Merr babai te birin ne telefon(i cili kishte e migruar ne itali)
Babai - Ha mor babe si je? A je lodh a gja?Po ku bahesh, ne qa vendi je????
I biri- Ne pescara jam or bab.
Babai- S'po te pys sa jeni or bir, po ne qa veni??


Emigranti kishte 3 vjet ne itali pa u kthyer ne shtepi qe ne 1990 me eksodin dhe merr ne telefon rradio tiranen per diasporen .
Alo..... jam filan fisteku, deshiroj te pershendes gruan qe me ka marr ne telefon dhe sapo eshte bere me djale.


Gjirokastriti dhe vlonjati

Nje gjirokastrit po degjonte radion, nderkohe qe nderpritet emisioni dhe jepet nje lajmerim: nje i aksidentuar kishte nevoje per nje dhurues gjaku. Meqe gjirokastriti kishte te njejtin grup gjaku me te vendos ti dhuroje gjak. i aksidentuari qe kishte nevoje per transfuzion ishte nje vlonjat, dhe ne shenje falenderimi per shpetimin e jetes i dhuron gjirokastrit nje shtepi.
Gjirokastriti shume i iluzionuar, degjonte perdite radion me shprese qe dikush te kishte nevoje per ti dhuruar gjak, sikur te ishte po ai vlonjati perseri, atehere akoma me mire! Dhe vertet keshtu ndodhi! Vlonjati kete here i dhuroi nje makine shume te bukur.
Gjirokastriti vazhdonte te degjonte radion e te lutej qe vlonjatit ti ndodhte ndonje aksident tjeter, e keshtu ndodhi perseri, vlonjati pesoi aksident, gjirokastriti i dhuroi gjak,por dhurata qe morri kete here ishte nje cakmak Bic.
Atehere gjirokastriti i thote:
-Ne fillim me dhuron nje shtepi, pastaj nje makine, ndersa tani nje cakmak. Si ta interpretoj kete?
- Ne fakt,- pergjigjet vlonjati- tani kam vetem gjak gjirokastriti.


nje polic rrugor ne kohen e luftes se kosoves(1997) kontrollonte autokolonat e kosovareve ne mes rrugeve malore. Ky ne fjale ndalon nje makine e i kerkon kosovarit patenten.
Polici- Patenten zotri

Kos.- qe....

Mire tashi poloci nuk po din se me qa me e kap kosovarin e gjore e i thote troq...

- bos a di si asht puna a po me jep nji pes mij leksh e te la te ikesh...

kosovari- Po s'kam lek me veti bre vlla, kam vetem Marka.....

Polici- Po mer or ti me jep pes mij Marka athere......



Ne kohen e cmendurise shqiptare(1997) ose grabitjeve me maska.

ne kufirin rrugor puke-kukes maskat ndalin nje autobus me udhetare.
Futen brenda duke bertitur e kercenuar o leket o jeten...
Por nderkohe njeri nga maskat pyet pasagjeret per emrat per arsye qe te mos grabisin noj kushririn e tyre....
Duke iu afruar fundit , ky maska ne fjale sheh nje plake me fytyre te mjeruar dhe e pyet

-Si e ke emnin oj nan??
-Hajrie- i pergjigjet plaka
-Mos! u thote maska shokve te tyne - ta lem ikyt plake se e paska emnin si nana jeme.
ne sediljen e prapmer eshte ulur nje plak vetem...
Ky maska e pyeten.....- po ti o xhaje si e ke emnin
Xhaja thote- vallai Uke e kam o qun, po hajrie m'thone per shkurt!