Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 157

Tema: Nietzsche

  1. #1
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212

    Nietzsche – Filozof lirik

    Vėshtrim

    Nietzsche – Filozof lirik

    Filozofia lirike e Nietzsche (Niēe) nuk i drejtohet arsyes. Edhe influenca e tij nuk diktohet aspak te filozofėt e mirėfilltė, por mė tepėr te shkrimtarėt dhe artistėt. Nėse suprimohet Dekartit (Descartes), suprimohet idealizmi modern, nėse suprimohet Marksi (Marx), suprimohen « dhjetė ditė tė dridhjes sė botės ». Por, nėse suprimojmė Nietzschen : fizionomia filozofike e shek. XX nuk ndryshon asgjė. Pse ? Bergson-i e ka cituar vetėm dy herė : njėherė kur thotė se, ndarja e njerėzve nė skllevėr dhe zotrinj ėshtė « gabim » dhe herėn tjetėr pėr tė shprehur vitalizmin e Guyau (Jean-Marie Guyau. Husserl nuk e ka cituar kurrė. Heidegger i ka kushtuar vetėm disa orė, por duke e quajtur «tė shemtuar dhe shumė llafazan », sipas Hannah Arendit, kur ky iu kishte drejtuar Jaspers-it. Nietzsche ishte filozof i cili tė mbushte me do vėshtrime qė kaplonin shpirtin, apo aforizmat e tij qė shėndrisin sikur drita blici. Por, ai nuk ka lėnė pas veti njė rrymė apo lėvizje tė definuar qartė, njė shkollė.
    Filozofėt mė tė njohur, disa janė apo kanė qenė fenomenolog apo heideggeristė, tė tjerėt spinozistė, neokantistė, marksistė, weilistė (Eric Weil), sartristė, por nietzscheanistė asnjė. Pse ka ngjarė kėshtu ? Sepse tėrsia e koncepteve tė Nietzsches nuk ekziston si sistem, nga fakti se ėshtė vėshtirė tė thuhet ē’domethėnje ka tė jeshė nietzschanist. Pastaj, konceptet e tij nuk janė koncepte themelore (kryesore). Cogito e Dekartit, imperativi kategorik i Kantit, Aufhebung i Hegelit, zgjatja bergsoniane, Daseine e Hegelit janė koncepte kryesore, pikėnisja e analizave tė pafundme apo piedestali i katedralės sė ideve. Ndėrsa konceptet nietzscheane nuk janė bazament, ato janė tė farkuara, problematike, tė dyshimta. Vullneti i fuqisė : njė metaforė, kthimi nė pėrjetshmėri: njė ide e vjetėr greke, nga tė cilat ka krijuar njė mit: mbinjeriun, mbikrishtėrimin (por njeriu a ka qenė gjithmnonė i krishterė?). Nga kjo rezulton njė filozofi jo e diskutuar, por njė filozofi-fiksion.

    vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-10-2005 mė 21:55

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  2. #2
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    shume interesante, ne pritje...

  3. #3
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    vazhdimi


    Nietzsche ishte një lajmtar një “guximtar” do të thonim, një i beftë, një udhërrefues. Ai i hedhë idetë sikur tundime. E si t’u rezistohet gjithnjë tundimeve? Edhe pse idetë e Nietzsche-s nuk janë koncepte kryesore, janë fermentime të cilat si idebrum i gjejmë shpesh te filozofët, por në veçanti te shkrimtarët apo artistët: për nihilizmin – pasiv apo aktiv- lumturinë si zëvendësim të shenjtë, progresin si ide moderne, „dmth falco“, socializmin si avatar të kristianiszmit, filozofia, morali si „art i interpretimit“, zgjidhja e realitetit në dukje, urtësia (mençuria) tragjiko-dioniziake , bota si lojë, pjesëmarrja e individit në „lojën e botës“ etj. Pra influenca, që reagon më tepër si drejtim i tërthortë se sa frontal, e që është vështirë të rrethohet.
    Po si duket sot? Ajo çfarë na kujton Nietzsche, - thotë Eugen Fink, është një „konvertim radikal“, pas rraskapitjes së traditës. Kjo është e vleshme aq më tepër kur sot, pas deshtimit të ideologjive dhe utopive të arsyes është koha e konvertimeve të përgjithshëme: sekteve të shumfishta, joshja e budizmit, etj. Pikë e përbashkët e të gjitha këtye janë konvertimet për gjetjen e lumturisë, më tepër euforike, se sa tragjike. Kësaj pikëpamje, Nietzsche i kundërvë një konvertim tjetër, i cili supozon asgjë më pak se sa një rivlerësim dhe një përmbysje të raportit tonë me grekët: në kuptimin që grekët të mos jenë vetëm e kaluara e jonë, por edhe ardhmëria jonë – që me këtë mendim Nietzsche i paraprinë visionit të Hegelit.
    Pse grekët? Sepse grekët janë ata që e kanë dashur jetën më së shumti, gjithnjë duke mos pasur nevojë që ajo të ketë ndonjë kuptim. Erwin Rhode, mik i Nietzsche-s, që ishte një apologjistë i flaktë i helenizmit thoshte, se injoronte çdo gjë që lidhej me „sensin e jetës“. Duke aboluar nocionin që supozon shkatërrimin e të gjitha koncepteve me të cilat sot është i lidhur njeriu si: kristianizmin, racionalizmin, progresizmin, pozitivizmin, moralin e detyrimit, demoktacinë, socializmin, pra ky është roli i mitit në kthimin e gjërave të përjetshme. Atëherë vullneti i sundimit nuk është më vetëm i gjithkohshëm, por është edhe deshirë për një fuqi komparative. Ky sundim arrinë piedestalin nga një pohim absolut për jetën e „asgjë më shumë“, por i liruar nga finalitetet, nga „robëria e qëllimshme“. Në shekullin XX, Henrich Heine, Louis-Augiste Blanqui, Gustave Le Bon kanë folur, para Nietzsche-s, për kthimin eternel. Kështu thoshte Blanqui, në vitin 1871: „Ajo që shkruaj në këtë moment në birucën e një fortese në Taureau, e kam shkruar dhe do ta shkruaj në amshim, mbi tavolinë, me pen, nën petka, në rrethana të ngjajshme. Sa i përket përfilljes së pitagorianëve, stoicistëve, Nietzsche ka folur për kthimin eternel me Erwin Rhode apo Franz Oberveck pa i akorduar ndonjë interes të veçantë. Disa vite më vonë (1882 e 1884, kjo shndërrohet në një „sekret të tmerrshëm“, për të cilin flet me një „zë plangprishës të shurdhër“, - thotë Overbeck. Në të vërtetë, ç’ka ndodhur? Thjshtë, ajo që nuk ishte veç një teori e famshme është transformuar në mit – e destinuar të substituohet në mite, religjione apo jo, që i lë njeriut pak shpresë më shumë për një jetë më të mirë apo fuqinë „për ta ndryshuar jetën“. Që individi të mund ta rijetojë përjetësisht jetën e vet, pa ndërruar asgjë, pa e zbukuruar me asgjë dhe pa mundur t’i ikë kësaj gjendjeje, ja për çka duhet bindur njerëzit dhe per çka duhet të jenë objekt i predikimeve të ardhme, sepse këtu është mënyra të ndahen dy llojet e njerëzve: të fortit dhe të dobtit, ata që thonë PO dhe ata që thonë JO.


    vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-10-2005 mė 21:57

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  4. #4
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Nietzsche nuk beson në kthimin eternel si teori fizike. Ai kritikon të gjitha konceptet që intervenojnë në formulimin e hipotezes si : konceptin e së vërtetës, konceptin e njohjes, kategoritë epistemoliogjike si ajo e kauzalitetit, konceptet metafizike, sikur nocionet e gjithçkafit, të botës, konceptet siantifike, sikur atë të forcës, konceptet logjike, duke nënkuptuar nocionin e jo kontraditave. Kështu mbetet vetëm MITI, i cili vlenë vetëm për efektin që ka, kapacitetin e tij paralizues apo ekzaltues. Këtu zbulohet pragmatizmi i Nietzsche-s dhe nga këtu skepticizmi i tij karshi filozofisë.
    Por ky skepticizëm është gjithashtu s’pari skepticizëm ndaj vetvetes. Me praktikën skeptike, Nietzsche ka thënë më shumë se çdo filozof, prej Montegnit e këndej, mbi natyrën e filozofisë. Mendimi i një filozofi nuk është të menduarit e mbrëmjes, siç donte Hegeli, por të menduarit e mëngjesit. Për Nietzsche-n sikur për Monetgnin i vlershëm eshtë vetëm të menduarit e mëngjesit. Kjo do të thotë se gjërat duhet trajtuar sikur i sheh për herë të parë. Filozofi i ardhshëm, tash që epoka e sistemeve gjindet prapa nesh, mendoj që do të jetë sikur shembulli i Montegnit dhe Nietzsche-s, një tentues i përhershëm duke u kthyer vazhdimisht në thermijat e nismave evidente, duke refuzuar çdo akumulim të diturisë që do të çonte në sistem dhe në ndaljen e të menduarit. Nëse filozofia është gjithnjë një tentativë rifillimi, ajo është në vetvete një b]sképsis[/b] (provim, refleksion, pyetje), kërkesë infinite nën idenë e së vërtetës, sepse në emër të së vërtetës Nietzsche kritikon konceptin e së vërtetës. Kush, në shek. XX, ishte më besniku karshi mësimit të Nietzsche-s ? Me Hannah Arendt, mund të thuhet, ishte Heidegger-i. Ajo e krahason me Penelope-n, ç’tjerrej ditën, zhbëhej natën për të rifilluar ditën tjetër: „Çdo njëri prej shkrimeve të Heidegger-it lexohet, thoshte ajo, skur të fillosh prej fillimit. Heidegger e quan këtë “mungesë e përfilljes me të cilën rifillon çdo herë mendimi“, dhe këtë e thotë ai edhe me rastin e Nietzsche-s. Me këtë përfillje ai i qëndron besnik mësimit të Nietzsche-s nuk e shndërron në filozof lirik. Kjo ëshë një e metë e Heidegger-it, sepse, fundi i fundit, ajo që është më madhështorja te Nietzsche: është stili i tij, i cili nuk mund të barazohet me atë të Paskalit, por përafërsisht.

    Marcel Conche
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-10-2005 mė 21:57

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  5. #5
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Përseritja e Përgjithashme

    Ndarja me Lou von Salomé dhe Paul Rée, mik i përhershëm, vdekja e Richard Wagnerit e kanë ngutur Nietzschen në shkrimin e « Zarathustres ». Pikërisht këtë avanturë të veçant, të filluar në Portofino në vjeshtën e vitit 1882 dhe të kryer në Nice gjatë dimrit të viteve 1883-1884, Fréderic Pajak na ka mundësuar ta rishijojmë nëpërmes monologut të brëndshëm të Nietzsche-s. [/b]


    Prill, viti 1882. Jam në Romë, me ftesën e mikeshës Malwida von Meysenbug. Ajo ma prezantoi një vashëz ruse njëzet vjeçe. Thuhej se ishte e bija një gjenerali. Quhet Lou von Salome. « Një shpirt në një trup të vogël sikur të ishte bërë nga një hukamë », i thash për të, mikeshes Malwida. Ajo është e mrekullueshme. Posa e kam parë siluetën e saj në bazilikën e Shën Pjetrit (St. Pierre) kam menduar ta martoj. Por shikimi i saj, edhe pse ishte admirues, më dukej se shprehte një farë aversioni. Ndoshta për shkak të mustaqeve të mia ? Apo për shkak të syve të gropëzuar dhe të errtë ? Ajo në vazhdimsi m’i shikonte duart – ndoshta pjesën më delikate të trupit tim. Femrat janë kurreshtare.
    Lou m’i pëpinte fjalët. Mgjithatë, ndiej se është shumë e shkathtë të më kundërshtojë. Në këtë trup të butë dhe të eksituar ka një shpirt shkencor. Kur flasim për sensualitetin ajo mbyllet në vete, pastaj e fillon bisedën pikërisht në atë temë.
    Miku im Paul René, i cili ma ka prezantuar me idenë që të jetojmë të tretë së bashku, ka filluar të manifestojë një dozë xhelozie. Lou është terheqëse, ajo këtë di dhe gjithashtu e di se sa e deshiron Pauli. Por e dëshiron ai aq sa edhe unë ?
    Në muajin nëntor, ne bëmë planin, Lou, Paul dhe unë të shkojmë të jetojmë në Paris. Atje do të studjoja, të themi, pse jo matematikën.
    As nuk pata kohë të gëzohem Lou u sëmurë. Ishte moment i vështirë, për pak që nuk vdiq, por e mori veten, dhe menjeherë filloi me Paul-in të konspirojnë kundër meje. Donin të më shohin duke ua mbathur këmbëve, sikur asket dhe brjetës idesh që isha në sytë e tyre. Më akuzonin se isha fantezist dhe njeri që më mungonte diciplina. Ah ! se si e kanë gjetur njëri-tjetrin, janë të një soji. Shumë mirë dinë të arronzhohen në shpinën time !
    Sipas tyre, unë dashuroj në mënyrë ekskluzive. Mu për këtë më dojnë aq pak. Unë nuk e ndiej fare që dashuria është e këtillë. Sa më shumë që Lou largohet nga unë, aq më tepë më tëhejk. Ështe luanshë që mbron territorin e saj sikur t’i kishte për gjini luanët e vegjël, e territori i saj është liria e saj për të reaguar sipas deshirës në çfarëdo rrethanash. Sa më përket mua, unë jam i paaftë për një liri të këtillë. Nëse do të duhej ta krahasoja veten me ndonjë shtazë, do t’isha qen, sikur Diogjeni, me një nyancë se unë nuk kërkoj njeri, por një bushtër.
    Paul është një djalosh plot humor, antipod i imi. E admiroj lehtësinë që ka për humor dhe si i bënë të qeshin kundërshtarët në taverna. Njerëzit popullor nuk e frikësojnë fare. Ndërsa mua, nuk di nga më vjen ky averzion për humorin dhe për shtrestat e ulta ? Ndoshta, nga babai im i dashur. Është e vërtetë që një bari nuk di ta bëj të qeshë askend. Megjithatë, pak para vdekjes kur i filloi truri t’i dobësohej, më kujtohen gjestet e tij prej një të çmenduri, dhe disa grimasa. Më dukej komik.
    Edhe unë së shpejti do t’i bëj të qeshin kundërshtarët – në llogarin time.
    Nëna dhe motra ime e urrejnë Lou-n. Iu duket e ndytë dhe vicioze dhe bëjnë gjithçka për të më larguar prej saj. Jam i sigurt se do t’ia arrijnë. Sidoqoftë, ato kurrë nuk do të pajtohen që një femër të më shtëngojë në krahët e saj. E vetmja grua e përshtatshme do të ishte një prostitutë, por këtu, unë nuk gaboj.
    Unë nuk do të pijë asnjë gotë me punch duke folur me Lou nën drunjë, sepse tash çdo shpresë për ta fituar afeksionin e saj ka humbur. Jam vetëm me vetveten dhe me deshirën për t’i dhënë fund jetës. Kam kokëdhimbje. Po e ndijej se si po më pushton çmenduria, një çmenduri e rëndë që ma kujton atë të babait tim.
    Sa e çuditshme, teprica e opiumit më kthen pothuajse në gjendje të arsyeshme ! Instikti im i jetës gjen në shkatërrimin tim një inspirim të ri, dhe ja që merzia dhe lodhja më japin krih. Ooo ! ju të mjerë, Paul dhe Lou, ju nuk më meritoni.
    Unë do ta gatuaj një hero për të cilin do të jem edhe baba edhe nënë. Do ta quaj „Zarathustra“, sipas emrit të një themeluesi të religjionit pers – unë nuk kam të zhvilluar humorin, por jam i shkëlqyer në parodi. Fëmija im do të flas gjuhën e një Bouddha që do ta ushqej me gjirin tim biblik. Do të jetë njëfarë Antikrishti i paisur me oratori, i cili do ta përziej gojarisht parabolën e vjetër me poema epike.
    I kam paraparë një ardhmëri të sigurtë, do të jetë profeti i një relogjioni të ri. Megjithatë, nxënësit e tij posa të proklamohen, do të hudhen. Unë vetë jam njeri për të gjithë e për askend.
    Zarathustra lindi në rrugë afër qytetit Portofino, gjetë dimrit të vetmisë absolute.
    Banoj në Rapallo, një fshat modest peshkatarësh, jo larg Gjenoves. Në mbrëmje, nga dhoma ime, i dëgjoj duke kënduar në port, e natën, zhurma e valëve më pengon ta gjej gjumin. « Krizë trishtuese. E urrej jetën », i kam shkruar Lou-së.
    Ndiej nevojë ta zbuloj një mbinjeri.
    Po e shkruaj « Zarathustra », me kujdes, sikur një nënë që i jap gji fëmijës. Do t’i shkruaj gjashtë volume. Por hija e Lou-së po ma errëson pandërpre mendjen. Aq sa e ndiej që po më pushton, po aq shumë nëna dhe motra ime më vërsulen. Kurrë kafshata e jetës që më kanë detyruar ta përtypi nuk ka qenë kaq e vështirë.
    Nuk më flihet më. As somniferët as ecjet e gjata nuk më bëjnë hajr për t’u qetësuar. Unë e linda Zarathustren, ndësa Lou është prodhuesja e vërtetë. Por për fatkeqsinë time, ajo po refuzon ta adoptojë birin e saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-10-2005 mė 21:57

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  6. #6
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    O fisniko!

    Me duket se ke bere pune dyfish kot.

    Se pari me ato shkronjat qe ke zgjedhur me duket se i vetmi qe e ka lexuar shkrimin tend ke qene vetem ti.
    E dyta me Nietzsche-n eshte e kote ta kruash jo vetem ti por te gjithe ata qe nuk mund ta kuptojne nje filozofi e cila i tregon njeriut se kush eshte se se si eshte rradhe na kete bote (plus te tjerat). Nejse nuk do rri tani te te shpjegoj se cfare gjurme ka lene Nietzsche pasi do te ishte mundim i kote, por vetem te them shih veten nen driten e fese apo te iluministeve dhe romantikeve dhe pastaj shihe nen driten nietschiane dhe do shohesh se kush eshte me afer realitetit.

  7. #7
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Sunriser, ku jane bemat e Nices? Poetika e tij marramendese apo bindja e tij prej te semuri se nuk ka MORAL ne kete bote, dhe njeriu vepron sipas Vullnetit te paster per Pushtet?
    Nicja nuk eshte gje tejter vecse nje hakmarres patologjik ndaj kriztianizmit dhe gjthckaje qe ka te beje me dashurine mes njerezve. Mbase nga qe ka qene i privuar tere jetes nga kjo gje.
    Jeta e tij ka qene qe mizerje ne kete drejtim. Kjo eshte shume e dhimshme dhe eshte fatkeqsi. Une per vete kam vetem nje keqardhje te thelle per te.

  8. #8
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    vazhdim



    Shkurt, viti 1883. Ç’koinçidncë, në çastin kur biri im erdhi në këtë botë, mësova që Wagneri paska vdekur në Venedik. Gjitha gondolat e qytetit ia paskanë përcjellë kufomen në Kanalin e Madh. Ishte moshatar i babait tim. Kush e di ? Ndoshta isha biri i tij, një djalë tmerrësisht vrasës. E kam dashur më shumë se çdo gjë në këtë botë, por edhe e kam urryer më së shumti autorutetin që ka pasur mbi mua. Miqësia jonë përpak mbaroi me gjak, por në hendek ra se ra. Një kohë kam menduar se më akuzonte për pederizëm, në të vërtetë, ai përhapi lajmin për mua se isha i prekur nga e keqja edhe më e turpshmë - onanizmi.
    Megjithatë, vdekja e tij më bëri me lotë, çka është edhe më keq, më sëmuri.
    Para pak kohe, e çova Lou-n në Tribschen, në veri të Zvicrës, para shtëpisë ku e kam njohur Wagnerin. Atje, buzë liqenit, nën plepa të mëdhenj, s’kam mundur ta reprimoj merzinë. Ato ditë të lumtura nuk kthehen më.
    Sa e vogël është bota! A nuk ra në gjunj Lou për t‘ia puthur duart magjistarit plak të Beirutit ?
    Jam ndarë nga Paul. Tepër mosmarrëveshje në mes nesh. Person i disimuluar, gënjeshtar dhe hipokrit, flet për mua se jam i pavendosur dhe i çmendur. Ky profesor për moral meriton një leksion me një parë pishtole.
    Sa i përket Lou-së, përkundër dhimbjes që më shkakton, e pamundur që ta harroj. Ajo është një egoiste e paparë. Sikur mos të isha i këtilë siç jam karshi moralit, do ta mbyllja në një burg apo azil për imoralitet. Megjithatë, ajo është e vetmja qenje që më mungon.
    Tash e kam zemrën të ftoftë akull, e cila më thotë se nuk vyej për asgjë, se është e kot të ndermarrë çfarëdo qoftë dhe „Zarathustra“ nuk është veç një çmenduri më tepër. Botuesi do të nxjerrë një gjysëm milioni përmbledhje këngësh dhe broshura antisemite para se ta mbarojë librin tim.
    Unë që mednoja se kam ardhur nga një vend ku s’banon njeri, më ka zënë një deshirë e çmendur të zhdukem dikund ku ende nxen dielli: në Spanjë, Tunizi, pse jo edhe në Meksikë ? Përfundimisht gjindem nën shiun dhe boren e Alpeve në Sils-Maria, mu në mes të qershorit.
    E shkrova pjesën e dytë të « Zarathustra » në një gjendje psikike afër ekspoldimit.
    Motra ime ka ndërmarrë një veprim vërtetë shkatërrues kundër meje. Jo mjaft e kënaqur që më ka ndarë nga Lou, nuk ndalet duke iu vërsulur, e në të vërtetë po më shkatërron mua. Ajo po më shtyn në ikjen time. E ndiej se mund të ketë arsye më shumë se unë, dhe kjo po më çmend.
    E mbushur me perfiditet, është pasionuar nga antisemitisti i famshëm Bernhard Förster. Flasin se do ta themelojnë një koloni me racë të pastër gjermane në Paraguay.
    Kësaj vjeshte, do të qendroj më tepër se një muaj në Naumberg, në Gjermaninë time montruoze ku qielli nuk është veçse një karikaturë, para se të nisem për Gjenovë. Aq shumë kam pasur dhimbje koke sa që me këshillin tim personal e kam zëvendësuar kloral hidratin me kali të fosfatuar, por s’ka kurrëfarë përmirësimi.
    Fillimi i dhjetorit, u vendosa në Nicë, ku mbarova pjesën e tretë të Zarathoustrës.
    Më 21 jam në Venedik. Verës në Basel, në Zhürich , në Zvicëren italiane, e për herën e tretë kthehem në Sils-Maria.
    Përfundimisht, asnjë klimë nuk i konvenon as nuk do t’i konvenojë kurrë nervozës sime. Përseri shkova dimrit në Nice. Aty shkrova pjesën e katër dhe të fundit të « Zarathustres ». Në mungesë të editorit, në dyzet ekzemplarë, e publikova me shpenzime të mia në pranverën e vitit 1885. I pata vetëm shtatë lexues.
    A nuk është kjo e çuditshme : unë që jam vetëm një karaxhoz dhe poet, pa dashuri, i rrethuar me miq kaq të poshtër, pa para dhe bansë, endem nga një pansion në tjetrin, martir i vuajtjeve të dhimbjes së syve dhe të kokës, e ndiej veten si një mësues i madh i njerëzimit ! Edhe më mirë, fatalitet.
    Parandjenjat e mia lidhur me të mirën dhe të keqen do ta ndryshojnë kursin e historisë, të kësaj historie që po e mbaj mes gishtave sikur dyllë të butë. Unë jam ai që do t’i diktojë vlerat e reja për njëmijë vjet e ardhshëm.
    Këtë askush nuk e kupton, madje as besniku im Peter Gast. „Zarathustren“ ky e sheh si një Bibël të re, e në sytë e tij unë jam një Krisht i ri, apo ndoshta e ka lexuar keq urdhërin tim ?
    Jam dyzet vjeç. Jam i vetmuar dhe çmenduaria po më kërcënon, po ia ndiej dorën e ftoftë se si po ma pergëdhel kafkën.
    Shumë shpejt do ta braktis birin tim për t’u krahasuar m rivalin tim të vetëm, me atë që vazhdimisht e kam dashur dhe urryer, vëllain tim, kopjn time, armikun tim, të quajtur Jezu Krishti.
    Dy shpetimtarë do të luftojnë duarthatë : ai, predikuesi i dashurisë dhe unë Antikrishti i vërtetë, që deklaroj : « Gjithë njerëzit që i kam njohur, i urrej në mënyrë të paskufishme, bashkë me ta edhe vetveten ! »
    Nga ky luftim vdekjeprues, të dytë do të dalim të mundur : ai do të humb i vrarë mbi Kryq e unë do të vdes i humbur nga vetvetja.
    Ndoshta krejt do të jetë e kundërta.

    Frédéric Pajak
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-10-2005 mė 21:58

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  9. #9
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Postuar mė parė nga SuNRiSeR
    O fisniko!

    Me duket se ke bere pune dyfish kot.

    Se pari me ato shkronjat qe ke zgjedhur me duket se i vetmi qe e ka lexuar shkrimin tend ke qene vetem ti.
    E dyta me Nietzsche-n eshte e kote ta kruash jo vetem ti por te gjithe ata qe nuk mund ta kuptojne nje filozofi e cila i tregon njeriut se kush eshte se se si eshte rradhe na kete bote (plus te tjerat). Nejse nuk do rri tani te te shpjegoj se cfare gjurme ka lene Nietzsche pasi do te ishte mundim i kote, por vetem te them shih veten nen driten e fese apo te iluministeve dhe romantikeve dhe pastaj shihe nen driten nietschiane dhe do shohesh se kush eshte me afer realitetit.
    SuNRiSeR

    Pas hapjes sė temės lidhur me Nietzschen dhe disa postimeve (pėrkthime tė mia) tė bėra shumė pėr ngutė dhe padyshim me gabime sepse vetė pėrkthimi ėshtė shpesh i zorshėm, qoftė ai edhe tekst i thjeshtė, ti ke ngritur disa pyetje qė mud tė ngrisin debate. Unė jam pėr debte me kokė tė ftohtė, pra jo pėr ndezje pasionesh. Duke hapur ketė temė nė Forumin e filozofisė (jo tė religjioneve) kam dashur tė tregoj se nuk jam pėr ndezje pasionesh fetare, edhe pse ē’ėshtė e vėrteta shpesh : si nė jetėn reale dhe virtuale jam pėrfshirė nė situata shumė delikate pėr shkak tė ndihmės qė kam dashur t’i jap dikjut kur kam konsideruar se duhet ndihmuar. Ka ndodhur shpesh qė tėrė sherrin e kam marrė mbi vete. Gjėra tė kėtilla mė kanė ndodhur edhe nė foruminshqiptar. Ka pasur raste kur ndonjėri ka menduar se mė njeh, se kam stil tė shkrimit qė i pėrngjan dikuj, se X … e Y se... Vetė Armadovranari mė ka sulmuar nė njė forum tjetėr, sepse shkrimi im i ka gjasuar nė shkrim tė dikujt etj… mė vonė ka shkruar se „megjithatė shkruaj mirė“!. Nuk di nėse ka shkruar kėshtu me porosinė e dikujt apo vetė ka kuptuar se eshte i gabuar. Ē’ėshtė kryesore kėtu? E vėrteta e pakontestuar se, mua as herėn e parė as tė dytėn nuk mė ka vluar gjaku. Nuk iu kam pėrgjigjur fare! Ka pasur tė tjerė qė shkrimeve tė mia u kanė dhėnė erė froidiane, camyane, latinoamerikane etj… Pėr habin time edhe niēenane, madje edhe atėherė kur kisha lexuar vetėm disa fragmente tė tij nė gjuhė tė huaja, tė cituara nga filozofė apo shkrimtarė tė ndryshėm. Pikėrisht, kjo ma ka ngritur kurreshtjen tė lexoj diēka mė shumė nga Nietzsche (Niēe) dhe rreth tij.

    Vetėm para pesė dite e kam mbaruar leximin e „Zarathustres“. Shumė gjėra mė kanė impresionuar, tė tjera aspak. Nėse tė them se mė ka impresionuar edhe „Vdekja e Zotit“ edhe „Jeta ėshtė femėr“ edhe „Vullneti pėr fuqinė“ sigurisht do tė mendosh se jam bėrė dishipull i tij. Jo, aspak. Por qė edhe sot, shpesh besimtarė mė tė mėdhenj tė religjioneve tė ndryshme, nė momente deshprimi tė thellė, e vejnė nė pyetje ekzistenca e Zotit, kjo s’ka dyshim. Por, ata e shprehin nė mėnyrė tjetėr. Si shembull mund t’i citoj X e Y raste nga lufta e Kosovės. Pas gjithė shkatrrimeve, djeg’jeve, vrasjeve, dhunimeve qė kanė ndodhur atje, kam dėgjuar njerėz tė thonė: „A ka Zot ore“? „Pse nuk po sheh, o Zot”? “A sheh, o Zot”? “Ps ke lejuar kėshtu o Zot”? “Pse s’e vret o Zot kėtė njeri”? “Pse i duron o Zot kėta njerėz”? etjj.. Por ka pasur raste edhe mė drastike: “Moti kam thėnė se nuk ka Zot”!

    Kuptohet pas lalimit tė gjendjes sė deprimuar kam dėgjuar edhe tė thonė “Ndihmo o Zot”! “I madhi Zot na ndihmoftė”! “Kėshtu e paska shkruar Zoti”! Me ndihmėn e zotit di ta bėj kėtė apo atė”. etj…

    Sa kam mundur tė kuptoj edhe Nietzsche ka dyshuar nė vdekjen e Zotit, apo edhe qė “Zoti ka vdekur”, nga njė deshprim i thellė; pas disa vdekjesh qė kishte pasur nė familje duke filluar nga vdekja e babait.

    “Jeta ėshtė femėr” - unė po kufizohem vetėm me konstatimin se pajtohem nė shumė gjėra me Nietzschen. Shembull i thjesht, imagjinoje kėtė forum pa femra! Jo vetėm kaq! Gjithė jeta ėshtė femėr. Femra, kujtoj ėshtė burimi i vetė jetės (lindja e Krishtit). Femra ėshtė nxitja e tė gjithave, ėshtė shtytje, ėshtė e butė, e dashur, ėshtė e egėr, ėshtė helm. Femra ėshtė, veē burimit tė jetės, edhe pėrtrirja e saj (jetės). Nga ajo qė dihet, Nietzshe nuk e kishte shijuar dashurinė e pastėr tė asnjė femre; as tė nėnes, as tė motrės e as tė Lou-sė, vashės qė e kishte dashur edhe kur e urrente! Mendoj se ėshtė dashur tė thotė “Femra ėshtė jeta”. Ndoshta e ka thėnė nė gjermanisht, por unė kam njohuri tė cekta pėr kėtė gjuhė.

    Shkurt, Femra ėshtė jeta. Asnjėherė askush nuk mė ka disponuar sa femra as nuk mė deprimuar sa ajo. Unė mendoj kėshtu! Kėshtu kam menduar para se ta lexoj Nietzschen! Kėshtu do tė mendoj gjithė jetėn, jo pėr hater tė Nietzsches, tė Buddhes, tė Krishtit, Muhamedit apo Moizės, por pėr bindjen time..

    “Vullneti pėr fuqin” - pėr tė qenė i fuqishėm, apo si e kam pėrkthyer unė nė disa vende “vullneti pėr sundim”- pėr tė qenė sundimtar. Kjo qėndron edhe sot, kjo ka qėndruar edhe nė kohėn e politeizmit, nė periudhėn teiste dhe do tė qėndrojė deri nė pėrmbytjen e botės, nėse pėrmbytet ndonjėherė. Gjitha pėrmbytjet qė kanė ndodhur deri tash dhe qė i njeh njerėzimi kanė qenė tė pjesėrishme. Shumė shkatėrrime kanė ndodhur pėr shkak tė luftėrave. Shpesh shkatarėt e tyre kanė zotėrta vetė (perėnditė dhe perėndeshat). Fatkeqėsisht pėr luftėrtat njerėzimi i sotėm di vetėm nga ajo e trojes e kėndej. Kjo nuk pengon tė besjomė se thelbi i tyre ka qenė “Vullneti pėr fuqinė”- pėr sundim. Ē’ėshtė e ēuditshme se detonator i kėtyre luftėrave, gjatė historisė, ka qenė femra (preteksti i martesės sė Helenes). Kujto sa herė ka pasur vrasje te shqiptarėt pėr njė femėr!!! Dhe kjo vazhdon tė ekzistojė ende.

    Kur bota e vuri nė bankėn e tė akuzuarit Nietzschen, ne nuk dinim gjė pėr tė!
    Kur kombet mė tė civilizuara e kanė rehabilituar dhe e kanė future nė bibliotekat e tyre kombėtare, ne, shqiptarėt; pėr hatėr tė Krishtit, tė socializmit tė bankrotuar (tė tipit komunist), apo thejshtė, nga mendjemadhėsia bajraktariste e shfrenuar shqiptare, nuk bėjmė mire nėse edhe njėherė e vrasim Nietzshen. Sepse kėshtu do t’i themi botės qė jemi mė antikrisht, apo mė antimuhamet se vetė Nietzsche. Antimuhamedanizmin mund t’ia mveshim edhe pse nuk kam verejtur se e ka permendur, por do ta bėnim pėr t’iu ngjarė atyrė qė e kishin shpallur fashist, sepse motra e tij manifestonte dozė fashizmi nė fjalimet e saj.

    Pėrndryshe, nė jetėn time, nga ajo qė kam lexuar deri tash, mė ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme vetėm njė shkrimtar (poet) i huaj, qė nuk ėshtė fare Nietzschean, as adhurues i flaktė i Krishtit a Muhamedit, as fetar i devotshėm, as rilindas ėndėrrues. Ai i ka kėnduar mė sė miri femrės dhe vuajtjės apo gėzimit qė shkaton ajo te njė mashkull. “Atdheu” i tij ishte femra!

    Unė kėsaj radhe po ndalem kėtu. Nė vazhdim , mund tė debatojmė edhe pėr “Bankrotimin e sė vėrtetės”, “Anasjellja e vlerave”, “Pasioni e barazisė” (egalitetit). Por nė kėtė fund, edhe unė do t'i shtroj dy-tre pyetje:

    Vallė pse u anatemua Nietzsche dhe nga kush?

    Kush i ka djegur nė turma drush shkencėtarėt mė eminent tė njerėzimit?

    A ishte Nietzsche fashist?!



    Unė e adhuroj, nga tanėt, Fishtėn!
    Ai i kishte, veē tjerave, edhe zanat!
    ------------------------------------------------------------------------------
    Nuk fola pėr ēeshtjet teknike qė mundėson forumi (zgedhja e shkronjave, ngjyrave etj).
    Mos u rrokni pėr kashtė, se dalin gjashtė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 26-06-2003 mė 13:02

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  10. #10
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Fisnik
    Ne te vertete Nicja eshte terheqes persa i perket menyres se shkrimit psh. tek "keshtu foli Zarathustra" Por nuk i mjafton kaq nje mendimtari qe te hyje ne plejaden fisnike te njerezve te medhenj. Aty gjenden, Gete, Kant, Shopenhauer, Volter etj.
    Mesa duket edhe ti e mendon pak a shume keshtu apo jo?

    Nice fatekeqesisht, si per tiu pergjigjur nje pyetjes tende, u anatemua qe ne fillimet e publikimit te veprave te tij nga te gjithe kritiket, filozofet, letraret e kohes ne Gjermani. Ishte nje prodhim i vecante dhe stononte ne frymen e rregullit dhe displines Kantiane qe zoteronte Gjermanine e atyre viteve.
    Pervecse nga miku i tij Vagneri i cili, dhe ai me vone, do ti behet armik per ceshtje qe kane te bejne me Moralin, dhe gjate gjithe jetes do te mbetet burimi me i madh i vuajtejeve shpirterore te pamata te Nices.
    Dhe ne vazdhim anatemimi i tij u zbeh me shume per ti lene vendin nje mosperfillje gati totale, nje nulizimi gati total si nga lexuesi i thjeshte dhe nga koleget apo kritika. Pjesa e fundit e Zarathustres ka dale me tirazhin 40 cope!!!!!??
    Nice mbeti i vetem me veten dhe me dhimbjet e tij fizike e shpirtetore qe ne fakt jane burimi i gjithe vepres se tij.

    E kujt nuk i pelqen Nicja ne Adoleshence. Te gjithe kujtojme se jemi Zot dhe jemi gati ta djegim mes vullkanit djaloshar qe kemi ne gji, te gjithe MOralin, te gjitha rregullat jetike, gjithe historine para e pas nesh. Por vetem ne adoleshence ama.
    Prandaj per mua ai mbetet ne kufijte e nje Poeti dhe titulli i temes duket shume i goditur "Nice- filozofi lirik"
    Pare ne kete aspekt, NIce gezon te gjitha te drejtat qe i jep vuajtja e tij gati mbinjerezore, shpirti i tij i ngerthyer ne nje mije e nje labirinthe, qe : arti i llojit te vecante tij, qe me zor e futim tek filozofia, te merret seriozisht. Por, ai nuk e ngjit dot ne tribunen fisnike prej nga viganeve te mendimit njerezor dhe mjeshtrave te letrave, u jepet e drejta te na japin leksione, te na japin mendje si i thone troc.

    Une nuk mendoj se Nice ka qene fashist, pasi fashizmi dhe nazizmi ishin propaganda qe trumbetonin pastertine e nje race mbi nje tjeter, epersine nje race mbi nje tjeter. Ne keto doktrina nuk ka mbinjeri, por ka njerez me te larte, raca me te mira, dhe raca me te uleta.
    Nice ishte larg problemeve te tilla. Ai e trajtonte njeriun ne pergjithesi, ne thelb. Mbinjeriu i tij ishte nje njeri i cili e kupton se nuk asnje moral absolut, ai e krijon vete moralin e tij duke synuar pushtet, gjithnje e me teper pushtet. Mbinjeriu i Nices eshte nje NJeri i cili e kupton qe Zoti, si burimi kryesor i Moralit ne boten e sotme (kristiane, pefsdhi dhe islame) vdiq, pra Zoti vdiq, nuk me moral dhe ai eshte i afte te jetoje pas kesaj. Ai e gjen perseri kuptimin e jetes,ose me mire ai ben dhe pa te ne kete bote.
    Sic eshte majmuni per njeriun, burim turpi dhe shtyse per tejkalim, ashtu eshte njeriu per Mbinjeriun- thote Nice.

    Interesi per Nicen eshte ngjallur nga Shekulli i 21 kur shume filozofe e rizbuluan dhe e shfrytezuan, psh Sartri.
    Nice bente pershtypje sepse ishte jashte rrymes, ishte nje disident, nje kulm i devijances nga fryma e pergjithshme e mendimit te shek 19.

    ps. fisnik, ne shqiperimet e veprave te tij perdoret gjeresisht termi Pushtet.(jo sundim apo fuqi)

    NJe sqarim, une nuk te kam "sulmuar" askund, diku shkruajta se nje fragment yti perngjasonte me nje fragment tek i "i Huaji" i kamy-se, por po te dish ta shohesh edhe ai kompliment eshte. apo jo?

    Edhe nje sqarim tjeter, me fyen kur thua se mund te kem qene i ndikuar prej dikujt tjeter kur te shkrojta se "ti shkruan shume bukur" Une ca ti them ti them hapur. Edhe tani po te them qe kam vleresim te larte per cfare kam lexuar prej teje ketu ne forum.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 27-06-2003 mė 00:39

  11. #11
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Niçe e ka menduar (paralajmëruar) kaosin botës moderne

    lindur me 1844, Niçeja që herët i habit profesorët e vet për temperamentin, diturinë dhe pavarësinë e jashtëzakonshme. Pas teologjisë, te cilën se shpejti e lë, studion filologjinë klasike, dhe në Greqinë parasokratiane, dionisiane, gjen frymëzimet dhe modelet e para. Duke u marre me muzikë zë miqësi të ngushtë me Vagnerin (Richard Wagner), por, më vonë, i dëshpëruar nga orientimi i krishterë i Vagnerit, nga kulti i vjetër gjerman dhe nga se Vagneri ishte tepër dramaturg e shumë pak muzikant", i shkëput fare lidhjet me te. Në vitin 1869 u ftua për profesor ne Bazel, por që me 1870 merr pjesë ne Luftën gjermano-frënge si infermier vullnetar. Pas udhëtimeve (ne Zvicër dhe Itali) lidhi shumë miqësi të reja, por zhvillimi mendor dhe thellimi në botën e vizioneve të veta e vetmon gjithnjë e me tepër Niçen, kështuqë shumë simpati të hershme, si ishte ajo ndaj Shopenhauerit (Arthur Schopenhauer), i braktis fare. Shumë vite me radhë merrej edhe me studimin e problemeve të shkencave ekzakte, e krahas veprave filozofike eminente shkruante edhe vjersha. Pas sëmundjes së rendë vdiq me mendje krejtësisht te errësuar, kurse veprat e tij i botoi (e disa letra edhe i falsifikoi dhe i shtoi disa vende) motra e tij ambicioze dhe me prirje raciste Elizabet Ferster-Niçe (Elisabeth Förster-Nietzasche).

    Pikërisht kjo motër — si e vërtetoi Karl Shiehta (Karl Schlehta) — ka ,,merita" më të mëdha (bashkë me disa interpretë të tjerë fashist&#235 që filozofia e Niçes, me një propagande të gjerë, u keqpërdor ne Rajhun e tretë. Niçeja e zhvillonte filozofin e vet, të shkruar ne mënyrë kryesisht aforistike dhe josistematike, shpeshherë në kundërshtim me tezat e synimet e veta te mëparshme dhe në kundërthënie karakteristike vetëm për atë. Përkundër kësaj, mund te shënohen qartë disa tema themelore dhe preokupime esenciale të mendimit të tij.

    Vdekja e perëndisë (Zotit), njëra nga tri temat e mëdha të tij, është pasojë e qëndrimit negativ te Niçes ndaj sferës se kërkesës, ndaj moralit tradicional dhe metafizikës platonike. Vdekja e perëndisë është përfundimi i se vërtetës historike në të cilën bota është bërë përrallë, kurse njeriu i tjetërsuar në atë botën tjetër dhe mbinjerëzore, prandaj me këtë demaskohet edhe ajo që është idéale, e lartë, e pastër, morale, mbinjerëzore si ,,njerëzore dhe tepër njerëzore". Vdekja e perëndisë, negacioni i asaj bote tjetër që do të donte të ishte mbi njeriun, është lindja e mbinjeriut. Këtë vdekje e njohin të gjithë që përnjëmend jetojnë ne histori, të gjithë përpos plakut të çuditshëm nga Zarathustra që jeton dhe murmuron në pyll, që jeton vetëm në natyrë si pjesë e natyrës dhe për këtë arsye, në të vërtetë, jeton jashtë historisë. Historia botërore nuk është me të folur i hyjnisë por është e shtruar në vetveten, e me këtë është vënë ne pyetje edhe mendimi i krishterë për njëafatshmërinë e ngjarjes njerëzore si përparim i vazhdueshëm drejt qëllimeve të fundit që ka zgjidhjet kyçe të veta në disa fasa themelore të historisë. Historia e drejtuar nga vullneti i perëndisë dhe profetët e tij, pas dy mijë vjetësh arriti deri ne pikën e vet më të ulët dhe prandaj u bë një kthesë kaq radikale. Me vdekjen e perëndisë, pra mohohet ideja mbi përparimin e vazhdueshëm nga e cila del filozofia e gjithmbarshme e historisë së metafizikës evropiane. Por ai gjithashtu e mohon tezën se e vërteta e mirëfilltë e njeriut është shpirti, e jo trupi. Por kur pohonte se iluzioni më i madh është përbuzja e trupit, Niçeja megjithatë nuk e përkrahte ndonjë tezë biologjistike. Trupi nuk është menduar si organizëm filozofik, por ai, si kundërparim i parimit transmundan shpirtëror, inteligjibil, te krishterë, është simptom dhe simbol i sjelljes ndjenjore-mendore te njeriut, e vërteta e tij autentike njerëzore, ,,trupore". Shpirti, përkundër kësaj, është vetëm ,,armë dhe lodër" e trupit të këtillë, megjithëse shpesh herë mendohet se është zotërues absolut i tij. Shpirti është parcialitet, kurse trupi totalitet i ekzistencës njerëzore. Gjithsesi, njeriu që nuk ka forcë që nënshtrimin ta shndërrojë ne fuqinë e sjelljes, nuk mund ta pranojë vdekjen e perëndisë. Vetëm me vdekjen e perëndisë, në të vërtetë, njeriu edhe mund të bëhet mbinjeri. Prandaj ka vdekur perëndia që njeriu te mund të sundojë, e këtë sundim e mundëson shkalla e lartë e vullnetit për fuqi. Prandaj vulineti për fuqi është konsekuencë e drejtpërdrejtë dhe e parë e vdekjes së perëndisë. Sepse, para perëndisë, si para abstraksionit me të lartë, te gjithë jemi te barabartë, meqenëse jemi njësoj të vegjël. Para perëndisë jemi të pafuqishëm, nuk kemi vullnet për fuqi, perëndia i ka futur në vetvete të gjitha fuqitë tona, i ka thithur të gjitha energjitë tona, para tij bëhemi qenie të zbehta, abstrakte, pa diferencime. Por, perëndia ka vdekur. Ne atë çast te gjithë ishim te barabartë, prandaj Zaratustra vdekjen e perëndisë ua rekomandon te gjithëve, ne mënyrë që te të gjithë ta zbulonte fuqinë e fshehur, megjithëse të gjithë — e sidomos ata te pafuqishmit — nuk dëshirojnë ta dëgjojnë. Me vdekjen e perëndisë njëkohësisht bartet e tërë fuqia në njeriun. Por pikërisht atëherë tregohet se si personalitetet autonome — që nuk mund të fshihen më për ndonjë fuqi më të lartë heteronome — nuk janë të barabarta, nuk mbajnë ne vetë shkallën e njëjtë të vullnetit për fuqi. Prandaj edhe bëhet diferencimi: ndahen të pafuqishmit, turma, ,,tufa" që dëshiron që ta udhëheqin të tjerët, që kërkon barinj të rinj dhe paraqitet mbinjeriu, njeriu që sundon dhe në të cilin sundon vullneti i tij për fuqi. Vullneti për fuqi triumfon në parimin e mosbarazisë, kurse ,,barazia thërret për barazi pikërisht për shkak të pafuqisë".

    Vazhdon…

    NB: Armando, shkrimin tend do ta lexoj më vone... koha...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-10-2005 mė 21:58

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  12. #12
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Fisnik!

    Disidentet porthuajse gjithmone anatemohen ne rradhe te pare nga rivalet e tyre me me influence te cilet konsiderrohen si te pagabueshem (te pakten qe kane lene dicka ne histori). Nietzsche ishte sic thote Armando me siper kundra rrymes. Ai i vuri emer disa sitatave me te cilat njeriu prballet qe nga lindja deri ne vdekje. Ai doli hapur kur tha qe Zoti vdiq, nderkohe qe filozofe te tjere mund ta kishin kapur kalimthi ceshtjen e mbinjeriut, te njeriut-zot por askush nuk morri persiper barren per te krijuar nje levizje filozofike (megjithese shume e kontraversuar) qe te predikoje kete fakt. Tjetra qe e beri emrin e Nietzsches qe te mos rradhitet ne eliten e mendimit njerezor eshte edhe quajtja e tij si inspiruesi i nazizmit dhe i racizmit, megjithese per mendimin tim nuk ka llogjike me te gabuar se kjo. Ai kurre nui permendi ndonje dallim racial apo te shprehte ndjenja urrejtjeje kundrejt ndonje kombi tjeter. E vetmja gje qe ai shkroi ishte per deshiren e lindur te njeriut per te pasur pushtet dhe nga kjo vjen edhe ndarja ne njeri dhe mbinjeri. Kjo eshte nje pike qe eshte studiuar dhe sterstudiuar dhe jane nxjerre 1000 perfundime por per mua Nietzsche megjithese nuk eshte i nje kalibri si shume filozofe dhe mendimtare te tij eshte nje emer qe ka lene gjurme nga pas. Keto gjurme sot kane mmarre nje drejtim paksa te ndryshem nga ato qe kemi pare ne shekullin XX por megjithate ideja e mbinjeriut eshte realitet (te pakten per mua) pasi eshte paraqitja e perpjekjeve te njeriut per te qene dicka, per te pasur nje fjale qe degjohet dhe nje dore qe kur ndrihet te tjeret heshtin.

    Pershendetje, S.

  13. #13
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Tash mė pėlqyen tė dy shkimet e postuara. Edhe kėtu po ndryshon mendimi rreth Niēes dhe "kotėsisė sė dyfisht".
    Nga profesioni nuk jam filozof dhe sigurisht qė tė dytė keni njohuri mė shumė se unė. Megjithatė, armandovranari mė bėhet se ka literaturė tė vjetruar pėr Niēen se sa Sunriser. E them kete, armando, duke u bazuar nė mendimin tende se "zarathustra eshte per adoleshentet", apo pėrsfėrsiht keshtu.

    Ndoshta gabohem, por kėshtu mendoj pa ndonje qellim me parapaskena te merzitshme.

    Ndėrsa, kur e patėm bisedėn te Camy me ty armando, ate qe ke thene ti eshte e vėrtete, por atė fjali tė tij e pata dalluar nga te tjerat, pėr te kuptuar se nuk ishte e imja. E verteta ėshtė se aty per aty me lindi njė frymzim te kritikoje nje situate paradoksale ne forum qe nuk dua ta ringjalli.

    Ndėrsa pėr Niēen nėse pajtoheni vazhdojmė edhe pak, sepse tash jam i bindur se shpeshherė njerėz tė caktuar flasin dhe kritikojnė duke pėrmnedur Niēen, pa e lexuar kurrė.

    Nje qartėsim dua ta bej lidhur me fjalėn fuqi, sundim, pushtet. Tė pajtohemi te Niēe ka te njejtin kuptim. Nėse dikush nga regjino i gjermanishtes ka mundėsi te na ndihmojė si do te perkthejej nga origjinali ne shqip kjo fjali: "Wille zur Macht".

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  14. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Teme me material me vlere per zgjerim e thellim njohurish mbi veprimtarine e Nices. Po nderhyj, sepse u kerkua ne postimin e fundit nga Fisnik nje perkthim nga origjinali per togfjaleshin "Der Wille zur Macht".


    Wille - vullnet, dashje, qellim i ngulmet

    der Wille zur Macht - kembengulja drejt pushtetit

    (te dyja keto sipas fjalorit Gjermanisht - Shqip, Fiedler/Klosi, Langenscheidt 1997)




    Ne nje botim te Shqiperise (qe e kam pasur ne dore per pak dite) e kam pare te perkthyer si "Vullneti per pushtet".

  15. #15
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Wille zur Macht

    Ne anglisht perkthehet Will to Power. A nuk mund te perkthehet ne shqip 'vullneti per pushtet'?

  16. #16
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Falemnderir Dita dhe Qafir Arnaut pėr pėrkthimet. Tash ėshtė e qartė, pėr tė gjithė, pėr ēfarė e kemi fjalėn. Mund tė mendojme se a ėshtė secili vullnet i fuqisė (pėr fuqinė) edhe vullneti pėr pushtet apo sundim.
    Falemnderit edhe njeherė!

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  17. #17
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    VULLNETI PËR FUQI (PUSHTET-SUNDIM)

    Vullneti për fuqi (pushtet, sundim), tema e dytë e madhe e filozofisë se Niçes, që nuk është objekt i njohjes, por edhe vetë njohja është objekt i saj, nuk është pararealitet vetëm antropologjik por edhe kosmologjik për te cilin njeriu është vetëm fenomen kyç. Jeta dhe vdekja, natyra, njohja, rendet shoqërore, pikëpamjet ideore, pozita e njeriut, vierësimi, raportet e gjinive, filozofia me te gjitha disiplinat e veta, ndërmarrjet shkencore, kryengritjet sociale etj., nuk janë gjë tjetër pos manifestime më pak të fshehura ose me pak të hapëta të vullnetit për fuqi (për pushtet).
    — Vullneti për pushtet megjithatë mbetet gjithmonë në horizontin e qenies dhe nuk është — sikurse pohojnë shumë interpretë — parimi themelor i filozofisë së Niçes. Vullneti për pushtet shfaqet me kohë, që është njëkohësisht edhe kufiri qenësor i tij, sepse ai mund të dojë vetëm atëherë kur dashja e tij rrjedh se bashku me kohën, në qoftë se përparon nga e kaluara drejt se ardhmes, në qoftë se vepron në kalimin e kohës. Ai nuk mund ta ndryshojë të kaluarën, ta bëjë atë që ka qenë atë që s'ka qenë dhe prandaj koha është fuqia në të cilën shterren të gjitha kuantumet e fuqisë. Të bëhet e mundshme kjo ,,dashje mbrapa" (,,das Zurückwollen") e vulinetit për fuqi, nuk është vetëm dashje në ndonjë drejtim tjetër, por dashje për kthimin e tërësisë se strukturës se kohës, që dashja e se kaluarës të bëhet identike me dashjen e se ardhmes. Kjo është e mundshme të arrihet vetëm në qoftë se në kozmos sundon kthimi i përhershëm i së njëjtës, prandaj kështu kjo kategori fundamentale është pasojë e tezës mbi vullnetin për fuqi (pushtet-sundim).

    Kthimi i përhershëm e mohon frymën e hakmarrjes, ai është mendimi me i ,,lartë" dhe me i rëndë" i Niçes që si enigmë" nuk mund te argumentohet as të rrëzohet në mënyrë empirike. Njëmend, Niçe as që provon ta bëjë këtë ndonjëherë (me tezën se shuma e elementeve është definitive), por ky nuk është dimensioni i vërtetë i këtij mendimi. Fjala është për strukturën e re të kohës, e cila së kaluarës i jep hapjen ndaj së ardhmes, kurse së ardhmes i jep forcën, realitetin e se kaluarës. Vetëm me kthimin e përhershëm mund të përmbyset koncepcioni teologjik i krishterë i botes, të tregohet se si nuk ka qëllim të fundit që synojmë, nuk ka perëndi të cilit do t'i sakrifikojmë te gjitha. Njëkohësisht, vullneti për fuqi mund te shfaqet vetëm kështu ne formën e vet të vërtetë me të fuqishme, sepse vetëm njeriu më i fuqishëm, e jo me i dobëti që ka frikë nga kthimi i përhershëm, mund t'i qëndrojë këtij mësimi. Vdekja e perëndisë — eliminimi i qëllimit teologjik, transcendent dhe vullneti për fuqi si kërkesë imperative që të eliminohet pandryshueshmëria e me këtë edhe pakthyeshmëria e se kaluarës, fitojnë arsyetimin e vet në mësimin mbi kthimin e përhershëm të së njëjtës. Rrëzimi i kuptimit eshatologjik të krishterë të kohës mbi përparimin e përhershëm dhe kuptimi i sundimit të njerïut të fuqishëm, njeriut me vullnet për fuqi, që pas vdekjes së perëndisë mbetet i vetmi bartës i ecurisë se kuptimshme, mund të mendohet deri në fund vetëm në qoftë se mund të qëndrojë si mendim eksistencial dhe më i lartë që është i bartur me vetë strukturën e qenësisë — si kthim i përhershëm i së njëjtës.
    Në dukje vetëm aforistik, josistematik e madje edhe jokonsekuent, mendimi i Niçes tregohet vetëm kështu — në lidhshmërinë e brendshme kuptimore të vdekjes së perëndisë, vullnetit për fuqi dhe kthimit të përhershëm të së njëjtës — koherent dhe i menduar nga brenda. Pra, megjithëse Nice shpeshherë në jetën e tij fliste në mënyra krejtësisht të ndryshme për të njëjtat gjëra (pa folur vetë madje as që e ka korrigjuar ndonjëherë mendimin e vet të mëparshëm),përkundër të gjitha kundërthënieve imanente të filozofisë se tij, madje edhe përkundër faktit se te Niçeja kurrë nuk ka qetësi të së vërtetës, kënaqje me qëllimin e arritur, ky mendim i tij na duket një rrjedhë e pashkëputshme në të cilën nuk kishte folur kurrë fjala e fundit. Pra, përkundër të gjitha këtyre, kthimi i përhershëm i së njëjtës, është kulminacioni i ndërtesës filozofike të Niçes që del nga dy motivet e tjera themelore te mendimit te tij: vdekjes së perëndisë dhe vulinetit për fuqi. Por, ne kontekstin real historik, ky mendim njëkohësisht është kufi esencial i mendimit te Niçes që e mohon perspektivën e vërtetë njerësor dhe e bën te pamundshme kthesën historike në botën e re. Prandaj ky mendim ne realitet është i kufizuar ne vërtetimin e realitetit, kurse dimensionin e vet të vërtetë e fiton vetëm si mendim mbi kthimin e përhershëm te asaj që është artistike në art.
    Pyetjet e Niçes për artin janë pyetje te artistit autentik mbi kuptimin dhe përspektivat e jetës përsonale. Prandaj ai nuk merret me estetikën si ,,disiplinë" fîlozofike, as që e ka ndërtuar fare ndonjë sistem jokontradiktor të estetikës shkencore. I tërë opusi i Niçes në përgjithësi është ana tjetër e poezisë dhe e mendimit, kur këto nocione kuptohen tradicionalisht si polaritet i artit dhe i filozofisë. Të ashtuquajturat vepra filosofike, si për shembull ,,Vllneti për fuqi", janë po aq poetike sa është ,,Zaratustra" vepër mendore. Për Niçen, arti thith forcën e vet nga fuqia transformuese e dehjes, magjepsjes dhe dashurisë, nga vetë jeta, e çfarëdo mirësie, shpirti, ndershmëria ose vërtetësia në përgjithësi, nuk ndikojnë në imagjinatën krijuese artistike. Prandaj edhe teza e Niçes se ,,arti është me i viefshëm se e vërteta" duhet të kuptohet në atë vështrim se arti (që nuk mund te jetë pesimist), si stimulues i jetës, është me i qenësishëm se ajo që është mbindjenjore, absolute, abstrakte filozofike, inteligjibile, etike, kognitive, thjesht shpirtërore.
    Bota apolonike, bota e formave, e masës, e harmonisë — sipas Niçes — mund të paraqitet vetëm në baze dionisiane, që ne esencë është pa kohë dhe pa kufi, që nuk mund te zhduket dhe që gjithmonë paraqitet përsëri. Elementi dionisian është burimi i përjetshëm i pashtershëm i krijimtarisë, themeli i qëndrueshmërisë, baza e thellë e pashpjegueshme e botes. Ai elementi apolonik i bën të mundshme që të shfaqet, te zbulohet, ta marrë fizionominë e vet. Antiteza e elementit dionisian dhe apolonik (megjithëse edhe jo gjithmonë me theksimin e të njëjtit element) është gjithnjë e pranishme në tërë veprën e Niçes, sikurse është gjithnjë e pranishme dilema e tij ne mes te krijimtarisë dhe interpretimit, racionalisimit, madje edhe formësimit te asaj krijimtarie. Mirëpo, kredoja jetësore dhe artistike e tij ka karakter dionisian dhe força filozofike e Niçes nuk është racionaliteti, deduksioni dhe logjika sokrato-platonike, por
    nxitja artistike burimore e papenguar krijuese. Prandaj edhe krijimtaria me e parëndësishme për të është gjithmonë me e viefshme se të folurit për atë që është krijuar — Arti na e shpjegon jetën, por me te jeta bëhet e mundshme në përgjithësi. Në lojën e artistit jashtë kohës, njëkohësisht pasqyrohet edhe vetë loja burimore e botes, loja herakike me guraleca, duke shpallur njëkohësisht edhe tragjikën e thellë të jetës, si dhe të vetmen mundësi që ajo të qëndrojë ne shkëlqimin e bukurisë dhe te amshimit, në art. Prandaj, arsyetimi i vetë jetës si fenomen estetik, për Niçen, nuk është konkluzion logjik, por imperativ ekzistencîal. Krijuesi i vërtetë mbetet nga ana tjetër e vierës se te vërtetës nocionale, të vërtetës kategoriale, sepse për shkak te se vërtetës do te ,,mund të shkatërroheshim".
    Ne fillim te fjalimeve të Zaratustrës, në kapitullin e njohur ,,Mbi tri transformimet", është paralajmëruar në mënyrë simbolike botëkuptimi i Niçes mbi artistiken. Shpirti më parë bëhet deve, shpirt i cili — pasi është zhdukur perëndia — ka vullnet që të bartë, që të merrë përsipër gjithçka që është më e vështirë. Njeriu, pra, është i detyruar dhe mund t'i marrë të gjitha mbi shpatullat e veta dhe si deveja që e bart barrën, ta bartë të tërë transcendencën. Deveja në transformimin e dytë bëhet luan, çlirimtar, bishë grabitqare që — si nihilizmi evropian — i rrënon te gjitha vlerat e vjetra e nuk mund te krijojë vlera të reja, por që, si inkarnim i vulinetit për fuqi, ,,mund t'i krijojë vetës lirine për krijimtari te re". I leçitur nga zotëria i tij i fundit, perëndia, vetëm kështu njeriu lirinë e individit mund ta vërë përmbi fuqinë e traditës. Ne vend ,,ti duhet" (Du sollst) vjen ,,Unë dua" (Ich will). Për luanët të gjitha kriteret e moralit heteronom janë të padurueshme, prandaj liria duhet te fitohet si shpartallim i të gjitha vlerave të deritashme. Por luani në fund bëhet fëmijë. Çiltëria, drejtpërdrejtshmëria e fëmijës që ne lojën e vet naive e ngjall, dhe duke mos ditur as vetë për këtë, e zbulon vetë strukturën e kozmosit, kthimin e përhershëm të së njëjtës — ky është funksioni dhe misioni i artistit. Fëmija jeton në një dimension të veçantë të kohës, ai nuk është i ngarkuar me të kaluarën, nuk mendon për të ardhmen, nuk e planifikon, por tërë kohën e mbledh ne ,,tash".

    Ne tërë ,,përmbajtjen" e ,,Zarathustrës" është gjithnjë e pranishme dinamika e brendshme që gati shndërrohet në fabule unike që më zhvillimin e vet gradual, me konfliktin vendimtar tragjik dhe me katarzën e vet e bashkon tërë rrugën mendore të Zarathustrës dhe secilën pjesëz, qoftë edhe më te imtë, të jetës së tij në veprim unik, thellësisht të lidhur dramatik. Nga aspekti i këtij uniteti, disa pjesë të tekstit marrin kuptimin e vet të vërtetë vetëm në tërësinë, në indin e përgjithshëm, themelor të veprës. Mirëpo, njëkohësisht, edhe këtu ,,stili" është krejtësisht aforistik, fjalitë janë të palidhura, kurse mendimi kontradiktor, madje, në dukje, edhe jokoherent, kështu që çdo kapitull mund të lexohet ndaras si tërësi krejtësisht e veçantë, madje edhe brenda kapitujve, disa fjali, disa maksima si mendime, në dukje të parë, krejtësisht të pavarura, të palidhura me kontekstin tjetër. Por në fund të fundit kjo edhe është karakteristika qenësore, kuintesenca e veprës artistike: tërësia merr kuptim vetëm ne base te hollësive, te imta, ne dukje — detajeve të parëndësishme, te dores se dytë, hollësive te hedhura si rastësisht dhe pavarësisht, detajeve që kanë vlerën e tyre te vërtetë dhe të re vetëm në tërësinë e tyre. Ndërsa në veprat, traktatet e analizat e tjera filozofike ose shkencore të shkruara madje edhe ne mënyrë sistematike (e sidomos ne eset&#235, disa observacione, me disa deskripcione përcjellëse të fenomeneve te caktuara, mund te jenë edhe të pavarura nga tërësia dhe të mos jenë plotësisht të inkorporuara në tërësinë e veprës, ne mendimin themelor te tekstit (prandaj edhe mund të nxirren nga teksti, të shpjegohen më shumë ose me gjer&#235, arti autentik nuk e duron këtë: po e ndryshuam edhe detalin më të vogël, e kemi prishur tërësinë!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-10-2005 mė 21:59

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  18. #18
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    vauhdon...

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  19. #19
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    ZARATHUSTRA

    Libri i Zarathustrës — si i thotë edhe nëntitulli — është për të gjithë dhe për askënd.
    Vallë a nuk ka menduar Niçe me këtë se ky liber përnjëmed u është drejtuar të gjithë atyre që munden dhe që dinë t'i afrohen. Por gjithashtu edhe askujt, do te thotë asnjë ,,lexuesi", asnjërit prej atyre që në mënyrë pasive, pa ndryshimin e personalitetit të vet, pa u bërë vête sakrifica te te njëjtit pasion, pa qëndrimin jetësor dhe ekstatik ndaj këtij teksti, shkurt i lexojnë fjalët, e ,,nuk kanë vesh" për humnerat e thella të kuptimit të tyre. Ky është liber për te gjithë — por kjo nuk do te thotë për këdo, por për secilin njeri si njeri, si mendimtar, si njeri që e arsyeton emrin njeri. Ky është njëkohësisht liber për askënd, do te thotë për asnjë kureshtar kuazi të dijshëm që interesohet vetëm për ndonjë fragment ose ndonjë ,,maksimë te urtë" te veçantë te këtij libri. Fatkeqësisht, u realiszua pikërisht e kundërta: ky u bë liber për këdo, për interpretë gjysmakë dhe ,,lexues" leshko, për te gjitha ato fundërritë intelektuale dhe morale të Gjermanisë Imperiale, për te gjithë, vetëm jo për mendimtarët që do ta peshonin përnjëmend vierën e tij, për artistin që do ta ndiente forcën e vërtetë të tij.

    Zaratustra — sado që gjuha e tij të duket e thjeshtë dhe e kuptueshme lehtë — pra, nuk mund të ,,interpretohet" as të ,,lexohet". Mirëpo, kjo kurrsesi nuk do te thotë se duhet t'i ndjekim në mënyrë të pajtueshme, shkurt se duhet të pajtohemi pa fjalë me eksceset e tij aq të papërsëritshme personale, por shpeshherë edhe plotësësht të papranueshme. (Ky tekst, jo rrallë, te ne do te zgjojë edhe revoltën kundër shumë imazheve shkatërruese, te përgjakshme, të mundshme të seza, egërsive banditeske, gati patologjike, revoltën kundër urrejtjes aristokratike ndaj masave, ,,tufës", qëndrimit përbuzës ndaj grave etj. Por, pa marrë parasysh të gjitha parashenjat negative dhe pozitive, nuk mund ta marrim këtë liber si ndonjë material të vdekur për krahasime tona plotësuese erudite, për analiza dhe studime historike, linguistike, logjike dhe kognitive-teorike. Sepse atëherë, në të vërtetë, në këtë punë të vdekur libreske nuk do ta ndienim bukurinë dhe forcën e asnjë tingulli të atyre fjalëve, nuk do ta ndienim gurgullimën e atij lumi nëntokësor, nuk do ta shihnim madhështinë e vizioneve poetike dhe mendore, atëherë ky liber do të ishte vetëm një grumbull i pakuptimshëm, „jokonsekuent" dhe joshkencor i letrës. Ky liber njëmend i flet gjithkujt dhe nuk i flet askujt.

    Filosofia e Niçes në tërësi, pa dyshim, është shprehje e periodës së errët të zgjimeve pushtuese imperiale dhe e realitetit të egër në kohën e ndërtimit të shekujve. E përditshmja është muzgu i të gjitha normave dhe vlerave etike, por me këto akoma të gjithë mbulohen: edhe moralistët, edhe filozofët, edhe politikanët, edhe prijësit ushtarakë. Niçe e shqeu atë vel dhe i rivierësoi të gjitha vlerat, por rebelimi i tij nuk i kalon kufijtë e protestes verbale kundër zbukurimit moralist te situates ekzistuese amorale. Pikërisht për këtë arsye, duke mbetur në diagnozë, Niçe nuk pa rrugëdalje tjetër nga ajo kohë pos që të qëndronje, prandaj edhe e la aq të përgjakshme dhe te fiksuar me përjetim të thellë artistike, pa perspektivë të qartë, por edhe pa patetikë të rrejshme, pa hipokrizi, pa filantropi abstrakte dhe maskë të neveritjes jezuite. Kjo ishte madhështi qenësore, por edhe kufizim qenësor i tërë ndërmarrjes jetësore grandiose të Niçes.
    Niçe i cili aq shumë aspirante dritën dhe bënte një jetë modeste për atë dritë, duke punuar midis maleve të veta dhe pyjeve malore, u zhduk ne errësirën e vet dhe ne errësirën e kohës që e rrethonte. Fjala e tij magjike poetike dhe filozofike, e folur nga malet e largëta dhe të larta, ku ajri ishte i ashpër, e tundi mbarë botën. ,,Si njeri — thotë përnte Gotfrid Ben (Gottfried Benn) — ishte i varfër, i pastër — martir i madh... Për gjeneratën time ai ishte tërmet i epokës dhe gjeniu me i madh gjerman i gjuhës pas Luterit".

    Zagreb - Kroaci
    D a n k o G ë r l i q

    fund
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 18-10-2005 mė 22:00

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  20. #20
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Postmodernizmi: Nietzsche dhe “Ich ist eine Fiktion”

    Arsim REXHEPI

    Gjithė problematika e Disputit shkencor letrar-filozofik tė dhjetėvjeēarėve tė fundit sjellepėshtjellet rreth ēėshtjes sė Unit, tė Subjektit pra. Sa pafund pyetje u bėnė dhe vazhdojnė tė bėhen rreth kėsaj ēėshtje tė ndjeshme, nė tė cilėn pikėprehen teoritė e psikoanalizės, psikologjisė, filozofisė, sociologjisė dhe, gjithsesi, teologjisė. Ē’ėshtė Subjekti? Ē’e karakterizon atė? Si pėrkufizohet ai? Tevona, ē’ėshtė Unė (Uni)?

    Mirėpo, megjithė varganin e mistershėm tė pyetjeve si kėto, pėrmbi nivelin e kėrkimit ravijėzohen konturet e dy kryeēėshtjeve: A ėshtė subjekti e dhėnė faktike apo i krijueshėm dhe a duhet tė shikohet dhe pėrceptohet ekzistenca e tij nga vetė individi apo nga shoqėria?

    Nė rastin e parė, nė tė cilin pra, mendohet se Uni dhe individualiteti i tij ėshtė njė e dhėnė faktike, Vetja, Uni, merret si diēka interne, e veēnjėhershme dhe e papėrsėritshme, e cila orienton, organizon dhe pėrmbledh veprimet vetjake duke i shpėrfaqur ato pėrmes veprash dhe gjuhės. Botėkuptimi tjetėr ndėrkaq pėrqendrohet nė lidhjen e pandashme tė Subjektit me trashėgiminė dhe akumulimin e tij social, e qė ka tė bėj kryekėput me pėrbėrėsit dhe kushtet qė i vė dhe mundėsitė qė i jep jeta dhe shoqėria: gjinia, nėnshtetėsia, raca. I nėnshtruar sistemeve tė pafund dhe tė ndėrlikuara tė mendimit, rregullave, ndikimeve, ndalesave dhe imponimeve tė sistemeve tė tjera antropologjike, sociale, kulturore dhe ekonomike Subjekti ndrydhet, copėzohet dhe, siē thotė Foucault, shqendėrzohet (dezentralizohet). Njė Unė i tillė i cili duhet tė mbulojė shumėsinė e kėrkesave nga mė tė ndryshmet, tė cilat atij ia vė pėrballė jeta dhe pozicioni i tij nė shoqėri, siē u tha, pėrthyehet, duke investuar quantumin e tij mendor ndjenjėsor pėrnjėherė nė shumė sisteme tjera, tė cilat urishėm dhe pamėshirshėm thithin panda nga ekzistenca e tij. Andaj ai ėshtė i detyruar tė zhvillojė njė instrumentarium mbrojtės mekanizmash gjuhėsorė dhe psikologjikė, pėr tė analizuar kėshtu dhe pėr tė lokalizuar njėherėsh vendin e tij nė mbistrukturat rhizomatike tė tė qenurit. E tėrė rruga e gjatė deri te vetvetja nis me pyetjen ankthshme: Ēfarė jam ‘Unė’?

    Por, a ka vend pėr ‘Unė’ nė njė botė kaq pėrftuese, tė bėrė dyll nga medialiteti dhe vizualiteti i gjithėpushtetshėm? A ka ‘Unė’ nė njė botė gjithė anonimitet, indiferencė, numra dhe luftė?

    Nietzsche, subjektfilozofi i parė, si nihilist i pandreqshėm, ka menduar shkurt: Jo. Nė veprat e tij tė papėrfunduara, tė botuara nga studiuesi i tij i njohur K. Schlechta2, ai ka luftuar pėrkushtueshėm idenė e pranisė sė subjektit, duke thėnė se Subjekti si instancė ėshtė njė fiksion, ‘diēka e mvjershėruar’ (“etwas Erdichtetes) dhe, ngaqė ai gjithnjė Unin e mbėrtheu nėn llupėn gjithēkaparėse tė pluralitetit, nuk kishte si tė mos e mohonte fundamentin modernist pėr Unin si njėsi, gjė qė s’ishte tjetėr veē sajesės shekullore tė unitarizmit teologjik. Edhe pėr kėtė Nietzsche ka pėrfaqėsuar Anti-Krishtin nė sytė e teologėve tė asaj dhe, gati me tė njėjtin intensitet, tė kohės sonė.

    Uni njerėzor pėr Nietzschen ishte njė shumėsi heterogjene, shumėfytyrore, njė bashkėmbartje (kompozitum), qė nė vijimėsi, pa ndėrprerė, ėshtė e rrezikuar nga thyerja, copėzimi. Identiteti, ngaqė u ėshtė nėnshtruar ligjeve tė Gjuhės dhe Gramatikės, ėshtė diēka e padokumentueshme, e pavėrtetueshme, dhe si i tillė gjithnjė divergjent. Gramatika paraqet pėr Nietzschen njė kategori tė mosbesueshme mu pėr faktin se ajo ėshtė gjithnjė nė proces, nė ndryshim, andaj, duke e pasqyruar dhe pėrmbledhur shpėrfaqjen e Unit pėrmes Gjuhės, ėshtė e gabueshme, mendon ai, tė besohet dhe mendohet nė Unin si tėrėsi. Nė kėtė mėnyrė edhe prodhimi i tė vėrtetave nga ana e njeriut ėshtė njė pasojė reale e shumėsisė sė tij tė brendshme. Predikimet teologjiko-moderniste tė kohės pėr Nietzschen paraqesin njė iluzionėsi tė athėt, boshe, dhe si tė tilla, pėr tė s’janė veēse njė mashtrim. Andaj ai pledon forcėrisht nė mbrojtje tė shumėsisė sė Unit. Pėr kėtė, sot ėshtė mėse e ndjeshme qė ky mėsim niēean ėshtė bėrė themel i analizave dhe paraqitjeve shkencore rreth Unit. Uni, si instancė multiperspektive dhe plurale, ka zėnė sot vendin kryesor nė mes tė mijėra pėrkufizimeve dhe kuptimeve tjera letrare, duke grishur gjithnjė me hapėsinė dhe problematikėn e tij.

    Vdekja e Subjektit

    “Zoti ka vdekur. (... Shkurtim i teks. nga unė, A.R.) E mbytėm ne, - ju dhe unė!”, kėshtu thotė Nietzsche nė librin e tretė tė pabotuar. Nė kėtė pohim nihilist, sa ironik aq edhe pragmatik, qėndron lozi pėrmbysės i periudhės sė modernes. Nė tė zė fill edhe rrėnimi i Subjektit si element zotėrues nė hierarkinė moderniste. Andaj edhe lė tė kuptohet njė paralele mes Zotit dhe Subjektit, sepse si njėri ashtu edhe tjetri term, pėr kohėn nė tė cilėn jetoi Nietzsche, kishin njė brerore tė plotfuqishme, qė ata i bėnte tė paprekshėm.

    Pavdekėsia si atribut i Zotit i ishte mveshur edhe Subjektit dhe pėrgjatė shekujve tė Modernes e kishte mbrojtur atė nė majė tė pėrkufizimeve, nė njė lloj Olimpi, ku ai bėnte Zeusin. Kėshtu kishte ndodhur derisa nuk ishin paraqitur “heretikėt” e parė: Si Nietzsche pra, dhe si Heine („Lartė Zotynė ka vdekur,/dhe poshtė djalli ka ngordhur) e Rimbaud („Unė – ėshtė njė tjetėr!”). Kėto s’thonė tjetėr pos: ne nuk besojmė mė nė Zot as nė Vetvete. Dhe si tė bėhet me njė botė tė cilės pėr njė ēast i ke rrėnuar Zotin dhe Njeriun? Nėse vendet sublime tė ekzistencės njerėzore mbeten bosh, si tė mbijetohet boshėsia qė lė prapa strumbullari i rrėnuar e bėrė hi? Zbulim i Nietzsches ka qenė ēėshtja se Njeriu pėrgjatė mijėvjeēarėve e mveshi Zotin me lloj lloj atributesh, sa ai, Zoti, mori formėn e njė kukudhi herė-herė dhe si i tillė u bė i palegjitimueshėm. Nė fakt njerėzit nuk besojnė Zotin, por sajesėn qė ata kanė krijuar gjatė mijėvjeēarėve (do tė thotė, Krijuesin tonė e kemi krijuar ne vetė!!!??). Ky paradoks vdekjeprurės porse paraqet tė vėrtetėn lakuriq, tė cilėn Nietzsche s’para kishte guxim ta thoshte. Andaj pėr tė, rrėnimi i kėsaj ngrehine subjektive paraqet ēlirimin e Njeriut nga barra e njė nėnshtrimit tė pranuar herė me vetdije e herė pa tė.

    Ashtu si Vdekja e Zotit (gjithnjė atij Zotit iluzor, pėr tė cilin pretendojnė religjionet) ka lėnė pėr Nietzschen tė njėjtėn zbrazėti edhe vdekja e Subjektit, andaj ai predikon Mbinjeriun (Der Übermensch) dhe mu kėtu, nė kėtė moment sublim ai vė themelet e njė strategjie tė re pėr ndėrtimin enjė epoke tjetėr, pėrtej principeve dhe ligjshmėrive diskriminuese tė Modernes: tė njė Epoke pa sundin absurd tė idesė pėr Zotin dhe Subjektin. Tėrėsia pra, totaliteti, pėrfundon kėtu, nė kėtė rrėnim tė monopoleve tė Modernes: Idesė pėr Zotin dhe Idesė pėr Subjektin. Kėshtu ‚bota u bė pėrrallė’3 dhe raportet mes tė vėrtetės dhe shajnisė, pėsuan tėrmete pasojash tė paanueshme.

    Tė Qenurit dhe Shajnia

    Njeriu i Postmodernės, secili prej nesh pra, ėshtė njė Odise nė vete. Nė lundrimin e tij anė e pėrtej deteve, duke u pėrballur me gjithė atė mori provokimesh tė natyrės, Odisea dashur padashur ka ndėrtuar njė laboratorium dinakėrie nė vetvete, pėrmes tė cilit ai ka mbijetuar gjithė tmerret dhe grishjet e udhėtimit te tij. Ambivalenca mitologjike pasqyrohet, megjithėse me rekuizita tė tjera, edhe nė njeriun e sotėm, kėtė anonim tė humbur nė shumėsinė e labirinthshme tė realitetit gati vizual. Nė pluhurin e kujtimeve tė fėmijėrisė, qė ngjitet me rėndim pėrpjetė jetės, reflektohen pamje tregimesh, pėrrallash, mitesh, filmash dhe kėshtu, ajo, fėmijėria, e kaluara e njeriut tė sotėm, ndotet nga prani tė egra dhe shumė brutale tė bashkohėsisė sonė. Nėpėr xhunglėn e kėtyre hibriditeve diabolike mes tė qenmes dhe tė mosqenmes, nėpėr kėtė botė shajnie, duke humbur pėrqendrimin nė botėn reale, njeriu ynė i sotėm, nis e krijon idhuj tė rinj, tė vėrteta tė reja, identitete tė reja, dhe, gjithnjė nė shėrbim tė kėrkimit tė njė strehe, njė azili shpėtimtar, ai krijon botėn e tij gjysmėfantastike dhe gjysmėpėrrallore. Njė njeri i tillė, s’kemi pse tė tėrbohemi duke shtrydhur pesimizim tonė tė limontė, ka rrėshqitur dhe ka rėnė nė lymin pėrbindėsh tė pamundėsisė pėr tė ndryshuar diēka me vetėn e tij dhe me botėn. Refugjiumi i tij prej anonimati pėrjashton para sė gjithash Subjektin dhe, pėr tė qenė pėrralla edhe mė e tmerrshme, boshin e krijuar me kėtė rast individi i sotėm nuk ėshtė nė gjendje ta zėvendėsojė me diēka shpresėdhėnėse. Andaj ai, duke mos mundur tė pėrcaktojė realitetin dhe ta dallojė atė nga shajnia pushtuese, jeton me frikė, me ankthin e pėrditshėm tė pėrhumbjes. Janė qindra milionė gurė tė tillė tė qė pėrbėjnė mozaikun e errėt tė civilizimit tonė perėndimor.

    I pari shkrimtar nė kėtė botė, qė diagnostifikoi letrarisht kėtė sėmundje apokaliptike tė civilizimit tonė ishte hebreu nga Shėn Petėrburgu i viteve njėzetė, Konstantin Vaginov. Nė veprat e tij ai, megjithėse nė mes tė njėzetave, po demaskonte qė nė zanafillė Kundėr-Evolucionin e Revolucionit tė Tetorit dhe botėn e re tė Diktaturės sė Proletariatit.

    (Nė numrin e ardhshėm: Konstantin Vaginov dhe fillet e Letėrsisė Postmoderne)

    (Footnotes)

    1 ‚Unė- ėshtė njė fikcion.

    ’2 Friedrich Nietzsche: Siehe Nietzsche: Gesammelte Werke. Hrg. von K. Schlechta. Bd. 3. Aus dem Nachlass der Achtzigerjahre.

    3 „die wahre Welt zur Fabel geworden ist”. Nietzsche: Götzen-Dämmerungen. Bd. 5. Hrg. von K. Schlechta

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. Nietzsche, Jeta e tij, Poetika dhe Lindja e Tragjedise
    Nga Hyllien nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 11:30
  3. Friedrich Nietzsche
    Nga Eni nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-02-2015, 17:13
  4. Mbinjeriu i Nietzches, realitet apo ēmenduri?
    Nga dionisi123 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 15:49
  5. Kundėr fesė
    Nga good devil nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 07:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •