A do t'ju pelqente te provonit nje supe te ftohte freskuese qe eshte ideale per ditet e nxehta te veres? Ne viset e Andaluzise se Spanjes, gespaēoja sherbehet pothuajse ēdo dite krahas vaktit kryesor.Eshte e lehte ta pergatisesh, kerkon perberes te thjeshte dhe me ane te saj vakti juaj niset me diēka te shendetshme qe te hap oreksin.Ja nje recete karakteristike spanjolle per pese veta.

PERBERESIT:
600 gr domate te pjekura mire
350 gr kastraveca
250 gr speca te kuq
dy feta buke te thate(60gr)
30 ml uthull
30 ml vaj ulliri
kripe
nje thelb hudher
pakez limon

PERGATITJA:
Pastroni specat nga farat, qeroni kastravecat dhe domatet.Pastaj prijini te gjitha ne copa te vogla.endosni ne nje tas me nje liter uje ( aq sa t'i mbuloje perimet), se bashku me buken, hudhren,erezat,uthullen dhe vajin.Lereni nje nate dhe diten tjeter shtypeni mire perzierjen me nje perzieres dore dhe kullojeni.Nese eshte e nevojshme, shtoni me shume ereza sipas deshires.
Mbajeni gespaēon ne frigorifer deri sa te jete gati per t'u sherbyer.Gespaēoja mund te sherbehet i shoqeruar me domate, kastravece dhe speca te kuq te prere imet ne forme kubike.