Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Postime
    5

    PD dhe PS bëjnë publike kandidatët për deputetë në Tiranë

    Premte, 18 Mars 2005


    PS-PD, GARE "TE FORTESH" NE KRYEQYTET

    Gara zgjedhore ne kryeqytet pritet te jete nje nga sfidat me te medha midis demokrateve dhe socialisteve. Te dy kampet tashme kane filluar te bejne publike emrat e pergjedhur, te cilet do t"i perfaqesojne ne zgjedhje. Selia blu prej mese dy javesh ka filluar pergjedhjen e kandidateve per deputete, por duket se per kryeqytetin jane perzgjedhur figura te larta te kesaj partie si dhe disa emra te spikatur nga shoqeria civile dhe bota akademike. Keshtu pritet te mos kandidoje me Mimoza Ahmeti, Bujar Lako, Arjan Starova apo Robert Ceku te cilet perfaqesonin opoziten ne zgjedhjet e kaluara. Nder kandidaturat kyce jane ato te nenkryetarit Bamir Topi, sekretarit per Marredheniet me Publikun, Spartak Ngjela, sekretari i Marredhenieve me Jashte, Besnik Mustafaj, Sokol Olldashi, Shaban Memia, Ylli Pango. Tatjana Kongoli, si dhe mjaft te tjere.

    Nderkohe duket se demokratet nuk jane te shqetesuar nga kandidaturat e socialisteve te prezantuara nga kreu Nano me 14 mars. Sipas sekretarit per Marredheniet me Publikun ne PD, Spartak Ngjela, emrat e bere publike nga kreu i PS-se, Nano, nuk mund te perballen me kandidatet demokrate pasi nuk kane eksperience ne fushen politike. "Ne do te bejme nje opozicion te nivelit te larte. Kemi lene te mbaruar skemen tone, dhe do paraqesim fluksin me te larte cilesisht politik te PD-se ne Tirane", tha Ngjela.

    Shume prej kandidateteve demokrate te cilet tashme jane bere publike pritet te levizin nga zonat e tyre ku kane kandiduar me pare. Spartak Ngjela do te kandidoje ne zonen e ish-Bllokut ku do te kete perballe drejtoreshen e arsimit per Tiranen, Majlinda Keta. Nenkryetari demokrat Bamir Topi do te kandidoje ne zonen e Trenit ku do te kete perballe prefekten e Tiranes, Mimi Kodheli. Edi Paloka do te kandidoje perballe drejtorit te doganave, Shpetim Idrizi, ne zonen e Oxhakut. Deputeti demokrat Shaban Memia do te kete perballe tij drejtorin e KESH-it, Andis Harasani, ne zonen e Alliasit. Nderkohe Ylli Pango do te kete perballe ministrin e Ekonomise, Anastas Angjeli, ne zonen ku ky i fundit mori mandatin ne legjislaturen e kaluar.

    Markel Bejdo

    BALLE PER BALLE

    BamirTopi "PD) - Mimi Kodheli "PS)

    Spartak Ngjela "PD) - Majlinda Keta "PS)

    Edi Paloka "PD) - Shpetim Idrizi "PS)

    Shaban Memia"PD) - Andis Harasani "PS)

    Ylli Pango "PD) - Anastas Angjeli "PS)

    Edi Paloka

    Per momentin une jam duke punuar tek zona 37 qe eshte zona ku ka qene deputet Bamir Topi. Jane strukturat e partise qe vendosin por tani per tani une kete zone kam piketuar.

    Bamir Topi

    Une jam banor i nje zone te vjeter te Tiranes. Rrjedh nga dy familje shume te vjetra te Tiranes keshtu qe ndihem natyrshem ne cdo zone te saj. Per shkak te strategjise elektorale, jam i gatshem te kandidoj kudo ne Tirane.

    Besnik Mustafaj

    Une do te rikandidoj ne zonen ku kam qene dhe ne legjistraturen e meparshme. Ndiej nje detyrim te rikandidoj ne kete zone sepse gjate kater vjeteve qe une isha deputeti i tyre, ai komunitet me dha masivisht voten, une realisht nuk munda t"u pergjigjesha kerkesave, nevojave qe kishte ky komunitet per arsye te indiferences dhe armiqesise qe tregoi pushteti ndaj kesaj zone qe kishte votuar per mua.

    Vili Minarolli

    Jam anetar i Partise Demokratike dhe u bindem teresisht te gjitha vendimeve qe do te marrin strukturat e saj. Une jam ne dispozicion te partise.


    -------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Gazeta KJ me kete shkrim haron se ne dyluftimin PD-PS ne Tirane nuk vendos profili dhe aftesia e kandidatve qe jane ne konkurence, por elektorati i TR, qe eshte i ndare ne dy kampe pd-iste dhe ps-iste, dhe pak ndryshim ka nqs sipas gazetarit nji kamp ka kandidatura me te mira se kampi tjeter.

    Ne TR dhe gjithandej ne Shqipri, zgjedhjet nuk i fiton partia me njerez me te afte a me profesionista, por sasia e vota-hedhesve.

    M'duket se ket fakt te sasise se vota-hedhesve e harojne dhe njerezit e PD-s (kandidaturat) kur deklarojne vjetersine familjare disa brezash ne TR ose nivelin e intelektit te tyre personal etj, etj.

    Ne TR duhet luftuar per te bindur vota-hedhesit qe te shkojne tek kutia diten e votimve dhe jo tu bien gjoksit se "ne" e jo "ata" jane me te zotet ne garen per fitore.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nga Shekulli, 18 mars

    PS-PD, ja përballjet e Tiranës

    Ndër duelet më të fortë ato mes Harasanit dhe Memisë, Angjelit dhe Pangos, Poçit dhe Ngjelës

    Nevila Perndoj

    TIRANË- Një garë e ashpër pritet të zhvillohet në Tiranë mes kandidatëve për deputetë gjatë zgjedhjeve të verës. Duke iu referuar gjithnjë listave paraprake, që jo vetëm po qarkullojnë në dy selitë e partive kryesore, por edhe në vetë pohimet e kandidatëve bien në sy mjaft çifte të fortë. Një duel i fortë parashikohet të jetë ai mes drejtorit të përgjithshëm të Doganave, Shpëtim Idrizi, dhe zëdhënësit të PD, Edi Paloka. Ky i fundit në një deklarim për mediat u shpreh dje se ai ka filluar tashmë punën, edhe pse strukturat e Partisë Demokratike nuk kanë marrë ende një vendim. “Për momentin unë jam duke punuar tek zona ku ka qenë deputet z.Topi dhe pastaj janë strukturat që vendosin, por tani për tani unë këtë zonë kam piketuar”,- tha dje Paloka. Një dyshe tjetër interesante pritet të jetë mes drejtorit të përgjithshëm të KESH-it, Andis Harasani dhe deputetit Shaban Memia. Në një deklarim për mediat, Harasani ka deklaruar se e ka të sigurtë fitoren, ndërkohë që gara e tij përballë Memisë pritet të jetë tepër e fortë. Por nuk duket se ngelet pas edhe konkurrimi mes Sokol Olldashit të PD-së dhe biznesmenit, Shyqyri Duraku të PS, në zonën e Laprakës. Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë, Besnik Mustafaj do të rikandidojë sërish në zonën e tij. “Unë do të rikandidoj aty ku kam kandiduar edhe në legjislaturën e mëparshme. Ndiej një detyrim të rikandidoj në këtë zonë sepse gjatë katër viteve, që unë isha deputet i tyre, unë realisht nuk munda që t’i përgjigjem kërkesave dhe nevojave që kishte ky komunitet për arsye të indiferencës dhe armiqësisë, që tregoi pushteti ndaj kësaj zone, që kishte votuar për mua”, - tha dje ai. Ndërkohë që përballë tij ende nuk është zyrtarizuar kandidatura nga PS, burime zyrtare pohuan se më e mundshme është ajo Luan Ramës. Një garë interesante pritet të zhvillohet edhe mes dy kandidateve femra, Majlinda Keta dhe Majlinda Bregu. Kjo e fundit prej një muaji është anëtare e KOP. Nënkryetari, Bamir Topi, i cili është dje tha se e ka të sigurtë fitoren në çdo zonë të Tiranës, do të kandidojë sërish përballë një femre, ashtu si katër vite më parë. Kësaj here, ai do të ketë përballë, prefekten e Tiranës, Mimi Kodheli. Spartak Ngjela një tjetër funksionar i lartë i PD, do të garojë përballë ministrit e Transporteve, Spartak Poçi. Edhe ministri tjetër ai i Rendit, Igli Toska do të përballet me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Bujar Nishani në zonën e Kombinatit, ndërkohë që një tjetër kandidaturë e fortë do të jetë në këtë zonë, ajo e Monika Kryemadhit nga LSI. Kryetari i PD-së së Tiranës, Vili Minarolli, i cili dje u shpreh se kandidimin e tij ia linte në dorë strukturave të partisë, do të ketë përballë Musa Ulqinin. Ndër të larguarit e PD-së, të sigurtë se do të garojnë janë Gramoz Pashko dhe Arben Imami. Pashko pritet të kandidojë përballë Ermelinda Meksit në zonën e Tiranës së Re, ndërsa Arben Imami përballë Arben Ahmetajt. Ndërsa Ylli Pango do të garojë përballë ministrit të Financave--------------------, Anastas Angjeli. Lista zyrtare e kandidatëve për deputetë, do të zyrtarizohet vetëm pas përfundimit të kuvendit të demokratëve në fund të prillit. Kjo sepse lista përfundimtare do të marrë viston e saj zyrtare vetëm për mbledhjes së kryesisë së PD, që do të ngrihet nga Këshilli i ri Kombëtar, përbërja e të cilit do të formësohet në kuvendin e ardhshëm të PD-së.

    Ja kush do të kandidojë në 12 zonat e Tiranës:

    PS PD
    Shpëtim Idrizi - Edi Paloka
    Andis Harasani - Shaban Memia
    Mimi Kodheli - Bamir Topi
    Luan Rama ? - Besnik Mustafaj
    Shyqyri Duraku - Sokol Olldashi
    Spartak Poçi - Spartak Ngjela
    Majlinda Keta - Majlinda Bregu
    Musa Ulqini - Vili Minarolli
    Anastas Angjeli - Ylli Pango
    Igli Toska - Bujar Nishani
    Arben Ahmetaj - Arben Imami
    Ermelinda Meksi - Gramoz Pashko
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Mimi ka per ta shkel me kom Bamirin. Pale kur kandidon akoma nje shpellar si Memia qe per specialitet te vetin ka ndarjen e armeve.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    guximtar Nano...

    Ka ven si kandidat per deputet banden e miljarderve qe ja paguajn Dubaj Kazino-bordellot shefit..
    harasani ka thesin me miljona te Keshit..
    idrizi ka thesin e Doganave..
    Mim kodhelja ka thesin e rrushfeteve qe jep mafia e ndertimit..
    e keshtu me radhe..
    Ajo Keta ka ne dor gjith arsimtaret..o voten o te cova ne baldushk..
    ec e majta proletaro miljardare..

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Ajo Keta ka ne dor gjith arsimtaret..o voten o te cova ne baldushk..
    ec e majta proletaro miljardare..
    Di gje ti Brar cfare punon kjo Majlinda Keta . Nuk mbaj mend mire po me duket si emer i njohur , me kujtohet se nje emer te tille e kam pas me nje klase .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lexuesja : 18-03-2005 më 19:45
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Me antiku eshte Arben Ahmetaj i cili vinte ne kohen e PD-se ne gjirokaster te mblidhte parate e korrupsionit qe rridhnin nga doganieret per zyrtaret e korruptuar.
    Erdhi dhe PS-ja ne pushtet dhe e mbajti si mjeshter ne vjedhje.
    Pas 97-tes ka qene ne gjithe vendet ku rridhte paraja.

    Sot do ta kandidoj si deputet!
    Nuk e di me nje shkolle anglishte qe eshte e nuk e di ca i afron ai publikut.

    Apo
    VOTO ti te VJEDH E BEJ PARA UNE.Per buzuqet e kazinot e Nanos e cetes se tij.

    Jane bere shume ligje per zgjedhiet po eshte lene hapesire parase se zeze qe ka dal nga vjedhjet e arkes se shtetit qe te hidhet ne zgjedhje per te blere vota sot per te vjedhur para neser.

    Ne bote ka ligje shume strikte per parate e individet ne fushate.
    Se mund ti kesh te gjitha ne rregull, po ne gjithe boten, po eshte e lire mafia te konkuroj me parate e pista per pushtet zgjedhjet jane te rezuara nga qenia demokratike.
    Kjo eshte dhe hapesira qe do te shfrytezoj Nanua.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 18-03-2005 më 19:52

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ahmetajt i duall nami para ca kohesh se duke qen zv minister i postave ka dhe nje firm qe gjithashtu merret me postat e nga telekomi merr impulse me te lire e ja shet miletit me te shtrenjte..
    Kemi folur per kte hajdut ketu e 1 vit para..
    Kur vajti Komisioni per kontroll nuk ju dorzuan dokumentat nga shefi aty qe ishte vjeherri i ketij ahmetajt..pra e kan ber shtetin bahce private kta te majtet gjoja.. qe mendojn per shtresat e varfera..
    Pikerisht per merita ne hadutllek ky kandidohet deputet..dhe pikerisht sepse Nanua e di se Socialistet Shqiptare e adhurojne vjedhjen dhe mjeshtrat e vjedhjes.. prandaj ai eshte i sigurt se hajnat do te votohen..
    Mir e ka..
    E kush e do te ndershmin.. as gruaja vet.. ik o p.irdhu i thote .. me vjen me dur ne myth ne shpi ..shiko filanin i thote.. dhe qenit i ka blere benx e i ka ven sherbetor.. e ne ngelem me kto kanapet e Enverit..

    Lexuse..

    Majlinde Keta nuk besoj te ket qen ne klas me ty.. sepse moshen tende ..pra mbi 30 .. nuk e preferon me kush te ec me taka e mini zyrave te shtetit..
    Duan te reja.. qe e kan fringo.. ato te perposhtmet..
    mos me keqkupto..mir..
    Pra te gjitha qe merren zyrave jan te reja qe u pershtaten bosave..kur shkojn ne llogara per uikende..
    Kjo Majlinda eshte shoqe me Xhoanen.. eshte dhe motra e Bahri Shaqos..qe nashti eshte shef i Shikut.. dhe ky nje hajdut e spijun i keq..
    PS ka ber seleksionim ne kuadrin arsimor..
    Cdo drejtoresh kopshti e shkolle eshte nje Luiz Hoxhe.. qe lufton ne frontin.. "na bashkojn Miliardat "..sic quhet ndryshe Ps-ja..

    ...

    Ja nje portret i Intelektualit te sotem ..

    Koha Jone:


    E Shtune, 19 Mars 2005


    MARENGLEN SPIRO: PSE KANDIDOJ PER PSD-NE

    KUSH ESHTE PROF. MARENGLEN SPIRO

    Ka lindur me 1949, ne Tirane. Eshte diplomuar fizikan ne Universitetin e Tiranes, 1972. Nje vit me pas eshte emeruar pedagog i fizikes ne Fakultetin e Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes. Ka mbrojtur graden "Doktor i Shkencave" ne universitetin "Pjer dhe Mari Kyri", Paris VI, France, ne fushen e biofizikes. Ka qene keshilltar i bashkepunimit arsimor e shkencor me Francen prane Ambasades Shqiptare Paris gjate viteve 1987-1991. Po ne kete periudhe ka qene dhe anetar i Komisionit te Bashkepunimit Shqiptaro-Francez te Kultures, Arsimit e Shkences si dhe anetar i Komisionit Shqiptar te UNESCO-s. Nga viti 1991-1994 ka qene punonjes shkencor i institutit "Kyri", Paris, Laboratori i Fizikes e Kimise Biomolekulare si dhe profesor ne Shkollen e Larte te Fizikes e Matematikes Industriale te Universitetit Cergy-Pontoise, Paris, France. Ndersa ne vitin 1995 profesor i Universitetit te Tiranes kurse gjate viteve 1996-2004, profesor i ftuar i Universitetit te Limozhit. Ne vitet 1997-2002 ishte rektor i Universitetit te Tiranes. Kurse ne periudhen 1998-2003 anetar i Komisionit te Kualifikimit Shkencor prane MASH. Profesor Marenglen Spiro eshte i Ftuar i Perhershem i Komitetit Nder-Ministror te Integrimit Euro-Atlantik 2000-2002, anetar i Komitetit Ad-Hoc per reformimin e Kerkimit Shencor prane MASH si dhe kryetar i Bordit te Qendres Shqiptare per te Drejtat e Njeriut e anetar i Komisionit Kombetar te Frankofonise. Ai eshte mbajtes i medaljes franceze "Chevalier des Palmes Academiques", autor dhe bashkautor ne rreth 80 artikuj shkencore ne shtypin shkencor te huaj e te vendit dhe komunikime ne kongrese shkencore si dhe autor i rreth 30 kumtesave shkencore dhe per arsimin e larte, gjithashtu autor e bashkautor ne 8 tekste universitare e monografi shkencore.

    Ish-rektori i Universitetit te Tiranes, profesor Marenglen Spiro, rrefen gjate nje interviste per "Koha Jone" arsyet pse vendosi te hyje ne politike e konkretisht perkrah socialdemokrateve."Duke patur parasysh kontributin konstruktiv te PSD-se gjate ketyre viteve te veshtira, kapacitetet e saj drejtuese e organizative dhe sidomos, figuren e vecante te drejtuesit te saj, aftesite e te cilit i njoh fort mire, kam bindjen se ky organizim politik eshte guri themeltar i ndryshimeve te pritshme dhe evolucioneve europiane te vendit", shprehet ai. Gjithashtu gjate rrefimit te tij, Spiro argumenton dhe shkaqet pse sipas tij nje angazhim i drejtperdrejte i intelektualeve ne politike eshte i domosdoshem. "Kontributi intelektual i ndergjegjshem eshte i nevojshem ne politike. Me termin "i ndergjegjshem" nenkuptoj motivet themelore te jetes politike te nje partie qe lidhen me perparimin e vendit dhe evidentimin e grupit perkates politik. Kontributi intelektual eshte qytetari ne politike: te respektosh tjetrin, sidomos kundershtarin kur ka te drejte apo, te pakten, kur eshte koherent e logjik", sqaron ai.

    Zoti Spiro, perse vendoset qe kontributin tuaj intelektual ta vini ne sherbim te politikes e konkretisht ne sherbim te PSD-se?

    Kontributi intelektual i ndergjegjshem eshte i nevojshem ne politike. Me termin "i ndergjegjshem" nenkuptoj motivet themelore te jetes politike te nje partie qe lidhen me perparimin e vendit dhe evidentimin e grupit perkates politik. Keto principe PSD-ja i respekton ne te gjithe veprimtarine e saj. Kontributi intelektual eshte qytetari ne politike: te respektosh tjetrin, sidomos kundershtarin kur ka te drejte apo, te pakten, kur eshte koherent e logjik (pasi "boshti" i se drejtes gjendet gjithmone tek "uni", kurse cka eshte logjike eshte me e aferta ndaj se vertetes), te konsiderosh kundershtarin politik si partner te nevojshem ne politike dhe te mos i drejtohesh me fyerje dhe insinuata te paprovuara (per te mos thene te rreme), te shohesh interesin e partise te lidhur ngushte me rezultatet ne te mire te vendit e jo vetem ne perfitimet qe u ke dhene aderenteve e militanteve te tu etj, jane disa nga rrjedhimet e ndergjegjes dhe qendrimit inelektual qe i duhet sot spektrit politik. A nuk shihni shume elemente intelektuale e patriote, pjesemarres edhe te oreve te para te zhvillimeve demokratike, pjesetare te grupimeve te medha politike qe kane lene, jo vetem partite, por edhe politiken, te dermuar nga situatat e krijuara, te papajtueshme me personalitetin intelektual? Spektrit politik shqiptar ata duhet t'i rikthehen dhe, ne kete kuptim, edhe intelektuale te tjere jane te nevojshem ne politike.

    Kah PSD-se ju orientoi prirja juaj politike apo...?

    Une gjithmone e kam vleresuar PSD-ne, por fillimet e saj nuk me gjeten ne Shqiperi dhe, disa kohe pas kthimit, mora drejtimin e Universitetit te Tiranes dhe, per vete pozicionin qe duhet te merrt ky institucion ne ate kohe (si dhe shume karakteristika te tjera qe duhet te fillonte te misheronte ai), nuk e bera hapin drejt aderimit ne PSD dhe bera mire. Nderkohe kam qene gjithmone nen pershtypjet me te mira te parat per kete grupim politik dhe jehonen qe pati ne vend ne momentet e krijimit, nga e cila me mbeten argumentet dhe motivet e ketij pozicioni, pavaresisht nga shume ngjarje te paparashikuara e te cuditshme qe ndodhen ne Shqiperi nderkohe. Aktualisht, duke mbetur ne keto pershtypje, kam parasysh gjithashtu kontributin e saj konstruktiv gjate ketyre viteve te veshtira, kapacitetet e saj drejtuese e organizative dhe, sidomos, figuren e vecante te drejtuesit te saj, aftesite e te cili i njoh fort mire, kam bindjen se ky organizim politik eshte guri themeltar i ndryshimeve te pritshme dhe evolucioneve europiane te vendit.

    Po pse ky orientim drejt politikave te majta?

    Perkatesia politike nuk eshte kusht, por anesia dhe preferenca per nje organizem politik, program, praktike dhe drejtues, mbetet reale per gjithkend. Keshtu, kam qene kurdohere i prire ndaj PSD-se dhe per te ndihmuar aksionin e saj politik e kombetar. Pergjithesisht klasa e majte e grupimeve politike, ka qene dhe eshte orientimi qe me ka terhequr, pasi perputhet me parimet e mia mbi zhvillimet e shoqerise. Kam bindje qe nje drejtim i nje shteti ligjor me baze ekonomike ekonomine e tregut, do te duhet te bashkeshoqeroje ngushte masat per zhvillimin korrekt e perspektiv te ekonomise private me masa progresive sociale ne ndihme te te gjithe shoqerise e sidomos te shtresave ne nevoje; per mua, ky orientim nuk lidhet vetem me idene e ndihmes se thjeshte per te kaluar veshtiresite, por me qellimin me te plote te dhenies se impulseve te ndihmes e inkurajimit, hapjes se horizonteve per te zhvilluar veprimtari aktive private nga secili, me imagjinate e vullnet ne te gjitha fushat. Ne fakt, tek ne ndarje "e majte" dhe "e djathte" nuk ka te beje (te pakten tani per tani) me keto principe, pasi, te mos zgjatemi shume, por vetem fushatat elektorale te shohim, te gjitha partite, te kujtdo spektri qofshin, therrasin vetem per masa sociale, te cilat do t'i realizojne menjehere. Megjithate programi i PSD-se me duket, ne kete drejtim, me perfaqesues dhe veprimtaria e saj me konkrete.

    Perse PSD-ja ze vend te preferuar per ju?

    PSD-ja me terheq me komponenten konstante, te besueshme e konstruktive te politikes dhe veprimtarise se saj. Element perberes prej nje kohe te gjate i spektrit politik shqiptar nje nga strukturat politike me te hershme ne vend, e ka konsoliduar veten si pjese e domosdoshme e perpunimit te politikes ne Shqiperi, si mekanizem kryesor mbeshtetes i formulimit dhe konkretizimit te parimeve demokratike te pushteteve ne vend si dhe si kontribues aktiv, efikas dhe rezultativ ne udheheqjen e drejtperdrejte te strukturave parlamentare dhe ekzekutive te besuara. Eshte koha e nje hopi cilesor te vendit drejt integrimit te plote te tij; duke pare kontributin shumevjecar te PSD-se, e vleresoj ate si nje force te organizuar e te afte per te pervijuar akset themelore te kesaj ecurie te ardhme dhe rritja e peshes se PSD-se ne qeverisjen e vendit (ne perputhje me peshen politike qe ajo ka) e shoh pjese te ketij aspekti. Them se eshte guri themeltar i ndryshimeve progresive te pritshme dhe une do te doja te jepja kontributin tim lidhur me kete vizion.

    Si ju duket situata parazgjedhore?

    E favorshme per ndryshime te nevojshme. Nje bilanc i menjehershem ka treguar potencialet e se majtes, e cila, per mua, duhet te fitoje por qe t'ja arrije kesaj, duhet te futet ne zgjedhje me mentalitete e procedura te reja. Te dy partite e medha nuk mund e nuk duhet te pretendojne me per shumice absolute; koalicioni i se majtes ka dale ne rend te dites si faktor i ndryshimit, pershtatjes ndaj situatave te reja e progresit. Keshtu, PSD-ne e shoh element themelor te ketij progresi, e cila, me perfaqesimin e saj te rritur ne vend, jo vetem do te konsolidoje te majten ne pushtet, por edhe te shfaqe kompetencat e veta drejtuese e organizuese. E ardhmja pervijohet nga forcat e reja drejtuese te politikes dhe shtetit. PSD-ja eshte e re ne mentalitet, botekuptim e konceptim te ecurive dhe transformimeve europiane. Besoj qe masa fluide e votuesve do te dije te dalloje forcen e fitores. Orientimi drejt saj eshte i dukshem dhe shpresedhenes.

    Dhe sefundmi me lejoni t'ju bej nje pyetje te drejtperdrejte. Do te kandidoni ju per PSD-ne ne keto zgjedhje?

    Kjo eshte nje ceshtje e bashkeveprimit mirekuptues me forcen politike ne fjale. Nga njera ane ekzistojne kualitete, mundesira, eksperience, motivacion i plote, etj, nga ana tjeter pozicionohet vleresim i ketyre ne lidhje me detyrat qe duhen kryer dhe konkretizimi me mbeshtetjen perkatese. Kam bindjen qe nje procedure e tille do te kryhet ne rastin tim dhe ju do te kini mundesi te shihni qarte rezultatet e qendrimet perkatese.


    -----


    Ja pra kush eshte ki marksengelsi.. ja cthot mes tjerash:


    Ish-rektori i Universitetit te Tiranes, profesor Marenglen Spiro, rrefen gjate nje interviste per "Koha Jone" arsyet pse vendosi te hyje ne politike e konkretisht perkrah socialdemokrateve."Duke patur parasysh kontributin konstruktiv te PSD-se gjate ketyre viteve te veshtira, kapacitetet e saj drejtuese e organizative dhe sidomos, figuren e vecante te drejtuesit te saj, aftesite e te cilit i njoh fort mire, kam bindjen se ky organizim politik eshte guri themeltar i ndryshimeve te pritshme dhe evolucioneve europiane te vendit", shprehet ai.


    --

    Pra Gjinushin qe eshte kryetar i PSd-s ky "francezi" ma quan figur te vecante.. kur Vlora pikerisht nga ky Gjinush e ka peshqesh dyfishimin e varrezave civile vetem ne kto pak vitet 97 e ketej..
    Pra megjithse ka nje kal shkolle marksengelsi i bashkohet partise se Zan Caushve e Luiz Hoxhave..
    kulmi...

    Kurse nga fronti i brek grisurve..pra Pd-ja ka qyfyre tjera..
    Kandidohet autori i Cekut te Bardh dhe i "startit te barabarte".. pra Pashko..
    dhe teza e "startit te barabarte" Pashko ist u realizua deri diku ne koh te Berishes dhe u cimentua ne vitet Nanoiste.. qe don te thote..

    Nje Njeri ka 120 biznese.. plus kolltuk zyre shteti pra qe te 120 bizneset e veta i ndjek nga zyra e shtetit dhe gjimon punet e bizneseve te veta duke i ren celulareve 24 or ne dite dhe impulset ja paguan Shteti dhe takimet me biznesmenet e tjere i ben me benz e benzin te Shtetit.. kurse kusurit u thuhet.. cke mo iko pi.rdhu.. .shko ne dyqan e me pension socialin e te papunit.. bli fotoksin e shko ne te semes e mo na caj b.ithen shume..

    Kurse Ruli haptaz i tha Berish Ngjelave ne Tv.. ju perdorni Tritol me hedh ne er shtyllat e tensionit.. e une si ndjeks lajmesh skam pare qe Ruli te ket kerku falje per kte shpifje e megjithate Berisha i merr perseri kta m.uta..

    Pse them Shpifje..se Ruli si bir spiuni nga nena e baba e di mire se Partia e se jemes ka qene mjeshtrja e Tritol-Kallashit qe ne dizet e trenë.. e deri me sot.. Eshte PPSh e Ps qe u vuri ca pushk ne bodrum kuvendit franceskan qe me 50-ten e pastaj u beri kontroll e pastaj i pushkatoj priftat e shkrete e te bijt e bijat venesit te pushkeve jan ne Ps e ne poste ku vidhet cdo dite gjaku i popullit..

    8 vjet mbas 97-tes ka pashko ruli ne koridoret e zyr-bizneseve te Shtetit e nuk di te ket then gjys llafe kunder korrupsionit apo te ken gjetur te meta ne sistemin qe ideuan e projektuan..

    Berisha po gjen deputet te tille qe vote nuk u jep as babai e mamaja vet se pjerdhin tek Nanua sorrolloperisht .. e don qe dhe per kta birbot te votojn ata..te perjetshmit besnik te Pd-s qe skan as buk te hane..e skishin ne koh te PPSh as ne te Pd e as ne te Ps-se..

    Berisha po vjen ne kte fushat pa nje ekran tv te vetin.. pa nje radio te veten.. pra populli do mesoj per planet e tezat e Berishes nga Tv i Zhejit qe eshte b.ole lepires i Nanos..

    8 vjet.. ne opozite.. cfar ben kta njerez..

    Pse i nxorri Nano ne bulevard hajdutet e tije..harasan-Idrizat me shoke..

    Ja o milet.. i shikoni keta.. votoni per ne se keta kan miliarda e po i votuat pikon dhe per ju ndonje bidon vaji a thes mielli a ndonje fatur Telo-Eletriku me Hater.. pra nuk u vem gjobe si Demokrateve qe u a bem barkun kto 8 vjet kompensat kineze.. qe u a rrasim faturat sa frangu pulen..e i lam pa pun e ju a fshim dhe ato kioskat se do ngrem grataciel bordellot tona aty..
    behuni me ne o pis milet se tek ne ka te hash te te besh qef.. ja shikoni Socialistet neper lagje.. faqe kuqa e bark derra te tere.. .. doni te ngordhni.. per buke..shkoni te Berisha..

    berisha duhet ti thot Lesit Lekes etjereve..pa perjashtim..
    ..
    Do bashkojm votuesit tone apo perseri do i lem hajdutet ne pushtet dhe 8 vjet tjera qe do behen 80 pastaj..
    ti thot Lekes.. po vazhduam keshtu..ne tokat e gjyshit tend o Lek do bej edvini e Altin arapi hotel bordellot e ska bir k qe tja marri me vone..

    Me cduken bathët.. perseri me Celibash do shkohet ne kto Votime..

    Me nje fjal do shkojm ne nje ndeshje futbolli ku arbitri kryesor eshte kelysh i trajnerit te njeres skuader..

    dihet perfundimi pa fillu ndeshja..








    qashtu..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    e mer brar, filozof dhe enciklopedi je ne te njejten kohe. ti eke kuptu mekanizmin e ujdisjes se pushtetit, por shyqyr qe ata humbamenot e zyrave te PD nuk vijn ti hedhin njehere syte ketej nga forumi per te marr mend por rrine e luajne solitar gjithe diten para kompjuterit qe ja ka cuar ai miku sales Trafikanti nga chicago. Ja Bamiri burre i mire duket, i vetmi kallep i mire nga Pd por do ti ngeli sharra ne gozhde me Mimin.

    -Sa do per fushate ti mi grupo- do i thote Edi
    -Po ja nja 100 milion o zoti krietar-ja kthen Mimi
    -Kaq pak rrusho?
    - Eh mos e vrit mendjen o Ed se ata jevgjit e bregut lumit i kaloj vetem me ca shishe vaj Olim
    -Mos harro ti kapi kamera me dajre e gernet kur te shkoj une per ty ne fushate- i flet Edi
    -Ta prish une ty shpirt- ja kthen Mimi. Edhe arushen Mira do ta sjellim aty te kercej per ty
    -He ta lumsha- i thote Edi duke i hedh nje sy minifundit te Mimit. - Edhe ai Rrumpalla kujton se 'ka me fitue' thote Edi duke qeshur fort.
    -Ik tani o Mim se po vijne kta bisnezmenet e Birra Tirana dhe kam ca hesape pune....100 milion the ee?

    Ja ky debat ka per tu zhvillu ne cdo qender votimi. Do dal Ngjela ne TV te filozofoje per angazhimin dhe detyrimin moral te individit ne procesin elektoral bashkekohor, ndersa Tosi me Harasanin e me Cacin te bere xurxull me ndonje Kartodrom do shkrihen se qeshuri teksa lozin poker me kte zyberin idealist se e dine mire se Harasani i ka votat gati me leket e KESh-it. Mustafaji do shtjelloje ne ndonje TV privat konceptet baze te demokracise moderne ndersa Idrizi me dashnoren me ndonje dhome hoteli ne Mallorca do i thote te dashures 'e shef ca leshko eshte ky rivali im'? Une kam qe tani me vete 50% te komisionerve demokrat se ata tanet si llogaris fare. E shof zemer e shof i thote ajo teksa i ledhaton xhepin plot me dollare dogane... E shoh zemer ohhh.

    Kjo eshte shqipria.

Tema të Ngjashme

  1. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Kongresi socialist: "Kujtoni vitin 1997 dhe Berishën"
    Nga gabriel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 02:24
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •