Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 107 prej 107
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin
    Puro, pėr mua janė pėrralla, po ty s'tė pengon njeri t'u besosh, siē beson dhe ato pėr Aleksandrin e Madh dhe Ēezarin.

    Nejse, se shoh qė paske harxhuar gjithė kėto ditė me "kėrkime", e qė tė mos lodhesh mė shumė, po tė sqaroj diēka.
    Ma mire me i besu njerezve qi kan pase kontakte me vite me Aliun se Grupit te Benēes
    Se nuk jam fut ne forum nuk dmth se po kerkoja fakte. Une i kam lexu para se me fol

    Mua nuk mė rreh shumė pėr Ali Pashėn, pėr njė pasha tė viteve 1700, se nuk e kam ndonjė idhull, dhe as nga qyteti im. Mė tė afėrt e ke ti, se e ke nga qyteti i nėnės. Arsyen pse t'u pėrgjigja ty nė kėtė temė, por dhe herėn tjetėr, ishte se pashė qė po kėrkoje tė grindeshe dhe po tė kishte shkruar ndonjė tjetėr, nuk do t'i pėrgjigjesha fare.
    Nuk kishte pune grindjet se ti te tema tjeter nuk kishe postu askund. Ishte tema per homoseksualizmin ne Shqipni e Aliu ishte nji nder shembujt qi mora.

    Dhe sa pėr Mustafėn, kur ti beson qė Aliu ua fuste tė tjerėve, pse nuk beson qė Aliu ia futi Mustafės dhe lidhėza qė i doli keq nga hunda? Lidhėza qė ėshtė fakt.
    ahahah prap me Mustafen. Po nuk asht tema e tij ktu. Kalo te tema e Bushatlive.
    Ne t'vertete ka ma shume mundesi qi lidheza me ken fakt per t'kunderten. Tafa ka dashte me tregu ēa po bante ne ate moment, se koka ne Samboll i shkoi Aliut e jo Tafes

    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin
    Puro, qė tė kuptosh se kush i shkruan ata libra, duhet tė lexosh mė tepėr materialet qė sjell Dariusi.
    Vetem prej gabimeve drejtshkrimore shifet se nuk i ka shkru nji historian rreshtat e maposhtme.
    Ma e bukura asht te paragrafi Shkodra
    Aliu me Mahmudin ishin shoke te ngushte thote. Kur u rrethu Mahmudi prej turqve Aliu i tha qendro i forte se nuk mundem me te ndihmu, por nder kohe po perfitoj nga rasti e bashke me turqit po te marrim zotnimet e tuja ne Toskeni e po ia presim koken nipit tand.
    Ca don me thane shoku i mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 12-11-2011 mė 14:11

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    SAMI FRASHĖRI

    KĀMŪS AL-A'LĀM


    Ndonėse Ali Pasha ishet njė njeri i pashkolluar, ishte shumė i aftė dhe i zgjuar. Nė vendet qė gjendeshin nėn qeverisjen dhe administratėn e tij, siguroi paqe e qetėsi, i pėrmirėsoi rrugėt dhe vendkalimet. Pat ndėrtuar shumė kala dhe ura si dhe shumė ndėrtesa tė tjera tė forta. Mirėpo, ishte jashtėzakonisht i ashpėr, tiran dhe hileqar. Para syve tė tij pėrgatiste skena tė ndryshme tė torturave mė trishtuese (bėnte eksperimente), tė cilat i shikonte me kėnaqėsi. Sa mė tepėr i shtohej fuqia dhe pasuria aq mė tepėr i shtoheshin edhe hilet. Duke burgosur njerėz nė mėnyrė djallėzore, e duke pėrdorur intrigat, shumė prej tyre i zhdukte e shumė herė i shtinte tė vrasė vėllai vėllanė me dorėn e vet qė pastaj edhe kėtė ta dėnojė me vdekje sipas rregullės “krye pėr krye”. Ngjarja e Kardhiqit, qė u pėrmend mė lart, ėshtė njė shembull tipik i intrigave dhe tiranisė sė Ali Pashės.

    .......Tė varfėrit assesi nuk mundnin tė ēonin krye nga punėt angari. Vajzat dhe gratė e bukura i fajėsonte duke konsideruar se shkaktojnė fatkeqėsi, prandaj ato ishin tė detyruara tė fshihen. Meqė vetė ishte injorant, gjithnjė vepronte pėr shkatėrrimin e diturive, edhe pse deri nė atė kohė nė Shqipėri populli me vetorganizim i mbante dijetarėt dhe hoxhallarėt. Bėri qė tė qiten nė harresė fetė. Punėt administrative i lė nė duart e njė grupi intrigantėsh grekė. Edhe defterėt, korrespondencat administrative si dhe shkresat e instancave mė tė larta shkruheshin me njė gjuhė tė rėndė greke qė mund ta kuptonte vetėm ai. Shkurt, pėrveē ushqimit qė e realizonte pėr ēdo ditė, shkaktonte qė nė mes shqiptarėve tė rritet dhe tė pėrhapet padijenia, varfėria dhe amoraliteti. Nuk frikohej nga grekėt, meqė edhe kėta ishin vegėl dhe pjesėmarrės nė intrigat e tij; me fanatizmin e tij ndaj kėtyre sillej nė mėnyrė tė butė, e veēanėrisht kur humbi besimin nga shqiptarėt; pėr tė vepruar kundėr tyre armatosi njė grup kapetanėsh grekė. Kėta pastaj, ato armė i pėrdorėn pėr pavarėsinė e Greqisė.

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Jo ēdo gjė qė lexohet, besohet. Duhet tė dish t'i dallosh tė vėrtetat dhe gėnjeshtrat, po ti nuk e ke kėtė veti. Nė qoftė se ti mendon se di ndonjė gjė tė vėrtetė nga kjo botė, tė gėnjen mendja. As di dhe as ke pėr tė ditur.

    Nuk kam ndėrmend tė merrem mė me kėtė temė, por te shkrimi i parė qė solla, harrova ta nėnvizoja kėtė:

    Kush ishte Ali Pashė Tepelena

    ... Propaganda pansllaviste dhe grekomane tenton ta shlyejė figurėn e Ali Pashės me cdo mėnyrė duke e bėrė atė si biseksual, apo si njeri homoseksual, dhe fyerje te tjera ashtu sikurse i bėnė Bajronit. Por Ali Pashė Tepelena ishte njeri serioz dhe i moralshėm. Ai nuk e duroi pamoralitetin. Ishte njeri i drejtė, gjykues i vėrtetė dhe lider i famshėm qė populli e deshi shumė. Propaganda grekomane dyshon se Ali Pasha lejoi hamame dhe shtėpi prostitucioni dhe shtėpi tė homoseksualėve duke e quajtur shtėpia e dylberave. Gjithashtu propaganda pansllaviste dhe grekomane fyen figurėn e Ali Pashės duke e bėrė si tė pamoralshėm me shpifjen e trilluar se gjoja Ali Pasha ka dhunuar tė renė e vet. Por Ali Pasha nuk ishte ashtu siē grekėt dhe armiqtė e popullit shqiptar e dėshirojnė. Ali Pashė Tepelena ishte duke e vrarė djalin e vet qė hapi njė hamam nga 600 femra greke, bullgare, serbe dhe sllave. Ai e mbylli hamamin dhe qortoi rreptas tė birin ...

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Dikush merr per fakte kanget e festivalit te Gjinokastres dhe historiane forumesh qi nuk din me shkru, dikush Byronin, Pukvillin, Vaudoncourtin e Sami Frasherin. Jane te ndame gjanat. Ke zgjedh me besu "te vertetat" qi te pelqejne e me i mbyll syte perpara fakteve e te duket vedi i ditun.

    Shume mire ke ba qi e ke redaktu ate pjesen siper, se pa gabimet qi ka ba ai forumisti-historian qi e ka shkru duken ma te besueshme

    Paragrafi origjinal

    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin
    Propaganda pansllaviste dhe grekomane tempton ta shlyen figuren e Ali Pashes ne cdo menyre duek e bere ate si biseksual, apo si njeri homoseksual, dhe fyerje te tjera ashtu sikurse i beren Byronit. Por Ali Pash Tepelena ishte njeri serioze dhe i moralshem. Ai nuk duroi pamoralitetin. Ishte njeri i drejte dhe gjykues i vertet dhe lider i famshem qe populli e deshi shum. Propaganda grekomane dyshone se Ali Pasha lejoi hamame dhe shtepi prostitucioni dhe shtepi te homoseksualcave duke e quajtur shtepia e dylberave. Gjithashtu propaganda pansllaviste dhe grekomane fyen figuren e Ali Pashes duke e bere si te pamoralshem me shpifjen e trilluar se gjoja Ali Pasha ka dhunuar te ren e vet. Por Ali Pasha nuk ishte ashtu sic greket dhe armiqt e popullit Shqiptar e deshirojn. Ali Pash Tepelena ishte duke e vrare djalin e vet qe hapi nje hamam nga 600 femra greke, bullgare, serbe dhe sllave. Ai e mbylli hamamin dhe qortoi reptas te birin.


    Nuk asht nevoja me ken fort i ditun me kuptu se shkrimet me te cilat ke mbush temen nuk jane shkru prej nji historiani. Kush ka dy pare mend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 13-11-2011 mė 13:08

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    fal Ali PAshes mbi nje milione Suliot te fese orthodokse,sot prononcohen si grek,,,

  6. #106
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Mos humbni kohe me kete fare Ali Pashe Tepelenen.

    Ndertoni , zhvilloni shtetin shqipetare ,ekonomikishte ushtarakishte dhe mos u merreni me njeres te cilet kane luftuare me thes ne koke .

    Rrofte Amerika se te kishimmbetur me keto fare Agallare e Pashallare , ndoshta shqipetaret nuk do te kishin ekzistuare fare .

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

    Porta e Prevezės Ali Pasha tregti me anglezėt, jashtė ligjeve tė pashallėkut
    Share This

    Add to Delicious
    Share on FriendFeed
    Digg
    submit to reddit

    Tags

    Pashai i Janinės, i njohur pėrmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra tė tilla raportojnė fshehtas ēfarė ndodh nė Shqipėri nė librin e fundit tė Irakli Koēollarit “Ali Pasha dhe Shqipėria nė arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarėve dhe agjentėve tė famshėm e tė njohur pėr studimet albanologjike; asnjėri nga agjentėt na bėn me dije studiuesi apo ushtarakėt francezė tė ngarkuar me misione speciale prej qeverive tė tyre, nuk ka folur publikisht pėr misionet dhe detyrat sekrete me tė cilat kanė qenė ngarkuar dhe kryenin nėpėr territoret e Pashallėkut tė Janinės dhe ndaj Pashait tė saj. Me tė drejta autori, “Standard” nė ditėt nė vijim boton disa prej kėtyre dokumenteve top sekret



    Ali_PashaSi Ali Pasha bėnte tregti tė jashtėligjshme me britanikėt

    Dokumenti nr. 1:

    Dokumenti i mėposhtėm, qė mban datėn 6 qershor 1804, eshtė njė letėr e shkruar prej nje personi me nėnshkrimin “Geo…” nė fund tė fletės. Nga pėrmbajtja e dokumentit, nuk pėrjashtohet mundėsia qė autori tė jetė Xhorxh Kaning. Prej tij nuk eshte shkruar emri i plote, por jane shenuar vetem tre germat e para “Geo…”, ndersa mbiemri nuk eshte shkruar fare. Ne teresine e saj letra eshte shkruar shume shpejt, me nje shkrim here – here te

    pakuptueshem. Prandaj, ne shume raste teksti behet i palexueshem. Sido qe te jete, duket se autori eshte nje funksionar ne sherbim te strukturave ushtarake apo diplomatike britanike dhe me kete rast e informon z. Aleks (Aleksander) Boll me zhvillimet e fundit nga frontet e luftimeve ne Europe, nisur nga fakti se, sikunder shkruan ai ne kete leter “ai i njeh privacionet e tij ne kete ishull…”.

    Nuk perjashtohet qe “njeriu me privacione ne ishull…” te kete qene Morieri apo edhe U. M. Liku, te cilet pikerisht ne kete kohe paten mberritur me mision ne territoret ishullore dhe kontinentale joniane. Ne keto rrethana Kaningu ka komunikuar me Ambasadorin britanik ne Stamboll, qe permes tij te lidhej me dy agjentet ushtarake britanike, pasi lidhjet e drejtperdrejta ne rrethanat e kohes qene te pamundura. (Angleze. Ne materialet ne vazhdim do te shihet se, Kaningu duke qene ne funksionin e M-nistrit te Jashtem dhe ne hierkanine e larte politike, ishte marre intensivisht edhe me problemet e Ballkanit, me Ali Pashen dhe me interesat britanike ne keto ane. Ndoshta per keto shkaqe ruhet dhe publikohet edhe nje tablo me ngjyra me nota humoristike, ku Xhorxh Kaningu paraqitet me fustanelle! – IK.)

    Ne kete informacion behet fjale per gjendjen ne frontet e ndryshme te luftimit qe trupat franceze ishin duke zhvilluar ne territoret austriake apo ne ato spanjolle, si dhe per shkaterrimin e 9 anijeve luftarake “te armikut”, qe nenkuptonte te flotes franceze. Dokumenti ben fjale gjithashtu per informacione te pasakta apo te vonuara nga frontet e luftimit qe ka njera pale apo tjetra.

    Ajo qe ndoshta e ben te veēante kete dokument eshte fakti se aty permendet Porti i Prevezes, qe siē dihet ka qene pjese administrative e territoreve te Pashallekut te Janines. Drejt brigjeve te ketij qyteti bregdetar, siē nenvizon ne leter autori i saj, eshte drejtuar anija me emrin “Pilades” per t’u furnizuar me mallra. Kjo padyshim nenkupton faktin se Pashai ka qene i gatshem per te ndihmuar furnizimin me ushqime te forcave ushtarake britanike. Natyrisht, nga ky dokument, nuk arrihet te kuptohet nese keto mallra bliheshin prej britanikeve me para ne dore apo ne “klering”, pra ne kembim te ndihmave ushtarake qe britaniket mund t’i ofronin Ali Pashes. Nga ana tjeter, duhet kuptuar se ky akt, shitja e mallrave ushtarakeve britanike, keto kohe, nuk eshte nje kembim tregtar i rendomte. Tregtia e Ali Pashes me kete subjekt merr rendesi pasi territoreve te pashallekut dhe banoreve te ketyre aneve u ndalohej tregtia me anglezet, si armiq te francezeve te cilet kishin ne zoterim ishujt joniane dhe ishin aleate te Perandorise Osmane. Tregtia e realizuar ne kete rast nga Pashai i Janines eshte nje akt i paligjshem. Por, ky veprim tregon edhe nje here prirjet e hapura te Ali Pashes per t’u afruar ne aleanca te ngushta dhe te qendrueshme me Angline, me gjithe sfidat dhe pasojat e rrezikshme qe kercenonin akte te tilla.



    Maympent off Muth.. 6 Qershor 1804



    I dashur Zoteri,

    Une porsa kam marre keto ēaste letren e 3 qershorit dhe me kete rast me jepet mundesia e pare per te percjelle informacione sekrete ne pergjigje….te Z. Aleks Boll per te cilat une e

    falenderoj qe ai eshte tanime i ndergjegjshem per kufizimet e krijuara nga mbyllja ne kete Ishull. Une kam frike se eshte shume larg nga stacioni im…..pak anije qe une kam per te ndermarre dhe per te derguar ndonje (gje! njeri!) ne te qysh tani…..Une kam shume frike se lajmet per sukseset e

    austriakeve qe ju kini marre gjate rruges per ne Kostandinopol e verteta eshte se ato (ndeshjet) kane qene shoqeruar nga beteja shume te ashpra per te cilat gjykoj se ju duhet te keni qene te informuar shume kohe me pare per to ose une do te kem marre (me pare) ato. Por megjithate……ne me date l0 te muajit te kaluar me njoftimin nga Z. Malthunt…. ne brigjet (mendoj une) sa me date 6 te muajit maj, e cila permend disfaten e plote te Arek Puke Charko ne Ratiston – dhe lthimin e tij ne Bohemi x qe Vjena ishte e gjitha e hapur per francezet; kostua e larte e kesaj kohe e detyroi te largohet ne Hungari –Por, ne nuk kemi degjuar asgje nga keto prej (shume) kohesh.

    Porj une jam i lumtur t’ju bej te njohur nje pjese te…..Une jam … mire per t’ju dhene kenaqesine se nga anijet e armikut te kesaj linje ose jane djegur ose janė shkaterruar plotesisht dhe bere te paperdoreshme. Ne rruget Baske nga flota nen komanden e Gambierit – “Pilades” eshte duke ardhur per te marre mallra nga Preveza dhe Patra te strehohet per transporte te renda ne shume nga vendi (lake…) i cili ceft… nje … me pare ku armiku . . . Ilogarise zyrtare te z. A. Duke …

    Une jam…

    I juaji shume i besuar

    Geo…



    Une jam ne ekspediten e perditeshme ne pritje te mberritjes se “Leonides”, gjer kur Papoje te kthehet per te hyre ne gji dhe letrat e Madherise Suaj do te jene dorezuar. “Pylidesi” eshte duke u larguar nga Cerigo per pak dite.





    (Fjalet ne kllapa jane vene nga ana jone per te ndihmuar kuptimin e tekstit. Pikat ne mes apo ne fund te fjalise tregojne se teksti eshte i palexueshem – IK.)







    Dokumenti nr.2:

    Dokumenti i meposhtem me numurin arkivor 78/44, i cili mban daten 30 qershor 1804, eshte nje informacion i hollesishem i Agjentit Ushtarak Britanik, Xhon Morier, qe i drejtohej Lordit Haėkusburi, i cili ate kohe mbante funksionin e Ministrit te Jashtem ne Britanine e Madhe. Sikunder kemi permendur edhe me siper, Morieri ishte njeriu i pare i perzgjedhur nga Qeveria Britanike qe u dergua me mision ne territoret e Ballkanit jugor per te studiuar me kujdes relievin e ketyre aneve, bregdetin, kapacitetet portuale, karakteristikat e terrenit, popullsine, situaten politike, religjioze, dhe per te informuar rreth zonave qe ofronin mundesi me te medha zbarkimi ne rastin e nje perpjekjeje per invazion prej trupave franceze.

    Autori i kesaj letre, Xhon Morier, duket qarte se ishte nje ushtarak profesionist shume i kujdesshem, i vemendshem dhe nje analist racional i terreneve dhe kapaciteteve qe ato ofronin ne pikepamje strategjike. Pershkrimin e tij rilevues ai e fdlonte nga brigjet e Artes ne jug, duke shkuar mandej drejt veriut, si territore te cilat ai i konsideronte se i takonin Shqiperise. Ne analizen e tij ai i vleresonte keto terrene si mjaft te veshtira per zbarkim nga nje ushtri e mundshme pushtuese, e cila mund te kercenonte keto vende nga ana e detit. Faktoret qe e benin te veshtire nje pushtim te tille, sipas Morierit, ishin kushtet e terrenit (mjaf i ashper dhe i thyer) dhe popullsia, e cila ne pikepamje fetare ishte myslimane.

    Megjithese, ky informacion ne te gjithe permbajtjen e tij ofronte te dhena qe i shkonin per shtat qellimit dhe misionit ushtarak per te cilin ai ishte ngarkuar, por edhe ushtaraket e tjere te mevonshem britanike duke ardhur nga shkolla ushtarake me tradita te vecanta, por edhe me kulture te thelle, kane perpiluar dokumente brenda te cilave gjenden te dhena me interes te vecante edhe pertej gjuhes militareske. Ne keto informacione gjen te dhena me interes historik,

    etnografik, gjuhesor, arkeologjik, toponimik, identifikues etj. Vlera e ketyre materialeve i shtohet per me teper faktit, se autoret “jane nje pale e trete”, e paanshme ne gjykimin apo vleresimet e ceshtjeve nacionale ballkanase, qe jo rralle jane ishin molle sherri dhe pretendimesh nacionaliste.

    Duke folur per territoret ne jug te Gjirit te Lepantos, autori bente te njohur se ato banoheshin kryesisht nga greke dhe ne vazhdim ofronte edhe te dhena rreth natyres dhe karakterit te tyre. Duke dhene detaje rreth formimit politik te kesaj popullsie, Morieri nenvizonte se:



    “ata nuk kane as idene nne te vogel rreth kercenimit qe u paraqitet territoreve te tyre nga nje invazion i mundshem prej trupave franceze”,



    duke lene nen kete fraze te nenkuptohet indiferentizmi i tyre politik. Nga ana tjeter ai ben te njohur se ndjeshmeria e tyre e vetme lidhej me emrin, autoritetin dhe pushtetin e Ali Pashes, emer i vetem ky qe mund t’i zgjonte dhe mobilizonte ata ne rastin e nje kercenimi apo invazioni te mundshem nga jashte.

    Ky informacion i Morierit, ndoshta eshte i pari raport zyrtar britanik, ku percaktohen kufijte gjeografike te Shqiperise. Sipas tij, keto territore fillojne ne jug nga Gjiri i Lepantos dhe perfundojne ne veri ne derdhjen e Bunes. Duhet nenvizuar, megjithate, se gjer ne kete kohe njohja e Morierit per shtrirjen e territoreve shqiptare ka qene ende e kufizuar dhe percaktimet e metejme te tij plotesojne boshlleqet qe le ne menyre te natyrshme ky raport.

    Duke analizuar keto territore ne kendveshtrimin strategjik te nje ushtaraku, ai vleresonte vijen bregdetare te ketij vendi dhe territoret ne afersi te kesaj vije si teper te veshtire per t’u invaduar nga nje ushtri e huaj, per shkak te terrenit te thyer dhe mjaft te ashper qe dominon keto ane. Por, “edhe nese kjo bariere e pare mund te kalohet, – theksonte ai, – avancimi i metejme i ushtrive pushtuese per te shkuar drejt Maqedonise apo fushave te Thesalise eshte pothuaj ipamundur per shkak te terrenit te thyer dhe vargmaleve pothuaj tepakalueshme.”

    Nje karakteristike qe e dallon kete vend nga pjeset e tjera te Perandorise Osmane, sipas Morierit, eshte fakti se njesite admini-strative, pashalleqet dhe sanxhaqet shqiptare administroheshin dhe drejtoheshin nga funksionare vendas, c’ka nuk ndodhte tjeterkund ne kete perandori. Ky fakt ka bere qe autoriteti i hierarkeve shqiptare (pashallareve) te rritej nga nje kohe ne tjetren, kjo edhe per arsyen se funksioni i tyre ishte bere i trashegueshem.

    Duke folur per pashalleqet shqiptare, Morieri, bente te njohur se dy prej tyre ishin me te fuqishmit ai i Shkodres dhe ai i Janines, natyrisht, pa neglizhuar ato te Vlores, Beratit etj.

    Mandej, ne informacionin e tij, Morieri, nje pjese te konsiderueshme ia kushtonte figures se Ali Pashes, biografise se tij familjare, te kaluares dhe rruges se ngjitjes se tij ne pushtet. Ka folur per aleancat dhe lidhjet e tij familjare qe i sherbenin interesave te tij politike si dhe per ndeshjet me krahina dhe popullsi lokale qe i sherbenin zgjerimit te territoreve dhe te fuqise se tij. Informacioni ben te njohur gjithashtu konfliktet e pergjakshme per marrjen dhe nenshtrimin perfundimtar te Sulit dhe suljoteve, “nje popullsi e vetme e krishtere “, siē, thoshte Morieri, por qe ne fakt ajo nuk ishte e vetmja popullsi shqiptare e krishtere ne Epir, pasi ne te kishte edhe mjaft krahina te tjera kristiane. Duke folur per fuqine ushtarake dhe territoriale te ketij njeriu, informacioni na njeh me shtrirjet e pushtetit te tepelenasit ne kufijte lindore dhe jugore te tij. Ishin territoret e Beotise greke ne jug dhe ato te te Vardarit – Maqedoni ne lindje, kufijte ekstreme ku shtrihej pushteti i ketij Pashait te Janines.

    Me interes jane gjithashtu faktet qe ofron Morieri rreth emrit te Sulit, toponimi i kesaj krahine malore shqiptare te ēamerise, etimologjine e se ciles, ky ushtarak mjaft i kulturuar, e lidhte me emrin (toponimin), “Selli” qe na e sjell ne menyre te ēuditshme dhe mjaft interesante Homeri ne vepren e tij dhe historiani i lashte grek Straboni. Nga studiues te ndryshem, etnologe dhe linguiste, ky toponim homerik per kete krahine, “Selli”, veshtrohet si baze dhe burim i formimit te fjales “Elli”, “Ellina”, term me te cilen u identifikuan me pas greket dhe Greqia. Sic dihet greket e therrasin veten e tyre sot “elinas” dhe atdheun e tyre “Elladha”. Duke folur per gjuhen e suljoteve, Morieri flet qarte se ajo nuk ishte greqishtja, por mbetje e ilirishtes me huazime dhe perzjerje te osmanishtes, vllahishtes etj., e thene ndryshe dhe sikunder behet e qarte ne informacionin e tij, gjuha e suljoteve ishte gjuha shqipe, ē’ka rrezon ne menyre te natyrshme pretendimet e pabaza dhe antishkencore te rretheve nacionaliste dhe shoviniste te huaja.

    Duke iu referuar popullsise shqiptare, vetem ne dy fraza te paragrafit te fundit te informacionit te tij, Morieri bente te qarteidentitetin nacional e gjuhesor te kesaj race.



    “Arnautet (keshtu thirren tani banoret e Shqiperise), per nga menyra sesi ata vishen apo veēohen ne ndarjet fisnore (tribute) ben fare te qarte dallimet pershkruese qe ende mbeten te dukshme ne origjinen e Epirit dhe te Ilirise”



    Po ashtu, shtrirjen e kesaj popullsie, qe ne origjinen e saj, ushtaraku britanik e shikonte qarte te vendosur me banim ne Epir dhe ne Iliri. Duke iu referuar historise bashkekohore te kesaj krahine, Morieri permendte luftrat, qendresen dhe rebelimin e kesaj krahine kunder Ali Pashes. Njoftonte se forcėn luftarake tė kėsaj krahine e pėrbėnte njė trupė prej 1500 burrash, ndėrsa gratė suljote me aktet e tyre kishin shkruar faqe tė lavdishme heroizmi dhe sakrificash. Ne kohen kur Morieri hartonte kete informacion, Suli kishte rene perfundimisht ne duart e Ali Pashes. Sikunder dihet, fushata e trete dhe perfundimtare per marrjen e kesaj krahine malore te rebeluar u zhvillua dhe perfundoi pergjate vitit 1803.

    Nga informacioni mesojme gjithashtu rreth tendencave separatiste ne keto kohe, te klaneve dhe fiseve te ndryshme ne Cameri, si ato te Margaritjoteve etj., rreth fuqise ushtarake qe mund te mobilizonte Ali Pasha ne rastet e nevojave per lufte apo tensioneve ushtarake, qe mund te krijoheshin. Fuqine ushtarake te Ali Pashes, Morieri e perllogariste ne nje force burrash nen arme gjer ne 50 000 trupa.

    Duke folur per origjinen familjare dhe rrugen neper te cilen kishte kaluar kariera e tepelenasit, Morieri ofiroi te dhena te shkurtera, ndoshta te njohura, por jo pak me interes per historine e ketij njeriu.

    Gjithsesi, raporti i ketij ushtaraku, ndoshta nder te paret e hartuar nga nje britanik dhe derguar institucioneve te Britanise se Madhe, ka dhe ofron vlera te veēanta. Nga menyra si eshte hartuar dhe si analizohen subjektet e renditura ne te, ky informacion i Morierit paraqet interes te veēante jo vetem per rrethet ushtarake te kohes, por ai mund te sherbeje edhe sot si nje burim dhe dokument me vlera historike dhe shkencore referimi.

    Siē do te shihet edhe me pas, metodologjia e punes se ketij njeriu, aftesia e rralle e qemtimit dhe studimit te situatave, terreneve, popullsive, individeve, kultura e analizes, konkluzioneve dhe pro-gnozave, do te linte gjurme te thella edhe tek vartesi dhe pasardhesi i tij, kapiteni i ri i Artilerise Mbreterore Britanike, Uilliam Martin Lik.

    Informacioni i Morierit i drejtohej Lordit Haukesburi, i cili aso kohe ishte Minister i Jashtem i Britanise se Madhe dhe me pas edhe Kryeminister i saj.



    Nr. 4

    Nr. Arch. 78/44

    Informacion i Xhon Morierit

    per Lordin Haėkesbury



    Janine, Qershor, 30, 1804



    Imzot,



    Kjo hapesire e vendit, e cila zgjerohet ne Veri nga Gjiri i Lepantos gjer ne kufijte e Dalmacise, ekspozon sot mjaft veshtiresi per nje ushtri pushtuese, gje qe me ben te dyshoj nese synimet e saj Franca vertet mund t’i realizoje duke zbarkuar ne ndonje pjese te kesaj hapesire, sa per qellime pushtuese, aq edhe per te siguruar nje korridor kalimi ne disa pjese te dominioneve (zoterimeve) Otomane. Kjo gje mund te kryhet ne pjesen e territoreve qe shtrihen menjehere pas ekstremit Verior te Gjirit te Artes, qe eshte i varfer, i mbrqjtur mire ne pikepamje natyrore dhe qe popullsia perbehet kryesisht nga turq (eshte fjala per popullsi me fe myslimane-IK).

    Pjesa e territoreve, e cila shtrihet ne jug te atij Gjiri, eshte me e begate, pjellore, me pak e nderprere nga malet dhe ofron nje komunikim me te lehte me Morene (Peloponezin) permes Gjirit te Lepantos, nese nuk do te kete ndonje force detare te stacionuar ne ate ane per te kontrolluar ndonje levizje te tille. Popullsia e vendit, ne jug te vijes qe zgjatet nga Aktiumi ne Zeituna (afer Termopileve) perbehet nga Greke dhe Turq (nenkupton nga greke me fe ortodokse dhe myslimane zakonisht nenkuptohen shqiptare te fese myslimane – IK), por ne raport me te madh te ketyre te fundit. Sigurisht qe edhe keta kane kontribuar po aq sa edhe greket e tjere ne pangopesine e hierarkeve te tyre; megjithate ata nuk ankohen per shfrytezimin.





    Vetėm duke parė kėto dokumente thotė studiuesi Koēollari mund tė vlerėsohet e rivlerėsohet objektivisht historia e kėtyre anėve dhe Pashait, lėvizjet e tij politike, ushtarake dhe ato diplomatike, ku ndriēohen shumė dilema, anė tė errėta apo ngjarje qė jo rrallė kanė deformuar figurėn dhe dimensionin real tė Ali Pashės.

    Pėrgatiti: V. M.

    http://www.standard.al/porta-e-preve...e-pashallekut/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Ali Pashė Tepelena, Luani i Janinės
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 06-09-2022, 09:30
  2. Pepo: Televizionet janė kthyer nė radio me figurė
    Nga Albmaster nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-10-2012, 18:57
  3. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  4. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •