Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Gjakmarrja: 25-vjecari ekzekutohet mbi biçikletë

    E Merkure, 16 Mars 2005
    Koha Jone

    GJAKMARRJA, 25-VJECARI EKZEKUTOHET MBI BICIKLETE

    Shkoder- Pergjaken serish rruget e qytetit verior. Nje 25-vjecar nga Shkodra eshte ekzekutuar mesditen e djeshme ne qender te qytetit. Policia ende nuk ka arritur te identifikoje autoret, ndersa po hetohet ne disa pista, nder te cilat me kryesore eshte ajo e gjakmarrjes, pasi viktima thuhet te kete bere nje vrasje ne Gjermani kohe me pare. Burime te policise thane se dyshohet qe per vrasjen e Adrian Carkut tete vjet me pare nga viktima te kete qene motivi i hakmarrjes se autoreve. Taulant Ramadan Cinari, 25 vjec, banues ne lagjen "Ahmet Haxhia" ne Shkoder, eshte qelluar per vdekje teksa ecte me bicikleten e tij. Ekzektuimi ka qene i tipit mafioz. Nje makine ka frenuar me zhurme dhe prej aty ka dale nje prej autoreve qe qellon mbi Taulant Cinarin me pistolete. Nderkohe ngjarja ka krijuar jo pak panik tek kalimtaret e rastit, por edhe banoret e lagjes ku ka ndodhur vrasja. Krimi ka ndodhur rreth ores 14.45, ne lagjen "Manush Alimani", rruga "Vasil Shanto", ne vendin qe njihet nga shkodranet si "Xhabije", tek stacioni i autobusit. Burimet policore pohuan se ne trupin e viktimes jane gjetur tre plumba te kalibrit 9 mm, qe sipas eksperteve jane te nje pistolete 15-she. Goditjet jane marre nga pjesa e prapme dhe plumbat e kane prekur viktimen nje ne koke, ne anen e majte, dhe dy ne shpatulla. "Vdekja e tij ka qene e menjehershme", thane mjeket qe bene dhe autopsine. Autori akoma nuk eshte identifikuar, por burime nga policia kane bere te ditur per "KJ", se behet fjale per nje vrasje te paramenduar per gjakmarrje. Policia ka bere rrethimin e vendit te ngjarjes dhe ka bllokuar qarkullimin ne nje zone te gjere, ndersagrupe te saj jane shperndare ne drejtime te ndryshme ku mendohet te kete kaluar autori i dyshuar i krimit. Hetuesit dyshojne se gjithcka ka ardhur pas ngjarjes tete vite me pare ne Gjermani, ndersa Cinari ka vrare nje te ri dhe eshte denuar vetem kater vjet per shkak te moshes.

    Nard Lucaj
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  2. #2
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Gjynah per kete djalin se shume i ri, por kot nuk thojne c'te mbjellesh
    do te korresh.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking Ne Fakt

    Ne Fakt Gjynah Eshte.se Eshte Akoma İ Rİ.
    Por Ne Nuk E Dİme Se Car Ka Bere Ky Me Para.
    Mbase Vrasesİ Ka Pasur Nje Shkak Shume Te Forte Per Ate Qe Berİ.
    P.s. Akoma Se Kane Ndaluar Gjakmarrjen Kot Mer.
    Tung.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Cfare do shkaku te kesh, te duket normale te vrasesh nje njeri???
    Per mendimin tem, s'ke te drejte t'ja marresh jeten askujt, sepse Zoti
    ja ka dhuruar..dhe ai do ja marri.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga shkodrane82
    Cfare do shkaku te kesh, te duket normale te vrasesh nje njeri???
    Per mendimin tem, s'ke te drejte t'ja marresh jeten askujt, sepse Zoti
    ja ka dhuruar..dhe ai do ja marri.
    Varet te krimi, rrethanat e systemi i drejtsis.
    Defend the second amendment

  6. #6
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga abnk
    Varet te krimi, rrethanat e systemi i drejtsis.
    Po dakort po drejtësia gjermane e ka dënuar me 4vjet burg sepse në momentin e krimin ka qenë minoren. Kështu që dënimin e ka bërë por ne nuk ndalemi duam që të mos jetojë më. E di është e pamundur që të falesh por falja do na sjell të ardhme.Jo për gjë por nga një vrasje do behen 2 - 3 - 4 -5 e kështu me radhë e c´farë fituam me hakmarrje?
    Dhe duhet të besojmë më shumë në drejtësinë e ligjit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga I-amëshuar : 16-03-2005 më 15:46
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Mire ata qe llangosen vete neper punera te pista, po c'faj kane kalimtaret e shkrete qe jane duke ecur afer e hane ndonje plumb...Kesaj i kam friken une.

  8. #8
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Theodhori Sollaku, takim me kryeprokurorët e Veriut

    "Dënim maksimal atyre që vrasin për gjakmarrje"


    SHKODER - Personat që vrasin në emër të gjakmarrjes duhet të dënohen ashpër, siç e parashikon ligji. Prokuroria nuk duhet të tolerojë në rastet kur familjet e përfshira në gjak janë një me një. Askush nuk ka të drejtë të falë, përveçse kryetarit të shtetit". Kështu ka deklaruar dje Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku gjatë një takimi të zhvilluar në Shkodër me vartësit e tij nga rrethet veriore të vendit. Kreu i akuzës shqiptare ka shkuar në qytetin verior me rastin e përfundimit të rikonstruksionit të godinës së prokurorisë së këtij rrethi. Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e përfundimit të investimit prej 10 milionë lekësh Sollaku është shprehur para prokurorve shkodranë "se ky investim nuk është gjithçka. Kemi nevojë për investime për t'ju mbrojtur ju dhe familjet tuaja. Shifrat do të jenë më të mëdha, nëse ulet inflacioni dhe rritet ekonomia. Të ardhurat rriten, nëse kemi siguri. Ulja e varfërisë do të thotë ulje e krimit. Në këtë kontekst secili nga ju ka shumë për të bërë". Më pas kryeprokurori ka marrë pjesë në analizën 9-mujore të organit hetimor të Shkodrës. Gjithashtu, ai ka realizuar një takim me kryeprokurorët e rretheve Shkodër, Lezhë, Kukës, Pukë dhe Tropojë. Gjatë takimit me vartësit numri një i prokurorisë shqiptare është shprehur se prokurorët nuk duhet t'i zvarrisin proceset, pasi kjo stimulon kriminalitetin. "Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Sado voluminoze të jenë dosjet, personi duhet të dënohet në kohë. Eshtë shumë e dëmshme zvarritja e proceseve, si për ju dhe për sigurinë në shkallë vendi", ka cituar Sollaku. Në fjalën e tij, kreu i akuzës e ka vënë theksin edhe tek fenomeni i gjakmarrjes, duke kërkuar dënim maksimal për autorët. Duke folur për korrupsionin, Sollaku ka deklaruar se niveli i korrupsionit nuk ka sesi të jetë i ndryshëm nga vendet e tjera të rajonit. Sipas tij, individë të përfshirë në korrupsion kërkojnë të korruptojnë prokurorinë dhe policinë. Kryeprokurori ka pohuar se është e rëndësishme hyrja në fuqi e 23 paketave ligjore kundër korrupsionit, pasi ato do i japin më shumë hapësirë prokurorisë në luftën kundër korrupsionit

    Brikena Shllaku
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  9. #9
    Hakmarrja ndodh kur drejtesia nuk ka bere punen e vet. Dale pak, te vrasesh dike edhe ta hedhesh me 4 vjet?? Huh! Jo minoren te jete por c'te doje. Keto jane boshlleqet e drejtesise evropiane.
    Ai 25-vjet burg denim (a me pak) qe mund te jepet-nuk eshte vetem kohe reflektimi per vrasesin por edhe izolim qe i behet atij nga syte e atyre qe u ka vdekur njeriu i afert prej tij.
    Te shohesh ne mes te pazarit ate qe te vrau vellane apo motren tek bredh i lire per qejf...Hmmm...

  10. #10
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga green
    Hakmarrja ndodh kur drejtesia nuk ka bere punen e vet. Dale pak, te vrasesh dike edhe ta hedhesh me 4 vjet?? Huh! Jo minoren te jete por c'te doje. Keto jane boshlleqet e drejtesise evropiane.
    Ai 25-vjet burg denim (a me pak) qe mund te jepet-nuk eshte vetem kohe reflektimi per vrasesin por edhe izolim qe i behet atij nga syte e atyre qe u ka vdekur njeriu i afert prej tij.
    Te shohesh ne mes te pazarit ate qe te vrau vellane apo motren tek bredh i lire per qejf...Hmmm...
    Më fal që po citoj green pasi e kuptoj drejt mendimin tënd sepse unë vet jam shkodran dhe neve shkodranëve sikur na zinë gjaku më shpejt dhe hakmarrjen e kemi në gjak.
    Por dhe në botë vriten cdo ditë por nuk ndodh që pasi del nga burgu te cohet prindi apo kushëriri ta vrasë.Ne duhet o të falim o tia besojmë drejtësisë dhe me anë të rrugëve ligjore të hakmirremi. Sepse nga krimi lind krim. Duam apo s´duam të ecim me perëndimin?
    Apo ok të hakmirremi dhe pastaj të ngujohemi si në kohën e "Kanunit"?!.
    Apo s´kemi mbetur shumë, gjysa në kurbet e gjysa tjetër të vritet e të ngujohet?!
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  11. #11
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga green
    Hakmarrja ndodh kur drejtesia nuk ka bere punen e vet. Dale pak, te vrasesh dike edhe ta hedhesh me 4 vjet?? Huh! Jo minoren te jete por c'te doje. Keto jane boshlleqet e drejtesise evropiane.
    Ai 25-vjet burg denim (a me pak) qe mund te jepet-nuk eshte vetem kohe reflektimi per vrasesin por edhe izolim qe i behet atij nga syte e atyre qe u ka vdekur njeriu i afert prej tij.
    Te shohesh ne mes te pazarit ate qe te vrau vellane apo motren tek bredh i lire per qejf...Hmmm...
    Lene o burr drejtsine Europjane e perndimore se ata e kane kaluar fazen e gjakmarrjeve me shekuj por te rregullojme keto mbrapamberite tone mos te thom hajvanlleqet. Po njerzit po vriten ne rreth te shkodres per gjakun e 'pa marrur" para 20-5-0 vjeteve....

    Une do beje kete:

    1. Njeriu i familjes se viktimes qe shpall njerez ne gjak duhet te denohet (1-3 vjet burg)

    2. Kush vret me pre-meditim per marrje gjaku 25 deri ne burg te perjetshem.........

    Ta shohim sa gjaqe do te merren. Shqiptaret e "rrespektojne" dajakun

  12. #12
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Desha te thon 20-50 vjeteve

  13. #13
    Dhe qe te mos linde nga krimi krim...thjesht drejtesia nuk duhet te jape vendime qesharake (ketu e kisha fjalen). Nuk e di, por t'i marresh te drejten per te jetuar dikujt tjeter e ta hedhesh lumin me 4 vjet eshte skandaloze.
    Dhe Shqiperia sigurisht qe eshte han pa porta (kur vjen fjala ne shume drejtime perfshi dhe drejtesine), rremuje hesapi edhe rron si ai qe eshte i kulluar dhe ai qe eshte i perlyer, njesoj. E sigurisht qe ne keto rrethana do hyje ne skene vetvetiu gjakmarrja.

    Me kujtohet nje lajm, ne Suedi me duket, qe vrane nje ministre(se mbaj mend te cfare ministrie) dhe vrasesi u denua me 6 vjet?! I shoqi dhe femijet ishin te zemeruar, te zhgenjyer...(s'kishin si te ishin ndryshe!) Sa per te qeshur?(ngaqe s'qajme dot!) Nuk e di por me jep pershtypjen e nje drejtesie shterpe, qe nuk nxjerr dot qimen nga qulli.

    Shqiperia le t'i transferoje kriminelet e saj nga Evropa e gjetke(sepse jane qytetaret e saj ne fund te fundit) dhe t'i denoje vet sipas kushteve dhe rrethanave qe ka (sepse i zoti e di ku i pikon catia). Po thuaj pika i rente te zotit me gjithe catine e tij, se nga ajo pune na vijne gjithe te zezat dhe i veme kapak ketij muhabeti.

    Keshtu mendoj...
    ju pershendes
    Ndryshuar për herë të fundit nga green : 16-03-2005 më 21:39 Arsyeja: korrigjim/shkurtim

  14. #14
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Policia: Taulant Çinari dyshohet se u qëllua për vdekje për motive gjakmarrjeje. Ishte dënuar në Gjermani për vrasjen e Ardian Qarkut

    Ekzekutohet 26-vjeçari, kishte vrarë në Gjermani


    A. Dushi

    SHKODËR- Ekzekutohet në një nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës një 26- vjeçar, i cili kishte kryer 4 vjet burg në Gjermani për vrasjen e një bashkatdhetari të tij. Taulant Ramadan Çinari, 26 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, në Shkodër është ekzekutuar dje nga persona ende të paidentifikuar. Sipas hetimeve të para të policisë, ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive gjakmarrjeje, pasi tetë vjet më parë, 26-vjeçari Çinari kishte vrarë në Gjermani shtetasin Ardian Qarku, nga qyteti i Shkodrës. Për këtë vepër Çinari ishte dënuar nga drejtësia gjermane me 4 vjet burg dhe pas kryerjes së dënimit ishte kthyer në atdhe.

    Vrasja
    Taulant Çinari, 26 vjeç, rreth orës 14:45 të ditës së djeshme, ka qenë duke ecur me biçikletë në lagjen “Manush Alimani”, rruga “Vasil Shanto”, në qytetin e Shkodrës. Viktima ishte duke ecur në drejtim të Parrucës, kur është qëlluar me tre plumba të kalibrit 9 mm, që sipas ekspertëve janë të një pistolete 15-she. Burime të policisë që shkuan në vendngjarje thanë për gazetën se 26-vjeçari ka marrë goditje me plumba në pjesën e prapme të kokës dhe në anën e majtë dhe dy në shpatulla. Çinari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që trupi i tij i pajetë ka qëndruar për disa minuta në vendin e ngjarjes, i rënë me fytyrë nga toka, derisa janë kryer veprimet prej policisë. Policia ka bërë rrethimin e vendit të ngjarjes dhe ka bllokuar qarkullimin në një zone të gjërë, ndërsa grupe të saj janë shpërndarë në drejtime të ndryshme ku mendohet të ketë kaluar dhe autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Ndonëse nuk jepet zyrtarisht motivi dhe emri i autorit, hetimet e kërkimet po zhvillohen kryesisht në pistën e vrasjes për gjakmarrje.

    Motivi
    Autori i këtij krimi ende nuk është identifikuar, por sipas burimeve jo zyrtare nga policia, mendohet se vrasja ka qenë e paramenduar dhe e përgatitur nga autorët. Sipas hetimeve të para, që u referohen dhe dëshmitarëve, autori ka zbritur nga një mjet, dhe pasi ka kryer vrasjen është larguar menjëherë me të në drejtim të daljes së qytetit. Dyshohet se motivi i mundshëm i kësaj ngjarjeje ka qenë gjakmarrja. Mësohet se viktima ka kryer 8 vjet më pare një vrasje në Gjermani dhe është dënuar me 4 vjet burgim atje, duke përfituar dhe nga fakti se ende nuk e kishte mbushur moshën për dënim të plotë. Rreth dy vjet më parë ai është kthyer në Shkodër, ku sipas të njohurve të tij, kishte lëvizur me kujdes dhe ishte ruajtur shumë nga hasmërit, pasi personi që kishte vrarë në Gjermani ishte nga Shkodra.

  15. #15
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    VRASJA, IDENTIFIKOHEN DY VELLEZERIT VRASES

    Shkoder- Policia e Shkodres identifikon autorin e vrasjes se Taulant Cinarit. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te bluve lokale. Mesohet se autoret jane dy vellezer, te aferm te viktimes tete vite me pare, Ardian Carkut dhe njeri prej tyre ka qelluar. Pas nje pune "non stop" ne me shume se 30 ore, blute e Shkodres kane arritur te zbardhin ngjarjen e nje dite me pare kur eshte ekzekutuar 25-vjecari nga Shkodra, Taulant Cinari. Por ende nuk eshte arritur te prangoset vrasesi i te riut, i denuar ne Gjermani per nje krim te njejte me kater vjet. Rreth 15 persona jane shoqeruar ne komisariatin e Shkodres, ndersa eshte bere e ditur te jene kontrolluar mbi 20 banesa. Policia ka identifikuar targen e makines me te cilen eshte larguar autori. Sipas bluve behet fjale per nje makine te tipit "Benz" me targa te qytetit verior. Policia ka ngritur nje sere postblloqesh ne pika te ndryshme te qytetit dhe sidomos ne pikat kyce ku mund te kalohet kufiri, pasi duket se nder qellimet kryesore eshte ndalimi i daljes se autorit te vrasjes nga kufiri shqiptar. Sipas te njejtave burime policore, vrasja tashme eshte konfirmuar te jete kryer per motive te gjakmarrjes. Tete vjet me pare 25-vjecari kishte vrare ne Gjermani pas nje grindjeje te castit bashkatdhetarin e vet, Adrian Carku. Ky i fundit ishte nga Lezha, por pas vrasjes te tij familja eshte shperngulur ne Vrake te Shkodres. Policia gjermane e pati denuar per vrasje Taulant Cinarin me kater vjet burgim, per shkak te moshes te re. Por mesa duket fajesia dhe vuajtja e pakte e denimit nuk kane qene te mjaftueshme per familjen Carku, qe nuk ka mundur te harroje gjemen qe i ka shkaktuar shkodrani asokohe vetem 17 vjec dhe i kane lare hesapet me te nje dite me pare ne nje nga rruget qendrore te Shkodres. Cinari u qellua me tre plumba 9 milimetersh.

    E Enjte, 17 Mars 2005
    KOHA JONE
    Nard Lucaj
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  16. #16
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Femije te pafajshem te ngujuar nga gjakmarrja

    Femije te pafajshem te ngujuar nga gjakmarrja

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    08/04/2005


    Ne tre rrethet e prefektures se Shkodres (Shkoder, Puke dhe Malesi e Madhe) jane te ngujuar 136 femije te pafajshem, te cilet jane te detyruar te vuajne pasojat e fenomenit te gjakmarrjes per shkak te vrasjeve qe kane kryer prinderit apo te afermit e tyre. Kryetari i Misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Mustafë Daia, se "keta femije i perkasin moshes 6-22 vjeç, por ka raste kur janë detyruar te nderpresin mesimin edhe studente te universitetit "Luigj Gurakuqi" te Shkodres". Misionaret e pajtimit kane ngritur nje arkiv te punes se tyre 10-vjeçare. Gjen ne të mbi 270 kaseta filmike te familjeve qe kane perjetuar e perjetojne plagen e gjakmarrjes. Gjen me qindra akte faljeje, te nenshkruara mes familjeve ne hasmeri. Gjen edhe te dhena statistikore per permasat e kesaj plage ne shume rrethe te vendit e ne viset shqiptare matane kufirit, deri ne Kosove. Por, ndesh ketu edhe ate pjese te pafajshme te viktimave, femijet, te shoqeruar me fotografite e tyre. "I kemi sistemuar me kujdes, duke i prezantuar here pas here per te sensibilizuar opinionin ne luften kunder gjakmarrjes, por edhe t'i ndihmojme sado pak", sqaron Daia. Ai e quan kete dukuri nje "drame qe duhet ndalur ne trupin e shoqerise sone", drame qe per "aktore" ka prinder fatkeq, te papermbajtur e gjaknxehte. Ne rrethin e Shkodres jane te ngujuar mbi 78 femije. Gjakmarrja, ky fenomen i rende, qe rifilloi ne vitet e tranzicionit, "bren" keshtu pak nga pak trupin e cfilitur te shoqerise sone. Ajo ka ngrire pafajesine e femijeve, buzeqeshjen e tyre, gezimin e tyre pse jo edhe rritjen e tyre me "kthetrat" e saj te frikshme.

    Femija 10-vjeçar ne rrugen e mergimit
    Fotografia i nje femije 10-vjeçar, ne nje familje me banim ne fshatin Barbullush, qe eshte sistemuar ne arkivin e Misionit te Pajtimit Mbarekombetar, eshte njera prej atyre qe te trondit thelle ne shpirt. "Kur femija ishte ne moshen 7 vjeçare, babai i tij ra "viktime" e hasmerise. Hasmit e qelluan kete femije per t'u hakmarre, por fatmiresisht ai shpetoi nga vdekja. Pas pak vitesh, babai i tij, ndonese vet qendronte i ngujuar, beri çmos qe te niste femijen 10-vjeçar ne emigracion tek te afermit e tij", Daia. Ky femije i pafajshem edhe sot endet larg syve te perlotur dhe zemres se thyer te nenes se tij, e cila pret ne shtepi ndonje lajm te mire gjithsesi....
    Nuk eshte rasti i vetem, pasi nje pjese e familjeve ne hasmeri jane te detyruar qe te nisin femijet ne emigracion vetem nga frika e gjakmarrjes ndaj tyre. Daia sqaron se "15 per qind e familjeve te prekur nga gjakmarrja jane detyruar te marrin rrugen e emigrimit jashte vendit".

    Kush duhet t'i ndihmoje keta femije
    Kemi dy ane te se njejtes medalje. Nga njera ane femije te mbetur jetimë, nga ana tjeter femije te ngujuar si pasoje e vrasjeve te bera nga baballaret e tyre. Se pari, mbi keto familje rendon gjendja e veshtire ekonomike dhe se dyti, femijet e tyre mbesin pa u shkolluar. Daia tregon se "Misioni i Pajtimit Mbarekombetar prej 10 vjetesh ka pajtuar mbi 1000 familje, ndersa per mbi 752 femije eshte arritur mirekuptimi qe te lihen te shkojne ne shkolle". Sipas tij, eshte e veshtire te ecesh ne kete rruge, por eshte rruge fisnike t'u kthesh femijeve lirine dhe buzeqeshjen. "Ne punen tone kemi mbeshtetjen edhe nga komunitetet fetare, por nuk mund te themi te njejten gje per organet e pushtetit vendor, shton Daia. Ai mendon se te gjithe duhet te punojnë ne kete drejtim sepse jane mundesite, qe kjo plage te minimizohet, aq me shume kur forca e ligjit ka filluar te ndihet dhe njerezve po u rikthehet shpresa. "Paralel me forcimin e ligjit, pajtimi duhet te vazhdoje, qe te mbyllim perfundimisht kete plage", perfundon Daia.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  17. #17
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Vallai, qofsh "Shkodran" qofsh "Gjirokastrit" po te vrane vllain Shqiptari nje "kak" eshte.
    Gjaku per gjakun tone na vlone te gjithve!! Jo pse te jesh prej Shkodre duhet te mendosh qe atyre i "zien" gjaku.

    Problemi qendron, sic permenden dhe me larte qe nga "Sheteti" dhe ligjet perkatese qe te pakten deri sote nuk jane vene ne perdorim tamam. Nga e di une? Puna ime ajo.
    Te shofesh statistikat e te kerkuarve, qe kane dhene fare pak lek dhe kane dale, eshte me te vertete qesharake.

    Une personalisht mendoj nese do ishte ligji aty atehere jo Shkodran te ishte krime beresi por kushdo qofte, do mendoheshe 2 here! 1- Do mendonte se sa do e kishte GJOBEN!
    2- Do mendonte qe ato fmi apo te aferm s`do i shfite me.
    Fute kete lloj ligji ne perdorim ti, dhe shife ka ****, "Shqiptari" qe do i kundervihet.

    Kanuni

    Kanunin veriu ta ruj per "Kultur" qe ka qene njeher e nje kohe kur ka qene koha e "Shpates" apo "Sopates". Nuk ka pse te futet kanuni ne mese te krimeve, nese fillojne s`batohen ligjet. Para pak kohesh po shikoja nje program me "femi "te ngujuar" qe i pysnin kameramenet "A din ta shkruash Emrin tend?". Ja pra ketu buron "Injoranca".
    Jazek i qofte atyre te riturve qe i mbyllin driten e syrit ketyre femive, dhe i ushqejne me dijen e "Pushkes dhe te Gjakut".

    Ehh thuaj...
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  18. #18
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Besëlidhja për gjakmarrjen: I ngujuar vetëm autori i krimit

    SHKODER- Asnjë i ngujuar përveç autorit të vrasjes. Kjo është një nga pikat kryesore të Besëlidhjes së rrethit të Malësisë së Madhe me qëllim minimizimin e fenomenti të gjakmarrjes që pas vitit ’90 është kthyer në një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. Kjo Besëlidhja u deklarua dje në
    një tubim të madh ne Kushaj- Hot të Malësisë së Madhe. Aktiviteti ishte planifikuar të zhvillohej me 6 prill, ditë që përkon me kryengritjen e Malësisë së Madhe e udhëhequr 94 vjet më parë nga Ded Gjon Luli dhe që u shoqërua me ngritjen e flamurit në Deçiç. Por aktiviteti u shty atë ditë për shkak të vdekjes se Papës. Dje në ceremoninë e zhvilluar për deklarimin e Besëlidhjes kundër gjakmarrjes, përveç qindra banorëve të këtij rrethi, të ardhur nga diaspora dhe Mali I Zi, përfaqësuesve të fesë etj., merrnin pjesë dhe autoritetet vendore. Ata kanë bërë thirrje për ndaljen e fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes, për paqe dhe mirëkuptim mes njerëzve, për mbajtje të besës, pajtim dhe falje, duke e lidhur këtë dhe me 6 prillin e vitit 1911, ku malësorët e kësaj krahine, të drejtuar nga Dedë Gjo Luli, mbyllën 50 gjaqe dhe bashkuan 3500 armë për të luftuar pushtuesit turq. Bajraktari i Hotit, Kastriot Bajraktari që lexoi dhe vendimin e ri popullor tha se ky vendim është marrë në kushtet e krijuara nga vetëgjyqësitë që kanë çuar në përhapjen e këtij fenomeni, vetëgjyqësi këto të ndikuara dhe nga moszbatimi i ligjeve dhe dobësitë e shtetit ligjor. Ky vendim nuk ka për qëllim të shmangë shtetin dhe ligjet e tij, por synon parandalimin dhe kufizimin e gjakderdhjeve të kryera jashtë dëshirës së komunitetit, duke sfiduar në një fare mënyre gjithë qytetërimin, tha Bajraktari. Kjo Besëlidhje bazohet në përvojën e malësorëve shqiptarë që jetojnë në Mal të Zi, të cilët 35 vjet më parë morën një vendim të tillë. Marash Mark Elezi (Shabaj), nga Hoti i Malësisë së Madhe, një nga personat më aktivë, për krijimin e Besëlidhjes tha se ky mendim është hedhur 12 vjet më parë, nga të ish- të persekutuarit e regjimit komunist, në mënyrë që të mos kishte hakmarrje tek ata që kishin burgosur dhe pushkatuar njerëz për shkaqe politike. Ndërsa 5 vjet më parë, Lidhja e Misionarëve të Paqes së Shqipërisë mori iniciativën konkrete, duke përcaktuar si rreth pilot Malësinë e Madhe. Gjatë kësaj periudhe është komunikuar me të zgjedhurit e popullit, kryepleqtë, bajraktarët etj, dhe është trokitur në çdo derë të shtëpive të kësaj zone, ku nga të gjithë meshkujt e familjes është kërkuar firmosja e vendimit të Besëlidhjes që përfshin disa pika. Ky vendim, shton Elezi, është firmosur në masën 82%. Ato që nuk kanë nënshkruar ose nuk janë në Shqipëri ose kanë patur mendimet e tyre. Proces-verbalet me firmat e nënshkruesve janë dorëzuar në kishë. Besëlidhja ka për qëllim që të mos ngujohen të pafajshmit. Vetëm ai që bën krimin nuk falet, shton Elezi. “Autori duhet të ketë punë me shtetin, dhe kush e strehon apo e përkrah atë do të ketë dënime morale nga komuniteti, duke e izoluar”,- sqaron më tej Elezi.

    Disa nga pikat e vendimit të Besëlidhjes
    1-Përveç autorit të vrasjes, në Malësinë e Madhe nuk do të ketë të ngujuar të tjerë. Gjaku të shkojë tek autori i krimit.
    2-Askush nuk duhet ta stimulojë autorin e krimit . Misionarët dhe pleqësia e fshatrave nuk merren me të, vetëm kur kërkon besë në momentin e krimit.
    3-Kur pleqësia dhe misionarët e paqes vërtetojnë me dokumente e dëshmitarë se dikush është vrarë duke grabitur me ose pa maskë, duke përdhunuar femra, ose duke dhunuar shtëpinë e tjetrit, i vrari shkon gjak humbur dhe për të nuk merret gjak.
    4-Pleqësia e fshatit ose e lagjeve ndërhyjnë urgjentisht për zgjidhjen e konflikteve të vogla, dhe askush nuk mundet të bëjë vetëgjyqësi kur çështja është në duart e pleqësisë për zgjidhje.
    5-Ndalohet vënia e gjobës, dhe në çdo konflikt apo mosmarrëveshje, aksident apo dëmtime të tjera. Vlerat e dëmit përcaktohen nga pleqësia.
    6-Ndalohet qitja me armë në qendra të fshatrave, në vende ku grumbullohen njerëz, në oborret e kishave e xhamive, në lokale e dasma. Kur dëmtohen materiale, zhdëmtimi është sa dyfishi i vlerës së materialit të dëmtuar.
    7-Ndalohet mbajtja e armës nga persona të mitur e të papërgjegjshëm, dhe për çdo pasojë që vjen prej tyre, mban përgjegjësi prindi ose personi që e ka në kujdestari.

    Anila Dushi
    Shekulli
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

Tema të Ngjashme

  1. 77 vjeçari martohet me një grua 60 vjet më të re
    Nga Hyllien në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 18:41
  2. Nuk fitoi vizën amerikane, hidhet nga ballkoni 52 vjeçari
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 17:45
  3. Vetëvaret 13- vjeçari, “Dëshmitar i Jehovait”
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 05:20
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  5. Qëllohet për vdekje 25 vjeçari, në Tiranë
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •