Kerkoj kenge te vjetra popullore te te gjithe krahinave te shqiperise! Jeni te lutur te mundesoni kete kerkese dhe te postoni ketu tekste kengesh.
Kerkoj kenge te vjetra popullore te te gjithe krahinave te shqiperise! Jeni te lutur te mundesoni kete kerkese dhe te postoni ketu tekste kengesh.
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Mina,
Arkiva e forumit shqiptar ka ca tekste te kengeve popullore
Ja disa kushtuar kurbetit
http://www.forumishqiptar.com/archiv...p/t-21451.html
Poashtu ne web faqen me poshte gjen disa kenge tjera:
http://www.tirana-online.de/muzika.html
Po tu deshen ende, na thuaj. Ketu jemi.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Faleminderit! Me duhen kenge thuajse te humbura, qe nuk jane ezauruar.
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Përshëndetje!
ÇELNI JU MOJ LULE
Regjistruar nga Tefta Tashko-Koço në vitin 1937.
I
Çelni ju moj lule çelni
Çelni,hapni ca burbuqe
Ca jeshile,ca të kuqe
Ah!dynjan'(o) ç'e zbukuroni
II
Vall Pashkë,Bajram,a ç'është sot
Tërë bota po këndojnë
Un'a i mjeri po qaj me lot
Se s'i pëlqej,(oh) zotris' s'ate
(Aman jeta më t'u ngjatë)
III
Dy,tri hallka mi ke shtirë!
Vall' si do bënet halli
Të donje donjë më të mirë
Se mua s'më hante malli...
Marrë nga:
KËNGA LIRIKE QYTETARE SHQIPTARE NË VITET 1930
Autor-ENO KOÇO
Botimet TOENA
XHAMADANIN ME SHIRITA
Xhamadanin moj me shirita moj,
si s'ma veshe moj kurr' nji herë.
Sa i bukur moj ty t'raftë pika,moj,
s'ma ke rujtun - o për pranverë.
Si me sy njashtu me vetulla
shoqi shojt na i kemi gja.
Kur mendoj se na u mbush vjeta,moj,
plasa i mjeri moj tue kja.
A DEL PËR MU PRANVERA
A del për mu pranvera
a zbardh për mu kjo ditë,
a gzon kjo zemër mjera
a po rrin kot tuj pritë.
E lypa kot te shtëpia
se lash kërkend pa pëvet,
m'ka lodhë m'ka këput vetmia
por nana ku do t'jatë
O vjeshtë,vjeshtë e shëmtueme
si m'thave n'ditë ma t'mirë
Që m'fike at dritë t'bekueme
dhe mi more syt e mi.
Nji kunorë dikush e vuni
sa m'fali e m'dha qëndresë,
sa zemrën n'vend ma pruni
kur m'tha gjithkush do t'vdes.
KUR HANA DEL
Kur hana del mbi dhe ndriçon,
dy zemra na i bashkon.
O shpirt o dritë sa fort të du
me gjithë se m'ke harru
Ate që deshta unë ma shumë,
iku më la në gjumë.
O shpirt o dritë sa fort të du,
me gjithë se m'ke harru.
Zemra ime kjan,kjan e vajton
për atë që dashuron.
I mjeri unë sa fort të du,
me gjithë se s'je me mu.
MA SY M'SHIKON
Me sy m'shikon me gojë s'më flet - e
pse zemrën time ma pëlcet - e.
Hajde ta valona,ta valona
me vajza t'bukura jetën ta kalona.
Rrugës mbretnore kur kalove
i ktheve syt e s'më shikove.
Hajde ta valona,ta valona,
me vajza t'bukura jetën ta kalona.
KAM DYZET VJET
Kam dyzet vjet,kam dyzet vjet
e rri në burg.
As njeri nuk vjen me m'pamun
as njeri prej prind've t'mi.
As nanë as babë,as nanë as babë
as motër vëlla.
Përveç se e dasht'nja ime,
që më vjen ngaj'herë me m'pa.
Ajo më thotë,ajo më thotë
-Ma jep shaminë!
Unë shaminë ty po ta napi
të ma lajsh me lot' e tu.
KAPITEN I RI
-Kapiten i ri - e
m'difto se ka po vjen?
Ti që ke qenë n'ushtri - e
a ke pa burrin tem?
.Burrin tand unë e kam pa,
bashk me te kam luftu.
Burri yt ka ndrru jet' - e
e ti ke m'marrë mu.
-Kapiten i ri - e
porsi bora në mal.
Unë nuk ndrroj dashni - e
as për nji gjeneral.
-O moj ti vejush -e
por si molla në gem.
Të puthi n'faqe e n'gush - e
se burri yt unë jam.
MOS MA PI RAKIN
Mos ma pi rakin konjak,
se ma plase moj zemrën n'bark.
Të du të du,të du të rrijsh
me mu,me mu.
Mos ma pi rakin mastikë,
paske mendjen po don me m'fikë
Të du,të du,të du të rrijsh
memu,memu.
Kush të tha se unë s'të du
dogje veten e m'fike mu.
Të du,të du,të du të rrijsh
me mu,memu.
VEMI O VEMI
Vemi o vemi!Në mes të pyllit të thellë,
ku nuk hyn dielli dhe bota nuk na sheh.
Atje të shkojmë jetën,
me kangë dhe puthje të nxehta.
Se janë të meta,
të gjitha përmbi dhe.
Vemi o vemi!Në mes të pyllit të thellë
ku nuk hyn dielli dhe bota nuk na sheh.
Atje ku zogjët mëshefin,
folen dhe dashurinë.
Atje shtëpinë,
ta ngrehim edhe ne.
Njemë,o njemë!Njemë sa fort guxova,
të dashurova por si nji mituri.
Dhe vetë nuk desha
por zemra s'u urdhëroka.
Kur dashuroka
s'din nam as dituri.
FLOKËT E GOCËS
Flokët e gocës kunor,kunor,
O,si s'ja preka nji herë me dorë.
Jamë jabanxhi jamë vetëm o,
I mjeri si ta çoj jetën o.
Jam jabanxhi jamë pa njeri,
Si t'shkojka jeta pa dashuri*
*)Verzioni tjetër:Su çoka jeta pa dashuri.
Marrë nga:
MARGARITARËT E KËNGËS POPULLORE
Autor-Gjergj Kaçinari
Kosovë
MOJ E MIRO SYTË E ZI
A moj e mejro me syetë e zi
Do ta vras moj couco çenin ty
Not'e dito lef në çato avllej
Nuk më lej-o mou të vij-o ke ty
Mo ma vra bre gjalë çat çenin e zi
Hajde mroma ke oun në shtëpej
Kum lidh çenin gjalë bre me shënxhejr
Sofra vou darka të pret tey
Ka shkou nona gjalë bre në miçsej
Baba në pazar mixha në mullej
Porta çelë bre gjalë dera pa dry
Kreveti shtruj-o çafçafi përmy
Çyçj'e zezo nana i thotë bre bi!
Si të rreni bi çaj gjali ri!
Të ka erdh-o bi moj në shtëpej!
Hesht bre none tej o mo m'shaj mou
Se s'koum dert moj nono t'i çysh thu
Se njizet vjet-o nonë i kum-o maru
Me je pa moj nonë çat gjalo të ri
Të shashtejset nonë menja në kry
I le coullët-o në pleçësej!
Marrë nga:
KËNGË TË MOÇME KËRÇOVARE
Autor-Dr.Qemal Murati
Maqedoni
Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 04-04-2005 më 11:28
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
Ne nje mal ku fryn veriu
Ne nje mal ku fryn veriu,
seç kendon o mor bylbyli,
as per gjë s'ta kam ziline,
vec per faqet qe ke ti
as per gjë s'ta kam ziline,
vec per faqet qe ke ti
Faqet qe kam te vene
trendafil more me erë,
e kam te kuq te vene
trendafil me erë
Ne nje mal ku fryn veriu,
seç kendon o mor bylbyli,
as per gjë s'ta kam ziline,
vec per gushen qe ke ti
as per gjë s'ta kam ziline,
vec per gushen qe ke ti
Gushen qe kam te vene,
trendafil more me ere,
e kam gjerdan te vene,
trendafil me ere
Ne nje mal ku fryn veriu,
seç kendon o mor bylbyli,
as per gjë s'ta kam ziline,
vec per belin qe ke ti
as per gjë s'ta kam ziline,
vec per belin qe ke ti
Belin qe kam te vene
trendafil more me ere,
e kam kollan te vene,
trendafil me ere.
ZeM
“Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica
C'jane keto fjale qe dalin nga fshati
C'jane keto fjale moj xhania,
Qe dalin nga fshati,
Te verteta s'jane moj xhania,
Dalin moj nga inati.
Jane mbledhur fshati moj xhania,
Te moj te bejne varre,
Pleqte po punojne moj xhania,
Beqaret po qajne.
Ne qivur* te shtrine moj xhania,
Dukeshe porsi nuse,
Sa hije te kishin moj xhania,
Te shkretat cullufe.
Mu ne bahcet tende moj xhania,
Rrinte moj kajmekami**,
Shume e bukur s'ishe moj xhania,
Por te doli nami.
---
* - akrivol
** - (turqisht) atashe ushtarak
Marie moj syzeze
Marie moj syzeze,
Aman moj sa te dua,
Ti qenke e pabese,
Haret s'paske me mue.
O lem moj se te dua,
O lem moj se te dua,
O lem moj se te dua,
Moj do te marr per grua.
Shtepine do ta shes,
Per t'ngrene e per te pire,
T'hidhemi ne nje shesh,
Te pime nje gote birre.
Dhe syri jot i zi,
Per gushen e zoterise sate,
Pa hidhu i here ketej,
T'i puthi gushe e faqe.
O pini ju moj zonja,
Per turp te mos e kini,
Me birra thoni viva,
Per dashurine qe kemi.
Ke dyqani Tasit - e...
Ke dyqani Tasit - e - Tasit - e,
Karshi Mitropolise - Mitropolise,
Dalin cupat prej skolise,
Nga sevdaja bukurise...
O moj ti belholle - belholle,
Cdo mengjes kur shkon ne shkolle, shkon ne shkolle,
Floket po m'i thurr gershet,
Po me goje mua s'me flet...
O moj ti e bukur - o, e bukur - o
Me syrin e shkruar - o, e shkruar - o,
Shume m'i paske ngjare mamase,
Zemren time pse ma plas...
Beme zonje dhenderr - o, dhenderr - o,
Se jam djale i embel - o, i embel - o,
Nuk pi veren as rakine,
Me nje krah e mbaj shtepine...
O moj ti qe rri ne porta - rri ne porta
Mos degjo se c'te thone bota - c'te thone bota,
Se bota na kane haset,
M'plasi zemra qe s'me flet...
Me ben zemra rrak - e tak, rrak - e tak,
S'di se cfare xhevap t'i jap - xhevap t'i jap,
Ty Allahu moj te vrafte,
Qe s'me len mua rehate.
Te pashe moj te burimi
Te pashe moj te burimi,
Kur po laje
Shamicken time dhe me lot
Ma qaje
Refreni:
Moj Marika ime,
Rritur me hidherime,
Ketu jemi te dy
Le te dashurohemi.
Te thashe moj qe me pare
Se une te dua,
Dhe falmi ti ato
Syckat e tua,
Refreni:
Moj Marika ime,
Rritur me hidherime,
Ketu jemi te dy,
Le te dashurohemi.
Kenga e ures
Na ishin tre vellezer,
Pa na benin edhe nje ure,
Kishin tre vjet qe punonin,
Kete ure s'e qendronin.
Vjen e ema dhe u thote
Puna mbare o djemte e mi
Miresevjen moj mema jone.
Kemi tre vjet qe punojme.
Kemi tre vjet qe punojme
Kete ure s'e qendrojme
Kemi tre vjet qe punojme.
Dot ne kembe s'e qendrojme.
A e dini se c'te beni
Beni kurban grate e tua,
Beni kurban grate e tua,
A beni kurban grate e tua.
Te tre vellezrit lidh ne nje bese,
Por ata me te medhenjte,
U rrefyen grave te tyre,
Ua rrefyen grave te tyre,
Cou e madhja te shpiesh buken,
Kam kemisherat ne lume,
Cou e dyta te shpiesh buken,
Kam çyrekët ne furre.
Cou e vogla te shpiesh buken,
Kam kostaqin ne gjume,
Cou ti se ta mbaj une.
Cou ti se ta tund une.
PUna e mbare kuneterit e mi,
Mieresevjen kunata jone,
Kemi tre vjet qe punojme,
Kete ure s'e qendrojme.
Sic me dridhen leshrat mua,
Ashtu u dridhte edhe kjo ure,
Sic me bien leshrat mua,
Ashtu rente dhe kjo ure.
Mori ure e zeza ure,
Me gelqere dhe me gure,
Vene turq edhe kaure,
Te shendoshe e te semure,
Te m'i leni dy penxhere,
Qe te me vije i ziu djale,
Te me vije i ziu djale,
Qe e kam bere ne mot'n e pare.
Kostaq o bir i memes,
Biri memes qe s'ka tjeter,
Kostaq o bir i vetem,
Mjer mamaja qe s'ka tjeter.
----
Kenge e kenduar ne Leskovik. Ne kuptim dhe ne ngjarje i pershtatet kenges se kalase se Shkodres, por nuk ka vjetersine e saj, sepse ne nje nga strofat e saj thote vine turq edhe kaure.
Dy rreshtat e fundit te cdo strofe kendohen dy here sipas melodise se kenges.
Mori vjollcë
Mori vjollce qe çel ne saksi,
Mori vjollce qe çel ne saksi
Lule e pare o per djemte e ri
Lule e pare o per djemte e ri
Ooo, oh moj ledhatare
lule e pare o per djemte beqar
Te keputa e te morra ere,
te keputa e te mora ere,
lule e pare o qe çel n'pranvere
lule e pare o qe çel n'pranvere
Ooo, oh moj ledhatare
lule e pare o per djemte beqar
ZeM
“Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica
kosovarce a tetovarce?...ah, ska dert...hajt se afrohet koha e dasmave tash....nese ka nje rubrik te pershtatshme, hudhnja atje....tung
nje potpuri...
oj lulije me ni pik
se ti naten ma ban dit
syt e zi moj faqe t'kuqe
ma e bukura je per nuse
sa t'jem gjall moj ne ket jet
nuk te ndroj moj kur per jet
oj lulije me shami me shami
mos e msheh at bukuri bukuri
hiqe pak moj at shami
sa ta shoh moj bukurin
sa ta shoh moj bukurin
do ta fali moj dashnin
vajzat hedhin vallen
vallen me shum defe
po martojm ne vllaun ton
sot po bojna qejfe
lum kush e hek vallen
me mindil ne dore
eshte kjo motr'e madhe
vallja rredh kurore
po i cojna gotat
gotat nji mbas nji
na u trashegoft
aman cifti i ri
luje vallen me mindil
kur te shoh ma hek merzin
ma e bukra je nder shoqe
moj e bukra sy kaltroshe
prej at dit qe te kam par
pervec teje tjeter smar
tregoj ciko prindve tu
se me mu don me u martu
luje vallen luje
shpirtin me ma gzue
msitit do ti coj moj cik
ty per me t'kerkue
.
.
.
.
.
.
.
.
albanish by nature
Fragment nga nje kenge Gjirokastrite, viti 1959, NE KRUA TE QESORATIT.
Ne krua te Qesoratit
daline cupat e fshatit
me cullufe si te atit,
fryn era ia heth surratit.
Kete kengen ma ka mesuar Humdingeri (lol) E MIR' BOLL - Rubik, Mirdite 1971
- E mir' boll-o, del ku blini,
t'qenka shqy' kmisha tu xhini,
t'paska dal' cica pahiri,
bash si guri xhevahiri.
As ja fal, bre, kti' jetimi!
- Jetimzeza shka po lyp!
- Nji cop' buk' e 'i kokerr krype,
vjamt'[*] nen gush' e njanen cice.
- Tutem, djal', se t'jet ne fyt.
- Ne ma baft' zoti kismet,
cica jote n'fyt me m'mete,
n'prenin tan o me nru jete!
N'prenin tan o me jet' nrue,
me sy t'zes o me lotue,
me goj' t'vogel me m'vajtue,
n'kofsha dek', s'e la pa u cue!
[*] Dhjamet.
Keto dy te tjerat jane kenge nga Elbasani, tek lagjja e Kalase, viti 1947. E para, DY TE BUKURAT ME NJI DERE, eshte kenge qe e kendonin kur shtepia kishte nje lehone. Tamam me theks Elbasanas, pervec se ne kete rast perdorin dialekt jugor kur thone "ua" ne vend te "u," sic thone Elbasanllinjte zakonisht. E dyta, QOSHK O QOSHK O I MJERI QOSHK!, eshte nje nder kenget erotike me te vjetra dhe me te kenduara ne qytet. Erotike, thone, po une s'e shoh erotizmin. Perndryshe 3/4 e kengeve te dashurise nga folklori Shqiptar jane erotike. "Hak e pek" dmth shperblim.
1.
O zot, me ban rras' ne krua,
t'laj' e bukura mi mua!
Te dy t'bukrat me nji shpi
nuk dojn' as drit' as wiri;
dy te bukrat me nji dere,
dimenin e bajin vere.
O zot, me ban zok pellumi,
t'i bi t'bukres mu ke gjuni!
O zot, me ban nji skifter,
t'shof te bukren ke te bjere!
O zot, me ban nji shamnan,
te shof t'bukren ke ka rane!
2.
- Qoshk, o qoshk, o i mjeri qoshk,
zansh te bukuren reposh, -
duje lalen-e![*]
Zansh te bukuren reposh,
i thefsh kam' e i thefsh gjuj,
i thefsh kam' e i thefsh gjuj,
hyqymxhi t'u bafsha une;
hyqymxhi t'u bafsha une;
hak e pek nuk te du,
kam' e gju me ta shiru; [**]
kamn e gju ne ta shirofsha,
hak e pek mos ta kerkofsha.
Dalnadal' n'ato shkalle,
kur me hypen si dai,
kur me hypen si dai,
si karafil ne saksi.
Nreu, moj goce, n'at saba,
karafil me shtat' cata; [***]
nreu, moj goce, heret vete,
karafili plot me vese.
[*] Refren pas c'do dy vargjesh.
[**] Sheruar.
[***] Dege.
Versioni i dyte i kenges, qe ka gjasa 5 rreshtat e fundit mund t'i kete nga ndo nje kenge tjeter, por keshtu e kane ruajtur --
- Qoshk, o qoshk, o i mjeri qoshk,
zanc te bukuren reposh,
i thefsh kame ene gju!
- Me thy kame ene gju,
hyqym do te bahem une.
- Te m'sherosh kamen e gjune,
car te dush te te jap une.
- Ta sheroj kamen e gjune,
hak e pek un' nuk te du.
Ren' me ren', hyp pr' ato shkalle,
me hypen posi dai,
qi te myti zeheri.
- Car' do t'jap, t'dali zeheri?
- Lang limoni, caj sheqeri.
Do ju tregoj ndo nje dite tjeter historine e Minese se eshte shume romantike.
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 02-09-2005 më 19:18
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
zana e malit nje korigjim te vogelPostuar më parë nga Zana e malit
Nem njer uje o me doren tende
ti moj vajza Permetare
ti moj vajza Permetare
oooo,aman aman eee,o per belin e
per koken tende,aman aman e
Dhe vazhdon
Shihemi o me goje sflasim
si durojme,si spelcasim
si durojme,si spelcasim
oooo.aman aman eee,o per belin e
per koken tende,aman aman e
Kenge shume te bukura
Mendimet jane si grate:me mire te ushqesh 10 se sa te veshesh 1
Bien tupanat
Ç’jan’ kta gure t’bardh’ e t’zi?
Dikush krushqit na i ka ngri
na i ka ngri e i ka ba gur
Krushqit ton’o ne flamur
N’Dardani bjen nji tupan
krushqit vin’ me kapuç t’bardhe
- Cili a krushku i par’ qe prin?
- O asht flamuri kuq e zi
- Cili a krushku i dyt’ ne rradhe?
- Skenderbeu me shpaten zjarr
krushku i tret’ o asht Naimi
Mic Sokoli thrret kushtrimin
Nje mij’ vjet ecen kta krushq
- Si e ka emrin kjo nuse?
- Liri emrin asaj ia thone
lind’ e rrit’ ne gjakun tone
Nusja jon’ kurr’ nuk vritet
n’çdo pik’ gjaku ajo rritet
ku e derdh shqiptari gjakun
nalt liria ngre bajrakun
Kam – Tropoje
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Dy lule te bardha moj dalin nga xheneti
ta marr moj nene, ta marr mos e marr
merre bije nenes o djalit mos ju ndaj
Si s'te erdhi keq moj bije kur u bene nuse
ta marr moj nene, ta marr mos e marr
merre bije nenes o djalit mos ju ndaj
Isha shume e vogel kur e kam degjuar per here te pare kete kende, e kendonin ca xhaxhallare te mi ne nje dasem familjare. I degjoja me vemendje dhe syhapur, mund te them qe eshte kenga qe me ka bere ta dua muziken dhe ta cmoj vleren e saj. Eshte nje kenge qe kendohet kudo dhe s'vdes kurre.
Happiness is: ME & YOU ;)
Moj Zane, kjo kenge eshte kenge popullore nga shqiperia e mesme, keshtuqe nuk mund te jete kenge nga kosova, dhe ky ramadan krasniçi njifet per "vjedhje dhe kopime" kengesh... (kam degjuar qe ky krasniçi kopjon shume kenge dhe ben sikur i ka kompozuar dhe shkruar vete)!Postuar më parë nga Zana e malit
Une e njof kete kenge qe kur kam qene 6 vjeç, dhe atehere ky fare krasniçi nuk ka kenduar akoma...
Kjo me duket nje fenomen shume negativ, sepse kam vene re, qe shume kosovar vjedhin kenge nga shqiperia dhe i "kosovarizojne" ato dhe pastaj te gjithe mendojne se psh. kenga madgalena eshte kenge kosovare... Kosova ka kenget e veta dhe nuk duhet te kete nevoje te vjedhi kenget tona!!!
"HASTA LA VITORIA SIEMPRE!" (ERNESTO CHE GUEVARA)
SOLIDARITETI ESHTE FORCA E NJEREZIMIT.
Moj Zana, kjo kenge nuk mund ta kete kenduar Nazmie Hoxha nga Kosova, sepse kjo eshte kenge Tironse!Postuar më parë nga Zana e malit
Ndoshta e ke gabim, ose aj fenomen, te cilin militanti e ka pershkruar, eshte me te vertete shume i perhapur ne Kosove!
DERI SA TE EGSISTOJNE SHTETET NACIONALE, DERI SA BOTA TE REZIKOHEJ NGA FUNDAMENTALIZMI ISLAMIK, DERI SA TE EGSISTOJ SUPERFUQIA AMERIKANE DHE DERI SA SECILI SHTET DO TE SHPENZOJE ME SHUME PARA PER USHTRINE SE SA PER INSTITUCIONET SOCIALE PAQJA BOTERORE KURRE NUK DO TE ARRIHET.
As keto dy kenge nuk jane kenge kosovare, sepse kenga e pare "Moj Zogo" eshte kenge Tironse (kendohet edhe nga Parashqevi Simaku, ejt.) dhe kenga e dyte eshte kenge permetare (dhe kendohet nga Laver Bariu dhe bilbilat e Permetit)... Po ashtu ne kengen e dyte nuk thuhet "rroka", por "morra mandolinen" (edhe ky eshte fakt, qe ne Permet kendohen dhe jane kenduar me qindra vite kenge me mandoline!)Postuar më parë nga Zana e malit
Teksti original i kenges se mandolines kendohet keshtu:
Mora mandolinen
dola ne oborr
o moj vajze e vogel
pse ma ben me dore
mora mandolinen
dola ne oborr
o moj vajze e vogel
pse ma ben me dore
vaj vaj vaj
gishtat me kajmak
o moj vajze e vogel
mos me bej merak
vaj vaj vaj
gishtat me kajmak
o moj vajze e vogel
mos me bej merak
Mora mandolinen
dola ne qarshi
o moj vajze e vogel
pse ma ben me sy
mora madolinen
dola ne qarshi
o moj vajze e vogel
pse ma ben me sy
Vaj vaj vaj
gishtat me kajmak
o moj vajze e vogel
mos me bej merak
vaj vaj vaj
gishtat me kajmak
o moj vajze e vogel
mos me bej merak
Kjo per mua eshte nje skandal, kur vidhen kenge!!!
Ndryshuar për herë të fundit nga militanti1980 : 09-12-2005 më 11:23
"HASTA LA VITORIA SIEMPRE!" (ERNESTO CHE GUEVARA)
SOLIDARITETI ESHTE FORCA E NJEREZIMIT.
Postuar më parë nga militanti1980
Skandal eshte vertet, kur hajduti bertet kapeni hajdutin si puna jote o militant.
Tashti degjo ketu dhe meso se: "Mora mandolinen" ne origjinal eshte kenge orientale (ka shume mundesi turke), ne Shqiperi i perket ose Shqiperise se mesme ose Beratit.
Laver bariu nuk e ka nxjerre kete kembe te vjeter por e ka "huajtur" nga te tjere:
Teksi origjinal eshte keshtu (pjeserisht se nuk e mbaj mend te gjithe):
Jarëm, Jarëm, Jarëm,
gusha me flori,
Jarëm me shkoi burri,
nano n'Itali
.....
O ti mi marrsh te ligat,
e mu bafsh kurban,
se me burrin isha,
me jaranin jam
......
Jarem, jarëm, jarëm
etj etj
Me vone e modifikuan dhe ndoshta varianti permetar, eshte si thua ti, sepse sidomos 50 vjeteve te shkuara nuk pelqeheshin tekstet e "degjeneruara" qe i kishin kenduar romet (çingiet) neper mejhana apo dasma.
Nuk eshte hera e pare apo e fundit qe nje kenge kur ka popullaritet kendohet nga kengetar te ndryshem, ku secili i jep notat dhe ngjyrat e krahines se vet. Me sa di une kenga "Oj zogo" eshte kenge kosovare. Ndersa per "Mora mandolinen", nisur nga melodia dhe teksti (perdorimi i fjales - sokak), do te thoja qe eshte kenge beratase.
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Me duket se kenga "Oj Zogo" eshte kenga orgjinale e ber nga Parashqevi Simaku them se ajo ishte qe e beri se eshte kenge Tiranase.
Nga kenge popullore qe kendoen nga kengetar te ndryshem mu me pelqen "Lulebore" dhe "Fustanin qe ta solla mbereme", por te gjitha te mira jan kur kendoen nga zera te ndryshem!
une nuk shof asnje element te perafert mes kesaj kenge arabe ketu dhe kenges "morra mandolinen"!Postuar më parë nga Labeati
po ashtu edhe une mendoj, qe "versioni" kosovar eshte vjedhur nga kenga permetare, qe kendohet nga laver bariu!
plus deshta te veçoj edhe nje here, qe "moj zogo" eshte nga melodia dhe nga menyra e se kenduares kenge tipike tiranase!
DERI SA TE EGSISTOJNE SHTETET NACIONALE, DERI SA BOTA TE REZIKOHEJ NGA FUNDAMENTALIZMI ISLAMIK, DERI SA TE EGSISTOJ SUPERFUQIA AMERIKANE DHE DERI SA SECILI SHTET DO TE SHPENZOJE ME SHUME PARA PER USHTRINE SE SA PER INSTITUCIONET SOCIALE PAQJA BOTERORE KURRE NUK DO TE ARRIHET.
Kerkoj nje kenge me tekstin
Saher qe kujtohem ah sa permallohem
qeli syt dhe nuk te shoh
pa ty jete kjo nuk esht
a e ka najkush nje pergjegje?
Krijoni Kontakt