Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Strakosha: Lamtumirë, kombëtare!!

    Porta e Shqipërisë do të jetë e sigurt me Beqajn e Likën"


    --------------------------------------------------------------------------------



    Foto Strakosha nuk do të jetë më portier i kombëtares shqiptare, pas dorëheqjes së shpallur dje. Pas 15 vjetësh, kapiteni i kuqezinjve ka vendosur t'i japë fund karrierës me kombëtaren, për të cilën luajti 73 ndeshje, më shumë se çdo futbollist tjetër. Strakosha pranon se nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për t'u ndarë nga skuadra pas një karriere të gjatë, por në futboll, ashtu si në çdo gjë tjetër, çdo fillim e ka dhe një fund. Strakosha do të jetë në dispozicion të kombëtares si portier i tretë për ndeshjet deri më 8 qershor, në rast se do të ketë probleme dëmtimi. Me kërkesën e Brigelit, ai do të jetë në grumbullim, për mbështetje morale ndaj skuadrës.

    - Foto, përse vendosët të largoheni nga kombëtarja?
    - Janë disa gjëra që vihen detyrimisht përballë njëra-tjetrës, duam apo nuk duam ne. Është dëshira për të luajtur, por është edhe mundësia e aftësia për ta bërë një gjë të tillë. Vjen një moment kur këto dy gjëra bin ndesh me njëra-tjetrën. Do të dëshriroja të qëndroja edhe për shumë kohë në këtë skuadër, por tani mundësitë janë gjithmonë e më të pakta për mua. Ka ardhur koha që të qëndroj më pranë familjes time. Për shumë vjet nuk u jam përkushtuar sa duhet, pasi i tillë është futbolli, por shpresoj të jem tani më pranë tyre.

    - Ishte e vështirë për ju që të merrnin një vendim të tillë?
    - Po, ishte jashtëzakonisht e vështirë. Por, u përpoqa që logjika të triumfonte mbi ndjenjat dhe dëshirat. Unë po "plakem" dhe elasticiteti im si portier bie nga dita në ditë, kështu që mendoj se kombëtarja ka nevojë për futbollistë që e kanë të ardhmen përpara. Sidoqoftë, nuk është e lehtë të shkëputesh nga një ekip pas afërsisht 15 vjetësh lojë. Përfitoj nëpërmjet faqeve të gazetës tuaj të falenderoj gjithë publikun dhe tifozët që më kanë mbështetur në karrierën time si portier i kombëtares. Shpresoj që ky publik të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht kombëtaren në rrugën e saj, sepse skuadra është ajo që mbetet dhe ka rëndësi, pavarësisht se kush vjen e ikën.

    - Si e priti Brigel dorëheqjen tuaj? Ju kërkoi të mendoheshit edhe një herë?
    - Po, trajneri Brigel më kërkoi që të qëndroj përsëri pranë ekipit dhe unë do të qëndroj për ndeshjet në vazhdim si portier i tretë. Kjo është më tepër një masë paraprake, në rast se dikush nga portierët e tjerë do të ketë probleme dëmtimi, kështu që unë do të jem në dispozicion për katër ndeshjet që do të luhen për eliminatoret deri më 8 qershor. Më tepër Brigel më kërkoi që të qëndroj për t'u dhënë mbështetje morale futbollistëve, pasi unë kam qenë për shumë vjet kapiten i kombëtares dhe jam edhe më i madhi në moshë. Brigel dhe presidenti Armando Duka më kërkuan që të jem i pranishëm në grumbullimet e skuadrës dhe sigurisht që këtë e pranova me kënaqësi. Përfitoj nga rasti edhe që t'i uroj suksese skuadrës dhe gjithë lojtarëve të kombëtares për ndeshjet e ardhshme.

    - Në skuadër mbeten Beqaj dhe Lika. Kë parashikoni si pasuesin tuaj?
    - Janë që të dy portierë shumë të mirë. Që të dy i kam shokë e i dua shumë, kështu që nuk mund të parashikoj se cili do të jetë pasardhësi im, por jemi me fat sepse janë të dy portierë shumë të aftë. Kushdo që të jetë në portë, i uroj gjithë të mirat dhe suksese për të përballuar këtë detyrë kaq të rëndësishme. Shpresoj se Brigel do të arrijë ta zgjidhë me sukses problemin e portës, ashtu siç ka zgjidhur shumë probleme të tjera më parë, kur kemi pasur jo pak mungesa.

    - E shihni si problem faktin që zëvendësuesi juaj nuk ka shumë përvojë në ndeshjet ndërkombëtare?
    - Përvoja fitohet. Natyrisht, kur merr një detyrë të rëndësisshme.
    Si mbrojtja e portës së kombëtares, ka vështirësi në fillim. Edhe unë kam qenë i pasigurt dikur, kur fillova karrierën, por pastaj me kohë gjithçka ndryshoi. Janë gjëra normale, për të cilat nuk duhet të shqetësohemi. Porta e Shqipërisë është e sigurt, për këtë ju garantoj.

  2. #2
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Përshëndetje !!!!



    E çfarë mund të shtoj çdokush nga ne përpara këtij njeriu shembull.....


    Foto....


    Faleminderit për çka i ke dhuruar Kombëtares,dhe futbollit Shqiptar.....


    Në zemrat tona kemi për të të kujtuar përhere si Strakoshën tonë legjendar.....

    Edhe ata pak që deshin të "kapeshin" mbas asaj pashaportës tënde ti i vërtetove se je shumë më shumë herë shqiptar sesa ata....


    Faleminderit akoma dhe një herë...........




    Urimet e mia të sinqerta,ty e familjes tënde.... shëndet,harmoni e lumturi paçit gjithmonë në shtëpine tuaj...




    Respekt për njeriun dhe sportistin shembull Foto Strakosha...



    Ja kalofsh mirë kudo qofsh...
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 09-03-2005 më 16:17
    .........................

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Strakosha ishte fenomenal per dedikimin, kostancen, talentin, vendosmerine, qetesine ne porte, guximin qe i jepte skuadres, zemergjeresine dhe gjithe eksperiencen qe i transmetoi kombetares shqiptare per 13 vjet.

    Rekordmeni i ndeshjeve kombetare do meritonte te behesh trajner i kombetares nje dite. Pas pak vitesh eksperience do ta shihja mire ne stol te drejtonte Shqiperine.
    Ignore List: Den Bossi

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Falenderojme Strakofshen me gjithe zemer per te keto 13 vjet qe i dha kombetares...

    Do ngelesh gjithmone legjende Foto....
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Suksese Pra Strakosha Kudo Qe Te Vesh
    Kaq E Pat Edhe Ky
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombëtare në 80-vjetor
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •