Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Pafajėsi skocezit racist me flamur shqiptar

    Pafajėsi skocezit racist me flamur shqiptar


    Nga Londra
    Muhamed Veliu



    9 Mars Ēėshtja shkon nė gjykatė. Procesi si shou i Jerry Springer nė televizionin amerikan

    Policia i kėrkon falje vjehrrit tė shqiptarit

    Njė pensionist skocez ka dalė pėrpara gjykatės skoceze me akuzat se ai ishte racist, sepse ka varur njė flamur “nazist” nė dritare qė, nė fakt, ishte flamuri kombėtar shqiptar. Gjykata e ka lėnė tė lirė tė moshuarin, ndėrsa policia e turpėruar i ka dėrguar njė letėr, duke kėrkuar falje.

    Flamuri

    Vjehrri skocez i njė shqiptari, kėrkonte t’i bėntė njė surprizė dhėndrit, duke varur flamurin shqiptar nė dritare, por pėr pak sa nuk ka pėrfunduar nė burg. Njė ngjarje e tillė i ka sjellė njė bela tė paimagjinuar pensionistit skoces nga Aberdinshire Ebenezer Melville, i cili u akuzua nga komshinjtė me origjinė hebreje se kishte ngritur njė flamur nazist, qė, nė fakt, ishte shqiptar, me shqiponjėn dykrenare. Kaq ėshtė dashur qė komshija e Melville, 65 vjeē, zonja Christine Foster, majin e shkuar t'i drejtohet palicisė, duke ngritur njė padi pėr shkaktim stresi dhe ofendim.

    Pretendimi

    Christine Foster pretendonte se, Mellville disa kohė mė parė kishte deklaruar se posedonte njė flamur nazist, tė cilin do ta vendoste nė dritare, pasi zonja Foster sė bashku me njė komshije tjetėr kishin vendosur njė flamur nė kopshtin e tyre. “Kur unė pashė flamurin e varur, mendova se ishte njė flamur gjerman (Imperial-Flag). Mė shqetėsoi dhe mė zemėroi shumė”, ka thėnė Foster, e cila ėshtė shprehur se, Melville e dinte qė ajo ishte me prejardhje ēifute. Injorancės sė anglezes Foster i ėshtė shtuar edhe injoranca e policėve skocezė, tė cilėt kanė mbėrritur nė shtėpinė e vjehrrit tė shqiptarit, duke sekuestruar flamurin si provė materiale pėr nė gjykatė. Pasi ata janė larguar, kanė plotėsuar formularėt me akuza ndaj Melville, duke e akuzuar pėr racizėm, pa bėrė asnjė verifikim se kujt shteti i pėrkiste flamuri dhe se ai ishte flamur nazist, siē pretendonte zonja Foster.

    Procesi gjyqėsor si njė shou televiziv

    Gjykata skoceze "Banff Sheriff Court", ka dėgjuar se Melville kishte varur flamurin nė shenjė respekti pėr dhėndrin shqiptar, i cili do tė vinte nė Skoci me pushime sė bashku me nusen e tij. Gjithashtu, gjykatės iu tha se familja Foster ka fabrikuar dhe shpifur rreth kėsaj ngjarje, pas njė zėnke tė gjatė, e cila kishte nisur kur familja Melville nisi tė ndėrtojė njė shtesė tė shtėpisė sė tyre, qė ishte shumė afėr me gardhin e komshinjve Foster. Zonja Foster, 51 vjeēe, me origjinė nga qyteti i Manchesterit, i tha gjykatės se nė mėngjesin e datės 22 maj 2004, ajo dhe burri i saj, Kneth, patėn njė zėnkė me djalin e Melville, pasi ai me qėllim refuzoi tė spostojė makinėn pėr tė lėnė makinėn e tyre tė dilte nga parkingu. Ajo shtoi: “Kur ne u kthyem nė shtėpi, pashė nė dritaren e katit tė parė tė familjes Melville, varur njė flamur tė kuq me njė shqiponjė tė zezė nė mes, pėr tė cilin besova se ishte flamur nazist. Mė pas i telefonova policisė, duke e akuzuar atė pėr racizėm. Mė mbrapa e kam kuptuar qė ishte njė flamur shqiptar”.

    Gruaja

    Ndėrsa e shoqja e Melville, Diana, e cila ishte thirrur nga pala mbrojtėse pėr tė dėshmuar nė gjykatė, tha se mė datė 23 maj 2004, policia mbėrriti nė shtėpinė e tyre pėr tė marrė flamurin. Ajo shtoi se policia e akuzoi bashkėshortin e saj se ai ishte racist dhe posedonte njė falamur racist, por ata mė pas i dėrguan njė letėr familjes sė tyre, duke i kėrkuar falje pėr gabimin dhe pranuar se flamuri ishte shqiptar. Nė mbyllje tė seancės gjyqėsore, qė i ngjante njė shou televiziv, si ato tė Jerry Springerit nė televizionin amerikan, gjykatėsi Patrick Davies u shpreh se nuk kishte gjetur asnjė evidencė nė kėtė ēėshtje, qė tė sugjeronte se ngritja e flamurit kishte motive raciste. “Ngritja e flamurit nuk ishte asgjė tjetėr, pėrveēse njė xhest mirėseardhjeje pėr bashkėshortin e vajzės sė Melville”, ėshtė shprehur gjykatėsi, duke mbyllur seancėn dhe dhėnė pafajėsinė Ebenezer Melville.

    Deklarata e protagonistėve Melville dhe Foster

    Duke folur pėr mediat e shumta skoceze qė kanė ndjekur ngjarjen, Melville jashtė gjykatės tha: “E gjithė ngjarja ka shkaktuar njė lodhje tė vėrtetė pėr familjen time, nuk ishte njė flamur nazist. Unė s'jam njė njeri racist. Ėshtė njė pėrfundim i drejtė”. Ndėrsa akuzuesja e tij, Foster, ka dalė e humbur nga procesi. Ajo tha: “Ai e ka gėnjyer gjykatėn gjatė gjithė procesit. Tė gjithė kanė gėnjyer. Unė kurrė nuk do tė flas me atė njeri, deri sa tė jem gjallė”.

    Vajza

    Gjatė procesit gjyqėsor ėshtė zbuluar historia e ardhjes sė flamurit nė Skoci, tė cilėn e kishte sjellė vajza e Melville, Deborah Ramadani, e cila jeton nė qytetin Esson tė Gjermanisė. ”Unė e ia kam dėrguar prindėrve flamurin shqiptarė sė bashku me atė gjerman, para disa viteve. Bashkėshorti im e ka anuluar vizitėn e planifikuar nė Skoci, menjėherė pasi mori vesh incidentin e 22 majit, ai ishte i zemėruar me faktin skandaloz qė flamuri i tij kombėtar tė lidhej me atė nazist”, ka sqaruar Deborah, e cila ėshtė martuar me njė emigrant kosovar.

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Shpresojme qe ajo zonja mos hedhi ndonje dite Shqiperine ne gjyq nderkombetar per te ndruar flamurin, jo per gje po mund ta humbi Shqiperia gjyqin!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Pse qenka rracist Skocezi ?
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  4. #4
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar mė parė nga Kleitus
    Pse qenka rracist Skocezi ?
    nuk eshte racist skocezi, por e cilesuan racist.
    Del qarte nga shkrimi apo jo Kleitus

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  4. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •