Ulkonja

Giovanni VERGA



Giovanni Verga, romancier dhe tregimtar ishquar italian lindi mė 2 shtator 1840, nCatania. Nė kėtė vend jetoi fėmijėrinė dhe rininė, duke e njohur mirė mjedisin siēilian tė cilin pastaj do ta pėrshkruajė nė shumė prej veprave tė veta. Mė 1865 transferohet nė Firenze, ndėrsa mė 1872 nė Milano, ku i bie nė sy kontrasti qė egzistonte mes veriut dhe tokės sė tij. Nė veprėn e tij vėrejmė tri periudha: e para ka karakter romantiko-patriotik (Karbonarėt e maleve); e dyta ėshtė romantiko-pasionale. Gjatė kėsaj periudhe shkruan romane dashurie plot me sensualitet. (Njė mėkatare, Eva, Eros, etj.); nė tė tretėn, qė quhet periudha veriste u rikthehet shkrimeve pėr Siēilinė. Flet jo mė pėr botėn fallso borgjeze, po pėr botėn e njerėzve tė thjeshtė nė tė cilėn ka poezi. Giovanni Verga vdiq nė vendlindje, Catania mė 27 janar 1922, larg njerėzve, rrumujės dhe famės nė njė vetmi tė plotė.

Ishte e gjatė, thatime, veēse kishte njė gjoks tė fortė e tė mbledhur prej zeshkaneje, - e megjithatė nuk ishte mė e re - ishte e zbehtė si tė kishte pėrherė malarien, e mbi atė zbehtėsi dy sy tė mėdhenj, na, dhe buzė tė njoma e tė kuqe qė ju pėrpinin tė gjithėve.

Nė katund i thonin Ulkonja sepse nuk kish tė ngopur kurrė, - prej asgjėje. Gratė bėnin kryqin tek e shihnin tė kalonte, tė vetme si njė bushtėr, me atė lėkundje endacake dhe tė dyshimtė prej ulkonje tė uritur; me ato buzė tė kuqe, ajo i shpulponte bijtė dhe burrat e tyre sa hap e mbyll sytė, dhe veē duke i parė me ata sy prej demoneje i ndillte pas fundit, si tė ishin pėrpara altarit tė Shėn Agripinės. Pėr fat Ulkonja nuk vinte kurrė nė kishė, as pėr Pashkėt e Mėdha, as pėr Krishtlindje, as pėr tė dėgjuar meshėn, as pėr t'u rrėfyer. - Atė Angjelini i Shėn Mėrise sė Jezuit kishte humbur shpirtin pėr tė.

Marikia, e gjora, vajzė e mirė dhe e dashur, qante fshehurazi, sepse ishte e bija e Ulkonjės, e askush nuk do ta hiqte pėr grua, megjithėse kishte goxha prikė nė sėnduk, dhe tokėn e saj tė mirė nėn diell, si ēdo vajzė tjetėr e katundit. Njėherė Ulkonja u dashurua me njė djalosh tė pashėm qė qe kthyer nga ushtria, dhe korrte kashtėn nė ngastrat e noterit; por tė dashuruar nga ajo qė thuhet me gjithė mend, tė ndiesh djegien e mishit nėn bezen e kraholit, dhe duke ia ngulur sytė nė tė tijtė, tė provosh etjen qė tė zė nė orėt e nxehta tė qershorit nė fund tė rrafshultės. Por ai vazhdonte tė korrte i qetė, me hundėn mbi dorzat e i thoshte: - O po ē'keni Donja Pina? ? Nė fushat e paana ku brambullonte veē fluturimi i gjinkallave, kur dielli rrihte si plumb, Ulkonja grumbullonte duaj mbi duaj e kapule mbi kapule, pa u lodhur kurrė, pa e shtrirė mesin njė ēast, pa i mbėshtetur buzėt nė kutruve, vetėm pėr t'i ndenjur ngjitur si morr Nanit, qė korrte e korrte dhe kohė mė kohė e pyeste: - Ēfarė doni Donja Pina? -

Njė mbrėmje ajo ia tha, nė kohėn kur burrat dremisnin nė lėmė, tė lodhur nga dita e gjatė, dhe qentė ulėrinin poshtė e pėrpjetė fshatit tė terratisur: - Ty tė dua! Ty qė je i bukur si dielli, e i ėmbėl si mjalti. Tė dua ty!

- Ndėrsa unė dua tėt bijė, qė ėshtė lėneshė - ia ktheu Nani duke qeshur.

Ulkonja rrasi duart ndėr flokė, duke ējerrė tėmthat pa nxjerrė njė fjalė, e iku; dhe s'u duk mė nė lėmė. Por nė tetor, atėherė kur nxirrnin vajin, e pa pėrsėri Nanin, ai punonte ngjitur me shtėpinė e saj, dhe gėrrvima e trokullės s'e linte tė flinte gjithė natėn e natės.

- Kap thesin e ullinjve, - i tha sė bijės, - dhe eja -.

Nani shtynte nėn makinė ullinjtė me lopatė dhe i bėrtiste mushkės - Yaah! - qė tė mos ndalej. - E do time bijė, Marikinė? - e pyeti Donja Pina. - Ē'i jepni bijės suaj, Marikisė? - ia ktheu Nani. - Ajo ka plangėn e t'et, e mbi tė unė i jap shtėpinė; mjaft qė mua tė mė lini njė cep nė kuzhinė pėr tė vėnė njė shtrumė kashte. Po qenė gjėrat kėshtu mund ta bisedojmė pėr Kėrshėndella - i tha Nani. Nani ishte i pėrlyer e i fėlliqur kokė e kėmbė nga vaji i ullinjve qė fermentoheshin e Marikia nuk e donte dhe pikė; por e ėma e mbėrtheu pėr flokėsh, dhe me dhėmbėt e shtrėnguar i tha: - Po s'e more, tė vrava!

Ulkonja pothuajse u sėmur, njerėzia thoshin se kur plaket, djalli bėhet heremit. Nuk bridhte mė sa andej kėndej; nuk qėndronte mė tek porta, me ata sy prej tė pėrshpirtshmeje. Kur ajo ia qepte sytė fytyrės sė tij, i dhėndri niste e qeshte, dhe i nxirrte pėrpara petkat e Shėn Mėrisė pėr t'u mbrojtur. Marikia rrinte nė shtėpi pėr tė mėnduar foshnjat, ndėrsa e ėma shkonte pėr tė punuar arave me burrat, m'u si njė burrė, pėr tė prashitur, pėr tė gėrrmuar, pėr tė ngarė qetė, pėr tė krasitur vreshtat, si tė ishte vorč e murrlan i janarit, si tė ishte shirokė e gushtit, atėherė kur mushkave u vareshin kaptinat si lavjerrėsa, dhe burrat flinin permbys rrėzė murit per t'u ruajtur nga era e veriut. Nė atė orė, midis drekėherės dhe muzgut, kur asnjė grua pėrsėmbari nuk sorrollatet, Donja Pina ishte e vetmja gjallesė qė shihej duke bredhur katundit mbi gurėt pėrvėlues tė rrugicave, midis kallamishteve tė pėrzhitura tė fushave tė paana qė humbnin nėpėr vapė, larg, larg drejt Etnės mjegulluese ku qielli i rėndohej horizontit.

- Zgjohu! - i tha Ulkonja Nanit qė flinte nė hendek me kryet midis krahėve, pranė gardhit tėrė pluhur. - Zgjohu, se tė kam prurė verė pėr tė lagur gėrrmazin.

Nani zgurdulloi sytė e hutuar kėndej e andej gjumit, duke e gjetur para vetes tė drejtė, tė zbehtė, me gjoksin e kapardisur dhe sytė e zinj si karboni, dhe shtriqi krahėt nė ajėr.

- Jo! gruaja e mirė nuk vjen vėrdallė nė kohėn midis mbasdites e mbrėmjes ngashėrehej Nani duke kredhur sėrish fytyrėn nė barin e thatė tė hendekut, nė fund, nė fund, me thonjtė ndėr flokė.

- Ikni, ikni! mos ejani mė nė lėmė! -

Dhe nė tė vėrtetė ajo ikte, Ulkonja, duke rilidhur gėrshetat krenare, me shikimin mbėrthyer nė gurėt pėrvėlues kundruall hapave tė saj, me sytė e zinj si karboni. Por nė lėmė u kthye edhe herė tė tjera, dhe Nani nuk i tha kurrgjė. Pėrkundrazi, kur vonohej tė vinte, nė kohėn ndėrmjet mbasdites e mbrėmjes, ai dilte ta priste nė krye tė rrugicės sė bardhė e tė shkretė, me djersėn mbi ballė - dhe pastaj rraste duart ndėr flokė dhe pėrsėriste sa herė: - Ikni! ikni! mos ejani mė nė lėmė.

Marikia qante natė e dite, e si njė ulkonjėz e vockėl dhe ajo, ia ngulte nė fytyrė sytė e pėrflakur lotėsh e xhelozie sė ėmės kur e shihte tė kthehej nga fushat gjithmonė tė zbehtė e tė pafjalė.

- Kobėzezė! - i thoshte. - Nėnė kobėzezė!

- Hesht!

- Vjedhacake! vjedhacake!

- Hesht!

- Do shkoj te karabinierėt, do shkoj!

- Shko!

Dhe shkoi vėrtet, me camėrdhokėt pėrqafe, pa iu trembur asgjėje, pa derdhur njė lot, si njė e marrė, sepse tani e donte edhe ajo atė burrė qė ia kishin dhėnė me pahir, tė pėrlyer e tė fėlliqur nga ullinjtė qė fermentoheshin.

Brigadieri i karabinierėve dėrgoi tė thėrrisnin Nanin; iu kanos deri me galerė e me dru. Nani zu tė ngashėrehej, tė shkulte leshrat; s'mohoi asgjė, s'u mundua tė shfajėsohej. - Ajo ėshtė tundimi!

- thoshte; - ėshtė tundimi i ferrit! - U hodh nė kėmbėt e brigadierit duke iu pėrgjėruar ta dėrgonte nė galerė.

- Vini dorėn nė zemėr zoti brigadier, mė hiqni nga ky ferr! Urdhėroni tė mė vrasin, mė ēoni nė burg! Mos ma lini ta shoh mė, kurrė! kurrė!

- Jo! iu pėrgjigj Ulkonja brigadierit m'anė tjetėr - Kur e dhashė shtėpinė pėr prikė, une kam mbajtur pėr vete njė cep pėr tė fjetur nė kuzhinė. Shtėpia ėshtė e imja, nuk dua tė largohem.

Pak kohė mė vonė, Nani sa s'vdiq nga shkelmi i njė mushke qė e goditi nė kraharor; por prifti refuzoi t'ia sillte Zotin pranė nėse Ulkonja nuk dilte nga shtėpia. Ulkonja iku, dhe atėherė i dhėndri mundi tė pėrgatitej pėr tė ikur edhe ai si njė i krishterė i mirė; u rrėfye e u soll me shenja pendese tė tilla sa tė gjithė fqinjėt e kureshtarėt qanin pėrpara shtratit tė fatziut. Mė mirė do pat qenė pėr tė qė tė kishte vdekur atė ditė, pėrpara se tė shėrohej, e tė kthehej djalli pėr ta tunduar, e pėr t'iu futur nė shpirt e nė trup. - Lermėni! - i thoshte Ulkonjės - Ju pėrgjėrohem, mė lini tė qetė! Unė kam parė vdekjen me sy! Marikinė e gjorė e ka dėrrmuar dėshpėrimi. Tashmė e di tėrė katundi! Kur nuk ju shoh, ėshtė mė mirė pėr ju dhe pėr mua? -

E do tė kish dashur tė shkulte sytė nga balli pėr tė mos parė mė ata tė Ulkonjės, qė kur i nguleshin nė tė tijtė e bėnin tė humbte shpirtin dhe trupin. Nuk dinte ē'tė bėnte mė pėr t'u ēliruar nga magjepsja. U pagoi mesha shpirtrave tė Purgatorit, dhe shkoi tė kėrkonte ndihmė te prifti e te brigadieri. Pėr Pashkė vajti tė rrėfehej, dhe pėr pendesė, lėpiu me gjuhė faqe tėrė botės, gjashtė pėllėmbė mbi gurėt e oborrit pėrpara kishės - e pastaj, duke qenė se Ulkonja kthehej ta tundonte:

- Dėgjoni! - i tha, - mos ejani mė nė lėmė, sepse nėse vini tė mė kėrkoni, ju betohem pėr Zotin, do ju vras!

- Vritmėni! - ia ktheu Ulkonja, - se mua aq mė bėn; por pa ju nuk dua tė rri -.

Ai e pa sė largu midis gjelbėrimit tė tė mbjellave, ndali sė mihuri vreshtin, e shkoi tė hiqte sopatėn nga vidhi. Ulkonja e pa tek vinte, tė zbehtė, tė pėrhėnur, me sopatėn qė vetėtinte nė diell, dhe nuk u mbraps qoftė njė hap tė vetėm, nuk i uli sytė, vazhdoi t'i shkonte pėrkundrejt, me duart e mbushura me tufa lulėkuqesh tė zjarrta, dhe duke e ngrėnė me sytė e zinj. - Ah! gjėma shpirtit tuaj! - belbėzoi Nani.



Pėrktheu: Eris Gjermeni