Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 89
  1. #21
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Michel Deville

    Kur dhe nëse...

    Kur rrënqethemi akoma në afrim të tjetrit,
    Kur dyshimi ende është pafundësisht yni,
    Kur fytyrat të shkojnë dhe të vijnë,
    Kur për asgjë kthehemi të zemëruar,
    Kur dora djersitet dhe vështrimi humbet,
    Kur folja me « ti » është akoma e pasigurtë,
    Kur shpërthejmë në lotë për gjëra të kota,
    Kjo është që jemi të dashuruar, bija ime.

    Nëse ti nuk rrënqethesh,
    Nëse ti nuk dyshon më,
    Nëse çehrja jote nuk ndryshon kurrë,
    Nëse e mirëmbajtur është dora jote
    Dhe vështrimi yt i butë,
    Nëse flet me « ti » përnjëherë,
    Nëse nuk qan më pa u ndalur,
    Nëse u nxjerr gjuhën familjes tënde,
    Ti do të jesh një burrë, bija ime.

  2. #22
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Paul Verlaine

    Chanson du pauvre Gaspard

    Je suis venu comme orphelin,
    Riche de mes seuls yeux tranquilles,
    Vers les hommes des grandes villes.
    Ils ne m'ont pas trouvé malin...

    À vingt ans, un souffle nouveau,
    Sous le nom d'amoureuse flamme,
    M'a fait trouver belles les femmes.
    Elles ne m'ont pas trouvé beau...

    Bien que sans patrie et sans roi,
    Et très brave, ne l'étant guère
    J'ai voulu mourir à la guerre.
    La mort n'a plus voulu de moi...

    Suis-je né trop tôt ou trop tard ?
    Qu'est-ce que je fais dans ce monde ?
    Oh ! Vous tous ma peine est profonde.
    Priez pour le pauvre Gaspard...
    ...Gaspard

    Përkthyer nga Fan S. Noli:

    Jetimi

    Kam ardhur unë, një jetim,
    Zengjin prej syve dhe belave
    Në njerëzit e kasabave;
    S’ma varrnë, s’më gjetnë qesqin.

    Kur isha trim njëzetvekçar,
    U përvëlova nga sevdatë,
    I desha që të gjitha gratë;
    S’më deshnë, më lanë beqar.

    Pa patur mbret, vatan, a gjak,
    Pa patur zëmër që të vrisnja,
    Në luftë vajta që të vdisnja,
    Po vdekja s’më përfilli aspak.

    Kam ardhur von’ a tepër shpejtë?
    Çpo bënj në botën un’ i mjeri?
    O shokë, më mbyti qederi;
    Për mua lutuni, o të drejtë.

    Dhe nga unë:
    Kënga e Gasparit të shkretë

    Erdha unë si një bonjak,
    Me pasuri - sytë e qetë,
    Kundrejt burrave në qytete.
    Ata nuk më gjetën lavrak....

    Njëzet vjeçar, një fllad i ri,
    Nën emrin që ndez dashurinë,
    Tek gratë e gjeta bukurinë.
    Ato tek unë s’gjetën bukuri...

    Kështu pa atdhe dhe pa mbret,
    Por shumë trim, se pata vështirë
    Në luftë të vdisja më mirë.
    Vdekja s’donte gjë prej meje...

    Linda vonë a shumë shpejt?
    Në këtë botë si me u sjellë?
    Oh! Dënimi im është i thellë
    Lutuni për Gasparin e shkretë...
    ... Gaspar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Diabolis : 21-03-2005 më 20:55
    wrong verb

  3. #23
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Michel Deville

    Takim

    Turma, një burrë, një grua.
    Ato kryqëzohen, ndalen,
    Vështrohen.
    Gruaja, rrezatuese, përvijon një buzëqeshje.
    Burri, me një buzëqeshje, pulit sytë, rrezatues.
    - Ju njoh, më duket, thotë ai.
    - Edhe unë, besoj, thotë ajo.
    - Ju quheni Mathilde.
    - Po. Dhe ju, Mathieu. - Po.
    - E çuditshme, thotë ai.
    - Shumë e çuditshme, thotë ajo.
    - Sa mirë, thotë ai.
    - E mrekullueshme, thotë ajo.

    Ato kanë pirë një gotë,
    Kanë marrë një dhomë,
    Janë dashuruar,
    Braktisur,
    Ai quhej Martin,
    Ajo Martine.

  4. #24
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Élise GAGNE, lindur Moreau de Rus (1813-?)

    Trishtim

    Por çfarë ! nuk kam më mendime !
    Ato janë fikur nën lotët e mi ;
    Të ngrira nga ajri i Paris,
    Siç lulet nga dimri !
    Në akordet e mia të fundit drithëruese,
    Siç zëri i agonisë,
    Lira ime hesht përgjithnjë :
    Lamtumirë pra, poezi e shenjtë !...
    Sa keq ! zemra ime të pati zgjedhur
    Për të shtyrë ditët e mia të trishta !

  5. #25
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Henri MICHAUD

    ENIGMA

    Ata aty e dinin ç’do të thotë të presësh. Kam njohur një të tillë, dhe të tjerë e kanë njohur, që priste. Ai ishte futur në një vrimë dhe priste.
    Nëse ti vetë do të kërkoje një vrimë për ndonjë punë, më mirë vlente, më beso mua, të kërkosh gjetkë një vrimë tjetër, ose të ulesh në krah të tij, duke tymosur cigaret e gjata të durimit.
    Sepse ai nuk lëvizte aspak që andej.
    Atij i hidhnim gurë, dhe ai i hante.
    Ai habitej pak me to, pastaj i hante. Ai rrinte kështu përgjatë gjumit dhe zgjimit, më shumë sesa jeta e një paragjykimi, më shumë sesa një bredh, më shumë sesa psallmet që këndojnë bredhat e prerë ; ai priste kështu, duke u zvogëluar gjithmonë deri për të mos qenë më tepër sesa gishti i vetvetes.



    Me tulin e bukës formoja një kafshë të vogël, një lloj miu. Sapoqë mbaroja këmbën e tij të tretë, ai vihej për të vrapuar… Dhe ai zhdukej nëpër natë.

  6. #26
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Matthias Vincenot

    Të lidhesh...

    Nuk do të duhej u lidhur pas njerëzve
    Melankolia, kjo është e bukur në libra
    Dhe koha që kalon dhe që ndjejmë të kalojë...
    Nuk do të duhej u lidhur
    Kur fillojmë të duam shumë...

    Kur fillojmë të shqetësohemi për pak gjë
    Për një zbehtësi, për sytë me rreth
    Për një fytyrë ndopak të ngrysur
    Eshtë e vërteta ajo që zë vend
    Ajo ka pamjen e miqësisë

    Dhe tërë këto ditë të kaluara për asgjë
    Kohë e humbur për t’u zënë nga pas

    Nuk do të duhej u lidhur pas njerëzve
    Por kjo na bën për të jetuar
    Këto drithërima, këto përkujdesje
    Këto oqeane zemërbutësie
    Që zbulohen në çdo çast
    Buzëqeshim, flasim, përçartim...

    Nuk do të duhej u lidhur pas njerëzve
    Dhe mjaft me të qenurit sentimental
    Të kesh kokën nëpër yje
    Dhe zemrën rrëmbyer nga pak gjë

    Nuk do të duhej u lidhur
    Shpesh mbyllemi
    Dhe mërzitemi për pothuaj asgjë
    Për çfarë japim kaq rëndësi
    Që lodhemi për të dashur shumë

    Por të gjithë i duam rastësitë
    Që nganjëherë i kemi kërkuar
    Të nxehta janë disa vështrime
    Dhe mirë është të afrohemi

    Dhe do të lidhemi pastaj
    Do të drithërohemi për pothuaj asgjë
    Dhe sigurisht do të kalojmë
    Orë të tëra pa thënë asgjë
    Pa pushuar asnjëherë
    Dhe pastaj do të fillojmë nga e para
    Dhe do të mundemi pa e vrarë mendjen
    Për çdo herë duke u njohur

    Do të duhej të lidheshim
    Ndjenjat tona për t’i lënë folur
    Për të kuptuar më në fund
    Atë çka është jeta

  7. #27
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Matthias Vincenot (2002)

    Jetës aq i bën

    Jetës aq i bën
    Jeta nuk ka lënë asgjë prej gjëje
    Ajo vështron gjithçka nga larg
    Pa zbuluar

    Dëshmitare e endjeve tona dhe rri aty
    Duke shikuar

    Jetës aq i bën
    Jeta që nuk ka parë asgjë prej gjëje
    Nëse kjo është e padrejtë
    Jeta s’e çan kokën

    Ajo prish shpresat tona dhe na vështron
    Të dëshpëruar

    Jeta na gënjen
    Ajo lë gjithçka përgjysmë
    Nëse ti i beson
    Jeta të gënjen

    Jeta vendos në kokë të vet
    Ajo është larg nesh
    Dhe shtyp me misterin e saj
    Moskokëçarjet tona të pafalura
    Jeta e ashpër
    Do të rrënojë gjithçka
    Nëse ti shpreson
    Jetës aq i bën

    Jeta na lëndon
    Përnjëherë ajo prish gjithçka
    Me të papriturën që ajo na hedh
    Gati për të na çmendur
    Jeta na plagos
    Jetës aq i bën

  8. #28
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Danielle Beaufils

    Eshtë ora… (1998)

    Eshtë ora
    për t’u ngritur

    Prapa perdeve,
    Zogu këndon, i paduruar,
    Mbi ikjen e një ylli
    Humbur në ngjyrën e ditës.

    I errësuar,
    Rënë pa zhurmë,
    Nga degët e natës.

  9. #29
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Vanessa Gilbert

    Në thellësinë e qenies sime

    Një vështrim hidhet mbi mua
    Dhe sheh vetëm fytyrën time të buzëqeshur
    gëzimin tim të rremë
    Dhe dëgjon vetëm fjalët e mia të ëmbla
    Fjalë të kota

    Por thellë
    Jam keq, më zihet fryma, mbytem
    Klithmat e mia të dhimbjes shtohen
    Dhe vuaj
    Dhe gris skicën e tmerrshme të jetës sime

    Bërtas akoma më fort
    Por askush nuk më dëgjon
    Kam aq frikë
    jam kaq pranë vdekjes
    Pranë çlirimit nga fajet e mia

    Sytë e mi të përlotur
    Qenia ime mbijeton vetëm nga dobësia
    Jam aq keq, nuk kam asnjë armë
    Në thellësinë e qenies sime
    Gjithçka është terr dhe mundim...

  10. #30
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Jean MORÉAS (1856-1910)

    Duke thyer befas zinë ...

    Duke thyer befas zinë e këtyre ditëve të zymta,
    Mbi gështenjat e larta që humbasin kurorën e tyre,
    Mbi ujin, mbi lulet e vonuara dhe në sytë e mi
    Ti derdh butësinë tënde, diell i zbehtë Vjeshte.

    Diell, ç’do ti nga ne ? Lëre lulen të bjerë,
    Le të kalbet gjethja dhe era le ta marrë !
    Lëre ujin të errësohet, dhe lërma mua dhimbjen
    Që ushqen mendimin tim dhe ma bën shpirtin të fortë.

  11. #31
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Matthias Vincenot

    I dëshpëruari dhe dëshpëruesja

    I dëshpëruari dhe dëshpëruesja
    Do të kishin mundur të duheshin
    Kur i dëshpëruari ka takuar dëshpëruesen
    Nuk është dëshpëruesja ajo që e ka dëshpëruar

    I dëshpëruari dhe dëshpëruesja
    Do të kishin mundur të duheshin
    Nëse idetë e tyre të mos ishin kaq dëshpëruese
    Dhe fytyrat kaq të dëshpëruara

    I dëshpëruari dhe dëshpëruesja
    Do të kishin mundur të duheshin
    Nëse i dëshpëruari të mos ishte kaq mbytës
    Dhe dëshpëruesja kaq e zhgënjyer

    I dëshpëruari dhe dëshpëruesja
    Do të kishin mundur të duheshin
    Nëse i dëshpëruari të mos e kishte humbur dashnoren e tij
    Dhe dëshpëruesja të mos e kishte marrë për vete

  12. #32
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Géo Norge (1898-1990)

    Zotëri

    Ju them të më ndihmoni,
    Zotëriu është i rëndë.
    Ju them të bërtisni,
    Zotëriu është i shurdhër.
    Ju them të shpjegoni,
    Zotëriu është gdhë.
    Ju them të barkoni,
    Zotëriu shpreh keqardhje.
    Ju them ta doni,
    Zotëriu është i vjetër.
    Ju them të luteni,
    Zotëriu është Zot.
    Fikeni dritën,
    Zotëriu dremit.
    Ju them të heshtni,
    Zotëriu ka vdekur.

  13. #33
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    René Daumal (1908-1944)

    Dita e madhe e të vdekurve

    Nata, tmerri,
    njëqind pash nën dhe,
    varret pa shpresë,
    frika në palcë dhe terri në sy
    - thirrja e yllit vdes në buzët e pusit –
    dhe këto duar, pikëllimin tënd të bardhë
    në brymën e akullt të fundit të jetës,
    në pikëllimin e bardhë të këtyre duarve që do të jenë të miat
    një ditë, aq shumë do t’i kisha dashur.

    Mos ik, më thotë drita
    - ajo që ndriçon ngado këtu, por e lehtë
    mbi dendësinë e verbër që ajo mbështjell
    dhe e kotë ; kthjelltësi e panevojshme që shpon lëkurën dhe
    më thotë : ti nuk do të dalësh,
    por eci vetëm i çjerrur nga kamzhiku im fantazmë
    ky është përfundi i terrorit,
    pallati pa porta,
    shpellë nën shpellë, ky është vendi pa natë.
    Ajri është i mbushur me nota të paqena
    që të sharrojnë kockat, ky është vendi pa heshtje,
    shpellë nën shpellë akoma në vendin pa prehje,
    ky nuk është një vend, jam vetë unë
    i qepur në thesin tim
    me frikën, hidrën dhe dragonin
    dhe ti, demon, ja koka jote prej lythi
    që e shkul prej gjoksit tim
    oh ! përbindësh, mashtrues,
    ngrënës shpirti.

    Ti më bëje të besoja që emri yt i mallkuar
    ishte i imi, i pashqiptueshëm,
    që faqja jote, ishte faqja ime, burgu im,
    që lëkura ime e urryer jetonte nga jeta jote,
    por të kam parë : ti je një tjetër
    ti mund të më torturosh përgjithmonë,
    ti mund të më shtypësh në gropa të vdekurish
    nën kufomat e të gjitha racave të zhdukura,
    ti mund të më djegësh në yndyrën e zotave të vdekur,
    e di që ti nuk je vetja ime,
    ti nuk mundesh asgjë mbi zjarrin më të fortë sesa i yti,
    zjarrin, klithmën e refuzimit tim
    për të qenë asgjë.

    Jo, jo, jo ! sepse shoh shenjat
    akoma të dobëta në një copë mjegullë të ngadaltë
    por të sigurtë, sepse tingujt që ato krehin
    janë vëllezër të klithmave që unë mbytem,
    sepse udhët e pabesueshme që ato hapin
    janë vëllezër të hapave të mi të plumbtë ;
    shoh shenjat e forcës sime pa kufi, vrasëse
    e jetës sime dhe e jetëve të tjera motra.

    Nga fundi i ndriçuar, tavan pas tavani, të shpellave,
    shoh – më kujtohet – i kisha skicuar në fillim –
    shenjat mizore duke hulumtuar çdo tërheqje
    të menduar të moluskut me mijë krahë.
    Ato më mësojnë durimin e tmerrshëm,
    ato më tregojnë udhën e hapur
    por që më mirë sesa çdo murajë të fortë
    ligjin e flakës të thënë në majën e shpatës
    dhe duke rregulluar çdo hap në orkestrën fatale :
    gjithçka është e llogaritur.

    Ja, kam shqepur pelerinën prej mishi të gjakosur
    dhe prej tërbimi dhe eci lakuriq
    - jo, akoma jo ! por e shoh veten larg
    dhe për t’u udhëhequr dhe zëvendësuar zemrën time kam,
    mjaft larg, këto duar, këto duar të verbëre,
    e verbër e vdekur më shikuese sesa sytë tuaj prej shtazësh,
    ju të gjallë të rëndë të ngrysur, mjaft larg e verbëra
    dhe bebet e syve të saj, rrathë të çdo dije,
    duke përmbyllur ujin e kthjellët dhe të zi të liqeneve të nëndheshme –
    do të thoja sa të bukura janë, këto duar,
    sa e bukur është ajo, jo, sa bukur e flet ajo bukurinë,
    e vdekura e verbër, por që sheh tërë natën time,
    do të flisja, do të sajoja fjalë-ngashërime
    - në këmbët e saj do të duhej qarë –
    do të lotoja bukurinë e saj,
    nëse do të mund të qaja,
    nëse nuk do të kisha vdekur nga të mos diturit për të qarë.

  14. #34
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Armel Guerne (1911-1980)

    Pesha e gjallë e fjalës

    Mund të shkruajmë, dhe shkruajmë ;
    Mund të heshtim, dhe heshtim.
    Por për të ditur që heshtja
    Është kyçi i madh dhe i vetëm,
    Duhet shpuar të gjitha simbolet,
    Shqyer imazhet,
    Dëgjuar për të mos marrë vesh,
    Duruar deri në vdekje
    Si një shtypje
    Peshën e gjallë të fjalës.

  15. #35
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Charles Ferdinand Ramuz (1878-1947)

    Ditën e dasmës sonë, e mendoj këtë papushim,
    do të bëjë një diell siç kurrë asnjëherë ;
    do të bëjë bukur për të shkuar në karrocë
    ngaqë era e freskët ju fryn në fytyrë,
    kur pela e bukur shkon duke trokuar mbi kalldrëm
    dhe e fshikullojmë për të ecur më shpejt.

    Do t’i japim të hajë tërshërë,
    do edhe pak, ja dhe pak ;
    do ta kashaisim që të duket si një kalë
    nga ato të qytetit ;
    dhe troko ! dhe ti do të kesh vellon tënde që valëvitet,

    dhe do të buzëqeshësh përmes
    ngaqë do të duket që ajo
    shenjë drurëve për t’iu bërë,
    siç kur tundim për nisje një shami.

    Do të kqyremi, dhe do të themi : « Ikim,
    le të fillojmë udhëtimin e madh ;
    për fat të mirë nuk ka
    oqeane për t’u përshkuar. »
    Dhe kur ne do të kemi mbërritur,
    këmbana do të bjerë, porta do të hapet,
    orga do të vihet për të lëshuar zë ;
    ti do të thuash po, unë do të them po ;
    dhe zërat tanë do të dridhen ndopak
    dhe ngurojnë ngaqë përreth shumë njerëz
    dhe nuk duam këto gjëra për t’i thënë
    ndryshe sesa ëmbëlsisht në vesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 27-03-2005 më 22:54

  16. #36
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Charles Ferdinand Ramuz (1878-1947)

    Atë ditë, kur të pashë,
    isha siç kur shikojmë diellin ;
    kisha një zjarr të madh në kokë,
    nuk dija më ç’ka bëja,
    zigzag shkoja si një i dehur,
    dhe duart më dridheshin.

    Vetëm kam shkuar nga shtegu i pyllit,
    besoja të shihja ty të ecje përpara meje,
    dhe të flisja,
    por ti nuk më përgjigjeshe.

    Kisha frikë të të shihja, kisha frikë të të dëgjoja,
    kisha frikë nga zhurma e këmbëve të tua në bar,
    kisha frikë nga e qeshura jote në degët ;
    dhe i thoja vetes : « Ti je i çmendur,
    ah ! sikur të të shihnin, sa shumë do të talleshin ! »
    Kjo nuk shërbente për asgjë.

    Dhe, kur kam hyrë, ishte mesnata e kaluar,
    por nuk kam mundur të fle.
    Dhe të nesërmen, duke u kujdesur për kafshët e mia,
    përsërisja emrin tënd, thoja : « Marianne… »
    Kafshët kthenin kokën për të dëgjuar ;
    nxehesha, dhe u thërrisja : « Ç’keni ju ?
    hajt, të qeta, eh ! Konteshë, eh ! Kuqalashe. »
    dhe i kapja për brirësh.

    Ka zgjatur kështu tre ditë
    dhe pastaj më nuk kam mundur.
    Më është dashur që ta shoh.
    Ajo ka ardhur, ka shkuar,
    dhe ajo nuk më ka vënë re.

  17. #37
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Paul Eluard (1895-1952)

    Shtetrrethim

    Ç’ti bësh, porta ishte e ruajtur
    Ç’ti bësh, ne ishim të mbyllur
    Ç’ti bësh, rruga ishte e zënë
    Ç’ti bësh, qyteti ishte i mbikqyrur
    Ç’ti bësh, ai ishte i uritur
    Ç’ti bësh, ne ishim të çarmatosur
    Ç’ti bësh, nata kishte rënë
    Ç’ti bësh, ne jemi dashuruar.

  18. #38
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Jacques Prévert (1900-1977)

    Kanceri

    Ai thotë jo me kokë
    por ai thotë po me zemër
    ai i thotë po asaj çka ai do
    ai i thotë jo mësuesit
    ai është në këmbë
    e pyesin
    dhe të gjitha problemet janë shtruar
    befas e kap një e qeshur e marrë
    dhe ai fshin gjithçka
    shifrat dhe fjalët
    datat dhe emrat
    fjalitë dhe kurthet
    dhe megjithë bërtitjen e mësuesit
    nën talljet e nxënësve të zgjuar
    me shkumësa të të gjitha ngjyrave
    mbi tabelën e zezë të fatkeqësisë
    ai vizaton fytyrën e lumturisë.

  19. #39
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Highlander
    Jacques Prévert (1900-1977)


    .........................................
    me shkumësa të të gjitha ngjyrave
    mbi tabelën e zezë të fatkeqësisë
    ai vizaton fytyrën e lumturisë.

    ...për të marrë shembull !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  20. #40
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ju kërkoj ndjesë të gjithë lexuesve që hyjnë këtu që titulli i poezisë së fundit të Jacques Prévert është i gabuar. Në fakt është një lapsus, pasi fjala cancer dhe cancre kanë të njëjtën etimologji. Pra në vend të Kanceri duhet lexuar Dembeli, në kuptimin e një nxënësi përtac dhe që nuk mëson.
    Ju falemnderit për mirëkuptimin.

    Jacques Prevel (1915-1951)

    E sikur një ditë një njeri të ngrihej midis njerëzve
    E sikur një ditë një njeri të ecte midis njerëzve për të qenë miku im
    Një njeri aq i pastër për të më provuar të tërin
    Një njeri aq i marrë dhe i pakuptimtë për të më kuptuar
    Një njeri i racës sime
    Por duke patur thyer dështimet dhe frikat
    Dhe që do të lexonte përmes viteve pa numër
    Një njeri që nuk do të trembej nga sarkazmat e mia
    Dhe që nuk do të kishte frikë urrejtjen time
    Ndoshta pa tmerr
    Ndoshta do ta njihja përpara se të bie në terr.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përpjekje poetike
    Nga Ullmar Qvick në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-12-2007, 14:05
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 06:42
  3. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •