Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-12-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3

    Lidhja e internetit tepër e ngadaltë

    Shpresoj te jeni te gjithe mire.
    Kam punuar per disa kohe me Internet me Kabell, para ca kohesh i bere nje formatim kompjuterit, qe nga koha qe i bera formatimin shpejtesia e intrenetit ka rene. Perpara nje download e bente rreth 35 - 40 Kb/ps kurse tani nuk e kalon 6 kb/ps dhe kjo ne oret e vona.
    Nuk e di se cili eshte problemi...
    Ju kerkoj ndihmen tuaj
    Kot

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Cfare sistemi operativ perdor? - e ke nderruar gje nga i merparshmi?
    a ke instaluar te njejtat drivera te modemit qe ke pasur?
    ke patur probleme gjate riformatimit dhe me pas ne instalim?


    te keshilloj te ribesh dhe njehere instalimin e driverave dhe gjithashtu konfigurimin e pare fare qe i behet internetit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    shko nje here tek cmd nqs perdor windows
    behi nje ipconfig -release... dhe pastaj beji nje ipconfig -renew shif se cndodh..
    provo gjithashtu ta fikesh modemin dhe ta rihapesh kur je ne windows.. hiqe nga priza dhe fute prap ne prize.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-12-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3
    Ne radhe te pare te falenderoj
    Kam windows XP por problemi eshte se nuk ka te beje fare me modemin, eshte i lidhur ne rrjet.
    Dhe te gjithe te dhenat e nevojshme i kam vendosur.
    Si psh Ip
    Subnet Mask
    Deatiful Gataway etj
    Kot

  5. #5
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Me sa kuptova ti nuk e ke lidhje private por e ndan linjen edhe me njerez te tjere ne te njejtin rrjet. E them kete sepse ti nuk ke modem dhe konfigurimin nuk e ben automatikisht me DHCP.
    Kjo behet shpesh ne Shqiperi per te nxjerre sa me shume fitim. Per fat te keq ndodhin edhe keto probleme si puna tende.

    Fajin mund ta kete kompania qe te jep sherbimin. Ata mund te kene lidhur shume njerez ne te njejtin rrjet dhe trafiku i madh e ka ngadalesuar shpejtesine per te gjithe. Mund te kete njerez qe e mbajne Kazaa hapur gjithe diten dhe jo vetem shkarkojne por edhe mund te ngarkojne skedare ne kompjutera te tjera. Edhe ne oret e vona ata mund ta kene kompjuterin hapur.

    Kompania mund te kete vene dhe ndonje limit per shpejtesine. Kjo gje behet shpesh ne menyre qe te mos abuzohet shpejtesia nga disa dhe te prishin lidhjen e te tjereve.
    psh: Nqs shpejtesia maksimale eshte 100 dhe rrjeti ka 10 kliente atehere ata vene limitin 100 / 10 = 10K qe te gjithe te kene lidhje te barabarte.

    Nje tjeter arsye per ndryshimin ne shpejtesi eshte se ti mund te kesh instaluar program si Kazaa qe e perdorin internetin gjate gjithe kohes. Gjithashtu edhe programe te tjera qe bejne reklama e ngadalesojne kompjuterin. Zakonisht keto program do ti shikosh tek cepi i djathte i ekranit, poshte ku eshte ora. Mbylli te gjitha dhe shiko nqs interneti shpejtohet.

    Duhet te kesh parasysh se ti mund te kesh lidhje te shpejte por website nga po shkarkon mund te kete patur ndryshime qe te ngadalesojne lidhjen. Pra nqs ti do marresh nje dokument nga kompjuteri im dhe une nuk te lejoj shpejtesi me te madhe se 6K atehere ti sado te shpejte ta kesh lidhjen nuk mund ta shkarkosh me shpejt se 6K/s.

    Ku bazohesh ti kur thua se ka rene shpejtesia?

    Pyet njerez te tjere qe kane te njejtin sherbim nqs e kane kete problem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 11-12-2003 më 21:37
    Edi

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ashtu si e tha dhe Edi me lart eshte problem i ndarjes se volumit
    te sinjalit KB ne shume kompjutera ose sic njihet ndryshe edhe bandwidth.Kur ky volum ndahet ne shume kompjutera bej pjestimin.Problemi i renies se shpejtesise eshte me i theksuar edhe ne network te vogel disa kompjutera ne nje ndertese qe ndajne me ane te router 1 lidhje interneti.
    Te duhet te perdoresh nje ore kur nuk eshte kulmi i perdorimit
    te kompjuterave ne TR psh ora 9 e darkes-11e darkes.Me mire beji shkarkimet ose heret ne mengjes ose pas ores 12 te nates
    nuk ka shume trafik ne serverin tend
    ka mundesi te jesh mbrapa ndonje firewall exit firewallin si program si dhe programe te tjera komunikimi si yahoo msn masaxher,kaza.Mund te besh edhe nje kontroll te tille
    shkohet te kontroll panel te networks shiko te ikona e DSL kliko me te djathte pastaj properties pastaj butonin advanced
    aty duhet hequr shenja e V nga katrori ku thote mbroj kompjuterin me firewall nga aksesi nga jashte.mund te besh edhe pastrim te temporary files dhe histori tek tools/internetoptions/general tab kjo pastron komplet DNS kashene dhe mund te permirsoje shpejtesine e shkarkimit
    Per probleme te tjera te mundshme te serverit si dhe linjes
    si dhe testime shiko keto faqe
    http://www.carricksolutions.com/tweaking.php
    dhe http://www.dslreports.com/tools
    Gjithashtu shiko settings tek modemi per shpejtesi maximale
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    HiGhEqUiPeD Maska e Akulli
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Prague, Czech Republic
    Postime
    178
    Problemin e ke ke Network card.
    Me ka ndodhur shume here kur kam bere formatim te ndonji komputeri.
    Por cuditem se mu 90% te rasteve me ka ndodh kur kam bere formatim te versioneve me poshte se XP. P.sh kam formatuar nji komputer qe kishte win98 SE dhe pastaj kam instalui aty WinXP dhe problemi ishte tek driverat e network card.

    Shko tek Control Panel dhe kontrollo nework connections duke pare properties per karten qe ke dhe a te funksionon.
    C'fare network card ke?
    Jam 90% i sigurt se aty e ke problemin. Une perdor cable connection tek te gjithe locations e firmes.

    Ishallah te ndihmojme me tej
    Cheers

  8. #8
    HiGhEqUiPeD Maska e Akulli
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Prague, Czech Republic
    Postime
    178
    dhe nji pyetje:
    C'fare lidhje cable ke? ADSL apo guaranted speed?
    Une kam guaranted speed 256 kb/s dhe 512kb/s.
    Kur downloadoj nga kazaa ne linje me 256 kb/s kam shpejtesi download 29-32 kb/s. Kur downloadoj me 512 kb/s eshte diku ke 54 - 58 Kb/s
    Natyrisht varet nga ajo qe thote edspace.
    Une vertet kam 512 kb/s guaranted speed por gjate dites kur te gjithe PC ajne ne pune nuk ka shpejtesi download 30 kb/s por diku ke 18 kb/s.
    Megjithate ajo qe thu ti 6 kb/s eshte clasicall dial up though. Aq kam nga shtepia me modem ku shpejtesia e lidhjes eshte 54 kb/s.
    Fut dhe keto info qe te te ndihmojme me tej.

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    provo ti besh shkarkimet jo me programin qe ka vete windowsi
    Mund te perdoresh metadownload express qe pershpejton shkarkimin ose Programin tjeter Slingshat 1.2 eshte falas te kjo faqe
    http://www.tenebril.com/products/slingshot/
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    Titulli Personal Maska e Sentinus
    Anëtarësuar
    05-12-2002
    Vendndodhja
    c:\sytem volume information
    Postime
    129
    Me ke e ke internetin ?
    C:\>tracert GOD
    Unable to resolve target system name GOD.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-12-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3
    Ju falenderoj te gjitheve per ndihmen dhe kohen qe keni humbur per te me ndihmuar.

    Besoj se problemi kryesor do te jete numri i madh perdoruesve te kesaj linje...

    Dhe nje here ju falenderoj te gjitheve.
    Kot

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2005
    Postime
    4

    Shpejtësia e internetit

    Pershendetje.
    Doja te dija dicka me shume persa i perket shpejtesise se lidhjes ne internet pasi jam pak konfuz per disa aspekte
    psh Kur une lidhem me modem me dial -up , tregon qe lidhja eshte me
    56kbps .Kjo shifer cfare tregon ?? Shpejtesine e lidhjes ??
    Po shpejtesine me te cilen bej download / upload file si percaktohet dhe ku mund ta shikoj ??
    Po kur lidh PC ne lan dhe kam 100Mbps eshte e njejta gje ?

    Faleminderit

  13. #13
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Informacioni dixhital i kompjuterit shifrohet me zero dhe njësha.

    Një shifër dixhitale (0 ose 1) quhet bit.
    8 bite = 1 bajt (byte)

    1024 bite = 1 kilobit (kilobit ose Kb)
    1024 bajte = 1 kilobajt (kilobyte ose KB)

    1024 kilobite = 1 megabit (megabit Mb)
    1024 kilobajte = 1 megabajt (MB)

    1024 megabite = 1 gigabit (gigabit ose Gb)
    1024 megabajt = 1 gigabajt (gigabyte GB)

    Shpejtësia e rrjeteve kompjuterike matet me bite për sekondë dhe njësitë shkruhen më "b" të vogël (Kbps, Mbps). Madhësia e skedarëve matet me bajte dhe shkruhet me "B" të madhe (KB, MB).

    Kur thuhet se shpejtësia e internetit ose modemit është 56 Kbps, kjo do të thotë 56 Kilobite për sekondë.
    56 Kilobite = 57344 bite. Pra, teorikisht kompjuteri mund të marrë 57344 bite çdo sekondë por shpejtësia e internetit varet nga shumë faktorë, prandaj në të vërtetë një modem 56 Kbps transferon mesatarisht 48 Kbps.

    Për njeriun e zakonshëm bitet janë të parëndësishëm dhe ajo që u intereson është sa shpejt shfletohen faqet, sa shpejt hapen këngët, videot, etj. Siç u përmënd dhe më lart, madhësia e skedarëve dhe faqeve të internetit matet me bajte. (1 bajt = 8 bite)

    Për sa sekonda do hapet kjo faqe në një lidhje me 56 Kbps?
    Marrim faqen kryesore të forumit si shembull. Stema në krye të faqes është 5 Kilobajt (KB). Reklama është afërsisht 10 KB. Shkrimet, menutë, lista e forumeve, butonat janë afërsisht 85 KB. E gjithë faqja është rreth 100 KB.

    Faqja = 100 Kbajt = 102400 bajte = 819200 bite (sepse 1 bajt = 8 bite)
    Shpejtësia e internetit = 56 Kbps = 57344 bite për sekondë
    819200 / 57344 = ~14.2 sekonda

    Një mënyrë tjetër është që të kthejmë shpejtësinë e internetit në bajt për sekondë.
    Faqja = 100 Kbajt
    Shpejtësia e internetit = 56 Kbps = 7 KBps (sepse 1 bajt = 8 bite)
    100 / 7 = ~14.2 sekonda

    Pra, në kushte ideale, kompjuteri me lidhje 56 Kbps e hap faqen kryesore të forumit për 14 sekonda.

    Sa shpejt mund të shkarkoj një MP3?
    Një këngë që zgjat 3 minuta është afërsisht 3 MB ose 3072 KB në formatin MP3.
    Shpejtësia e internetit = 56 Kbps = 7 KBps (sepse 1 bajt = 8 bite)
    3072 KB / 7 KBps =~ 439 sekonda =~ 7 minuta

    Po e përmënd dhe njëherë që llogaritjet më lart janë për kushtet ideale të internetit. Shpejtësia e shfletimit nuk varet vetëm nga kompjuteri që hap faqen, por edhe nga kompjuteri ku gjendet faqja. Nëse forumi e dërgon faqen vetëm me 2 bajt për sekondë, ateherë nuk ka rëndësi sa i shpejtë është interneti sepse te gjithë me atë shpejtësi do ta marrin.

    Gjithashtu sa më shumë faqe të hapësh përnjëherësh, aq më i ngadaltë do jetë interneti. Sa më shumë njerëz të këtë në linjë, aq më i ngadaltë do jetë.
    Pra, ka shumë faktorë.
    Edi

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Postime
    50

    Lidhja e internetit tepër e ngadaltë

    Une posedoj internet 64-128 kbps kam 11 kopjutera por problemi kyq qendron se faqet hapen shume ngadal .Kopjuterat jan pastruar nga viruset por deshta ta dij se a ekziston ndonje program qe mund ta instaloj qe ndikon ne hapjen e shpejt te faqeve .Ju pershendes Rimi

  15. #15
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Rimi,

    Nuk ta kanë fajin kompjuterat. Lidhja 128 kbps është shumë e ngadaltë për 11 kompjutera. Ajo lidhje mezi përballon një kompjuter, ndërsa ti mundohesh ta ndash në 11. Ka disa programe që krijojnë kopje të faqeve më të vizituara që të mos hapen gjithnjë nga interneti, por dhe këto programe nuk ja vlejnë me atë lidhje të ngadaltë që ke ti.

    Shiko për ndonjë lidhje më të shpejtë. Nësë llogarit që të 11 kompjuterat të kenë një lidhje me modem 56K, atëherë 11 * 56Kbps = 616 Kbps. Edhe kjo lidhje nuk është e shpejtë por e bën punën sa për hapjen e faqeve të thjeshta, leximin e emailit, etj. Mbi të gjitha mos lejo që përdoruesit të instalojnë programe si Kazaa, eDonkey, etj. I vetmi program për përdorimin e internetit duhet të jetë shfletuesi (IE, Firefox, Opera, etj).
    Edi

  16. #16
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    edo dhe un e kam 128kbps linjen dhe me perballon 18 kompiutera lal

    dhe kur kam problem me linjen do me then qe eshte e pergjithshme, por per te perballu me perballon shume mire dhe mese normale 18 kompiutera qe kam ne salle

    Eduardi..
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  17. #17
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Eduard, varet se çfarë kupton ti me fjalën "përballon". Për të hapur, faqet do hapen, por do hapen ngadalë siç thotë Rimi më lart. Kur them që nuk i përballon dot, kam parasysh që të 11 kompjuterat të jenë duke përdorur internetin në të njëjtën kohë.

    Nëse këta 11 kompjutera e përdorin internetin me radhë një e nga një, atëherë lidhja është e mjaftueshme, por shpeshherë mund të kesh 6-7 kompjutera që janë duke hapur një faqe dhe në këtë rast këta kompjutera do i hapnin faqet shumë ngadalë. Merr 11 shokë, numëro deri në tre e thuaju të hapin yahoo.com në të njëjtën kohë e do shikosh sa shpejt/ngadalë do hapen faqet.

    Gjithashtu ki parasysh se 128 kbps do të thotë 128 kilobite për sekondë, jo 128 kilobajte për sekondë. Ka mundësi që lidhja tënde të jetë 128 KB/s (me KB të madhe). 1 bajt = 8 bite. 128 kilobajte janë të mjaftueshme, por jo 128 kilobite. Maksimumi i shpejtësisë që mund të arrish me 128 kilobite është 128 / 8 = 16 KB/sek. Nëse ti ke shkarkuar ndonjë skedar me shpejtësi më të madhe, atëherë lidhja tënde është më e madhe se 128 kilobits për sekondë.

    Nuk do t'u besoja shumë kompanive të internetit në Shqipëri. Mate shpejtësinë në faqet më poshtë që të shikosh sa të shpejtë e ke lidhjen.
    http://bandwidthplace.com/speedtest/
    http://www.speakeasy.net/speedtest/

    Lexo temën Shpejtësia e internetit për më shumë informacion.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 23-09-2005 më 14:00
    Edi

  18. #18
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Ndoshta edo por un e kam provu duke pas dhe 10 pc- ne pune nje kohesisht dhe faqet hapeshin normalisht por si e the dhe ti me larte ata qe kan qene pare meje mund te ken shkarku ndonje skedar dhe kjo i jep me shume fuqi,ndoshta mund te jet kjo qe thua ti ed 128 KB/s (me KB të madhe). mund te kem kte fuqi shpejtesi

    gjithsesi faleminderit edo per informacionin
    i respektum nga Edi
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  19. #19
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Edi une kam shume respek per personin tende dhe per mendimin time je nje nga njerzit me te zgjuar ketu ne forum persa i perket Informatikes ne pergjithesi por ne postimin me lart me duket se nuk je treguar shume i sakte me trego nese jam une gabim por zakonisht transferimi i informacionit nepermjet internetit TCP/IP matet me bits dhe jo me Bytes.
    Thjesht per te te ngacmuar pak mos ma mer per keq. Te uroj gjithe te mirat dhe vazhdo ne punen e mire qe ben duke ndihmuar te gjithe.
    EdiR

  20. #20
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    rimisejdiu,

    Ajo lloj lidhje eshte normale per te gjithe internetet ne Shqiperi, te pakten per shumicen.
    Nje menyre per ta zgjidhur kete eshte te instalosh nje proxy qe ruan faqet qe hapen me shpesh ne internetin tend.
    Me i njohuri ne kete fushe eshte SQUID qe mund ta instalosh ne shumicen e OS edhe ne Windows , por performancen me te mire e ka ne *nix pasi per ta eshte ideuar.

    Ky proxy te ofron mundesine te ruash faqet me te hapura ne kompjuter dhe kufizosh shkarkimet e perdoruesve ne nje shpejtesi te caktuar si psh:
    te gjithe skedaret me .zip, .exe etj mund ti kufizosh me downloadim 5kB/s dhe te gjithe shkarkimet( ne te gjithe rrjetin) me 10kB/s.

    Njekohesisht te eliminohet dhe problemi qe thote edspace per x veta qe tentojne te hapin te njejten faqe njekohesiht pasi proxy do lexoje faqen vetem njehere dhe do ja u shperndaje te tjereve nga hardisku lokal .
    Plus mund te pengosh popupe, faqe qe ti i kondieron te demshme per kompjuterat e tu dmth qe perbejne nje rrezik te parregulluar nga update e windowsit etj..

    Gjithsesi kjo pune behet me mire ne nje router ose gateway(pasi sot konsidoerohen pak a shume njesoj) i cili krijon njefare rregullsie ne trafikun e internetit por eshte pak me shume per eksperte.

    Shpresoj te te ndihmoje sadopak!

    P.S. Po deshe me shume ndihme ne konfigurim me thuaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga qoska : 24-09-2005 më 07:56

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit - 10 qershor 1878
    Nga Taulant-Dardani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 11-06-2023, 07:23
  2. Ç'mendim keni për internetin?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  3. Si bëhet lidhja e internetit të Pc dhe loptopit me warieles kartë
    Nga Dardiafro në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 15:18
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Lidhja e internetit me satelit
    Nga balada në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2006, 07:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •