Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 275
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>

    ... Ketu do te vazhdojme te shkruajme per ekipin tone, per Tironen tone. Ketu do te shkruajme per titullin e 22 qe presim te koleksionojme se shpejti. Ketu do te shkruajme per lojtaret e Tirones, per legjendat e Tirones, per yjet e Tirones ...


    ... Ec TIRONA ...
    ... Perpara ēuna ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 10-03-2005 mė 13:30
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Selman Stermasi, Presidenti i Pare i Tirones.

    Selman Stermasi, nje djale i nje familje te pasur e bujare nga Tirana ishte nder futbollistet e pare te qytetit, kohe para se te organizohej Kampionati i pare kombetar i futbollit. E po ne vitet e para luftes ai u be dhe presidenti i pare i Klubit Tirana. Ai ishte njeriu qe i fali Tiranes jo vetem djersen, talentin e pasurine e tij, por dhe vete shpirtin e tij te madh. Per sportistet e varfer te asaj kohe shtepia e tij ishte vendi ku ata gjenin gjithmone tryezen e shtruar si per shume hallexhinj te tjere te kohes. Lojtaret e quanin me shaka shtepine e tij, tek Pazari i Ri, me emrin "menca". Por bujaria e tij nuk kishte fund. Ai paguante ēdo gje per ekipin dhe nuk fitonte asgje prej tij. Ai zbuloi dy yjet e futbollit shqiptar Lushten e Kryeziun duke i marre qe femije nga "Streha Vorfnore" e duke i mbajtur ne shtepine e tij derisa u bene burra. Ai ishte njeriu qe i rriti si futbolliste dhe realizoi kontratat me Klubet e medha italiane per te dy. Por nga kontratat ai nuk mbajti asnje qindarke por ia dhuroi vete sportisteve. Ndaj sot Kryeziu e Lushta e kujtojne me shume respekt. Lushta i paralizuar e pa goje sot vetem qan para fotos se Stermasit te madh, njeriut qe nuk e lejuan ta takonte me kurre ne jete. Me ardhjen ne fuqi te pushtetit komunist ra kembana e se keqes dhe per Tiranen e Stermasin. Ne nje mbledhje me disa "shoke te Partise" u vendos te nderrohej emri nga Tirana ne 17 nentori. Selmani u ngrit e kundershtoi duke thene se: "Emri TIRANA i jep ketij ekipi mjaft nder e nuk kemi arsye sepse ta heqim ate". Por nga podiumi iu hakerryen: "Ulu e mbylle gojen!" duke e cilesuar armik e borgjez. Sigurisht shoket e tribunes do kishin qene duke kullotur dhite ne ndonje maje mali kur Selman Stermasi jetonte per Tiranen e per me shume kur ky "armik" me 6 prill 1939 mori gjithe ekipin e Tiranes dhe ishte ne balle te demostrates se Tiranes duke kerkuar arme per te perballuar pushtimin fashist te Shqiperise. Por ishte koha e "shokeve", ndaj ky sebeb mjaftoi qe te nesermen Stermasi te pushohej menjehere nga puna e te hidhej ne rruge duke iu ndaluar rreptesisht qe te shkelte pragun e klubit Tirana.
    Lexoni kete paradoks komunist: -Selman Stermasi nuk lejohej me ne klubin Tirana qe ai e kish ndertuar me shpirt! Por te pakten le te themi shyqyr qe nuk i hoqen dhe emrin Shqiperise e t'ia vinin psh 29 Nentori. Pas kesaj Xha Selmani siē filluan ta njohin te gjithe, punoi per shume vite si punetor ne ndermarrjen"M.Mame" dhe qe njeriu qe kurre nuk u kontrollua tek dera e ndermarrjes sepse ndershmeria e tij ishte e mirenjohur nga te gjithe. Me te veshtira ishin ditet kur luante Kombetarja dhe ai nuk kishte bilete per te pare ndeshjen. Ai qante para ekranit te TV. Po ashtu gezohej si femije kur Fatmir Frasheri i ēonte shpesh bileten e ndeshjes.
    Ky ishte njeriu-futboll,njeriu bardh&blu qe nuk deshi emrin 17 Nentori por Tirana. E sot qe ai nuk jeton me ka nje stadium ne Tirane qe mban emrin e tij kurse ne do sillnim si homazh vetem nje kujtim qe besoj e kane te gjithe tifozat e Tirones:kemi pare me dhjetra ndeshje te Tiranes ne kohen kur quhej "17 nentori", por kurre si kam degjuar tifozet qe te therrasin ne kete emer por gjithmone"TIRONA -TIRONA!"

    * Faktet jane nga dokumenta te kujtimeve te bashkohesve e veēanerisht Frasheri,Lushta,Kryeziu etj.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Tirana - Legjenda e futbollit shqiptar.

    Duket si nje trajtim i gabuar kesisoji, perkufizimi per perfundimin e Kapmionatit te 65-te Kombetar te Futbollit. Sepse ne fund te fundit, SK Tirana eshte nje klub i Tiranes dhe asgje me teper. Dhe titulli i 21-te i saj nuk mund te quhet nje fitore e historise, por e historise te Sportklubit tone te shquar.

    E megjithate, them se eshte pikerisht nje fitore e historise sone kombetare te sporteve dhe futbollit. Ndoshta edhe me tej.
    Ne rradhe te pare sepse ky kampionat jubilar i 65-te, u fitua nga Kampioni i pare i Shqiperise qe eshte SK Tirana. Por edhe kjo duket thjesht si nje vlere disi statistikore. E verteta e kesaj "historie" qendron diku tjeter. Ne ate qe vete Sportklub Tirana eshte nje histori, histori e gjalle e kultures sone kombetare, e sportit tone kombetar, e kampionatit tone shqiptar. Dhe pikerisht per histori, ajo fiton 21 kampionate. Se fitoret i ka pjese te historise se saj dhe pa to ajo nuk mund te ekzistoje. Jo thjesht ne kuptimin e fitoreve, por me teper te rolit te saj ne te gjithe kete histori. Eshte nje pjesemarrje duke luajtur gjithmone ne role te dores se pare. Fitoret e saj kane shtyre perpara nje histori te futbollit shqiptar. Dhe sado modeste qe te jete ajo, si te gjitha historite e Shqiperise, roli i SK Tiranes eshte tejet i madh. Kjo shihet edhe te shifra "21", kur kundershtarin me te afert ka Dinamon me 5 kampionate me pak. Edhe per kete, fitorja e SK Tiranes eshte fitore e historise. SK Tirana ka bere historine e kampionateve tona, e ka themeluar ate, e ka cuar perpara, e ka gjalleruar, e ka shpetuar kur ajo rrezikohej te mos ishte me histori. Dhe madje ka fale histori. Me e pakta, SK Tirana i ka fale histori dy klubeve te cilet se bashku kane fituar 31 kampionate, Partizanit dhe Dinamos - te cilet kur u themeluan, te pakten gjysmen e lojtareve i kishin te Sportklub Tiranes, Punes se Tiranes apo 17 Nentorit te Tiranes. Per fat, ky ka qene casti kur pa pike mirenjohje keta dy klube qe SK Tirana iu fali histori, deshen te ndalnin historine e SK Tiranes. Per mbi 20 vjet ata ia arriten ta ndalnin kete histori. Nuk e ndalen thjesht duke mos e lejuar ate vete te bente histori permes titujve kampione, por gati te mos e lejonin te luante asnje rol ne kete histori. Harruan se personazhet e medhenj nuk mund ti heqesh nga historia, edhe pse per nje fare kohe ia arrin t'i menjanosh prej saj.

    Dhe 17 Nentori, Sportklub Tirana apo Puna e Tiranes u rikthye ne mesin e viteve '60, jo vetem per te mos dale me kurr nga historia, por per te vazhduar drejtimin e historise. Me 1990, ajo ia arriti te nxirrte ne skene historine e mohuar. Sepse SK Tirana deri ne 1991 ka qene i vetmi klub futbolli ne Evrope, te cilit me vendim shteteror, pra permbi 45 vjet, ia kishin hequr historine e 6 titujve te kampionit! Dhe kur nje dite te bukur iu kthye kjo histori, papritmas ajo u shnderrua ne ate qe kishte qene, ne "primadone" ose ne zonje e pare. Kjo eshte Sportklub Tirana, fitorja e 21-te e se ciles eshte fitore e historise, fitore e themelimit, fitore e fillimit dhe e fundit, qe kurr nuk mund te kete me fund. Eshte fitore mbarekombetare, pra me teper se kombetare. Ndonese cdo kampione dihet, quhet kombetare. Fitorja e SK Tiranes eshte mbarekombetare, sepse askush tjeter si ajo nuk ka patur ne gjirin vet larmine me te pafund te perfaqesuesve te gjithe zonave e trerave shqipetare. Kur eshte themeluar si kampione me 1930, ajo ka patur ne 11-shin e saj tiranas, shkodrane, elbasanas, mallakastriote, korcare, dibrane. Veshtroni Panteonin ne fund te faqes. SK Tirana ne mbarekombetarine e saj eshte unikale. Ajo te rremben. Te gjithe "te huajt" ajo ka nje aftesi te jashtzakoneshme per t'i shnderruar ne tiranas te vertete te futbollit. Dhe brenda nje kohe te shkurter arrin t'iu blatoje stilin e saj. Mandej, kur ata largohen, atje ku shkojne, vetevetiu percojne kete stil historik te skuadrat e tyre. SK Tirana, qe njihet per "konservatore", ne te vertete eshte me liberalja. Tregun e futbollit ne Shqiperi e para e ka filluar ajo. Eshte e para dhe e vetmja qe i ka fale Juventusit dhe Romes se Italise dy kampione te rangut evropian. SK Tirana eshte i vetmi klub futbolli ne Shqiperi, perfaqesues te se ciles, te arratisur prej nje terrori, nje here ia kane arritur te dalin ne fushen e lojes ne nje stadium te madh te Evropes ne Rome dhe me fanelat e KOmbetares me shqiponjen e flamurit, te zhvillojne ndeshje me nje klub te madh: Lazio te Romes. Vetem keta lojtare te Sportklub Tiranes kane zhvilluar nje ndeshje revolte atdhetare, kunder vendosjes se regjimit komunis ne Evropen Lindore. Ishin futbolliste te shquar, te cilet pervec te tjerave kishin fituar dy Kampionate Kombetare (1939, 1942) te Luftes ne Shqiperi, te cilet ne po luftojme qe te njihen. Atebote, SK Tirana do te kishte per te qene jo 21, por 23 here Kampione e Shqiperise. Portat per te tjeret i ka hapur e para ne Shqiperi por SK Tirana. Veshtroni emrat e stines 2003-04, se cfare larmie krahinash gjen te protagonistet e saj. Kam vendosur qe ne kete shkrim te mos permend asnje emer se do te gaboj. Emrat i gjeni te 180 kampionet e Panteonit. E kesaj rradhe, ne mungese te analizes se nje kampionati te cilin SK Tirana e fitoi me nje epersi te skajshme, le te flase Panteoni si dhe kjo ese lakonike si argument qe fitorja e 21-te e SK Tiranes eshte fitore e historise.

    Jo thjesht sepse nje kampione i perket gjithe historise kombetare. Po sepse askush me mire se SK Tirana, nuk ka plazmuar aq fort, nje histori futbolli te Shqiperise, kaq kombetare dhe pertej. Cuditerisht, jo vetem sepse ajo i ka dhene Kombetares numrin me te madh te lojtareve qysh diten e pare kur u themelua me 1936, dhe madje as sepse perhere ka qene ne perberje nje skuader mbarekombetare qytetesh e trevash. Po sepse askush me fort se SK Tirana, nuk ka perfaqesuar shpirtin rinor te kombit tone ne fushen e blerte. Forca, pasioni i madh, kembengulja e jashtzakoneshme, etja e madhe per kthese, energjia, shpirti i paepur, dhe ne fund te fundit, stili i nje vrulli dhe mosdorezimi asesi ne kete fushe te blerte, cka shpesh shumekush i ka quajtur vecori te futbollit shqiptar, me pare se te tjeret, jane brumosur te Sportklub Tirana. Eshte ai qe njihet si "shpirti i Tiranes". I dha te gjitha keto, dhe me ne kete 2004, ndonese per fatin e saj te keq, qene te nje kohe kur historia nuk vleresohet. Per hir te Panteonit, thashe se nuk do te permend asnje emer. Megjithate, edhe me e tana ka nje perjashtim. Do ta mbyll me vetem dhjete emra, dhjete njerez te cilet me kete cilesim nuk i ka Panteoni. Jane ata te cilet, kane ngritur me duart e tyre kete Panteon te Sportklub Tiranes. Jane mesuesit e saj, tranjeret, nga i pari te i fundit. Nderim pra per Samo Signerin, Selman Stermasin, Myslym Allen, Enver Shehun, Shyqyri Rrelin, Shkelqim Mucen, Sulejman Memen, Enver Hadziabdic, Krenar Alimehmetin dhe Mirel Josen. Me ta Sportklub Tirana i perket historise.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Panteoni i SPORTKLUB TIRANES - 21 kampionate - 180 kampione!!! (1930-2004)

    ... 180 Kampionet, qe kane bere historine e te Modhes Tirona ...

    Alimehmeti 88, 96, 97,99,00; Prof. Alla M. 36,37; Alla 88; Dr. Agolli M. 31;32; Agolli A. 03, 04; Arrmadhi 82; Baci 82, 85; Baholli 95; Balla 37; Bardhi 88.89; Bathorja 65,66; Begeja H. 31,32; Begolli 30; Bimo 82,85; Bukoviku 65,66,68,70; Bulku E. 99, 00, 03, 04; Bulku S. 96, 97, 99, 00, 03, 04; Bushi 96, 97; Bylyku N. 65, 66; Bylyku A. 85, Bytyci, 65, 66, 68, 70; Caslli 96; Coclli 96; Dabulla 99, 00, 03, 04; Daja 88, 89; Dr. Dashi I. 30, 31, 32; Dede 95, 96, 97, 99, 00, 03, 04; Demneri A. 82; Dhales P. 68, 70; Dhales F. 95; Dinella Gj. 82; Domi 97; Driza 00; Duro K. 99; Drita 98; Egbo N. 03, 04; Elini 65, 66; Faqolli 03; Fejzolli 95; Frasheri F. 65, 66, 68, 70; Fortuzi I. 95, 96, 97, 03, 04; Gallo 95, 96, 97, 99, 00; Gjinali I. 30, 31; Gjinali S. 36; Gjoka 65, 66, 68, 70; Gurashi M. 30, 31, 34, 36, 37; Gurashi R. 30, 31, 34, 36, 37; Habibi 68; Hajdari 03, 04; Hajnali 30, 31, 32, 36, 37; Halili S. 65, 66; Halili M. 03, 04; Hatibi 70; Hidi 99, 00, 03, 04; Hima R. 36; Hobdari 36; Hodja 85, 88, 89; Hushi 97; Hyka S. 65, 66, 68, 70; Hyka E. 95, 96; Hysa 95, Iljazi 99, Ishka B. 65, 66, 68, 70; Ishka S. 99; Ismaili 96, 97, 99; Janku F. 34, 36, 37; Jakova 34, 36, 37; Jegeni 32; Jolldashi B. 30, 31, 32; Jolldashi R. 32; Jorgji 66; Josa 82, 85, 88, 89; Jupi 03; Kajano 30, 31, 32; Kapaj J. 00; Kapllani R. 97; Karaj 97, 99; Prof. Karapici 30, 31, 32, 34, 36, 37; Kashari 37; Kasmi G. 65, 68, 70; Kasmi F. 95, 96, 97; Kazanxhi 66, 68, 70; Keci 34; Kenesei Z. 00; Kepi 88; Kokuro 95, Kola A. 82, 85, 88, 89, 95, 96, 97; Konomi V. 65, 66, 68; Konomi Ll. 70; Korca 32, 34; Kosova 30, 31; Kukli 95, 96, 97; Kusi 30, 31, 32, 36; Lame 89; Lazar M. 00; Lekbello 85, 88, 89; Lici 03, 04; Lici F 00; Lisi 37; Liti L. 82, 85, 88, 89; Liti M. 99; Llambi S. 37; Lushta 34, 36, 37; Maci 30; Malko 95, 96, 99; Maluci 32, 34; Mema A. 65, 66, 68, 70; Mema O. 65, 66, 68, 70; Mema S. 82, 85; Mema Ar. 95, 96, 97, 99, 00; Memishi 00; Merkoci 95, 96, 97, 99, 03, 04; Mersini 85, 88, 89; Metani 82; Mergjyshi S. 96; Miha 30, 31; Miloti 95, 96, 97; Minga 82, 85, 88, 89, 95, 96; Mirdita 36, 37; Muca A. 04; Muca Sh. 82, 85, 88; Muka D. 99, 03, 04; Mulleti 95, 96; Naci 82; Nallbani B. 95, 96, 97, 99, 00; Dr. Ndroqi 30; Nurishmi 68, 70; Ohri 97; Omuri 82, 85, 88, 89; Osmani O. 99; Papadhopulli D. 88; Patushi 03, 04; Pinari 04; Plluska 37; Petrela M. 34, 36, 37; Prenga 95, 96, 99, 00, 03, 04; Ramadani 85, 88, 89; Riza 88, 89, 96, 97 00; Rizvanolli E. 00; Ruci A. 88, 89; Ruhi; 96, 97, 99, 00; Sabati 30, 31, 32; Sako 88, 89; Dr. Samimi 31; Saraci 65, 6; Sengla 82; Sharra 82, 88, 89; Shehri 30, 31, 32; Shaba 97; Sina 87, 00, 03, 04; Skuka 37; Stemati 34, 36; Stavre 97; Prof. Stermasi S. 30, 31, 32, 34; Stermasi T. 96, 97, 99; Stoja 85, 88, 95; Sula 95, 96; Sutori P. 00; Tafaj B 65, 66, 68; Tafaj A. 97, 99, 00, 03, 04; Tole 95; Vata R. 03; Veenhoff J. 03; Veraj 03; Verria A. 65; Vila A. 82; Vito 00; Vladi B. 82; Vladi L. 03; Vukovics L. 00; Xhacka 65, 66, 68, 70; Xhafa A. 99; Xhafa F. 03, 04; Ymeri F. 00, 03, 04; Ypi 33; Zalla 97; Zebishti 36, 37; Zela 95; Zeqo 99.

    ... Emra te rinj do te shenohen ne Historine e Lavdishme te SK TIRANES ...

    Nga: Besnik Dizdari
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Renditja e Superliges. Tirana kryeson bindshem me 62 pike, 8 pike larg ndjekesit me te afert Elbasanit. Diferenca e saj me rivalet historike eshte akoma me e thelle, me Dinamon 23 pike dhe Partizanin 29 pike.

    Renditja.

    Nr Ekipi Pike
    1 Tirana 62
    2 Elbasani 54
    3 Vllaznia 49
    4 Dinamo 39
    5 Teuta 38
    6 Lushnja 35
    7 Shkumbini 34
    8 Partizani 33
    9 Egnatia 23
    10 Laēi 1
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Muka: Dinamo "tė vjedh" fitoren!

    Fantazisti i kampionėve nė fuqi kėrkon vėmendjen e shokėve nė prag tė sfidės me blutė e kryeqytetit.


    Devi Muka, autori i 10 golave nė kampionat, ka shėnuar tė mėrkurėn edhe njė gol nė njė miqėsore tė kuqezinjve, gjatė grumbullimit tė fundit me Brigelin. Ndėrkohė, dje kapiteni i Tiranės ėshtė rikthyer dhe ka dalė nė stėrvitje me bardheblutė, duke iu bashkuar grupit tjetėr tė futbollistėve. Pėrpara njė sfide tė tillė, si kjo e radhės me Dinamon, ai thekson se fitorja nuk do tė jetė e lehtė pėr ekipin e tij, duke u bėrė njėkohėsisht thirrje shokėve tė tregohen tė kujdesshėm, pasi Dinamo nė momente tė vėshtira ua ka vjedhur fitoren bardhebluve. Muka do tė jetė kėtė javė nė formacionin e Tiranės dhe nė derbin me blutė ėshtė optimist nė njė fitore tė skuadrės sė tij, madje bindėse edhe nė lojė. Nga ana tjetėr, lojtari qė bėn pjesė edhe nė kontigjentin kuqezi, pas "zborit" tė fundit, shprehet se kundėr Turqisė dhe Greqisė shpreson t'i rikthehet formacionit bazė:
    - Cili ėshtė vlerėsimi qė i bėn Tirana derbit me Dinamon njė ditė para se tė pėrballeni nė "Qemal Stafa"?
    - Mendoj se ėshtė njė ndeshje e vėshtirė, ashtu siē janė karakterizuar gjithmonė takime tė tilla. Dinamo dhe Tirana shquhen pėr rivalitet tė fortė, pavarėsisht nga renditja dhe objektivat qė kanė pėr momentin nė kėtė edicion. Ne ndodhemi nė krye dhe synojmė tė mbetemi deri nė fund tė parėt nė klasifikim. Dhe nė fakt, njė fitore me Dinamon do ta bėnte edhe mė tė realizueshėm objektivin tonė. Megjithatė, ėshtė herėt tė flasim pėr kėtė ēėshtje. Duhet tė mendojmė njė herė pėr Dinanon. Tė gjithė e dimė se ē'do tė thotė tė pėrballesh nė njė derbi me blutė, kėshtu qė duhet tė tregojmė kujdes. Nė shumė raste, rivali i kryeqytetit na ka sjellė probleme nė pėrballjet direkte, kėshtu qė nga mėsimet duhet tė tregojmė vėmendjen e duhur, me qėllim qė gabimet e kaluara tė mos i pėrsėrisim mė.
    - Kėtu atmosfera ėshtė pak a shumė optimiste, megjithatė duket se Tirana ka disa probleme para derbit.
    - Po, sepse ėshtė i skualifikuar Patushi dhe janė disa lojtarė me dy kartonė, si, pėr shembull, unė, ēka do tė thotė se duhet tė tregohemi shumė tė kujdesshėm, sepse nė mesjavė do tė pėrballemi nė kupė me Lushnjėn. Kurse Sina ėshtė i sėmurė me grip. Por ka edhe tė tjerė qė paraqesin mė pak probleme si nga gripi, ashtu edhe nga dėmtime tė ndryshme. Sidoqoftė, Tirana asnjėherė nuk ka diskutuar ndeshje vendimtare si kjo e radhės, e pėr pasojė shpresojmė tė luajmė mirė e tė fitojmė bindshėm.
    - Si kapiten i skuadrės mund tė na thoni se kur do tė shpallet Tirana kampione?
    - (Qesh) Pėr ne nuk ka shumė rėndėsi koha. Tifozėt tanė duan qė tė shpallemi kampionė, si dhe tė luajmė sa mė mirė. Jemi nė prag tė fazės sė fundit tė sezonit dhe gjynah tė qahemi pėr sa i pėrket ecurisė sė pėrgjithshme. E mira nuk ka fund dhe kėtė Tirana e di shumė mirė.
    - Po afrojnė ndeshjet e kombėtares dhe Brigeli nė "zborin" e fundit duhet tė jetė bindur mė shumė pėr Devi Mukėn, tė cilin nuk e aktivizoi nė takimin e fundit me Ukrainėn.
    - Si ēdo futbollist i kombėtares, edhe unė kur luan Shqipėria kam dėshirė tė aktivizohem qė nga fillimi, por duhet tė respektojmė mbi gjithēa tjetėr zgjedhjen qė bėn trajneri, pasi vetėm ai mund tė vendosė pėr formacionin. Nga kombėtarja tė gjithė presin fitore dhe unė si shqiptar pikė sė pari e dėshiroj me gjithė shpirt njė gjė tė tillė.
    - Cili ėshtė mendimi juaj pėr dy ndeshjet e radhės, atė me Turqinė e mė pas me Greqinė?
    - Natyrisht, jashtė fushės sonė, pėrballė dy pretendentėve pėr tė shkuar nė botėror do tė jetė shumė e vėshtirė. Megjithatė, futbolli ėshtė futboll dhe tė mos harrojmė qė Shqipėria nuk ka mė njė ekip dosido. Kjo kombėtare e ka treguar veten nė lojė dhe nė rezultate dhe, pavarėsisht nga humbja e fundit me Ukrainėn, me pak fat besoj se nuk do tė dalim pa gjė nga dy betejat e forta tė Ballkanit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Humbje ...

    SK Tirana - Dinamo 0 - 2


    ... Min '10: 0-1.
    Pjesa e pare mbaron 1-0 per Dinamon.Te dashur tifoze, nuk ka nevoje per koment pasi jo vetem kemi nje Tirane qe nuk ka bere absolutisht asgje, asnje rast, asnje gjuajtje ne porte, por ēdo dite e me teper shohim nje ekip totalisht te shperfytyruar. Nuk ka asgje ne fushe! As deshire per loje, as force fizike, as teknike e per me teper asnje forme organizimi taktik. Asnje vlere! Perveē Hidit qe ka shpetuar dy - tre raste te pastra te gjithe repartet e tjera nuk ekzistojne. Organizimi i lene ne dore te Bakallit ka treguar sot nje lojtar pa asnje vlere qe as nuk pason dot. Nuk ka mesfushe, nuk ka sulm e si perhere nuk ka mbrojtje. Sigurisht nuk ka as trajner. Sa larg ,sa larg Tiranes se vitit te kaluar. Nuk eshte ēudi qe Dinamo te shenoi perseri e Tirana te mos reagoj fare.
    Min 75: 0-2 ...

    ... Turpi i botes!!! Edi Rama dhe banda e hajdutve qe ka marre ne dore Tiranen po shkaterron skuadren!!! Starova o pleher ik shporru nga Tirana. Ju sponsore, hajdute te Rames jeni kryeplehrat e Tiranes ...

    FALEMINDERIT EL SAIED, MIREL JOSA, NEVIL DEDE, INDRIT FORTUZI, SUAD LICI, MAHIR HALILI!!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    o skutho te paska ik truri ...
    shif se mos e kane shit ndeshjen ata , se gjera qe ndodhin jane....se me thene te drejten kampionati ka mbaruar me kohe .
    Mos e vrit mendjen se dhe Elbasani u rraf ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #9
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Si mos me te ik truri ???!!! Shiko ēfare bejne plehrat, e kane shperfytyruar skuadren. Po e shkaterrojne dita dites ekipin. Kampionat duke rraf Laēin e Rrogozhinen. Nuk e kemi mund asnjehere Elbasanin kete kampionat, Dinamo po na ben per uje te ftohte. Shiko cfare trajneri ka Tirana, nje plehere, nje morr te kuq. Lere pastaj strategjite e klubit dhe sponsorat e fuqishem. I rrofshin kontratat dhe rregullorja brendshme, se gje tjeter nuk po na japin. Me El Sajedi dhe Mirel Josen ishim nje shtylle larg turit te trete te Champions League dhe Kupes Uefa, ndersa tani me keto plehrat, nuk mundim dot as Elbasanin e Dinamon e jo me te kalojm ndonje tur Champions League ...


    ... Starova o pleher ik shporru nga Tirana. Ju sponsore, hajdute te Rames jeni kryeplehrat e Tiranes ...


    FALEMINDERIT EL SAIED, MIREL JOSA, NEVIL DEDE, INDRIT FORTUZI, SUAD LICI, MAHIR HALILI!!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #10
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Patushi: Fitojmė 3-0 !!! Do ta shėnoj nė fanellė ...

    Mesfushori i kampionėve u premton tifozėve kualifikim pėr nė turin tjetėr tė kupės.


    Tiranės i duhet tė pėrmbysė rezultatin e humbjes sė dy javėve mė parė nė Lushnjė pėr tė shkuar nė gjysmėfinale tė Kupės sė Shqipėrisė. Pas humbjes nė derbi me blutė, kryeqytetasit besojnė nė njė kualifikim tė mundshėm, pse jo edhe te ndonjė fitore me shumė gola. Mesfushori potent i Tiranės, Saimir Patushi, deklaron se nė bluzė do tė vendosė rezultatin pėrfundimtar tė ndeshjes, pėr tė cilin ai bėn profetezimin e tij. "Do ta fitojmė takimin e kthimit tė Kupės sė Shqipėrisė me rezultatin e pastėr 3-0. Kėtė rezultat do ta shėnoj edhe nė fanellė. Tirana duhet tė shėnojė tė paktėn dy gola pėr tė qenė nė gjysmėfinale dhe, nga ana tjetėr, nuk duhet tė pėsojė asnjė gol. Por pėr tė qenė sa mė tė sigurt nė vetvete, ne duhet tė shėnojmė tre gola mė tepėr se lushnjarėt. Nėse do tė jemi gjatė lojės me dy gola mė shumė se ata, nė fund njė gol i papritur mund tė na eliminojė. Ka ndodhur shpesh nė futboll, kėshtu qė duhet tė kemi kujdes. Unė prandaj e kam pėrcaktuar qė tani rezultatin 3-0, tė cilėn besoj se do ta arrijmė," - shprehet Patushi.
    Mesfushori i Tiranės nuk ka qenė nė takimin e fundit pėr arsye kartonėsh. Mungesa e tij, sipas trajnerit Starova, ka ndikuar disi nė mesfushė gjatė ndeshjes sė fundit, tė cilėn bardheblutė e humbėn me rezultatin 2-0. I rikthyer para sfidės me lushnjarėt, Patushi mendon se kualifikimi do tė jetė "dhurata" mė e mirė qė ekipi mund t'u bėjė tifozėve, tė cilėt e kanė tė vėshtirė tė pajtohen me ndonjė dėshtim tė mundshėm. "Ne synojmė kualifikimin dhe fitimin e trofeut. Nė Lushnjė humbėm ndeshjen e parė, por janė edhe 90 minuta nė lojė. Tirana ka potencial pėr tė pėrmbysur ēdo lloj rezultati e jo njė si ky i Lushnjės. Nėse pėrqendrohemi dhe luajmė siē di tė luajė zakonisht Tirana, kam besim tė plotė se do t'ia dalim mbanė. E vlerėsojmė kundėrshtarin, sepse nė javėt e fundit ka bėrė pėrmirėsime tė dukshme. Besoj se ndeshje do tė jetė e fortė dhe e bukur. Ekipi ynė, me njė fitore bindėse, synon t'u japė njė herė e mirė fund luhatjeve tė fundit nė kampionat," - thotė ndėr tė tjera futbollisti i mesfushės sė Tiranės.
    Nė fund tė fjalės sė tij, lojtari i kryeqytetasve flet edhe pėr fazėn e fundit tė kampionatit. Fakti qė Tirana ndodhet nė krye e gjithashtu ka disa pikė mė shumė se vendi i dytė, e bėn Patushin tė flasė mė me siguri pėr triumfin e tretė radhazi. "Ne e udhėheqim kampionatin qė nga fillimi, pra pėr tri faza, dhe besoj se nė kėto momente nuk na kanė shteruar fuqitė pėr tė mbetur nė krye deri nė javėn e fundit. Faza e fundit do tė jetė mė e vėshtirė, megjithatė Tirana e ka treguar veten se ėshtė aq e zonja sa tė mos e lėrė kreun qė t'i rrezikohet nė fund fare. Gjatė 2 sezoneve tė shkuara ne kemi fituar titullin dhe kemi arritur deri nė finale tė kupės. Kėtė herė dėshirojmė t'i fitojmė tė dy trofetė," - pėrfundon idenė e tij Patushi, njė ndėr lojtarėt stabėl tė formacionit tė Starovės, qė luan sezonin e tij tė tretė nė kryeqytet.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  11. #11
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Sk Tirana - Lushnja 3 - 0

    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel
    Unė prandaj e kam pėrcaktuar qė tani rezultatin 3-0, tė cilėn besoj se do ta arrijmė," - shprehet Patushi.
    ... SK Tirana kualifikoht per ne turin tjeter te Kupes se Shqiprise, pas fitores 3 - 0 ndaj ekipit te Lushnjes. Koha e rregullt ka perfunduar me rezultatin 1 - 0, me gol te shenuar nga Xhafa ne minuten e '58. Ne kohen shtese ka shenuar per Tiranen perseri Xhafa ne minuten e '104 dhe Pape Sene ne minuten e '113. Ne pjesen e dyte ka dale me karton te kuq Vrapi i Lushnjes ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  12. #12
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Patushi mban fjalėn, Tirana kualifikohet.

    Sporti Shqiptar.


    Kampionėt kualifikohen me vėshtirėsi nė gjysmėfinale, pasi shėnojnė dy herė gjatė minutave shtesė.

    Tirana, kryesuesja e kampionatit, ėshtė tashmė njė nga gjysmėfinalistet e Kupės sė Shqipėrisė. Bardhebluve u janė dashur 120 minuta pėr tė siguruar kualifikimin pėrballė njė Lushnje, qė nė disa raste e vuri vėrtet nė vėshtirėsi ekipin e Starovės, madje duhet thėnė se gjatė 90-minutėshit janė kėrcėnuar ndjeshėm ambiciet e Tiranės. Megjithatė, nė fund tė fundit, Tirana fiton me rezultatin e pastėr 3-0 e kėshtu pret e fundit njė biletė pėr nė katėrshen e skuadrave qė do ta vazhdojnė garėn pėr mė tej. Dje, nė "Qemal Stafa", Tirana kishte bėrė disa ndryshime taktike nė mbrojtje e nė mesfushė. Ishte rikthyer pas disa kohėsh Ēipi dhe pėrpara kishte kaluar E. Bulku. Mbi gjithēka tjetėr nė pėrballjen e djeshme me lushnjarėt, pėrveē kualifikimit, tifozėt prisnin njė Tiranė shumė mė agresive nė lojė se nė ndeshjet e fundit. Megjithatė, loja e tyre gjatė gjithė kohės nuk u ngrit nė lartėsinė e duhur, duke pėrjashtuar disa momente, qė vėrtet dhuruan emocione, por duhet thėnė se ishin mė shumė meritė e lojtarėve tė veēantė. Nė pjesėn e parė, lushnjarėt tregohen mė tė rrezikshėm dhe krijojnė disa raste pėr gol. Kryeqytetasit janė shumė tė mefshtė nė mesfushė por edhe nė mbrojtje tregohen tė tillė. Loja jo fort e pėlqyeshme e tyre solli reagimin e tifozerisė. Ndėrkohė, Lushnja, gjatė fraksionit tė parė, ishte mė kėrkuese dhe me rastet e krijuara mund tė kishte shėnuar njė gol. "Lagunarėt" mbrohen me kujdes dhe dalin rrezikshėm nė portėn kundėrshtare. Pjesa e parė mbyllet me rrjeta tė paprekuar dhe, meqė Tirana largohet pa arritur dot tė shėnojė njė gol, u duk se kualifikimi nė pjesėn e dytė do tė ishte shumė i vėshtirė. Dhe kjo nė fakt ndodhi, edhe pse 45-minutėshin e fundit lushnjarėt e luajtėn vetėm me 10 lojtarė. Merkoēi pengohet nė afėrsi tė zonės nga Vrapi, qė ishte lojtari i fundit, dhe Jareci nuk ngurron ta ndėshkojė atė me tė kuqe. Lushnja vetėm pak minuta mė pas ndėshkohet nga Xhafa qė arrin tė realizojė njė gol vėrtet tė bukur, pas njė aksioni model tė bardhebluve. Goli solli "frymėmarrje" tė menjėhershme nė radhėt e kryeqytetasve. Nė fakt, Tiranės i mbeti tė mbrohej mė fort, sepse pėsimi i njė goli mund tė ishte fatal pėr tė, por edhe tė sulmonte me qėllimin qė tė siguronte kualifikimin. Deri nė fund tė pjesės sė dytė, pėrpjekjet e bardhebluve janė mė tė mėdha, por, nga ana tjetėr, edhe ekipi i Josės, ndonėse me njė lojtar mė pak, e vė disa herė nė rrezik portėn e Hidit. 90-minutėshi mbyllet me fitoren minimale tė Tiranės, por duke pėrfshirė edhe ndeshjen e parė, gjithēka ishte e barabartė. Nė kohėn shtesė vjen kapitullimi i "lagunarėve", qė u duk qartė se ranė edhe fizikisht. Ata pėsojnė nga njė gol nė ēdo minipjesė tė shtesės dhe detyrohen t'i japin lamtumirėn kupės. Tirana, nė krahasim me 3 gjysmėfinalistėt e tjerė, e arriti mė me vėshtirėsi kalimin nė gjysmėfinale, megjithatė thuhet se fituesi nuk gjykohet. Kryeqytetasit, qė kryesojnė kampionatin, pėrmbushin misionin e tyre edhe nė kupė.

    Thanė pas ndeshjes ...
    ... Sulejman Starova, trajner i Tiranės: - Jam i kėnaqur me kualifkimin, por jo me lojėn. Megjithatė fitorja dhe kualifikimi ishin shumė tė rėndėsishme pėr ekipin tonė. Ne vinim pas njė humbjeje nė kampionat me Dinamon, prandaj edhe takimin e sotėm e duhet ta fitonim patjetėr. Ky kualifikim rrit dėshirėn pėr tė rikuperuar tė metat dhe defektet e fundit, e njėkohėsisht edhe pėr tė na rikthyer nė formė lojtarėt e dėmtuar. Tashmė duhet t'i kthehemi kampionatit pėr tė vijuar rrugėn drejt titullit. E thashė qė loja, pavarsisht nga kualifikimi nuk ishte nė nivelin qė kėrkohet prej Tiranės, kėshtu qė duhet tė pėrmisohemi mė shumė nė kėtė aspekt. Vetė kėshtu edhe tifozėt duhet tė nė pėrkrahin nė fushė.
    ... Mirel Josa, trajner i Lushnjės: - Ne u eleminuam, por nė pėrgjithėsi zhvilluam njė ndeshje tė mirė. Krijuam shumė raste para portės kundėrshtare. Mund tė kishim shėnuar tė paktėn njė gol, e nėse do ta bėnim kėtė, natyrisht qė misioni i kualifikimit mund tė na lehtėsohej nė pjesėn e mbetur. Pas daljes sė Vrapit me karton tė kuq, qė ishte njė moment i diskutueshėm dhe qė duhet parė edhe nga pamjet televizive, ne na u vėshtirėsua shumė synimi nė kėtė sfidė. Tirana mbetet Tiranė, kėshtu qė shėnoi vetėm pak minuta mė vonė. Mė tej, kundėrshtari arriti tė sigurojė kualifikimin, nė kohėn shtesė.

    Tė veēanta...
    - Nė tribunėn "VIP" ishin tė pranishėm donatorėt e Tiranės, Halili- Papuli-Ngjela-Nuri, si dhe presidenti i Partizanit, Xhani.
    - Pėr tė pėrkrahur Lushnjėn kishin ardhur shumė tifozė, aq sa numri i tyre ishte i barabartė me numrin e tifozėve tė Tiranės. Nė tribunėn pėrballė lushnjarėt kishin hapur njė flamur tė madh me ngjyrat e skuadrės sė tyre.


    ... Starova o pleher ik shporru nga Tirana. Ju sponsore, hajdute te Rames jeni kryeplehrat e Tiranes ...


    FALEMINDERIT EL SAIED, MIREL JOSA, NEVIL DEDE, INDRIT FORTUZI, SUAD LICI, MAHIR HALILI!!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Yyyyyyyyyyyyyy ! Posht tirona ! Tirana eshte skuadra qe urrej me shume , sepse eshte { Dmth ka qene me perpara se tani s`eshte me } taman si REAL MADRITI . Blen te gjithe lojtaret me te mire dhe sfiton gje ! ...PARA VLLAZNIA !
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  14. #14
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Sa te lezetshem jane keto te vegjlit . Ne Shqipri kemi fituar gjithēka, kemi 75 vjet qe jemi skuadra me e mire e Shqiprise. Jemi Numri 1 ...

    ... Ec TIRONA ...
    ... Perpara ēuna ...



    ... Starova o pleher ik shporru nga Tirana. Ju sponsore, hajdute te Rames jeni kryeplehrat e Tiranes ...


    FALEMINDERIT EL SAIED, MIREL JOSA, NEVIL DEDE, INDRIT FORTUZI, SUAD LICI, MAHIR HALILI!!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  15. #15
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar mė parė nga kokashta
    Yyyyyyyyyyyyyy ! Posht tirona ! Tirana eshte skuadra qe urrej me shume , sepse eshte { Dmth ka qene me perpara se tani s`eshte me } taman si REAL MADRITI . Blen te gjithe lojtaret me te mire dhe sfiton gje ! ...PARA VLLAZNIA !
    une nuk jam nga tirana por ama jam tifoz i tiranes.kam jetuar mbi 10 vjet ne Tirane dhe jam kenaq me kete ekip.Nuk e di se cmund te fitonte me teper.Blen cdo lojtare thua dhe sfiton asgje kur ajo per 10 vjet ka fituar mbi 70 % te titujve dhe sfitoka gje.Interesante me duket llogjika juaj.3 here rrjesht kampione.Edhe kete vit ajo eshte kampione dhe ne cerekfinale te kupes dhe sfitoka gje.Kur gjith ekipet e quajne sukses vetem pse rivalizojne me Tiranen.E quan te suksesshem elbasanin pse eshte i dyti apo vellaznine pse eshte e 3 .Une me sa di qellimi eshte te jesh kampion qe Tirana po e realizon dhe per kete vit.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2005
    Postime
    89
    ku ka si tirona mer amon. e pat te merkuren me lushnjen ca i bom. se u hapen shum bythesh lushnjaret. un e pash neshjen ne kohe shtes qe bom dy gola kena lujt loj perfekte. ska si tirona titullin 22 e morem tashti duhet menojm per champions league

  17. #17
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Shkumbini - SK Tirana 1 - 2

    Tiranės i mjaftuan diēka mė shumė se 10 minuta lojė nė "Tofik Jashari" pėr tė shėnuar dy gola, ose mė mirė tė themi pėr tė siguruar tri pikė tė plota. Kurse, nga ana tjetėr, Shkumbini gjatė 80-minutėshit tė mbetur vetėm sa arrin tė shkurtojė diferencėn, pas njė goli tė shėnuar me 11-metėrsh. Nė fund tė 90-minutėshit, peqinasit dalin nga fusha me humbje, ashtu si nė katėr ballafaqimet e deritanishme me kryeqytetasit, qė kryesojnė bindshėm tabelėn e klasifikimit. Pra, Tirana, pas 3 ndeshjeve nė kampionat, i rikthehet fitores nė javėn e parė tė fazės sė fundit, falė rezultatit tė favorshėm, 2-1, qė arriti me Shkumbinin nė fushėn asnjanėse tė Shijakut. Bardheblutė, tė kushtėzuar nga mungesat e disa titullarėve, edhe kėtė herė dolėn me ndryshime tė tjera nė formacionin bazė. Trajneri Starova, nė fund tė ndeshjes, pranon se Rraklli ėshtė sakrifikuar pėr shkak tė mungesave tė shumta, qoftė prej tė dėmtuarve, apo edhe tė skualifikuarve tė kėtij takimi (Muka mungonte vetėm pėr kėtė arsye). Megjithatė, eksperienca e lojtarit tė kombėtares i jep Tiranės shumė shpejt epėrsinė e kėrkuar nga Starova. Rraklli, pas njė goditjeje fluturimthi, shėnon njė eurogol. Kurse Xhafa vetėm pak minuta mė pas bėn tė njėjtėn gjė, teksa finalizon nė mėnyrė tė shkėlqyer njė aksion model. Pra, dy gola tė shpejtė, qoftė si meritė e kualiteteve, qoftė edhe e lojės nė grup. Nuk kanė kaluar 12 minuta lojė dhe kėtu Shkumbini e sheh veten nė disavantazh tė dy golave, ēka pėr tė gjithė tė pranishmit nė stadium do tė thotė "mision i pamundur" pėr djemtė e Sejdinit. Aq mė tepėr, trajneri Starova largon nga fusha Rrakllin dhe kėrkon nga tė tijtė tė qetėsojnė lojėn, duke mos dashur tė rrezikojė nė pjesėn e mbetur tė kėtij takimi. Nga kėto lėvizje, pritej njė Shkumbin mė kėrkues dhe ashtu ndodhi. Peqinasit deri nė fund tė takimit e kėrkojnė mė shumė golin, ndėrsa Tirana mbrohet me kujdes dhe kėrkon golin e tretė me anė tė kundėrsulmit. Me gjithė rastet e shumta qė krijuan te porta e Hidit, duhet thėnė se sulmi peqinas nuk ishte nė lartėsinė e duhur, sepse Begeja dhe Ivanaj shpėrdoruan shumė raste. Kjo erdhi ndoshta falė edhe eksperiencės sė mbrojtėsve tė Tiranės. Bardheblutė e vizitojnė mė radhė portėn peqinase, por rastet qė krijojnė janė shumė mė tė rrezikshme. Disa minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, njė gol i Shkumbini rihap takimin. Megjithatė, deri nė fėrshėllimėn e fundit ekipi qė drejtohet nga Sejdini i gėzohet vetėm kėtij goli. Kėshtu, Tirana i rikthehet fitores falė kualiteteve dhe mentalitetit fitues tė kėsaj skuadre. Bardheblutė nuk e dominuan lojėn, por e treguan superioritetin e tyre vetėm atėherė kur duhej ta bėnin njė gjė tė tillė. Pra, teksa shėnuan brenda 10 minutave dy gola mjaft tė shpejtė dhe, nga ana tjetėr, kur nuk e lejuan kundėrshtarin tė barazonte rezultatin gjatė 80 minutave tė mbetura. Kėshtu, tripikėshi i mban tė sigurt nė krye tė klasifikimit kampionėt nė fuqi, pavarėsisht se edhe Elbasani ka fituar pėrballė Laēit dhe i ndjek nga pas, ashtu siē ka ndodhur gjatė tėrė kėtij edicioni futbollistik.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  18. #18
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    URIME CUNAVE TE TIRONES PER ATE FITORE TE VESHTIRE NE PEQIN !!

    MENDOJ SE KAMPJONATI KA MOR FUN ME KOH ,ELBASONI SA VJE E PO BIE,, MEZI FITOI ME LACIN 1--0 !!

    MORRI KUQ SURPRIZA E JAVES FITUN NE LUSHNJE 3--1 ,,URIME PER FITOREN MAJENI FORT VENIN E 6TE LOL !!

    NEJSE CUNA NE TI GEZOHENA TITULLIT 22 ,,SE EDHE PAK PO AFROHEN 3 YJET ,SE DY I KENA !!

    EC ATY TA HONGSHA ZEMREN !!

    FORCA TIRONA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 22-03-2005 mė 09:40

  19. #19
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Muēa: Kemi kohė tė mendojmė pėr Europėn.

    Shefi i klubit "Tirana" thotė se projekti i ri do tė nisė kur ekipi tė shpallet matematikisht kampion.

    Tirana duhet tė shpallet njė herė kampione e Shqipėrisė, e pastaj tė bėjė plane pėr Ligėn e Kampionėve. Shefi i klubit "Tirana", Shkėqim Muēa, u shpreh dje se pėr njė ēėshtje tė tillė deri tani ka thjesht mendime tė ndryshme, por nuk kanė nisur diskutimet midis drejtuesve tė klubit, skuadrės dhe donatorėve pėr ndonjė plan tė mundshėm pėr kupat e Europės. Argumenti me tė cilin ėshtė bazuar ideja e tij ka lidhje me faktin e thjeshtė se Tirana duhet ta fitojė sė pari matematikisht titullin, sepse vetėm atėherė mund tė bėhen plane serioze dhe tė sakta pėr veprimtaritė ndėrkombėtare.
    - Tirana, me fitoren e fundit, duhet ta ketė bindur opinionin se do tė jetė ajo kampione pėr tė 22-tėn nė Shqipėri. Si e shihni ecurinė e skuadrės suaj nė dy kompeticionet e kėtij edicioni?
    - Ekipi ynė ėshtė nė krye tė tabelės sė klasifikimit, pozicion tė cilin e mban qė nga fillimi i sezonit. Ne si klub kemi hartuar objektivat tona para se tė niste gara e kėtij edicioni dhe, kur kampionatit po i vjen fundi, them se jemi nė rrugė tė mbarė drejt realizimit tė tyre. Flas duke iu referuar ecurisė sė deritanishme. Nuk mund tė them asgjė mė shumė, sepse ėshtė ende shpejt pėr tė thėnė se e kemi siguruar titullin, apo kemi fituar kupėn. Duhet tė presim akoma. Nuk shoh ndonjė arsye pėr t'u treguar euforikė para kohe.
    - Ndėr objektivat e Tiranės, pėrveē titullit, bėn pjesė edhe kupa, njė trofe qė nė fakt nuk e keni fituar vitet e fundit. Mos ka ndonjė nėnvlerėsim pėr tė?
    - Jo, nuk mendoj se ėshtė ashtu. Kupa e Shqipėrisė ėshtė trofeu i dytė pėr nga rėndėsia nė vend, prandaj bėn pjesė si njė ndėr 2 objektivat e klubit tonė. Jemi nė gjysmėfinale dhe synojmė ta fitojmė edhe kėtė trofe. Pėr fitimin e saj janė bėrė tė gjitha parashikimet nė kontratat e lojtarėve. Do tė ketė shpėrmblime tė paracaktuara, ashtu sikurse edhe nė rastin e fitimit tė titullit.
    - Megjithatė, Tirana me 8 pikė diferencė dhe vetėm 8 ndeshje para pėrfundimit duhet tė ketė nisur qė tani planet pėr nė Europė. Nė tė vėrtetė, po mendoni pėr Ligėn e Kampionėve?
    - Jo, sepse ėshtė akoma herėt. Ne nuk mund tė bėjmė plane pėrpara kohe, pa fituar njė herė titullin kampion. Natyrisht, ka biseda pėr kėtė ēėshtje, por ama asnjė plan tė caktuar. Tirana, para se tė hartojė apo pėrmbushė objektivat pėr kupat e Europės, ose qoftė edhe pėr edicionin tjetėr, duhet tė arrijė njė herė objektivat e kėtij kampionati. E thashė qė objektivin tonė kryesor, titullin, nuk e kemi siguruar matematikisht dhe pėr kėtė duhet tė presim edhe disa ndeshje tė tjera.
    - Por nėse Tirana dėshiron tė bėjė njė figurė sa mė tė mirė nė Europė, a mendoni se do tė jetė e mjaftueshme koha pėr ndryshime tė shpejta?
    - Sė pari, duhet tė pėrfaqėsohemi sa mė mirė nė Europė. Por shpresoj qė pėr ndeshjet e fazės sė fundit ekipi ta sigurojė titullin sa mė shpejt tė jetė e mundur. Vetėm pas kėsaj nė fillim tė muajit maj do tė nisim planet tona pėr kontratat e reja tė lojtarėve, si dhe projektin tonė pėr Ligėn e Kampionėve.
    - Gjatė kėtij sezoni, Tiranės i janė dėmtuar shumė lojtarė. Ky fakt do tė merret parasysh nė planet e ardhshme?
    - Lojtarėt e dėmtuar mund ta kenė penguar deri diku skuadrėn, por duhet tė kemi parasysh njė fakt, se nuk ka qenė faji i tyre, sepse dėmtimet nuk janė shkaktuar nė sajė tė dėshirės sė lojtarėve.
    - Mirėpo nėse Tiranės nuk i rikuperohen lojtarėt e dėmtuar, a do tė ketė merkato nė fund, ose para pėrfundimit tė sezonit?
    - Edhe pėr kėtė ēėshtje mendoj se ėshtė akoma herėt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 22-03-2005 mė 11:47
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  20. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Shume zhurme per asjgje ēuna, PARTIZONI ngelet gjithmone numer 1
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Poezi
    Nga ALBA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 01-12-2009, 09:27
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Orari Zyrtar ... TIRONA - PARTIZANI 7 - 3 ...
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 12:59
  5. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •