Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125

    Konference Studentore ne SHBA!!!!

    Gjenerata e Re Shqipetare - Universiteti i Connecticut - Universiteti i Bostonit



    Ju ftojne te jeni pjese e Konferences:

    "BASHKIMI STUDENTOR SHQIPTARO - AMERIKAN"

    Data: E Shtune, 16 Prill, 2005

    Vendi: New York, NY

    Ora: 9:00am - 3:00pm


    Konferenca B.S.SH.A ka si qellim:
    - Te mbledhe se bashku te gjithe studentet Shqiptare ne SHBA.
    - Te ofroje ide konstruktive mbi ceshtjen Shiptare edhe Shqiptaro-Amerikane.
    - Te jete pasqyra e nje imazhi pozitiv per komunitetin Shqiptaro-Amerikan.
    - Te krijoj lidhje, mbeshtetje dhe mbrojtje te interesave Shqiptare dhe Shqiptaro-Amerikane.

    Qellimet e siper-permendura do te arrihen vetem me ndihmen dhe bashkepunimin e grupit tuaj studentor. Vetem duke luajtur nje rol konstruktiv, duke qene te bashkuar, si dhe duke shpalosur idete tuaja dhe duke ofruar ekspertizen tuaj te vlefshme, do te krijohet mundesia per organizimin dhe pasqyrimin dinjitoz te komunitetit Shqiptar ne Amerike. I ftojme studentet dhe grupet studentore, jo vetem per te qene spektatore ne pasqyrimin e ceshtjes dhe interesave Shqiptare ne SH.B.A., por per te qene pjese aktive, shpresedhenese dhe frymezuese ne vazhden historike te nisur nga patriotet Fan S Noli e Faik Konica.

    Te ftuar nderi pritet te jene: Elez Biberaj, Zudi Karagjozi, Joe DioGuardi, Idriz Lamaj, Agmi Karagjozi.
    Organizatat: VATRA, NACC, AACL, etc.

    Platforma e Konferences:

    Seanca e I: 9:00 - 12:00
    9:00 – Mengjesi
    10:00 - Hapja zyrtare e konferences.
    ● Prezantimi i grupeve studentore.
    ● Pershendetje nga te ftuarit e nderit.
    ● Paraqitja e ideve te grupeve studentore.
    12:00 - Perfundimi e seances se pare.

    Interval / Koktej: 12:00 - 1:00

    Seance e II: 1:00 - 3:00
    Tryeza e rrumbullake.
    Shqyrtimi i ideve te paraqitura nga secili grup.
    Formulimi i nje platforme orientuese.
    Konkluzione.

    -----------------------

    Ftojme grupet studentore Shqiptare ne SHBA te behen pjese e kesaj konference.
    Mund te adresoheni tek e-maila: ERIONB@AOL.COm
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Pse ikėn truri e nuk kthehet,

    Pse ikėn truri e nuk kthehet, si dhe pse nuk krijohet tru i ri nė Shqipėri?

    Veprimtaria e Organizitės sė Studentėve Shqiptarė nė Botė para pak kohėsh pati goxha bujė nė opinionin publik shqiptar. Pėr shumė njerėz u duk se rreze tė forta shprese u hapėn befas pėr tė mirėn e Vatanit. Kjo magjepse e shqiptarėve nga diēka qė vjen nga jashtė nuk ėshtė as e re dhe as e pakuptueshme.
    Nga njėra anė nė historinė e shekullit tė nėntėmbėdhjete dhe fillim shekullin e njėzetė ndaj kombit shqiptar ka mibzotėruar influenca e fuqishme e diasporės shqiptare. Dhe ky romantizėm patetik rilindas ja tek rishfaqet sėrisht por kėsaj radhe nė vitin e 92-tė tė egzistencės sė shtetit shqiptar. Nga ana tjetėr pėr pasojė tė plogėshtisė sė brendshme ėshtė jashtėzakonisht joshėse qė ti presėsh zgjidhjet tė gatshme nga jashtė.
    Ky artikull nuk ka pėr qėllim dekurajimin e iniciativės sė studentėve shqiptarė jashtė por qė tė aplikoj njė pėrqasje mė realiste dhe kritike ndaj situatės sė burimeve njerėzore nė Shqipėri nė pėrgjithėsi dhe ndaj njė kėrkesė spikatėse tė tė rinjve qė studiojnė jashtė nė veēanti.
    Duke nisur nga kjo e fundit, ajo qė tingellon ēuditshėm ėshtė kėrkesa e tyre qė shqiptarėt e diplomuar jashtė tė punėsohen apriori nga shteti shqiptar. Dihet pėr arsye tė njohura nga tė gjithė, qė ata qė studiojnė jashtė zakonisht marrin njė arsim relativisht mė tė mirė se shqiptarėt qė studiojnė brenda Shqipėrisė, pra kthehen nė Shqipėri me njė avantazh tė ndjeshėm ndaj tė tjerėve qė kėrkojnė punė. Bile ajo qė vihet re dendur ėshtė fakti qė kur studentėt tanė jashtė kthehen nė Shqipėri sėmuren nga njė sindromė qė amerikanėt e quajnė “Big fish in a small pond” qė do tė thotė peshk i madh ne njė pellg tė vogėl. Gjithėsesi pėrse u dashka qė kėta njerėz tė trajtohen nė mėnyrė favorizuese duke iu shmangur konkurences sė tregut tė punės? Studentėt shqiptarė tė diplomuar jashtė mirė se tė kthehen por nėse kanė diēka tė mirė pėr ta ofruar duhet qė fillimisht tė garojnė e tė fitojnė nėpėrmjetė meritokracisė qė ofron nje tregi i lirė i punės.
    Kėtu pra del nė pah problemi kryesor nė Shqipėri, qė ėshtė mungesa e konkurencės nė tregun e punės. Ose mė saktė vlen tė thuhet qė tregu shqiptar i punės, pavarsisht nga dėshirat tona pėr tė patur sa mė shumė njerėz tė kualifkuar qe tė kthehen nė Shqipėri, ėshtė dekurajues pėr personat e kualifikuar. Ky pohim ėshtė njė deduksion I natyrshėm I analizimit tė tregut egzistues tė punės nė lidhje me cilėsinė e arsimimit.
    Po tė marrim nė konsideratė punėdhėnėsin e parė potencial pėr njė student, sektorin shtetėror ne Shqipėri i cili fatkeqėsisht ėshtė I kalbur nga nepotizmi, favoritizmi, korrupsioni dhe politzimi I tejskajshėm, zorr se kualifikimi tė jep dorė pėr tė gjetur njė punė. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja per nje te diplomuar ėshtė jo mbarimi I studimeve nė njė universitet tė mirė dhe me rezultate tė larta por lidhjet personale dhe politike qe ky person ka si dhe sasia e parave qė ėsthė I gatshėm pėr tė paguar pėr njė post.
    Po tė shohim punėdhėnėsin e dytė potencial pėr tė diplomuarit, pra biznesin e madh, kualifikimi cilėsor zorr se pi uje. Nė kushtet e ekonomisė sonė tė mbyllur tė mbizotėruar nga pak aktorė ekonomik qė I kanė , fitimet e arritura nga bizneset e mėdhaja janė tė sigurta pasi konkurrenca mungon. Nderkohė qė kėto fitime janė tė sigurta atėhere pėrse u dashka qė tė investohet nė burime cilėsore njerėzore? Kjo gjė ėshtė e arsyeshme tė bėhet vetėm kur nuk ka monopole apo kartele verdallė dhe kur konkurrenca e rreptė e dikton kėtė nevojė.
    Punėdhėnėsi I tretė potencial ėshtė biznesi i vogėl dhe I mesėm. Problemi I kėtij biznesi ėshtė qė ky biznes nė Shqipėri ėshtė nė pothuaj gjithmonė I ndikuar nga karakteristikat tradicionale tė shoqėrisė shqiptare. Ky lloj biznesi punėson kryesisht njerėz tė rrethit tė ngushtė familjar shoqėror prandaj shumė e vėshtirė qė tė punėsojė njė person tė huaj, pavarsisht nga cilėsia e arsimimit.
    Biznesi I huaj normalisht ėshtė ai qė sjell teknika, dhe teknologji tė reja si dhe stil te ri menaxhimi qė e bėn mė mikpritės ndaj njerėzve tė arsimuar mirė. Dhe kjo shihet lehtė nga fakti qė tė vetmet biznese qė kanė bėrė trajnime pėr punonjėsit e rinj janė dy kompanitė e telefonisė sė lėvizshme si dhe bankat e huaja qė kanė investuar nė Shqipėri. Mirepo ky biznes ėshtė shumė I kufizuar nė Shqipėri, dhe nderkohė ai pak qė ėshtė, shpesh herė ėshtė pėrshtatur me kushtet shqiptare tė mungesės sė konkurencės dhe tregohet mospėrfillės ndaj burimeve njerėzore. Duke patur parasysh qė sektori i organizatave jo-fitimprurėse financohet pothuaj plotėsisht nga para tė ardhura nga jashtė nė njė farė mėnyre ky sektor mund tė konsiderohet si shtojcė I investimeve tė huaja. Ky ėshtė mbase sektori i vetėm qė ēmon cilėsinė e arsimit dhe ka mbledhur rreth vetes njė pjesė tė madhe tė njerėzve qė kanė patur kualifikime jashtė Shqipėrisė.
    Analiza racionale e prespektivės sė punėsimit tė njė studenti tė sotshėm nė tregun e sotshėm tė punės nė Shqipėri tregon qartė qė ky student nuk ka shumė motive pėr tu kthyer nėse ėshtė jashtė apo pėr tė mėsuar intensivisht nėse ėshtė nė Shqipėri pasi cilėsia e arsimit qė ka pėr tė marre nuk ka pėr tė ndikuar shumė nė punėsimin e tyre. Pėr rrjedhojė pėr ata qė mėsojnė shumė nė Shqipėri mund tė thuhet se veprojnė nė mėnyre jo-racionale dhe e bejnė studimin tė shtyrė nga pasioni, kurioziteti, ndikimi i familjes ose nga bindja se herėt a vonė kanė pėr tė ikur nga Shqipėria nė kėrkim tė njė vendi ku vlerėsohet arsimi.
    Diploma universitare nė Shqipėri shikohet si njė liēencė qė duhet marrė patjetėr pėr hirin e njė tė ardhmeje tė largėt e tė paqartė kur kjo diplomė do tė ‘hajė bukė’. Ndėrkohė mjetet e pėrdorura pėr ta shtėnė atė nė dorė (kryesisht korrupsioni dhe nepotizmi) janė mė se tė justifikuara pėr tu pėrdorur.
    Por nuk ėsthė vetėm mundėsia e mjegullt pėr tu punėsuar nė tregun e mbrapmė tė punės qė dekurajon te diplomuarit jashtė qė tė kthehen, si dhe studentėt e kėtushėm pėr tė mėsuar. Pėrpos vlerės sė pakėt qė ka arsimi pėr tė rritur probabilitetin e punėsimit pėr njė student egzistojnė dy alternativa tė tjera qė e dekurajojnė akoma mė krijimin e trurit shqiptar.
    Sė pari mundėsia e lehtė pėr tė emigruar ka qėnė njė ndėr faktorėt kryesorė qė ka nxitur braktisjen e shkollės. Ndėrkohė kriminaliteti i zhvilluar ėshtė shpesh njė alternativė mė joshėse se shkollimi. Ne e dimė mjaft mirė se nė Shqipėri mbizotėron njė nivel I lartė I kriminalitetit dhe se fitimet qė nxirren prej tij janė shumė tė larta. Nuk ėshtė shumė e vėshtirė qė tė pėrfshihesh nė trafiqe fitimprurėse nė Shqipėri. Mjafton tė lėsh pėr pak kohė mėnjanė skrupujt dhe tė marrėsh hapin e parė pertej moralit, dhe se shpejti e gjen veten fund e krye tė pėrfshirė nė vorbullėn e dallavereve tė paligjshme. Pėr mė tepėr nė kushtet e forcės “efikase” tė policisė shqiptare mundėsia pėr tu kapur ėshtė shumė e ulėt. Por edhe po tė kapesh falė gjyqėsorit “tė kulluar” shqiptar, ka njė probabilitet shumė tė lartė qė tė shpėtosh. Me njė fjalė, nė kushtet kur risku pėr tu ndėshkuar per bėrjen e diēkaje tė paligjshme ėshtė kaq i ulėt ėshtė shumė tunduese tė zgjidhet mė mirė rruga e krimit se sa ajo e arsimimit ku risku i tė qėnurit i papunė ėshtė qamet i lartė.
    Kjo situatė aspak premtuese, tregon qartė se sot nuk ka njė klimė tė favorshme qė tė shtyjė trurin shqiptar qė tė kthehet dhe aq mė pak klime nxitėse pėr formimin e trurit tė ri. Pėr rrjedhojė zgjidhjen e situatės duhet ta shikojmė tek vullneti i faktorit politik pėr tė bėrė cclirimin e konkurencės ne treg si dhe sigurimin e forcės sė ligjit. Padyshim qė nuk mund tė arrihet shumė me thirrjet Noliane tė tipit “mbaju nėno mos ki frikė se ke djemtė ne Amerikė” etj etj. qė degjohen nga kėta tė rinj qė janė shumė tė zellshėm por pak tė kthjelluar me realitetin shqiptar.

Tema tė Ngjashme

  1. Demonstratat studentore tė 30 dhe 31 majit 1989
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 21:04
  2. Shoqatat studentore
    Nga Kryeplaku nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 06:35
  3. Unioni i Studentėvė Shqiptarė nė Maqedoni
    Nga shkup_kercovari nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 14:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •