Close
Faqja 5 prej 22 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 435
  1. #81
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Skulptura me e vjeter ne Bote e Skenderbeut
    E Shtune, 11 Shtator 2004
    Fale dhurates bujare te nje qytetari, studjuesi, ka gjetur ne faqet e nje libri, deshmine e nje monument historik, qe gjendet ne keshtjellen mesjetare te qytetit Tran ne Pulie. Flitet per skulpturen me te vjeter, qe besohet se i perket figures se Skenderbeut dhe qe gjendet ne Itali, krahas Kolombit dhe Timur Lengut



    DR. MOIKOM ZEQO

    Gjergj Kastriot Skenderbeu ka mposhtur shekujt, ka thene poeti i famshem francez Pjerr Ronsar, i cili ka shkruar dhe nje sonete te shkelqyer per te. Padyshim, qe Heroi yne kombetar eshte figura me e njohur ne bote, qe lidhet me emrin e Shqiperise. Rreth ketij emri eshte vertitur nje bibliografi e pafund, aq sa sot mund te flitet per Skenderbeologjine si disipline shkencore e vecante.

    Por, nje problem i thuget i Skenderbeologjise, eshte ikonografia skenderbejane. Si ka qene paraqitja fizike e Gjergj Kastriot Skenderbeut? Ikonografia skenderbejane zoterohet kryesisht ne artet figurative me ane te portreteve ne vaj, ne gravura, ne dru-gdhendje, ne bronx dhe ne leter. Portreti me i vjeter i Gjergj Kastriot Skenderbeut ne gravure eshte portreti i botuar ne librin kryeveper te Marin Barletit ne vitet 1508-1510 ne Rome, kushtuar Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ka gjasa qe ky portret eshte me autentik, me i perafert.

    Pinakoteka e Gjergj Kastriot Skenderbeut eshte e pasur dhe deri diku e studjuar nga shkencetaret, historianet e artit. Ketu futen edhe disa medalione bronxi te hershme me relievin e Skenderbeut.

    Por une dua te kumtoj skulpturen e pare dhe me te vjeter ne bote te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Para disa ditesh, nje djale i ri i quajtur Astrit Miho, me solli ne zyrten time ne Muzeun Historik Kombetar nje liber te madh historik, te shkruar nga historiani italian Giuseppe Orlando D'Urso. Libri quhej "Corigliano d'Otranto - Memorie dimenticate", qe ne shqip perkthehet "Koroliani i Otrantos - Kujtime te harruara".

    Libri eshte botuar ne Lece, ne Italine e Jugut, ne vitin 2000 dhe perbehet nga 415 faqe te formatit te madh. Ky liber ne italisht eshte nje studim historik i shumefishte per qytetin e Otrantos, zonen e Pulias dhe te Barit. Eshte nje veshtrim kronologjik, me nje koleksion dokumentesh te periudhes mesjetare mjaft interesante. Duke shfletuar me ngulm dhe kujdes kete liber, befas gjetem nje fakt befasues, qe lidhet me figuren e jashtezakonshme te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ne faqen 254 - 261 te librit, pershkruhet nje monument historik, qe eshte keshtjella mesjetare e qytetit Tran ne Pulie. Kjo keshtjelle historike ka patur modifikime te ndryshme ne kohera, pasi ajo ka qene rezidenca e familjes se famshme fisnike, te quajtur Koroliano. Ne kete keshtjelle eshte bere edhe nje ndertim, ne formen e nje pallati dukal me dritare monumentale, mbi lartesine e te cilave jane skulpturuar dhe vendosur nente buste te figurave te medha historike. Kronikat flasin se krijimi i ketyre busteve eshte bere ne gjysmen e pare te shek.XVI, afersisht nga viti 1525. Padashur te pershkruaj tere koleksionin e busteve, dua te ndalem ne faqen 259 te librit, ku jane botuar fotot e 4 busteve te pallatit. Busti i pare i takon Timur Lengut, mongolit te tmershem dhe te famshem. Prane tij eshte busti i Gjergj Kastriot Skenderbeut, pastaj busti i Kristofor Kolombit dhe me tej busti i Kan Madheshtorit te Skales, personazh ky historik i shekullit XIII, per te cilin me admirim Dantja i ka kushtuar nje tercine ne kryevepren e vet "Komedia Hyjnore". Ne na intereson para se gjithash busti i Gjergj Kastriot Skenderbeut.

    Busti eshte vendosur ne nje lloj piedestali, nen te cilin me germa kapitale eshte shkruar emri SCANDAR- BECH, pra emri i Skenderbeut. Skenderbeu paraqitet me veshjen e kohes dhe me kapelen e njohur te tipit "Karmanjola". Ai ka mjeker te gjate, mustaqe te spikatura, eshte ne gjysem profil te anes se majte dhe tere figura e tij eshte rrethuar ne formen e nje aureole me anen e nje girlande, ose kurore dafinash. Eshte nje pune artistike realiste dhe tipologjike per figuren e Heroit Shqiptar. Ne faqen 262-263 jepet dhe nje jeteshkrim lakonik i Gjergj Kastriot Skenderbeut, ku vihet ne dukje jehona lokale ne Pulia e ekspedites se Skenderbeut ne Itali ne vitin 1459, kur Skenderbeu erdhi te ndihmonte Ferdinandin e Napolit, kunder rivalit te tij Johan Anzhu. Kaq e madhe ka qene pershtypja e figures se Skenderbeut, saqe ne fillim te shekulllit XVI artisti, te cilit nuk ja dijme emrin, ka bere portretin e tij krahas figurave me te medha te historise.

    Duke e shoshitur historine dhe deshmite qe lidhen me Skenderbeun ne bindemi dhe konstatojme se kjo skulpture ne bust, e gdhendur ne gur mjeshterisht e Gjergj Kastriot Skenderbeut eshte skultura e pare dhe me e vjeter ne bote, qe lidhet me kete Hero Kombetar Shqiptar. Kjo skulpture krijon nje tipologji te ikonografise se Skenderbeut deri ne ditet e sotme. Do te ishte nje gje e shkelqyer qe te behej nje riprodhim i kesaj skulpture e te vendosej ne Muzeun Historik Kombetar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Sa per dijeni, titujt si Atlet i Krishtit nuk jane grada kishtare e nuk eshte e domosdoshme me qen ne komunion me papen qe ai tia jape dikujt ket titull. Aq me teper qe Skineri, sic thu ti Qafir, ka qen ortodoks, skizmatik por jo heretik, e aq me shume qe ne fakt skizmaticizmi i ortodokseve ka qene relativ ne politiken e papatit persa u takon qellimeve politike per te bere per vete mbretna.

    jo me kot Ignati i Loyoles doli me parrullen: Sic eshte mbreti (nga feja), ashtu eshte edhe populli

    duke synu keshtu qartazi shtresat pushtetare qe me ane te tyre te shtrijshin katolicizmin neper popull sikur ata, jezuitet e themelum prej ignatit, ia dolen mbane ne Austri pergjate kundrareformacionit.

    Seminarist ti me duket se ke perqafuar shkollen e Albos qe jep informacione interesante por jo shume te plota. Duke qene informacionet e paplota, mund te jene te shpejta, interesante, sintetike por kane nje te mete: jane te pasakta.

    Gjergj Kastrioti nuk ka qene ortodoks i mirefillte. Ai ka qene shume shume uniat. Uniatet nuk jane ortodokse, jane katolike me rite ortodokse.

    Le te shpalosim historine e tij. I ati e ndryshoi fene tre here. Po kete pune beri edhe Gjergji. I pagezuar katolik ne Mat (nuk kishte ortodokse ne Mat atehere, dhe me rezulton qe akoma s'ka) u be myslyman qe i ati te rrinte spahi ne timarin qe i dha sulltani. Pra shkoi te bente shkolle ushtarake ne Edrene, Turqi, ku u be jenicer.

    Me vitin 1443 ndodh dicka shume e rendesishme ne bote. Mblidhet keshilli ekumenik i Firences. Keshille te tilla mblidhen rredh nje here ne nje shekull dhe marrin vendime qe historikisht kane qene kritike per rrjedhen e mepastajme te ngjarjeve boterore. Keshilli i Firences ishte per te gjithe te krishteret (pra katoliket dhe ortodokset). Ne mes te ortodoksve aty shkuan peshkope greke, serbe, ruse, armene, rumune, bielloruse, gjeorgjiane, ukrainas etj... .

    Ne kete keshill u propozua dhe u miratua ajo qe njihet me emrin "uniatizmi". C'jane uniatet? Jane katolike (pra pranojne papen si qendren e kishes se krishtere, pagabueshmerine e tij, qenien e tij hyjnore, me tej pranojne shpjegimin katolik te doktrinave fetare si filioque quaestio etj), te cileve u tolerohet dhe respektohet riti i tyre ortodoks-bizantin, sepse ne te njejten kohe ata jane katolike ne doktrine.

    Kete marreveshje e respektuan vetem ukrainasit dhe nje pjese e Moldavise. Kurdoqe turqit luftonin ne Ukraine, ushtri austriake, polake dhe ruse do t'i ndihmonin ata ne baze te keshillit te Firences.

    Duket se keshillin mund ta kene respektuar edhe shqiptaret. Nuk eshte e ditur nese pati ndonje peshkop shqiptar ne keshill po eshte shume e ngjare qe te kete qene kryepeshkopi i Durresit qe perfshinte gjithe pjesen shqiptare te rruges Egnatia deri ne Oher. Eshte e ngjare qe te kete qene edhe peshkopi i Shkodres si dhe ai i Janines dhe i Beratit. Nje fakt qe me ben te mendoj qe shqiptaret u bene uniate eshte qe jane uniate arbereshet me gershetimin e riteve te tyre bizantine nga nje ane dhe katolicizmin ne doktrine nga tjetra. Greket e shkelen me kembe marreveshjen dhe nuk e respektuan kurre. Ata s'hidhnin pertoke nje mije vjet ortodoksi per qellimet e sundimit katerciperor papal. Po keshtu edhe ruset e te tjeret.

    Pikerisht ne vitin 1443, pas mbledhjes se keshillit ekumenik te Firences nje garnizon i repartit jenicer te ushtrise otomane ne nje sulm fillestar qe i ben Huniadit te Hungarise ne mengjes pa dale dielli, nuk kthehet me mbrapsht duke mos respektuar paktet e bera ne ushtri. Ushtria turke pret qe te kthehet dhe ata hic... . Ne fillim mendojne qe jane vrare. Pastaj nuk e vrasin me mendjen per ta. Fundja ishin vetem nja 300 veta, plus ishin shqiptare, pra kokekrisur, do kene vdekur te gjithe, mos e cajme me koken, kemi forca te tjera plot.

    Me vone sulltani do merrte vesh qe ky garnizon kishte kthyer majtas ne mes te nates dhe nga fushat e Hungarise kishte kapercyer malet e Serbise dhe kishte shkuar ne Shqiperi ne Kruje. Emri i gjeneralit qe e komandonte ishte Skender bej.
    Ky Skenderbeu mbledh edhe nje keshill kete vit ku bashkon gjithe shqiptaret ne Lezhe, i cili quhet Kuvendi i Lezhes dhe ka per qellim bashkimin e shqiptareve. Bashkimi kishte problem bashkimin e katolikeve me ortodokset (dhe ata shume pak myslymane, qe ishin bere te tille per te komanduar ne cifliqet qe u kishin lene te paret ose per te vjedhur ndonje ciflik tjetri, pasi sulltani te mbronte po te ishe spahi i tij).

    Sipas historise shqiptaret vertet i besuan udheheqjes se Gjergj Kastriotit. Per t'ia bere fora fare, dhe vulosur lidhjen midis katolikeve dhe ortodoksve ai martohet edhe me Doniken, vajzen e princit te Beratit qe ishte ortodokse.

    Une them qe nuk eshte e rastit qe ne te njejtin vit te keshillit te Firences dhe kuvendit te Lezhes. Eshte shume e mundur qe Gjergj Kastriotit t'i jene premtuar mbrojtje dhe ndihme ne rast sulmi nga papa. Nga prifterinjte greke nuk eshte pasur ndonjehere ndihme. Ata kishin mjaft probleme per te mbrojtur Kostandinopojen asokohe. 11 vjet me vone nga Keshilli i Firences (1454), Kostandinopoja bie dhe ca prifterinj greke shkulnin mjekren e i binin kokes me grushte per budallallekun qe bene me 1443.

    Nese keta njerez do kishin nenshkruar mvartesi nga papa, nje ushtri e madhe kryqezate evropiane do kishte shkuar ne Kostandinopoje dhe ndoshta turqit nuk do ta kishin marre kurre. Emri i qytetit nuk do behej kurre Stamboll dhe Shen Sofia do ishte akoma bazilike venerimi per te gjithe te krishteret e jo xhami. Greket dhe gjithe Ballkani nuk do kishin vuajtur turqit per 430 vjet, dhe sot shqiptaret nuk do shiheshin me percmim nga evropa sepse myslymane, pra tradhetare te fese se te pareve.
    Ignore List: Den Bossi

  3. #83
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Zombie
    Seminarist ti me duket se ke perqafuar shkollen e Albos qe jep informacione interesante por jo shume te plota. Duke qene informacionet e paplota, mund te jene te shpejta, interesante, sintetike por kane nje te mete: jane te pasakta.

    Gjergj Kastrioti nuk ka qene ortodoks i mirefillte. Ai ka qene shume shume uniat. Uniatet nuk jane ortodokse, jane katolike me rite ortodokse.

    Le te shpalosim historine e tij. I ati e ndryshoi fene tre here. Po kete pune beri edhe Gjergji. I pagezuar katolik ne Mat (nuk kishte ortodokse ne Mat atehere




    Zombi

    mua me duket se pjeserisht e pa referenca serioze je duke folur ti. Qe te jesh i qarte:

    Mesa shoh une, nga te dhenat qe une kam dhene, pasaktesia e tyre qendroka ne faktin, se sipas teje, uniatet nuk jane ortodokse, por katolike me rite ortodokse


    Ndersa, pasaktesia ime e dyte na qenka se Mati, ku sipas teje qenka pagezuar Gjergji, nuk paska patur ortodokse.



    Tashti te dyja keto i nderuar Zombi i ke krejt gabim.


    1) Uniatizmi nuk eshte fe, as sekt fetar, as organizate fetare, keshtu qe uniat ne vetvete nuk ka se si te kete. Uniatizmi eshte nje levizje graduale (qe nuk e ka fillimin ne Koncilin e Firences, gje qe e ke gabim pra) me nisme te papes per te futur ne gjirin e kishes perendimore......(cfare do thuash ti? Katolike? jo!)......te krishteret lindore ortodokse - keshtu qe automatikisht, nese juve e pranoni, me te drejte keshtu, qe Skenderbeu ishte uniat, juve pranoni qe tradita fetare e Kastrioteve ka qene ortodoksia.


    2) Mati:

    une ju kam sjelle referenca edhe per Matin, nga Albanologe te afirmuar, qe deshmojne se Mati ka qene ortodoks.

    Ne fakt, referenca e fundit qe e hasa rastesisht, ka qene para disa ditesh, kur po i hidhja nje sy rifreskimi librit te Edwin Jacques mbi historine e Shqiperise, edhe diku aty (po te doni e gjej edhe faqen), thuhet se ne Mat deri vone jane verejtur nga vezhgues tradita fetare me origjine ortodokse (si perkulja deri ne toke duke e prekur ate me balle; apo marrja e kungimit me buke e vere, si edhe arkitektura te kishave te ndryshme).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 29-09-2004 mė 19:38

  4. #84
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Me thane te drejten nuk e kam lexu ate librin per te cilin eshte hapur tema por kam lexuar shume libra dhe kam gjetur edhe ne internet materiale per skenderbeun.Megjithate libi qe me ka impresionuar me shume eshte "Historia e Skenderbeut" nga Sabri Godo.Eshte shume i bukur dhe aty ndoshta eshte permbledhja me e bukur per kete figure pasi eshte nderthurur historikja me artistiken po pa u shkeputur asnjehere nga faktet te cilet gjehen pak a shume ne te gjithe materialet per Skenderbeun.Ne internet kam lexuar qe ka qene i pari qe ka perdorur me sukses luften guerrile e cila u rizbulua si nje menyre luftimi shume efikase pas pese shekujsh dhe per kete disa figura ushtarake boterore e kane cilesuar edhe si nje nga gjeneralet me te medhenj te gjitha koherave. Garda e tij eshte nje nder kaloresite me te shpejta te kohes(ndoshta me e shpejta) dhe kjo gje i lejonte atij te manovronte shume gjate betejes.Kjo garde e cila perbehej kryesisht nga krutane ishte gjithnje prane Skenderbeut dhe e ndiqte ate kudo.Sa per fene e tij mendoj duke u bazuar ne lidhjet dhe interesat e tij ndaj kishes se Romes si dhe ne shume materiale ai ishte katolik ose me sakte vdiq si katolik pasi kuptohet se cfare feje ka patur ne kohen kur i sherbente sulltanit.Sidoqofte do mundohem te rigjej ato materialet qe kam gjetur ne internet ne menyre qe ti postoj ketu.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  5. #85
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kjo ndodh Cyclotomic, sepse ti nuk ke ditur ASNJEHERE te lexosh e te kuptosh ata me te cilet ti debaton, e ne fund te fundit nuk ke as referenca per ato qe thua.

    Po te kujtoj:

    Une Nolin e kam sjelle si reference, nder te tjere, bashke me konfirmimin e Moikom Zeqos, se Skenderbeu ishte Uniat.

    Kur une jam shprehur se Noli ka patur gabim ne histori, kjo ka qene ne nje teme krejt tjeter me kontekst tjeter (tema qe hapi Tom Pullings, edhe qe kishte tematike krejt tjeter, jo ate te Skenderbeut). Tashti ti Cyclotomic, nuk ma ha mendja se ti mendon se meqe nje historian, studiues etj, te jete i sakte ne nje pike, duhet te jete po keshtu automatikisht ne cfaredo pikash qe ai mer ne diskutim.

    Une kam share uniatizmin, si metode latine per imponim e proselitizim ndaj popullsise ortodokse, por jo uniatet (viktimat). Rendesi ka qe dalengadale ti po kthehesh ne vathe...

  6. #86
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ja dhe nje citim tjeter nga ana ime mor kokderr qe ste mbushet mendja per qamet, edhe pse te gjitha gjerat qe te kam shkruar tregojne se Skenderbeu ishte Katolik.

    Marre nga "Albania past and Present" Constantine A.Chekrezi, Harvard Press ose MacMillan Publishing 1919

    Faqe 31.
    "The sovereignty of the Sultan came thus to an end, and the Turkish garrison of Croia was destroyed. Thereupon, Scanderbeg solemnly abjured the Moslem religion in the cathedral of his capital in the presence of the Catholic Primate, who bestowed upon the future defender of the faith of Jesus and of his country the benedictions of the Church"

    Te gjitha takimet e kurorezimet e shumta jane bere ne Katedralen e Shen Kollit, pra Alessio sic i thone dhe latinet, qe ka qene Katolike nder shekuj. Aty u varros, dhe aty u la ne mjerim per shume vite sepse tre dervish a ku di un car ishin vrane veten nga kulla, dhe u fol se ishte e mallkuar qysh diten qe turqit hapen varrin dhe morren kockat e skenderbeut si talizmane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 03-10-2004 mė 14:00
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #87


    Gjergj Kastrioti lindi nė Krujė dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit tė Shqipėrisė sė
    mesme i cili ishte i obliguar
    qė Perandorisė Turke ti paguajė tatim. Nė mėnyrė qė tė sigurojė besnikėrinė
    e prijėsve lokal Sultani i merrte djemtė e tyre
    dhe i dėrgonte nė Turqi. Gjergj Kastrioti pėrcjelli shkollėn ushtarake nė Perandorinė Turke
    dhe qė i emėruar Skender Beu qė
    nė turqishtė do tė thotė princi Aleksandėr.

    Ai qe i dalluar si njė nga oficerėt mė tė mirė nė disa skuadra Osmane nė Azinė e Vogėl
    dhe Europė, pėr ēka edhe morri nga
    Sultani titullin e Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundėr Grekėve, Serbve dhe Hungarezve, dhe disa burime thojnė
    se ka
    mbajtur lidhje tė fshehta me Raguzė, Venedikun, Vladislasin e Hungarisė si dhe Alfonsin e V tė Napolit.
    Sultani Murati i II
    ia dha titullin Vali ēka e bėri Gjergj Kastriotin Guvernator Gjeneral tė disa krahinave tė Shqipėrisė.

    Mė 1443, gjatė betejės kundėr Hungarezėve te Nishi, ai e lėshoi ushtrinė Osmane dhe shkoi
    nė Krujė. Nė kalanė e Krujės Skenderbeu
    ngriti Flamurin Shqipėtarė, flamurin e kuq mė shqiponjė tė zezė dykrerėshe nė mes,
    dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla
    unė lirinė, ate e gjeta kėtu, nė mesin e juve".

    Gjergj Kastrioti arriti tė bashkojė tė gjithė princat Shqipėtar nė qytetin e Lezhės (Lidhja
    e Lezhės, 1444) dhe ti udhėheqi
    ata nė luftėn kundėr Turqve.

    Gjatė 25 viteve tė ardhshme ai luftoi, me forca qė rrallė herė kalonin 20.000 ushtarė, me ushtrinė
    mė tė fuqishme tė asaj
    kohe dhe arriti qė tė dal fitues pėr 25 vjetė tė tėra. Mė 1450 Ushtria Turke qe e udhėhequr
    nga vetė Sultan Murati i II i
    cili vdiq gjatė rrugės duke e kthyer nga beteja e hupur. Dy herė tė tjera , mė 1466 dhe 1467, Mehmeti
    i II, pushtuesi i Konstantinopolit,
    udhėheqi ushtrinė Turke kundėr Skenderbeut dhe dėshtoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujėn
    24 herė dhe dėshtoi tė 24
    herėt.

    Pėr njė tė katėrtėn e shekullit Skenderbeu ndaloi pushtimin Turk nė Evropėn Katolike.

    Pasė vdekjes sė tijė mė 1468 nė Lezhė nga shkaqet natyrore, ushtarėt e tijė u bėnė
    rezistencė Turqve pėr 12 vjetė. Mė 1480
    Shqipėria definitivishtė u pushtua nga Perandoria Turke.

    Kur Turqit e gjetėn vorrin e Skenderbeut nė kishėn e Shėn Nikut nė Lezhė, e hapėn ate dhe
    morrėn eshtrat e Skenderbeut pėr
    tė cilat besohej se sjellin fat. Mė 1480 Turqit ndėrmorrėn pushtimin nė Itali dhe pushtuan qytetin
    e Otrantos.

    Skenderbeu dhe vepra e tijė nuk mbetėn tė pėrmenden vetėm nė tokat Shqipėtare. Volteri
    ka menduar se Perandoria Bizantine
    do tė kishte egzistuar sikur tė kishte njė udhėheqės sikur Skenderbeun. Disa poet dhe kompozitorė
    gjithashtu kanė gjetė inspirimin
    e vetė nė mjeshtėrinė ushtarake tė tijė. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi njė
    vjershė kushtuar Gjergj Kastriotit.
    Tė njejtėn gjė bėri edhe poeti Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operėn
    e cila titullohet Skenderbeu.

    Skenderbeu sot ėshtė hero kombėtar i Shqipėrisė. Shumė muzeume dhe monumente janė ngritur
    nė nder tė tijė anembanė Shqipėrisė
    dhe nė mesin e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut nė kalanė e famshme tė Krujės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bebushe : 05-10-2004 mė 15:08
    !!!

  8. #88
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Kalaja e Krujes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #89
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Cyclotomic

    nuk do te me vehej fare faj nese do te te thosha se ka mundesi qe ti te jesh invalid nga mend e kokes, pasi me ty qenka shume e veshtire te besh nje muabet shume te thjesht.

    Ta kam shpjeguar me mijera here se nqs ti pranon - sikurse ta kam sjelle me fakte, edhe sikurse e pranon edhe vete - se Skenderbeu ka qene katolik, por i grupimit UNIT, ti pranon automatikisht se Skenderbeu i takon tradites bizantine ortodokse....


    Unitet jane ortodokse qe megjithese iu bashkangjiten jurisdiksionit te papes, mbajten ritin lindor ortodoks, me po ato karakteristika rituale e kanonike.

    Arbereshet e Italise se Jugut i takojne te njejtit grup.

    Keta jane katolike thjesht sepse kane pranuar te jene nen papen, por jo sepse nga rituali edhe tradita familjare jane katolike latine.

    Pra nen papen, Skenderbeu edhe arbereshet mund te quhen katolike, por si katolike nen papen nuk mund te thuhet se origjine e tyre nuk eshte ortodokse.

    Si ortodoks i bashkangjitur jurisdiksionit te papes, dmth katolik, Skenderbeu mund te varroset ne nje kishe katolike; mund te mbaje keshilltare katolike; mund te kete relata e korenspodence me papen, te mare tituj prej tij - por keto nuk vertetojne dot ritin e tij tradicional familjar. Lere qe ne te njejten kohe, Skenderbeu ka patur keshilltare edhe kler ortodoks, eshte martuar edhe ne kishe ortodokse etj etj.



    Nuk ka asnje fakt qe te me tregoje mua se Skenderbeu bashke me te paret e tij kane qene anetare besnike te riti edhe doktrines latine (brez pas brezi) - ndersa e kunderta, qe kane qene ortodoks, te kam treguar mese mjaft. Apo mos don ti perseris sa here te teket ty?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 05-10-2004 mė 18:48

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    Red face

    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Zombi

    mua me duket se pjeserisht e pa referenca serioze je duke folur ti. Qe te jesh i qarte:

    Mesa shoh une, nga te dhenat qe une kam dhene, pasaktesia e tyre qendroka ne faktin, se sipas teje, uniatet nuk jane ortodokse, por katolike me rite ortodokse


    Ndersa, pasaktesia ime e dyte na qenka se Mati, ku sipas teje qenka pagezuar Gjergji, nuk paska patur ortodokse.



    Tashti te dyja keto i nderuar Zombi i ke krejt gabim.


    1) Uniatizmi nuk eshte fe, as sekt fetar, as organizate fetare, keshtu qe uniat ne vetvete nuk ka se si te kete. Uniatizmi eshte nje levizje graduale (qe nuk e ka fillimin ne Koncilin e Firences, gje qe e ke gabim pra) me nisme te papes per te futur ne gjirin e kishes perendimore......(cfare do thuash ti? Katolike? jo!)......te krishteret lindore ortodokse - keshtu qe automatikisht, nese juve e pranoni, me te drejte keshtu, qe Skenderbeu ishte uniat, juve pranoni qe tradita fetare e Kastrioteve ka qene ortodoksia.


    2) Mati:

    une ju kam sjelle referenca edhe per Matin, nga Albanologe te afirmuar, qe deshmojne se Mati ka qene ortodoks.

    Ne fakt, referenca e fundit qe e hasa rastesisht, ka qene para disa ditesh, kur po i hidhja nje sy rifreskimi librit te Edwin Jacques mbi historine e Shqiperise, edhe diku aty (po te doni e gjej edhe faqen), thuhet se ne Mat deri vone jane verejtur nga vezhgues tradita fetare me origjine ortodokse (si perkulja deri ne toke duke e prekur ate me balle; apo marrja e kungimit me buke e vere, si edhe arkitektura te kishave te ndryshme).


    Hem, ti seminarist je djale i zgjuar dhe prandaj me pelqen diskutimi me ty. Shume te kritikojne se je pak si shume ortodoks dhe me pak patriot, po ketu eshte forum historik keshtu qe neve na intereson e verteta.

    Ok, kliko pak ketu

    http://atlasofchurch.altervista.org/...iesa%20Ucraina

    dhe lexo pak ne italisht historine e uniateve. Nese s'di italisht po ta perkthej ty dhe te tjereve qe nuk dine:

    1418 Kisha Romake detyron qeverine (lituaneze -shenimi im) qe t'i beje presion Ryhorit (metropoliti i Minskut-shenimi im) qe te marre pjese ne Keshillin e Kostances. Ketu, metropoliti refuzon tentativen qe te bashkoje Kishen Ortodokse te Lituanise me Romen dhe, pasi u kthye ne Lituani, eshte i shtrenguar te jape doreheqje. Keto nderhyrje nuk kalojne te pavezhguara nga Moska qe fillon te sillet si mbrojtese e Ortodoksise ne Evropen Lindore

    1439 Ne Keshillin e Firences Izidori, Metropoliti i Kievit, me seli ne Moske, Kardinal, pranon Bashkimin me Romen. Cari Vasil e arreston, por ne 1441, ai arrin te arratiset ne Itali dhe Moska mbetet pa peshkop. Bashkimi formalisht nuk anullohet nga Cari, megjithate de facto mungoi menjehere. Gjithashtu mungon edhe bashkimi ndermjet Moskes dhe Kostandinopojes si rrjedhoje e bashkimit te kesaj te fundit me Unionin (e Firences i dashur seminarist: pra jo vetem Izidori i Kievit po edhe greket e Kostandinopojes u bashkuan me papen kur e pane keq nga turqit - pune tjeter se pas pak vjetesh u ndane dhe ne fakt e hengren ne prapanike me 1453 - shenimi im).

    1448 Jonah behet Metropolit i Kievit edhe pse Izidori eshte akoma gjalle ne Itali. Ai zgjidhet pa emerim nga Kostandinopoja, keshtu qe Kisha Ruse shpall autoqefaline e vete. Peshkopet e Moskes nuk perdorin me titullin e Kievit me 1461, duke njohur keshtu mvartesine e krahinave ukraine nga metropoliti i Kievit.

    Italisht origjinali:

    1418 La Chiesa Romana forza il governo a fare pressione su Ryhor affinchč partecipi al Concilio di Constanza. Qui il Metropolita rifiuta il tentativo di unire la Chiesa Ortodossa di Lituania con Roma e ,tornato in Lituania, č costretto a dimettersi. Queste intrusioni non passano inosservate a Mosca che comincia a porsi come protettore dell'Ortodossia in Europa orientale.

    1439 Al Concilio di Firenze Isidoro, Metropolita di Kiev con sede a Mosca, Cardinale, accetta l'Unione con Roma . Lo Zar Basilio lo fa arrestare ma nel 1441 ,egli riesce a fuggire in Italia e Mosca resta senza vescovo. L'Unione formalmente non viene annullata dallo Zar, tuttavia difatti venne immediatamente meno.Viene meno la comunione tra Mosca e Costantinopoli in seguito all'adesione di quest'ultima all'Unione.

    1448 Jonah diviene Metropolita di Kiev sebbene Isidoro sia ancora in vita in Italia.Egli viene eletto senza nomina di Costantinopoli e cosģ la Chiesa Russa proclama la propria autocefalia. I vescovi di Mosca cessano di usare il titolo di Kiev nel 1461 riconoscendo cosģ la dipendenza delle regioni ucraine dai metropoliti di Kiev.


    Ke te drejte per pohimin qe thua "nese pranoni qe Skenderbeu ishte uniat, atehere pranoni qe perpara ishte ortodoks". Shume aresyetim i bukur dhe te pergezoj. Por po te lexosh me kujdes se si shprehem une do shohesh qe une them qe ai ishte katolik, shume shume uniat (nese ishte ortodoks perpara dhe u konvertua ne saje te keshillit te Firences, sic bene ukrainasit), por kurre ortodoks. Me kete hipoteze te uniatizmit une dua me gjithe shpirt te te jap te drejte qe perpara paskesh qene ortodoks. Por per fat te keq eshte vecse nje hipoteze e imja qe dua ta besoj e nuk e besoj dot, sepse nuk kemi asnje te dhene historike qe te kete pasur ortodokse ne ato krahina te Shqiperise, sikur nuk kemi asnje te dhene qe ndonje peshkop greko-ortodoks shqiptar nga veriu i Shqiperise te paskesh shkuar ne Firence me 1438.

    Une mendoj thjesht qe Gjergji mori ca pare nga Roma qe me 1438, la luften me jeniceret kunder Huniadit, erdhi ne Shqiperi, i premtoi Romes bashkimin e shqiptareve (ortodoksve dhe katolikve) ne lufte kunder turqve, e realizoi, luftoi dhe vdiq katolik.

    Per ortodokset e Matit mos u bej i marre, e perkulura duke puthur token ka qene gjithmone ne traditen e kishes se hershme katolike (quhesh prostracion) dhe shtriheshin perdhe per t'u falur me nje bese totale ndaj zotit, nuk eshte fare argument qe i ben shqiptaret e veriut ortodokse. Kungimi me buke ka qene edhe ne kishen katolike. Arkitekturat?? Shko ne Venecia dhe do shohesh gjerat me bizantine ne bote ne preher te katolicizmit (shume qytetet bregdetare adriatike italiane si Ravenna apo Bari apo Askoli kane kisha bizantine po jane superkatolike ne doktrine).

    Eshte vec argument shume i vlefshem qe Gjergj Kastrioti ishte katolik fakti qe u varros ne Katedralen e Lezhes qe ishte pjese e Republikes se Venecias dhe historikisht katolike (s'mbaj mend kush e solli).

    Pershendetje
    Ignore List: Den Bossi

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ehm

    I dashur Seminarist, meqe do me marresh si italofil po te jap edhe ca referenca te tjera per historine e kishave greko-katolike (pra me rit greko-bizantin dhe me doktrine katolike). Eshte nje website amerikan qe permbledh gjithe kishat greko-katolike (ate shqiptare - ne kete forum eshte sjelle shpeshhere qe ne Breg (Himare) erdhen nga 1628 deri me 1765 disa peshkope veneciane dhe e mbajten komunitetin per nje shekull e gjysme dhe pastaj ca te tjere me vone, ate italo-shqiptare, ate bullgare, bielloruse, kroate etj. etj.) Shih pra

    http://www.faswebdesign.com/ECPA/Byz.../overview.html

    Majtas ke gjithe kishat greko-katolike (pra me rit greko-bizantin e me doktrine katolike).

    Po te shkosh te linku i fundit sheh historine e uniatizmit ukrainas (Izidori tradhtari i ortodoksise sende).

    http://www.faswebdesign.com/ECPA/Byz.../Ukranian.html

    The Ukrainians received the Christian faith from the Byzantines, and their church was originally linked to the Patriarchate of Constantinople. By the 14th century most Ukrainians were under the political control of Catholic Lithuania. Metropolitan Isidore of Kiev attended the Council of Florence and agreed to the 1439 act of union between Catholics and Orthodox. Although many Ukrainians within Lithuania initially accepted this union, within a few decades they had rejected it.

    Te me falni edhe pse kam shume deshire te perkthej edhe nga anglishtja, duhet te bej prokopi e ca para dhe tani me erdhi ora te shkoj e luaj ne burse.

    Ne fakt ideja ime eshte qe te mbledh ca pare qe te ndihmoj ndertimin e katedrales se Tiranes perballe Pallatit te Kultures.
    Ignore List: Den Bossi

  12. #92
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ka nga ata ketu qe fshijne pergjigjet, si ajo e imja e djeshme, psh...!

    Gjithsesi,

    Zombi, ne tema te ndryshme te ngjashme, une kam sjellur kuotime autoresh albanologe, qe me me fame e autoritare nuk kane ku te shkojne, si Nopca, edhe se fundmi Hecquard qe ka qene konsullo francez ne Shkoder, ne mos gaboj, qe thone se Mati deri vone, kur ata e kane vizituar, ka treguar tradita fetare me origjine ortodokse.

    Une kam sjellur citime nga Shuflai qe thote haptazi se Kastriotet kur shfaqen per here te pare ne Kalane e Kanines, kane qene padyshim ortodoks, e me vone, me zoterimin e Shqiperise se mesme, me teper katolike (shenim i imi: se sa ortodokse). Kjo perkon me nje kuotim tjeter te Jirerecekut qe thote se zoterimet e Kastrioteve ne perendim pergjate bregdetit kane qene nen kishen katolike (sheim i imi: gje qe kuptohet pasi keto treva kane qene nen zoterimin e venediskave here pas here), ndersa ne lindje nen kishen ortodokse serbe, gje qe e ben te logjikshme edhe dhuratat qe Kastriotet i bene Manastirit serb Hilandar me dy fshatra te atjeshme.

    Shuflai ne thote se emrat e disa obortareve te Kastrioteve bashke me Kastriotet, midis te tjeresh disa ishin serbe edhe nga Arianitet, na jepen ne perkujtimoret e kishes serbe (perkujtimore, dmth permendje emrash ne lutje, qe u beheshin vetem ortodokseve, jo uniateve. aq me pak katolikeve).



    Nopca jep disa arsyetime te forta, te ngjashme me te Hacquard-it, se Mati ka qene dukshem deri ne kohe te Skenderbeut ortodoks, disa prej te cilave une i kam sjelle neper forum. Kete referim (te Matit ortodoks, qe e thote Hacquard)) e gjen edhe tek libri i Edwin Jacques mbi historine e Shqiperise.


    Pra, nqs Skenderbeu ka qene Unit, po te flitej per merite komuniteti se prej nga ka dale ky hero, kjo i takon komunitetit bizantin ortodoks!

  13. #93
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anėtarėsuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    152
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Skenderbeu, botohet pas 50 viteve
    I jane dashur pak me shume se 50 vjet historianit Kristo Frasheri, per te bere nje nga punet me te medha te historise shqiptare. Vepra, me e plote kushtuar heroit kombetar Skenderbeut, prej pak ditesh, eshte ne duart e publikut shqiptar. E cila per here te pare na tregon sesi ka qene heroi yne i vertete. Duke hequr llustren e shekujve dhe duke dhene deri ne imtesi, pamjen dhe karakterin njerezor te heroit, shqiptaret kane mundesi qe per here te pare te gjykojne realisht per nje Skenderbe ndryshe

    Ben Andoni

    Gjeja me e zakonshme, qe mund te degjosh nga goja e shqiptareve, eshte nje histori per Skenderbeun. Ndoshta, kjo ka qene ajo qe e ka mbajtur aq te stakuar per vite me rradhe, historiografine shqiptare, per te mos 'u marre' realisht me figuren me te madhe perfaqesuese te vendit. Nderkohe, kjo nuk e pengoi historianin e njohur Kristo Frasherin, qe t'i kushtonte nje nga veprat e jetes se tij, kryeheroit te shqiptareve Skenderbeut. Botuar se fundi nga Akademia e Shkencave te Shqipqerise dhe "TOENA", publiku ka ne dore nje nga veprat me te kompletuar, te kohes drejtuar heroit kombetar. Dhe detyra e tij ishte titanike. Plot 50 vjet me pare, ai filloi te mendonte per vepren e jetes se tij, qe do te ishte studimi mbi jeten dhe vepren e Skenderbeut. "Ne ate kohe, ai nuk anoi,- flet autori ne veten e trete- as ne entuziasmin e tepruar te Budes per Barletin, as nga gjykimi i pameshirshem i Fr.Babinger per Biemmin". Dhe, autori ashtu si do te pranoje edhe vete shtrihet mes dy autoreve te njohur. Fillimisht per autorin ka qene e pamundur qe te punohej, pa pasur Barletin ne nje krah dhe Biemmin ne anen tjeter. "Por, me vone per ta shpetuar Heroin dhe luften epike te shek XV nga kritikat, qe u beheshin Barletit si panegjirik dhe Biemmi-t falsifikat, me lindi pyetja, nese mund te trajtohej nje histori e Skenderbeut dhe e epopese se shek XV, duke u mbeshtetur vetem ne burimet dokumentare bashkekohore, pa shfrytezuar dy biografet e diskutueshem".

    Autori ndryshe nga te gjithe paraardhesit u nis qe ne periudhen para Skenderbeut dhe vazhdoi me grumbullimin live te dokumentave pergjate te gjithe shekullit te 15-te. Per 50 vjet me rradhe, ai nuk nguron qe te shfletoje gjithshka, qe ka eren e vjetersise te shekullit te 15. Sepse sfida e autorit ishte ndryshe. Kete rruge pak a shume kishte bere Fan Noli dhe kishte mundur, qe me dokumentacionin e mbledhur te shqyrtonte tre rrethimet e Krujes. Qe mjaftonin per te ngritur ne piedestal heroin. Ndersa per profesor Frasherin perballja me Skenderbeun kishte te bente edhe me perpjekjet per te perballur skeptiket e ndryshem, qe lidheshin me historine dhe figuren e heroit tone. Dhe autori arriti te mblidhte nje pjese te madhe te dokumentacionit, per te ngritur nje ngrehine te shekullit te heroit, shekullit te XV. Materiali voluminoz u referohej akteve shqiptare dhe te huaja, perendimore dhe lindore te vjelura nga historine te ndryshem ne arkivat e Venedikut, Raguzes, Romes, Napolit, Milanos, Barcelones, Parisit, Ankarase dhe Stambollit. Ky material, per te plotesuar vertetesine eshte plotesuar edhe nga kronistet osmane, bizantine dhe italiane te shek XV. Ai permban edhe shume shkrime memoralistike dhe leterkembimi te Skenderbeut. Ishte Skenderbeu i lavderuar por edhe i share. Deshira e autorit eshte qe te botoje edhe nente vellimet me materialet dokumentare, qe do ndihmojne per sqarimin e figures se tij. Keshtuqe, Skenderbeu i Frasherit mbetet nje Skenderbe natyral, me te mirat dhe te keqiat e tij. Kjo, ndryshe nga paraardhesit, i pare ne te gjitha rrafshet: si burre shteti, si ligjvenes, si administrator, deri fizikisht. Historia e Frasherit fillon perpara vete Skenderbeut dhe mbyllet me te sotmen. Simbolikisht, kushdo ka gjetur tashme nje trase gati per te ardhmen.

    Merita e Profesor Frasherit eshte se per here te pare u mbeshtetet ne vepren e tij nga burime thjesht dokumentare. Kaq do te mjaftoje, qe Skenderbeu i Akademise se Shkencave te jete per te sqaruar dhe per te pastruar figuren e vertete te heroit kombetar.

    Cfare permban Vepra

    Shqiperia ne pragun e pushtimit osman; Pushtimi turk i Shqiperise; Nga ishin Kastriotet;Gjon Kastrioti dhe rinia e Skenderbeut; Nga statusi i vasalitetit ne rregjimin e timarit; Skenderbeu ne pragun e kryengritjes clirimtare; Kryengritja e pergjithshme; Kuvendi i Lezhes dhe Beteja e Torviollit; Skenderbeu ne lufte me turqit dhe me venedikasit; Rrethmi i pare, i dyte, i trete i Krujes; Formimi i shtetit shqiptar te pavarur; Flamuri i Skenderbeut; Kanunet e Skenderbeut; Kruja, kryeqyteti i shtetit te Skenderbeut; Skenderbeu si njeri; Portreti autentik i Skenderbeut; Marredhenie Nderkombetare te Skenderbeut; Sulltan Fatihu kunder Skenderbeut;Disfata e Beratit; Beteja e Ujebardhes; Armepushimi; Ekspedita ne Itali; Gjendja kulturore ne Shqiperi ne shekullin e XV; Marreveshje shqiptaro-venedikase; apogjeu i rezistences; Skenderbeu ne Rome dhe Napoli, Vdekja e Skenderbeut, Varri i Skenderbeut dhe vepra historike eSkenderbeut




    --------------------------------------------------------------------------------
    23/02/2003
    Pershendetje
    Bashkimi ben fuqine
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Tė falemnderit Dodoni pėr informatėn pėr kėtė libėr. Librin e lexova dhe mė ka bėrė shumė pėrshtypje , sidomos mėnyra shumė profesionale e trajtimit tė dokumenteve, dorėshkrimeve, letrave, Barletit, Biemmit etj. kohe nga Kristo Frashėri. Shihet qarazi se ai ka punuar shumė gjatė nė grumbullimin e fakteve historike nė trajtimin e temės pėr Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, dhe ate na e bjen nė njė dritė tė re tė paparė gjer mė tani. Vepra tė tilla pėr njė njeri sikur Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu kėrkojnė edhe njė njeri sikur Kristo Frashėri.
    Por ėshtė njė gjė tjetėr qė mė pengon dhe ajo ėshtė se nė Internet-faqen "Historia e Shqipėrisė" gjenden edhe tė dhėna tė tjera pėr Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, ku thuhet se ai paska lindur diku afėr Prizrenit nė Kosovė.

  14. #94
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867

    Gjergj Kastrioti, jo vetėm i tė krishterėve, edhe i myslimanėve

    Dėshmi tjetėr e vetėdijes mbifetare etnike tė Skėnderbeut

    Skėnderbeu, nė kushtet e hapjes sė Shqipėrisė, i pėrditėsuar si emblemė, si garanci e pėrfshirjes sonė nė Evropė, pėrfaqėson njė dukuri historike madhore tė pėrmasave jo vetėm kombėtare, por dhe nė shkallė evropiane dhe mė gjerė. Ai ndihmon fuqishėm pėr krijimin e hapėsirave tė mėdha tė komunikimit tė bartėsve tė tij me botėn moderne. Politizimi dhe ideologjizimi i kėsaj figure madhore nė tė kaluarėn dhe, jo mė pak, sot nuk ka arritur dhe nuk do tė arrijė dhe nė tė ardhmen ta zhveshė atė nga tiparet e tij, sa reale po aq dhe universale.
    Epoka e Skėnderbeut pėrfaqėson njė nga elementėt kyē qė pėrbėn boshtin e vetidentifikimit kolektiv tė shqiptarėve, qė i kanė bėrė ata tė ndjehen njė komb i vetėm. Fakti qė kujtimi i Skėnderbeut si hero kombėtar u ruajt prej mė se pesė shekujsh nė kujtesėn kolektive tė shqiptarėve, nė shumicė mbizotėruese myslimanė, ėshtė tepėr domethėnės. Si tė tillė, ata, pėrfshi dhe tė krishterėt, e zhveshėn nga aureola fetare me tė cilėn u pėrpoqėn dhe pėrpiqen ta paraqesin klerikėt si ata tė krishterė dhe ata myslimanė. Prandaj jeta dhe vepra e Skėnderbeut ruan njė rėndėsi tė madhe aktuale


    Nėse nė mendjet e shqiptarėve nuk do tė kishte zėnė vend pėrfytyrimi si hero kombėtar, i vėnė nė diskutim nga shumė anė, miti i Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut do tė ishte krejtėsisht jashtė funksionit tė vet tė pretenduar dhe teorikisht. Ai nuk do tė kishte mbijetuar po tė mos qėndronte mbi ndarjet fetare tė bartėsve tė kėtij miti pa dallim besimi.
    Vlerėsimin e Skėnderbeut si hero kombėtar dhe jo si hero fetar nė mėnyrė lapidare dhe bindėse e ka dhėnė njė prift si Patėr Gjergj Fishta. Me rastin e 450-vjetorit ai shkruante: “Kangėt e poetėve e legjendat e rapsoditė e populllit e shfaqin Skėnderbeun vetėm si njė fatos feje; por para synit tė historiakut e tė vrojtarit tė paanshėm Skėndebeu asht fatosi i lirisė dhe i pavarėsisė sė kombeve, tue qenė qė dėshira e lirisė qe ajo qė ma sė pari e shtyni atė burrė tė pėrmendun me rrokė armėt pėr Shqipninė. Skėnderbeu me atė trimni e rreptėsi, me tė cilėn luftoi kundėr turqve, qė ishin myslimanė, luftoi edhe kundėr venedikasve qė ishin tė krishtenė. Prandaj tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė, pa ndėrlikim partie a besimi, do ta nderojnė Skėnderbeun si njė fatos tė kombit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punėn e tij. Skėnderbeu asht ideali i lirisė e i pavarėsisė sė Shqipėrisė.”


    Karakterizimi fishtian u kundėrvihet pėrpjekjeve qė bėhen dhe sot e kėsaj dite pėr ta minimizuar dhe reduktuar rėndėsinė, madhėshtinė e figurės legjendare tė Skėnderbeut nė rrafsh kombėtar dhe ndėrkombėtar. Trajtimi tėrėsisht nė rrafsh fetar dhe, pėr rrjedhim, mohimi i karakterit kombėtar dhe humanist i luftrave tė Skėnderbeut nuk ka tė bėjė vetėm me debatin shkencor. Nuk mund tė pėrligjen pėrpjekjet qė bėhen pėr ta parcelizuar fetarisht Skėnderbeun me pretendimin se gjithė kjo do tė lehtėsonte integrimin e Shqipėrisė nė Europė. Tė gjitha kėto mendime qė qarkullojnė sot tek ne, poshtė e pėrpjetė edhe nė rrethe akademike, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse tė dėshmojnė katėrcipėrisht, se platforma e Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe qėndrimi jo vetėm atdhetar, por dhe shkencor i saj ndaj epokės sė Skėnderbeut mbeten aktuale dhe sot e kėsaj dite. I rritur midis feve, u bė pėr rilindasit simbol i karkaterit mbifetar e afetar qė duhej tė kishte kultura shqiptare. “Patriotizmi fetar” qė po shfaqet sot, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse rikthim te njė mendėsi parakombėtare, e papėrshtatshme e, madje e dėmshme pėr njėsimin kombėtar tė shqiptarėve. Ai kontraston haptazi me vlerėsimet objektive tė njė pater Gjergj Fishte.


    “Fetarizimi”, “krishterizimi”, “antiislamizimi” i luftės kundėrosmane tė popullit shqiptar nė shek. XV nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, pėrbėn, pavarėsisht nga pėrdorimi i fesė nė tė dy kampet ndėrluftuese tė kohės, njė shtrembėrim tė sė vėrtetės historike. Pėr tė vėnė nė pah kėtė tė vėrtetė kemi dhe dėshmi tė cilat nė tė kaluarėn u amplifikuan pėr arsyet politike dhe ideologjike qė dihen. Porse, gjithėsesi, sot ato nuk mund tė lihen mė njė anė.
    Nga pėrvoja e gjatė e pėrpjekjeve pėr tė siguruar ndihmat e domosdoshme nga shtetet italiane dhe sidomos nga Papati pėr luftėn e pėrbashkėt, heroi ynė kombėtar, duke qenė vetė i ritit ortodoks, qė njihte pėr tė parė feje Papėn (sepse Patriku i Stambollit qe vėnė nė shėrbim tė sulltan Memetit tė Dytė) dhe i rritur pranė oborrit tė sulltanit, nė njė mjedis mysliman, (ai u kthye dhe nė bektashi), kishte arritur, sipas dokumenteve tė kohės, nė disa pėrfundime qė dėshmonin se ai nuk ishte njė i krishterė dhe aq i devotshėm sa ta justifikonte titullin “atlet i Krishtit”.


    Mė 14 shkurt 1467, dokumenton studiuesi i pėrkushtuar i biografit tė Skėnderbeut, Marin Barlecit, historiani rumun Francisk Pall, ēka kumtohet pėr herė tė parė nė shqip mė 1967, Heroi i Krujės “i dėshpėruar” i deklaronte njė kardinali, se “s’ka marrė nga Papa asnjė grosh”. Nga ana tjetėr, Ambasadori i Milanos nė Vatikan raportonte se Skėnderbeu me pėrqeshje deklaronte se “tani e tutje ai donte tė bėnte luftė kundėr kishės e jo kundėr turkut”. Nė pėrfundim tė vizitės sė tij te Papa, Skėnderbeu do tė deklaronte se “nuk besonte qė mund tė gjendej mizori mė e madhe nė botė sesa te kėta priftėrinj”. Pohime si ato, qė u rreshtuan mė sipėr, sado qė tė merren me rezervė, dėshmojnė bindshėm qė motivet fetare nė luftėn e Skėnderbeut qenė nė rrafsh tė fundit. Edhe aq sa mund tė vijnė nė shprehje, ato qenė diktuar jo nga karakteri i luftės qė ai udhėhoqi, por nga besmi qė kishin armiqtė kryesor tė vendit tonė dhe nga nevoja e sigurimit tė aleatėve. Kėta, pas rėnies sė Stambollit nė duart e turqve nuk mund tė kėrkoheshin te krerėt e Kishės Lindore e cila i qe nėnshtruar sulltanėve.

  15. #95
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Dėshmi tjetėr e vetėdijes mbifetare etnike tė Skėnderbeut dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij ėshtė dhe historicizmi tė cilit i drejtohej ai, epirotizmi i tij. Skėnderbeu, nga sa na dėshmon Papa Piu II nė kujtimet e tij, dhe, siē dihet tashmė nga tė gjithė, nė njė letėr drejtuar princit tė Tarantos, Jan Antonit, pranon me shumė krenari prejardhjen epirote tė popullit tė vet. Me kėtė deklaratė ai, me sa dimė, ėshtė i pari qė shpreh pa mėdyshje dhe pėrkatėsinė e tij etnike, duke lėnė mė njė anė etnonimin arbėresh. Asokohe ky emėrtim kishte marrė karakter sektar sepse me tė identifikoheshin vetėm arbėreshėt katolikė. Skėnderbeu dhe tė tjerė mė pas e patėn tė qartė se ky pėrcaktim si i tillė, tashmė pėrjashtonte prej tij jo vetėm arbėreshėt ortodoksė por dhe arbėreshėt qė kishin nisur tė islamizoheshin, prandaj duhej braktisur. Megjithėse fama qė kishte fituar nė ballė tė luftės sė popullit tė vet pėr liri ishte shumė mė e madhe se sa ajo qė kishte fituar nė radhėt e ushtrisė sė sulltanit, Gjergj Kastrioti e ruajti emrin e turqizuar Skėnder. Ai ishte i vetėdijshėm pėr ndryshimet nė pikėpamje fetare qė kishin filluar dhe po thelloheshin nė gjirin e popullit tė tij. Prandaj, megjithė vlerėsimin e lartė qė i bėnte Evropa e krishterė, duke e shpallur si “atlet tė Krishtit”, ai nuk mendoi dhe as nuk mori mundimin deri sa vdiq ta kristianizonte apo ta evropianizonte emrin qė kishte marrė nė mesin e turqve e tė nėnshkruante Aleksandėr. Neoarbėreshėt nėn shembullin e Skėnderbeut, me vetpėrcaktimin epirot u ngritėn mbi konceptet fetare tė pėrcaktimeve etnike tė Mesjetės dhe pėrqafuan koncepte moderne mbifetare. Kjo ishte shprehje e njė vetėdije tė lartė etnike, e njė ndėrgjegjeje tė spikatur historike. Ishte vetė realiteti pasarbėresh, me larminė e tij fetare, i cili kėrkonte nė kushtet e mbizotėrimit tė politikave teokratike njė zgjidhje pozitive nė pėrputhje me tė. Kishat ortodokse dhe perandoritė ballkanike, duke vėnė shenjėn e barazimit midis besimit dhe kombėsisė i konsideronin paraardhėsit tanė turq, grek, latinė dhe sllavė. Nė kėto rrethana, tė cilat i vunė neoarbėreshėt pėrballė rrezikut qė tė humbisnin njėsinė e tyre etnike, iu drejtuan trashėgimisė historike qė nga kohėt e lashta. Ajo ofronte mundėsi zgjidhjeje tė larmishme dhe zgjidhjen mė tė pėrshtatshme e bėri Skėnderbeu.


    Roli i traditės skėnderbeiane nė pėrballimin e politikave kishtare dhe shtetėrore teokratike ballkanike pėr kapėrcimin e njė krize plotėsisht tė mundshme tė identitetit etnik kombėtar nga paraardhėsit tanė shprehet qartė dhe bindshėm nė tė gjithė kėtė proces.
    Paraardhėsit tanė, qė nga Skėnderbeu dhe humanistėt mė pas, duke u ngritur mbi kritere teokratike i kapėrcyen me sukses tė plotė rrjedhimet qė sillte mungesa e njė kishe nacionale. Shqiptarėt u bashkuan pėr rreth Skėnderbeut pa dallim besimi, e pėrsėrisim, nė se ishin tė krishterė latinė, tė krishterė bizantinė, pravosllavė dhe unitė apo edhe tė sapokthyer nė islamė. Konsekuent nė qėndrimet e veta Gjergj Kastrioti qe i gatshėm qė pėr hir tė interesave tė atdheut tė luftonte dhe luftoi kundėr vėllezėrve tė njė feje. Prandaj, pėr tė gjitha sa u tha mė sipėr dhe pėrkundrejt epitetit “atlet i Krishtit”, tė dhėnė nga autoritetet mė tė larta tė kishės katolike, pėr motive tė caktuara, Princi i Epirit, Kryezoti i Shqipėrisė ėshtė pėrjetėsuar, si Hero Kombėtar nė njė popullsi me shumicė mbizotėruese myslimane dhe ndryshe nuk mund tė ndodhte.


    Pėrballė kėtij realiteti historik madhor para kryesive tė bashkėsive fetare tė shqiptarėve nė shtetin amė, nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Diasporė del detyra qė tė reflektojnė thellė dhe tė bėhen interpretė autentikė tė ndėrgjegjes kombėtare tė besimtarėve qė udhėheqin nė lutjet e tyre pėrpara Zotit.


    Mė sė parit, qėndrimi i deritanishėm i krerėve tė bashkėsive islame, i cili pranon, pa diskutim Gjergj Kastriotin si Hero Kombėtar ėshtė i pamjaftueshėm. Ai duhet tė pajtohet plotėsisht me ndjenjat e besimtarėve myslimanė ndaj Heroit tė vet Kombėtar, ēka vlen tė shprehet qartė dhe hapur. Edhe pėrpjekjet pėr “privatizimin” e Skėnderbeut, fetarisht, nga pėrfaqėsues tė bashkėsive tė krishtera, katolike dhe ortodokse, kudo qė ndodhen, duke iu kundėrvėnė hapur karakterizimit tė Patėr Gjergjit, e vėnė nė pikėpyetje figurėn e tij si hero kombėtar, e cėnojnė rendė imazhin e vėrtetė tė tij si tė tillė.


    I pakuptueshėm nė kėtė drejtim mbetet, pėr mendimin tonė, qėndrimi i heshtur i komunitetit bektashian ndaj Skėnderbeut. Ai ėshtė shumė larg mėsimeve tė shenjtorit tė bektashizmit shqiptar, Naim Frashėrit. Qerbelaja e Naimit nuk mund tė kuptohet pa Historinė e tij tė Skėnderbeut.


    Memoriali i ngritur me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit, pikėrisht sepse qėndron mbi themelet e njė kishe tė kthyer nė xhami dhe, nuk e teprojmė tė themi, se qėndron edhe mbi themelet e njė tempulli pagan pranė mureve tė lashtė tė Lisit tė ilirėve, zotave tė tė cilėve u ka kėnduar aq bukur Dom Ndre Mjeda, ėshtė dhe do tė mbetet njė faltore e shenjtė kombėtare pėr tė gjithė shqiptarėt pa dallim besimi. Ai memorial mbetet faltore e fesė sė shqiptarėve, shqiptarisė, tė cilėn e hyjnizoi dhe e hymnizoi Pashko Vasa nė vitet e lavdishme tė Lidhjes sė Prizrenit. Ceremonitė fetare tė kryera deri mė tani te ky monument i atdhetarizmit tė mbarė shqiptarėve kėrkojnė ta privatizojnė tempullin e pėrbashkėt tė tė gjithė shqiptarėve dhe tė tėhuajsojnė prej tij shumicėn e tyre. Veprime tė kėtij lloji pėr parcelizimin fetar tė heroit kombėtar i shėrbejnė pėrēarjes kombėtare tė shqiptarėve.


    Ceremonitė fetare, lutje, mesha, dua, mevlude dhe tė tjera nė nderim tė heroit kombėtar tė shqiptarėve, epirotit Gjergj Kastrioti Skėnderbeut, e kanė vendin e vet nė tė gjitha faltoret e shqiptarėve, nė tė gjitha tempujt fetar, nė xhami, kisha e teqe, pa dallim, dhe pse jo dhe nė tė gjitha tempujt e kulturės.


    Vendimi i ministrit tė Kulturės tė disa viteve mė parė, zotit Teodor Laēo pėr tė ndaluar ceremoni tė tilla separatiste nė vendvarrimin e heroit tė Krujės nė Lezhė nuk kishte pse tė anullohej. Ai mbetet njė vendim plotėsisht i drejtė, nė radhė tė pare, pėr tė gjitha arsyet qė u pėrpoqėm tė parashtronim mė sipėr dhe jo sepse u bė nėn trysninė e rivaliteteve midis krerėve tė kishave pėr tė kryer ceremonitė e tyre nė tė, pėr ta privatizuar kėtė pronė tė pėrbashkėt tė kombit shqiptar.


    Krerėt e bashkėsive fetare shqiptare mund tė vijnė tė gjithė nė kėtė faltore tė pėrbashkėt pėrkrah njėri-tjetrit dhe tė hyjnizojnė nė gjuhėn shqipe Atin e kombit shqiptar, shenjtin e shqiptarisė, jo vetėm tė tė krishterėve, por dhe tė myslimanėve. Ata mund t’i drejtohen pėr kėtė qėllim jo vetėm Naimit, jo vetėm pater Gjergjit, por tė gjithė poetėve tanė rilindas dhe pasrilindas. Si thirrjet pėr ta konsideruar Skėnderbeun thjesht si njė “atlet tė Krishtit”, si trajtesat “shkencore” tė nivelit pasuniversitar pėr shkurorėzimin e vijės politike tė “skėnderbegasve” pėrballė vijės, tė pretenduar, “nacionaliste” tė “vasalistėve”, apo dhe kėrkesat pėr destruktimin e mitit tė tij, ēojnė nė njė pikė. Ata, pa dashur e ndoshta mė shumė me dashje, mėtojnė, nė fund tė fundit, ta privojnė popullin shqiptar nga heroi i vet kombėtar. Ne e kemi realisht njė hero tė tillė tė pėrmasave evropiane, pa pasur nevojė ta mitologjizojmė atė, dhe nuk mund tė lejohet t’i bihet mohit apo edhe tė pėrbaltet me njė mėnyrė apo me njė tjetėr. Sulmet ndaj mitit tė Skėnderbeut pėr destruktimin e tij, me pretendimin pėr njė tė ashtuquajtur rishikim kritik tė thelbit tė tij nuk mund tė shėrbejnė tjetėr veēse pėr mohimin e tij, pėr pėrēarjen e shqiptarėve. Skėnderbeu mbetet mishėrim i idealit patriotik, i idealit tė unitetit kombėtar, i virtyteve tė popullit tė vet. Prandaj nė vitin jubilar tė lindjes sė tij, siē na mėson dhe Fishta i madh, ėshtė nė nderin e tė gjithė “shqiptarėvet tė vėrtetė”, “pa ndėrlikim partie a besimi” ta nderojnė Skėnderbeun “si njė fatos tė kombit” si “ideali i lirisė e i pavarėsisė sė Shqipėrisė.” Thirrja e Fishtės u drejtohet mė sė pari krerėve fetarė tė tė gjitha besimeve. Skėnderbeu objektivisht, i shėrben fuqimisht pėrfshirjes sė popullit tonė nė rrjedhat demokratizuese moderne evropiane, tė cilave ai u pėrkiste tėrėsisht qysh nė fillimet e tyre, qė para afro 600 vjetėve, jo vetėm me luftėn e tij por dhe me pikėpamjet moderne pėr kombin. Pėrvoja skėnderbegiane na mėson qė pėrfshirja, integrimi i shqiptarėve si komb nė Europė nuk mund tė arrihet mbi baza fetare.


    Gazmend Shpuza, "Shekulli"

  16. #96
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Idhulli ynė kombėtar frymėzon muzėn e poetit tė shquar tė ishujve oqeanikė

    Gjergj Kastrioti, "hero" nė Filipine

    Skėnderbeu dhe fama e qėndresės sė tij glorifikohen nė njė poemė tė mrekullueshme prej 1800 vargjesh

    Ėshtė shumė e ēuditshme, gati, gati e pabesueshme, qė njė poemė prej gati 1800 vargjesh, e kthyer nė poemė kombėtare pėr njė popull, madje e krijuar mijėra e mijėra kilometra larg, nė Filipine, t‘i kushtohet Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.

    Si shkoi vallė fama e kėtij njeriu gjer pėrtej imagjinatės njerėzore, nė meridianė gjeografikė tė largėt, nė kontinente tė tjera dhe popuj qė nuk patėn asnjėherė mundėsinė tė vijnė nė kontakt me historinė tonė dhe aq mė pak me njė luftėtar tė kohėve tė shkuara, tė shekullit tė 15-tė? Kush ishte njeriu, qė e gjeti heroin tonė si simbol pėr krijimin e tij mahnitės dhe pse e bėri kėtė? Pėrse i duhej atij populli, filipinasve, legjenda e kėtij kalorėsi tė qėndresės dhe lirisė?


    KUSH ESHTE POETI FILIPINAS

    QĖ U MAHNIT PAS SKĖNDERBEUT


    ā€¦Ėshtė Francisko Balagtas, apo i njohur edhe me mbiemrin Baltazar, lindi nė qytetin e Bigaa-s, (qytet qė tashmė nė nder tė tij mban emrin Balagtas) tė provincės Bulakana, Filippine, mė 1788 dhe vdiq nė 1862. Prindėrit e tij qenė indigjenė vendas. Nė fėmijėrinė e tij mori mėsime nė njė shkollė fillore tė qytezės, ndėrsa nė moshėn njėmbėdhjetėvjeēare shkoi nė Tondo-Manila, te tezja e tij, Dona Trinidad. E impresionuar nga zgjuarsia e fėmijės ajo sponsorizoi studimet e tij tė mėtejshme.

    Gjatė viteve tė studimeve universitare mėsoi tė shkruajė poezi nga njėri prej poetėve mė tė njohur Hose de la Kruz. Ndoshta, ishte ky njeri, i cili influencoi dhe la gjurmė tė thella nė botėn e tė riut Balagtas nė tėrėsi dhe nė formimin e tij kulturor nė veēanti.

    Shumė shpejt u bė i njohur me veprėn e tij si shkrimtar, por ato qė e ngritėn Balagtasin nė piedestalin e poetit kombėtar qenė poema "Florenti dhe Laura" dhe njė akt tjetėr sa patriotik aq edhe shkencor; shkrimi i kėsaj poeme, pėr herė tė parė nė historinė e popullit filipinas, nė gjuhėn e indigjenėve vendas - Tagalog - qė prej asaj kohe ėshtė kthyer nė gjuhė zyrtare tė atij vendi. Kujtojmė se gjer nė fillimet e shekullit XIX, gjuha zyrtare dhe e shkruar e filipinasve ishte spanjishtja, koloni e tė cilės ishin vetė Filipinet.

    Ėshtė ky shkaku, qė Balagtas prej asaj kohe, ėshtė vlerėsuar poeti mė i madh dhe mė nė zė i Filipineve. Ėshtė ky shkaku qė ai thėrritet me epitetin Tagalogu apo Uilliam Shekspiri i letėrsisė filipinase.

    Jo vetėm kaq, por Balagdas ėshtė njeriu, i cili renditet i pari nė panteonin e "Artistėve tė Popullit" filipinas. Nė kėtė altar nderi, ky vend ka vendosur dhe lauruar vetėm shtatė veta, nė krye tė tė cilėve renditet "Tagalogu". (- Francisko Balagtas shkrimtar dhe poet; A. Buonaventura - kompozitor; N. Abelardo - kėngėtar; F. Akuino-balerinė; G.Tolentino-skulptor; G. de Leon-regjisor; H. dela Rama-aktore.).

    Balagdas ėshtė autori i njė numri tė madh krijimesh letrare, nė gjini tė tjera, novela, pesė drama, komedi, poezi, tė cilat tė pėrmbledhura tashmė formojnė njė cikėl tė plotė prej 12 vėllimesh. Por, natyrisht, ajo qė e vendosi atė nė fronin e "Mbretit tė poezisė" mbetet padyshim "Florenti dhe Laura".

    Poema u botua pėr herė tė parė nė vitin 1838, nė kushtet e njė regjimi dhe censure tė ashpėr. Prej asaj kohe, ajo ėshtė ribotuar pothuaj 37 herė tė tjera dhe tirazhi i gjertanishėm ka kaluar shifrėn e miliona kopjeve, pa pėrmendur botimet e reduktuara apo pėrshtatura pėr nxėnės e studentėt e shkollave.

    PĖRSE U THĖRRIT SKĖNDERBEU

    NĖ VĖMENDJEN FILIPINASE?



    ā€¦Sepse populli i Filipineve, nė ishujt e shpėrndarė, nė arqipelagun e Paqėsorit, ndodhej pothuaj nė tė njėjtat kushte me ato tė popullit shqiptar, i cili ndėrsa vuante nėn sundimin osman, u ngrit nė luftėrat pėr ēlirim kombėtar, i udhėhequr nga njėri prej heroit tė vet - Skėnderbeu.

    Mbas njė pushtimi tė gjatė prej arabėve, robėria e filipinasve u pasua nga njė tjetėr sundim, ai spanjoll. Njoftimet e para tė Magelanit, kishin vėnė nė dijeni menjėherė orekset e fuqisė mė tė madhe detare tė kohės, Spanjės, pėr njė invasion tė gjatė kolonial tė kėtij vendi. Duke filluar prej vitit 1521, galerat e kėsaj fuqie arritėn tė vėnė nėn kontroll tėrė ishujt, duke instaluar njė sundim, i cili zgjati pėr gati tre shekuj.

    Veē ushtarakisht, Spanja dhe administrata e saj shtriu mbi territoret dhe popullsinė e kėtij vendi edhe influencėn e saj kulturore dhe ajo qė ishte mė domethėnėse dominancėn gjuhėsore, duke e kthyer spanjishten jo vetėm si gjuhė zyrtare tė kėtij vendi, por duke e vlerėsuar atė "si mjetin e vetėm qė dallon indigjenin pa identitet nga njeriu i vėrtetėā€¦"

    Nė fillimin e shekullit XIX, ashtu si nė tėrė vendet e Evropės edhe nė kolonitė e tyre filluan tė pėrhapen me njė shpejtėsi marramendėse dhe me njė patos gati, gati dehės, idetė dhe idealet e iluminizmit francez. Qytetėrimi modern i detyrohet shumė kėsaj lėvizjeje, e cila nėn misionin e "ilumen-it, - ndikimit", zgjoi dhe frymėzoi lėvizjet e shumė popujve kundėr tiranisė, absolutizmit dhe institucioneve tė vjetruara tradicionale. Pikėrisht, kėto vite pėrkojnė me lindjen e njė plejalde tė tėrė intelektualėsh idealistė dhe patriotė nė hapėsirat filipinase dhe me fillimet e lėvizjeve tė armatosura popullore, pėr ēlirim nga sundimi i gjatė kolonial spanjoll.

    Nė radhėt e intelektualėve mė nė zė, qė asokohe u vunė nė krye tė kėsaj lėvizjeje, nė mos mė i rėndėsishmi, ėshtė padyshim Francisko Balagdas. Pėr t‘i shėrbyer misionit tė madh dhe ėndrrave tė popullit tė tij pėr liri dhe pavarėsi nacionale, pėr tė frymėzuar dhe udhėhequr atė nė kėtė udhė drejt prosperitetit, por njėkohėsisht pėr t‘i shpėtuar censurės tė administratės spanjolle, ai duhej tė gjente njė rrugė dhe njė simbol qė tė mund t‘i kapėrcente tė dyja kėto barriera.

    Dhe ishte pikėrisht historia e popullit tonė dhe Heroi ynė Kombėtar, Skėnderbeu, qė dukej se vinin nė ėndrrat e krijimtarisė sė poetit si engjėjt e frymėzimit poetik dhe njėkohėsisht si engjėjt e tij mbrojtės nga censura e administratės spanjolle.

    Po pse shqiptarėt dhe Skėnderbeu?

    Sepse filipinasit vuanin nėn sundimin e njė perandorie sikurse shqiptarėt nėn Perandorinė Osmane; sepse filipinasit qenė njė popull i vogėl ballė njė perandorie tė madhe, sikurse shqiptarėt njė popull i vogėl ballė Perandorisė Osmane; sepse filipinasit duhej tė ngriheshin kundėr perandorisė dhe mund tė fitonin ashtu sikurse shqiptarėt e kishin bėrė kėtė gjė, nėn udhėheqjen e heroit tė tyre, Skėnderbeut, dhe kishin fituarā€¦

    KU E GJETI FILIPINASI SKĖNDERBEUN?


    Balagdasi ishte njė prej tė rinjve tė talentuar filipinas qė studioi dhe u arsimua nė universitetet spanjolle. Ato kohė, nė shekujt e 17-18, nė folklorin e Spanjės, figura e Skėnderbeut dhe e shqiptarėve ishte shumė e pranishme, sa pėr shkak tė aleancave tė dikurshme tė Heroit tonė Kombėtar me Mbretin e Aragonės aq edhe pėr shkak tė jehonės sė madhe qė kishte emri i tij si mbrojtės i krishterimit nė radhėt e latinėve. Por, letėrsia spanjolle dhe folklori i saj qenė lėndė bazike nė Fakultetin e Letrave tė Madridit, Barcelonės e mė gjerė dhe pėr rrjedhim sa shqiptarėt edhe Skėnderbeu qenė figura tė njohura, jo vetėm pėr studentėt, por edhe pėr masėn e gjerė tė intelektualėve vendas dhe filipinas.

    Por, nuk do tė mjaftonte vetėm folklori popullor spanjoll nė frymėzimin dhe hartimin e njė poeme tė tėrė me personazhe, me emra konkretė vendesh nga Shqipėria, me ngjarje pothuaj simetrike me ato qė kishin ndodhur nė epokėn e lavdishme tė heroit tonė. Duket qė "Shekspiri filipinas" ka studiuar edhe materiale tė tjera dhe burime tė mirėfillta historike, nga arkiva apo autorė tė tjerė dhe i ka pėrdorur ato me njė mjeshtėri krijuese duke na dhėnė njė vepėr nė pėrmasa tė rralla epike tė llojit tė saj.

    Nė pikėpamje tė teknikės tė tė shkruarit, poema ėshtė ndėrtuar nė strofa dhe ēdonjėra prej tyre nė katėr vargje. Rima e vargut ndjek radhėn AAAA. Vargu ėshtė gjashtėrrokėsh dhe pothuaj ēdo njė i tillė ėshtė njė fjali e rregullt gramatikore. Subjekti i saj ndjek njė linjė tė kontrolluar mjaft mirė dhe ngjarjet rrjedhin nė mėnyrė tė natyrshme. Poema e ndėrtuar nė metrikėn dhe teknikėn tradicionale popullore filipinase, e bėn atė edhe me tė pranueshme dhe tė kuptueshme pėr lexuesin vendas tė tė gjithė niveleve kulturore.

    "FLORENTI DHE LAURA"

    POEMA QĖ EVOKON SKĖNDERBEUN DHE KOHĖN E TIJ


    Padyshim, "Florenti dhe Laura" vlerėsohet si kryevepra e letėrsisė filipinase. Titulli i saj nė origjinal, i shkruar nė gjuhėn vendase, ėshtė: "Pinagdaanang Buhay Nina Florente at Laura sa Kahariang Albania", qė i pėrkthyer nė gjuhėn tonė do tė "Jeta e Florentit dhe Laurės nė mbretėrinė e Shqipėrisė". Ajo ėshtė njė poemė e karakterit epiko-historik.

    Nė qendėr tė poemės ėshtė Florenti, bir i njė fisniku shqiptar (- nėnkupto Skėnderbeun, bir i princit Gjon Kastrioti), tė cilin prindėrit detyrohen ta largojnė nė moshė tė mitur, larg familjes dhe atdheut. (- nėnkupto largimin e Skėnderbeut si peng nė moshė tė mitur, nė oborrin e Sulltanit,). Nė momentet e ndarjes, i ati e porosit tė birin tė bėhet i fortė dhe i zgjuar, sepse vendi i tij rrezikohej nga armiq tė egėr dhe tė pabesė vazhdimisht gjatė viteve tė qėndrimit tė tij larg atdheut - Shqipėrisė, Florenti tregon talent dhe aftėsi tė veēanta; prirje dhe vlera kėto, qė e vėnė atė pėrballė zilisė dhe kėrcėnimeve pėr jetėn. Nė kushte dhe situata tė rėnda, ndėrsa merr njoftimin pėr vdekjen e nėnės, i shmanget njė kurthi dhe merr rrugėn e kthimit pėr nė Shqipėri. Por, nė kthim atij i luten miq tė tij t‘i ndihmojė nė njė betejė kundėr persėve, tė cilėt udhėhiqen nga Osmalliku dhe Aladini. Nė kėtė betejė Fiorenti dhe bashkėluftėtarėt e tij dalin fitimtarė.

    Nė prag tė mbėrritjes nė qytetin e tij tė lindjes, Krujė, njė pėrfaqėsi e qytetarėve tė saj, i del pėrpara dhe i kėrkon ndihmė pėr tė mobilizuar dhe udhėhequr luftėn pėr ēlirimin e vendit tė tyre prej persėve, qė kishin pushtuar prej kohėsh qytetin nėn komandėn e Osmanllikut. Florenti e pranon kėrkesėn, dhe ėshtė gati tė "ā€¦.vėrė nė rrezik edhe jetėn e tij pėr Shqipėrinė, atdheun e tij tė dashur". Merr pėrsipėr komandėn e trupave dhe mbas pesė orė luftimesh me gjeneralin Osmanllik, e mposht atė dhe hyn fitimtar nė qytetin e Krujės.

    Duke zbritur nė kronikat e ngjarjeve, qė pėrshkruan poema, mėsojmė se Florenti largohet pėrkohėsisht nga atdheu i thirrur nė aleanca tė tjera, por kur kthehet vėshtron se mbi kėshtjellėn e qytetit tė tij, Krujės, tė valėvitet flamuri i pushtuesit. Nė betejat e pėrgjakshme dhe vendimtare kundėr pushtuesve dhe renegateve Fiorente dhe luftėtarėt e tij dalin fitimtarė.

    Betejat e Florentes vazhdojnė edhe mė tej kundėr forcave turke, tė cilat vijnė nė ndihmė tė trupave pushtuese tė mbetura. Por edhe nė kėtė betejė tė ashpėr, pėrballė 30000 trupave turke, pėr tetėmbėdhjetė ditė rresht, Fiorente triumfon duke treguar se edhe njė forcė e vogėl, kur lufton pėr atdheun e vet mund tė mposhtė armiq tė mėdhenj e tė fuqishėm.

    Nė thelb, ky ėshtė edhe qėllimi i misionit poetik tė Balgadsit dhe nė fund tė fundit profili komunikues i vetė poemės.

    Mbas skenave tė tjera plot tė papritura, tėrheqėse, por edhe tė ndėrtuara me art dhe finesė, poema mbyllet me skenėn e kurorėzimit tė Florentes si Mbret dhe tė Laurės si mbretėreshė, nė Shqipėrinė e lirė.

    POEMĖ HEROIKE QĖ FRYMĖZOI BREZAT

    PĖR PAVARĖSINĖ E FILIPINEVE


    Mesazhi qė pėrcillte dhe vazhdon ende tė pėrcjellė poema ishte dhe ėshtė i qartė pėr ēdo lexues. Ato kohė tė ndezura, kur ajo u shkrua, vargjet e saj qenė njėlloj si misionarėt, qė nxitėn dhe frymėzuan kėdo tė ngrihej prej pėrgjumjes nė kthinėn e rehatisė sė tij personale apo sensibilizuan tė vendosnin mbi dilemat e ēastit, pėrpara detyrimeve ndaj Atdheut, tė pushtuar prej spanjollėve. Florenti jo vetėm me aktet, por edhe meditimet e tij frymėzon dhe udhėheq botėn e lexuesit tė thjeshtė, nė udhėn e sakrificave tė mėdha, pėr interesat e lirisė dhe prosperitetit social.

    Kritika vendase dhe e huaj, pothuaj nė mėnyrė konstante, gjatė tė gjithė viteve, qė prej botimit tė saj, ruan mendimin se kjo vepėr e Balagdasit zgjoi dhe frymėzoi jo vetėm shpirtin e njeriut tė thjeshtė filipinas, por edhe ėndrrat e liderėve historikė tė kėtij vendi, Andrea Bonifacio dhe Emilio Xhakinto, tė cilėt ato kohė u vunė nė krye tė lėvizjeve popullore pėr pavarėsi dhe emancipim kombėtar. Vetė ata janė shprehur pėr ndikimin e fuqishėm, qė ka pasur nė kohėn dhe botėn e tyre vargjet heroike tė Balagdasit, skenat e ndėrtuara me mjeshtėri tė rrallė, qė pėrshkruajnė aktet e sakrificave tė personazheve tė poemės. Ndjeshmėria, finesa dhe muzikaliteti i brendshėm, qė ka derdhur poeti nė vargje pėr atdheun e kthen poemėn nė njė kurorė homazhi pėr tė, ndėrsa misionin qė ajo synon tė realizojė, pėr mobilizimin dhe frymėzimin e njė populli nė udhėn e indipendencės, e bėn njė himn tė vėrtetė heroik.

    Natyrisht, figura qendrore e tėrė poemės ėshtė Florente, njeriu qė kthehet nė simbol jo vetėm nė vargjet e poemės, por edhe nė botėn reale pėr lexuesin dhe filipinasin e robėruar ato mote. Pėrmes dialogėve tė tij me miqtė, bashkėluftėtarėt, armiqtė, apo pėrmes meditimeve dhe monologut tė arrirėā€¦ ai bėhet i prekshėm, i pranishėm, komunikues, bindės, udhėrrėfyes dhe simbol njėkohėsisht.

    Analogjia me realitetet filipinase tė kohės ėshtė e dukshme dhe mesazhi i poetit ėshtė evident. Poeti e vendos Florenten tė ndeshet fillimisht me persėt (sepse filipinasit fillimisht kishin qenė nėn sundimin arab, pėr disa shekuj) dhe mandej me forcat e Osmanllikut (sepse Filipinet ndodheshin nėn sundimin spanjoll).

    Nėse do tė ndiqnim me kujdes vargjet e poemės do tė dallonim pa asnjė vėshtirėsi se pas Florentit qėndron Heroi ynė Kombėtar, Skėnderbeu; pas Miramalin - Ballaban Pasha; pas Adolfos - Hamza Kastrioti; pas Aladinit ndoshta Moisi Golemi, ndėrsa emėrimet e terrenit ku zhvillohen ngjarjet, autori nuk i ka ndryshuar. Nė poemė do tė gjejmė me tė njėjtin emėr; - Kruja, Durrėsi, Shqipėria etj.

    PAK VARGJE NGA POEMA

    Nėse do t‘u referoheshim nė mėnyrė konkrete disa prej vargjeve tė poemės, meditimeve tė Florentes, ndėrsa "atdheu i tij i dashur - Shqipėria", vuan nėn sundimin e pushtuesve persė dhe tė tradhtarit Adolfo, do tė gjenim njė dialog tė brendshėm tepėr emocional dhe tė arrirė:


    O, qiell i sterruar mė thuaj, ti

    Pse hesht i mjegullt pa fuqi

    Kur flamuri i sė keqes atje rri

    Mbi mbretėrinė tonė, Shqipėri


    Nė vargje tė mėtejme tė poemės, Florente duke iu drejtuar bashkėluftėtarėve dhe popullit tė tij, (duke bėrė kėshtu analogji me kushtet e rėnda tė pushtimit dhe duke nxitur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ata kundėr kolonizatorėve spanjollė) lėshon thirrjen dhe kushtrimin njėkohėsisht:

    Nėn pranga vuajm‘ nga kjo bishė

    Ndaj urdhėr nisa gjithė ushtrisė:

    "Nė sulm, nė sulm ne drejt lirisė!

    Ēlirim tė shenjtės, Shqipėrisė!"

    Pas skenave tė ngarkuara me kurthe e dhimbje, me luftėra tė ashpra, me peripeci, tė papritura dhe dashuri, tė pėrshkruara e gdhendura me mjeshtėri nga poeti, poema mbyllet nėn notat dhe thirrjet optimiste tė fitores. Ndėrsa dėgjohen boritė e triumfit dhe brohoritjet e gėzuara tė fitimtarėve, nė vargjet mbyllėse, janė tė pranishme thirrjet: "Rroftė mbreti ynė Florante!....Rroftė atdheu ynė Shqipėria!....

    Gazeta Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #97
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Filmi dokumentar per Skenderbeun

    Shume do e kene pare Preview ne youtube qe para disa muajsh, po duket se filmi dokumentar tashme ka perfunduar. Nga faqja e Illyrian Enternaiment Group vjen njoftimi i meposhtem:


    Illyria Entertainment Group proudly presents a powerful and gripping documentary account of the life and times of a great warrior We must travel far, both in place and time. The country is Albania; the century is the fifteenth; and the warrior is Gjergj Kastrioti, commonly known as Scanderbeg. Through interviews, re-enactments, and research, we shall resurrect and bring to the world one of history’s greatest forgotten leaders.

    The World Premier will be screened at
    9 pm, Friday June 29, 2007
    at the Macomb Center for the Performing Arts
    44575 Garfield Road
    Clinton Township, MI 48038
    Tickets will be available at the door. Admission $20


    Trailer ne: http://www.illyriaentertainment.com/scanderbeg.htm

  18. #98
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga Dita
    Filmi dokumentar per Skenderbeun

    Shume do e kene pare Preview ne youtube qe para disa muajsh, po duket se filmi dokumentar tashme ka perfunduar. Nga faqja e Illyrian Enternaiment Group vjen njoftimi i meposhtem:


    Illyria Entertainment Group proudly presents a powerful and gripping documentary account of the life and times of a great warrior We must travel far, both in place and time. The country is Albania; the century is the fifteenth; and the warrior is Gjergj Kastrioti, commonly known as Scanderbeg. Through interviews, re-enactments, and research, we shall resurrect and bring to the world one of history’s greatest forgotten leaders.

    The World Premier will be screened at
    9 pm, Friday June 29, 2007
    at the Macomb Center for the Performing Arts
    44575 Garfield Road
    Clinton Township, MI 48038
    Tickets will be available at the door. Admission $20


    Trailer ne: http://www.illyriaentertainment.com/scanderbeg.htm

    Pse perdoret termi ILLYRIA dhe jo Iliria... ne ne Shqiperi e kemi mesuar si forma e dyte. Eshte edhe nje gazete ne NY (USA) me emrin Illyria. Te them te drejten nga vete emri se si me duket si nje gazete e huaj. Edhe ky linku me siper po ashtu... Pse? Ndoshta eshte nje arsye shkencore qe une nuk e di (megjithse them qe jam me shkolle( lexo kulture postuniversitare). E them kete se nqs une qe kam nje kualifikim nuk e kuptoj si do ta kuptoje populli i arsimuar pak. Mos behet per mode, demek te futim fjale anglisht ne gjuhen tone?
    Ka ndonje qe te ma shpjegoje, ju lutem?
    Respekt
    DP
    sereno

  19. #99
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    DP,

    Ndoshta sepse emri i firmes apo i gazetes ne rastin e gazetes duhet te pershtatet me mjedisin ku ajo do te ekzistoje. Per t'i realizuar marketing kjo forme eshte me e lehte. Ne anglisht Iliria njihet si Illyria dhe ata pak amerikane qe me emrin Illyria munden te kuptojne dicka ndoshta, do te ishte me e pershtatshme te mos lihen te keqorientohen. Megjithate per te mos u larguar nga origjina zgjidhja ndoshta do te ishte qe krahas emrit ne anglisht te vendosej dhe ai ne shqip (ose pervec versionit ne anglisht te faqes se internetit, te ishte dhe nje ne shqip) per publikun shqiptar.

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    SKENDERBEU, SHQIPERIA, EPIRI D NE NJE KRONIKE GJERMANE TE SKENDERBEU, SHQIPERIA, EPIRI DHE ILIRIA NE NJE KRONIKE GJERMANE TE VITIT 1493


    gazeta shqip-29/06/2007


    Schedelsche
    Weltchronik" (Liber
    Chronicarum, opus de temporibus
    mundi), qė ėshtė edhe vepra
    e parė historike e njė intelektuali
    gjerman. Kjo kronikė shqyrton
    lindjen e qyteteve mė tė rėndėsishme
    gjermane, botės perėndimore
    etj. Rėndėsia e kėsaj kronike
    pėr popullin shqiptar ėshtė se
    Hartmann Schedel nė "Kronikėn"
    e tij jep disa tė dhėna historikogjeografike
    pėr disa qytete shqiptare,
    pastaj informacione pėr
    Ilirinė, Epirin dhe Arbėrinė, tė
    mbėshtetura kryesisht tek autorėt
    antikė, si dhe disa njoftime pėr
    prejardhjen e shqiptarėve etj. Nė
    libėr gjejmė po ashtu tė dhėna
    edhe pėr Gjon Kastriotin, tė atin e
    Skėnderbeut, qė Schedel e quan
    Kamusa, pastaj informacione pėr
    luftėrat dhe fitoret e Gjergj Kastriot
    Skėnderbeut kundėr turqve;
    marrėdhėniet e tij me Vatikanin -
    Papėn Kalistin III, pėr tė cilin autori
    shkruan se nuk e ka ndihmuar
    fare materialisht, si dhe disa shėnime
    pėr tradhtinė e nipit tė
    Skėnderbeut, Hamza Kastrioti, tė
    cilin ky e zė rob dhe e dėrgoi nė burg
    te mbreti i Napolit, Alfonsi V, etj.
    Ėshtė pėr t‘u lakmuar se si Schedel
    ka arritur tė shtjellojė njė lėndė
    jashtėzakonisht voluminoze, duke
    na paraqitur gjithēka kishte mundur
    tė mblidhte, sistemonte, pėrgatiste
    nga literatura e botuar,
    dorėshkrimet, dokumentet, kronikat
    e shumta dhe burimet e tjera
    qė disponoheshin nė atė kohė.
    Pavarėsisht nga tė gjithė kėto,
    si dhe nga njohuritė e jashtėzakonshme
    prej dijetari, kronika e
    Schedel-it ėshtė e tejkaluar nė
    shumė pjesė, informacione dhe tė
    dhėna, pėr shkak tė zbulimeve tė
    reja e arritjeve shkencore. Megjithatė,
    ėshtė befasues fakti qė ai dispononte
    gjithė ato tė dhėna e informacione
    nė atė kohė. Bie nė sy
    skrupuloziteti dhe gjenialiteti i tij
    te paraqitja e pemėve gjenealogjike
    tė familjeve fisnike dhe
    listave tė papėve, portretet e tė
    cilėve janė tė ilustruara me ngjyra,
    duke pėrdorur kronologjitė e njohura
    tė kohės pėr vende tė ndryshme,
    krahina e rajone tė ndryshme,
    si dhe renditjen e pėrshkrimin
    e figurave tė rėndėsishme
    historike jo vetėm gjermane, por
    edhe botėrore, duke i shoqėruar
    me njė regjistėr alfabetik. Nė kronikat
    e njohura botėrore tė gjermanėve
    tė viteve tė fundit tė Mesjetės,
    [kur jetoi dhe veproi Schedel-
    i] gjithashtu, ngjarjet historike
    janė tė gėrshetuara me digresione
    me temė nga katastrofat natyrore,
    luftėrat, njoftimet pėr themelimet
    e qyteteve etj., duke mos pėrjashtuar
    edhe ngjarjet qė kanė
    ndodhur nė pjesėt e tjera tė botės,
    duke i paraqitur dhe shtjelluar ato
    nė mėnyrė paralele me rrėfimet
    biblike etj.
    Kronika e Schedel ndryshon
    nga shumė botime tė tjera tė ngjashme,
    si dhe kopje dorėshkrimesh
    tė kronikave nė
    qarkullim, si pėr nga trajtimi i saj
    humanist, rrethi akademik qė e
    pėrgatiti, trajtimi i veēantė i shkencave
    natyrore dhe filozofisė edhe
    nga ana tjetėr pėrmes marrėdhėnies
    sė re dhe tė pėrshtatshme
    tė tekstit e imazhit qė i japin
    mundėsi lexuesit jo vetėm tė lexojė
    ngjarjet dhe ndodhitė historike,
    por edhe tė shikojė nė to
    pėrmes ilustrimeve dhe gravurave
    tė shkėlqyera. Ilustrimet
    paraqesin vazhdimėsinė e
    epokave nė mėnyrė tė pandėrprerė
    dhe tė pėrshtatshme. Pėrgatitja
    intelektuale dhe diapazoni i
    gjerė i diturive shkencore dhe akademike
    pėr tė cilin termi "enciklopedi"
    i sajuar nė antikitetin
    klasik ėshtė adoptuar nė punė
    madhėshtore, sepse pėrmban
    gjithēka qė vihet nė dukje nga shkenca
    natyrore, shoqėrore,
    teologjike, filozofia dhe letėrsia.
    Koncepti i kombinuar i diturisė, i
    pėrhapur nga humanizmi, gjen
    njė pasqyrim shprehės nė kėtė
    botim.
    Hartman Schedel lindi mė 13
    shkurt tė vitit 1440 nė Nuremberg
    dhe vdiq mė 29 nėntor tė vitit 1514
    po nė Nuremberg. Studioi nė
    Lajpcig nė vitet 1456-1462, ku mori
    titullin Magister Artium nė vitin
    1459. Gjatė kohės sė studimit ai
    njohu shumė humanistė tė kohės,
    ndėr tė tjerė edhe Peter Luder
    (1410-1472), i cili ishte pedagog
    nė Lajpcig. Leksionet e Luder-it,
    qė i kishte shkruar vetė Schedeli,
    sot ruhen nė Bayerische Staatbibliothek
    nė Mynih (nė sign. clm
    261). Nė vitin 1463, Schedel vazhdon
    studimet nė Padova, duke
    studiuar mjekėsinė dhe
    njėherėsh edhe parimet bazė tė
    greqishtes me profesor Demetrios
    Chalkondydes (1424-1511).
    Mė 17 prill 1466, mbron doktoraturėn
    nė fushėn e mjekėsisė dhe
    kthehet nė Nuremberg. Nė vjeshtėn
    e vitit 1470, Schedel punon si
    mjek nė Nƶrdlingen, ndėrsa nė
    vitin 1477 nė Bamberg dhe nga viti
    1484 pėrfundimisht nė Nuremberg.
    Duke filluar qė nga viti 1456,
    Schedel kopjon dorėshkrime
    dhe libra tė botuar, por edhe
    blen libra tė ndryshėm (sot tė
    njohur si: inkunabula). Njė moment
    i rėndėsishėm nė jetėn e tij
    ėshtė viti 1485, kur trashėgon njė
    bibliotekė shumė tė pasur nga
    xhaxhai Hermann Schedel (1410-
    1485), i cili gjithashtu ishte mjek
    dhe humanist i njohur. Daneben
    war Schedel auch als GrĆ¼nder
    einer fĆ¼r den deutschen Humanismus
    wichtigen, kjo bibliotekė
    do tė bėhej bėrthama e njė biblioteke
    tė madhe humaniste nė
    Nuremberg. Biblioteka e Schedel-
    it ėshtė njė pasqyrė e interesave
    tė tij filozofike-shkencore
    dhe pjesa dėrrmuese e saj me
    afro 370 dorėshkrime e 670 libra,
    kryesisht inkunabula (tė botuara
    para vitit 1500) ruhen edhe sot e
    kėsaj dite nė fondet e Bayerische
    Staatsbibliothek nė Mynih, tė
    shoqėruara me njė inventar
    origjinal, tė pėrpiluar nė 1498-ėn,
    i cili fillon me regjistrimin e veprave
    tė gramatikės, logjikės, retorikės,
    astronomisė dhe astrologjisė,
    matematikės e filozofisė,
    tė shoqėruara nga shumė libra
    qė kanė tė bėjnė me studia
    humanitatis tė Schedel-it. Pastaj
    vijojnė shkrimet mbi mjekėsinė
    dhe kirurgjinė, qė kanė tė bėjnė
    me profesionin e tij, por gjithashtu
    edhe mbi shkencėn e historisė.
    Vetėm se nė fund ai fut nė
    listė librat e tij mbi fenė dhe
    teologjinė. Biblioteka e Schedelit
    ka njė vlerė tė jashtėzakonshme,
    sepse duke analizuar pėrbėrjen
    e saj ne njihemi me kapacitetin
    e tij shkencor prej dijetari,
    kryesisht nė fushėn e kozmografisė
    dhe gjeografisė, por
    gjithashtu me dashurinė e tij pėr
    librat, veēanėrisht pėr ato me
    lidhje tė kushtueshme prej pergameni,
    me ilustrime dhe dekorime
    tė praruara nė flori dhe mė
    kryesorja, aty gjendet edhe njėri
    prej koleksioneve grafike mė tė
    rėndėsishme tė kėsaj periudhe, i
    cili nė tėrėsi ėshtė origjinal.
    Mėnyra se si i trajtoi Schedel-i librat
    e bibliotekės sė tij private,
    tregon se sa intensivisht e studioi
    ai pėrmbajtjen e tyre, duke bėrė
    shėnime dhe komente tė shumta
    nė margina e brenda rreshtave
    tė pothuajse gjithė faqeve tė tyre.
    Kronika e botės nė gjuhėn latine
    ėshtė shtypur nė 1400 ekzemplarė
    dhe ka 656 fletė, ndėrsa botimi
    nė gjermanisht ėshtė shtypur
    nė 700 ekzemplarė dhe ka 597
    fletė. [Pėrafėrsisht 400 ekzemplarė
    origjinalė tė versionit latin
    dhe nja 300 ekzemplarė origjinalė
    tė versionit gjerman kanė mbijetuar
    nė tėrė botėn]. Libri nė tė dy
    gjuhėt ka dimensione 32,5 x 47 cm.
    Pėrmban 1804 ilustrime vinjeta,
    njė pjesė e mirė e tė cilave janė me
    ngjyra dhe 652 gravura. Ka shumė
    tė ngjarė qė iniciativa pėr kronikėn
    e Schedel-it - sikurse pėr projektet
    e tjera tė mėparshme historike
    dhe bibliografike - erdhi nga
    Schreyer, me ndihmėn financiare
    tė Kammermeister-it. Botimi nė
    gjermanisht ėshtė bėrė mė 1493
    nga botuesi Anton Koberger nė
    Nuremberg, ndėrsa ai nė latinisht
    nė vitin 1497. Anton Koberger
    (1440-1513) dispononte nė atė
    kohė njė dhomė me 18 presa shtypėse
    dhe kishte tė punėsuar mė
    shumė se 100 radhitės, shtypės e
    ndihmės. A. Koberger kishte filluar
    botimin e librave nė Nuremberg
    rreth vitit 1470 dhe brenda 30
    Hartmann Schedel
    nė "Kronikėn" e tij
    jep disa tė dhėna
    historiko-gjeografike
    pėr disa qytete
    shqiptare, pastaj
    informacione pėr
    Ilirinė, Epirin
    dhe Arbėrinė, tė
    mbėshtetura kryesisht
    tek autorėt antikė, si
    dhe disa njoftime
    pėr prejardhjen e
    shqiptarėve etj.
    viteve deri nė vitin 1500 botoi rreth
    250 tituj, duke pėrfshirė shumė
    vepra tė ilustruara nga viti 1482 e
    tutje. Disa nga botimet e tij mė tė
    njohura janė Bibla nė dy vėllime
    nė gjuhėn gjermane (e ashtuquajtura
    Bibla e "Nėntė Gjermane") e
    vitit 1483, tė cilėn ai e ilustroi me
    109 vinjeta etj. Ilustrimet e kronikės
    qė numėrohen nė 1809 tė tilla,
    janė bėrė me teknikėn e
    Holzschnitte-ve, d.m.th. vendosjes
    nė presė tė copave tė holla
    prej druri tė pikturuara, qė gjatė
    presės stamponin letrėn. Pėrgatitja
    e Holzschnitte-ve u ishin
    besuar: Michael Wohlgemut
    (1434-1519) dhe Wilhelm Pleydenwurff
    (1450-1494). Mendohet
    qė popullaritetin e madh
    qė gėzonte kjo kronikė e fitoi pėr
    shkak tė kėtyre zbukurimeve tė
    shkėlqyera tė veprės.
    Ndėrtimi i kronikės orientohet
    sipas skemės mesjetare tė
    ndarjes sė epokave tė botės, tė
    marrė nga antikiteti. Paraqitjet e
    ngjarjeve u mbeten besnike ndaj
    pikėpamjeve tė kishės dhe nuk u
    pėrgjigjen shkrimeve kritike tė njė
    humanisti.
    Struktura e librit "Kronikė e
    Botės" (Weltchronik-Liber chronicarum)
    ėshtė:
    - Epoka e parė, qė nga krijimi
    deri te pėrmbytja e botės
    - Epoka e dytė, qė nga pėrmbytja
    e botės deri te lindja e Abrahamit
    - Epoka e tretė, qė nga lindja e
    Abrahamit deri te mbretėria e
    Davidit
    - Epoka e katėrt, qė nga fillimi
    i mbretėrisė sė Davidit deri te
    robėrimi i babilonasve
    - Epoka e pestė, qė nga robėrimi
    i babilonasve deri te lindja e
    Krishtit
    - Epoka e gjashtė (dhe mė e
    gjata), qė nga lindja e Krishtit
    deri nė ditėt tona [1493]
    Pėr veprėn e tij Schedel-i u
    mbėshtet nė njė numėr tė madh
    burimesh tė ndryshme: dorėshkrimesh,
    kronikash tė shkruara me
    dorė, pamfletesh, literaturė profesionale
    tė mjekėsisė, pastaj te
    puna e humanistėve bashkėkohorė
    tė Rilindjes italiane dhe gjermane,
    nga Bokaēio e Petrarka, nga
    shkrime tė shumta gjeografike e
    kozmografike tė Ptolemeut, Strabonit
    dhe Pomponius Mela
    (shfrytėzoi koleksionin e dorėshkrimeve
    private), Stephan Fridolin‘s
    Schatzbehalter tė botuar nga
    Anton Koberger nė Nuremberg mė
    1491, pastaj Peregrinatio in terram
    sanctam (Mainz, 1486), Bernhard
    von Breydenbach, kanuni i Mainzit,
    me ilustrime nga Erhard Reuėich,
    Fasciculus temporum nga
    Werner Rolevinck botuar nė Utrecht
    nė vitin 1480 dhe veēanėrisht
    pėr ilustrimet e tij, gravura e tė
    tjera nga Jacobus Philipus Supplementum
    chronicarum... botuar
    nė Venedik mė 1492. Vend tė
    posaēėm zėnė edhe Vulgata dhe
    shkrimet historike tė Diodorus
    Siculus, tė pėrkthyera nė latinisht
    nga humanisti fiorentinas Poggio
    (Venedik, 1481). Pėr hartimin e
    historisė sė papėve, Schedel-i iu
    referua Liber de Vita Christi et
    pontificum. Pėr Mesjetėn ai u
    mbėshtet te Flavio Biondo (1388-
    1463), Decades historiarum ab
    inclinatione Romani imperii,
    (1483); dhe te humanisti italian
    (mė vonė edhe Papa Piu II) Enea
    Silvio Piccolomini (1405-1464;
    Europae...; Asiae..., dhe bėri kopjen
    e vet me shkrim dore tė Histori
    Bohemica (e cila sot ruhet nė
    Bayerische Staatsbibliothek, Mynih,
    sign. clm 476) , si edhe Historia
    rerum ubisque gestarum in
    Europa sub Friderico tertio imperatore
    (1457; e cila sot ruhet nė
    Bayerische Staatsbibliothek nė
    Mynih, sign. clm 386).
    Qyteti i Nurembergut nuk ishte
    qendėr universitare nė shek.
    XV-XVI, por, nė fakt, ishte qendėr
    e tregtisė dhe zejtarisė dhe, gjithashtu,
    njė ndėr qendrat mė tė njohura
    tė humanizmit nė Gjermani.
    Kishte mendimtarė qė Nurembergun
    e krahasuan pėr nga
    fama, roli dhe rėndėsia nė Mesjetė
    me qytete tė tilla si "Roma e
    Athina e lashtė". Rol tė veēantė
    pėr emrin e mirė tė Nurembergut
    kishin edhe qytetarėt e fisnikėt e
    tij tė nderuar si Hartmann Schedel
    (1440-1514), Johannes Lƶffelholz
    (1448-1509) dhe Willibald
    Prickheimer (1470-1530), tė cilėt
    ishin kthyer nė qytetin e tyre tė
    lindjes me ide humaniste pas studimeve
    tė kryera nė Itali pėr
    drejtėsi dhe mjekėsi. Tė gjithė
    kėta kishin njė mik tė pėrbashkėt,
    humanistin e madh Conrad Celtis
    (1459-1508), i cili, nga ana e perandorit
    Frederiku III, u nderua
    me titullin "Poet i oborrit perandorak"
    nė Kėshtjellėn e Nurembergut
    nė vitin 1487 dhe qė vazhdimisht
    komunikonte me tė gjithė
    nė forma e mėnyra tė ndryshme,
    takime private, letėrkėmbime, ftesa
    pėr pushime etj. Nga kjo kohė
    janė tė shquar edhe humanistėt
    e tjerė tė Nurembergut si: Johannes
    MĆ¼ller (i njohur si Regiomontanus,
    (1436-1476, kishte
    njė letėrkėmbim me humanistin
    tonė tė njohur, astronomin dhe
    matematikanin Gjon Gazuli, qė
    jetonte nė Dubrovnik), Martin
    Behaim (1459-1507) dhe Johannes
    Werner (1468-1522), tė
    cilėt me veprat e tyre u bėnė tė njohur
    nė fushat e shkencave natyrore,
    astrologjisė dhe astronomisė.

    Pėr trevėn e Epirit
    Treva e Epirit gjendet nė perėndim, nė
    malėsinė veriperėndimore tė Greqisė dhe
    shtrihet nė lindje deri nė luginėn e Ambrakisė
    nė stadin 1300, nė veri [kufizohet]
    me Maqedoninė dhe nė lindje pėrplaset
    me Akaiėn deri nė lumin e Akelum. Nė
    perėndim arrin deri nė detin Jon. Nė kėtė
    trevė, shkruan Teopompus, kanė qenė 24
    popuj. Historianėt raportojnė qė kjo pjesė
    e tokės buzė detit ka qenė e lumtur e
    prodhimtare dhe qė dikur nė tė kanė qenė
    shumė qytete e kėshtjella tė forta. Por,
    nga kryeneēėsia e popullit [tė Epirit]
    kundėr romakėve, kjo provincė u shkatėrrua.
    Dhe Polibius raporton 70 qytete
    epirote u shkatėrruan nga perandori Paulo
    Emili pas mposhtjes sė maqedonasve
    dhe tė mbretit tė Persėve. Nė kėtė trevė
    epirote ka ndodhur beteja e paharrueshme
    e Aktikės, nė tė cilėn perandori
    August nė njė betejė me shigjeta luftoi
    me zemėrim dhe mposhti Mark Antonin
    e Kleopatrėn, mbretėreshėn e Egjiptit. Pėr
    kėtė shkak, Augusti ka sheshuar nė luginėn
    e Ambrokisė njė qytet, Nikopolin, si
    shenjė fitoreje.
    Arbėria
    Arbėria ka qenė dikur njė pjesė qė i pėrkiste
    Maqedonisė. Nė tė gjendeshin dikur
    dy qytete tė quajtura Dirachium dhe Apollonia.
    Gjuha e kėtij populli nuk ėshtė e njohur
    as nga grekėt dhe as nga sllavėt. Ne
    besojmė qė ky fis ka ardhur dikur nga Albania,
    qė ėshtė pranė Kolkideve nė
    Skithinė Aziatike, pasi dyndja e popullit
    barbar i ka shqetėsuar shpesh vendet e
    popujve grekė dhe welsche. Nė kėtė vend
    ka qenė i pushtetshmi Kamuza, [ėshtė fjala
    pėr Gjon Kastriotin] qė kishte lindur nga
    prindėr tė krishterė, i cili mohoi besimin e
    krishterė dhe u drejtua tek absurditeti
    muhamedan. Por aq lehtė sa braktisi krishterimin
    po kaq lehtėsisht e refuzoi edhe
    supersticionin muhamedan dhe u kthye
    pėrsėri te ligji atėror. Ai i pėrēmoi tė dyja
    besimet e donte qė tė vdiste mė mirė si i
    krishterė sesa si turk dhe vdiq pak pas
    rėnies sė Konstantinopolit, tė cilin e trashėgoi
    Georg Scanderbechus, [Gjergj Kastrioti
    - Skėnderbeu] i lindur nga familje fisnike.
    Ai thjesht donte qė t‘i harxhonte tė
    gjitha ditėt e tij duke luftuar me armė dhe
    luftė nė emėr tė krishterimit dhe mundi e
    fshiu ushtri tė mėdha tė turqve. Ai vetėm
    e mori kėtė trevė nė ungjillin e Krishtit, siē
    thuhet tani nė pjesėn mė tė madhe, ėshtė
    shkretuar nga armėt armike. Mbreti Alfons
    dėrgoi shpesh luftėtarė nė Shqipėri, e mori
    Krujėn nėn sundimin e tij dhe e mbrojti atė
    nga turqit. Djali i vėllait tė sipėrpėrmendurit
    Skėnderbe, [Hamzai], i cili ishte lidhur
    me turqit, u kap nga i njėjti kushėri i
    tij, [Skėnderbeu] u dėrgua te mbreti Alfons
    dhe u fut nė burg. Papa Kalikst nuk e
    ndihmoi aspak kėtė Scenderbecho me
    para.
    Iliria
    Pėr Ilirinė ose vendin e windėve. Pas trevės
    sė Shqipėrisė vijnė popujt Ilirė drejt
    perėndimit dhe drejt veriut. Kėta njerėz tani
    ne i quajmė windė: ca quhen boshnjakė,
    ca dalmatė, ca kroatė, ca histrianė dhe ca
    krainas. Boshnjakėt gjenden nė brendėsi
    tė vendit pranė hungarezėve drejt veriut,
    tė tjerėt janė vendosur pranė detit dhe arrijnė
    deri nė burimet e Timanit: atje pėrballen
    me italianėt dhe me hungarezėt.
    Por lumi Timan rrjedh nė brendėsi deri nė
    gjirin mė tė thellė tė detit Adriatik. Megjithėse
    mbreti Stefan nė Bosnjė ndjek
    besimin e krishterė, pėr njė kohė tė gjatė
    ai iu pėrmbajt sakramentit tė pagėzimit.
    Pastaj ai kėrkoi nė prezencėn e tij Gjonin,
    kardinalin e engjėllit tė shenjtė, nga i cili
    mori pagėzimin e shenjtė dhe filloi njė
    luftė me turqit. Nė kėtė trevė ka shumė
    heretikė maniche, tė cilėt kanė dy besime,
    njė tė mirė dhe njė tė keq. Dhe ėshtė
    i vetėmishėruar. Manastiret e tyre i kanė
    nė qoshe tė fshehta midis maleve. Kur
    gratė rėndohen nga sėmundja ata iu drejtohen
    atyre qė tė mund t‘i shėrojnė. (...)
    Nė rastin e "Kronikės" sė Schedel-it ne
    jemi nė gjendje qė tė rikonstruktojmė jo
    vetėm historinė e krijimit e botimit tė saj,
    bashkėpunimin midis autorėve dhe ilustruesve
    dhe pėrpjekjet e bashkuara tė financuesve
    e botuesve tė saj, por gjithashtu
    edhe kontekstin shpirtėror e intelektual
    tė humanizmit nė Nuremberg. Po
    ashtu, gjithnjė duke shfrytėzuar burimet
    arkivore origjinale dhe fondet e dorėshkrimeve
    tė bibliotekave, mund tė pėrcjellim
    shitjet dhe shpėrndarjet edhe sė fundi ribotimet
    e paautorizuara nga botues tė
    ndryshėm konkurrentė, si dhe ato tė autorizuara.
    "Kronika" e Schedel e vitit 1493
    si rrjedhim bart dėshmi madhėshtore tė
    artit tė mėparshėm tė shtypshkrimit, njė
    zbulim i shkėlqyer nga Schedel-i, duke u
    mbajtur me idetė humaniste, pėr aftėsitė
    e shpėrndarjes sė informatės. Jo vetėm
    arti i shtypjes, ilustrimet, gravurat, por
    edhe vetė pėrmbajtja nė fund tė fundit, e
    bėjnė kėtė libėr tė ēmuar, temė studimi
    dhe burim tė pakrahasuar pėr kohėn kur
    u shkrua, duke sfiduar jo vetėm vitet [kohėn],
    por edhe ngjarjet sė bashku me historinė
    e Evropės.

Faqja 5 prej 22 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •