Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Nikolin Gurakuqi

    Pas njė shkėputjeje 10-vjeēare, me rastin e 50-vjetorit, i rikthehet edhe njė herė skenės si interpret. Nė shfaqjen e sė mėrkurės, Nikolin Gurakuqi, do tė shfaqet pėr publikun si regjisor, skenograf dhe kėngėtar

    Gurakuqi, edhe njė herė si bas nė opera


    Alma Mile

    Fillimisht nisi si lojė. Ndėrsa u mėsonte lėvizjet skenike kėngėtarėve, ai e kuptoi se ishte momenti i pėrshtatshėm qė tė rikthehej nė skenė. Mbush 50 vjeē kėtė vit dhe vendosi t’i bėnte vetes, por edhe familjarėve tė tij njė dhuratė. Pas dhjetė vjetėsh, Nikolin Gurakuqi i rikthehet skenės sė operės, jo vetėm si regjisor, por edhe si interpretues. Nė datėn 23 mars, nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit, do tė shfaqet premiera e dy veprave tė kompozitorit tė ‘700-ės sė artė italiane, Ēimarozės, “Maestro di capella” dhe “Impresario in angustia”. Kur iu propozuan qė tė vinte nė skenė kėto dy opera komike, ai nuk e kishte menduar se ato do tė shėnonin njė rikthim tė tij si interpret. “Gjatė provave roli i “impresarios”, apo drejtuesit tė teatrit, mė ngjalli tė njėjtat emocione si roli i Bartolos tek “Berberi i Seviljes”, tė cilin e kam interpretuar nė moshėn 30-vjeēare”, - tregon Gurakuqi, i cili kėtė herė do tė interpretojė nė krah tė ish-studentėve tė tij, Dorina Selimajt, Aurel Thėllimit, Eriona Gjyzelit, etj. Por ky fakt nuk e shqetėson, madje ndihet mirė mes tyre, pasi nė rritjen e tyre profesionale, ai shikon tė pasqyruar punėn e tij si pedagog. Me zėrin prej basi, qė tė duket sikur interpreton nė ēdo moment dhe me njė mimikė pėr t’u pasur zili, ai tė tregon pėr fabulat e operave, pėr mizanskenat, skenografinė… dhe duket se kjo vepėr po e argėton sė tepėrmi. “Opera buffa, ėshtė zhanri im i preferuar, sepse ka shumė mizanskena, mimikė, aq mė tepėr qė edhe zėri im, i cili nuk ėshtė dramatik, i pėrshtatet mė sė shumti. Por nė rastin e kėtyre dy operave, mė tėrheq fabula e tyre qė zhvillohet nė ambiente artistike, si nė ato qė gjallojnė pėrditė dhe ka njė ngjashmėri tė jashtėzakonshme me tė, edhe pse janė shkruar nė ‘700-ėn”, - thotė regjisori, i cili ka realizuar 15 role si interpret, por mė i dashuri pėr tė mbetet roli i Bartolos, tė cilin e ka interpretuar me trupėn e operės sė Ankarasė dhe me sopranon e madhe turke Myvedet Gymbai. Pėr herė tė fundit, ai ėshtė shfaqur si interpret nė vitin 1995, me rolin e Sankristanit, nė operėn “Toska”, por kthesa nė karrierėn e tij kishte nisur disa vite mė parė. Pas teorisė sė mėsuar nga i ati, regjisori i njohur Luigj Gurakuqi dhe me praktikėn e mėsuar nga regjisori Pirro Mani, nė vitin 1990 ai do tė dilte pėr herė tė parė si regjisor dhe do tė vinte nė skenė operėn “Peshkatarėt e perlave”, por nė vitin 1995, ai do tė linte pozicionin e kėngėtarit operistik dhe do tė hidhej tėrėsisht nė kampin e regjisė. “Suksesi i arritur me operat e mėdha “Trovatore”, “Rigoleto” dhe “Toska”, do tė shėnonte shkėputjen time pėrfundimtare prej rolit tė kėngėtarit, drejt atij tė regjisorit”, - thotė Gurakuqi, i cili deri tani ka vėnė nė skenė 20 opera, 7 prej tė cilave janė shfaqur edhe nė skena tė huaja, si nė Greqi, Itali, Maqedoni, etj. Ai thotė se nuk ka qenė njė shkėputje e menjėhershme, por ka ardhur natyrshėm. “Opera ėshtė njė zhanėr shumė specifik e qė tė jesh regjisor i saj, nė radhė tė parė duhet tė njohėsh mirė repertorin operistik, “zanatin” e tė vėnit nė skenė, teknikat e tė kėnduarit, por edhe tė recituarit, por duhet tė kesh edhe fantazi”, - vazhdon ai. Nė pozicionin e regjisorit i ka provuar tė gjitha zhanret operistike, asaj bashkėkohore, baroke, romantike, verdiane, puēiniane, etj. Ka patur edhe momente tė vėshtira, netė pa gjumė, punė voluminoze… “Vėnia nė skenė e veprave tė mėdha, si “Trovatore” nė vitin 1991, “Rigoleto” nė 1994, “Toska” nė ‘95-ėn, apo “Karmen” nė 1999-ėn ka qenė e vėshtirė, pasi bėhet fjalė pėr vepra ku interpretojnė shumė kėngėtarė. Por do tė veēoja kėtė tė fundit, ku kėndojnė 100 kėngėtarė, tė cilėn e kemi vėnė nė skenė, jo vetėm nė njė kohė rekord, por edhe nė njė periudhė anarkike, pasi ishte momenti i ndryshimit tė stafeve drejtuese”, - tregon regjisori, i cili krahas 20 operave tė mėdha ka realizuar regjinė e rreth 45 koncerteve dhe 8 operave me studentė, nė skenėn e Akademisė sė Arteve. Pas kthimit nga Franca, nė vitin 1994, ku kishte kryer njė specializim nė fushėn e regjisė, ai vuri nė punė eksperiencėn e marrė pranė njė opera-studioje, tė drejtuar nga An Mari Bondi. Nė vitin 1996, ai ka kryer njė tjetėr specializim nė Bon tė Gjermanisė. Ka marrė pjesė nė juritė e disa konkurseve ndėrkombėtare operistike tė zhvilluara tė Itali dhe po aty, pėr njė vit ka drejtuar kursin “recitar kantando”. Krahas interpretimit dhe regjisė, Gurakuqi, ka realizuar edhe skenografitė e disa operave, si “Cosi fan tutte”, “La scala di setta”, “Mattrimonio segreto”, si edhe tė shfaqjes sė tė mėrkurės. “Kam vizituar shumė teatro nė vende tė ndryshme, si edhe kam parė gravura qė i pėrkasin epokės kur janė shkruar operat. Gjithashtu kam studiuar edhe dy vjetė pėr arkitekturė. Kam realizuar skenografitė e operave tė thjeshta, por kurrsesi nuk marr pėrsipėr tė realizoj skenografi tė operave tė mėdha”, - thotė ai. Ndėrsa ende ėshtė nė ethet e shfaqjes sė operave tė Ēimarozės, Gurakuqi, po pėrgatitet pėr vėnien nė skenė tė njė tjetėr vepre tė madhe. Bėhet fjalė pėr operėn voluminoze “Turandot”, e cila pėr herė tė parė vjen nė skenėn shqiptare. “Synimi im ėshtė qė kėtej e tutje tė vė nė skenė vetėm veprat mė tė mėdha tė repertorit operistik”, - thotė Nikolin Gurakuqi.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Nikolin Gurakuqi

    INTERVISTA/ Flet regjisori i TOB-it, Nikolin Gurakuqi: Duke e pasur Premier do tė realizojmė njė Toskė tė besueshme

    “Toska” e Puēinit, njė oper me konflikte klasore

    Albert ZHOLI

    Ėshtė hera e tretė qė e vė nė skenė “Toskėn”, por sipas tij, puna ėshtė sikur e vė pėr herė tė parė. Kjo pėr shumė arsye, por mė kryesorja ėshtė sepse vėnia nė skenė pėr ēdo herė ka kėngėtarė, personazhe tė ndryshėm tė rinj, qė ai nuk ka punuar mė parė me “Toskėn”. Rolin kryesor kėtė herė e ka njė tenor italian me famė botėrore, i cili ka luajtur dhe mė parė nė TOB role kryesore.

    Pse keni zgjedhur pėr tė vėnė nė skenė operėn “Toska” e Puēinit”?
    Ka shumė arsye, por ajo qė ka mė shumė rėndėsi ėshtė se unė kėtė vepėr tė bukur e kam vėnė pėr herė tė parė nė skenė 18 vjet mė para dhe njėherė tjetėr para 7 vjetėsh. Pra, ishte vitit 1995 kur e vura nė skenė dhe kjo vepėr pati shumė sukses. Ndoshta ka qenė njė ndėr veprat mė tė mira tė repertorit operistik nė skenėn e TOB. Pėr kėtė arsye ishte drejtoria e TOB-it, ajo qė propozoi pėr ta vėnė sėrishmi nė skenė. Duke qenė se kjo vepėr qėndron nė repertor dhe se ruhet ende shija e mirė qė ka lėnė tek spektatori e prita me kėnaqėsi propozimin, pasi dėshiroj qė ta vė gjithmonė nė skenė kėtė shfaqje me kėngėtarė operistik tė ndryshėm. Kjo shfaqje ka njė historik pak tė trishtuar pėr mua dhe familjen time, sepse, ka qėlluar qė kėtė vepėr ta vė nė skenė kur kam pasur drama familjare. Pikėrisht 7 vjet mė parė vdiq im atė dhe m’u desh ta vija nė skenė pikėrisht nė ato ditė kur ai u nda nga jeta. Ndėrsa tani mė takon ta vė sėrishmi, pikėrisht, kur im bir ka 11 muaj qė ėshtė ndarė nga jeta.

    Njė vepėr me pėrmasa botėrore, a ka vėshtirėsi pėr vėnien nė skenė dhe a ju ka lehtėsuar nė punė vėnia e saj disa herė pikėrisht nga ju?
    Pa diskutim sa mė shumė ta vėsh nė skenė njė vepėr, aq mė shumė konsolidohet tek regjisori vėnia e saj nė skenė si interpretim. Duke qenė se ėshtė njė vepėr e repertorit, por kėtė radhė ajo vjen me njė plan, vizion tė pėrpunuar skenografik, artistikisht dhe regjisorial. D.m.th neve nė pjesėn dėrrmuese tė shfaqjes e kemi rinovuar atė nga ana figurative, edhe pėrsa i pėrket interpretimit tė personazheve kėtij ndryshimi figurativ i vishet edhe loja e personazheve ku regjia ėshtė fokusuar mė tepėr nė demonizimin e personazheve negative dhe me rritjen dhe intensifikimin e konfliktit, ose dopjo konfliktit, pasi ky konflikt ėshtė si pėr dashuri ashtu siē ėshtė dhe njė konflikt politik, pra palėt, qė duan Toskėn si Cavaradossi, qė e ka tė dashur dhe tjetri Skarpia qė do ta dhunojė janė nė konflikt politik me njeri tjetrin . Ėshtė koha e revolucionit francez, e betejės sė Marengos, ku Napoleoni del fitimtar. Gjithė ky konflikt ėshtė intensifikuar mė tepėr pėr ta rritur anėn revolucionare tė Kavaredosit dhe mbėshtetjen (pushtetin) e pakufishėm qė Toska i jep atij pėr ta fituar tė dashurin e saj jo vetėm si tė dashur, por qė ai tė fitojė edhe politikisht.

    Ju para 18 vjetėsh keni pasur interpretues tė tjerė, apo disa prej tyre janė dhe sot?

    Ēdo prurje herė pas here kam sjellė autor tė rinj ( jo nė moshė). P.sh, para 7 vjetėsh nė rolin e Kavaradosit ka qenė Agim Hushi, ose Armando Kllogjeri. Ndėrsa kėtė radhė do tė jetė tenori shumė i mirė italian, Leonardo Gramegna nė rolin e Mario Cavaradossi qė ka lozur sėrishmi nė vendin tonė para disa vjetėsh nė rolin e Otellos, Don Karlos, dhe tani pas sukseseve qė ka pasur me kėtė rol nė vende tė ndryshme tė botės vjen sėrishmi nė Tiranė. Pra ėshtė njė tenor i staxhionuar me njė bagazh shumė tė mirė artistik, ndėrsa personazhet e tjerė janė nė rolin e Skarpias tenori Ylber Lili, qė po ashtu ėshtė i staxhionuar nė atė rol, pasi ka vite qė e luan ndėrsa dy Toskat janė tė reja. Ato janė sopranot mė tė mira tė TOB Marjana Leka dhe Eva Golemi., soprano cilėsore, qė e pėrballojnė rolin e Toskės, si nga ana vokale po ashtu edhe nga ana skenike. Kėshtu qė besoj se duke e pasur Premier do tė realizojnė njė Toskė tė besueshme. Jemi nė procedurė prove dhe nė tregimin muzikor kanė dalė shumė mirė, Tani po e veshim rolin nga ana skenike.

    Sa personazhe ka gjithsej kjo Oper?
    Kjo Oper ka rreth 8 personazhe kryesore, ku njė rol e ka dhe Sindrit Bejleri. Leonardo Gramegna nė rolin e Mario Cavaradossi, Ylber Gjini (baroni Scarpia), Ogert Islami(Cesare Angelotti), Sidrit Bejleri (Il Sagrestano), Gilmond Myftari, Erlind Zeraliu (Spoletta)

    Ju rridhni nga njė familje artistėsh, babai juaj ka qenė si regjisor ashtu dhe prezantues i Festivaleve nė RTSH

    Babai im ka prezantuar disa Festivale dhe njėkohėsisht ka qenė Regjisor apo Drejtor Artistik i 4 Festivaleve. Pėrpos kėtyre ka qenė dhe autor tekstesh pėr kėngė tė ndryshme. P.sh ka shkruar “Valsi i Lumturisė” ,“Agimet Shqiptare” dhe tė tjera. Qė kanė marrė ēmime.

    Edhe ju keni ecur nė rrugėn e babait, pasi keni prezantuar Koncertin e Krishtlindjeve kėtu nė TOB?
    Po ėshtė e vėrtetė. Ishte njė eksperiencė e re pėr mua. Ishte njė eksperiencė e bukur. E prezantova me Evėn dhe Marjanėn.

    Ēfarė ndryshimi ka midis tė qenit prezantues dhe regjisor?
    Tė qenit prezantues jo se e pėlqej, por unė e bėra pėr shkak tė gjendjes time shpirtėrore. E bėra kundėr vullnetit tim pasi i kisha munguar skenės pėr shkak tė humbjes sė tim biri dhe s’kam pas zemėr tė ngjitesha nė skenė. Por atė skenė sikur e doja, sikur e thėrrisja, sikur komunikoja dhe mora iniciativėn tė dal nė publik pėr tė ndryshuar emocionet qė kam. Kėtė vėnie nė skenė ja dedikoj 85- vjetorit tė babait tim, sė dyti ja kushtoj djalit tim, i cili studionte filozofi tė shkencave sociale, por ishte shumė i apasionuar pas artit, ku kishte konflikte klasore. Edhe kjo vepėr ishte nė shijet e tij, njė vepėr triller, ku ai ēuditėrisht kishte njė debulesė pėr filma tė tillė. Veprat me konflikte klasore, me sundues dhe tė shtypur ishin nė shijet e tij dhe kjo vepėr pėr mua ka ardhur nė kohėn e duhur.

    Kur mendohet tė vihet nė skenė?
    Besoj se mė datėn 16 shkurt. Kemi kohė ende pėr tė punuar me cilėsi.

    Leonardo Gramegna nė rolin e Mario Cavaradossi, Ylber Gjini (baroni Scarpia), Ogert Islami(Cesare Angelotti), Sidrit Bejleri (Il Sagrestano ), Gilmond Myftari, Erlind Zeraliu (Spoletta),

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Nikolin Gurakuqi

    Nikolin Gurakuqi, babai qė e bėri poet dhimbja pėr te birin

    Shpendi TOPOLLAJ

    Ka disa libra qė po tė rrekesh tė shkruash diēka rreth tyre edhe vetė Bjelinskin do ta kishin vėnė para njė vėshtirėsie jo tė vogėl. Bėhet fjalė pėr ata libra qė janė mbrujtur me dhimbje ose qė kanė lindur nga vetė dhimbja. E gjithė kjo vjen, ngaqė askush nuk mund ta pasqyrojė trishtimin, pikėllimin apo plagėt e zemrės, mė qartė, mė mirė dhe mė me emocion sesa ai qė e vuan atė dhe qė pėr ta lehtėsuar deri diku kėtė vuajtje tė shpirtit tė tij, pėr fatkeqėsinė qė e ka kapllosur, ka gjetur si mundėsinė e vetme tė shkruarit, si nė prozė ashtu dhe nė poezi. Le pastaj, kur kėtė e bėn njė baba qė pa qenė asnjėherė as shkrimtar e as poet (siē ngjet me regjisorin e talentuar Nikolin Gurakuqi, tė cilit i ka ikur nga jeta, fare i ri, biri i shtrenjtė Marsidi), hedh nė letėr njė tufė poezish qė ngjajnė me njė tufė ulėrimash tė dala nga thellėsia e zemrės sė coptuar dhe i titullon “Stinėt e dhimbjes time” (Shtėpia Botuese “Vllamas”).

    Qysh tė vegjėl jemi njohur nėpėr shkolla me tronditjen dhe mėrzitjen e Akilit, kur para mureve tė Trojės, u vra shoku i tij i ngushtė Patrokli. Por kurrė nuk na del nga mendja ajo qė ka ndjerė mė pas plaku i urtė Priam dhe gruaja e tij Hekuba, kur panė vrasjen e tė birit tė tyre Hektorit nga Akili. Duke ju drejtuar qysh nė krye djalit, artisti tani poet, pohon atė qė veē njė fatkeqėsi e tillė ta kujton se, “…26 vjet kemi jetuar njė realitet - iluziv, e tani po jetojmė njė iluzion real.” Dhe i gjithė ky ndryshim i papritur dhe i menjėhershėm, i 19 marsit tė vitit 2012, ka sjellė pasoja tė pariparueshme te prindėrit qė tani e quajnė veten “tė vdekurit e gjallė” dhe atė “tė gjallin e vėrtetė.”

    Tekat e fatit janė tė habitshme: ata ishin tė lumtur e tė gėzuar dhe u shndėrruan nė gjysmė njerėz. Djali i qe bėrė babait shok, me tė cilin dukej se kishin njė zemėr dhe njė palė sy, pasi ai po formohej atje nė Romė si njė intelektual i mirėfilltė qė me mendime tė denja pėr njė filozof, kuvendonte me tė dhe ja tani i la si pėr t`u ēmallur, vetėm ato tė qeshurat e tij tė ēiltra dhe “Lot qė rėndojnė sytė e zbehin shikimin”, lot qė ai tani i mbledh njė nga njė, ashtu si gratė e fshatit qė s`ka ujė, mbledhin pikat e shiut. Atij, e gjithė kjo gjėmė i duket se ėshtė veē njė ėndėrr e keqe, mungesa e djalit pėr tė ėshtė dhimbje qė ther gjer nė palcė, madje, kur kujton sytė e tij i bėhet se takon gjithė dhimbjet e shekujve. Zemra e babait po ēahet; ai edhe veten tani e quan tė vdekur. Endet si pa kuptim herė nė terr e herė nė mjegull, vetėm sa pėr tė rindėrtuar imazhin e bukur tė tij. E sidomos atė tė formimit tė tij qytetar, tė kulturės sė tij, tė aftėsive intelektuale dhe sidomos tė mendjes sė tij tė hapur e mendimeve tė guximshme. Ai, e adhuronte Marsin, pasi ai ishte i mbrujtur me ide qė qenė pėrtej jetės dhe pėrtej vdekjes. Por qė u tretėn bashkė me tė.

    Orė e ēast i biri i shfaqet duke e pėrcjellė atje nė aeroport, duke i mbajtur valixhen, i emocionuar, me duart qė i dridheshin dhe me sytė e pėrlotur, tek i jepte tė atit pėrqafimin e fundit. Ai, me shpresė se Marsi i tij do ta dėgjojė thėrret “Mė mungon shumė” dhe shton: “ashtu si ajri i mungon planetit Mars.” Nikolini artist, gjithė jetėn ja ka kushtuar muzikės, dhe ja tani, kudo ajo e ndjek pas. Lloj - lloj tingujsh, uverturash, ariesh e operash, dhe sidomos marshet funebre tė pianos sė Frederik Shopenit, mbushur me drama, tragjedi, brenga njerėzore, e shoqėrojnė ēdo ditė edhe sidomos tani qė ai e shndėrron vuajtjen e shpirtit tė tij nė pentagramin e poezisė. Dhe papritur, ai i kėrkon tė birit nga varri i heshtur dhe i ftohtė ku ndodhet qė nėn ata tinguj qė deri dje pandehte se qenė shkruar pėr tė tjerė fatkeq, tė vijė dhe tė kėrcejnė sė bashku njė tango. Njė tango tė jetės ėndėrrimtare, me ritėm tė ngadaltė, ashtu, duke u lėkundur nė krahėt e njeri - tjetrit. Por, ai e di se atė e ndan diēka e pakuptimtė, vetėm njė mur prej avulli, prej nga ēuditėrisht, si nė tablonė impresioniste “Pellgu i zambakėve tė ujit” tė Klod Monesė, i shfaqet fytyra e ėmbėl e tij. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse ne, duke lexuar kėto poezi tė njė autori jo poet, e kuptojmė menjėherė muzikalitetin e vargjeve tė Nikolinit dhe na ngjet ai me aedėt e Greqisė sė Lashtė qė sa herė deklamonin, i shoqėronin vargjet me veglėn e tyre tė preferuar, lirėn.

    Edhe pse babai e quan tė birin herė meteor i shkėputur nga yjėsitė dhe herė vullkan, pėrsėri pohon se e kishte ruajtur nga erėrat e kohėrave atė, brenda “hapėsirave tė mia pa hapėsirė kohore” se e dinte se Marsi nuk qe si gjithė tė tjerėt, por prej kristali. Tė tillė e kishte edhe buzėqeshjen, edhe revoltėn, edhe pranverėn, dhe ja tek u ra nga dora dhe po si kristali u thye.

    Autori i librit, shpesh pėrdor edhe eufemizma, kėtė lloj origjinal tė metonimisė dhe pa dashur tė pėrmendė fjalėn e rėndė vdekje, gjen shprehje mė tė buta si “ishte rrugėtimi yt / drejt stacionit tė heshtjes” ose ti “ike na le shumė shpejt / ashtu si dita nė tė zbardhur.”

    Nė vargjet e bardha (pėr njė fat tė zi) tė Nikolinit, shpesh ndeshim figura stilistike plot anafora, pyetje retorike dhe paralelizma. Por kuptohet se kėto atij, mė shumė i kanė dalė nga kultura qė ka pėrftuar nga leximi i poezive sesa nga synimi pėr tė na paraqitur mjeshtėri tė lartė artistike. Duhet thėnė se kjo lloj krijimtarie letrare, ndofta pėrmban brenda kėsaj mjeshtėrie, tė vetmin rast tė identifikimit tė botėkuptimit tė atij qė shkruan me vetė autorin. E gjithė poezia monokolonė e Nikolin Gurakuqit, s`ėshtė tjetėr veēse njė kuvendim me tė birin e munguar dhe me vetveten. Dhe duke qenė e tillė, nuk ka se si tė mos jetė edhe njė nekrolog i pafund i tė fshehtave tė shpirtit tė tij pėr tė tjerėt. Pėr lexuesin, nuk ka fare rėndėsi mėnyra qė njė baba e ka derdhur nė letėr dhimbjen, dashurinė dhe mallin e pa anė pėr djalin e tij. Sido qė ai tė shkruajė, dhimbja nė vetvete ėshtė kaq e madhe, sa nė detin e trazuar tė saj humbet ēdo rregull letrar. Mbi tė gjitha, nė ato klithma tė “Unė jam njė baba - artist, i lėnduar thellėsisht”, qė nuk di se ku ta ēoj dashurinė qė tė fala, lumturinė qė mė dhe, hidhėrimet qė ndamė, krenarinė qė mė le, mbizotėron emocioni njerėzor. Ndaj dhe ndjehesh keq, shumė keq, kur e sheh tė tė kalojė pranė nė kafene, autori i kėtyre poezive aq tė ndjera, ai burri simpatik dhe i zymtė, qė rron nė njė realitet iluziv, i cili edhe me heshtjen e vet, duket se thėrret “Fol, pra bir, pėrgjigju…!?” Ai burri, pėr tė cilin redaktori i kėtij libri, i mirėnjohuri Albert Zholi shprehet se, “Emri Marsid ėshtė puthja e syve tė tij, karafili i qėndisur nė buzė qė thur nė heshtje dashuri, pafundėsisht DASHURI!”

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  2. Karl Gurakuqi, njė mendje e ndritur
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-01-2007, 14:44
  3. Luigj Gurakuqi, kompozitori i parė shqiptar
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-09-2006, 07:13
  4. Luigj Gurakuqi: Njė poezi dhe njė pikturė pak tė njohura!
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 14:54
  5. Luigj Gurakuqi mbi shtetin ne Shqipni
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 03:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •