Trinia e Shenjtė

Doktrina e Trinisė sė Shenjtė nuk ėshtė thjesht njė "artikull i besimit", pėr tė cilėn njerėzve i kėrkohet "tė besojnė." Ajo nuk ėshtė thjesht njė dogmė pėr tė cilėn Kisha i kėrkon anėtarėve tė saj tė mirė ta "pranojnė me besė." Gjithashtu, doktrina e Trinisė sė Shenjtė nuk ėshtė shpikje e dijetarėve dhe akademikėve, si rezultat i meditimit intelektual dhe mendimit filozofik.

Doktrina e Trinisė sė Shenjtė buron prej eksperiencės mė tė thellė tė njeriut me Perėndinė. Ajo vjen nga njohuria e gjallė dhe e vėrtetė e atyre qė arritėn ta njohin Perėndinė nė besė.

Paragrafet qė vijojnė kanė pėr qėllim tė tregojnė diēka nga ēfarė Perėndia ka zbuluar nga Vetvetja tek shenjtorėt e Kishės. Tė kuptosh fjalėt dhe konceptet e doktrinės sė Trinisė sė Shenjtė ėshtė njė gjė; tė njohėsh Realitetin e Gjallė tė Perėndisė pėrtej kėtyre fjalėve dhe koncepteve ėshtė diēka tjetėr. Ne duhet tė pėrpiqemi dhe tė lutemi qė tė mundemi tė kalojmė pėrtej ēdo fjale dhe koncepti rreth Perėndisė, qė tė arrijmė ta njohim Atė pėr veten tonė, nė bashkimin tonė tė gjallė me Atė: "Atin nėpėrmjet Birit nė Shpirtin e Shenjtė" (Efesianėt 2:18-22).

Shėn Trinia e zbuluar

Nė Dhiatėn e Vjetėr ne shohim Jahven, njė Zot dhe Perėndi, duke vepruar ndaj botės me anė tė Fjalės sė Tij dhe Shpirtit tė Tij. Nė Dhiatėn e Re "Fjala u bė mish" (Joan 1:14). I vetėmlinduri Bir i Perėndisė u bė njeri si Jisui i Nazaretit. Dhe Shpirti i Shenjtė, i cili e bėri Jisuin Krisht, u derdh prej Perėndisė mbi ēdo mish (Veprat 2:17).

Nuk mund ta lexosh Shkrimin e Shenjtė pa venė re referencat e shumta pėr Perėndinė Atė, Birin (Fja-lėn) e Perėndisė dhe Shpirtin e Shenjtė. Thuhet nė Dhiatėn e Re dhe, gjithashtu, jeta e Kishės Ortho-dhokse ėshtė krejtėsisht e pakuptimtė pa pohimin e ekzistencės, ndėrlidhjes dhe ndėrveprimit tė Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė, ndaj njėri-tjetrit dhe ndaj njeriut dhe botės.


Doktrinat e gabuara tė Trinitetit

Pyetja kryesore, qė Kisha duhet tė pėrgjigjet pėr Perėndinė, ėshtė ajo e lidhjes ndėrmjet Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė. Sipas Traditės Orthodhokse, ka disa doktrina tė gabuara qė duhen kundėrshtuar.

Njė nga kėto doktrina tė gabuara ėshtė ajo qė thotė se vetėm Ati ėshtė Perėndi dhe Biri e Shpirti i Shenjtė janė krijesa tė bėra "nga hiēi" njėsoj si engjėjt, njerėzit dhe bota. Kisha pėrgjigjet qė Biri dhe Shpirti i Shenjtė nuk janė krijesa, por janė tė pakrijuar dhe hyjnorė me Atin, dhe ata veprojnė me Atin nė aktin e krijimit tė gjithēkaje qė ekziston.

Njė tjetėr doktrinė e gabuar, ėshtė ajo qė thotė qė Perėndia nė Vetvete ėshtė Njė Perėndi qė shfaqet nė botė nė forma tė ndryshme: Tani si Atė, pastaj si Bir, dhe akoma pėrsėri si Shpirti i Shenjtė. Kisha i pėrgjigjet pėrsėri, qė Biri dhe Fjala ėshtė qė "nė fillim me Perėndinė" (Joan 1:12), siē ėshtė dhe Shpirti i Shenjtė dhe qė tė Tre janė pėrjetėsisht tė dalluar nga njėri-tjetri. Biri ėshtė "nga Perėndia" dhe Shpirti i Shenjtė ėshtė "nga Perėndia." Biri dhe Shpirti i Shenjtė nuk janė thjesht aspekte tė Perėndisė, por njė jetė dhe ekzistencė e vetė atyre. Sa e ēuditshme do tė ishte, pėr shembull, qė kur Biri u bė njeri dhe i lutej Atit tė Tij dhe vepronte i bindur ndaj Tij, tė ishte nė fakt njė iluzion pa realitet, njė lloj shfaqje hyjnore luajtur para botės pa ndonjė arsye dhe tė vėrtetė nė tė!

Njė e tretė doktrinė e gabuar ėshtė ajo qė thotė qė Perėndia ėshtė njė dhe qė Biri dhe Shpirti i Shenjtė janė thjesht emra pėr lidhjet qė Perėndia ka me Veten e Tij. Kėshtu, Mendimi dhe Fjala e Perėndisė ėshtė quajtur Bir, ndėrsa Jeta dhe Veprimi i Perėndisė ėshtė quajtur Shpirt; por nė fakt - nė aktualitetin e vėrtetė - nuk ka "realitete tė tilla nė vetvete", si Biri i Perėndisė dhe Shpirti i Perėndisė. Kėta tė dy janė metafora, thjesht pėr aspekte tė Perėndisė. Nė kėtė doktrinė, Biri dhe Shpirti nuk kanė ekzistencė dhe jetė tė tyren dhe ata nuk janė realė, por thjesht iluzione.

Njė tjetėr doktrinė e gabuar ėshtė ajo qė thotė qė Ati ėshtė njė Perėndi, Biri njė tjetėr Perėndi dhe Shpirti i Shenjtė njė tjetėr Perėndi. Kisha pėrgjigjet qė nuk ka "tre perėndira" dhe sigurisht jo "perėndira" qė janė krijuar ose bėrė. Gjithashtu, nuk mund tė ketė "tre perėndira", nga tė cilėt Ati ėshtė "mė i lartė" dhe tė tjerėt "mė tė ulėt". Sepse, po tė ketė mė shumė se njė Perėndi, ose "shkallė hyjnishmėrie", ėshtė njė kontraditė qė nuk mund tė mbėshtetet, si nga zbulesa hyjnore ashtu dhe nga mendimi logjik.

Kėshtu, Kisha na mėson qė ndonėse ėshtė vetėm Njė Perėndi, ky Njė Perėndi ėshtė nė tre Persona - Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė - tė bashkuar pėrsosmėrisht dhe kurrė tė ndarė, ndonėse jo tė shkrirė dhe pa ndonjė dallim tė veēantė. Si e mbron pra Kisha doktrinėn qė Perėndia ėshtė njėkohėsisht Njė dhe pėrsėri Tre?


Njė Perėndi, Njė Atė

Para sė gjithash, ky ėshtė mėsimi i Kishės dhe eksperienca e saj mė e thellė, qė ėshtė vetėm njė Perėndi, sepse ėshtė vetėm njė Atė.
Nė Shkrimin e Shenjtė termi "Perėndi", me pak pėrjashtime, pėrdoret kryesisht si emėr pėr Atin. Kėshtu, Biri ėshtė "Biri i Atit" dhe Shpirti ėshtė "Shpirti i Atit." Biri ka lindur prej Atit, dhe Shpirti buron prej Atit - tė dy nė veprimin pa kohė dhe tė pėrjetshėm tė vetė qenies sė Atit.

Nė kėtė pikėpamje, Biri dhe Shpirti janė tė dy njė me Perėndinė dhe nė asnjė mėnyrė tė ndarė prej Tij. Kėshtu, Uniteti Hyjnor pėrbėhet nga Ati, me Birin e Tij dhe me Shpirtin e Tij, qė ndonėse tė dalluar nga Ati, janė tė bashkuar pėrsosmėrisht me Tė.


Njė Perėndi: Njė Natyrė dhe Qenie Hyjnore

Ēfarė ėshtė Ati, janė gjithashtu Biri dhe Shpirti. Ky ėshtė mėsimi i Kishės. Biri, i lindur prej Atit, dhe Shpirti i Shenjtė i buruar prej Tij, kanė tė njėjtėn natyrė hyjnore me Perėndinė, duke e pasur "tė qenėt" njė me Atin.
Ashtu siē ėshtė Ati njė Perėndi, qė "s'mund tė tė shprehim, qė s'mund tė tė kuptojmė; qė je i padukshėm, qė s'tė arrin mendja jonė, qė je gjithnjė, qė je i njėjti" (Mesha Hyjnore e Shėn Joan Gojartit), ashtu janė krejtėsisht dhe Biri e Shpirti i Shenjtė. Ēdo atribut hyjnor qė i pėrket Perėndisė Atė - jetė, dashuri, urtėsi, e vėrtetė, bekim, shenjtėri, fuqi, pastėrti, gėzim - i pėrkasin gjithashtu edhe Birit e Shpirtit tė Shenjtė. Qenia, natyra, esenca, ekzistenca dhe jeta e Perėndisė Atė, Bir dhe Shpirt i Shenjtė, janė absolutisht dhe nė mėnyrė identike njė dhe tė njėjtat.


Njė Perėndi: Njė Veprim dhe Dėshirė Hyjnore

Meqenėse qenia e Trinisė sė Shenjtė ėshtė njė, ēfarėdo qė Ati dėshiron, Biri dhe Shpirti i Shenjtė dėshirojnė gjithashtu. Ēfarė Ati bėn, Biri dhe Shpirti i Shenjtė bėjnė gjithashtu. Nuk ka asnjė dėshirė ose veprim tė Atit qė tė mos jetė nė tė njėjtėn kohė dhe dėshirė e veprim i Birit dhe i Shpirtit tė Shenjtė.

Nė Vetvete, nė pėrjetėsi, si dhe ndaj botės nė krijimin, zbulesėn, mishėrimin, shpėtimin, shenjtėrimin dhe lavdėrimin - dėshira dhe veprimi i Trinisė janė njė: prej Atit hyjnor, me anė tė Birit hyjnor, nė Shpirtin e Shenjtė hyjnor. Ēdo veprim i Perėndisė ėshtė veprim i tė Treve. Asnjė nga personat e Shėn Trinisė nuk vepron nė mėnyrė tė pavarur apo tė izoluar prej tė tjerėve. Veprimi i secilit ėshtė veprimi i tė gjithėve; veprimi i tė gjithėve ėshtė veprimi i secilit. Dhe veprimi hyjnor ėshtė esencialisht njė.


Njė Perėndi : Njė Njohuri dhe Dashuri Hyjnore

Meqenėse ēdo person i Trinisė ėshtė njė me tė tjerėt, secili njeh tė njėjtėn tė Vėrtetė dhe ushtron tė njėjtėn Dashuri. Njohuria e secilit ėshtė njohuria e tė gjithėve, dhe dashuria e secilit ėshtė dashuria e tė gjithėve.

Nėse merren veēas, ēdo person i Trinisė njeh dhe do tė tjerėt me kaq pėrsosmėri, njohuri dhe dashuri absolute sa qė nuk ka asgjė tė panjohur dhe tė padashur tek njėri-tjetri dhe tė gjithė nė tė gjithė. Kėshtu, nėse njohuria e krijuar e njerėzve mund tė bashkojė mendjet nė njė unitet tė plotė dhe dashuria e krijuar e njerėzve mund t'i bashkojė tė ndarėt nė njė zemėr dhe nė njė shpirt dhe madje, nė njė mish, sa mė tepėr duhet tė jetė bashkėsia, kur Njohėsit dhe Dashuruesit janė tė pakrijuar, tė pėrjetshėm dhe hyjnorė.


Tre Persona hyjnorė

Nė terminologjinė orthodhokse Atė, Bir dhe Shpirt i Shenjtė quhen tre personat hyjnorė. Person, ėshtė pėrkufizuar kėtu, thjeshtėsisht si subjekt i ekzistencės dhe jetės, ose hipostazė nė gjuhėn tradicionale tė Kishės.

Qenia, esenca ose natyra e njė realiteti i pėrgjigjet pyetjes "ēfarė?", personi i njė realiteti i pėrgjigjet pyetjes "cili?" ose "kush?". Kėshtu, kur ne pyesim "Ēfarė ėshtė Perėndia?", ne pėrgjigjemi qė Perėndia ėshtė hyjnor, i pėrsosur, i pėrjetshėm, absolut... Dhe kur ne pyesim "Kush ėshtė Perėn-dia?", ne pėrgjigjemi, qė Perėndia ėshtė Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė.

Shenjtorėt e Kishės e kanė shpjeguar kėtė tre-unitet tė Perėndisė, duke pėrdorur njė shembull prej ekzistencės tokėsore. Ne shohin tre njerėz. "Ēfarė janė ata?" pyesim. Pėrgjigjemi "Ata janė qenie jerėzore." Secili prej tyre ėshtė njeri, zotėron tė njėjtėn njerishmėri dhe tė njėjtėn natyrė njerėzore, tė pėrkufizuar nė njė farė mėnyre: tė krijuar, tė pėrkohshme, fizike, racionale etj. Nė ēfarė ata janė, tė tre njerėzit janė njė. Por kush ata janė, ata janė tre, secili absolutisht unik dhe i veēantė nga tė tjerėt Secili njeri nė mėnyrėn e tij unike ėshtė njė njeri i veēantė. Njėri nuk ėshtė tjetri, ndonėse secili njeri ėshtė pėrsėri njerėzor me njė dhe tė njėjtėn natyrė dhe formė njerėzore.

Duke u kthyer tek Perėndia, ne mund tė pyesim nė tė njėjtėn mėnyrė: "Ēfarė ėshtė Ai?" Nė pėrgjigje, ne themi qė Perėndia ėshtė pėrkufizuar si njė persosmėri absolute "qė s'mund tė shprehet, qė s'mund ta kuptojmė; qė ėshtė i padukshėm, qė s'e arrin mendja jonė, qė ėshtė gjithnjė, qė ėshtė i njėjti." Pastaj ne pyesim, "Kush ėshtė Ai?", dhe ne pėrgjigjemi qė Ai ėshtė Trinia: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė.

kush Perėndia ėshtė, janė tre persona, tė cilėt janė secili absolutisht unikė dhe tė veēantė. Secili nuk ėshtė tjetri, ndonėse secili ėshtė hyjnor me tė njėjtėn natyrė dhe formė hyjnore. Prandaj, ndėrsa janė njė nė ēfarė ata janė, Ati , Biri dhe Shpirti i Shenjtė pėrsėri janė Tre nė kush ata janė. Dhe meqenėse ēfarė dhe kush ata janė - d.m.th. persona hyjnorė, tė pakrijuar - ata janė tė pandarė dhe pėrsosmėrisht tė bashkuar nė ekzistencėn e tyre superesenciale tė pakohė, pa hapėsirė, pa masė dhe pa formė, si dhe nė njė jetė hyjnore, njė dashuri, njė njohuri, njė mirėsi, njė fuqi, njė dėshirė, njė veprim etj.

Kėshtu, sipas Traditės Orthodhokse, ėshtė njė mister i Perėndisė, qė janė Tre, tė cilėt janė hyjnorė; Tre qė jetojnė dhe veprojnė nga njė dhe e njėjta pėrsosmėri hyjnore dhe pėrsėri sipas dallimit dhe veēantisė sė tyre personale. Kjo do tė thotė qė Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė janė secili hyjnor me tė njėjtėn hyjnishmėri, por pėrsėri secili nė mėnyrėn e Tij hyjnore. Dhe meqenėse Hyjnia i pa-krijuar ka tre subjekte hyjnorė, kėshtu ēdo veprim hyjnor ka tre veprues hyjnorė; ka tre aspekte hyjnorė nė ēdo veprim tė Perėndisė dhe pėrsėri veprimi mbetet njė dhe i njėjti.

Prandaj, ne shohim njė Perėndi, Atin e Tėrėfuqishėm sė bashku me njė Bir (Imazhi dhe Fjala) tė Tij unik dhe me njė Shpirt tė Tij tė Shenjtė. Ka vetėm njė Perėndi tė gjallė, me njė Jetė tė Tij tė pėrsosur hyjnore, qė ėshtė personalisht Biri, me njė Shpirt tė Tij tė Jetės. Ka vetėn njė Perėndi tė Vėrtetė, me njė tė Vėrtetė tė Tij hyjnore, qė ėshtė personalisht Biri, me njė Shpirt tė Tij tė sė Vėrtetės. Ka vetėm njė Perėndi tė ditur dhe tė dashur, me njė Dituri dhe Dashuri tė Tij, qė ėshtė personalisht Biri, me njė Shpirt tė Tij tė Diturisė dhe Dashurisė. Shembujt mund tė vazhdojnė pa mbarim; Ati Hyjnor, duke personifikuar ēdo aspekt tė hyjnisė sė Tij nė Birin e Tij Hyjnor, qė ėshtė personalisht aktivizuar prej Shpirtit tė Tij Hyjnor. Ne do tė shohim implikimet e gjalla tė Trinisė kur shqyrtojmė aktivitetin e Perėndisė nė veprimet e tij ndaj njeriut dhe botės.


Shėn Trinia nė Krijimin

Perėndia Atė krijoi botėn me anė tė Birit (Fjalės) nė Shpirtin e Shenjtė. Fjala e Perėndisė ėshtė e pranishme nė ēdo gjė qė ekziston, duke i bėrė ato qė tė ekzistojnė me anė tė fuqisė sė Shpirtit. Kėshtu, sipas doktrinės orthodhokse, universi vetė ėshtė njė zbulesė e Perėndisė nė Fjalėn dhe nė Shpirtin. Fjala ėshtė nė gjithēka qė ekziston, duke i bėrė ato tė jenė, dhe Shpirti ėshtė nė gjithēka qė ekziston si fuqi e qenies dhe jetės sė tyre.

Kjo ėshtė mė se e qartė nė krijimin e veēantė tė Perėndisė, njeriun. Njeriu ėshtė bėrė nė shembėllesėn e Perėndisė dhe kėshtu, ai mbart brenda tij ngjashmėrinė unike tė Perėndisė qė ėshtė shprehur pėrjetėsisht dhe pėrsosmėrisht nė Birin hyjnor tė Perėndisė, Imazhi Absolut dhe i Pakrijuar i Atit. Kėshtu, njeriu ka "logjikė"; d.m.th. ai merr pjesė nė Logos-in e Perėndisė (Biri dhe Fjala) dhe kėshtu ai ėshtė i lirė tė njohė, tė dojė, tė mendojė nė nivelin e krijesės mbi vetė natyrėn e Perėndisė, siē bėn Biri i pakrijuar nė nivelin e hyjnishmėrisė.

Njeriu, gjithashtu, ėshtė "shpirtėror"; ai ėshtė tempulli i veēantė i Shpirtit tė Perėndisė. Fryma e Jetės sė Perėndisė u fry nė tė nė mėnyrėn mė tė veēantė. Kėshtu, ndėrmjet krijesave, vetėm njeriu ėshtė fuqizuar tė imitojė Perėndinė dhe tė marrė pjesė nė jetėn e Tij. Njeriu ka kompetencėn dhe aftėsinė tė bėhet Bir i Perėndisė, duke pasqyruar Birin e pėrjetshėm dhe duke reflektuar natyrėn hyjnore, sepse ai ėshtė frymėzuar nga Shpirti i Shenjtė si asnjė krijesė tjetėr. Prandaj, njė shenjt i Kishės ka thėnė pėr njeriun: "Qė ai tė bėhet njeri, ai duhet tė ketė Shpirtin e Perėndisė nė vetvete". Vetėm atėherė ai mund tė pėrmbushė njerishmėrinė e tij; vetėm atėherė ai mund tė bėhet njė Bir i vėrtetė i Perėndisė, i ngjashėm me atė qė ėshtė i vetėmlindur.

Prandaj ne shohim nė nivelin mė bazik tė krijimit, dimensionin Trinitar tė qenies dhe veprimit tė Perėndisė: Fjala dhe Shpirti i Perėndisė hynė tek njeriu dhe bota, qė njeriu dhe bota tė bėhen ajo, qė Ati ka dashur tė jetė ekzistenca e tyre.


Trinia e Shenjtė nė Shpėtimin

Meqenėse njeriu dėshtoi tė pėrmbushė vetveten nė krijimin e tij unik, Perėndia ndėrmori njė veprim tė veēantė pėr shpėtimin e tij. Ati dėrgoi Birin e Tij (Fjalėn) dhe Shpirtin e Tij nė njė tjetėr mision. Fjala dhe Shpirti erdhėn tek shenjtorėt e Dhiatės sė Vjetėr, pėr t'u bėrė tė njohur Atin. Fjala, mishėron vetveten nė Ligjin (nė hebraishte quhet "fjalėt"), qė ishte frymėzuar nga Shpirti. Shpirti frymėzon profetėt tė lėēisin Fjalėn e Perėndisė. Ligji dhe Profetėt janė zbulesat e Perėndisė nė Fjalėn e Tij dhe nė Shpirtin e Tij.

Ato janė zbulesa tė pjesėshme, "hije" (siē i quan ato Dhiata e Re), duke parafiguruar zbulesėn totale, nė "tė mbushurit e kohės" dhe duke pėrgatitur ardhjen e saj.

Kur u mbush koha dhe bota ishte gati, Fjala dhe Shpirti erdhėn pėrsėri - por tani jo vetėm thjesht me anė tė veprimeve dhe fuqisė sė tyre, por nė personat e tyre, duke banuar personalisht nė botė.

Fjala u bė mish. I Vetėmlinduri Bir u lind si njeri, si Jisui i Nazaretit. Dhe Shpirti qė ėshtė nė tė, iu dha tėrė njerėzve, pėr t'i bėrė ata gjithashtu bij tė Atit, nė njė zhvillim tė pėrjetshme drejt arritjes sė pėrsosmėrisė sė Tij, duke u rritur gjithmonė "nė masėn e moshės sė tė mbushurit tė Krishtit" (Eftsianct 4:13).

Kėshtu, nė Dhiatėn e Re ne kemi epifaninė e plotė tė Perėndisė, shfaqjen e plotė tė Shėn Trinisė; Atin, me anė tė Birit, nė Shpirtin, tek ne; dhe ne nė Shpirtin me anė tė Birit tek Ati.


Trinia e Shenjtė nė Kishė

Jeta e Kishės ėshtė jeta e njerėzve nė Trininė e Shenjtė. Nė Kishė tė gjithė bėhemi njė nė Krishtin, tė gjithė veshim njerishmėrinė e hyjnizuar tė Birit tė Perėndisė. "Sa u pagėzuat me Krishtin me Krishtin u veshėt" (Galatianėt 3:27). Uniteti i Kishės ėshtė uniteti i tė shumtėve nė njė, nė njė Trup tė Krishtit, nė njė tempull tė gjallė tė Perėndisė, nė njė popull dhe familje tė Perėndisė.

Nė njė trup ndodhen shumė gjymtyrė. Shumė "gurė tė gjallė" pėrbėjnė tempullin e gjallė. Shumė vėllezėr e motra formojnė njė familje, Ati i sė cilės ėshtė Perėndia. Ndryshmėria unike e ēdo anėtari tė Trupit tė Krishtit garantohet nga prania e Shpirtit tė Shenjtė. Ēdo person unik frymėzohet nga Shpirti tė bėhet njė njeri i vėrtetė, njė bir i vėrtetė i Perėndisė, nė mėnyrėn e tij tė veēantė. Pra, meqenėse Trupi i Kishės ėshtė njė nė Krishtin, Shpirti i Shenjtė i jep mundėsinė ēdo anėtari tė pėrmbushė vetveten nė Perėndinė dhe tė jetė njė me gjithė tė tjerėt kur thėrrasin Perėndinė "Atė" (Shih I Korinthianėt 12).

Atėherė, Kisha, si uniteti i pėrsosur i shumė personave, nė njė organizėm tė bashkuar plotėsisht, ėshtė pasqyrimi i vetė Trinisė. Sepse Kisha, e pėrbėrė nga shumė persona unikė dhe tė dalluar nga njėri-tjetri, ėshtė thirrur tė jetė njė mendje, njė zemėr, njė shpirt dhe njė trup, nė njė tė Vėrtetė dhe Dashuri tė Vetė Perėndisė. Thirrja qė Kisha tė jetė njė nė tė gjithė gjėrat, ėshtė prototipi i thirrjes sė gjithė njerėzimit, i cili u krijua fillimisht nga Perėndia si shumė persona, nė njė natyrė, pėrfundimisht tė destinuar nga Perėndia pėr njė rritje gjithnjė mė tė pėrsosur, nė unitetin e lirė tė sė Vėrtetės dhe Dashurisė, nė jetėn e Mbretėrisė sė Perėndisė.


Trinia e Shenjtė nė Misteret

Misteret e Kishės portretizojnė karakterin e Trinishėm tė jetės sė Perėndisė dhe njeriut. Ēdo person ėshtė Pagėzuar prej Shpirtit tė Shenjtė, nė tė njėjtėn njerishmėri tė Krishtit. Ēdo personi tė pagėzuar i jepet "vula e Shpirtit tė Shenjtė" tė Perėndisė nė Mirosjen, pėr t'u bėrė njė "krisht", d.m.th. njė bir i lyer i Perėndisė, pėr tė jetuar jetėn e Krishtit.

Martesė uniteti i dyve nė njė, e bėn unitetin e ri njė pasqyrim tė unitetit tė Trinisė dhe tė unitetit tė Krishtit dhe Kishės. Sepse familja e shumė personave, tė bashkuar nė njė tė vėrtetė dhe dashuri, ėshtė me tė vėrtetė manifestimi i krijuar i sė njėjtės familje tė Mbretėrisė sė Perėndisė dhe tė Perėndisė Vetė, Trinisė sė Bekuar.

pendim ne e rinojmė pėrsėri jetėn e re, si bij tė Atit, me anė tė hirit tė Krishtit me anė tė fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė, tė falur dhe tė ribashkuar nė unitetin e Perėndisė nė Kishėn e Tij.

Vajimin e Shenjtė Shpirti lyen tė sėmurin qė tė vdesė nė Krishtin dhe kėshtu tė shėrohet dhe tė bėhet i gjallė me Atin nė pėrjetėsi.

Priftėria vetė, shėrbesa e Kishės, nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse manifestimi konkret nė Kishė i pranisė sė Krishtit, me anė tė tė njėjtit Shpirt tė Shenjtė, i cili e bėn tė arritshėm tek tė gjithė njerėzit veprimin e Atit dhe rrugėn e kungimit tė pėrjetshėm nė dhe me Tė.

Sė fundi, "misteri i mistereve" Kungata e Shenjtė, ėshtė pėrvoja aktuale e tė gjithė tė krishterėve, tė drejtuar drejt kungimit me Perėndinė Atė, me anė tė fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė, me anė tė Krishtit, Birit, qė ėshtė i pranishėm nė Fjalėn e Ungjillit dhe nė marrjen e Trupit dhe Gjakut tė Tij, nė kujtim tė Tij. Lėvizja e vėrtetė e Meshės Hyjnore - drejt Atit me anė tė Krishtit, Fjalės dhe Qengjit, nė fuqinė e Shpirtit tė Shenjtė - ėshtė simboli i gjallė i pėrjetimit tė mistereve i lėvizjes sonė tė pėrjetshme nė dhe drejt Perėndisė, Trinisė sė Bekuar.

Madje edhe lutja e krishterė ėshtė zbulesė e Trinisė, kryer brenda personit tė tretė tė Hyjnisė. Tė frymėzuar nga Shpirti i Shenjtė, njerėzit mund ta thėrresin Perėndinė "Ati ynė" vetėm pėr shkak tė Birit, qė i mėsoi dhe i aftėsoi ata ta bėjnė kėtė. Prandaj, lutja e vėrtetė e tė krishterėve nuk ėshtė thirrja e shpirtėrave tanė nė izolimin tokėsor, drejt njė Perėndie tė largėt. Por, ajo ėshtė lutja brenda nesh e Birit hyjnor tė Perėndisė, drejtuar Atit tė Tij, kryer brenda nesh nga Shpirti i Shenjtė, i cili ėshtė gjithashtu vetė hyjnor.

Por kemi marrė Shpirt birėrie, me anė tė tė cilit thėrrasim Abba! o Atė! Vetė Shpirti dėshmon bashkė me shpirtin tonė se jemi bij Perėndie... sepse nuk dimė pėr ēfarė tė lutemi sikurse duhet, por vetė Shpirti lutet pėr ne... (Romanėt 8:15-16, 26).


Trinia e Shenjtė nė Jetėn e Krishterė

Porosia e re jetės sė krishterė ėshtė "bėhuni tė pėrsosur, sikurse Ati juaj nė qiell ėshtė i pėrsosur" (Matheu 5:48). Porosia ėshtė tė duam ashtu si Krishti vetė ka dashur. "Kjo ėshtė porosia ime, doni njėri-tjetrin, si unė ju kam dashur ju" (Joan 15:12). Njerėzit nuk mund tė jetojnė jetėn e krishterė tė dashurisė hyjnore nė imitimin e pėrsosmėrisė sė Perėndisė, pa hirin e Shpirtit tė Shenjtė. Megjithatė, me fuqinė e Perėndisė, ēfarė ėshtė e pamundur pėr njerėzit bėhet e mundur. "Sepse me Perėndinė tė gjitha gjėrat janė tė mundura" (Marku 10:27).

Jeta e krishterė ėshtė jeta e Perėndisė, e realizuar tek njerėzit me anė tė Shpirtit tė Krishtit. Njerėzit mund tė jetojnė ashtu si Krishti jetoi, duke bėrė gjėrat qė Ai bėri dhe duke u bėrė bijtė e Perėndisė nė Atė, me anė tė fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė. Prandaj jeta e krishterė ėshtė njė jetė Trinitare.

Me anė tė Shpirtit tė Shenjtė, tė dhėnė nga Perėndia nėpėrmjet Krishtit, njerėzit mund tė marrin pjesė nė jetėn, dashurinė, tė vėrtetėn, lirinė, mirėsinė, shenjtėrinė, urtėsinė dhe diturinė e Vetė Perėndisė. Kjo bindje dhe kjo pėrvojė ka bėrė qė nė Kishėn Orthodhokse tė pohohet fakti, qė esenca e krishtėrimit ėshtė "tė fituarit e Shpirtit tė Shenjtė" dhe "hyjnizimi" i njeriut me anė tė hirit tė Perėndisė. Ky hyjnizim quhet Theosis.

Shenjtorėt e Kishės e pranojnė njėzėri qė jeta e krishterė ėshtė pjesėmarrje nė jetėn e Trinisė sė Bekuar, nė mėnyrėn mė tė vėrtetė dhe mė realiste. Kjo ėshtė jeta e njerėzve e bėrė jetė hyjnore. Nė aspektet mė tė vogla tė jetės sė pėrditshme, tė krishterėt janė thirrur tė jetojnė jetėn e Perėndisė Atit, qė ėshtė komunikuar tek ata nga Krishti, Biri i Perėndisė, dhe bėrė e mundur pėr ata nga Shpirti i Shenjtė, i cili jeton dhe vepron brenda tyre.


Trinia e Shenjtė nė Jetėn e Amėshuar

Nė fund tė kohės Krishti do tė vijė nė lavdinė e Perėndisė Atit. Ai do ta bėjė tė njohur Atin nė tėrė krijimin. Shpirti i Shenjtė do tė mbushė tė gjitha gjėrat dhe do tė aftėsojė gjithēka qė tė jetė nė bashkim me Perėndinė, me anė tė Krishtit, nė perjetėsi. Pėrsėri kėtu kemi praninė dhe veprimin e Trinisė sė Shenjtė.

Ēfarė ne njohim dhe pėrjetojmė tani nė botė, si anėtarė tė Kishės, do tė manifestohet me fuqi nė jetėn e mbretėrisė sė ardhshme. Esenca e jetės sė amėshuar ėshtė jeta e Shėn Trinisė, e njėjta jetė e amėshuar qė na ėshtė dhėnė neve tashmė nė misterin e fesė.

Edhe nuk pashė tempull nė atė, sepse tempulli i atij ėshtė Zoti Perėndia i Gjithpushtetshėm, edhe Qengji. Edhe qyteti nuk ka nevojė pėr diell... sepse lavdia e Perėndisė e ndriēon atė, edhe kandili i atij ėshtė Qengji.

Edhe froni i Perėndisė dhe i Qengjit do tė jetė nė atė; edhe shėrbėtorėt e atij do ta adhurojnė atė. Edhe do tė shohin faqen e atij...

Edhe Shpirti dhe Nusja (Kisha) thonė Eja! (Zbulesa 21:22; 22:3,17).


Nė jetėn e amėshuar tė Mbretėrisė sė Perėndisė, Trinia e Shenjtė do tė mbushė tė gjithė krijimin: Ati me anė tė Birit nė Shpirtin e Shenjtė. Ēdo njeri i ndriēuar prej Krishtit nė Shpirtin do tė njohė Atin e padukshėm. "Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetėshme, tė njohim ty tė vetmin e tė vėrtetin Perėndi, edhe Jisu Krishtin qė dėrgove" (Joan 17:3). Kjo njohuri ėshtė e mundur vetėm me anė tė banimit tek ne tė Shpirtit tė Perėndisė, "tė mbushurit e Atij qė mbush tė gjitha nė tė gjitha" (Efesianėt 1:23; 2:22).

Eja o popull! Le tė adhurojmė Hyjninė nėn Tre Persona, Birin nė Atin me Shpirtin eShenjtė.
Sepse para gjithė kohėrave Ati lindi Birin, tė bashkėpėrjetshėm dhe bashkėfronėzoi me Atė.

Dhe Shpirti i Shenjtė ishte nė Atin, lavdėruar me Birin.

Adhurojmė Njė Fuqi, Njė Esencė, Njė Hyjni, dhe le tė thėrrasim :

Shenjt Perėndi, qė bėre gjithēka me anė tė Birit, me anė tė bashkėpunimit tė Shpirtit tė Shenjtė!
Shenjt i Fuqishėm, me anė tė cilit ne njohim Atin dhe nėpėrmjet tė cilit Shpirti i Shenjtė vjen nė botė!
Shenjt i Pavdekshėm, Shpirt, Ngushėllimtar, qė buron prej Atit dhe prehesh nė Birin!
O Trini e Tėrėshenjtė! Lavdi mė Ty!

• (Mbrėmėsorja e Rushajeve)