Niçe e ka menduar (paralajmëruar) kaosin botës moderne
lindur me 1844, Niçeja që herët i habit profesorët e vet për temperamentin, diturinë dhe pavarësinë e jashtëzakonshme. Pas teologjisë, te cilën se shpejti e lë, studion filologjinë klasike, dhe në Greqinë parasokratiane, dionisiane, gjen frymëzimet dhe modelet e para. Duke u marre me muzikë zë miqësi të ngushtë me Vagnerin (Richard Wagner), por, më vonë, i dëshpëruar nga orientimi i krishterë i Vagnerit, nga kulti i vjetër gjerman dhe nga se Vagneri ishte tepër dramaturg e shumë pak muzikant", i shkëput fare lidhjet me te. Në vitin 1869 u ftua për profesor ne Bazel, por që me 1870 merr pjesë ne Luftën gjermano-frënge si infermier vullnetar. Pas udhëtimeve (ne Zvicër dhe Itali) lidhi shumë miqësi të reja, por zhvillimi mendor dhe thellimi në botën e vizioneve të veta e vetmon gjithnjë e me tepër Niçen, kështuqë shumë simpati të hershme, si ishte ajo ndaj Shopenhauerit (Arthur Schopenhauer), i braktis fare. Shumë vite me radhë merrej edhe me studimin e problemeve të shkencave ekzakte, e krahas veprave filozofike eminente shkruante edhe vjersha. Pas sëmundjes së rendë vdiq me mendje krejtësisht te errësuar, kurse veprat e tij i botoi (e disa letra edhe i falsifikoi dhe i shtoi disa vende) motra e tij ambicioze dhe me prirje raciste Elizabet Ferster-Niçe (Elisabeth Förster-Nietzasche).
Pikërisht kjo motër — si e vërtetoi Karl Shiehta (Karl Schlehta) — ka ,,merita" më të mëdha (bashkë me disa interpretë të tjerë fashistë) që filozofia e Niçes, me një propagande të gjerë, u keqpërdor ne Rajhun e tretë. Niçeja e zhvillonte filozofin e vet, të shkruar ne mënyrë kryesisht aforistike dhe josistematike, shpeshherë në kundërshtim me tezat e synimet e veta te mëparshme dhe në kundërthënie karakteristike vetëm për atë. Përkundër kësaj, mund te shënohen qartë disa tema themelore dhe preokupime esenciale të mendimit të tij.
Vdekja e perëndisë (Zotit), njëra nga tri temat e mëdha të tij, është pasojë e qëndrimit negativ te Niçes ndaj sferës se kërkesës, ndaj moralit tradicional dhe metafizikës platonike. Vdekja e perëndisë është përfundimi i se vërtetës historike në të cilën bota është bërë përrallë, kurse njeriu i tjetërsuar në atë botën tjetër dhe mbinjerëzore, prandaj me këtë demaskohet edhe ajo që është idéale, e lartë, e pastër, morale, mbinjerëzore si ,,njerëzore dhe tepër njerëzore". Vdekja e perëndisë, negacioni i asaj bote tjetër që do të donte të ishte mbi njeriun, është lindja e mbinjeriut. Këtë vdekje e njohin të gjithë që përnjëmend jetojnë ne histori, të gjithë përpos plakut të çuditshëm nga Zarathustra që jeton dhe murmuron në pyll, që jeton vetëm në natyrë si pjesë e natyrës dhe për këtë arsye, në të vërtetë, jeton jashtë historisë. Historia botërore nuk është me të folur i hyjnisë por është e shtruar në vetveten, e me këtë është vënë ne pyetje edhe mendimi i krishterë për njëafatshmërinë e ngjarjes njerëzore si përparim i vazhdueshëm drejt qëllimeve të fundit që ka zgjidhjet kyçe të veta në disa fasa themelore të historisë. Historia e drejtuar nga vullneti i perëndisë dhe profetët e tij, pas dy mijë vjetësh arriti deri ne pikën e vet më të ulët dhe prandaj u bë një kthesë kaq radikale. Me vdekjen e perëndisë, pra mohohet ideja mbi përparimin e vazhdueshëm nga e cila del filozofia e gjithmbarshme e historisë së metafizikës evropiane. Por ai gjithashtu e mohon tezën se e vërteta e mirëfilltë e njeriut është shpirti, e jo trupi. Por kur pohonte se iluzioni më i madh është përbuzja e trupit, Niçeja megjithatë nuk e përkrahte ndonjë tezë biologjistike. Trupi nuk është menduar si organizëm filozofik, por ai, si kundërparim i parimit transmundan shpirtëror, inteligjibil, te krishterë, është simptom dhe simbol i sjelljes ndjenjore-mendore te njeriut, e vërteta e tij autentike njerëzore, ,,trupore". Shpirti, përkundër kësaj, është vetëm ,,armë dhe lodër" e trupit të këtillë, megjithëse shpesh herë mendohet se është zotërues absolut i tij. Shpirti është parcialitet, kurse trupi totalitet i ekzistencës njerëzore. Gjithsesi, njeriu që nuk ka forcë që nënshtrimin ta shndërrojë ne fuqinë e sjelljes, nuk mund ta pranojë vdekjen e perëndisë. Vetëm me vdekjen e perëndisë, në të vërtetë, njeriu edhe mund të bëhet mbinjeri. Prandaj ka vdekur perëndia që njeriu te mund të sundojë, e këtë sundim e mundëson shkalla e lartë e vullnetit për fuqi. Prandaj vulineti për fuqi është konsekuencë e drejtpërdrejtë dhe e parë e vdekjes së perëndisë. Sepse, para perëndisë, si para abstraksionit me të lartë, te gjithë jemi te barabartë, meqenëse jemi njësoj të vegjël. Para perëndisë jemi të pafuqishëm, nuk kemi vullnet për fuqi, perëndia i ka futur në vetvete të gjitha fuqitë tona, i ka thithur të gjitha energjitë tona, para tij bëhemi qenie të zbehta, abstrakte, pa diferencime. Por, perëndia ka vdekur. Ne atë çast te gjithë ishim te barabartë, prandaj Zaratustra vdekjen e perëndisë ua rekomandon te gjithëve, ne mënyrë që te të gjithë ta zbulonte fuqinë e fshehur, megjithëse të gjithë — e sidomos ata te pafuqishmit — nuk dëshirojnë ta dëgjojnë. Me vdekjen e perëndisë njëkohësisht bartet e tërë fuqia në njeriun. Por pikërisht atëherë tregohet se si personalitetet autonome — që nuk mund të fshihen më për ndonjë fuqi më të lartë heteronome — nuk janë të barabarta, nuk mbajnë ne vetë shkallën e njëjtë të vullnetit për fuqi. Prandaj edhe bëhet diferencimi: ndahen të pafuqishmit, turma, ,,tufa" që dëshiron që ta udhëheqin të tjerët, që kërkon barinj të rinj dhe paraqitet mbinjeriu, njeriu që sundon dhe në të cilin sundon vullneti i tij për fuqi. Vullneti për fuqi triumfon në parimin e mosbarazisë, kurse ,,barazia thërret për barazi pikërisht për shkak të pafuqisë".
Vazhdon…
NB: Armando, shkrimin tend do ta lexoj më vone... koha...
Krijoni Kontakt