Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Piktori dhe skenografi Agim Zajmi

    1. Viti 1990

    2. Sovraniteti shqiptar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Piktura e dytė si me qenė versioni albanez i The Kiss-itKlimt-it . :)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Rozafa

    Zana shqiptare

    Nene shqiptare qe mbron bijte e saj
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Peisazhe shqiptare

    1. Berati

    2. Saranda

    3. Pranvera ne Tirane
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Hajde Korason se pyeta dhe nje tjeter te shtrydhe trute ca filmi eshte ky dhe s'ta mori vesh njeri. :D Na i perkthe pak nga gjuha e ekranit dhe ne te shkreteve qe s'marrim vesh.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me pelqyen keto pikturat e Zajmit, me shume per faktin qe jane shqiptare. Nuk i kisha hasur me pare.


    Korazoni flet per pikturen "The Kiss" te Gustav Klimt . Per me shume mund te shkosh ketu.

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    I mbani mend keto skenografi?

    1. Lumi i vdekur




    2. Konstandini dhe Doruntina... me patjeter :)

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 18-03-2005 mė 00:55
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    s'po me postohen si pics.... ne progress thote dhe hic.

    Faleminderit per sqarimin Fiori. S'di pse me vajti mendja automatikisht nga Korasoni ne filma... e pandergjegjshme fare. :D
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Fiori
    Me pelqyen keto pikturat e Zajmit, me shume per faktin qe jane shqiptare. Nuk i kisha hasur me pare.
    Korazoni flet per pikturen "The Kiss" te Gustav Klimt . Per me shume mund te shkosh ketu.

    Mbaj mend kur isha e vogėl , kishim njė album nė shtepi , ku midis tė tjerave ishte edhe "The KISS" . Ehhhhh, ē'hiqja...rrotullohesha ndonjėherė edhe 360 gradė, pėr ta parė e kuptuar mė mirė..:)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Edhe kjo me beri pershtypje

    Vallja shqiptare

    ... me beri pershtypje se tupanet e ketyre duken si bishti i shkabes ne flamur.

    Kjo e dyta peisazh shqiptar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  11. #11
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga angeldust
    Edhe kjo me beri pershtypje

    Vallja shqiptare

    ... me beri pershtypje se tupanet e ketyre duken si bishti i shkabes ne flamur.
    Ē'do tė thotė tupan, sipas teje Angeldust ? Edhe s'duken si shkabė por si gjeldeti. :)

    Piktura e dyte ėshtė e njohur, po ashtu edhe skenografia e "Lumi i vdekur" dhe "Kostandini dhe Doruntina ".
    Where does a thought go when it's forgotten?

  12. #12
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Opo tani s'do ti... bisht shkabe, po jo nga ato me pak pupla. Mua ai mendim me beri te terhiqem nga ajo pikture.

    Tupan ju thone daulleve dhe atyre fustaneve te malsise qe qendrojne ashtu si kembore. Sa here flasin per martese, tupanat permendin... fjalor te shqipes se sotshme s'kam. :)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  13. #13
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    AGIM ZAJMI: Skenograf, Piktor

    AGIM ZAJMI: Skenograf, Piktor,
    Profesor nė Akademinė e Arteve tė Bukura te Shqipėrisė, President i "Shoqatės Mbarėkombėtare tė artistėve figurative", "Artist i Popullit ", "Artist i Merituar", "Me Titullin Profesor" etj.

    Lindi nė Tiranė nė datėn 28 Nėntor 1936.

    Studimet
    Kryen studimet e larta pėr pikturė, skenografi-kostumografi nė Shėn-Petersburg, Rusi, studime qė ai i mbaron nė vitin 1961. Nė tė njėjtin vit fillon punė si skenograf nė Teatrin e Operės dhe Baletit dhe pak mė vone punon kryesisht nė Teatrin e Kombėtar tė Tiranės. Kohė mbas kohe punon edhe me Teatrin e Kosovės dhe tė Shkupit (Maqedoni).

    Nga viti 1978 edhe sot e kėsaj dite ėshtė profesor nė Akademinė e Arteve tė Tiranės.


    Veprat
    Veprat e tij janė ekspozuar nė shumė vėnde tė botės, si pėr shembull nė France, Angli, Itali, Gjermani, Austri, Turqi, Greqi, Egjipt etj. Pikturat e tija nė pikturė bėjnė pjesė nė Koleksionin e Galerisė sė Arteve Kombėtare (Tiranė) dhe nė koleksione nė vėnde tė tjera te botės.

    Aktualisht disa nga vepart e tija janė tė ekspozuara ne sallėn e pritjes (pėr delegacionet e huaja) nė Kryeministrinė e Shqipėrise.


    Cmimet kombetare
    M Ėshtė fitues i shumė ēmimeve kombėtare nė pikturė dhe skenografi. Pėr merita si artist ėshtė nderuar:

    - Nė vitin 1975 me titullin "Artist i Merituar i Republikės sė Shqipėrise".

    -Nė 1991 me titullin e lartė "Artist i popullit tė Republikės sė Shqipėrisė".

    -Nė vitin 1995 i jepet titulli "Profesor" (pėr sherbimin ndaj popullit shqipėtar qė ai ka dhėnė duke pėrgatitur dhe nxjerė nė jetėn shoqėrore shqipėtare, artiste dhe skenografė te rinj).


    Mirenjohja kombetare
    m Mbi krijimtarinė e tij janė botuar libra tė ndryshėm dhe janė realizuar disa filma dokumentar, tė transmetuar nė Radio Televisionin Shqipėtar.


    Me shume...
    Eshtė president i "Shoqatės mbarėkombėtare tė Artistėve Figurativ" shoqatė qė e ka qendrėn nė Tiranė, por que bashkėpunon me artiste nė tė gjitha anėt e kombit shqipėtar (Kosovė, Maqedoni, Greqi dhe diasporė).
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  14. #14
    Cobra1 Maska e Cobra1
    Anėtarėsuar
    18-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    288
    Me pelqyen shum te bukura dhe te goditura urime mos ndaloni tna sillni dhe te tjera
    Faleminderit Cobra 1

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Agim Zajmi, piktura

    Ndahet nga jeta piktori i mirėnjohur Agim Zajmi

    Emri:  75362.jpg

Shikime: 1460

Madhėsia:  27.6 KB
    TIRANE-Ka ndėrruar jetė nė moshėn 77 -vjeēare nė Tiranė piktori i njohur Agim Zajmi. Skenografi mė i vlerėsuar nė teatrin shqiptar. Studioi pikturė dhe skenografi nė San Petersburg, Rusi, ku u diplomua mė 1961.

    Pas diplomimit filloi punėn si skenograf nė Teatrin e Operės dhe Baletit, por mė vonė punoi kryesisht nė Teatrin Kombėtar tė Tiranės. Herė pas herė realizon skenografi nė teatrot e Kosovės dhe Shkupit.

    Duke filluar nga viti 1978 ka punuar si profesor nė Akademinė e Arteve tė Tiranės. Ka ekspozuar veprat e tij nė pikturė nė Francė, Itali, Angli, Greqi, Turqi, Austri, Egjipt, etj.

    Njė pjesė e kėtyre veprave ruhen nė koleksionin e Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė si dhe koleksione private nė vende tė ndryshme tė botės.

    Homazhet zhvilohen nesėr nė orėn 12:00 te Universiteti i Arteve.


    (a.n/BalkanWeb)

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lamtumirė Agim Zajmit, ideatorit tė skenografisė moderne

    Lamtumirė Agim Zajmit, ideatorit tė skenografisė moderne
    12




    Kulturee Martė, 5 Nėntor, 2013 | 13:43 pm
    U pėrcoll dje nė banesėn e fundit piktori dhe skenografi, homazhet nė Universitetin e Arteve.

    Muntaz Dhrami: Dashuria e madhe e tij, Kosova, e trajtoi nė pikturė.

    Autori i dhjetėra skenografive nė opera dhe teatėr, nėnshkruesi i qindra pikturave, Agim Zajmi, u pėrcoll dje pėr nė banesėn e fundit. Nė hollin e Universitetit tė Arteve, ku ai dha mėsim prej vitit 1978, u mbajtėn homazhet nė nder tė “Piktorit tė Popullit”, i cili u nda nga jeta nė moshėn 77-vjeēare. Miq, tė afėrm, kolegė e studentė, i dhanė lamtumirėn e fundit. Njė tufė me lule edhe nga ministrja e Kulturės, Mirela Kumbaro, e cila nderoi artistin nė kėtė takim tė fundit. Tė gjithė kanė diēka pėr tė kujtuar, nga njė jetė e gjatė artistike sė bashku. Disa e kujtojnė qė nga koha e Liceut, tė tjerė nga studimet nė Leningrad, nga bashkėpunimet e para. Regjisori dhe dramaturgu Mihal Luarasi kujton bashkėpunimin e parė me Zajmin, pėr realizimin e operės “Karmen”, kur sapo ishte kthyer nga Leningradi. “Ėshtė humbje e madhe, sepse Agimi ėshtė njė nga themeluesit e skenografisė moderne shqiptare. Ishim shokė tė vjetėr, qė nė Liceun Artistik, madje edhe nė Leningrad kemi studiuar bashkė. Duke punuar sė bashku nė Fakultetin e Arteve Figurative, ajo miqėsi fillestare u forcua edhe mė tepėr, sepse u bėmė bashkėmoshatarė edhe nė krijimtari. Krijimtaria e tij ėshtė shumė e pasur nė gjininė e kompozimit, nė gjininė e portretit dhe me shumė dashuri Agimi trajtoi temėn qė e kishte aq pėr zemėr, temėn e Kosovės. Nė skenografi ai ka lėnė gjurmė tė fuqishme. Publiku i ka parė dhe i ka vlerėsuar ato. Ėshtė njė humbje e ndjeshme pėr ne dhe familjen e tij, por ngushėllohemi me faktin qė veprat e tij janė nė skenat tona, janė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve dhe shumė galeri tė qyteteve apo nė koleksione jashtė vendit”, thotė skulptori Muntaz Dhrami. Sipas tij, Zajmi nė ēdo gjini qė trajtoi ishte i suksesshėm, por ai do tė veēonte atė qė kishte mė pėr zemėr, Kosovėn. “Ka shumė kompozime qė ai ia ka kushtuar temės sė Kosovės. Si me origjinė nga Kosova, ishte e natyrshme lidhja e tij mė tė, por gjithashtu ai ka trajtuar edhe portretin e malėsorėve, tė nuseve tė Kosovės, pra njė diapazon i gjerė”, thotė Dhrami.
    Krijimtaria e Agim Zajmit shtrihet nė njė hapėsirė kohore 40- vjeēare, ku numėrohen realizimet e rreth 250 skenografive nė teatrot e Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė dhe me rreth 3000 kostume. Ka realizuar skenografitė e veprave operistike dhe teatrore, si “Lumi i vdekur”, “Kostandini dhe Doruntina”, “Sheherezadja”, “Filumena Marturano”, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” etj. Njė vend tė veēantė nė krijimtarinė e tij zinte piktura, e shpėrndarė nėpėr koleksione private. Ndėr to 37 vepra janė pjesė e fondit tė Galerisė Kombėtare tė Arteve.

    panorama

    -

Tema tė Ngjashme

  1. Piktura
    Nga gunman nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-01-2014, 16:35
  2. Piktura Murale e Mesjetės nė Shqipėri
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 14:26
  3. Piktura tė reja, nga njė piktor i ri
    Nga ornament nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 12:46
  4. Piktura kameleon e Mikel Temos
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 12:43
  5. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 18:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •