Close
Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 107
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Ali Pashė Tepelena: Njė takim i kėndshėm, njė bisedė e ėmbėl

    Mjeku anglez kishte dėgjuar shumė pėr bėmat e kėqija tė Ali Pashait, qė nga ngjarjet e Kardhiqit e deri nė ndėshkimet e rėnda publike qė zbatonte Pashai, por toni i pėrdorur nė kujtimet e tij pėr Pashanė ėshtė tepėr interesant. Mirėsia e shfaqur nga njė sundimtar tiran tregonte se mjalti qė rridhte prej gojės sė tij nuk ishte gjithmonė i hidhur

    Aty nga ditėt e fundit tė vitit 1812 erdhi nė Janinė mjeku anglez Henry Holland, mjek primar nė spitalin qendror tė Marinės Angleze nė Ishullin e Maltės. Nė atė kohė ai ishte 24 vjeē dhe kishte njė shtat tė gjatė e tė derdhur. Ishte biri i njė prej familjeve angleze mė tė dėgjuara tė kohės. Ai kishte sjellė me vete letra rekomandimi pėr Ali Pashanė dhe pėr sekretarin e tij, Kolovo, i cili nė fakt kryente detyrėn e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Pashait. E vendosėn si bujtės nė shtėpinė e njė greku qė ishte njė nga mė pasanikėt e qytetit. Nė ato kohėra Kolovi ishte 54 vjeē dhe kishte njė paraqitje imponuese, ku spikaste njė dashamirėsi karakteristike. Meqė zotėronte anglishten, frėngjishten dhe gjermanishten, I propozoi doktorit qė tė bėhej pėrkthyesi i tij. Tė nesėrmen e mbėrritjes nė Janinė, doktor Hollandi u shpu nė pallat pėr njė takim me Ali Pashėn. Kur hyri nė pallat, ai u ndodh ndėrmjet ushtarėve shqiptarė tė Pashait, tė cilėt me paraqitjen dhe ecjen e tyre tė madhėrishme silleshin lart e poshtė. Hollandit, ndėrmjet karrocave tė pashait qė ndodheshin nė atė cast nė oborrin e pallatit, syri i zuri njė pajton. Pajtoni ishte njė karrocė e rėndė gjermane, qė dukej sikur kishte pėrshkruar nja njėzet here rrugėt e Evropės. Pasi ngjiti shkallėt e gurta qė i dolėn pėrpara ai u gjend para njė korridori tė madh, dritaret e tė cilit, tė gjera dhe tė larta, vėshtronin nga liqeni dhe nga malet e Janinės. Korridori ishte I mbushur plot e pėrplot me njerėz. Syri dallonte ushtarė shqiptarė, turq e marokenė. Midis tyre kishte oficerė turq, sekretarė grekė dhe izraelitė, korrierė tartarė, skllevėr zezakė, tregtarė tė shumtė si dhe banorė tė ndryshėm qė prisnin tė parashtronin lutjet e kėrkesat e tyre para Pashait. Kur nė fund tė korridorit u hap njė perde e rėndė, Hollandi u gjend nė njė sallon tė madh me njė tavan tė lartė. Salloni ishte i mbushur me shtylla tė larta e tė zbukuruara me gdhendje dhe kishte plot dritare tė mėdha, tė cilat vėshtronin nga liqeni. Muret e sallonit ishin tė zbukuruara me yje tė kuq e tė kaltėrt. Tavani i tij prej dėrrase kishte njė gdhendje nė formė katėrkėndėshi, nė skajet e tė cilit ishin gdhendur yje dhe mesi i tij kishte plot gdhendje karakteristike tė lyera me ngjyrė tė kuqe. Nė muret e sallonit, ndėrmjet shtyllave, vareshin shpata, dorezat e florinjta tė tė cilave, ishin tė zbukuruara me gurė tė ēmuar. Dyshemeja ishte e shtruar me sixhade tė bukura dhe tė rėnda. Salloni pothuajse nė tė katėr anėt rrethohej me mindere tė gjerė, mbi tė cilėt ishin vendosur jastėkė tė kuq, tė zbukuruar me tantella tė pėrgatitura me fije argjendi. Pranė zjarrit tė druve, qė digjeshin nėn njė tendė tė qendisur me hijeshi, qėndronte i ulur Ali Pashai nė njė minder qė ishte pak mė I lartė se minderet qė qarkonin sallonin madhėshtor tė audiencave. Nė kokė mbante njė takie tė lartė e tė rrumbullaktė me ngjyrė tė kaltėr tė errėt, anėt e tė cilės ishin tė zbukuruara me qėndisma tė bėra me fije ari dhe argjendi. Mbi veshjen e tij tė brendshme, qė e kishte me vija tė qėndisura me ar, mbante njė xhubė tė verdhė me reflekse tė kuqe. Nė brez kishte njė kamė e njė kobure, dorezat e tė cilave ishin tė zbukuruara me gurė tė ndryshėm tė ēmuar. Edhe nė gishtat e duarve kishte unaza me gurė brilantesh. Nargjileja afėr tij ishte e zbukuruar me gurė brilantesh. Si pėrherė, ai kishte njė qėndrim dinjitoz qė shprehte mirėsjellje. Fytyra e tij qė shprehte sinqeritet ishte e qetė dhe tėrheqėse, por brenda kėsaj paraqitjeje, ashtu si e ka pėrshkruar dhe Bajroni “fshihej zjarri i njė furre qė digjej pa ndėrprerje”. Hollandi e solli bisedėn rreth Bajronit dhe Hobhousit, tė cilėt e kishin vizituar kohė mė pare Pashanė. Gjatė kohės qė bisedohej pėr kėta, Pashai nuk shprehte ndonjė mėrzi, por me sa dukej ai dėshironte tė bisedonte mė shumė pėr politikė. I pėlqente qė biseda tė zhvillohej pėr atė qė francezėt kishin bėrė nė Rusi dhe anglezėt nė Spanjė. Pas kėsaj bisede u hap problemi i njė anijeje tė tij transporti, e cila ishte kapur nga njė frigate angleze, e mė pas e kishin ēuar nė Korfuz. Hollandi u pėrpoq tė bėnte njė koment dhe tė mos prekte kėshtu asnjėrėn palė. Ali Pasha e ndoqi bisedėn me interes dhe pasi ia plasi njė tė qeshure tė madhe vendosi tė ndryshojė pėrmbajtjen e saj. E pyeti Hollandin nėse e kishin pritur mirė dhe pastaj I kėrkoi qė t’i bėnte njė vizitė mjekėsore tė kujdesshme, para se ai tė largohej nga Janina. Ky takim zgjati gjysmė ore. Gjatė gjithė kėsaj kohe shėrbyesit e Aliut dhe tė Kolovos me veshjet e tyre mė tė mira, katėr shqiptarė tė hijshėm dhe dy robėr zezakė me mjekra tė bardha, qėndruan vazhdimisht nė kėmbė nė qėndrim ceremonial.

    Gjėrat qė i interesonin mė shumė Ali Pashait

    Disa ditė pas kėtij takimi u thirr Hollandi pėr t’i bėrė vizitėn mjekėsore. Me ndėrmjetėsinė e Kolovosė, Pashai i kallėzoi mjekut simptomat e sėmundjes qė po kalonte. Gjatė bisedės me tė, ai shprehu dyshimin se mos barku i tij kishte mbledhur ujė. Sipas konstatimit tė Hollandit, kjo ishte vetėm njė parandjenjė e Pashait. Nė ēėshtjet profesionale goja e Hollandit ishte aq e heshtur sa nuk la gjė tė shkruar pėr gjendjen shėndetėsore tė Ali Pashės. U mjaftua tė thotė se nuk vuante nga asgjė serioze dhe shqetėsimet qė ai ndiente ishin pjesėrisht pasoja tė moshės dhe pjesėrisht ato ishin edhe pasoja tė mėnyrės sė jetesės sė tij. Ali Pashai kur dėgjoi fjalėt shpresėdhėnėse tė dala nga goja e njė mjeku si Hollandi, shprehu njė qėndrim plot mirėsjellje. Ai nė pėrgjithėsi ushqente mosbesim tek fjalėt e mjekėve, por kėsaj here Hollandi ia fitoi zemrėn e besimin. Pas vizitės mjekėsore vazhdoi tė flasė me tė pėr politikė dhe pastaj e pyeti pėr jetėgjatėsinė. Hollandi I tha se rrethet shkencore prej kohėsh kishin hequr dorė nga kėrkimi i eliksirit tė zgjatjes sė jetės. Mė pas Aliu e solli bisedėn edhe tek alkimia dhe i tha atij se ishte kurioz tė dinte nėse ishte bėrė ndonjė zbulim pėr prodhimin e arit. Hollandi i shpjegoi se kjo gjė ishte e pamundur dhe u pėrqėndrua nė pėrpjekjet e shkencės pėr ta nxjerrė kėtė lėndė nga minierat dhe nėpėrmjet metodave tė pastrimit, ta sillte atė nė gjendje pėrdorimi. Biseda vazhdoi mė tej mbi teleskopin, mbi armėt, mbi fuqinė e shteteve tė ndryshme, mbi ndėrtimin e rrugėve dhe tė urave si dhe mbi metodat qė pėrdoreshin pėr zhvillimin e bujqėsisė. Ali Pasha mbeti shumė i kėnaqur nga takimi me Hollandin dhe kur ai u largua, i dhuroi njė shpatė nga mė tė fismet, tė pėrgatirur me ēelik Damasku, mė i ēmuari i kohės dhe instistoi tė takoheshin edhe herė tė tjera.

    Vizitat e tjera qė bėri doktor Hollandi

    Doktor Hollandi gjatė udhėtimi tė tij vizitoi edhe Veli Pashėn, njė nga tre djemtė e Pashait. E gjeti tė ulur mbi minder dhe nė kokė mbante njė ēallmė tė kaltėrt, tė mbėshtjellė anash me njė rrip tė bardhė prej linoje. Linjat e fytyrės i kishte tė rregullta dhe njė e qeshur karakteristike e tij tė bėnte pėr vete. Ai po i arrinte tė dyzetat, ishte i claret dhe i tha Hollandit se mund tė qėndronte sa tė dėshironte, bile I propozoi tė pėrdorte edhe karrocėn e tij personale. Thuhej se Veliu ishte njė burrė shteti mė i mirė se vėllai i tij, Muhtari, por jo i aftė sa ai nė ēėshtje ushtarake. Thuhej gjithashtu se ai ishte i apasionuar edhe pas kulturės, dhe njėherė kishte ndryshuar edhe drejtimin e rrugės pėr tė shkuar dhe pėr tė parė antikitetet e Athinės. Thuhej se si i ati, nė jetėn seksuale ai nuk puthte pa kafshuar dhe nuk pėrkėdhelte pa gėrricur. Thashethemet shkonin aq larg sa qė edhe pėr atė qė nė Janinė njihej me nofkėn zonja Katja pa vesh, thuhej se veshin ia kishte kafshuar Veliu nė njė ēast dashurie. Mjeku personal i tij ishte Lluka Vajen, i cili me tė hollat e Aliut kishte studiuar mjekėsi nė Vjenė e nė Laipcig. Gjatė muajit shkurt, Hollandi shkoi nė Prevezė dhe kur hyri nė qytet e gjeti Pashanė nė mes tė njė grumbulli ushtarėsh shqiptarė. Kur e pa Aliu u gėzua shumė dhe e pyeti gjerė e gjatė se si kishte udhėtuar. Kur mėsoi se Hollandi kishte dėshirė tė shkonte nė Gjirin e Artės pėr tė vizituar antikitetet qė ndodheshin aty, i dha si shoqėrues dy nga ushtarėt e tij mė besnikė. Ishin djem shumė tė hijshėm por kishin koncepte tė ēuditshme pėr dėfrimin.

    Udhėtimet nė Gjirokastėr dhe Tepelenė

    Pas dy ditė udhėtimi, Hollandi u takua rishtas me Pashanė nė gėrmadhat antike tė Filipiadhės. Pashai plak ishte ulur mbi njė jastėk tė kuq prej kadifeje dhe kishte rėnė nė mendime tė thella. Gjatė kthimit pėr nė Prevezė, karrocėn e Pashait e shoqėronte njė grup ushtarėsh shqiptarė, tė gjithė tė hijshėm dhe belholė. Nė Janinė, Hollandi vizitoi edhe Muhtarin, djalin e madh tė Pashait, tek i cili nuk gjeti asgjė interesante. Nė vazhdim tė udhėtimit tė tij shkoi edhe nė Gjirokastėr ku pati rastin tė takohet me djalin e vogėl tė Ali Pashės, Salinė. Saliu ishte njė djalosh 12- vjeēar, por paraqitja e tij hijerėndė tregonte se ai ishte personi qė komandonte nė pallat. Ishte njė djalosh inteligjent, flokėverdhė dhe me sy tė kaltėr qė ngjasonin me ato tė tė atit, kur ishte i ri. Kama dhe pisqolla qė mbante nė brez ishin tė vogla, dukeshin sikur ishin bėrė posaēėrisht pėr tė. Mėsonte shqip, greqisht dhe turqisht si dhe stėrvitej fizikisht.
    Hollandi vizitoi edhe Tepelenėn, e cila iu duk tepėr interesante. Komanda e Tepelenės i ishte besuar Isuf Arapit, vėllait dhe njeriut mė tė besuar tė Pashait. Isufi ishte plakur shumė, i kishte arritur tė nėntėdhjetat, por mosha nuk ia kishte pakėsuar forcat dhe ashpėrsinė. Anglezi e gjeti Isufin nė njė dhomė tė vogėl tė rrethuar nga njerėzit mė besnikė tė gardės sė tij. Ishte i veshur shumė bukur. Me kalimin e viteve, vijat e fytyrės sė tij vazhdonin tė shprehnin dhunė dhe seriozitet. Fytyra i ishte nxirrė edhe mė tepėr se ajo e njė skllavi abisinas. Doktor Hollandit aty i vunė nė dispozicion njė apartament tė veēantė. Edhe e ėma e Saliut, djalit tė vogėl tė Pashait, e cila ishte njė skllave gjeorgjiane, vazhdonte tė trajtohej me dashamirėsi nga Pashai. Ajo me 60 shėrbėtorėt e saj qėndronte nė njė apartament tė veēantė tė haremit tė sarajeve.

    Kthimi nė Janinė dhe largimi

    Hollandi, pasi u kthye nė Janinė qėndroi edhe dy javė tė tjera nė kėtė qytet dhe gjatė gjithė kėsaj kohe pati takime tė shpeshta me Ali Pashėn. Gjatė kėtyre bisedave, Pashai i ishte shprehur doktorit se kur Saliu, djali i tij mė i vogėl, tė bėhej 16 vjeē, kishte vendosur ta dėrgonte tė udhėtonte. Fillimisht do ta shpinte njė vit nė Marok dhe pastaj nė Angli, Francė, Rusi, Stamboll dhe sė fundi Anadollin. I tha gjithashtu se kur i biri do tė ndodhej nė Angli, shpresonte se Hollandi do tė ishte i gatshėm ta ndihmonte atė. Nė takimin e fundit qė zhvilluan, mirėsjelljes dhe pritjes miqėsore iu shtua dhe njė ngrohtėsi e veēantė. I prekur e mbylli bisedėn me kėto fjalė: “Shpresoj se nuk do tė mė harroni dhe do tė vini tė mė vizitoni prapė. Shpresoj se herė pas here do tė mė dėrgoni letrat tuaja qė do t’i pres me kėnaqėsi”. Kurse doktor Hollandi ndarjen me Ali Pashanė e pėrshkruan kėshtu:“Kur u ndava me kėtė njeri qė vazhimisht mė priti me mirėsjellje e me ngrohtėsi, nuk kishte sesi tė mos dėshpėrohesha. Kur mė pėrcolli u ngrit nga minderi, eci nė kėmbė deri afėr meje, pastaj mė puthi nė tė dy faqet dhe mė uroi njė rrugė sa mė tė mbarė”. Mjeku anglez kishte dėgjuar shumė pėr bėmat e kėqija tė Ali Pashait, qė nga ngjarjet e Kardhiqit e deri nė ndėshkimet e rėnda publike qė zbatonte Pashai, por toni i pėrdorur nė kujtimet e tij pėr Pashanė ėshtė tepėr interesant. Mirėsia e shfaqur nga njė sundimtar tiran tregonte se mjalti qė rridhte prej gojės sė tij nuk ishte gjithmonė i hidhur. Hollandi, i cili arriti tė bėhet mjek personal I mbretėreshės Viktoria, atė “bar mjekimi” qė kishte pėrfituar nga biseda e ėmbėl me Ali Pashanė, pati rast ta pėrdorė shpeshherė ndaj tė sėmurėve tė tij.

    (marrė nga “Spektėr)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Mosha
    43
    Postime
    4,579
    Faleminderit
    26
    143 falenderime nė 133 postime
    mrmbrm!

    A e din se mbi ali pashen eshte e shkruar nje opere?

    Nga gjermani Albert Lortzing, u shfaq se pari here ne Münster viti1824, me titullin "Ali Pascha Tepelena".

    Dhe thuhet se Familja e Aliut ka qene ardhacake nga azia e vogel diku, (anton, edhe turqit jane bere shqiptare!!!)


    Flm
    albanish by nature

  3. #3
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Mosha
    40
    Postime
    225
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Edhe dicka tjeter

    Ali Pasha priti me ngrohtesi jo vetem Hollandin por te gjithe Anglezet e shquar qe kalonin ne Shqiperi e Greqi, duke i magjepsur, sepse i qe vene punes nga te gjitha anet per te terhequr Angline dhe donte te perhapte aty emrin e tij.
    Nderkohe qe niste per ne Londer Spiridhon Kollovoin me anijen "Orfeu" qe u kishte kapur francezeve. Kollovoi do ti parashtronte qeveris Angleze nje aleance me kushte te qarta:
    -- Britania e madhe do te furnizonte Ali pashane me armatime. Nje baze detare angleze do te ruante bregdetin shqiptar nga flotat e sulltanit dhe Napoleonit. Britania e madhe do ti jepte Ali pashait Pragen, Leukaden, Kalamasin, Meganisine dhe disa ishuj te vegjel afer bregdetit.
    Ali pashai do te vepronte kunder francezeve ne korfuz, sa kohe ata do te mbanin te pushtuar kete vend. ne rastin e nje ekspedite angleze kunder korfuzit Ali Pashai do te vinte ne dizpozicion te veprimit te perbashket 20.000 ushtare dhe furnizime te shumta ne lende te gjalle e ne lende druri. Ne rast lufte nepermjet Britanise dhe portes se larte Ali pashai merrte zotimin te hapte portet e tij per Anglezet, te luftonte ne krah te tyre, dhe tu vinte ne sherbim cdo burim te vendit.
    Ruset kishin provuar te terhiqnin Aliun ne anen e tyre, po hoqen dore perfundimisht kur pane se ai i njihte mire interesat e veta, qe shkonin ne te kunderten. Napoleoni kishte shkruar se Ali Pasha ishte garancia me e mire kundrejte orvajtjeve te turqise per te sulmuar Fancen. Prej 16 vjetesh francezet perpiqeshin ta perdornin Aliun kunder anglezeve dhe vet Turqis dhe si nje baze te tyre per veprimet e metejshme ne lindje. Aliu kishte shkuar me anglezet deri aty ku e conin perfitimet e veta dhe ishte ndar prej tyre, ose i ishte ven kunder sa here synimet e tij nuk puqeshin.Prej dhjete vjetesh Aliu ishte perpjekur te krijonte sipas rrethanave lidhje me Angline. Tani ishte koha ti kthente keto lidhje te rastit ne nje aleance te qendrueshme, per te mos qene i vetem kunder Sulltanit. Anglia do te tregohej e gatshme, sepse me thyerjen e Napoleonit do te dilnin prape ne shesh rivalitetet e vjetra te anglise me rusine dhe turqine per zoterimin e mesdheut dhe rrugeve te lindjes. Per angline Ali Pashai behej po aq i rendesishem sa c'kishte qene per francezet.




    Shume autore thone se Aliut i lendi deshira per pavaresi vetem pas revolucionit freng, dhe se ai ishte nje bashkeudhetar fatlum i Napoleonit, ndryshe do te kishte mbetur nje pasha i humbur. Ne te vertete revolucioni freng dhe Napoleoni paten nje lloj ndikimi, por mjaft te kufizuar.
    Po te krahasojme periudhen e Napoleonit me pashane do ta vini re kete gje.

    Aliu kerkoi aleance me ruset per tu shpallur i pavarur qe me 1790, tre vjet para fillimit te revolucionit.
    Aliu ishte ber zot i Trikalles, Janines dhe Artes kur Napoleoni ishte akoma nje toger artilerie.
    Aliu kishte vene Shqiperine e jugut dhe pothuaj tere greqine nen sundim, kur Napoleoni niste terheqjen nga Rusia.
    Aliu ishte ne kulmin e fuqise, kur Napoleoni gjendej ne Elbe
    Aliu rritej dhe me tej, kur Napoleoni mbahej i burgosur prej pese vjetesh ne nje ishull ne anen tjeter te dheut.
    Napoleoni dhe Aliu paten disa pika takimi, por kurrsesi nuk mund te pohohet se Aliu u rrit e shkelqeu nen Napoleonin.


    Ne librin "Ali Pasha dhe Britania e madhe" Bageli thote per Aliun "...Ai ishte nje njeri mizor, por nje pasha i drejte." Ky liber i bukur rekomandohej si tekst ne shkollat e mesme te Anglise. Meqe ne ate vend diplomacia perfshihet ne programin e ketyre shkollave "Diplomacia e Ali Pashes" trajtohej si rryme me vete.
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albioni pėr postimin:

    pa7ai (16-01-2014)

  5. #4
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Mosha
    40
    Postime
    225
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Gabimisht

    Mesazh i Postuar dy here.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albioni : 15-07-2002 mė 22:04
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  6. #5
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

    Ali Pashe Tepelena

    Ndėrsa rebelizmi kronik i Jeniēerve po shkatėrronte pushtetin qėndruer, autoriteti i Sulltanit nuk vepronte ma nė krahinat e largėta tė perandoris tė tij. Prandaj, ishte fare e natyrshme qė guvernatorėt e provincjeve turke nė Evropė, nė Azi dhe nė Afrikė, tė orvateshin me u ēkėputė krejt nga Stainbolli pėr tė formue principata mė vehte. Nė fillim tė shekullit tė XIX Vezirėt e Damaskut, tė Akrės dhe tė Bagdadit ishin deklarue si rebelė. Ata tė Antiokės dhe tė Alepit kishin fitue famė tė keqe si "kulēedra mizorije". Nė Egjypt, Mehmet Ali Pasha, i biri i nji katundari shqiptar prej Kavalle, ishte ba sundimtari fuqiplot i vėndit dhe lakmonte me zanė fronin e Sulltanit. Po kjo gja ndodhi edhe nė Shqipni. Ali Pasha, i cili lindi nė Tepelenė mė 1744, arrijti sa me ushtrue nji pushtet gadi tė pamvarun mbi Shqipnin, prej Shkumbinit e deri nė Misolongji.
    Simbas nji tradite, stėrgjyshi i Ali Pashės ka qenė njifarė dervish Nazifi prej Anadollit, i cili ishte arratisė nė Shqipni nė shekullin e XVI, mbasi kishte ba nji tė paudhė nė vėndin e tij. Por versjoni i pranuem sot mbi origjinėn e Ali Pashės asht ai i Pouqueville-it, konsulli francez nė Janinė, i cili shkruen se ishte prej gjaku shqiptar. E ama e tij Hanko, nji grue cilėt iu shtroheshin urdhnave tė qendrės derisa iu leverdiste. Nė krahinat malėsore si Suli, Himara, Labėrija, Skrapari, populli vetqeverisej, ashtu si Malėsija e Veriut nė kohėt tona. Gjendja nuk ndryshonte nga fakti se Suliotėt dhe Himariotėt ishin kristjanė, ndėrsa Labėrija dhe Skrapari ishin myslimanė.
    E vetmja lidhje nė mes tė kėtyne komuniteteve autonome tė qyteteve dhe tė krahinave dhe pushtetit qendruer tė pėrfaqsuem nga veziri ose pashaj, ishte tagri vjetuer qė duhej tė paguenin. Le tė mos harrojmė se populli nuk shifte asnji dobi nga ky tager, as mbrojtjen e personit dhe tė pasunis, as arsim, dhe asnji nga shėrbimet publike tė nji shteti modern. Sejcili komunitet duhej t'i dilte zot tė drejtave tė tij me pushkė nė krahė. Kėshtu qė grindjet lokale nuk kishin mbarim dhe davanė e fitonte kush ishte ma i fortė. Malcoret qė nuk i ushqente toka ishin rrebeshi i popullatės fushore. Kohė mbas kohė ata zbritnin nga ēerdhet e shqiponjės pėr tė krye spedita plaēkitjeje, tue marrė me vehte sidomos gjan e gjallė tė fusharakve. Pėr ta kjo ishte si me plaēkitė nji tokė tė huej, mbasi nė fusha shkonte vula e Sulltanit. Megjithse kishin kalue ma se tre shekuj ndėn sundimin otoman, Shqiptarėt myslimanė ose tė krishtenė nuk e kishin harrue se ishin tė nji race tė ndryshme nga ajo e Turkut. Anglezi J.C.Hobhouse, i cili vizitoi Shqipnin nė fillim tė shekullit tė XIX bashkė me Lordin Byron, shkruen kėshtu: "Nuk ka dyshim se kristjanėt qė mund tė quhen Shqiptarė pa dashtė me i ba hatrin kurrkujt, janė krejt tė padallueshėm nga muhamedanėt. Ata janė tė armatosun dhe shum prej tyne janė nė shėrbim tė Ali pashės, tue mos ndryshue nė asnji mėnyrė nga ushtarėt e tij tė tjerė. "Vihet re ndėr Shqiptarėt nji frymė pamvarsije dhe nji ndjenje atdhedashunije qė kapėrxejnė dhe shlyejnė tiparet e veēanta qė vėzhguesi i huej ven re nė mes tė ndjekėsve tė dy feve, muhamedane dhe kristjane, nė viset e tjera tė Turqis.
    "Kėshtu qė ndėrsa banori i nji krahine tjetėr, kur e pyet se ēka asht, tė pėrgjigjet "jam Turk" ose "jam Kristjan", banori i kėtij vėndi (domethanė i Shqipnis) tė pėrgjigjet "jam Shqiptar".1 Hobhouse-i qėndroi sidomos nė Jardnė dhe pėr tė Shqipnija shtrihej deri nė Mecovė dhe vargmalet e Pindit. Asht e vėrtetė me thanė se ndjenja e unitetit kombėtar si nji forcė politike vepruese nuk ekzistonte endė, por nė kėt gjėndje ishin atėhere edhe kombet e tjerė tė Balkanit. Nacjonalizmi luftėtar u ngjallė ndėn influecėn e ideve tė Revoljucionit francez dhe shkėndija e kryengritjes kombėtare u ndez me incicjativėn e forcave pėrtej kufinit.
    Nė rastin e Greqis, "Eterija" qė filloi luftėn e pamvarsis u themelue nė Odesė dhe shefi i saj, Ipsilanti, ishte nji gjeneral i ushtėris cariste. Nė kohėn e Ali Pashės detyrėn e xhandarit nė qytetet dhe katundet e banin "Armatolėt". Kėta rekrutoheshin nė mes tė djelmoshave kristjan tė vėndit me autorizimin e Pashajt tė Sanxhakut ose Krahinės. Por me dobėsimin e pushteti perandorak, Armatolėt kishin fillue tė bashkėpunonin me hajdutėt pėr grabitjen sistematike tė popullit qė duhej tė mbronin. Ali Pashė Tepelena filloi karrjerėn e ti) si kryetari i nji bande hajdutėsh qė vepronte sidomos nė Thesali dhe anės maleve tė Pindit. Kto krahina administroheshin nga Pashallėku i Beratit qė kishte nė krye Kurt Pashėn. Nji dit prej ditve, Alinė e zunė rob dhe e prunė nė Berat. Kurt Pashės i banė pėrshtypje bukurija mashkullore e djaloshit hajdut, mėndja e tij e shkathėt dhe zotėsija nė tė folun. Prandaj, ai e fali dhe vendosi me e mbajtė nė Konak si trim tė rojes sė tij personale. Aliut iu rrit mėndja dhe nji dit muer guximin me kėrkue pėr grue tė bijėn e Pashajt. Natyrisht, kėrkesa e tij u hudh poshtė me pėrbuzje dhe vajza u martue me Ibrahim Pashėn e Vlonės. Kjo martesė e goditi Aliun si nji thikė nė zemėr dhe ai ndjeu nji urrejtje tė pashuejtėshme kundėr rivalit tė tij ma tė lumtun. Me rastin ma tė parė Aliu u arratis nga Berati dhe u bashkue me bandėn e hajdutve.
    Kurt Pasha i zemruem dha urdhėn qė dezertori tė shtihej nė dorė, i gjallė a i vdekun. Aliu u zuė ngushtė nga trimat e armatosun qė e gjurmonin dhe gjeti strehė te Kapllan Pasha i Delvinės. E ama qė vėzhgonte me kujdes ēdo hap tė Aliut, rregulloi martesėn e tij me Gjylsymen, tė bijėn e Kapllan Pashės. Martesa u celebrue me salltanet tė madh mė 1768. Aliu ishte 24 vjeē.
    Kapllan Pasha donte me pėrdorė zotėsin e tė dhandrit pėr tė zgjanue pushtetin e tij, por Aliu kishte ambicjet e veta dhe e kėqyrte tė vjehrrin si nji pengesė pėr realizimin e tyne. Ai bani disa intriga kaq djallzore pranė guvernatorit tė Manastirit saqė Kapllan Pasha muer urdhėn tė paraqitej menjiherė pėr tė dhanė hesap. Aliu e kėshilloi qė tė shkonte me elokuencėn e tij tė flaktė, dhe Kapllan Pasha u nis pėr nė Manastir pėr tė mos u kthye kurr ma. Por dinakėrija e pashpirt nuk i vlejti Aliu mbasi nė Pashallėkun e Delvinės u emnue me ferman tė Sulltanit i biri i Kapllan Pashės, i cili quhej Ali. Por Hanko e Tepelenės nuk e humbi pusullėn nga kjo disfatė dhe filloi pėrsėri manevrat pėr tė martue tė bijėn Shanise me Pashan e ri tė Delvinės. Pak kohė mbas martesės, ky i ngrati u vra nė nji shamatė. Suksesori i tij Selim beu u damkos si tradhtar me dekret tė Sulltanit mbas raporteve tė trilluem nga Aliu i Tepelenės, i cili u ngarkue tė sillte nė vend vullnetin e sundimtarit tė Stambollit. Selim Pasha i Delvinės u vra nė nji pritė qė kishte ngrefė Aliu i Tepelenės, i cili i zuni vėndin menjiherė. Pak ma vonė, ai u ernnue Dervenxhi Bashi, domethanė Inspektor i rrugėve. Me fjalė tė tjera, hajduti i djeshėm u ngarkue me detyrėn e policit, dhe padyshim ishte njeriu qė mund ta kryente kėt detyrė ma mirė se kushdo tjetėr. Ai rekrutoi nji fuqi t'armatosun prej katėrmijė Shqiptarėsh dhe duel me inspektue rrugėt nga Janina nė Thermopilet, dhe ua bani jetėn skėterrė hajdutve. Krenėt e tyne i kapi dhe i theri, ndėrsa pjestarėt e tjerė u arratisėn nėpėr malet pėr mos me u dukė ma. Qetėsija mbretnoi pėrsėri nė fushat e Epirit, udhėtimi nėpėr rrugėt u ba ma i sigurtė dhe shum banorė katundesh qė ishin arratisė nga frika u kthyen nė shtėpit e tyne. Pėr Ali Tepelenėn hyrja nė shėrbim tė Sulltanit ishte vetėm nji shteg pėr tė prue nė vend ambicjen e gjith jetės sė tij. Tri gjana ishin qė e shtynin me veprue: dishira me u ba i pasun, lakmija e pushtetit dhe pasjoni i hakmarrjes. Nga ndėrgjegja dhe shkrupullat moral ishte krejt i ēveshun, dhe mjetet qė pėrdorte me mjeshtėri tė pėrsosun ishin: rryshfeti, intrigat mrapa shpine, akuzat false dhe shkelja e besės sė dhanun, krimi ma i madh pėr nji Shqiptar. Vetėm kur kėto armė, si me thanė politike, nuk banin efekt, pėrdorte Ali Tepelena forcėn brutale pėr t'ia arrijtė qėllimit tė tij. Ai sundonte impulset dhe ndjenjat e tij tė natyrshme me nji vullnet tė hekurt dhe i bante tė tjerėt pėr vehte, tue u tregue si njeriu ma i dashtun, ma i sinqertė dhe ma gojėambėl qė kishte jetue ndonji herė. Dinakėrija makjavelike dhe mjeshtėrija e diplomatit tė pėrsosun shoqnoheshin tek Ali Tepelena me nji zėmer luani qė nuk dinte se ē'asht frika, dhe me nji talent ushtarak tė jashtėzakonshėm. Ambicja e tij shtohej me suksesin, dhe kishte ditė kur Ali Tepelena andrronte me u ba sundimtari i pamvarun i Shqipnis dhe i nji pjese tė Greqis. Por mrapa kėtij plani madhėshtor nuk kishte asnji ndjenjė patriotike, as nji idė kombtare dhe ndoshta ky asht shkaku pse dėshtoi.
    Mbasi spastroi rrugėt nga hajdutėt dhe kleftėt, Ali Tepelena u kthye nė Tėrhallė (Trikalla). Pak ma vonė ai marshoi kundėr Izet Pashės sė Janinės tue vue si shkak anarkin qė gjoja mbretnonte nė at Sanxhak. Spedita e tij pat sukses dhe Sulltani e bani Vezir ose Pasha tė Janinės. Porsa muer zyrtarisht titullin Pasha dhe u vendos nė krye tė nji krahine admin- istrative, Ali Tepelena ndryshoi themelisht taktikėn e tij. Tash ai mund tė pėrdorte aparatin shtetnor tė perandoris Otomane pėr tė realizue po at ambicje qė e kishte nxitė me u ba kryetar i nji ēete hajdutėsh kur ishte djal i ri. Pra, tue fillue nga viti 1788, kur sapo kishte mbushė 44 vjeē, Ali Tepelena shtriu pushtetin e tij mbi krahinat e Shqipnis me nji ritėm tė furishėm dhe tue u ēkėputė gjithnji e ma tepėr nga kontrolli i Stambollit. Dora e tij e hekurt ra ma sė pari mbi Suliotėt qė qeverisnin vetveten si fiset e Malėsis sė Veriut nė kohėt tona. Ma sė pari Ali pasha iu kishte dhanė fund sulmeve tė tyne me armė kundėr udhėtarve nė rrugė tė madhe ose katundarve tė fushės. Tue mos mjaftue me kaq, ai deshi tė shkatėrronte banesat e tyne nė majė tė malit ku ishin vendosė me shekuj. U deshėn tri spedita ushtarake pėr tė shkatėrrue republikėn e vogėl trime dhe kryenaltė ta Suliotve. Gadi tue anticipue metodat totalitare tė shekullit tonė, Ali Pasha nuk u bazue kurr vetėm nė forcėn e armėve pėr tė mposhtė nji anmik. Para se me fillue ofensivėn, ai blinte me tė holla njerėz tė anės kundėrshtare qė pranonin me veprue si agjentėt e tij; ai bante me qėllim akuza false dhe pėrhapte lajme tė rremė pėr tė diskreditue krenėt e anės anmike nė syt e popullit qė iu kishte besue; ē'ka asht edhe ma zi, ai jepte zotime solemne* mbi qėllimet e tij paqedashėse pėr tė ēarmatosė anmikun moralisht, dhe i merrte nėpėr kambė pa pikėn e turpit nė rastin ma tė parė. Megjith intrigat djallzore dhe premtimet tėrheqėse tė Ali pashės, Suliotėt nuk pranuen tė dorzohen por luftuen deri nė pikėn e fundit me nji guxim dhe mjeshtėri tė admirueshme. Vetėm rreziku me vdekė qė tė gjithė, me gra dhe me fėmijė, nga etja dhe urija, i bani me lėshue armėt. Ali Pasha tregoi atėhere se ishte nji bishė e egėr me fytyrė njeriu. Suliotėt kapituluen mė 1803 mbas nji blokimi tė gjatė nė ēerdhet e shqiponjave, ku nuk mund t'iu shkonte asnji ndihmė nga jashtė. 1 biri i Ali Pashės, Muhtar beu, i cili komandonte forcat rrethuese u dha Suliotve besėn e ushtarit se do tė liheshin tė lirė tė shkonin megjith familjet e tyne nė Pargė tė detit Jon. Ali pasha e shkeli premtimin dhe dėrgoi ushtarėt e tij pėr tė masakrue Suliotėt, ndėrsa po shkonin nė Pargė, dhe kur nuk ishin nė gjendje tė mbronin vehten. Ajo goditje tradhtare nė shpinė i dha shkas nji sqene tragjike kur gratė Suliote u hudhėn nga shkėmbi nė hymnerė, pėr tė mos ra gjallė nė duert e mercenarve tė satrapit tė Janinės.
    Ali Pasha pėrdori po at taktikė tė pėrzieme tė intrigave, arit tė derdhun pa kursim dhe tė shtypjes sė ēdo rezistence me anė tė fuqis ushtarake pėr tė vue ndėn sundimin e tij komunitetet e lira tė Ēamėris dhe tė Himarės. Por ambicja e Ali pashės nuk kufizoj me kaq. Ai e kishte synin mbi krahinat qė administroheshin nga funkcjonarėt e emnuem me dekret tė Sulltanit. Sulmin e parė Aliu e drejtoi kundėr guvernatorit tė Beratit Ibrahim pashės, i cili kishte qėn rivali i rij ma i lumtun, tue marrė pėr grue tė bijėn e Kurt Pashės. Hapi i parė i Vezirit ta Janinės ishte me aneksue Konicėn, Pėnnetin dhe Libohovėn qė mvareshin nga Sanxhaku i Beratit. Ibrahim Pasha u orvat me i marrė mrapa me forcė dhe, kur pa se nuk ia dilte dot, pranoi qė sherri tė ndahej me tė mirė. Dy djemt e Ali pashės, Muhtar dhe Veli, u martuen me dy vajzat e Ibrahim Pashės dhe qytetet qė ishin ba mollė e grindjes iu dhanė tė dy nuseve si pajė. Por kjo kryshqi e pėlqyeshme nuk e shpėtoi Vezirin e Beratit nga inati gjakpirės i Ali Tepelenės. Ai filloi nji fushatė ēpifjesh ndėn rrogoz pėr tė tronditė nga mbrenda pozitėn e rivalit, tė cilit kishte vendosė me ia hangėr kryet. Kur u bindė se propa- ganda e tij rnashtruese kishte ba efektin e duhun, Aliu okupoi Beratin pa ndeshė nė asnji rezistencė serjoze. Ibrahim Pasha iku nė Vlonė por edhe atje nuk gjeti shpėtim; ma nė fund u zue rob nga njerzit e Ali pashės, i cili ngurroi me e mbytė mbas mėnyrės sė zakonshme nga frika e raprezaljeve tė qeveris sė Stambollit. Nji tjetėr epizod i neveritshėm nė karrjerėn e pėrgjakun tė Ali Tepelenės asht shfarosja e banorve tė Kardhiqit. Ata kishin zanė rob dhe kishin poshtnue t'amėn kur Aliu ishte fėmijė. Deri nė shtratin e vdekjes Hankua e kishte vue tė birin nė be qė tė merrte hakėn e turpnimit qė kishte pėsue nga dora e Kardhiqiotve. Aliu nuk e harroi kėt porosi qė pajtohej aq mirė me natyrėn e tij, e cila gjente nji kėnaqėsi sadiste* nė torturat dhe agonin e viktimve. Me rastin e parė ma tė volitshėm, ai rrethoi Kardhiqin dhe, kur banorėt pranuen tė dorzohen, muer gjashtėdhjet vetė si peng dhe urdhnoi qė tė masakrohen menjiherė. Mandej Aliu hyni nė qytet nė krye tė ushtėris dhe kėrkoi qė tė gjith burrat tė shkonin me iu pėrulė. Gadi tetqind burra tė ēarmatosun i shkuen pėrpara dhe ofruen me e njoftė si sundimtar. Aliu vuni maskėn e bujaris dhe u tregue si nji babė kundrejt fėmijve tė pabindun, por tė penduem. Ai i quejh vllazėn dhe djem tė tij dhe kėrkoi me i pa nji nga nji. Tue pasė nji aftėsi tė jashtzakonshme me mbajtė mėnd fytyra dhe fakte, ai njofti ata qė i kishin poshtnue nanėn dhe kjo e bani me shkumbėzue nga inati; plaga e vjetėr e sedrės sė fyeme u ēelė pėrsėri dhe Aliut iu ba syni gjak nga pasjoni* i hakmarrjes. Kjo sqenė barbarizmi dhe pabesije u zhvillue nė nji han tė Kardhiqit. Aliu i verbuem nga instikti shtazarak u dha urdhėn ushtarve tė rrethonin hanin dhe tė thernin pa mėshirė tė tetqind burrat qė i kishin besue fjalės sė tij. Por ushtarėt e tij, si muhamedanėt vendas, ashtu edhe katolikėt prej Mirdite, refuzuen me shtie kundėr njerzve tė ēarmatosun. Ata i thanė, tue tregue nji guxim dhe krenari tė admirueshme: "Na jemi nė shėrbimin tand, o Vezir, dhe jemi gadi ta luftojmė kudo qė tė na urdhnojsh. Jepu armė kėtyne burrave dhe na do t'i luftojmė. Jemi ushtarė dhejo kasapė". Atėhere Aliu thirri Grekėt tė primun nga njifarė Thanas Vaja, dhe ata e kryen masakrimin barbar tė tetqind Kardhiqiotve.

    Ali Pasha dhe Fuqit Evropjane

    Kur lufta e Evropės kundėr Napoleon Bonapartit arriu kulmin, Ali tepelena, Vezir i Janinės, ishte ba sundimtari i pamvarun i Shqipnis deri tek Shkumbini, ndėrsa tė bijtė Muhtar dhe Veli ishin guvernatorė njani i Tėrhallės dhe tjetri i Lepantit. Mbasi Aliu okuponte nji pozitė kyēe nė brigjet e detėnve Adriatik dhe Jon, tė dy palėt luftuese u munduen me e ba mik dhe aleat. Aliu hyni nė marrėdhanje direkte me Napoleonin dhe me Anglezėt, pa marrė parasysh politikėn zyrtare tė qeveris sė Stambollit. Ai ndoqi me vendosmėri dhe me sistem politikėn e tij qė synonte me zgjanue si e si sundimin e tij dhe me shtue pasunin. Kontaktin e parė Ali Pasha e bani me Francezėt mė 1797. Mbas traktatit tė Campoformios flota e Napoleonit okupoi ishujt e detit Jon, ashtu edhe skelat e bregdetit: prevezė, Vonicė, Pargė dhe Butrint, tė cilat deri atėhere kishin qenė tė Venedikut. Aliu i dėrgoi menjiherė nji letėr pėrgėzimi Napoleonit, e cila u botue nga fletoret e Parizit. Guvernatori i Shtatė Ishujve, gjeneral Chabot, e falenderoi Vezirin e Janinės nė emėn tė Gjeneral Bonapartit. Letra u shoqnue me nji dėrgim armėsh dhe municjoni ashtu edhe me autorizimin qė Aliu tė kishte nji flotė tė vogėl ndėn komandėn e tij, gja qė Venecjanėt nuk e kishin lejue kurr, Aliu e pėrdori kėt flotė pėr tė dėrgue fuqi nė Himarė, tė cilėn e zaptoi mbasi masakroi shumicėn e banorve. Kjo mizori gjet pėlqimin e qeveris sė Stambollit, ose Portės sė Naltė, si i thojshin atėhere, dhe Aliu muer si shpėrblim titullin Asllan, domethanė Luan. Kur Napoleoni debarkoi nė Egjypt dhe marrėdhanjet e tij me Turqin u keqsuen, Aliu sulmoi Prevezėn dhe detyroi gjeneralin Chabot tė kapitulonte. Nji numėr i vogėl Francezėsh u zunė rob dhe u dėrguen nė Stamboll me anė tė tokės. Porta e Madhe e aprovoi nxehtėsisht kėt vepėr tė Aliut dhe e shpėrbleu me titullin Pasha me tre bishta. Admirali anglez Nelson, flota e tė cilit po manevronte nė detin Egje, dėrgoi nji nga oficerėt e tij pėr tė urue "Luanin e Janinės". Oficeri qė kreu kėt misjon i tha Ali pashės se Admiralit i vinte shum keq qė nuk muejti me shkue vet me pėrqafue heroin e Epirit.1 Puna nė mes tė Turqis dhe Francės u ndreq pak kohė mbas debarkimit tė Napoleonit nė Egjypt. Tė dy shtetet lidhėn nė mes tė tyne nji aleancė qė pat si rezultat okupimin e Korfuzit nga ana e nji ushtėrije franko-turke. Ali Pasha u detyrue tė linte skelat bregdetare qė kishte shtie nė dorė mbas mundjes sė gjeneralit Chabot, tue mbajtė vetėm Butrintin. Qeverija e Stambollit deshi ta ngushėllonte pėr kėt humbje, tue i dhanė titullin Vali (Guvemator i Pėrgjithshėm) i Rumelis, me qendėr nė Manastir.
    Mbas traktatit tė Presburgut, Napoleoni krijoi "Provincjet Iliriane" gjatė brigjeve verilindore tė Adriatikut, domethanė nė Dalmacin, Kroacin dhe Sllovenin e sotme, dhe Ali pasha u kthye pėrsėri tė bante politikė me tė. Nji agjent i vezirit, Italjani Guerini, u nis nga Janina pėr nė Tilsitt, ku gjindej Napoleoni, me qėllim qė me i ēkėputė ishullin e Korfuzit. Perandori i Francezve e hudhi poshtė kėt kėrkesė, por i dėrgoi Vezirit nji misjon diplomatik tė kryesuem nga Pouqueville, mbasi Francezėt pushtuen Ishujt e Detit Jon. Nji kontigjent trupash franceze debarkoi nė Pargė dhe ngriti flamurin perandorak. Aliu buēiste nga inati, por nuk bani za. Tinėz ai hyni nė kontakt me skuadrėn detare britanike qė ndodhej nė Otranto. Mė 1809 Anglia nėnshkroi paqen me Turqin dhe Aliu vrapoi tė dėrgonte nji pėrfaqsues nė Londėr pėr me i ofrue bashkėpunimin e tij qeveris britanike me qėllim qė me dėbue Francezėt nga tė Shtatė ishujt e detit Jon. Kabineti britanik pranoi me e njoftė Ali Tepelenėn si prijės tė pamvarun dhe me i dhanė lejė tė pushtojė tė Shtatė Ishujt me kusht qė t'i paguente Britanis sė Madhe nji shumė tė hollash dhe t'i dorzonte Porto-Palermon nė Himarė. Mjerisht, kur flota britanike okupoi tė Shtatė Ishujt, marrėveshja me Vezirr' e Janinės u harrue. Nė vėnd tė tyne qeverija e Londrės ofroi me i dhanė nji subvencjon tė mjaftueshėm sa me mbajtė nė kambė nji ushtėri prej 10.000 vetėsh. Stambolli donte qė Veziri i Janinės tė rrinte i paanėshėm nė luftėn e Evropės kundėr Napoleonit, kurse ai nuk u tundė nga politika e bashkėpunimit me Anglezėpt. Nga ana tjetėr, natyra e tij oportuniste e shtynte me ba politikėn e mėsallės me dy faqe. Kėshtu qė kur Turkija i shpalli luftė Russis, Aliu shpalli botnisht se ishte nji amnik i Moskovit dhe se donte me vdekė si skllav i Napoleonit. Por kjo nuk ishte veēse nji dhelpni pėr tė sigurue avenirin, mbasi Aliu e kishte kuptue se Britanija e Madhe do ta kthente nji dit Turqin kundėr Napoleonit dhe do ta bante aleate tė Rusis. Kur fare papritmas beteja e Borodino e ndrroi situatėn, Aliu u kthye menjiherė kundėr Francės dhe ia bani jetėn skėterrė konsullit francez nė Janinė, zotni Pouqueville. 1 vetmi kasavet i tij ishte me shtie nė dorė Pargėn, Korfuzin, Santa- Maurėn, dhe me sigurue nji protekcjon* tė fortė kundėr ēdo sulmi dhe nga ēdo anė qė tė vinte.
    Mbas ritiratės sė Napoleonit nga Rusija, Aliu vendosi me luejtė kartėn britanike pėr tė prue nė vėnd ambicjen e tij, Gjenerali d'Ayret, komandanti i forcave britanike nė Ishujt e detit Jon, i bani Ali Pashės nji vizitė zyrtare dhe i dorzoi nji djamant tė mrekullueshėm si dhuratė nga qeverija britanike. Nji dhuratė edhe ma e ēmueshme pėr Vezirin e Janinės ishin 20 topa dhe 450 varela me barut qė erdhėn mbas vizitės sė gjeneralit d'Ayret. Njizetrnij trima shqiptarė do tė viheshin nė dispozicjon tė qeveris britanike pėr nji sulm kundėr Korfuzit. Aliu do tė merrte pėr vehte Pargėn, Santa-Maurėn dhe disa pika tė tjera strategjike. Para se tė fillonte zbatimi i planit tė pėrgjithshėm, Aliu pėrdori topat e Anglezve pėr tė sulmue dhe pushtue Pargėn. Kjo ndodhi mė 1819 dhe ishte fitorja e fundit e Ali Pashės.

    Ali Pasha dhe Lordi Byron

    Konaku i Ali Pashės nė Janinė ishte si oborri i nji Princi tė Mesjetės. Pallati ishte ndėrtue mbi nji rryp toke qė futej nė liqenin e Janinės dhe quhej Litharica. Prej andej ai sundonte gjysmėn e Shqipnis dhe nji pjesė tė Greqis si nji mbret fuqiplotė. Tė gjith kyēet e administratės civile dhe ushtarake ishin pėrqėndrue nė duert e tij. Ai ishte vet qeveri dhe kryetar shteti dhe gjente kohė me vendosė mbi ēashtjet e koklavituna tė politikės sė jashtme, ashtu edhe tė ndante grindje tė vogla nė mes tė banorve tė principatės sė tij. Ai nuk dinte as me shkruejtė emnin dhe, nė vend tė arkivės, kishte nji kujtesė tė ēuditėshme. Ishte i zoti tė mbante mėnd hollėsinat e ngjarjes ma tė vogėl qė mund tė kishte ndodhė shum vjet pėrpara. Nji mori ekspertėsh tė ēdo lloji kishin shkue nga tė gjitha anėt e Evropės pėr me i shėrbye Vezirit tė Janinės. Ekspert i artileris ishte Samson Cerfleer de Mendelsheim, nji Izraelit nga Strasburgu, i cili kishte marrė emnin Ibrahim Manzour Effendi. Nji francez i quejtun Charbonnel, qė ishte zanė rob nga kusarėt e detit dhe ishte prue nė Janinė, kishte hye nė shėrbim tė Ali Pashės si mėsues nė shkollėn ushtarake qė kishte themelue ai vet; disa Grekė dhe Izraelitė punonin si sekretarė. Ushtėrija e Ali pashės rekrutohej nė mes tė Shqiptarve tė ēdo feje dhe krahine, ashtu edhe nė mes tė Grekve, ndėrsa aventurjerė tė shum kombėsive mbushnin radhėt e kėtyne trupave mercenare. Rroga qė iu paguente veziri i Janinės ishte ma tepėr nė letėr sesa nė dorė, prandaj trimat e armatosun e plotsonin tue plaēkitė popullatėn civile tė krahinave qė pushtonin pėr hesap tė Vezirit. Nji nga punėt e preferueme tė Vezirit ishte me vue dhe me mbledhė taksa. Ndonji ligj tatimi me shkrim nuk ekzistonte dhe ēdo qytetar, i madh dhe i vogėl, taksohej aq sa t'i shkrepej satrapit* tė Janinės. Pėrveē pasionit tė tij me grumbullue arin si nji dashnor i arteve grumbullon piktura tė famshme, Ali Pasha kishte nevojė tė madhe pėr tė holla, mbasi rryshfeti dhe blemja e njerzve ishin armėt e tij ma efektive pėr tė mbrojtė pozitėn qė kishte. Ai merrte pjesė nė gjithfarė spekulimesh pėr tė shtue tė ardhunat e tij. Nėnpunėsit e doganės tė emnuem prej tij kontrollonin tregtin gjatė treqind kilometrave tė bregdetit dhe nuk linin tė kalonte asnji shami pa pague tagėr. Pasunija e tij personale pėrbahej nga tetqind ēifligje prej ku i vinin sasina tė mėdha drithi dhe produkte tė tjerė bujqėsor. Tė ardhunat e tij vjetore kapnin dhjet miljone groshė, domethanė 500.000 napolona ari. Kur vdiq i gjetėn dhjet miljon napolona, pėrveē nji sasije tė madhe xhevahirė, gurė tė ēmueshėm, pjata dhe takėme prej ari ose argjėndi.
    Ali Pasha priste vizitorėt e huej me salltanetin e nji sundimtari tė mesjetės. Lordi Byron, i cili e vizitoi mė 1809 nė Tepelenė, i shkruente nanės sė vet: "Nuk do tė harroj kurr ditėn kur hymė nė Tepelenė, ora pes tė mbramjes, ndėrsa dielli ishte tue perėndue. Mė erdhi nė mėndje, me pak ndryshime nė veshjen, pėrshkrimi i Branstone Castle nė nji nga librat e Walter Scott. Veshja ndryshon mbas kombėsis sė trimave qė janė nė shėrbim tė Vezirit. Shqiptarėt kanė petkun ma tė mrekullueshėm tė botės me fustanellėn e bardhė, me jelekun prej kadifeje tė qindisur me ar, me xhamadanin prej stofe tė zezė dhe me koburen dhe kamėn me dorza prej argjendi tė punuem. Tartarėt me qylafet e gjatė mbi krye; Turqėt me ēallmat dhe kaftanėt e veshun me gėzof pėrmbrėnda. Gjith kėta kostume tė bukur plot ngjyra dhe shkėlqim, ashtu edhe banesa e Ali pashės formonin nji pamje fort tė kandshme pėr nji tė huej. Mė futėn nė nji dhomė qė ishte shtrue mjaft bukur dhe Sekretari i Vezirit mė pyeti pėr shėndetin mbas modės turke. Nuk mė lejuen tė paguej as pėr fjetjen, as pėr ushqimin dhe as pėr ndonji send tjetėr".1 Hobhousei, i cili e shoqnonte Byronin e pėrshkruen kėshtu pamjen e jashtme tė Ali Pashės: "Veziri ishte nji burrė i shkurtėn dhe mjaft i trashė. Kishte nji fytyrė shum tė kandshme me cipė tė bardhė dhe trajtė tė rrumbullakėt. Syt i kishte tė kaltėrt me lėvizje tė shpejta qė tė banin me kuptue menjiherė se nuk gjindesh pėrpara nji Pashaj oriental. Mjekrėn e kishte tė bardhė dhe tė gjatė sa i binte pėrmbi gjoksin... Na priti me nji kortezi* tė jashtzakonshme dhe na mori aq me tė mirė sa me na quejt djemt e tij. Ishte fare nė qejf pėr nji njeri n'at pozitė. Nė sa vise tė Turqis qė vizituem nuk pashė nji pasha tjetėr tė qeshte nė at mėnyrė. Nuk kishte ndonji roje tė posaēme, por vetėm katėr a pesė djem tė veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokėt e gjatė qė u binin mbi supet". Nji tjetėr dėshmues qė e kishte pa sė afėrmi shkruen kėshtu mbi profilin moral tė Ali Pashės: "Kur fillon me tė folė pėr nji qėllim qe ka vue nė mėndje asht zor t'i rezistosh jo aq shum forcės sė argumentit tė tij, sesa tonit tė ambėl tė zanit dhe shprehjes tėrheqės e tė fytyrės sė tij. Sapėr atė qė ai ndjente me tė vėrtetė nė fund tė zėmrės sė tij, psikologu ma i hollė nuk mund ta zbalonte. Shprehja e sinqeritetit dhe e dashamirsis qė vinte nė fytyrė, kur donte me futė ndonji njeri nė thes ishte krejt e padepėrtueshme". Nuk ka dyshim se mjetet qė pėrdorte Ali Pasha pėr tė administrue vėndin ishin tė neveritshme mbas kodit moral tė shekullit tonė. Por njerzit e asaj kohe i kėqyrin abuzimet e Vezirit tė Janinės si nji tė keqe ma tė vogėl se anarkin dhe rrezikun e jetės dhe tė pasunis nga tė cilėt kishin pasė vuejtė ma parė. "Nuk mohohet fakti se ndėn sundimin e Aliut - shkruen nji biograf i tij, - Janina u ba qendra me e qytetnueme e Turqis perėndimore dhe, mbas mendimit tė Byron-it, qėndronte ma nalt se Athina pėrsa i pėrket begatis, ditunis, dhe stėrhollimit nė sjellje dhe nė tė folun".
    Ali Pasha flise me qesėndi pėr detyrimet e tij ndaj qeveris sė Stambollit. Ai ndjente nji pėrbuzje tė plotė kundrejt vezirėve tė Sulltanit qė donin me i dhanė urdhna prej sė largu mbi mėnyrėn se si me rregullue punėt e tij. Nė syt e tij, Perandorija otomane ishte si nji ndėrtesė e kalbun qė mund tė pėrmbusej nga nji dit nė tjetrėn. Ambicja e tij supreme ishte me u ba krejt i pamvarun, por e la me sot, me nėser, derisa u ba tepėr vonė dhe Sulltan Mahmuti ia hangri kryet ma parė. Ndėrkaq, ai siguroi lirin e veprimit nė krahinat ku sundonte, tue dėrgue ēdo vjet nė Stamboll disa barrė me argjėnd. Gjithashtu, ai nuk kursente tė hollat pėr tė pague spiunėt qė e mbanin t'informuem mbi ēdo veprim ose bisedim, sado tė msheftė, tė ministrave tė Pallatit. Kur ministrat e Sulltanit merrnin inat nga ndonji veprim kokėkrisun i Vezirit tė Janinės, ky i fundit niste me vrap pėr nė Stamboll disa syndyqė mbushun me pare argjėndi, ose kryet e premė tė ndonjė Pashaj tė damkosun si anmik i Sulltanit, ose ndonji Francez tė ēquem qė ishte zanė rob. Nga njiherė, kur i vinte pėr hesap, Ali Pasha shkonte me porosi tė Sulltanit pėr tė luftue kundėr anmiqve tė perandoris, ose 1. Wm. Plomer. - Ali the Lion, f. 83. pėr tė prue rregullin dhe qetėsin nė krahinat ku kishte shpėrthye banditizmi dhe anarkija. Spenditėn e tij ma tė famshme Aliu e organizoi me urdhėn tė Sulltanit Selim i III. Me nji ferman tė posaēėm Sulltani e emnoi gfuvernator (Vali) dhe kryekomandant (Serasqer) tė Rumelis. Ali Pasha u nis nė krye tė nji ushtėrije 80.000 vetėsh pėr tė shfarue hajdutėt dhe kusarėt qė terrorizonin banorėt e Maqedhonis, Thraqės dhe Bullgaris jugore. Trupat mercenare ishin rekrutue nga ēdo krahinė tė Perandoris otomane dhe sidomos nė Berat, Shkodėr, Selanik dhe Sofje. Spedita u zhvillue me sukses dhe Ali Pasha megjith ushtėrin mėrrijtėn nė portat e Filipopolit. Por sado qė ishte nisė me ferman tė Sulltanit, ai luftoi pėr hesap tė tij, tue mbledhė shuma lė mėdha si haraē nga popullata e vėndeve qė shkeli nė krye tė ushtėris sė tij. Nė Stamboll filluen tė trėmben se mos Veziri i Janinės, me hovin qė kishte marrė, pėrlante edhe Stambollin tue i dhanė grushtin e vdekjes Perandoris otomane. Agjentėt e Stambollit u munduen tė provokonin nji kryengritje nė radhėt e ushtėris sė Ali Pashės, mirpo pa ndonji sukses. Atėhere qeveris sė Sulltanit nuk i mbeti rrugė tjetėr veēse me i heqė titullin si Vali i Rumelis dhe Serasqer. Ali Pasha u kthye nė Janinė me nji shumė kolosale tė hollash dhe me disa pjesė artilerije. Nji gja qė provon se Ali Tepelena nuk ishte i ēveshun krejt nga ndjenjat shqiptare asht se kur qeverija e Stambollit i dha urdhėn tė marshonte kundėr Vezirit tė Shkodrės, Kara Mehmet Bushatasit, ai gjeti sebep pėr me iu shmangė kėtij misjoni. Domethanė se Aliu simpathizonte bashkatdhetarin e tij tė veriut. Megjithqė herė-herė e kishte si rival, prapseprap ai nuk donte me dobėsue nji anmik tė pushtetit otoman. Pėrleshja e paevitueshme nė mes tė Ali Pashės dhe Sulltanit ndodhi mė 1820. Sikundėr e pamė ma nalt, Sulltani Mahmut i II kishte shkatėrrue oxhakun e Jeniēėerve dhe po sajonte plane pėr nji ushtėri moderne simbas modelit perėndimor. Ali Pasha ishte munduar me sa i vinte prej dore me mbajtė Jeniēerėt nė kambė, mbasi i ndihmonin me dobėsue pushtetin e Sulltanit. Por Sulltani duel fitues ma nė fund kundėr kėsaj force shkatėrrimtare tė mbrendshme, ndėrsa mundja e Napoleonit nė Waterloo kishte shpėtue Perandorin Otomane nga anmiqt e jashtėm. Pikėrisht kėt kohė zgjodhi Sulltan Mahmuti pėr tė kthye Shqipnin ndėn sundimin e qeveris sė tij. Kupa e zemrimit kundėr Vezirit tė Janinės u mbush kur ai dėrgoi nė Stamboll dy njerėz me porosi qė tė vrisnin anmikun e tij, Ismail Pasho Benė, i cili po bante intriga nė Pallat pėr tė shtypė Ali Pashėn. Pasho beu ishte nji nga pronarėt e Shqipnis sė Jugut, tė cilit Ali Pasha i kishte rrėmbye tokat pėr nji shkak ose nji tjetėr. Mbasi kaloi vjete tue u dergjun posht e nalt, ai shkoi ma nė fund nė Stamboll dhe muejti tė siguronte nji audjencė me Sulltanin, tė cilit i mbushi mendjen se Ali Tepelena kishte qėllim me u ba krejt i pamvarun dhe me i kthye armėt kundėr Perandoris otomane. Nji dekret qė u shpall menjiherė pushoi Ali Pashėn dhe dy tė bijt nga ofiqet qė kishin nė administratėn otomane. Po nė at kohė, Veziri i Janinės muer urdhėn me u paraqit personalisht nė Stamboll. Ai nuk donte n'asnji mėnyrė me iu bindė kėtij urdhni por, nga ana tjetėr, nuk donte me e refuzue haptazi. Pėr tė fitue kohė, ai filloi nga manevrat e zakonshme, tue shpresue se do ta kalonte edhe kėt furtunė. Por kėtė herė rryshfetet nuk banė dobi, mbasi Sulltani vet kishte vendosė me transformue Perandorin otomane nė nji shtet tė centralizuem, tue shtypė rebelizmin e Pashės dhe Sulltanit ndodhi mė 1820. Sikundėr e pamė ma nalt, Sulltani Mahmut i II kishte shkatėrrue oxhakun e Jeniēėerve dhe po sajonte plane pėr nji ushtėri moderne simbas modelit perėndimor. Ali Pasha ishte munduar me sa i vinte prej dore me mbajtė Jeniēerėt nė kambė, mbasi i ndihmonin me dobėsue pushtetin e Sulltanit. Por Sulltani duel fitues ma nė fund kundėr kėsaj force shkatėrrimtare tė mbrendshme, ndėrsa mundja e Napoleonit nė Waterloo kishte shpėtue Perandorin Otomane nga anmiqt e jashtėm. Pikėrisht kėt kohė zgjodhi Sulltan Mahmuti pėr tė kthye Shqipnin ndėn sundimin e qeveris sė tij. Kupa e zemrimit kundėr Vezirit tė Janinės u mbush kur ai dėrgoi nė Stamboll dy njerėz me porosi qė tė vrisnin anmikun e tij, Ismail Pasho Benė, i cili po bante intriga nė Pallat pėr tė shtypė Ali Pashėn. Pasho beu ishte nji nga pronarėt e Shqipnis sė Jugut, tė cilit Ali Pasha i kishte rrėmbye tokat pėr nji shkak ose nji tjetėr. Mbasi kaloi vjete tue u dergjun posht e nalt, ai shkoi ma nė fund nė Stamboll dhe muejti tė siguronte nji audjencė me Sulltanin, tė cilit i mbushi mendjen se Ali Tepelena kishte qėllim me u ba krejt i pamvarun dhe me i kthye armėt kundėr Perandoris otomane. Nji dekret qė u shpall menjiherė pushoi Ali Pashėn dhe dy tė bijt nga ofiqet qė kishin nė administratėn otomane. Po nė at kohė, Veziri i Janinės muer urdhėn me u paraqit personalisht nė Stamboll. Ai nuk donte n'asnji mėnyrė me iu bindė kėtij urdhni por, nga ana tjetėr, nuk donte me e refuzue haptazi. Pėr tė fitue kohė, ai filloi nga manevrat e zakonshme, tue shpresue se do ta kalonte edhe kėt furtunė. Por kėtė herė rryshfetet nuk banė dobi, mbasi Sulltani vet kishte vendosė me transformue Perandorin otomane nė nji shtet tė centralizuem, tue shtypė rebelizmin e tepėr vonė. Sulltani tregoi sesa politikan i rafinuem ishte kur emnoi Ismail Pasho Benė nė krye tė ushtėris turke qė dėrgoi pėr tė shtypė rebelizmin e satrapit tė Janinės. Nga ana tjetėr, gjenerali prej origjine bullgare, Pehlivan Baba, u emnue guvernator i Lepantit nė vėnd tė djalit tė Ali pashės, Veli beut. Tė dy armatat turke marshuen kundėr Janinės pėrmes Shqipnis sė Jugut dhe Thesalis, tue u dhanė grusht mbas grushti bandave bashibozuke tė Ali Pashės, qė ishin pa disiplinė, pa ideal dhe pa stėrvitje. Nji ushtėri 15.000 vetėsh prej trupave ma tė zgjedhuna ndėn komandėn e Ymer Bej Vrionit, dezertoi Ali Pashėn nė favor tė Sulltanit. Janjotėt i zuni lemerija dhe Veziri qė i kishin frikėn aq shum, mbeti vetėm me disa mijė trima nga ma besnikėt, 200 pjesė artilerije dhe nji flotė tė vogėl mbi liqenin e Janinės. Pasho Beu dhe Pehlivani me 50.000 ushtarė, por pa artileri dhe fort pak municjone, kishin ngrefė tendat nė skajin juguer tė liqenit tė Janinės. Ali Tepelena me gjith trimat e besės kishin gjetė strehė nė fortesėn e ngrefun buzė liqenit. Artilerija e Vezirit bombardonte Janinėn, ndėrsa ushtėrija turke hyni nė qytetin e mbuluem nga tymi i ndėrtesave tė djeguna dhe tė rrėnueme. Kur Ali Pasha bante pregatitjet pėr ndeshjen supreme* me fuqit e Sulltanit, dy tė bijt, Muhtar dhe Veli, i dorzuen komandantit tė ushtėris turke, anmikut pėr vdekje tė babės sė tyne, Prevezėn, Gjinokastrėn dhe vehten e tyne. Aliu e priti me shum dinjitet lajmin e kėsaj tradhtije tė fundit qė iu vinte kapakun gjith tė tjerave, dhe vėrejti vetėm se ata nuk meritonin tė ishin prej gjakut tė tij. "Nė kėtė fazė tė fundit dhe dramatike tė karrjerės sė tij, - shkruen William Plomer, - tiparet e shėmtueta tė karakterit tė Ali Pashės harrohen dhe del nė shesh madhėshtija qė i jep tė drejtė me u quejtė Luani i Janinės. Tue qenė gadi tetdhjet vjeē, i tradhėtuem nga dy tė bijt, i abandonuem nga komandantėt e nji ushtėrije qė ishte hedhė e tana nė anėn e anmikut, i sulmuem nga fuqija kolosale e Sulltanit qė ishte betue me e shtie nė dorė, tė gjallė ose tė vdekun, i mbyllun nė fortesėn e tij tė fundit me nji grusht trimash, dhe ndoshta i bindun nė thellėsin e shpirtit se nuk kishte ma shpėtim, Ali Tepelena nuk tregoi as ma tė voglėn shenjė friksimi, nuk e humbi dinjitetin, por vazhdoi tė jet fare i ambėl dhe i kandshėm nė bisedim".1 Rrethimi i Ali Pashės nė kėshtjellėn e Janinės u zgjat tepėr dhe ushtėrija e tė dy palve filloi me tregue shenja mėrzije, tue vue disiplinėn dhe veprimin e organizuem nė rrezik. Nė kėt fazė tė fundit tė luftės, Sulltani kishte emnue Hurshid Pashėn e Morės, nji ish-kryevezir dhe anmik per- sonal i Ali Pashės, si komandant tė ushtėris turke. Kto po ngjanin nė vitin 1821, kur nė Greqi plasi kryengritja. Aliu u trimnue nga ky lajm dhe u ba fodull pėrsėri. Filloi me vue kondita pėr me i dhanė fund rezistencės sė tij. Ai donte me u ba guvernatori i Epirit pėrjetė, kurse Turqėt nuk pranonin veēse dorzim pa kushte. Kėsaj Aliu iu pėrgjegj me nji breshėr gjylesh kundėr ushtėris rrethuese. Megjithqė e kishte zanė nji krizė reumatizmi tė kyēeve, Aliu drejtonte vet operacjonet nga shtrati. N'at kohė Marko Boēari, si prijės i kryengritėsve Grek, ishte afrue deri 20 kilometra nga Janina, mbasi kishte dėrrmue nji armatė turke. Kėshtu qė rrota e historis kishte ba nji xhiro tė plotė. Marko Boēari, kryetari trim i Suliotėve kryenaltė, tė dlėt Ali Pasha u mundue t'i shfaroste pa mėshirė dhe me tė pabesė, ishte tue luftue ndėn flamurin e nji kombi tjetėr. Nė vėnd qė tė bahej vet mbret i nji Shqipnije tė pamvarun me Janinėn si kryeqytet, Ali Pasha po i ndihmonte me rezistencėn e tij kundėr ushtėris sė Sulltanit, triumfit tė kauzės sė pamvarėsis greke. Nuk kishte ma as kohė, as mundėsi me koordinue luftėn e Shqiptarve dhe tė Grekve kundėr anmikut tė pėrbashkėt dhe Aliu ishte dėnue tė ēdukej pa lanė mrapa nji vepėr tė qindrueshme. Garnizoni i Pallatit tė Litharicės ishte dorzue dhe Veziri i Janinės ishte mbyllė me 200 vetė nė kalan anės liqenit. Hurshidi i premtoi faljen nė emėn tė Sulltanit dhe nji pozitė pėr Ali Pashėn nė nji krahinė tė Turqis Azjatike. U caktue nji pjekje mbi ishullin nė mes tė liqenit. Aliu u nis pėr nė vendin e takimit tue i dhanė urdhėn shėrbestarit besnik Selim Ēamit me hudhė nė ajėr tė 200 varelat me barut nė bodrumin e kėshtjellės kur t'i tregonin unazėn e tij. Mbasi kaloi disa dit tue pritė nė fillim tė Kallnorit 1822, Ali Pasha u lajmėrue se fermani i faljes kishte ardhė ma nė fund dhe ai i dėrgoi shenjėn Selim Ēamit qė barutin tė mos e ndizte. U kuptue shum shpejt se Hurshid Pasha e kishte prė nė besė tue ēpifė lajmin e dekretit tė taljes dhe Luani i Janinės vendosi tė vdiste si burrė. Ai ndodhej nė nji dhomė nė katin e sipėrm tė Manastirit tė ishullit nė mes tė liqenit. Nji togė ushtarėsh turq shkoi me e kapė. Ata hynė nė dhomėn e katit tė poshtėm ndėn atė ku ishte Ali Pasha dhe filluen me shtie pėrmes tavanit. Nji plumb e goditi nė grykė dhe, tue dhanė shpirtin, Aliu bėrtiti: "Qėndroni deri nė fund". Turqėt i prenė kokėn dhe e dėrguen nė Stamboll si provė se rebeli i fundit kundėr pushtetit otoman kishte mbarue. Kufoma e Ali Pashės u varrosė me ceremoni tė madhe nė Kėshtjellėn anės liqenit me 25 Kallnuer 1822. Vlen tė bahet nji krahasim ne mes tė karaktereve tė Skėnderbeut dhe tė Ali Pashės. Aty duket sesa poshtė kishin ra konceptet morale nga shekulli i XV nė shekullin e XIX, mbas katėr shekujve sundimi otoman. Nė ēdo veprim tė kėtyne dy burrave qė iu prinė Shqiptarve nė dy faza decizive tė historis sė tyne, gjejmė nji kontrast tė plotė nė mes tė idealizmit vetmohues dhe egoizmit primitiv dhe gadi shtazarak, nė mes tė dashunis pėr komb e pėr atdhe dhe lakmis sė pangopun pėr pare e pasuni materjale, nė mes tė mishnimit tė mirėsis bujare dhe furis gjakpirėse tė nji bishe nė trajtė njeriu, nė mes tė nji jete kushtue idealit liridashės dhe adhurimit pėr pushtetin, pėr tė kėnaqė epshet primitive tue pėrdorė fuqin pėr tė shtypė dhe pėr tė mundue tė tjerėt. Skėnderbeu u tregue aq shpirtmadh sa me falė tė nipin qė e kishte tradhtue nė kulmin e luftės kundėr nji anmiku tė fuqishėm qė nuk dinte se ē'asht mėshira. Ali pasha masakroi burra tė ēarmatosun qė e kishin luftue trimnisht dhe qė i kishin ra nė dorė tue i besue fjalės sė tij solemne. Pėr tė prue nė vend ambicjen e tij me pushtue toka dhe me grumbullue pasuni, Ali Pasha bani nji politikė pa shkrupulla dhe plot dredhina, tue manevrue nė mes tė Turqve, Francezve dhe Anglezve. Skėnderbeu i qėndroi besnik aleatit tė tij mbretit tė Napolit edhe kur punėt nuk i shkonin mirė Eerdinandit tė Aragonės. Kur Princi i Tarantos, Giovanni Orsini, i shkrojti pėr me i mbushė mendjen tė mos i shkonte nė ndihmė mbretit Ferdinand tė Napolit, tue i tregue fitimet qė do tė kishte po tė bashkohej me partin e Angjevinve, Skėnderbeu i dha nji pėrgjigje krenare ku i thoshte se nuku i mirė asht ai qė tė vjen nė ndihmė nė nji ditė tė keqe. Skėnderbeu ishte nji hero kombėtar i frymėzuem nga parimet morale tė Krishtenimit;
    Ali Pasha kishte mendėsin e nji satrapi oriental qė nxitej me veprue vetėm nga lakmija pėr tė mirat materjale tė kėsaj bote. Prandaj, Gjergj Kastrioti vdiq i vorfėn, kurse Ali Telelena la nji pasuni kolosale, tė cilėn e kishte grumbullue, sė paku pjesėrisht, me anė tė grabitjes. Sikur Veziri i Janinės tė kishte luftue pėr bashkimin dhe librimin e Shqiptarve, ashtu si Mehmet Aliu bani nė Egjypt, Shqipnija do tė kishte qenė e para nė Ballkan me fitue pamvarsin nga sundimi otoman.
    Pėr tė qenė fare tė paanėshėm duhet tė shtojmė se njeriu tregon virtyte morale ma tė nalta, kur asht tue luftue kundėr sulmeve tė nji anmiku tė huej sesa kur orvatet me formue nji shtet tė centralizuem mbi gėrmadhat e nji shoqnije feodale. Tė gjith sundimtarėt e plotfuqishėm tė historis qė janė mundue tė krijojnė nji pushtet tė fortė tue shkatėrrue kapedanatat krahinore kanė qenė tė detyruem me u tregue tė pamėshirshėm kundėr atyne qė nuk iu shtroheshin. Ndoshta Ali Pasha e teproi, mbasi kishte tė bante me rrethana edhe ma tė vėshtira dhe me nji popull ma tė dhanun mbas liris personale dhe vetqeverimit lokal.
    Pa synue tė bahej prijėsi i nji lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar, Ali Tepelena bani edhe disa gjana tė dobishme. Hobhouse-i, qė cituem ma nalt, e pėrmbledh kėshtu rolin historik tė Vezirit tė Janinės: "Ai ndėrtoi ura pėr tė kalue lumenjtė, dhe bani rrugė pėrmes moēaleve ose nė luginat e malėsive; qytetet u zbukuruen me ndėrtesa tė reja mbas udhėzimeve tė tij. Tue vue nė zbatim nji tok rregullore tė urta, Ali Pasha luejti rolin e nji Princi tė madh dhe dashamirės, megjithqė i vetmi kasavet* i tij ishte me u ba sa ma i fuqishėm".

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    Kallmeti shume interesant ky Studimi per Ali Pashen. Urime.

  8. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Analiza ne fund, midis Skenderbeut dhe Ali Pashes eshte pa vlere, sepse shihet me syrin e kohes.
    Skenderbeu nuk ishte me kristjan se Ali Pasha. Te mos harrojme qe ai u edukua ne oborrin e Sulltanit nga femije deri ne moshe te pjekur 40 vjeēare, pra te shumten e jetes se tij. Njeriu nuk lind kristjan, as musliman, ai behet i tille nepermjet edukacionit qe merr nga prinderit dhe shoqeria ku jeton.
    Kristjanizmi nuk eshte race.
    Midis tyre ndryshimi egziston patjeter, ndryshe do kishim hero kombetar Ali Pashen Sot.
    Ku qendron diferenca? Vete autori e permend por turbullt.
    E thjeshte, ajo eshte tek qellimet e te dyve. Cilat jane ato? Asnje s'mund ta thote me siguri.
    S'besoj qe Skenderbeu luftoi per pavaresine e Shqiperise. Koncepte te tilla, nuk njiheshin ne kohe te tija. Perveē turqise qe ishte perandori, pjesa tjeter ishte sistem qytetshtetesh. Pra nocioni i kombit nuk njihej. Bile kjo as ne kohe te Ali Pashes ne rajon, autori e prek vete kete. Te tjeret quheshin Turq ose Kristjan perveē shqiptareve qe quheshin Shqiptare. Sidoqofte behej fjale per nje race unike, jo nje komb unik.
    Skenderbeu po ashtu si Akili, Aleksandri i Madh dhe Napoleoni nuk beri lufte per qellime specifike politike, por se ishte USHTAR dhe si i tille nuk mund te bente tjeter veē luftes. Ate njihte.
    Ketu behet dhe diferenca me Ali Pashen, s'ka nevoje me lodh trunim me filozofime fetare. Te dy ata kishin deshira te ndryshme, sepse kishin origjina te ndryshme sociale. Skenderbeu qe djale Mbreti, ndersa Ali qe kaēak kur qe i vogel.
    S'eshte e njejta gje. Ambicja e Ali Pashes, ishte te behej PASHA (te jetonte ne kala, te kishte pasuri dhe femra te bukura) si pashai i Beratit qe i fali jeten dhe e fashinoi me madheshtine e tij.
    Ndersa siē e thame Skenderbeu ishte Princ dhe mund fare mire te vdiste si i tille.
    Por jo ai donte te behej HERO, po ashtu si AKILI dhe ALEKSANDRI te cilet e frymezonin. Dhe u be i TILLE.

    Ndryshe s'jam kontra, artikulli ishte interesant dhe per me teper vlen qe bashke me te tjere te kesaj natyre te vendoset ne nje pjese te Historia, qe te quhet Enciklopedia Shqiptare. Keshtu dhe forumi merr vlera te tjera, bile mund tu hyje ne pune dhe studiuesve te ndryshem, te rinj e te vjeter.

    Do te shtoja se diku ne te permendet Odessa, ne te ardhmen do te sjell meteriale ku flitet se ky qytet eshte themeluar nga shqiptaret. Jo pa qellim levizja per pavaresine e Greqise lindi atje.

  9. #8
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Ali Pasha Ka vendin e tij nė historinė Shqiptare!..


    i nderuar Endacak !..

    Nganjehere njefije turbullire tė perfshin mendimet e tua.Nejse besoj tė kthjellohesh.Qe ta dish ti shkrimi ėshtė i shkruar prej studiuseve dhe jo prej meje dhe unė iu servir juve qe tė mos harrojme figurat tona kombetare me te mirat dhe tė keqijat qe kane.Skenderbeu ėshtė me kristian se Ali Pasha sepse Skenderbeu ioshte katolik dhe e kishte emrin Gjergj Kastrioti dhe as Ali apo Haxhi ndersa i ati quhej Gjon pra ai ishte Katolik ndersa persa i perket races po te them nė qoftese e din se besimi fetar nuk ėshtė race por thjeshte besim tek diēka e mbinatyrshme qe ,lufton te keqen.Ndersa nuk tė kuptoi se si kishe mundesi te shkrueje rradhet e mesiperme ku thua se Skenderbeu nuk luftoi pėr pavarsine e Shqiperise,nuk e di nese e ke bere nė shkolle historine e Shqiperise ne qoftese jo atehere po te kujtoj Beslidhjen e Lezhes ku u bė bashkimi i tere trojeve Shqiptare(principatave) nen udheheqjen e Gjergj Kastiotit pra ai luftoi pėr Pavarsine e Atdheut te tij qe ėshtė tani Atdheu yne.Ndersa atje ku ti thua se Skenderbeu nuk ėshtė kristian se jetoi 40 vjet nė Turqi ja po ta shpjegoj fare thjeshte kam jetuar dhe punuar tete vjet nė Greqi dhe nuk kam pranuar tė quhem arodoks sepse nuk jam i tille nga trashgimina fisnore dhe familjare.Skenderbeu ishte djale princi dhe jo djale mbreti sepse Gjon Kastrioti nuk ishte mbret i Shqiptareve (sepse nuk kishte mbreteri).Diferenca midis Skekderbeut dhe Ali pashes ėshtė thjeshte per tu kuptuar Ali pasha luftoi per nje pjese te Shqiperise qe quhet Vilajeti i Janines kurse Gjergj Kastrioti bashko tere trojet Shqiptare dhe qe ta dish ti Skenderbeu nuk u be vete hero por kombi qe ai luftoi e beri hero kombetar sepse i tille ishte. .Nejse te uroj suksese dhe po te pres te kthjellohesh pak dhe te lexoj ate artikullin tend rreth Edeses por edhe njeher kur shkruan lexoi ato qe shkruan para se ti postos...
    pershendetje Kallmeti florida 2002

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime
    Ali Pasha beri fame te madhe per PASURINE dhe KRIMET E PAMESHIRSHME te tij. Ai krijoi pashallekun me te pasur ne gjithe perandorine otomane ashtu sic ka vrare e prere shume njerez.

    Ali Pasha ishte nje hajdut dhe kriminel dhe asgje me shume. Po te ishte patriot nuk bente lufte me pashallekun e Bushatllinjve te Shkodres por kerkonte beselidhjen sic e kerkoi edhe Gjergj Kastrioti.

    Krimet e Ali Pashes jane ende te fresketa ne zonen e Greqise veriore dhe Shqiperise se jugut.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #10
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    sido qe te jete nuk jam aspak dakort me ty Albo.Ali Pashe Tepelena ka hyre nė historine Shqiptare per te mirat(sigurisht edhe per te keqijat e tij).Ti thua se bente lufte me Bushatllinje e vertete po po te jap nj e shembullme te fresket ne 1997 Socialistet bene lufte me vetveten(per te rrezuar Partine Demokratike nga pushteti) duke shkatterruar plotesisht shtetin shqiptar .Ai pashe tepelena i dha emer tė mire Shqiperise per kete po te kujtoj Bajronin poetin e madh Angles qe shkruajti per tradin ,besen dhe bujarine e Shqiptareve pra kete ai e pa tek pashalliku i Ali pashes ndaj ne duhet ta vleresojme tjetrin kur ai ben diēka te mire per te miren e Kombit te tij(gjithashtu i nisur edhe nga respekti per familjen e tij). pershendetje Kallmeti

  12. #11
    ketu Maska e Redi
    Anėtarėsuar
    29-03-2002
    Postime
    859
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Mesa di, nuk ka qene Ali Pasha qe ka bere lufte kundra Bushatllinjve, por e kunderta. Ishin ata qe sebashku me turqit sulmuan Ali Pashen.

    Nga shkrimi qe lexova, shume gjera mu duken tejet siperfaqesore per te nxjerre ne pah se cili ishte Ali pasha i vertete.

    Fakti qe ai ka qene hajdut ne femijerine e vete, eshte dicka siperfaqesore dhe i pakuptimte.

    Edhe krahasimi me Skenderbeun, perseri do te ishte dicka e kote, pasi te dy kane vend ne histori, por nuk mund te ulim figuren e Skenderbeut duke bere analogjira me Ali pashen.

    Autori i shkrimit ben nje krahasim te faktit qe Skenderbeu fali nipin e tij Hamzane, megjithese i beri nje tradhti te madhe, ndersa Ali pasha nuk fali perdhunuesit e nenes se tij (une di qe i paten perdhunuar edhe motren).

    Skenderbeu i fali jeten Hamzase, por ama e degdisi ne burgjet e Napolit. Ndersa fali me plot kuptimin e fjales, Moisi Golemin, i cili i qendroi besnik deri ne fund te jetes se tij, kur e kapen dhe e rropen ne Stamboll.
    Por Moisi Golemi ishte nje gjeneral i afte dhe per te kishte nevoje kushdo.
    po per fshataret perdhunues te Kardhiqit, kush kishte nevoje? Behet fjale per nje periudhe kohore 200 vjet me pare dhe as qe mund te imagjiohej se c'do me thene humanizem ne ato ane. Sidomes po te kemi parasysh qe ato zona ishin te mbushura me bandite, kacake qe vidhnin, vrisnin e perdhunonin ne cdo ore te dites.
    Kush e mbante rendin atje? Turqia??

    Ali pasha u mundua te vendoste rregull ne popullate dhe ta priste koken per nje pule te vjedhur.

    Kush jane meritat e Ali Pashes?

    Se pari, eshte fakti qe gjithmone i qendoi larg e nuk i besoi Portes se larte. Kurre nuk i sherbeu me besnikeri dhe gjithmone ka dashur qe ta luftonte ate.
    Kjo gje nuk eshte pak ne ate kohe duke patur parasysh qe asnje nga shqiptaret nuk e bente ate gje, perkundrazi i shkonin pas qejfit sulltanit per te patur pozita e pushtet.
    Nuk dinte Ali Pasha qe ti rrinte peqe e lepe sulltanit, por perkundrazi me nje sere manovrash diplomatike u mundua qe ti shmangej influences se tij.

    Autori i shkrimit e ka thesksuar disa here kete fakt dhe e ka marre si nje ane negative te karakterit te Aliut, sepse sipas autorit, ai duhej ti jepte besen njerit prej aleateve dhe ti qendronte besnik deri ne fund.
    E kujt? Turqise, Britanise apo Frances?


    Perse Ali Pashe Tepelena nuk luftoi per ceshtjen kombetare, por per cifligun e tij.

    Ketu shume vete e akuzojne pashain e Janines, pasi ai nuk u tregua patriot.

    Kjo eshte dicka me te vertete e pakuptimte duke patur parasysh kohen kur jetoi Ali pasha.

    Ne ate kohe nuk ka patur VETEDIJE apo NDERGJEGJE KOMBETARE. Jo vetem ne Shqiperi por gjithkund ne Europe.

    Ndergjegja Kombetare u zhvillua ne Shqiperi gjate asaj qe ne e quajme Periudha e Rilindjes Kombetare.
    Dhe kjo periudhe perkon pak a shume me lindjen e ndergjegjes kombtarae neper te gjithe kombesite qe popullonin Ballkanin.
    Kjo per arsye se po shihej qe Turqia ishte dobesuar dhe se ajo nuk po mundohej me te shtypte apo te perdorte ate dore te hekurt qe kishte perdorur me pare.

    Shtetet ballkanike filluan te rebeloheshin dhe mjaftonte ndonje kryengritje e thjeshte fare qe ta bente Stambollin per te folur me vete.

    Prandaj duke patur parasysh qe ndergjegjja kombetare ishte zero, kuptohet qe cdokush do te luftonte per pronen dhe ciflikun e vet.

    A nuk e benin nje gje te tille mbreterit e shteteve Europiane?

    Mbreti i Anglise kur hynte ne lufte, nuk e bente per kombin Anglez, por per ciflikun e vete. Por ne kete rast edhe shtetasit e Algilse perfitonin, pra si te thuash, perputhehin interesat personale me ato te pergjithshme.

    Edhe Italia deri atehere ka qene e ndare neper Principata qe drejtoheshin nga familje te medha e te fuqishme. A ka patur ndergjegje kombetare italiane ne ate kohe? Ku e dinte siciliani se ku binte Venecia?

    Pra edhe ne rastin e Ali Pashe Tepelenes, duhen kuptuar rrethanat ne te cilat ai mori pushtetin dhe qeverisi. Ai luftoi Turqine deri ne momentin e fundit. Beri marreveshje me shtetet me te fuqishme te Europes. E beri pashallekun e tij qe te respektohej nga te gjithe.
    Vete ne ate shkrim thuhet qarte qe Porta e Larte ishte i frikesuar se mos Ali Pasha sulmonte Stambollin.

    Gjithashtu ka rendesi te vecante fakti qe qendra e pashallekut te Ali Pashes ishte Janina, qytet shqiptar qe sot nuk eshte me.

    Te metat apo gabimet e Ali pashes kane qene afrimi qe pati ai me greket dhe si pasoje e politikes se tij, shume greke u afruan dhe filluan te banonin ne trojet shqiptare. Por edhe ketu duhen pare gjerat me realizem, pasi ishin te shumte shqiptaret qe luftuan dhe u rebeluan kundra Ali pashes, ne nje kohe qe armiku i vertete ishte Turqia.

  13. #12
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Red, ti s'kupton nje gje; qe autori s'nderhyn ne fatin e ngjarjeve, ai rreshton fakte historike, nuk llogjikon, perveēse ne fund dhe kete me qellim filozofik, me sa kuptoj, per te shpjeguar pse ne kemi HERO KOMBETAR Skenderbeun e jo Ali Pashen, megjithese ky i fundit eshte me prane nesh ne kohe.
    Ndersa ti e ben rremuje dhe s'morra vesh a e kishe me albon apo me autorin, qe do qe mire ti dinim emrin.

  14. #13
    ketu Maska e Redi
    Anėtarėsuar
    29-03-2002
    Postime
    859
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    E vetja gje qe ke kuptua eshte qe une e kisha me te dy; si me Albon ashtu edhe me autorin.

    Persa i perket krahasimit te Ali pashe Tepelenes me Skenderbeun une kam thene kete:
    Edhe krahasimi me Skenderbeun, perseri do te ishte dicka e kote, pasi te dy kane vend ne histori, por nuk mund te ulim figuren e Skenderbeut duke bere analogjira me Ali pashen.



    Nuk jam aq idiot sa te krahasoj figuren e Ali pashes me Skenderbeun, por desha vetem te shprehja mendmin tim ne lidhje me shkrimin e autorit.

    Ali asha nuk eshte monster sic e ka paraqitur ai, pse vrau disa fshatare te Kardhiqit dhe fakti qe ka qene hajdut nuk dmth asgje.

    Edhe Albos i kam replikuar ashtu si edhe autorit duke u munduar qe ti bej dicka te qarte.

    Qe Ali pasha vertete ka qene mizor, por nuk ishte viti 2000 dhe jetohej ne mes te Parisit, por vitet 1700-800, ne Shqiperine e jugut ku te vidhnin, vrisnin e perdhunonin me mes te dites.

    Cfare kujton se ka qene atehere? Parajse? Ali pasha ua mblodhi te gjithe hajdutve dhe krimineleve ne ato zona.

    Dhe gjithashtu Ali Pasha nuk sulmoi bushatllinjte por ndodhi e kunderta.

    Ali pasha kundershtoi dhe u munduar qe te luftonte persa kohe ishte qalle Porten e larte dhe kete gje e pagoi me koken e tij.

    Cfare ndryshimi ka se ai nuk e beri per patriotizem por per cifligun e tij? Te gjithe mbreterit e Europes te njejten gje benin.

    Keshtu puna.

    Nuk e kam krahasur dhe nuk e krahasoj me Skenderbeun se nuk jam debil, por jo cdo gje ta bej te zeze.

    Edhe per shkrimin mund te them, qe nese autori ka dashur te beje nje krahasim midis Ali pashe Tepelenes dhe Skenderbeut, atehere ai duhet te vizitohet ne psikiatri.

  15. #14
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    te nderuar miq shqiptare !
    Me vjen keq qe me keni keqkuptuar(ndoshta dikush me ka kuptuar mire por ne gjak ka ndienja antishqiptarizmi) une nuk dua te vleresoj apo te mbroj Ali pashe tepelen ne rradhe te pare une nuk kam asnje lidhje krahinore me te se une jam nga Lezha dhe ai ėshtė nga Tepelene sigurisht as nuk e pranoj te krahasoj Skenderbeun me te por ai ka vendin e tij ne historine shqiptaere si nje figure qe e ka vlereuar koha.Dikush prej jush e quan hadut,nje tjeter se rrjedh nga nje familje e farfer e.t.j.Unė do iu dergoj me vone tere kronologjine e jetes se tij.

  16. #15
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Nuk thashe qe te krahasosh cilindo me dike tjeter je debil. Perkundrazi kjo tregon kersheri si dhe mos kenaqje nga njohja e deritashme.
    A e di ti Red, qe Skenderbeun shqiptaret e kane sha per nje shekull e gjys mbas vdekjes.
    Dhe me te drejte ata ne ate kohe se kuptonin veprimin e tij. Sikur sot te ngrihej dikush dhe ti shpallte lufte amerikes, pasi ta mposhte ate disa vjet me rradhe te vdiste i qete rrethuar nga miq, kohe me vone amerika si superfuqi qe eshte te rivinte dhe te na e bente rup-sup te gjitheve duke shkretuar vendin thjesht se ndjehej e fyer nga humbja qe kishte pesuar me pare.
    A do mbeshtetje ti Red nje gje te tille, JO! Sepse je mjaft llogjik dhe pa ide, ajo qe te intereson eshte thjesht mireqenia jote (familjes, shtetit) dhe rehati personal.

    Ndersa Skenderbeu nuk solli as mireqenie, as rehat per shqiptaret, ai luftoi tere jetes deri ne vdekje. A kupton.

    Tani dhe Ali pasha luftoi kundra turkut, superfuqise se kohes, bile ne kundershtim nga Skenderbeu solli mireqenie te shqiptaret. Lart ke shembuj qe tregojn kete.
    Tani ti s'na tregove pse su be ai Hero Kombetar, autori kete e shpjegon me faktin se i pari ishte katolik, ndersa i dyti mysliman. Ti a mendon te njejten gje.

    Sa per ata hajdutet qe luftoi, te gjithe Pashat e Bejleret e kohes benin te njejten gje, s'qe vetem Ali Pasha, apo harrove qe kur kishte 18 vjeē e kapen si lepur po per ket pune. Ne veri ket pune e rregullonte kanuni. Keshtu qe s'besoj te qe i njohur nga kjo.
    Ti po si Albo gjykon nga morali i sotem, njeri viktimat e tjetri hajdutet. Per njerin ai eshte kriminel ndersa per tjetrin polic i mire. Hajde merre vesh.

  17. #16
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    KJo ėshtė historia e Ali PAshe Tepelenes

    Ja kjo ėshte historia e Ali Pashes jo sipas Kallmetit por sipas historianeve


    Me marrjen e Janines, Ali Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen.



    Shekulli i XVIII i gjeti trevat Shqiptare ne nje kohe atonomie te theksuar nga pushteti Osman i Stambollit dhe pa nje fuqizim te madh te bejlereve dhe pashallareve Shqiptare ne qeverisjen e tyre ne Shqiperi. Shqiptaret qe tashme kishin krijuar ne Stamboll lidhje te forta politike, krijuan edhe ne Shqiperi baza te forta autonomie, ku familje te ndryshme Shqiptare, si ato te Vlorajve, Velebishtajve, Ngurzajve etj filluan qe te bejne nje politike autonome nga Stambolli. Shekulli i XVIII pa ne Shqiperine e Jugut qytetin e Janines qe te marre rrolin e kryeqytetit te Shqiperise ku lojerat politike mes pashallareve Shqiptare u zhvillonin, ne kete qytet qe ishte nder me kozmopolitanet dhe me i zhvilluari ne te gjithe Ballkanin. Grindjet e Pashallareve Shqiptare per kontrollin e Janines, arriten pike vendimtare te tyre, kur Janina ra ne duar te Pashait Mehmet Karakushi ku morri tipare te nje pashalleku dhe u shkeput nga sanxhaku i Terhalles. Vdekja e Mehmet Pashes, e la qytetin e Janines ne vakum, te cilin e shfrytezoi Ali Tepelena, qe u mbiquajt ‘Asllan’ apo Luani i Janines, dhe qe me pas morri edhe titullin Pasha. Ali Pashe Tepelena, personi qe aq shume preku penen e orientalisteve Evropjane, coi inspiratat e Shqiptareve, u be sebep i fitores se Grekerve, dhe qe aq shume shqetesoi Sulltanet e Stambollit.

    Karriera

    Nuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.

    Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Mucoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.

    Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.

    Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices, tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar.

    Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.

    Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre.

    Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim nė Thesali dhe anės se maleve tė Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallėku i Beratit me nė krye Ahmet Kurt Pashėn, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru nė Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bėri shume pėrshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.

    Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines, me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.

    Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.


    Ndertimi i Shtetit Shqiptar

    Me marrjen e Janines, Ali Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen.

    Ne kete periudhe Aliu i vuri nje vemendje te madhe infrastruktures se vendit. Ai ndertoi rruge, hane, ura e ndertesa te reja neper fshatra e qytete. Sic shume agjente, e visitor Evropjan transmetuan ne kohe te Aliut, ne Pashallekun e tij nje mireqenie dhe ringjallje e tere kulturore morri pjese. Sipas Hobhousonit (1813) Aliu e beri zakon qe ta vizitonte cdo fshat e qytet te Pashallekut te tij, te pakten njehere ne vit. Duke ruajtur nje autonomi te gjere nga qeveria e Stambollit, Aliu diti me saktesi sesi te shuaje konfliktet, vjedhjet dhe hajdutlleqet ne Pashallekun e tij, dhe u soll si nje princ i vertete. Kujdesja e Aliut per infrastrukturen dhe zhvillimin e Shqiperise ne kohe te tij, coi ne lindjen e nje vale te madhe artizanesh, zejtaresh, tregtaresh dhe per me teper shume vizitoresh te huaj u shtyne qe te vizitonin Shqiperine.

    Nga kapitali i Pashallekut te Aliut, Janines tregtare dhe agjente tregtare nga Venecja, Ankona, Padua etj, vendosen lidhjet e tyre qe ne ate kohe u shqua per pasurine e madhe. Nga Janina tekstile, mendafsh, flori, argjend e shpata dhe arme u eksportuan per ne Itali dhe viset e Ballkanit. Limone, portokalle, lesh e vaj ulliri qe shpesh vinin nga Saranda e Delvina u kaluan ne kohe te Aliut nga Janina per ne tregjet e Evropes. Ndersa kafeja, sheqeri erdhen ne Janine nga Trieste, rrobat erdhen nga Gjermania dhe Franca. Ne kete kohe portet e Durresit, Vlores e Prevezes sherbyen si pikat me te rendesishme nga ku mallrat i erdhen kapitalit te Ali Pashes.

    Pasuria ne kohen e sundimit te Ali Pashes ne Janine u shtua shume. Sipas Cifutit te konvertuar ne Islam, Ibrahim Mansur Effenidese, qe sherbeu si sekretar i Aliut, Ali Pasha vete personalisht kishte mese 500.000 dele dhe 600.000 dhi. Ne kohen e Aliut, fushat e Terhalles dhe Larises qe me pare rronin ne frike dhe skamje, u mbushen plot me drith e prodhime bujqesore. Edhe pse ligjet Osmane te kohes e ndalonin eksportin dhe monopolizimin e grurit, vizitore te kohes se Aliut vune ne dukje se Aliu ishte nje nga biznesmenet dhe eksportuesit me te medhenje te grurit ne Pashallekun e tij.

    Nese perpara ardhjes se Aliut ne pushtet ne trevat e Shqiperise, shume veta nuk paguanin taksat ndaj shtetit (Osman) me ardhjen e Aliut sistemi i taksave u riperteri ne te gjithe vendin. Aliu pervec taskave qe njerezit duhet te paguanin ndaj qeverise se Stambollit, vuri edhe taksa per pashallekun e tij, taksa me te cilat ai mbante shtetin dhe investimet ne vend. Personat qe rrefuzonin te paguanin taksat u ndershkuan shume rrepte nga Aliu qe i burgoste dhe denonte rrepte ata qe nuk paguanin detyrimet.

    Pervec permiresimeve ekonomike, Aliu mbante nje elite te gjere intelektuale ne pallatin e tij. Sekretaret e Ali Pashes ne shume raste ishin Grek te shkolluar, Evropjan te konvertuar ne Islam, dhe Shqiptare me eksperience. Pasiqe jetonte ne Janine ku kishte shume Greker, gjuha zyrtare qe Aliu perdorte ne pallatin e tij per dokumentime ishte Greqishtja dhe Turqishtja, pasiqe Shqipja nuk kishte zhvilluar nje alfabet te qarte te vetin. Por gjuha e perditshme qe Aliu perdorte ne ishte Shqipja te cilen Aliu e perdori per dokumentimet e tij, por duke e shkruar me germa Greke.

    Ne kohen e pashallekut te Aliut ne Janine, Janina u kthye ne qendren me te edukuar te te gjithe Ballkanit. Ne Janine u shkolluan me mijera Shqiptare, Grek e Turq. Me dhjetra shkolla u hapen, shkolla ne te cilat edhe shumica e rilindasve Shqiptare te shekullit te 19-20 u edukuan.

    Ne fushen e administrates se Aliut, nuk duhet te harrohet Divani qe ai themeloi per administrimin e shtetit te tij, ku rrolin e kryeministrit te Aliut e luante Omer Pashe Vrioni qe ishte edhe kryekomandant i ushtrise se Aliut.

    Ne politike Aliu e tregoi veten e tij si nje nga pashallaret me te afte te kohes se tij. Ashtu si edhe Mehmet Ali Pashe Cami ne Egjypt, Ali Pasha ishte ne gjendje qe Pashallekun e tij ta kthente ne nje shtet kuazi te pavarur nga Osmanet. Nga Janina, Aliu hynte ne marreveshie me Ruset, Anglezet e Francezet kur te donte ai, dhe pashallekun e tij e konsideronte si token e tij dhe jo si toke Turke. Edhe pse Ali Pasha mbante marredhenie te mira me Porten e Larte, sidomos me Valide Sulltanin (nenen e Sulltanit), te ciles ai i dergonte edhe dhurata here pas here, ai ishte virtualisht i pavarur nga Stambolli. Per kete edhe Anglezet, Francezet e Ruset derguan ambasadoret e tyre ne Janine, qe iu drejtonin Ali Pashes ne termat e nje princi te pavarur.

    Duke qene i shkathet dhe i mprehte ne politike, Ali Pasha diti ne shume raste sesi ti luaje Anglezet kunder Francezeve, dhe ne shume raste te marre edhe ndihma e dhurata prej atyre, duke iu premtuar aleanca dhe mbeshtetje.


    Ne kohen kur ne Evrope lufta me Napoleon Bonaparti ishte ne maksimum, Aliu ishte ne kontroll te plote te Shqiperise Jugore dhe te Mesme me bijte e tij mutassarrif ne Tėrhalle dhe Lepant (Mukhtari dhe Veliu). Ne keto kohe Aliu pati kontakte te gjera me Anglezet dhe Francezet me te cilet ne 1797 pati edhe kontaktin e pare.
    Pushtimet e Francezeve ne detin Jon, te: Prevezes, Vonices, Pargės dhe Butrinti qe me pare ishin koloni Veneciane e coi Aliun qe te hyje ne kontakt me Francezet duke i pergezuar ata. Ne kete kohe, Aliu qe arriti te marre ndihma militare dhe leje per te dale ne det nga Francezet, e cuan ate qe te shtypte kryengritjet ne Himarė, gje per te cilen, Porta e Larte e shperbleu Aliun me titullin Asllan – Luan.

    Sulmi i Francezeve ne Egjypt e coi shtetin Osman qe te hynte ne lufte me Frenget, gje e cila shtyu edhe Aliun qe te sulmoj Prevezen dhe Vonicen dhe te detyroje Francezet qe te dorezohen. Me kete fitore mbi Frenget dhe me rregullimin e mevonshem te marredhenieve Turko-Frenge, Sulltan Selimi i III e gradoi ate si guvernator te te gjithe Rumelise (te tokave Osmane ne Evrope) me qender ne Manastir, ne Prill te 1802. Ambicjet e Aliut per ta larguar Francen nga deti Jon e cuan ate qe te hyje ne aleance me Angline qe ashtu si Aliu donte te largonte Francezėt nga ishujt e detit Jon. Bashkepunimi i Aliut me Anglezet e cuan ate qe te marre ndihme militare nga Anglia, ku ndermjet te tjerash ai morri nje dhuratė prej 20 topash.


    Ne fushen e religjionit Ali Pasha, ashtu si edhe shumica e Shqiptareve te kohes se tij ishin, praktikuan Islamin si fene zyrtare te pashallekut, qe ishte feja e rraces sunduese - Shqiptare. Pervec Shqiptareve Musliman, ne pashallekun e Aliut kishte edhe Grek Ortodoks dhe disa Cifute. Edhe pse Greket Ortodoks gezonin lirite e parapara nga Islami, shpesh shume prifterinje Grek u ankonin se Aliu ishte shume i dhene pas Shehjlereve dhe Dervisheve, dhe sipas shume bashkekohesve te tij, ai iu dhuronte atyre shume para. Edhe pse ka disa tregime qe rrefejne per Aliun qe te kete detyruar disa Grekofile Shqiptare qe te Shqiptarizohen / Islamizohen me force, e verteta eshte se Aliu ishte shume tolerant ndaj jo-Islamo / Shqiptareve ne Pashallekun e tij, saqe tregohet se ai i lejonte Grekerit Ortodoks qe te vishnin rroba ekstravagante ne kohen e tij (edhe pse kjo nuk lejohej nga ligjet e kohes), gje qe e coi edhe nje Dervish qe te ankohet tek Aliu per tolerancen e madhe qe ai tregonte per ata. Te njejten tolerance fetare ne e gjejme nga Aliu edhe ne Haremin e tij, qe sic transmetohet Aliu ne ate kishte nje Shqiptare Kristiane nga Tepelena, qe Aliu e lejonte te kryente ritet e saja fetare ne pallatin e tij, me prifterinje.

    Megjithate ne sarajet e Ali Pashe Tepelenes shume Evropjane pranuan Islamin. Nder ata ne mund te kujtojme Marko Kurinin qe ishte premtuar qe te behej Peshkop i Bombeit ne Indi, por pasiqe ai sherbeu si sekretar i Napoleon Bonapartit per disa kohe ne Egjypt, me vone gjate nje rruge per ne Evrope ai u morr si skllav nga disa pirate Ulqinak, te cilet e shiten ne Janine. Ali Pasha qe e bleu Kurinin si skllav, e Islamizoi ate dhe me pas e punesoi ne sarajet e tija. Si pasoje e pranimit te Islamit, Kurini e ktheu emrin e tij ne Mehmed Effendi.

    Megjithe tolerancen qe Aliu tregonte per fete, dhe sipas disa tregimeve qe flitet edhe per konsumimin e alkolit nga ai, vizitoret qe vizitonin Aliun gjate Ramazanit ne Tepelene, njoftojne se Aliu agjeronte te gjithe Ramazanin, dhe gjate vizitave qe Aliu bente ne Tepelene, ne vendin e rinise se tij, ai behej konservativ ne fe. Edhe pse shkrues si puna e Haxhi Serretit e tregonin luften e Aliut kunder tradhetareve Suliote qe luftuan ne krah te Grekerve dhe Frengeve, si lufte kunder ‘qafirave’ (te pafeve), faktet ne kete argument nuk jane shume bindes.

    Ne fundin e jetes se tij, tregohet qe Aliu i eshte kthyer shume fese, devocionit fetar dhe mesimeve te Islamit. Sipas Ibrahim Mansur Effendise, Aliu fundin e jetes se tij e kaloi prane nje mistiku Persian (Sheikh Ali), te cilit pas vdekjes, Aliu i ndertoi edhe nje mazoleum.


    Fragmente nga jeta ne Pashallekun e Aliut

    Toke e Shqiperise! Lere shikimin tim te derdhet ne ty
    Ne ty, me njerez te ashper kujdestare
    Kryqet bien, minaret lartesohen

    (Lord Bajron, Peligrinazhi i Chaild Haroldit)


    Jeta ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte nje jete mjaft e bukur me ngjyra orientale Shqiptare qe ndezi shume kureshtjet e orientalisteve qe edhe shkruan per ate. Bukuria e Shqiptareve, krenaria e tyre, kultura e ndryshme nga ajo e Evropes, dhe per me teper zgjuarsia dhe personaliteti i Ali Pashes ishin nga faktoret me terheqes qe udhetare Evropjan si Bajroni, gjeten ne Pashallekun e Ali Pashes. Historite qe bashkekohes te Aliut shkruan per bemat e tij jane te shumta… Shume jane te pabesueshme, prekese, por qe ne fund tregojne karakterin e Ali Pashes dhe te jetes ne pashallekun Shqiptare te Janines. Bajroni nder te tjera ne kujtimet e tija kujton se:

    Nuk do tė harroj kurre ditėn kur hym nė Tepelenė, ne oren pese tė mbremjes, ndėrsa dielli ishte duke perėnduar. Mė erdhi nė mėndje, me pak ndryshime nė veshjen, pėrshkrimi i Branstone Castle nė nje nga librat e Walter Scott. Veshja ndryshon mbas kombėsise sė trimave qė janė nė shėrbim tė Vezirit. Shqiptarėt kanė petkun ma tė mrekullueshėm tė botės me fustanellėn e bardhė, me jelekun prej kadifeje tė qendisur me ar, me xhamadanin prej stofe tė zezė dhe me koburen dhe kamėn me doreza prej argjendi tė punuar. Tartarėt me qylafet e gjatė mbi krye; Turqėt me ēallmat dhe kaftanėt e veshun me gėzof pėrmbrėnda. Te gjithe kėto kostume tė bukur plot ngjyra dhe shkėlqim, ashtu edhe banesa e Ali pashės formonin nji pamje fort tė kandshme pėr nje tė huej. Mė futėn nė nje dhomė qė ishte shtrue mjaft bukur dhe Sekretari i Vezirit mė pyeti pėr shėndetin mbas modės turke. Nuk mė lejuan tė paguaj as pėr fjetjen, as pėr ushqimin dhe as pėr ndonje send tjetėr.


    Kurse Hobhousi shkruante rreth Aliut:

    Veziri ishte nji burrė i shkurtėn dhe mjaft i trashė. Kishte nji fytyrė shume tė kendshme me cipė tė bardhė dhe trajtė tė rrumbullakėt. Syte i kishte tė kaltėrt me lėvizje tė shpejta qė tė banin me kuptuar menjiherė se nuk gjindesh pėrpara nji Pashai oriental. Mjekrėn e kishte tė bardhė dhe tė gjatė sa i binte pėrmbi gjoksin... Na priti me nji kortezi tė jashtezakonshme dhe na mori aq me tė mirė sa me na quajtur djem te tij. Ishte fare nė qejf pėr nje njeri ne ate pozitė. Nė sa vise tė Turqise qė vizituem nuk pashė nje pasha tjetėr tė qeshte nė ate mėnyrė. Nuk kishte ndonji roje tė posaēme, por vetėm katėr a pesė djem tė veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokėt e gjatė qė u binin mbi supe.


    Prostituta qe u kthye ne Shenjtore

    Nje nga ngjarjet qe shumica e Evropjaneve vune shenim ne mbresat e tyre ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte edhe historia e Grekes Frosine dhe birit te Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve, mesohet se djali i Aliut, Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky fakt, nje Greke e quajtur Frosine, qe ishte gruaja e nje tregtari Grek, ishte nje nga shume femrat qe shkonin me Mukhtarin. Duke patur deshiren e saj qe ta vidhte Mukhtarin sa me shume qe ajo mundtte, Frosina nje dite iu lut Mukhtarit qe ishte ne dashuri me ate si i cmendur, qe ti jepte asaj unazen e floririt qe Mukhtar Pasha mbante. Mukhtari i verbuar nga pasionet, kujtoi se Frosina ia kerkonte atij kete unaze ne shenje dashurie, por Frosina ne te vertet pasiqe ia morri unazen Mukhtarit, shkoi menjehere tek nje argjendar per ta shitur mallin e marre.

    Argjendari qe e pa unazen qe Frosina ia coi atij, pasiqe e kuptoi vleren e madhe te saj, shkoi menjehere ne pallatin e Pashait per ta shitur kete mall te cmuar tek gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Pashoja qe e njohu unazen e te shoqit, u be si e marre dhe e pyeti argjendarin se kujt ia kishte marre ai kete unaze. Argjendari i tregoi se ia kishte dhene grekja Frosine. Pashoja si grua e ndershme dhe me dinjitet, qe tashme ishte ne kulmet e xhelozise, shkoi menjehere tek i jati i Mukhtarit, Aliu dhe i tregoi atij historine. Ne kete kohe, Mukhtari u therrit nga Stambolli per te shtypur Pashain e Adrianopojes ne Turqi qe ishte cuar ne rrebelim. Aliu qe u informua nga nusja e birit te tij Pashoja, per herezite e te shoqit me putanat Greke, pasiqe kreu nje hetim dhe i gjeti te gjitha prostitutat me te cilat i biri shkonte, i morri ato, i lidhi dhe i mbyti ne liqenin e Janines per shkak te pabesive bashkeshortore dhe prostitucionit qe ato kryenin, i cili sipas Aliut dhe ligjeve te kohes ishte nje krim i madh.

    Greket qe i urrenin Shqiptaret ne kulm, ndershkimin e prostitutave Greke dhe te Frosines, i kthyen ne terma fetare, dhe per kete arsye Kisha Ortodokse Greke e shpalli prostituten Frosine Shenjtore, duke shtuar edhe metej urrejtjen Greke kunder Shqiptareve, tashme te shenjterizuar me nje prostitute, dhe duke satanizuar Shqiptaret dhe Ali Pashen te cilit Greket i dhane pershkrime si gjarper, satana etj.


    Hakmarrja ndaj Kardhiqoteve

    Si Shqiptar i ndershem dhe me gjak qe ishte, Aliu qe nga vegjelia e tij, mbajti me vete gjithnje nje enderr ne vete, ate te marrjes se hakut per nenen dhe motren e tij qe ishin c’nderuar nga Kardhiqotet kur ai ishte ende i vogel. Deri nė shtratin e vdekjes Hankoja, e ema, i kujtonte Aliut turpin qe i kishin vene Kardhiqotet asaj dhe i kerkonte atij qe tia vinte nderin ne vend. Dhe momenti i venjes se nderit ne vend i erdhi Aliut me 1812, mbi 40 vjet pas turperimit qe Kardhiqotet i kishin bere familjes se tij.

    Per kete ai rrethoi Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vete te cilet i kishte marre peng. Me pas Aliu hyri nė qytet nė krye tė ushtrise dhe iu kėrkoi qė tė gjithe burrat ti pėruleshin. Gjashteqind burra tė ēarmatosur i shkuan atij pėrpara dhe i ofruan njohjen si sundimtar te tyre, te nje Han jashte Kardhiqit (Hani i Valias, ndermjet Kardhiqit dhe Janines). Aliu i quajti Kardhiqiotet vellezėr dhe djem tė tij, dhe i fali. Por mes fytyrave te atyre qe ai pa ne ate tubim, ai njohu ata qė i kishin poshteruar nenėn. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhėr ushtarve tė tij qe ta rrethonin hanin dhe tė masakronin te gjashteqind burrat. Por ushtarėt e Aliut rrefuzuan me qelluar mbi njerez tė ēarmatosur. Per kete arsye, disa Greker tė kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kunder gjashteqind Kardhiqiotve.


    Renia e Pashallekut te Janines

    Ardhja ne pushtet ne Stamboll e Sulltan Mahmudit te II, pervec te tjerash i solli shtetit Osman ri-centralizimin e kontrollit nga Stambolli. Mahmudi qe ne jeten e tij perjetoi rrevoltat e Jenicereve ne Stamboll, u be i vendosur ne shkaterrimin e tyre dhe te cdo fuqie tjeter ne shtetin Osman. Ne kete kohe Pashallaret te ndryshem kishin krijuar shtete nen – shtete ne Devletin Osman. Nder keta, dy me te fuqishmit mund te shihen dy pashallaret toske Shqiptare, njeri ishte Mehmet Ali Pasha i Egjyptit, dhe i dyti Ali Pashe Tepelena i Janines.

    Per kete arsye qe me 1812 Ali Pasha u shpall si shkarkuar nga posti i mutessarifit te Janines dhe u urdherua qe te shkoje ne Tepelene, por me nderhyrjen e Anglise Aliu mbijetoi. Duke patur paranoje nga planet e ardhshme te Stambollit, Ali Pasha iu dha dore te lire militanteve Greke ne trevat e tija qe te benin rremujra kunder Stambollit. Por Greket nga ana tjeter, pasiqe arriten edhe qe te depertojne ne pallatin e Ali Pashes, shpresonin qe ta shfrytezonin luften e Ali Pashes me Turqit ne dobi te tyre.

    Nderkohe, nje pasha Shqiptar qe quhej Ismail Pasho Beu pronat te cilit i ishin marre nga Ali Pashe Tepelena, pas shume ankesave qe ai beri ne Porten e Larte, dhe pas nje atentati te deshtuar qe Ali Pasha beri kunder tij, arriti qe te kete audience me Sulltanin te cilit i tregoi per demet qe i kishte bere Ali Pasha. Sulltan Mahmudi pas kesaj audience, dhe me deshiren e tij per te centralizuar pushtetin ne shtetin Osman, e shpalli Ali Pashen dhe bijte e tij si te jashteligjshem.

    Per kete arsye, ne qershor te 1820, nje ushtri e komanduar nga Ismail Pasho Beu sulmoi Janinen. Ne kete kohe shume gjenerale te Aliut e dezertuan ate, nder ata 15.000 veta me Omer Bej Vrionin. Forcat bashibozuke (policore) te Aliut bene nje rrezistence te dobet, gje qe e detyroi Ali Pashen qe me besniket e tij te mbyllet ne dy keshtjella prane qytetit. Gjithashtu, djemte e Aliut; Veliu dhe Myftari ne kete lufte u dorezuan shpejte. Nen udheheqjen e Hurshid Pashes nga Morea qe ishte armik personal i Aliut dhe forcave te Bushatllinjve nga Shkodra rrezistenca e tij u be e pashprese. Per kete arsye Ali Pasha filloi negociatat e dorezimit ne menyre qe ti falej jeta, por Hurshid Pasha e mashtroi ate dhe ushtaret e tij e vrane Aliun ne momentet kur ai e kuptoi se ishte tradhetuar.

    Vdekja e Aliut, dhe perqendrimi i ushtrive Osmane dhe Shqiptare ne lufte kunder Ali Pashes, i dhane shans rrebeleve Grek qe te fillonin dhunen e tyre ne Epir dhe Greqi per krijimin e shtetit Helen. Ne kete rrebelim shume Shqiptare ortodokse morren pjese, si suliotet Marko Bocari etj, te cilet luftuan perkrah Grekerve per krijimin e shtetit fondamentalist Helen, shtet i cili me vone do te shtypte dhe vriste Shqiptaret egersisht, pervec debimeve masive dhe masakrave qe ky shtet do te bente kunder Shqiptareve Musliman ne Epirin e Jugut dhe te Veriut, egersi qe ne i pame edhe ne shek. e XX dhe po e shohim ne te XXI. Shume nga ata Shqiptare ortodoks qe luftuan per Grekun, me pas u helenizuan dhe humben lidhjet e tyre Shqiptare, keshtuqe sot Greket, suliote si Marko Bocari etj, i shpallin heronje Grek megjithese ai ishte dhe mbetet me prejardhje shqiptare..

  18. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Mosha
    52
    Postime
    80
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ali Pashe Tepelena nje kriminel????

    Nuk dua te analizoj shkrimin qe zoti Kallmeti na ofroi. Sigurisht ai nuk ka ndonje faj pse autori qe ka shkruar shkrimin nuk ka shkelqyer ne radhitjen apo analizimin e ngjarjeve. Ajo qe me bene pershtypje eshte fakti i te deklaruarit te Ali Pashait "hajdut apo kriminel" Ja seē shkruan Albo :
    Ali Pasha beri fame te madhe per PASURINE dhe KRIMET E PAMESHIRSHME te tij. Ai krijoi pashallekun me te pasur ne gjithe perandorine otomane ashtu sic ka vrare e prere shume njerez.
    Sigurisht historia eshte nje, interpretimet jane shume. Por si mund tu mbushni mendjen tepelenasve qe krenohen me Ali Pashane. Si mund te krahasojme madheshtine e Pashait te Janines me liliputerine e nje hajduti apo krimineli. (Sigurisht Zani i Vlores do ishte dakord....) Pavaresisht nga motivet Ali Pashjai gjeti menyren ti qendronte Portes se Larte. Ai ishte nje nga diplomatet me te medhenje te kohes. Ai tentoi te bashkonte vilajetet shqiptare ne nje. Edhe ketu pavaresisht nga shtysa dhe egoja personale, rezultati e bene ate figure historike. Ai ka nje rol te madh ne revolucionin grek. Por dhe kur permendim te keqijat nuk mund te themi "ishte thjesht nje hajdut dhe kriminel" dhe kaq. Ndersa per krahasimin me Skenderbeun nuk ka vend. Aliu ishte nje Pasha, qe qendrimi kunder Turqise i shkonte per shtate ambicieve te tija personale dhe krahas perfitimeve te tjera i dha dhe fame, Skenderbeu eshte simboli i bashkimit dhe qendreses se nje populli qe edhe pse nuk qe i formuar si komb ndiente nevojen e mbrojtjes ndaj pushtuesve aziatik te nje feje tjeter. Nga kjo perfitoi dhe Evropa kristiane. Sado ngjashmeri te kene keto dy figura historike diferenca midis tyre eshte e madhe. Skenderbeu ngelet Skenderbe.
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  19. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime
    Zoterinj te nderuar !

    Nese ky shkrim do te qe publikuar ne forumin e historise, nuk do te kishin lindur edhe polemikat por eshte postuar ne ate te ceshtjes kombetare. Historine ne te gjithe e lexojme me syte tane, dhe te gjithe e pershtjellojme ne mendjen tona duke vecuar ato figura qe i kane dhene me shume kontribut ceshtjes kombetare. Pasi e bera kete sqarim, pa dashur te gjykoj historine, po shpreh kendveshtrimin tim mbi figuren e Ali Pashes.


    1. Cfare kontributi i dha Ali Pasha ceshtjes shqiptare?

    Nuk me vjen ne mendje asgje, qofte edhe nje atribut i vetem i kesaj figure historike. Ky nuk e ngriti pashallekun me flamurin e Skenderbeut, ky e ngriti nen flamurin e otomaneve. Vertet ky u largua dhe konfliktua me porten e larte, por kete nuk e beri ne emer te "shqiptareve" por ne emer te pushtetit personal te Ali Pashajt. Jo me kot Aliu e quajti veten PASHA, dhe ky ishte pashai me i pasur i gjithe perandorise otomane ne gjithe egzistencen e saj.

    Ne lidhje "diplomacine" e tij dhe arritjen e hapjes se disa perfaqesive te huaja brenda pashallekut te tij, keto diplomaci nuk u hapen ne Shqiperi por ne PASHALLEKUN E JANINES qe i perkiste Ali Pashait. Pra nuk egziston aspak lidhja midis ceshtjes kombetare shqiptare dhe kesaj figure. Per mua Ali Pashaj mund te krahasohet shume mire me Zani Caushet e 1997 qe arriten te mbajne nen kontroll nje Vlore te tere, por jo se u behej vone per vlonjatet por si nje menyre per te rrjepur ate popull ne menyre qe te pasuronin vetveten.

    Per ta mbyllur, Ali Pasha zgjon interesin e shqiptareve mbi "bemat e tij" dhe duhet lexuar me kureshtje. Ama te futesh Ali Pashen ne rangun e figurave kombetare, jam i bindur qe ky konstatim do ta bente per te qeshur vete Aliun. Problemi yne eshte se i shohim ngjarjet e gati 2 shekujve me pare me syzet e kohes qe jetojme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  20. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Mosha
    52
    Postime
    80
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gjithsesi ky eshte nje vleresim siē e thoni dhe ju sipas kendveshtrimit tuaj. Por po ju permend disa atribute te Pashait te Janines. Ai ngriti flamurin ne Janine qe ishte kryeqendra e tij dhe per kohen ishte nje arritje pasi Shqiperia nuk ekzistonte si shtet. Ai vendosi marrdhenie diplomatike me fuqite me te medha te kohes dhe perfaqesite ishin ne Janine (120 KM nga Tepelena, 60 KM nga kufiri i sotem me Greqine) sepse Janina ishte pjese e Shqiperise se kohes. Pavaresisht se pse e beri Ali Tepelena ate qe beri, ai eshte figure e historise. Morali dhe figura e tij nuk mund te gjykohen me standartet e sotme. Por levizjet e tij diplomatike, drejtesia (thuhet qe Ali Pashai e peshonte drejtesine me kandar...) dhe rregulli ne pashallekun e tij jane proverbiale. Sigurisht qe ai masakroi por ku per drejtesi (mori hakun e se emes...) ku per te siguruar pushtetin.
    Megjithate nga sa di une historiografia shqiptare por dhe te huajt e kane vleresuar figuren e tij. Kujtojme Bajronin e madh. Nejse secili ka kendveshtrimin e tij...
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  21. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime
    Rycky, titulli i temes eshte "Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare". Ti si mendon se Ali Pasha konsiderohet "figure historike" apo figure kombetare?

    Barbarite e Ali Pashe Tepelenes jane "proverbiale" jo hakemarrjet pasi hakmarrjet jane deri diku te pranueshme. Mos harro se asaj Janine qe ti ze ne goje Ali Pashai i mbyti te gjitha vajzat ne ate qe sot quhet "Liqeni i Bucelave" pasi nenat dhe baballaret sipas gojedhenes deshen te thanin liqenin me bucela qe te shpetonin vajzat e tyre nga fundi i liqenit. Ne ate Janine Ali Pashai la edhe koken e vet ne keshtjellen e rrethuar nga "liqeni i ngrire". Koincidence historike?

    Sa per kontrast, greket pretendojne se Ali Pashai ka qene turk dhe jo me origjine shqiptare. Greket shquhen per manipulime te historise por ne kete rast ata nuk kane sec fitojne nga kjo. A egziston nje dokument apo rrefim i besueshem qe flet per origjinen shqiptare te pashait?

    Pika qe une ngre eshte se Ali Pashai mund te jete shume gjera, por jo figure kombetare.

Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ali Pashė Tepelena, Luani i Janinės
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 05-11-2014, 10:30
  2. Pepo: Televizionet janė kthyer nė radio me figurė
    Nga Albmaster nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-10-2012, 19:57
  3. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 15:47
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •