Përfaqësuesi anglez, Riçard Xhons, kritikon ashpër doganat e Idrizit


Ambasadori: Krimi në Angli vjen nga Durrësi e Vlora




ANA XHEKA/DURRES
Gazeta Panorama


Britanikët akuzojnë doganat shqiptare për eksport krimi. Deklarata
është bërë dje nga përfaqësuesi britanik në Tiranë, Riçard Xhons.

Akuzat janë bërë në sy të drejtorit të doganave, si përgjegjësi
kryesor i kontrollit doganor në Shqipëri. Shpëtim Idrizit nuk i ka
ngelur tjetër veç të bëjë një rezyme të "suksesshme" të drogës së
kapur, duke harruar atë që kalon nën hundën e doganierëve.

Xhons

Mungesa e kontrollit shtetëror në Shqipëri është bërë faktor
destabiliteti publik deri në Britaninë e Madhe. Sipas Xhons, shumica
e krimeve nga më të rëndat që ndodhin në vendin e tij, bëhen në
bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe lidhen me trafikun e lëndëve
narkotike, armëve dhe qenieve njerëzore, që dalin nga kufijtë e
Shqipërisë, kryesisht Durrës dhe Vlorë. Në këtë kuadër, formimi i
rolit të kontrollit kufitar, sipas Xhons, është i rëndësishëm. Çdo
hap në funksion të këtij forcimi përshëndetet e mirëpritet nga
Mbretëria e Bashkuar, pasi i shërben mbrojtjes së shtetasve dhe
shtetit anglez si dhe më gjerë të Ballkanit dhe Evropës, u shpreh
Xhons. Më tej ai nuk ka nguruar të përmendë edhe rrezikun për
integrimin. "E ardhmja e Shqipërisë është Evropa dhe në mënyrë
specifike anëtarësimi i saj me të drejta të plota, por për ta
arritur këtë Shqipëria duhet të përmbushë shumë detyrime ndër të
cilat, si një nga më kryesoret është ndërtimi i një administrate dhe
shteti efikas, që në radhë të parë duhet të bazohet në kontrollin e
kufijve dhe vjeljen e të ardhurave doganore",- u shpreh ambasadori.

Doganat

Adminitratës doganore i interesojnë vetëm paratë e planit dhe jo se
çfarë kalon në traun e doganës. Për të huajt ky nuk është shtet.
Sipas Xhons Shqipëria gjatë gjithë periudhës së tranzicionit ka bërë
përpjekje për t'u shkëputur nga sistemi i së kaluarës, por
zëvendësimi i sistemeve është larg ndërtimit të shtetit dhe
institucioneve që sigurojnë standardet evropiane. Ndaj deri përpara
një viti e gjysmë administrata doganore ishte thjesht mekanizëm i
vjeljes së të ardhurave, e në shumë raste, qendër e fokusit të
kritikave për korrupsion dhe evazion në shifra galopante. Vetëm para
një viti e gjysmë, nën asistencën e institucioneve ndërkombëtare
doganat kanë marrë për herë të parë rolin e menaxhimit të kufijve.
Çdo devijim nga ky rol do të thotë hapur pozicionim i Shqipërisë si
një vend i varfër, pa të ardhme evropiane dhe e shkëputur nga pjesa
tjetër e botës.


Idrizi, kemi kapur drogë

"Në sajë të bashkëpunimit me ekspertët e inteligjencës të "CAM
Albanias" si edhe të ngritjes së grupeve antitrafik Doganë, Polici
ne arritëm të zbulojmë e konfiskojmë për vitin 2004 116 kilogramë
heroinë, 1.5 tonë canabis, armë zjarri dhe arritëm të shkatërrojmë
disa rrjete ndërkombëtare të trafikut të makinave me destinacion
Shqipërinë". Por është evidente se shifrat e Idrizit janë shumë pak
për atë që ndodh në doganat shqiptar






White_Angel