Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mendoni se Kualifikohet?

Votues
41. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Milan

    27 65.85%
  • Inter

    14 34.15%
  • Se di!

    0 0%
Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 151
  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sapo lexova se Adriano nuk do te mund te luaje ne ndeshjen e pare kundra Milanit ne Champions, do jete nje buzeqeshje lehtesuse per Ancelotin dhe nje buzeqeshje trishtuese per Mancinin...

    Braziliani do të qëndrojë një javë pushim absolut dhe më pas do të nisë terapitë rehabilituese [/SIZE]

    Adriano, mungesë në euroderbin e parë

    Konfirmohet diagnoza. Testimeve që iu nënshtrua Adriano të hënën në mëngjes, nxorën në pah një tërheqje mes shkallës së parë dhe të dytë, të pjesës së brendshme të ligamentit të gjurit të djathtë. Braziliani duhet të kalojë një javë pushimi, të shoqëruar më pas nga terapitë. Më pas ai do të kryejë vizita të tjera kontrolli dhe do të nisë programin rehabilitues. Në takimin e parë derbi në Europë do të mungojë me siguri, ndërkohë që ka shpresa për rikthimin e tij në ndeshjen e dytë.

    Testimet (rezonancë magnetike nukleare) u kryen në Vareze, pranë spitalit Çirkolo, te profesor Euxhenio Xhenoveze, dhe nxorën në pah një tërheqje mes shkallës së parë dhe të dytë të pjesë së brendshme të ligamentit të gjurit të djathtë. Vizitat të paktën e përjashtuan mundësinë që të bëhej fjalë për ndonjë dëmtim më të rëndë. Lojtarit, të cilit tanimë i është vënë një mbrojtëse, i është këshilluar një javë pushimi absolut dhe më pas do të kryejë vizita të tjera dhe do t'i nënshtrohet një programi rehabilitues.

    Për derbin e parë çerekfinal në Ligën e Kampioneve, në ballafaqimin e dyfishtë që për Interin vlen sa një sezon, braziliani do të jetë i detyruar të mungojë. Mungojnë vetëm 15 ditë nga 6 prilli dhe, sipas asaj që bëhej e ditur nga faqja e klubit zikaltër në internet, Adriano do të jetë ende në fazë rehabilitimi, për të qenë i gatshëm të paktën për stolin, në ndeshjen e kthimit më datë 12.

    Duket se është kjo hipoteza më e mundshme, duke pasur parasysh edhe muskulaturën mbresëlënëse të lojtarit. Pritet që stafi mjekësor zikaltër të arrijë brenda 20 ditëve ta bëjë në gjendje që të zbresë në fushë. Në rast të kundërt, do të jenë Vieri dhe Martinsi ata që do të kenë detyrën për të shembur "bunkerin" kuqezi. Gjithsesi, Adriano do të bëjë ç'është e mundur për t'u shëruar sa më parë. Këtë ai e la të nënkuptohet në përfundim të vizitave, të cilave iu nënshtrua dje në mëngjes:

    "Ndjesia që pata, ishte shumë e çuditshme, pasi nuk mund të them se ndjeva ndonjë dhimbje të madhe. Por e vura re menjëherë se nuk mund të vazhdoja të luaja më, - deklaroi braziliani. - Fill pasi hyra në dhomat e zhveshjes, mjekët më qetësuan dhe sot (dje) pas vizitave ndihem edhe më i qetë. Do të bëj çmos për t'u kthyer sa më parë të jetë e mundur, si gjithnjë për ta ndihmuar Interin në vazhdimin e sezonit. I falënderoj të gjithë për ngrohtësinë që shfaqën ndaj meje edhe në këtë rast."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 22-03-2005 më 10:20
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Davius !

    Pergjigjen e sakte do e marresh te shtunen ose te dielen . Pasi deri atehere Adriano do beje pushim absolut .
    Do ti behet nje tjeter kontroll dhe do filloje rekuperimin.
    Asgje nuk eshte e sigurte , sepse deri ne derbin e pare jane plot 10 dite nga ai moment .

    Gjithcka eshte e mundur ....
    Megjithate ne do e eleminojme milanin edhe pa Adrianon...

    Forca Inter !
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  3. #43
    Analog Brain Maska e josif
    Anëtarësuar
    26-02-2004
    Vendndodhja
    madagaskar
    Postime
    245
    Shpresoj qe kesaj here Interi te kete blere nje makine
    rroje se u lodh me brisk !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga inter_forever : 22-03-2005 më 17:03
    He walks among us, but He is not one of us ...

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga josif
    Shpresoj qe kesaj here Interi te kete blere nje makine
    rroje se u lodh me brisk !!!
    o josif, je i madh!

    i ke vu kapakun, plako!

  5. #45
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar më parë nga Davius
    niku-nyc, mire se na vjen ne forumin e futbollit, te them sinqerisht me pelqyen shkrime tuaja, por dicka qe verejta se me duket ke nje informacion te tepert per mentalintetin e anetareve te forumit tek futbolli, keshtu qe dyshoj se je ndonje nga anetaret e forumit qe je regjistruar me nick tjeter dhe na provokon sepse e shoh qarte se debaton shume mire dhe me duket gjuan aty ku e din se kend e godet

    Trego kush je, sa per kureshtje...nuk mund te jesh i ri ne kete forum....
    Jo me lal po deshe shko pyet dhe moderatoret se tashti kam ardh. Po shkruaj shum sepse kam inat kur kta te Juves dhe te Interit akoma kan inot pse Milani meriton me shum nga te gjith. Interi i pari esht ekip pa disipline te gjith jan ter pordh pranaj vetem barazojn se edhe mbrojtjen e kan te marum fare. Kurse Juve akoma vazhdon me albitrat sa ne nji ndeshje me ekipe te madhe ne tjetren. Per mendimin tim te gjith e din qe Milani ket vit meriton me shume sesa Juve...

  6. #46
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Citim Postuar më parë nga Davius
    niku-nyc, mire se na vjen ne forumin e futbollit, te them sinqerisht me pelqyen shkrime tuaja, por dicka qe verejta se me duket ke nje informacion te tepert per mentalintetin e anetareve te forumit tek futbolli, keshtu qe dyshoj se je ndonje nga anetaret e forumit qe je regjistruar me nick tjeter dhe na provokon sepse e shoh qarte se debaton shume mire dhe me duket gjuan aty ku e din se kend e godet

    Trego kush je, sa per kureshtje...nuk mund te jesh i ri ne kete forum....
    Davius !

    Me duket se Vjosa ka nderruar emer !!!!

    Mua postimet e nikut me nxjerrin mallin e te famshit milanist e tevezian Vjosa ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  7. #47
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar më parë nga inter_forever
    Davius !

    Me duket se Vjosa ka nderruar emer !!!!

    Mua postimet e nikut me nxjerrin mallin e te famshit milanist e tevezian Vjosa ...
    Po duke si nje argument prej budallenjsh a jam i ri apo kam qen me para ktu boj ca te dush shko pyeti gjith moderatoret, mesa shof ate muabetin e Gattuson per doping e paske humb se tashti me duket po lexon tamom ca thojn gazetat mos e ndro temen duke shku ne budalliqe kot qe skan interes me diskutu...

  8. #48
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anëtarësuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    ore interist shume po flet ti shiko ate kasollen tende interin se serish me zero do ta nxirni vitin .Edhe per tevez mos fol se na ate brazilin tend Tevezin e mbajne si mbret tamam si ate Pelen se sa beri tevez bejne te gjithe lojtaret e santos corinthias edhe vasko de games .Ne milanistat falenderojme zotin qe na ra Interi se e kemi te sigurte kualifikimin jo per ndonje gje por kur lozim me Interin eshte sikur lozim me naftetarin

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Vjosa, a thua te jesh ty niku-nyc me siguri po me qe Edi po thote qe ja ringjallen kujtimet e atij milanisitit te dikurshem...

    ps:
    po mundesh ben nje prezentim te vockel tek forumi i prezentimeve dhe te te njohem, se na ke bere te dyshojme te gjithe tash...
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ku doni hudhjani problemin o Interista, ju ngelet problemi kryesor dy ndeshjet me Milanin. Ndeshje qe edhe ju vet e dini qe asnjehere nuk keni shans t`i fitoni.
    Kudo qe te shkoni, sado qe ta arrini gjithmone do jini nen hijen e Milanit te madh.
    Kshu thote historia, kshu do flet edhe e ardhmja e hidhur qe ju pret ne dy ndeshjet me ne qe keni. Lerni fitozat e Milanit te qete...shifni hallin tuj.
    Do ju fitojme dy here...nje here per fitozat edhe i here per Gatuzon e Pancaron. lol

    Forza Milan

    Vecio Cuore Rossonero
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 19:21
  3. "BRIGEL IK" - Është koha për ndryshime.
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •