Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 89
  1. #61
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Paul Eluard (1895-1952)

    E dashuruara

    Ajo është në këmbë mbi qepallat e mia
    Dhe flokët e saj në të mijtë
    Ajo ka formën e duarve të mia,
    Dhe ngjyrën e syve të mi,
    Ajo humbet në hijen time
    Siç një gur mbi qiell.

    Ajo i ka gjithmonë sytë të hapur
    Dhe nuk më lë të fle.
    Endrrat e saj në mes të ditës
    Bëjnë diejt për të avulluar,
    Më bëjnë të qesh, të qaj dhe të qesh,
    Të flas pa patur asgjë për të thënë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 17-04-2005 më 16:15

  2. #62
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    S'ka shume kohe qe lexova Eluard, dhe pikerisht "vargje te panderprera" E ktheva perseri ne biblioteke ate dreq liber, por me beri shume pershtypje. Sidomos fraza: "To live is to lose oneself in order to find the others again" ose kur thoshte:"I hate solitude. The only safe place is the entire world"
    Pse jo?! Njerzit duhet te gjejne force te dashurojne perseri, dhe perseri, dhe perseri....
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #63
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Paul Eluard (1895-1952)

    Ne të dy

    Ne të dy duke u mbajtur dorë për dore
    Ne jemi ngado në shtëpinë tonë
    Nën pemën e butë nën qiellin e zi
    Nën të gjitha çatitë në qoshe të zjarrit
    Në rrugën e zbrazur në pikë të diellit
    Në vështrimet e humbura të turmës
    Pranë të mençurve dhe të marrëve
    Midis fëmijëve dhe të mëdhenjve
    Dashuria nuk ka asgjë të mistershme
    Ne jemi vetë qartësia
    Të dashuruarit e besojnë veten tek ne.

  4. #64
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    për zogun... më duhet të fluturoj... për në folenë e parë... dhe pastaj... ciu ciu...

    Jacques Prévert (1900-1977)

    Fytyra e ëmbël dhe e rrezikshme e dashurisë

    E ëmbël dhe e rrezikshme
    fytyrë e dashurisë
    m'është shfaqur një mbrëmje
    pas një dite tepër të gjatë
    Ndoshta ishte një harkëtar
    me harkun e tij
    apo dhe një muzikant
    me harpën e tij
    Nuk di më tej
    Nuk di asgjë
    Gjithçka që di
    është që ajo më ka plagosur
    ndoshta me një shigjetë
    ndoshta me një këngë
    Gjithçka që di
    është që ajo më ka plagosur
    plagosur në zemër
    dhe për gjithmonë
    Përvëluese tepër përvëluese
    plagë e dashurisë
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 17-04-2005 më 21:28

  5. #65
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    A nuk te ngjan ndopak Eluard me Neruden? Mua shume. Sidomos ne vargjet e ndjere per Gala-n. Gala, Gala qe e braktis duke shkuar te jetoje me Salvadore Dalin, me te cilin dhe martohet. Vetem kohe me vone, kur ne jeten e tij hyn Maria, Eluard rikthehet ne jete Tu m'as donné la vie- thote ai. Qysh atehere, Maria behet nje raison d'être per Eluard.

    ..............................
    Dhe kur ti s'je ketu
    Enderroj sikur fle, enderroj sikur enderroj

    .................................................. ...............
    Askush s'mund te me njohe
    Me mire se ti

    Ne syte tend qe ne fleme
    Ne, se bashku
    Per driten time je
    Fat me i mire se gjithe netet e botes

    Syte e tu ku une udhetoj
    U kane dhene tabelave pergjate rrugeve
    Nje domethenie te huaj per token

    Ne syte e tu ata qe zbulojne
    Vetmine tone te pafund
    Nuk jane ata qe kujtojne se jane

    Askush s'mund te te njohe
    Me mire sesa te njoh une ty.


    çale-çale nga anglishtja. I fell in love with his poetry. Ok, se derdellita ca si shume
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #66
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Abazhur

    Ti pyet përse rri pa thënë asgjë ?
    Sepse ja çasti i madh,
    ora e syve dhe e buzëqeshjes,
    mbrëmja, dhe këtë mbrëmje unë të dua pafundësisht !
    Ngjitu pas meje. Kam nevojë për ledhatime.
    Ah sikur t’a dije çka kam në shpirt unë sonte,
    ambicje, mburrje, dëshirë, ngrohtësi, dhe mirësi !...
    Eh jo, ti nuk mund t’a dish !...
    Ule pak abazhurin, mundesh ? Do të jemi më mirë.
    Eshtë në hije kjo që zemrat flasin,
    dhe shohim shumë më mirë sytë
    kur shohim më pak gjërat.
    Sonte të dua tepër për të të folur për dashuri.
    Më shtrëngo mua pas gjoksit tënd !
    Do të doja që të jetë rradha ime për të më ledhatuar...
    Ule edhe pak abazhurin.
    Këtu. Të mos flasim më. Të rrimë urtë.
    Dhe të mos lëvizim. Sa mirë
    duart e tua të vakëta mbi fytyrën time!...
    Por ç’ka akoma ? Çfarë duan prej nesh ?
    Ah! Po sjellin kafen !
    Eh mirë, vëreni këtu, ja kështu !
    Më shpejt !... Dhe mbylleni derën !
    Çfarë po thoja pra ?
    Ne do marrim këtë kafe... tani ? Si thua ti ?
    Ashtu është : ti e do të nxehtë.
    Të të shërbej ? Prit ! Më ler mua t’a bëj.
    Eshtë e fortë sot. Sheqer ? Vetëm një kokërr ?
    Eshtë mjaft ? T’a provoj ?
    Këtu ! Ja filxhani yt, dashuria ime...
    Por ka shumë terr. Nuk shohim asgjë.
    Ngrije edhe pak pra abazhurin.

    Paul Geraldy ("Toi et Moi")
    1885

  7. #67
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Punë të mirë ke bërë Highlander. Të lumtë !

    Më poshtë versioni i përkthyer nga Sotir Caci. ( Marrë nga Antologjia e poezisë franceze, botim i vitit 2002)

    ABAZHURI

    Më pyet përse rri kështu krejt e nemitur..
    Rri, se ja ku erdhi çasti i lumë,
    Ora e buzëqeshjes dhe e syve të ndritur,
    Mbrëmja.. dhe se sonte të dua kaq shumë!
    Në gjirin tënd shtrëngomë! Për dhela kam nevojë.
    Sikur ta dije ti se ç'ëndërrime,
    Ç'dëshira, ç'krenari, ç'mall që s'thuhet me gojë
    Vërshojnë sonte në këtë zemrën time!
    A s'e ul pak abazhurin? Ashtu do jemi më mirë,
    Zemrat veç në hije bisedojnë,
    Më qartë shihen sytë në errësirë,
    Kur gjërat rreth si turbull i shikojmë..
    Sonte të dua shumë që të të flas për dashuri,
    Pushtomë fort në kraharor!
    Më përkëdhel si fëmijën me dhemshuri
    Dhe ëmbël më lëmo me ato duar..
    Ule dhe pak abazhurin.. edhe pak..
    Ashtu! Dhe tani le të rrijmë
    Të mos lëvizim, oh se ç'ëmbëlsi,
    Fytyrën kur ma cikin gishtat e tu të vakët!
    Po ç'është , prapë? Pse s'na lenë të qetë?
    Ah, po sjellin kafen këtë herë..
    Mire pra, lere aty një të shkretë
    Hë, shpejt e mbylle atë derë!..
    Çfarë po thoja pra a të kujtohet?
    Do të pimë kafenë tani si thua?
    Po, ti e do të nxehte. Shpejt se ftohet
    A do të të sherbej? Prit lerma mua!
    Eshtë e rëndë sot! Sheqer? Një thërrime?
    Vetëm kaq? A ta shikoj për shije?
    Ashtu, ja ku e ke filxhanin shpirtja ime..
    Po sa terrët që është, s'duket asnjë fije..
    Ngreje pak abazhurin të na ndrijë!


    Paul Geraldy
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #68
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Charles Dumont

    Ndoshta është kjo

    Ndoshta është kjo
    Dashuria, dashuria e madhe
    Ndoshta është kjo
    Që më ka pushtuar dhe mua
    Kjo nuk e di tepër çfarë
    Që të shtang
    E befas të jep djersë
    Kur të gjithë kanë ftohtë...

    Ndoshta është kjo
    Që bën zemrën të rrahë
    Dhe përgjatë orësh
    Ju ndal aty
    Përpara një telefoni
    Për të dëgjuar një zë
    Përpara një telefoni
    Që nuk do të bjerë...

    Ndoshta është kjo
    Dashuria, dashuria e madhe
    Ndoshta është kjo
    Që më ka mbërthyer dhe mua
    Kjo ndjenjë e vrazhdë
    Kur gjithçka shkonte mirë
    Për tu ndjerë shumë keq
    Pa ditur nga vjen

    Ndoshta është kjo
    Që të nxjerr lotë së qeshuri
    Dhe ju bën të vraponi
    Në mesnatë nën shi
    Nën shi, pa mbrojtje
    Duke u çirrur që është kohë e bukur
    Duke u çirrur që jeta
    Nuk ka asgjë më të dlirë...
    Përpara, pak përpara
    Se të shkohet për tu futur në ujë...

    Ndoshta është kjo
    Dashuria... Dashuria e Madhe !...

  9. #69
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Jean Cayrol (1911)

    Oh Zot sa e qetë jeni ju pranë meje
    pranë shpirtit tim që ju këndon dhe skuqet ngaqë i vështruar.
    O Zot ju jeni aty duke fjetur pranë meje
    pemë që më mbroni nga era që nuk fryn më.
    Shiu është krejt blu mbi faqet e kodrinave.
    Oh Zot zgjohuni agimi është në pragun tim
    dora juaj dridhet më në fund mbi natën që zbulohet
    e ngurtë dhe e akullt në këto krahë që më mbartin.

  10. #70
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Marie Noël (1883-1967)

    E Vdekura dhe duart e saj të trishta...

    E Vdekura dhe duart e saj të trishta
    Arrijnë në Parajsë.

    "Nga po vjen, bija ime,
    Kaq e zbehtë në mes të ditës ?

    - Po vij nga toka
    Ku kisha një vend,

    Nga stina e re
    Ku kisha një mik.

    Ai më ka dhënë tre trëndafila
    Por kurrë një rremb.

    Përpara lules së çelur,
    Përpara grurit të pjekur,

    Dje ai më ka tradhtuar.
    Dhe sot kam vdekur.

    - Mos qaj, bija ime
    Kjo ka marrë fund.

    Ne do të dërgojmë mbi tokë
    Një engjëll në vendin tënd,

    Të kërkojë mikun tënd të pabesë,
    Dhe ta sjellë këtu.

    - Mos bëni asgjë, Ati im
    Lërjani tokën atij.

    E bukura e tij atje është më e bukur
    Sesa unë nuk jam,

    Mjerisht ! dhe më duhet, nëse ai qan
    Pa të ditë e natë

    Që përsëri të vdes
    Nga meraku im për të."

  11. #71
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Jean Follain (1903-1971)

    Në të gjitha vendet

    Ndërmjet jetë dhe vdekje
    në të gjithe vendet
    ndodh që një vajzë
    zhvishet për tu parë
    kur ajo del nga dhoma
    bukuria e saj
    i lë vendin qetësisë
    e nganjëherë në të njëjtën kohë
    duart e atij që ka frikë për fundin e saj
    kërcasin në terrin e heshtjes
    për të mbajtur gjallë shpresën.

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ndoshta nuk duhet te komentoja por poezite qe ti ke perkthyer me pelqejne shume sidomos Charles Dumont Ndoshta është kjo
    Gej nje redaktor te mire qe dhe te ti rimoj si ai perkthimi i Abazhur nga Sotir Caci.
    Mua me pelqejne dhe ato perkthimet e analizave te poezive qe ti ben.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anëtarësuar
    17-01-2005
    Postime
    167
    Maria Wine
    Marre nga permbledhja: Dikter.

    Horizont.

    Asnje enderr s´mund te zgjoje gjumin tim
    asnje dore s´mund te ledhatoje mollezat e mia te zbehta
    nata eshte e gjate dhe dita nje mall per naten.

    Asnje trendafil s´mund te cele ne kopshtin tim
    asnje Zot s´mund te shkele mrekulline e livadhit tim
    koha eshte e gjate dhe jeta nje pritje ne perjetesine.

    Asnje e qeshur s´mund te jehoje ne kopshtin e manastirit
    asnje shkop s´mund te drejtohet drejt qiellit
    liria eshte prane dhe vdekja nje tundues i rrezikshem

    Asnje puthje s´mund te ngrohe buzet e mia te ftohta
    asnje figure s´mund te pasqyrohet ne thellesine e shpirtit tim
    dashuria eshte e mrekullueshme dhe deti dashnori i tokes

    Asnje kohe s´mundte thinje floket e mi te verdhe
    asnje yll s´mund te shkelqeje ne qiell
    nata eshte e zeze dhe vdekja me e zeze se nata.


    Po apo jo.

    Sa here i jam pergjigjur JO dhe perseri Jo pyetjes se tij. Nese ai megjithate te kish kuptuar se me cdo Jo nenkuptoja une dy here Po. Por ai nuk kuptoi asgje. Gjithmone i besonte jo-se time e me linte pa thene asnje fjale. Dhe per cdo here isha e zhgenjyer dhe mendoja:heren tjeter do t´i pergjigjem Po. Por gjithmone, gjitmone thane buzet e mia Jo. Po te kishte pare ai ne syte e mi do te kish kuptuar. Me ne fund ai nuk pyeste me vecse qendronte dhe priste pergjigjen time, dhe une iu pergjigja JO dhe perseri Jo.
    Nje dite ai nuk erdhi fare drejt meje, ndali jashte deres time e une ndjeva sesi duke kaluar ai perkedheli dorezen. Atehere nuk munda me te rezistoj vec vrapova drejt deres dhe therrita Po. Por ai vec vazhdoi rrugen e tij dhe qe atehere nuk ka qene me prane deres time.

    Goje, vijez e kuqe mendimesh, ku do te dalesh?

    Goje, vijez e kuqe mendimesh ku do te dalesh? Goje, kurre e palevizshme, gjithmone ne pritje e heshtur, buzet e tua me te dhembshura se fjala dhmbshuri, dy harqe perjetesisht te bashkuara ne nje puthje. Goje, trendafil i kuq ne peisazh mjegullor.
    Dora: nje gjethe, nje erashke, nje kembe pate pa cipen notuese, nje yll pa drite.
    Dora ka mall per motren binjake doren; Miredita e majte, miredita e djathte! Dy duar takohen ne nje perkedhelje te shpejte. Mirupafshim! Dy duar ndahen. Nje dore e vetmuar mbetet lakuriq ne aksidentin e saj, e vertete ne vetmine e saj; nje dore njerezore.

    Me jep nje gur.

    Me jep nje gur te bukur
    por jo aq te bukur
    sa te mos mund te pershkruaj
    hijeshine e tij.

    Me jep nje dashuri
    por jo aq te madhe
    sa te mos mund ´
    t´i pergjigjem.

    Me jep nje kenaqesi
    por jo aq te madhe
    sa te mos mund
    t´i kenaqem asaj.

    Nes nuk ia del dot kesaj
    me jep nje hidherim aq te madh
    sa te gjitha ngushellimet
    te jene te pamundura.

    Loja une dhe ti.

    Une jam erresira
    ti je drita.
    Une jam kemba
    ti je rrugica.
    Une jam zhaba
    ti lejleku.
    Une jam hajduti
    e ti gjykatesi.
    Une jam mocali
    e ti orkideja.
    Une jam midhja
    ti je perla.
    Une jam pikellimi
    ti arsyeja e tij.
    Une jam heshtja
    ti burimi i te qeshurave.
    Une jam arma
    ti viktima e saj.
    Une jam ti
    e ti je une:
    keshtu mund te luajme
    lojen une-e-ti
    deri ne pafundesi.

    Ne fjalen MBASE eshte.

    Ne fjalen MBASE eshte
    nje deshire por gjithashtu
    nje paralajmerim i fshehur
    ose nje drite shprese
    qe shuhet menjehere
    nga nje erresire genjyese.
    Mbase eshte gjala MBASE
    misteri i jetes?

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Mendova se ishin vetem perkthime te Highlander por, mqse po shikoj dhe perkthime te tjera po vendos nje te shkurter te Lorkes qe e kam perkthyer vete.


    Se shpejti miku im.

    Se shpejti miku im , se shpejti
    Ne zemren time mbartur je ti
    Ndarja e parashkruar
    Premton nje takim te ri

    Se shpejti miku im , pa gjeste pa fjale
    As forca e as hi te mos harxhosh
    Ne kete jete te vdesesh s’eshte e re
    Dhe s’eshte e re as te jetosh.


    LORKA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 28-05-2005 më 18:18
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  15. #75
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ghérasim Luca (1913-1994)

    Thirrjet e kota

    Askujt të mundemi për t'i thënë
    që ne nuk kemi asgjë për të thënë
    e që asgjëja që ne i themi vetes sonë
    vazhdimisht
    njëlloj sikur të mos thoshim asgjë
    njëlloj sikur askush të mos na thoshte
    as madje neve
    që ne nuk kemi asgjë për të thënë
    askujt
    të mundemi për t'ia thënë këtë
    as madje vetes sonë

    Askujt të mundemi për t'i thënë
    që ne nuk kemi asgjë për të bërë
    e që ne nuk bëjmë asgjë tjetër
    vazhdimisht
    çka kjo është një mënyrë të thënuri
    që ne nuk bëjmë asgjë
    një mënyrë të mos bëri asgjë
    dhe të thënuri atë çka ne bëjmë

    Askujt të mundemi për t'i thënë
    që ne nuk bëjmë asgjë
    që ne nuk bëjmë tjetër
    përveç asaj çka themi
    dmth asgjë

  16. #76
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ok, pas zgjimit të "dhunshëm" me poezinë më lart, le të zbutemi ndopak me këtë poezi të bukur të Prevel, dhe këto fjalë të tij ia dedikoj Z.

    Jacques Prevel (1915-1951)

    Kohës natën
    Do të të flas
    Kohës natën do të mund të përgjigjem me zë të ulët
    I vetmi moment që jeta më ka vjedhur
    Kohës natën do të gjej fytyrën tënde
    Dhe formën e fytyrës sime
    Do të të flas në kohë do të të flas natën
    Do të largoj më në fund dhimbjen e tmerrshme të heshtjes sime
    Do të largoj më në fund ditët e vdekshme
    Do të të flas jashtë kohës do të të flas natën
    Do të fshij gjurmët e hidhura të pritjes
    Do të fshij gjurmët e hidhura të harresës
    Në dy duart e mia të hapura do të marr fytyrën tënde
    Fytyrën tënde të vetme të një çasti të vetëm të vdekshëm
    Do të të flas jashtë kohës do të largoj natën
    Do të marr fjalët absolute
    Për të t'i thënë ato më në fund me zërin tim të ngjashëm
    Me dritën

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    PABLO NERUDA 12.07.1904 - 23.09.1973

    DALNGADALË VDES........

    Dalngadalë vdes ai qe bëhet skllav i zakonit,
    qe përsërit të njëtat gjëra çdo ditë,
    qe nuk ndryshon rrugë,
    që nuk rrezikon,
    që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
    që nuk i flet atij që nuk e njeh.

    Dalngaldaë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
    që është i pakënaqur nga puna,
    që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një endërr,
    që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyeje rregullat e vendosura.

    Dalngadale vdes ai që nuk udheton,
    që nuk lexon,
    që nuk dëgjon muzikë,
    që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.

    Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarine e tj,
    që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
    që i kalon ditët duke qare për fatin e tij të keq,
    që ankohet për shiun që nuk pushon.

    Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë
    që nuk pyet për gjërat që nuk i di dhe
    që nuk përgjigjet për gjërat që di

    E shmangim vdekjen me doza të vogla
    duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
    kërkon një perpjekje shumë të madhe
    se thjeshte fakti që marrim frymë

    Vetëm durimi i paepur
    do të na bëjë të arrijmë
    lumturinë më të madhe.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Era1 për postimin:

    bili99 (09-04-2018)

  19. #78
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Highlander


    Jacques Prevel (1915-1951)

    Kohës natën
    Do të të flas
    Kohës natën do të mund të përgjigjem me zë të ulët
    I vetmi moment që jeta më ka vjedhur
    Kohës natën do të gjej fytyrën tënde
    Dhe formën e fytyrës sime
    Do të të flas në kohë do të të flas natën
    Do të largoj më në fund dhimbjen e tmerrshme të heshtjes sime
    Do të largoj më në fund ditët e vdekshme
    Do të të flas jashtë kohës do të të flas natën
    Do të fshij gjurmët e hidhura të pritjes
    Do të fshij gjurmët e hidhura të harresës
    Në dy duart e mia të hapura do të marr fytyrën tënde
    Fytyrën tënde të vetme të një çasti të vetëm të vdekshëm
    Do të të flas jashtë kohës do të largoj natën
    Do të marr fjalët absolute
    Për të t'i thënë ato më në fund me zërin tim të ngjashëm
    Me dritën
    sa bukur...

  20. #79
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Po, Veshtruse, shumë e bukur, me të vërtetë !

    Tani një poezi e një shpirti të trazuar, René Daumal, vdekur vetëm 36 vjeç, në kërkim të Njohjes absolute nëpërmjet një tejkalimi i caqeve të ndërgjegjes : droga, pushtetet e fjalës, urtësia tradicionale e Indisë, praktikat ekzoterike, janë arsyeja e jetës së tij.

    René Daumal (1908-1944)

    Djersë të ftohta

    Varka rrëshqasin
    në qiej të lëngshëm
    dhe mishrat e dhëmbëve të ujqërve rrjedhin gjak
    në natën kadife të gjelbër.
    Lotë thurin
    në sy të kthjellët
    rrjetën ku vështrimet ngjyrosin
    me gjak të freskët balle të hapura.
    Dielli klith
    dhe përpëlitet me të gjitha rrezet,
    mendoni ju që ai thërret për ndihmë ?
    besoni ju që dielli po vdes ?
    Rëra kërcëllin
    në mëngjesin e ngrirë
    nën hapat e një qenie të padukshme,
    kam vetëm duart e mia për të folur,
    zogj të bardhë dhe gri
    kanë marrë zërin tim duke fluturuar ;
    dhe sytë e mi rozë janë të verbër,
    duart e mia trazohen drejt pyllit,
    drejt natës së lagur,
    drejt diellit të gjelbër,
    dielli klith, besoni ju që ai po vdes ?
    dëgjoj zërin e kulluar të ujit ;
    dielli klith, kjo është një dredhi lufte ;
    ia kam zgjatur duart,
    krahët e tij të gjatë në blunë e zbrazët
    që ecën më kot drejt horizontit,
    krahët e tij të gjatë godasin, godasin ballin tim,
    gjaku im rrjedh rozë siç sytë e mi,
    o ujqër, besoni ju që unë po vdes ?
    ujqër, më mbysni mua në gjak të zi.

  21. #80
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Rafael Alberti

    U NGATERRUA PELLUMBI

    U ngaterrua pellumbi.
    U ngaterrua.
    Per te ikur ne veri , shkoi ne jug
    Besoi se gruri ishte uje.
    U ngaterrua.

    Besoi qe det ishte qielli;
    Qe nata , mengjes.
    U ngaterrua

    Qe yjet , vese;
    Qe ngrohtesi , bora.
    U ngaterrua.

    Qe fundi jot ishte bluza jote;
    Qe zemra jote , shtepia e saj.
    U ngaterrua

    (Ajo fjeti ne breg.
    Ti , ne majen e nje dege)
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përpjekje poetike
    Nga Ullmar Qvick në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-12-2007, 14:05
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 06:42
  3. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •