė Vlorės 1920), qė ishte 1 njeri me personalitet nė popull, dhe donte t'a reklutonte nė P.K.Sh. pėr tė pasur dhe popullin me vete. Kur Z.Qazim Koculi s'pranoi duke argumentuar se komunizmi s'ishte pėr popullin shqiptar, Besniku i thotė:

    --S'na bėhet vonė ne pėr 1 milion qerozė shqiptarė, kur kemi 500 milionė kinezė me vete!!
    **********************************

    Hysni Kapo nė Pleniumin e Beratit, Nėntor 1944

    E falenderoj P.K.J.-nė qė s'ka munguar asnjėherė tė na vijė nė ndihmė. E gjithė puna udhėhiqej nga Lirija (Liri Gega) dhe ne tė gjithė bėnim c'na thoshte ajo. Nga Koferenca e Labinotit pėrfituam dhe menduam tė bėnim dicka. Biseduam pėr zgjerimin e Frontit, por nė tė vėrtetė ne s'bėmė gjė, se me ardhjen e Lirisė nė Vlorė e shtruam cėshtjen: O me ne, o s'ka. Nacionalistėt (Ballistėt, etj) e Vlorės ishin kundėr okupatorit dhe Zogut dhe mund tė bashkoheshin me ne, por Lirija dhe Dushani prishėn shumė punė. Ajo zbatonte vetėm porositė e Miladinit e Dushanit. Puna nė Vlorė tregon se sa sektarė kemi qenė. Gjėja mė e keqe ka qenė fryma terroriste si nė organizata ashtu edhe nė ushtri, mendonim se kėshtu do tė zhduknim ata qė s'ishin me ne. Njė provė e sektarizmit ėshtė dhe kjo qė po tregoj mė poshtė. Kur kapitulloi Italia dhe kur ne po luftonim gjermanėt erdhėn dhe forcat e Ballit qė tė luftonim bashkė me ne. Liria na ka thėnė se s'duhet t'i pranomin dhe s'duhej t'i linim tė luftonin Ballistėt, se do fitonin simpati dhe influencė. Si provė terrorizmi mė i keq ėshtė vrasja e Mynyr Xhindit. Po ta shikojmė cėshtjen mirė si komunistė, ai s'duhej vrarė. Shpirti terrorist vazhdon edhe sot, edhe te pėrgjegjėsat e lartė. Ka disa qė mendojnė se ky mjet, terrori, ėshtė i rėndėsishėm pėr tė fituar Partia. Kėtė shpirt e ka futur Dushani qė na fliste me simpati pėr 1 punė tė tillė. Unė e di qė kam bėrė gabime si ai nė Vlorė pėr punė morali, por mua s'mė ėshtė bėrė as1 kritikė nga shokėt e K.Q.
    Unė kam konstatuar se pėrvec Mehmetit shpirtin terrorist e ka edhe Shulja (Kristo Themelko), i cili mė ka thėnė se po s'i zhdukėm tani, s'kemi kohė kur t'i zhdukim. Ai mendon se kėshtu do tė kalojmė nė socializėm.
    Sejfulla Malėshova:
    --Si mendon ti? Pas ofensivės sė dimrit po tė kishim pasur 1 qėndrim jo sektar karshi Skėnder Mucos dhe nacionalistėve tė tjerė nė Vlorė, a mund tė vinin ata me ne?
    Besniku:
    --Skėnder Mucua e kishte kuptuar qėllimin tonė dhe e kishte humbur besimin te ne, se ne donim ta hiqnim pas hunde prandaj ishte e vėshtirė. Por sikur atij t'i shtrohej kjo qė po shtrohet sot, ai do tė ishte nga ana jonė.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Perendi
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    13
    Manush Myftiu, "Heqimi" nė Pleniumin e Beratit

    ...Muharrem Bajraktari, pėr t'iu larguar konfliktit, shpėrndau fuqitė e tij. Duke parė se forcat e tij ishin tė pakta, pėr ne u bė e domosdoshme ta rrethonim e ta likujdonim. Mospėrfillja jonė pėr tė, bėri qė aksioni ynė tė dėshtonte me humbje shumė tė rėnda: 28 partizanė tė vrarė, 30 tė plagosur. Dhe populli e pa se ne e goditėm prapa krahėve.
    Edhe nė Vlorė menduam se ata qė s'ishin me ne duhej tė zhdukeshin. Nė Vlorė kishim 1 listė me 42 veta tė dėnuar me vdekje dhe pjesa mė e madhe e tyre s'kishin faj.
    Me Mehmet Shehun kemi biseduar, meqė Shqipėria do tė clirohej shpejt dhe popullit do t'i jepej mundėsia e zgjedhjeve, reaksinarėt duheshin zhdukur qė mė parė.
    ...Nė Buzėmadh dėrguam Shefqet Pecin dhe Cobanin (Hito Cako). Ata mblodhėn fshatin nė konferencė dhe pushkatuan 22 veta. 1 pėrsėritje e Kurdarisė.
    Ne vendosėm (sipas Besnikut) qė tė pushkatohej kushdo qė tė gjėndej rrugės, dhe kėshtu u bė. Kur forcat tona u futėn nė Kurdari, ato dogjėn 15-20 shtėpi, njė mėhallė dhe vranė 20 fshatarė. U bėnė tė gjitha tė kėqijat qė mund tė bėnte 1 forcė mercenare. Partizani kapte pulėn, e ripte dhe e piqte vetė. Kėtu influencuan Shefqeti me Cobanin. Atje qe edhe Besniku.
    *************************************
    Liri Gega nė Pleniumin e Beratit

    Si mereshin qėndrimet politike nė K.Q. tė Partisė.
    U mor 1 qėndrim pėr Ballin Kombėtar, e ndryshuam atė nė Labinot, pastaj e ndryshuam prapė nė Pėrmet. Nė Vlorė kemi marrė qėndrime pėr luftė kundėr tij, kurse nė Tiranė pėr tė biseduar me tė.
    *************************************
    Gogo Nushi nė Pleniumin e Beratit

    Tuku (Tuk Jakova) tha kėtu se ka tendenca terroriste. Jo vetėm nė ushtri, por edhe nė Parti, nė udhėheqje bile. Dihet se c'ka bėrė Brigata e Parė kudo. 1 tendencė e tillė ka qėnė vijė pėr ne. Tė gjithė ata qė kanė qėnė kundėrshtarė tė politikės sonė, jo kriminelė e kuislingė, ne i konsideronim si armiq dhe pėrpiqeshim t'i zhduknim nga faqja e dheut. Kjo ka qėnė jo vetėm pėr kundėrshtarėt, por edhe pėr ata qė ishin anėtarė partie e qė kishin 1 pakėnaqėsi ose qė kishin shfaqur 1 dyshim nė vijėn tonė, kemi pasur direktivė nga K.Q. qė t'i zhduknim. Por kemi kėtu vrasjen e Mustafa Gjinishit, ose tė Mynyr Xhindit e Shefit Hekali nė Vlorė me urdhėr tė Besnikut. Kėto gjėra duhet tė diskutohen mirė kėtu. Kėtė shpirt kriminaliteti e kemi parė ditėt e fundit nė Tiranė.
    **************************************
    (Mė vonė u likujdua dhe Tuku nė kėtė mėnyrė. )
    **************************************
    Sejfulla Malėshova nė Pleniumin e Beratit, Nėntor 1944

    E kishim bėrė si kishte dashur Aliu (Miladini). Kjo gjėndje me Ballin vazhdoi prapė. Shokėt mendonin ta godisnin Ballin me armė, udhė tjetėr s'kishte. Ta godisje Ballin atėherė ishte 1 qėndrim sektar, ta lije pa e demaskuar politikisht ishte qėndrim oportunist. Aliu thoshte qė s'duhej pėrmendur fare cėshtja e bashkimit me Ballin.
    Kam marrė pjesė edhe unė nė 1 mbledhje ku u shtrua cėshtja e Mukjes. U ngrit cėshtja qė Dr.Dishnica e Gjinishi tė dėnoheshin me plumb. Unė e kundėrshtova kėtė. Ne, sic tha Enveri, pas Mukjes nė vend qė tė bashkoheshim me Ballin, bėmė konferencėn e Labinotit, ku dėnuam Mukjen. Ky ishte 1 gabim. Megjithatė nė Labinot u vendos qė tė mos e godisnim Ballin me armė, kurse nisėm menjėherė luftėn me armė kundėr Ballit nė kundėrshtim me rezolucionin e Labinotit. Ky ishte 1 provokim qė bėmė ne.
    ...Me terror po i zgjidhim tė gjitha punėt. Po duken simptomat e degjenerimit nga 1 parti politike nė 1 bandė kriminelėsh.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Perendi
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    13
    Zef Pali "Flaka", pėr Kuvėndin e Mukjes. (pjesėmarrės i Mukjes)
    ....Komunistėt nė Mukje kishin grumbullue disa ceta. Mendojshin se lufta po merrte fund dhe dojshin tė mos liheshin mėnjanė, kur tė zbritshin aleatėt. E dijshin se amerikanėt dhe inglizėt do t'u epshin dorė ma tepėr fuqive demokratike tė B.K., prandaj kėrkuen marrėveshjen e Mukjes.
    Mirpo kėtu banė disa gabime:
    Tue u paraqitun ma tepėr nacionalistė sesa komunistė, nuk u kujtuen se B.K. do t'i vinte para cashtjen e Kosovės.
    Mgjs fjaltarėt e kuq u shpushpurisėn t'i rrėshqasin lakut tė Shqipnisė Etnike, dalėzotėt e Ballit u treguen nė naltėsinė e misionit kombėtar. Nuk u lanė shteg shokėve tė Dushanit tė paraqiteshin c'ka nuk ishin...
    I dyti gabim i tyne qe "Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipnis", i cili do tė shpallej qeveri, porsa ta lypte gjandja e re. Nė kėtė Komitet muerėn pjesė 6 anėtarė tė Ballit Kombėtar dhe 6 anėtarė tė Nacional-clirimtares komuniste. Mirpo nė anėn e kuqe nuk kishte vetėm komunistė, kishte edhe asish qi mbaheshin zogistė, socialistė e nacionalistė, po tė pa organizuem. Tue qenė puna kėshtu, 6 pėrfaqsuesit e clirimtares sė kuqe ndaheshin thuajse gjysma nga drejtimet e P.K. Nė kėtė rast, komunistėt do tė ishin gjithnji nė pakicė.
    I treti gabim qe cashtja e zgjidhjes sė kryeqytetit, dmth tė vendit ku do tė shpallej clirimi i vendit. B.K. kėrkoi tė pushtohet Kruja, qi ishte afėr edhe tė shpallej zyrtarisht fundi i pushtimit fashist. Zgjedhja e Krujės do tė ishte nji akt simbolik me randėsi tė madhe.
    Komunistėt nuk e pranuen dhe kėrkuen tė caktohet Vlona pėr shpalljen e pavarėsisė, ashtu si qe bamė mė 1912. Porse Vlona ishte larg edhe ishte ende e pushtueme nga i hueji. Hysni Lepenica ua ktheu: "Unė si vlonjat jam pėr Krujėn, e cila ka nė histori shumė ma meritime sesa Vlona"
    Atėherė komunistėt kėrkuan tė zgjidhet ndonji qytet i vogėl i Shqipnisė sė jugut qi ishte nė dorėn e tyne.
    U kuptue se Vlonėn e paraqitėn sa pėr tė prishė idenė e shpalljes sė Pavarsisė nė Krujė.
    Pika ku ngulėn kėmbė ma tepėr komunistėt qe "luftė okupatorit fashist e nazist".
    B.K. e kundėrshtoi me kėtė arsyetim:
    "Fashizmi ka rėnė dhe pushtimi i tij i ka ditėt tė numurueme. Gjermania nuk ka synime tokėsore nė Shqipni. Rreziku mund tė vijė ma tepėr nga fqinji i veriut, i cili do tė kėrkojė Kosovėn ose nga fqinji i jugut, i cili mund tė shtrijė dorėn nė jug, prandaj duhet shėnue "luftė cdo okupatori qi cėnon kufijtė e Shqipnisė Etnike"".
    Komunistėt ishin tė lidhun me rezistencėn e drapnit jugosllav, ndėn kryesinė e Titos ashtu edhe me lėvizjen e kuqe qi njifej si EAM-i grek. Nuk dojshin t'ua prishin qejfin shokėve tė idesė. Dhanė e muarėn t'a kundėrshtojnė Ballin me ca fjalė qi nxuarrėn nga thesi i kuq.
    Ma nė fund u shtrėnguen t'a pranojnė se "Shqipnija do tė luftojė gjithė ata qi sulmojnė kufijtė e Shqipnisė sė plotė".
    Delegacioni komunist kryesohej nga Dr.Ymer Dishnica, shoku i ngushtė i Enver Hoxhės.
    ...Kryetar i kuvėndit u zgjodh Thoma Orollogaj, komunistėt e pranuan sepse e cmojshin. Tjetėr se nji muej mbas e sulmuen a thue se nuk qenė ata qi e zgjodhėn.
    Sekretar u zgjodh Mustafa Gjinishi. E pata njohun nė Mitrovicė. Ishte i tėrhequn nga idetė e Marksit, por ende nuk i kishte braktisė krejt ndjenjat kombėtare.
    Mbas Mukjes e takova pėr herėn e fundit. Ishte bamė gati tė hynte nė Tiranė, kishte nė brez nji dhjetėshe dhe nji cantė me bomba.
    Mora vesh ma vonė se e vranė shokėt e tij andej nga Dibra nė nji pusi tė kurdisun pėr arsye qi s'i kap arsyeja.


    Kuvendi i Mukjes zgjoi shpresa clirimi dhe bashkimi mes partive qi nuk mund tė lidheshin bashkė.
    Sekretari i P.K. nji muej ma vonė, mblodhi nė Labinot shtabin e kuq. Kėrkoi tė prishej marrėveshja e Mukjes. Arsyet nuk i mungojshin.
    Pėrfaqsuesit e Titos shifnin nė cdo rradhė tė dokumentit tė nėnshkruem "grackėn" ku kishin ranė tė kuqt dhe fitimin e Ballit! Kosova i tronditi tepėr!!


    Vijon...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Perendi
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    13
    Zef Pali...vazhdim...
    Mė vonė agronomi i Pejės mė rrėfeu:

    Nji mbramje nė kohėn e mbledhjes sė madhe nė Mukje, nji maqinė ushtarake me tre oficerė gjermanė u paraqit nė zyrėn time. Ma prenė shkurt: "Po tė presim nė Beligrad!". U drodha nga frika gjithė natėn e udhėtimit prej Peje nė kryeqytetin e Jugosllavisė sė pushtueme nga nazistėt. Shoqnuesit as nuk hapshin gojėn.
    Me tė arritun nė vendin e caktuem, mė pėrcollėn nė nji sallė ku gjindej nji tryezė e madhe, mbi tė cilėn shtrihej nji hartė e Shqipnisė. Nji varg oficerėsh gjermanė rrijshin tė kėrrusun mbi hartėn e vendit tonė. Mė afruan dhe mė rrėfyen:
    Nji mbedhje e madhe po bėhet afėr Krujės mes nacionalistėve dhe komunistėve. Me kėtė rast kaq tė volitshme - shtuen- nji bombardim i Luft afes do t'ia kėputėte kokėn rezistencės. Si kujtim do tė lamė nji grumbull vorrezash...!

    Kur e kuptova qėllimin e gjermanėve, tė cilėt ishin tė lajmėruem shumė saktė, mora zemėr dhe dhashė mendimin e kėrkuem. U thashtė:
    Nė Mukje nuk janė mbledhė vetėm komunistėt, por asht grumbullue ajka e nacionalizmit shqiptar. Ju, me kėtė bombardim do t'i kėputni kryet pėrtėrimjes kombėtare shqiptare. Shqiptarėt i duen gjermanėt edhe qindresa asht e drejtueme kundėr italianėve, tė cilėt tashmė e humbėn luftėn e tyne edhe janė banė nji peshė edhe pėr ju. Gjermania nuk humb ndonji gjė nga shpallja e pavarėsisė sė Shqipnisė, ndėrsa nji bombardim i juej do tė hapi nji hendek tė pėrjetshėm mes jush dhe nesh.

    Nuk mu pėrgjegjėn ma, por natėn mė kthyen nė Pejė, nė vendin ku mė kishin marrė.
    Ndoshta fjalėt e mija ndaluen nji tragjedi.



    Marrė nga gazeta "Flamuri". (botim pas luftės)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Perendi
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    13
    Zeri i Popullit, nr.11-12 Janar 1943
    Lufta e Gjormit

    Edhe karta e fundit qe fashizmi u perpoq te loze ne Shqiperi per te percare Luften Nacionalclirimtare te popullit tone deshton ne menyre te shemtuar.
    Disa qindra dibrane dhe mirditas qe politika e turpshme e fashizmit mund t'i genjeje duke perfituar nga injoranca dhe pa djallezia e tyre i rekrutoi ne luften faqe zeze te historise ne luften vellavrasese gege kunder toskesh, e pane me syte e tyre se atje, ne malet e Laberise kreshnike, nuk jane sic u kishte thene fashizmi, ruse e greker, qe luftojne kundra shqiptarve, por jane shqiptare vete qe luftojne kundra armikut te felliqur te popullit shqiptar, fashizmit okupator.
    Popull, partizane, VULLNETARE TE LIRISE* (*luftetaret e Ballit Kombetar), luftojne sot krah per krah te shkrire ne nje shpirt te vetem qe ka qe ka per deshire e qellim: lirine e popullit shqiptar, lirine e pavaresine e Shqiperise.
    Ata e priten me zjarr armikun qe ish pergatitur te hynte ne vatrat e tyre per te shtypur levizjen clirimtare te popullit.
    Fashizmi po e humbet besimin dhe ne njerezit e besuar te tij. Vrasja e komisarit te nalte Qazim Koculi, e prefektit te Vlores, Lele Koci eshte 1 deshmi e gjalle e tmerrit te zi fashist.

    Autor i ketij artikulli eshte Shefqet Musaraj, shoku dhe bashkeluftetari i Enverit.
    Ne vitin 1979 ne revisten "Ylli" nr.7 pohon:
    --Me idete komuniste une isha ushqyer qysh nxenes. Anetar i P.K.SH. jam qe ne diten e themelimin te saj.
    Per here te pare, me porosi te Partise dhe nen udheheqjen e saj te drejtperdrejte, kam shkruar traktin e diteve te para te Janarit 1943 qe kish per teme luften e Gjormit kunder milicise fashiste italiane. Traktin e shkrova per te dyten here (dmth pas luftes) pas verejtjesh e sugjerimesh konkrete qe bente mbi doreshkrimin tim te pare vete themeluesi dhe udheheqesi i Partise sh.Enver Hoxha.
    Verejtjet e tij konsistonin ne ate qe une te isha me realist, me i thjeshte dhe me i prere ne shkrimin tim, te mos zgjatesha ne historira te kota, po te hyja drejtperdrejte ne teme t'i bija fort ne koke armikut dhe tradhetareve...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Perendi
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    13
    Dokument i B.K. drejtuar O.N.C. (A.Q.SH. F.14 D.32)

    SHQIPNIJA E SHQIPTARVET--------------GJINOKASTER me d.11/9/1943
    JA VDEKJE JA LIRI


    ------------------ORGANIZATES NACIONAL CLIRIMTARE------------------

    Ju njoftojme se Gjinokastra asht ne duart e Shqiptarvet. Qysh pardje kemi kerkuar te viheshim ne kontakt me Juve, per te bashkepunuar dhe k'ordinuar veprimet.
    Sot ju ftojme, qe sa me pare te delegoni perfaqsusit tuaj per ket qellim.
    Casti asht kretik, nuk lypset t'i shmangemi detyres qi na imponojne rrethanat e luftes kundra okupatorit te ri, interesat e larta te Kombit dhe ato te demokracis Shqiptare.
    Ne qofte se nuk do t'i pergjigjeni kesaj Thirje te sinqert nga ana e jone, me hovin qi imponohet nga rasti na duket se merrni nji pergjegjsi te rande per para popullit.
    Me prursin prasim nji pergjegje te shpejte.



    KOMANDANT I PERGJITHSHEM----------------------------ANTARI KESHILLIT TE QENDRES
    TE FUQIVE OPERATIVE-------------------------------------AV. DR. SKENDER MUCO
    TE B.K. TE JUGUT-------------------------------------------(FIRMA)
    HYSNI LEPENICA
    (FIRMA)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Perendi
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    13

    Enver Hoxha pėr Abaz Kupin.

    Nė ditėt e para tė Prillit 1939, ditė tė zeza tė historisė sonė, populli shqiptar ishte mė kėmbė, me 1 zemėr, me 1 parrullė: luftė invazorit fashist tė urryer si bishė e Atdheut tonė tė dashur; nė fshatra dhe qytete tė Shqipėrisė i madh e i vogėl bėrtiste: nė Durrės, Shėngjin, Vlorė pėr tė mbrojtur Atdheun.
    Nė Durrės ishte Abaz Kupi me djemtė e Shqipes, luftonte me 1 grusht njerėzish kundėr dėshirės sė klikės dallkauke qė ishte nė fuqi, kundra mijėra e mijėra fashistėve qė po zbarkonin nė Molo. Bazi i Canės dhe djemtė e Shqipėrisė, tė frymėzuar prej 1 dashurie tė madhe pėr Atdheun, me tė vetmen pushkė tė shqiptarit, e bėnė armikun tė kthehej nė vapore e tė linte nė Molo me qindra tė vrarė. Major Bazi ishte kudo, zėri i tij dėgjohej: "Djema! Godisni armikun pa mėshirė, se kėshtu e lyp ndera e Atdheut", dhe pushkėt e shqiptarėve kėrcisnin mbi fashistėt e fėlliqur qė turreshin valė-valė. Nga ēdo anė, nga ēdo mur, nga ēdo penxhere e Durrėsit vėlonte pushka. Bazi i Canės s'po ia lėshonte vendin, megjithėse armiku pėrdori topa e aeroplanė, djemtė e Shqipėrisė s'trembeshin sadoqė ishin 1 grup njerėzish. Lufta vazhdoi me orė; armiku hidhte si nė furrė me mijėra bersalierė dhe pėrpara kėsaj hordhie tė madhe tė veshur me ēelik, Bazi i Canės u tėrhoq, por i pathyer, i papėrkulur, me zemrėn plot dashuri pėr Atdheun dhe me urrejtje pėr okupatorin. Nė emigracion kėtij s'i rrihej, ai e kish zemrėn nė Shqipėri, nė vėllezėrit e tij qė po luftonin me tėrbim fashizmin dhe ky luftėtar ēau bjeshkėt e Veriut dhe u fut nė Atdhe, atje ku e lyp detyra, ku e lyp ndera e Atdheut, u fut me bashkue forcat e tij me atė tė shokėve shqiptarė qė ishin ēue nė kėmbė. Fshatrat e Krujės zienin, fshatarėt rrokėn pushkėt, pse era e hakmarrjes kish arritur, pse Bazi i Durrėsit ishte kthyer me marrė pjesė nė Luftėn NĒ tė popullit shqiptar. Mustafa Merlika u pėrpoq tė kish zinxhirėt, u pėrpoq ta bėnte raje tė okupatorit, por Bazi i tregoi rrugėn kėtij korbi tė zi, kėtij birit bastard tė tokės arbėrore dhe, si patriot qė ishte, i shpalli luftė fashizmit, Merlikės dhe tradhtarėve. Merlika u lėshua si 1 bishė me hordhitė e tij mercenare pėr me ndjekė ēetėn e Abaz Kupit, u derdhėn mbi miqtė e tij, mbi shokėt e tij pėr me i vra e varė.
    Bazi i Canės i goditi fashistėt pa mėshirė. Merlika e bėri sheshin e Krujės shesh pėr varje pėr djemtė e Bazit. Por Bazi s'tutej dhe thoshte "Vallja vjen pas". Fashizmi dhe Merlika i kanė milicėt tė lirė me 5 napolona kokėn, kurse ne djemtė tanė i kemi vėllezėr dhe shokė, por hakėn s'e lemė pa e marrė edhe pėr 100.
    Bazi i Canės qė luftonte pėr 1 qėllim tė shenjtė: ēlirimin e Atdheut nga zgjedha e italianėve, e ka kuptuar fare mirė se trimi i mirė me shokė shumė, se ky hall i madh ka mbuluar gjithė Shqipėrinė dhe se 1 bashkim i fortė e i shėndoshė i gjithė shqiptarėve nė luftėn kundėr okupatorit do tė jetė shpėtimi i vendit tonė.
    Patrioti i vėrtetė s'lufton me fjalė, por me punė, me vepra dhe Bazi i Canės mendimet e tij i realizon nė fushėn e luftės dhe solidar deri nė vdekje me tė gjithė patriotėt e tjerė shqiptarė, u hodh nė luftėn NĒ: "1 luftė pėr 1 Atdhe". Mė 10 Tetor tė vitit 1942, armiku i fėlliqur u godit nga tė 4 anėt e Shqipėrisė, kudo u goditėn kolonat, depot, milicėt e armikut, kudo nė Shqipėri u prenė telat e telefonave. Ky ishte rezultati i kuvendit tė burrave shqiptarė, qė vendosėn tė luftonin me armė e me pushkė dhe pa pushim deri nė fitore armikun e vendit tonė. Dhe Bazi i Durrėsit, Bazi i Krujės, Bazi i Pezės dhe i 10 Tetorit, po e vazhdon dhe do ta vazhdojė deri nė fitore luftėn kundėr okupatorit dhe tradhtarėve.


    Artikull i E. Hoxhės botuar te "Zėri i popullit", Nŗ13/14, Shkurt 1943.

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Sikur Hollivudi Te Bente Filma Me Histori Shqiptare.
    Nga nikas nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 03:15
  3. "Njė histori e deformuar nga serbėt”
    Nga RaPSouL nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  4. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •