Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Talking Dymotrat: "Koha Jone"dhe"Korrieri"...

    PARADOKSE ...


    (shkeputur nga Art-Cafe: Albanian Arts )

    Sot ne mengjez, po pija kafen e po ndiqja ne internet, titujt kryesore te disa gazetave shqiptare. Kete gje e bej shpesh e, kur shoh ndonje shkrim interesant, ndalem dhe e lexoj. Ne shtypin shqiptar,edhe me pare,kisha vene re se pergjithesisht ato ( gazetat ) shkruanin e kishin po te njejten permbajtje e tituj ( me perjashtime te vogla )... Por sot,te them te drejten,mbeta pa fryme!...Pse? Sepse,u tregova pak me i vemendshem se heret e tjera dhe vure re qe,rradha kronologjike e titujve te shkrimeve si edhe permbatja e tyre,ne dy prej gazetave mjaft te njohura qe dalin ne kryeqytetin shqiptar,pra asaj"Koha Jone"dhe"Korrieri"ishin krejt identike...
    Kur them"identike",nuk e kam fjalen per ngjajshmeri apo per"perplasje"shkrimesh,por per nje paradoks qe s'mund te guxoje t'a beje asnje redaksi gazete ne bote, ( sado diletante te jete ). Behet fjale per dy gazeta te ndryshme,me redaksi te ndryshme,me gazetare te ndryshem, te cilat ne men gjez dalin me numrat e rinj te gazetes qe jane absolutisht identike me njera-tjetren.Por,kur them identike,kam parasysh qe nuk ndryshon as "presja" gje, e cila te krijon pershtypjen se te dy gazetat jane konceptuar,botuar e riprodhuar nga e njejta redaksi. E veēanta e vetme eshte qe njera mban mbi krye,emrin "Koha Jone"e tjetra"Korrieri"... Kete gje s'e kisha pare e s'e kisha marre me mend kurre,por njeriu s'duhet t'i thote vehtes se s'ka per te pare kurre kete apo ate gje,e cila mund te jete fund e krye nje paradoks sa qesharak aq edhe neverites...

    Ja,me poshte titujt e sotem te dy gazetave ne fjale:

    Koha Jone: "DYSHOJ SE ATENTATI ISHTE PER MUA"
    Korrieri: "Dyshoj se atentati ishte per mua"

    Koha Jone: LANABREGASI, NANO SHKARKON ZV/MINISTRIN E EKONOMISE
    Korrieri: Lanabregasi, Nano shkarkon zv/ministrin e Ekonomise

    Koha Jone: PS-JA KUNDER MEDIAS: ESHTE E PAMORALSHME
    Korrieri: PS-ja kunder medias: Eshte e pamoralshme

    Koha Jone: LESKAJ: NJEREZ TE RINJ KANDIDOJNE EDHE NE RRETHE
    Korrieri: Leskaj: Njerez te rinj kandidojne edhe ne rrethe

    Koha Jone: PD-JA KANDIDON PASHKON E RULIN
    Korrieri: PD-ja kandidon Pashkon e Rulin

    Koha Jone: PD: MALAJ PERPARA DREJTESISE PER PARATE E FAJDEVE
    Korrieri: PD: Malaj perpara drejtesise per parate e fajdeve

    Koha Jone: NGJELA: SOCIALISTET PO NDRYSHOJNE KOLEGJIN ZGJEDHOR
    Korrieri: Ngjela: Socialistet po ndryshojne Kolegjin Zgjedhor

    Koha Jone: PLL-JA KUNDER BERISHES PER LIGJIN E PRONAVE
    Korrieri: PLL-ja kunder Berishes per ligjin e pronave

    Koha Jone: "TE BEHET TRANSPARENCA E TRANSPARENCES SE FAJDEVE"
    Korrieri: "Te behet transparenca e transparences se fajdeve"

    Koha Jone: META: PS-JA, PARTI E KATERT NE ZGJEDHJE
    Meta: PS-ja, parti e katert ne zgjedhje

    Koha Jone: NANO: MINISTRAT S'JANE PERFSHIRE NE SKANDALIN E FAJDEVE
    Korrieri: Nano: Ministrat s'jane perfshire ne skandalin e fajdeve

    Koha Jone: QEVERIA MIRATON PLANIN E VEPRIMEVE ANTIKORRUPSION
    Korrieri: Qeveria miraton planin e veprimeve antikorrupsion

    Koha Jone: MARENGLEN SPIRO: PSE KANDIDOJ PER PSD-NE
    Korrieri : Marenglen Spiro: Pse kandidoj per PSD-ne

    .........nuk kam durim te vazhdoj me tej,sepse gjer ne fund,titujt e materialet jane te njejte ..........



    www.simbad-detari.com


    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    te them nje dicka meqe dhe un lexoj Gazetat gati perdite cdo mengjes

    shof shum ndryshime dhe kam shume shoke Gazetare dhe vet ata me kan then qe secili shkruan per hesap te vet
    dhe vet ata ka raste qe su besojne atyre qe shkruajne

    un per vete si Edi su besoj atyre qe shkruajne Gazetat sepse anjehere nuk kam pa nje Gazete qe te jeti i soj me nje Gazete tjeter
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga EDUARDI
    .....

    un per vete si Edi su besoj atyre qe shkruajne Gazetat sepse anjehere nuk kam pa nje Gazete qe te jeti i soj me nje Gazete tjeter
    Po kjo larte,nuk mjaftoi te te bind se eshte i soj me njera-tjetren?!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 22:31
  2. Kongresi i demokratėve: "Koha pėr ndryshim"
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 17:13
  3. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •