Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 89
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    EDGAR ALLAN POE (1809-1849)

    VETEM

    Qysh nga ora e fëmijërisë, unë nuk jam
    Njëlloj me të tjerët ; unë nuk shoh
    Siç të tjerët ; unë nuk di t'i nxjerr
    Pasionet e mia nga ujëvara e përbashkët
    Nga një tjetër burim vjen
    Dhimbja ime, kurrë nuk kam mundur për t'a zgjuar
    Zemrën time në tonin e gëzimit të të tjerëve
    Dhe gjithçka që doja, unë e doja vetëm
    Eshtë atëherë - në fëmijërinë time - në agim
    Të një jete të vrullshme që qe nxjerrur
    Në çdo hon të së mirës dhe së keqes,
    Ky mister që gjithmonë më mban -
    Në vërshime dhe në ujëvarë
    Në thepisjen e kuqe të malit --
    Në diellin që sillet përreth meje
    Në arin e tij vjeshtor
    Në vetëtimën që fluturonte në qiell dhe kalonte
    Pranë meje për t'u larguar,
    Në gjëmimin dhe në stuhinë
    Dhe në renë që merrte formën
    (Ndërsa anash qielli ishte blu)
    E një demoni në sytë e mi.


    (Përkthyer nga UN)

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    LOUIS ARAGON
    (1963)

    I ÇMENDURI PAS ELSËS

    Ka gjëra që nuk ia them Askujt Atëherë
    Ato nuk i bëjnë keq askujt Por
    Fatkeqësia është
    Që unë
    Fatkeqësia fatkeqësia është
    Që unë këto gjëra i di

    Ka gjëra që më brejnë Natën
    Për shembull gjëra si
    Si të them si gjëra si ëndërra
    Dhe fatkeqësia është që këto nuk janë aspak ëndërra

    Ka gjëra që më janë krejt
    Ama krejt të padurueshme edhe pse
    Nuk them asgjë edhe pse nuk
    Them asgjë më kuptoni më kuptoni mua mirë

    Atëherë kjo ju nganjëherë kjo ju mbyt
    Më shikoni më shikoni mua mirë
    Shikoni gojën time
    Që hapet dhe mbyllet dhe nuk thotë asgjë

    Të mendosh vetëm tjetër gjë
    Të ëndërrosh me zë të lartë dhe nga unë
    Dalin fjalë nga çka unë habitem
    Që nuk i bëjnë keq askujt

    Në vend të kësaj unë kam frikë prej meje
    Nga kjo gjë në mua që flet

    E di mirë që kjo nuk duhet
    Por ç'mund të bëj unë
    Goja hapet dhe shpirti është aty
    Që drithëron zog mbi buzën time

    O gjithçka që nuk e them
    Që nuk ia them askujt
    Fatkeqësia është që kjo tingëllon
    Dhe godet papushim në mua
    Fatkeqësia është që kjo është në mua
    Edhe pse askush nuk e di këtë
    Jo më lini mua jo më lini mua
    Nganjëherë ia them vetes nganjëherë
    Vlen më mirë të flasësh sesa të heshtësh

    Dhe pastaj e ndjej që lagen
    Këto fjalë të mia në pështymën time
    Këtu është fatkeqësia jo e imja
    Fatkeqësia që n'a është e përbashkët
    Tmerron njerëz të tjerë
    Dhe kush pra të pati dhënë dorën
    Duke e ditur çfarë ne jemi

    Për pak për pak që ti t'a kesh thënë
    Atë që nuk mund të marrë formë
    Atë që të banon dhe merr formë
    Të paktën që është në udhë
    Që shtyp grushtin tënd
    Dhe njerëzit Ç'doni të thoni
    Ti ndjehesh ashtu siç ndjehesh
    Shtazë përballë njerëzve Ç'po thoja
    Ç'po thoja Ah po ndoshta
    Që bën kohë e bukur që do të bjerë shi që duhet të ikim
    Ku pra Edhe kjo është e tepërt
    Dhe i ruaj nëpër dhëmbë
    Këto fjalë frike që ato nënkuptojnë

    Mos më shikoni brenda
    Që bën kohë e bukur kjo ju mjafton
    Mund të them që bën kohë e bukur
    Edhe pse bie shi mbi fytyrën time
    Të besosh në diellin kur bie ujë
    Fjalët në mua vdesin kaq fort
    Që kaq ashpër më plagosin
    Fjalët që nuk i formoj
    A është vdekja e tyre në mua ajo që kafshon

    Fatkeqësia është të dish mbi çfarë
    Nuk flas njëkohësisht
    Dhe mbi çfarë megjithatë unë flas

    Eshtë në ne kjo që n'a duhet të heshtim



    (Përkthyer nga UN)
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 23-02-2005 më 23:52

  3. #3
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Louis Aragon (La Diane Francaise, Seghers 1946)

    Nuk ka dashuri të lumtur

    Asgjë nuk është e fituar nga njeriu As forca
    As dobësia as zemra e tij Dhe kur ai beson
    Të hapë krahët e tij hija e tij është ajo e një kryqi
    Dhe kur ai beson të shtrëngojë lumturinë e tij ai e shkërmoq atë
    Jeta e tij është një divorc i çuditshëm dhe i dhimbshëm

    Nuk ka dashuri të lumtur

    Jeta e tij Ajo ngjan me ato ushtarët pa armë
    Që i patëm veshur për një tjetër fat
    Për çfarë do t'ju duhej atyre të ngriheshin në mëngjes
    Ato që në mbrëmje i gjejmë të rraskapitur të pasigurtë
    Thoni këto fjalë Jeta ime Dhe mbani lotët tuaja

    Nuk ka dashuri të lumtur

    Dashuria ime e bukur dashuria ime e shtrenjtë brenga ime
    Të mbart ty në mua siç nje zog të plagosur
    Dhe ata aty pa e ditur n'a vështrojnë të kalojmë
    Duke përsëritur pas meje fjalët që kam gërshetuar
    E që për sytë e tu të mëdhenj krejt përnjëherë vdiqën

    Nuk ka dashuri të lumtur

    Koha për të mësuar jetuar është tashmë tepër vonë
    Sa qajnë nëpër terr zemrat tona në një zë
    Sa fatkeqësi duhet për këngën më të vogël
    Sa keqardhje duhet për të paguar një drithërimë
    Sa ngashërime për një tingull kitare

    Nuk ka dashuri të lumtur

    Nuk ka dashuri që të mos jetë me dhimbje
    Nuk ka dashuri ku të mos jemi vrarë në shpirt
    Nuk ka dashuri ku të mos jemi rrudhur
    Dhe jo më tepër se ti dashuria e atdheut
    Nuk ka dashuri që të mos jetojë me lotë

    Nuk ka dashuri të lumtur
    Por kjo është dashuria jonë e të dyve



    (Përkthyer nga UN)

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Pierre Reverdy

    Vonë në jetë

    Jam i ashpër
    Jam i butë
    Dhe kam humbur kohën time
    Për të ëndërruar pa fjetur
    Për të fjetur duke ecur
    Ngado ku kam kaluar
    Kam gjetur mungesën time
    Nuk jam asgjëkundi
    Përveç hiçit
    Por mbart përsipër rropullive të mia të brendshme
    Aty ku rrufeja ka goditur shpesh
    Një zemër ku çdo fjalë ka lënë gjurmën e vet
    Dhe nga ku jeta ime zbrazet papushim



    (Përkthyer nga UN)

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Charles Pennequin

    Pouchkine im.

    Në fakt kjo është historia e një njeriu. Ai është mullixhi, e bija është e dashuruar. Nuk dihet mirë përse por ato janë të varfër. Thatësira. Kjo sepse ai është mullixhi. Mullixhinjtë janë të varfër në këtë vend. Dhe e bija e tij është e dashuruar. Ky është kulmi. Sepse ajo është e dashuruar me një princ. Princi ka qenë i dashuruar ai gjithashtu. Por mullixhiu ka frikë. Ai ka frikë për të bijën e vet. Ajo do të bjerë nga lart. Apo diçka e tillë. Sidoqoftë ato do t’a kenë ngushtë. I ati i thotë asaj të mos shohë ëndrra. Babai i saj është mullixhi. Këto janë të varfër. Kjo është varfëria dhe i ati i saj. Dy vjet borxhe. Huadhënës ngado. Lakmi për të bërë qejf mbarë e mbrapsht. Por është vajza e tij. Dhe kulmi : ajo është e dashuruar. Dhe me një princ për t’u vënë kapakun të gjithave. Princi u bënë kaq kohë që nuk po bëhet i gjallë. E bija e mullixhiut mërzitet. Krejt e vetme. Në fund të vrimës. Vrima e jetës së saj. Mulliri. Mulliri nuk i ka punët mirë. Mullixhiu shqetësohet. Vajza është e dashuruar me një djalë jo të rangut të saj, të llojit të saj, të kushtit të saj. Kjo është varfëria. Kjo është e shëmtuar. Skamja zë vend. Mullixhiu është akoma i ri. Dëshpërim. Ajo pret princin e saj. U bënë tani pak kohë që ai nuk po duket. Pak më përpara ato shiheshin shpesh në rrugë. Deri atëherë kur ai nuk vjen më. Tani ja ai tek duket. Ai është mbi kalin e tij. Ose më mirë është në këmbë. E dashura e saj e sheh. Ajo qan. Ajo shqetësohet. Princi jep plot para. Mullixhiu është i kënaqur. Kurse ai është i zënë ngushtë. Princi është i zënë ngushtë. E fejuara është e mërzitur. Përse gjithë kjo heshtje. Tani ai do t’a marrë atë më vete. Por vetëm pak më vonë. Pas një kohe të gjatë. Një kohe mjaft të gjatë ku vajza mërzitet. Dhe i fejuari duket i zënë ngushtë. Një kohë e gjatë ku shohim gjithashtu mullixhiun tejet të kënaqur. Ai i thotë atij Ja që kështu është. Mullixhiu. Jo princi. Princi thotë ja që kështu është. Ai ia thotë këtë vajzës. Vajza i thotë atij Nuk jam më e dashuruar. Jo. Është ai që ia thotë këtë asaj. Është djali ai që nuk është më i dashuruar. Por ai nuk i thotë nuk jam më i dashuruar. Ai i thotë : jam i paguar. Të pata thënë. Është mullixhiu. Të pata thënë që ai i thotë asaj. Dhe pastaj djali largohet. Dhe vajza gjendet e varur. Dhe mullixhiu është mplakur shumë. Ja kaq.

    (Përkthyer nga UN)
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 25-02-2005 më 22:33

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Patrick Dubost

    Ardhmëria

    Vështroj « ardhmërinë ». Jam i ulur në të tashmen dhe vështroj « ardhmërinë ». Përpiqem të shoh përtej por « ardhmëria » është një objekt i errët. Ngrihem dhe i vij asaj anash. Ngadalë. A merr kohë që t’i vish rrotull « ardhmërisë » ?... Dhe tani e shoh « ardhmërinë » nga shpina, unë shoh « airëmhdra ». « airëmhdra » është lehtësisht e errët. Përpiqem, përtej «airëmhdra », të shoh të tashmen. Shoh karriken time bosh. Them me vete, i ngulur përpara « airëmhdra » dhe më larg karrikes sime bosh, që nëse rikthehem përsëri do të shoh ardhmërinë, do të shoh ardhmërinë pa thonjëza. Rikthehem ngadalë dhe shoh : « ardhmëria ». Prapa « ardhmërisë » ka « ardhmëria ». Të mos dorëzohemi shpejt. I vij rrotull ngadalë « ardhmërisë » n°2, rikthehem ngadalë dhe shoh « airëmhdra » n°2. Rikthehem ngadalë dhe shoh « ardhmërinë » n°3. Bëj pak pushim. Pyes veten mbi çështjen e së tashmes. Problemi i karrikes bosh. Pas një hovi prej tetë metrash, kapërcej « ardhmërinë » n°3, pastaj « ardhmërinë » n°4, dhe vazhdoj të vrapoj dhe kapërcej por pa e çarë më kokën për të tashmen apo për karriken bosh. Deri tek « ardhmëria » n°10. Dhe këtu : asgjë prej gjëje. Përveç, rrafsh me tokën, nja pesëmbëdhjetë metra larg : « mbërritja ». E kapërcej, fare ngadalë : « mbërritja ». Shumë zhurmë tek shkallët. (Parardhësit e mi, pasardhësit e mi.) Ato bëjnë një potere të tmerrshme. Jam akoma në të tashmen. Kthehem nën thirrjet dhe nën çka ato hedhin. Shoh perspektivën e « ardhmërive » dhe, krejt ne fund, qetësisht : karrikja ime është bosh.

    (Perkthyer nga UN)

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Henry Michaux

    NATA E MARTESES

    Nëse, ditën e martesës suaj, duke hyrë, ju e vini gruan tuaj për t’u qullur natën në një pus, ajo është e shastisur. Ajo e ka të kotë të ketë patur gjithmonë një shqetësim të turbullt…
    « Shiko, shiko, thotë me vete ajo, kjo është pra, martesa. Ja përse e mbanim kaq të fshehtë praktikimin e saj. Ma paskan hedhur në këtë punë. »
    Por duke qenë e ngushtuar, ajo nuk e hap gojën. Ja përse ju do të mundeni për t’a zhytur atë aty gjatë dhe për disa herë, pa shkaktuar asnjë skandal në fqinjëri.
    Nëse ajo nuk ka kuptuar gjë herën e parë, ajo ka pak gjasa për të kuptuar më vonë, dhe ju keni shumë gjasa për të mundur vazhduar rehat (përjashto ftohjen e mushkërive), nëse sidoqoftë kjo ju intereson.
    Sa për veten time, duke patur akoma më tepër dhimbje në trupin e të tjerëve sesa në timin, më është dashur të heq dorë menjëherë.



    (Përkthyer nga frëngjishtja UN)

  8. #8
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Përpjekje përkthimesh...

    Abraham de VERMEIL (1555-1620)

    Këndoj dhe qaj, dua të bëj dhe të prish,
    Guxoj dhe kam frikë, iki dhe jam,
    Përplasem dhe tërhiqem, errësohem dhe shndris,
    Ndalem dhe vrapoj, jam pro dhe kundër,

    Rri zgjuar dhe fle, jam i madh dhe vulgar,
    Digjem dhe ngrij, mundem dhe s’mundem,
    Dua dhe urrej, qetësoj dhe trazoj,
    Jetoj dhe vdes, shpresoj dhe dëshpërohem ;

    Pastaj nga gjithë ky shtrëngim nën presë,
    Nxjerr një verë herë të bardhë herë të zezë,
    Dhe nga ajo deh shpirtin tim të gjorë,

    Që kërcyer herë këndej dhe herë andej,
    Shkon dhe vjen si varkë në dallgë,
    As rremtar, timon e lopatë.

  9. #9
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Marceline DESBORDES-VALMORE (1786-1859)

    Vetmi

    Hon për t’u kaluar vetëm, ku askush, oh ! Askush
    Nuk do ta prekë dorën time të ftohtë pas teje ;
    Vetëm në portën time, ku ndonjëherë Zoti troket,
    I gjori do të shohë, ai, që jam akoma unë,
    Nëse jetoj ! Pastaj, një mbrëmje, vrulli yt më i qetë
    Do të bjerë mbi zemrën time të ngurtë, të thyer
    Nga ti, por e ngrohtë akoma ngaqë e ndjeshme
    Dhe kotësisht zhgënjyer !

  10. #10
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Urime per temen Highlander dhe faleminderit per poezit e bukura qe na jep shansin ti lexojm !

    Suksese ku do.

    Veshtrusja

  11. #11
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Vështruse, shumë falemnderit për vlerësimin dhe jeni e mirëpritur në këtë temë me ndonjë përpjekje tuajën. Do t'ua lexoja me kënaqësi...

    Jules de RESSÉGUIER (1788-1862)

    Të mos ankohemi

    Nuk janë më ditët e veprimeve të çmendura,
    Ku çdo pengesë kalohej në një vrull të vetëm,
    Ku zemra dehej me mjaltin e ëmbël të fjalëve,
    Dhe ngatërrohej në nyjet e një velloje apo në një varëse,
    Eshtë ora kur kuptojmë utopinë e jetës,
    Ku ndjejmë që këtu poshtë gjithçka është kotësi ;
    Dhe ky çast i fundit, ky çast i padukshëm,
    Do të jetë nesër përjetësia.

    Si një shenjë është një gjethe që bie,
    Një yll që fshihet, një lule që thahet :
    Natyra, që vdes, n’a përgatit për në varr ;
    Përditë ndjehemi dalngadalë të vdesim.
    Kemi – kur në mbrëmje vjen puhiza shpëtimtare, -
    Aromat e buta përpara perëndimit të diellit,
    Barin e gjelbër përpara shtratit të tokës,
    Prehjen përpara gjumit.

    Eshtë e ëmbël, - udhëtar në fundin e ecjes tënde, -
    Kur ajri i rënduar që thithim është një peshë mbytëse,
    Për të shkuar u freskuar me ujë në atë burim,
    Ku jemi dehur ndërsa ishim fëmijë.
    Dhe kur çdo lumturi larg prej nesh tërhiqet,
    Për të zbutur tronditjen e kësaj lamtumire supreme,
    Të hidhen vështrimet drejt qiellit, dhe të thuhet :
    « Kini mëshirë për mua, Ati im ! »

  12. #12
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Hector de SAINT-DENYS GARNEAU (1912-1943)

    Zemra e tyre është gjetkë
    Në qiell ndoshta
    Ato enden atje duke pritur
    Zemra ime është midis yjesh të tjera e ikur
    Larg nga këtu
    Dhe përshkon natën me një thirrje që nuk e dëgjoj
    Çfarë drame vallë luhet atje larg ?
    As që dua ta di
    Më mirë të jem një i vdekur i ri i shtrirë
    Më mirë të kem humbur gjithçka.

    Për mbulojë qiellin
    Për shtrojë tokën
    Tani është fjala
    Çfarë udhëtimi ne do të bëjmë

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Sikur te vije edhe origjinalin mire do ishte

  14. #14
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Désolé, je n'ai pas l'attention de repondre à qui que ce soit sur ce que je fais ou je fais pas. Merci, le Montagnard.


    Cosima Weiter

    Qielli

    E shohim mirë qiellin_blunë e qiellit (e shohim mirë)_besojmë mirë që e shohim blunë (të bardhën e qiellit) dhe e shohim_besojmë mirë atë çka shohim (çka besojmë të shohim)_qiellin_të bardhën e qiellit_dhe e shohim_qiellin blu të bardhën e qiellit dhe qiellin e zi_e shohim do të mund të besonim që e shohim_ që e shohim mirë_do të mund të besonim atë çka shohim_të besonim që shohim qiellin kur shohim një imazh të qiellit_do të mund të shihnim një imazh dhe të thonim (ky është qielli)_të besonim që qielli është një imazh_një imazh i turbullt i qiellit (i blusë së qiellit)_që lëviz_një ngjyrë (në lëvizje)_një film i tejekspozuar_(i mbuluar)_do të shihnim një vello mbi imazhin e qiellit dhe do të thonim (ky është qielli) bluja e qiellit (ky imazh)_do të pyesnim nëse qielli është (bluja) bluja e qiellit_ do të mund të besonim që qielli është një imazh një imazh blu (një imazh i bardhë) i qiellit blu_nëse imazhi i qiellit ekziston (nëse qielli nuk ekziston)_nëse imazhi (qielli) lëviz akoma prapa syve tonë të mbyllur_nëse qielli ekziston a mundemi ne t’a shohim nëse ne hapim (mbyllim) sytë_a ekziston bluja nëse ne e shohim_edhe të bardhën grinë e qiellit edhe qiellin e zi_nëse ne shohim një imazh të mbuluar të blusë a është qielli gjithashtu i mbuluar_kjo vello mbi qiellin a ekziston ajo pa blunë e qiellit_A mund të besojmë në blunë (në blunë e qiellit) kur bën kohë gri_A mund ta shohim blunë e qiellit (qiellit blu) mbi një imazh (të turbullt) (bardhë e zi)
    JO

  15. #15
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    jU pershendes me nje perpjekje :

    Citim Postuar më parë nga Highlander
    Vështruse, shumë falemnderit për vlerësimin dhe jeni e mirëpritur në këtë temë me ndonjë përpjekje tuajën. Do t'ua lexoja me kënaqësi...
    THE ARROW AND THE SONG - (Longfellow)
    SHIGJETA DHE KENGA


    I shot an arrow into the air,
    It fell to earth, I knew not where;
    For, so swiftly it flew, the sight
    Could not follow it in its flight.


    Ne ajer qellova nje shigjet,
    Se di se ku, ne toke ka mbet;
    Fluturoj aq shpejt, sa qe shikimi
    Dot se ndoqi nga fluturimi.

    I breathed a song into the air,
    It fell to earth, I knew not where;
    For who has sight so keen and strong,
    That it can follow the flight of song?


    Ne ajer nje kenge fryma m'leshoj,
    Se di se ku ne toke tuboj;
    shikim t’mprehte dhe t’fort kush ka,
    te ndjeki flut'rimin e kenges qe ra?

    Long, long afterward, in an oak
    I found the arrow, still unbroke;
    And the song, from beginning to end,
    I found again in the heart of a friend


    Vone, vone me pas, ne nje lis
    Shigjeten gjeta, akoma t’pa kris;
    Nga fillimi ne fund ate c’ish kendu,
    E gjeta perseri te zemra e-nj’miku.

  16. #16
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    L.L. de Mars

    Këngë (në dorën time të djathtë)

    Në dorën time të djathtë
    libri i babait tim që
    më tërheq në gojën e të vdekurve të tij që
    ndajnë së bashku rrudhat e lëkurës sime
    të prera mjaft drejt si zemra indesh
    Unë që jam i gjallë
    - unë në këmbë, mbi një këmbanë të përmbysur
    që toka e mbulon pak
    - unë që jam i gjallë
    vetëm për të numëruar të vdekurit

    Kam dashur të bëj listën
    e të gjitha gjërave që më mbajnë,
    dhe ja çka ndodhur :
    kam filluar nga të lënurit e alkoolit
    E të gjitha verërave të Bordeaux
    pa të cilat nuk do të kisha mundur të rrija kurrë.
    Dhe jam fare mirë gjallë, e sheh, pastaj,
    kam pushuar së tymosuri këto dyzet cigare
    çdo ditë pa të cilat jeta nuk kishte më asnjë shije...
    Dhe shikomë mua, mbijetoj,
    pastaj kam ndalur të lexuarit, nevojë e ngutshme
    për t’u mbajtur, dhe shiko :
    jam fare mirë gjallë.
    Pastaj kam hequr dorë nga muzika, kam mbijetuar pa mundim, asnjë ferrë në këmbë.
    Pastaj kam hequr dorë nga piktura, nga restorantet,
    nga peshku, nga pulat, nga lutja, nga biseda
    nga miqtë e mi, dhe të gjithë
    duke ikur më linin fare mirë të gjallë.
    Mund të të dëboj Zot
    Mund të të lëçis dashuria ime,
    mund t’i pres duart e mia
    dhe nuk do të kem më shumë zor
    sesa dje nuk kisha kënaqësi.
    Do të jem gjithmonë i gjallë
    dhe do të numëroj të vdekurit.

    Dje goja e të vdekurve
    Këndonte : lista e gjërave që nuk më mbanin
    dhe nuk mbetej asgjë, dhe ato kanë kënduar emrin tim
    dhe jam zhdukur pa vuajtur si një pikë uji mbi një kokërr sheqeri.

  17. #17
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Marceline DESBORDES-VALMORE (1786-1859)

    Falja

    Po vdes, po i nënshtrohem fatit që më kërrus.
    Këtij çasti të fundit dëshiron t’i joshësh tmerrin ?
    Eja dhe një herë të vësh dorën tënde fajtore
    Mbi zemrën time.

    Kur ajo të ketë pushuar së djeguri dhe prituri,
    Ti nuk do të ndjesh keqardhje të kota ;
    Por do të thuash : " Kjo zemër, që për mua qe aq e butë,
    Nuk dashuron më. "

    Shoh dashurinë që ikën nga shpirti im i plagosur,
    Vështroj veprën tënde dhe nuk ndjej më frikë :
    Vdekja është në gjirin tim, ndonëse jam e ngrirë
    Më pak sesa ti.

    Merre këtë zemër, merre të mirën tënde ! Dashnorja që të adhuron
    Nuk pati kurrë për të t’a ofruar, mjerisht ! Një tjetër dhuratë ;
    Por duke e copëtuar, ti mund të lexosh aty akoma
    Faljen tënde.

  18. #18
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    André Laude (1936-1995)

    Krimbi në frutin

    Eci përmes hullisë së gjatë që çon tek të vdekurit e heshtur.
    Ëndërroj për borën, për kuajt prej zjarri,
    për dimrin e fjalëve.
    Shoh drurë të djegur, anije që mbyten,
    pulëbardha të zëna nga ngrica.
    Eci përgjatë lumit prej gjaku dhe lotësh
    që përshkon rrënojat shqetësuese.
    Ndjej erën e predatorëve, urinën
    e hienës, jashtëqitjen e bebeve të vogla.
    Shkruaj nisur nga një bërthamë nate.
    Shkruaj nisur nga një hendek i mbytur në baltë.
    Shkruaj me litar në fyt.
    Kurthi tashmë lëviz nën këmbët e mia.
    Eci përgjatë mermerit të ftohtë që të jep të dridhura
    dhe këndoj një këngë të vjetër dhe të çuditshme,
    që thotë që sot dhe përgjithmonë
    krimbi është në frutin.

  19. #19
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    André Laude (1936-1995)

    Më quajnë askush

    E urrej veten dhe dua të vdes. E urrej veten
    dhe dua të vdes.
    Mbyllini sytë. Mendoni për herë të fundit
    profilin tim prej poeti grek,
    në ishullin më të shkretë.
    Do të jem, nisur nga kjo ditë, qiell, qiell, dhe qiell.
    Qiell përtej çmendurive tuaja vrastare.
    Do të jem qiell. Do të jem i përjetshëm.

  20. #20
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    André Laude (1936-1995)

    Bojë dhe gjak

    E bëj jetën time natë pas nate një grumbull plehrash.
    E bëj jetën time një kronikë të mjegullt.
    E bëj natën time një kryqëzim fantazmash.
    E bëj gjakun tim një lumë të gjatë
    që rreh në tëmthat e mi.
    E bëj frikën time një zog bardh e zi
    E bëj një zog të ngordhur, të kalbur,
    fëmijën që do të kisha mundur të jem.
    E bëj fëmijën një zjarr të çmendur, një pirg hiri.
    E bëj vdekjen time të ardhshme një gosti gjarpërinjsh.
    E bëj një gjarpër litar për të varur veten.
    E bëj një heshtje të gjatë, të thellë, testamentin
    e gjithçkaje që qe shkatërrim, tmerr, mërzi,
    ndarje dhe çirrje të pafundme.
    Urinoj bojë dhe gjak.
    Urinoj bojë dhe gjak.
    Këndoj mbi turrën e ndëshkimeve.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përpjekje poetike
    Nga Ullmar Qvick në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-12-2007, 14:05
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 06:42
  3. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •