Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    E diela e parë e Kreshmës së Madhe - E diela e Orthodhoksisë

    Pas fillimit të Kreshmës së Pashkëve, e diela e parë pas saj, është e Diela e Orthodhoksisë. Ajo është e Kremtja e falënderimit për triumfin e Orthodhoksisë mbi ikonostaset. Por, si nisi kjo e kremte? Në vitin 787, Perandoresha Irini, së bashku me Patrikun e Konstandinopojës, Tarasin thirrën në Nikea Sinodin e VII-të Ekumenik. Në të, 300 episkopët pjesëmarrës rivendosën përdorimin e ikonave dhe përcaktuan, se ikonave nuk u takon adhurim, por vetëm nderim. Adhurimi i takon vetëm Zotit. Gjithashtu, Sinodi sqaroi, se vetë nderimi i takon asaj çka tregon ikona dhe jo imazhit dhe lëndës së saj. Por, edhe pas këtij Sinodi rishpërtheu një periudhë përndjekjeje kundër ikonave. Ishte Perandoresha Theodhora, që rivendosi përfundimisht ikonat dhe nderimin për to, në një sinod që u mbajt në Konstandinopojë. Në të Dielën e parë të Kreshmëve të mëdha, më 11 mars 843, ikonat u rivendosën nëpër kisha me ceremoni madhështore. Që nga ajo ditë Kisha jonë Orthodhokse e kremton këtë të diel, si “E Diela e Orthodhoksisë”, duke kujtuar jo vetëm rivendosjen e ikonave, por në përgjithësi fitoren e besimit të vërtetë mbi të gjitha herezitë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-03-2005 më 17:19

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17
    E Diela e Orthodhoksisë

    Nga Protopresviteri Alexander Schmemann

    Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Amin.

    Duke festuar sot Triumfin e Orthodhoksisë në të Dielën e parë të Kreshmës së Madhe, ne përkujtojmë me gëzim tre ngjarje: një ngjarje që i përket të shkuarës; një që i përket të tashmes; dhe një që i përket së ardhmes.

    Sa herë që kemi një festë apo gëzim në Kishë, ne orthodhoksët ne fillim i kthejmë sytë prapa - sepse në jetën e tanishme ne varemi nga ajo që ka ndodhur në të shkuarën. Sigurisht, që para së gjithash varemi nga triumfi i parë dhe më i madhi - triumfi i Vetë Krishtit. Besimi ynë i ka rrënjët tek ajo mposhtja e çuditshme që u kthye në fitoren më të lavdishme -- mposhtja e një njeriu të mbërthyer në kryq i cili u ngjall së vdekuri, dhe është Perëndi dhe Zot i botës. Ky është triumfi i parë i Orthodhoksisë. Kjo është përmbajtja e të gjithë përkujtimeve dhe gjithë gëzimit tonë. Ky njeri zgjodhi dhe caktoi 12 burra, u dha fuqi që të predikonin për atë mposhtjen dhe fitoren, dhe i dërgoi në gjithë botën duke u thënë të predikoni dhe pagëzoni, ngrini Kishën, jepni lajmin e Mbretërisë së Perëndisë. Dhe siç e dini, vëllezër dhe motra, si këta 12 burrat - shumë njerëz të thjeshtë, peshkatarë të thjeshtë - u shpërndanë dhe predikuan. Bota i urreu, Perandoria Romake i persekutoi, dhe u mbuluan me gjak. Por ai gjaku i tyre ishte një fitore tjetër. Kisha u rrit, Kisha mbuloi universin me besimin e vërtetë. Pas 300 vjetësh në një konflikt nga më të pabarabartët midis Perandorisë së fuqishme Romake dhe Kishës së pafuqishme të Krishterë, Perandoria Romake pranoi Krishtin si Perëndi dhe Zot. Ky ishte triumfi i dytë i Orthodhoksisë. Perandoria Romake njohu atë të cilin ajo kryqëzoi dhe ata që persekutoi si mbartësit e së vërtetës, dhe mësimet e tyre si mësimet e jetës së përjetshme. Kisha triumfoi. Po pastaj periudha e dytë e probleme nisi.

    Shekujt që rrodhën më pas u shoqëruan me shumë përpjekje për të shtrembëruar besimin, për tua përshtatur nevojave njerëzore, për ta mbushur me përmbajte njerëzore. Në çdo brez kish nga ata që nuk do të pranonin mesazhin e kryqit dhe ringjalljes edhe jetës së përjetshme. Ata u përpoqën ta ndryshonin besimin tonë dhe ndryshimet e tyre ne i quajmë herezi. Përsëri pati persekutime. Përsëri, peshkopë, murgj dhe besimtarë të thjeshtë e mbrojtën besimin dhe u dënuan, internuan dhe u mbuluan me gjak. Dhe pas 5 shekujsh konfliktesh, persekutimesh dhe diskutimesh, erdhi dita që ne përkujtojmë sot, dita e fitores përfundimtare të Orthodhoksisë si besimi i vërtetë mbi të gjitha herezitë. Ndodhi të dielën e parë të Kreshmës së Madhe në Konstandinopojë në vitin 843. Pas pothuajse 100 vjet persekutimi drejtuar nderimit të ikonave të shenjta, Kisha më në fund shpalli se e vërteta u përcaktua, se e vërteta ishte plotësisht në zotërim të Kishës. Dhe që prej asaj dite, të gjithë besimtarët orthodhoksë, kudo që ata jetojnë, mblidhen në këtë të diel që të shpallin përpara botës besimin e tyre në këtë të vërtetë, besimin se Kisha e tyre është me të vërtetë Apostolike, me të vërtetë Orthodhokse, me të vërtetë universale. Kjo është ngjarja e së shkuarës që përkujtojmë sot.

    Por le ti bëjmë vetes një pyetje: A i takojnë të gjitha triumfet, të gjitha fitoret e Orthodhoksisë së shkuarës? Po ti kthejmë sytë nga e tashmia, shpresh herë na duket sikur ngushëllimi ynë i vetëm është të kujtojmë të shkuarën. Atëhere Orthodhoksia ishte e lavdishme, atëhere Kisha Orthodhokse ishte fuqishme, atëhere ajo dominonte. Po tani në të tashmen? Miq të dashur, nëse triumfi i Orthodhoksisë i përket të shkuarës vetëm, nëse nuk na ka ngelur gjë tjetër për të bërë përveç përkujtimit, apo ti përsërisim vetes se sa e lavdishme ishte në të shkuarën, atëherë Orthodhoksia ka vdekur. Por ne jemi mbledhur sot këtu për të qënë dëshmitarë se Orthodhoksia jo vetëm që nuk ka vdekur por po kremton përsëri dhe gjithnjë triumfin e saj - triumfin e Orthodhoksisë. Ne nuk kemi përse luftojmë herezitë brenda vetes, por kemi gjëra të tjera që përsëri sfidojnë besimin tonë Orthodhoks.

    Sot, të mbledhur këtu së bashku, orthodhoksë me prejardhje të ndryshme kombëtare, shpallim dhe lavdërojmë para së gjithash unitetin në Orthodhoksi. Ky është triumfi i Orthodhoksisë në të tashmen. Kjo është ngjarja më e mrekullueshme: që të gjithë ne, me të gjitha dallimet tona, me gjithë kufizimet tona, me gjithë dobësitë tona, mund të mblidhemi së bashku dhe të themi se i përkasim besimit Orthodhoks, që jemi një në Krisht dhe në Orthodhoksi. Ne po jetojmë shumë larg nga qendrat tradicionale të Orthodhoksisë. Ne e quajmë veten Orthodhoksë Lindorë edhe pse jetojmë këtu në Perëndim, kaq larg nga ato qytete të lavdishme që ishin qendra të besimit Orthodhoks për shekuj me rradhë - Konstandinopoja, Aleksandria, Antioku, Jeruzalemi, Moska. Sa larg që janë ato qytete. Ama përsëri, a nuk e ndjeni se një farë mrekullie ka ndodhur, se Perëndia na ka sjell ne këtu larg në Perëndim, jo thjeshtë që të jetojmë këtu, jo vetëm që të rrisim të ardhurat tona, e jo vetëm të ngrejmë një komunitet. Ai na ka dërguar edhe si apostuj të Orthodhoksisë, që ky besim, që historikisht ishte i kufizuar vetëm në Lindje, tani të bëhet një besim plotësisht dhe me të vërtetë universal.

    Ky është një moment ngashërrues në historinë e Orthodhoksisë. Kjo është arsyeja përse është kaq e rëndësishme për ne që të mblidhemi këtu sot dhe të kuptojmë, të sjellim ndër mend, të kemi vizionin e duhur se çfarë po ndodh. Njerëzit kaluan oqeanin për të ardhur këtu, pa menduar shumë për besimin e tyre se sa për veten e tyre, për jetën e tyre, për të ardhmen e tyre. Shumica ishin njerëz të varfër, kaluan një jetë të vështirë, dhe ndërtuan ato Kishat e vogla Orthodhokse kudo në Amerikë jo për njerëzit e tjerë por për vete, sa për të kujtuar vendlindjen, për të vazhduar traditën. Ata nuk menduan për të ardhmen. Ama ja se çfarë ndodhi: Kisha Orthodhokse u dërgua këtu me dhe nëpërmjet këtyre njerëzve të varfër. Vetë e vërteta, plotësia e besimit apostolik -- e gjithë kjo erdhi këtu e ja tek jemi ne sot, kemi mbushur këtë holl dhe po shpallim besimin apostolik -- besimit që ka fuqizuar universin. Dhe kjo na nxjerr tek ngjarrja që i përket të ardhmes.

    Nëse sot ne vetëm mund të shpallim, nëse vetëm lutemi për ardhjen e triumfit të Orthodhoksisë edhe në këtë vend dhe në mbarë botën, besimi ynë Orthodhoks na shtyn që të besojmë se kjo nuk ka ndodhur rastësisht por falë përkujdesjes hyjnore kur shohim se besimi Orthodhoks ka arritur në çdo vend, në çdo qytet, në të gjitha kontinentet e universit. Pas atij dobësimi historik të besimit tonë, pas persekutimeve nga Perandoria Romake, nga Turqit, nga ateistët e pafe, pasi gjithë problemeve që na u desh të kalonim, sot një ditë e re fillon. Diçka e re ka për të ndodhur. Dhe është kjo e ardhmja e Orthodhoksisë për të cilën duhet të gëzohemi sot.

    Ne e kemi tashmë një vizion të së ardhmes këtu në Perëndim, një Kishë e fortë Orthodhoksë ka lindur. Ne mund të shohim se si kjo fe, që për një kohë të gjatë ishte fe e huaj në këtë vend, do të bëhet plotësisht dhe me të vërtetë universale në kuptimin që do ti japi përgjigje pyetjeve të gjithë njerëzve dhe gjithë pyetjeve që ata do të kenë. Sepse nëse besojme me të vërtetë në atë fjalën "Orthodhoksi", "besimi i vërtetë", ;sepse nëse për një moment përpiqemi që të kuptojmë se çfarë do të thotë: Krishtërimi i vërtetë, i plotë, ashtu siç u shpall nga Krishti dhe dishepujt e Tij; nëse Kisha jonë e ka ruajtur në të gjitha epokat mesazhin e apostujve dhe të etërve e shenjtorëve në formën më të pastërt, atëherë, miqtë e mi të dashur, ja tek e keni përgjigjen e pyetjeve dhe problemeve edhe të vuajtjeve të botës sonë. Ju e dini se bota jonë sot është kaq e komplikuar. Është duke ndryshuar gjatë gjithë kohës. Dhe sa më shumë ndryshon, aq më shumë i zë frika njerëzit, aq më shumë i tremb e ardhmia, aq më shumë shqetësohen nga mendimi se çfarë ka për tu ndodhur. Dhe këtu duhet të ndërhyjë Orthodhoksia dhe duhet ti japi përgjigje problemit të tyre: këtu duhet që Orthodhoksia të pranojë sfidën e një qytetërimi modern dhe tu zbulojë njerëzve të gjithë kombeve, njerëzve në gjithë botën, se ajo ka mbetur forca e Perëndisë në histori për transformimin, për hyjnizimin, për shpërfytyrimin e jetës njerëzore.

    E shkuara, e tashmia, e ardhmia: Në fillim, një burrë i vetëm mbi kryq -- mposhtja e plotë. Dhe nëse atë kohë do të kishim qenë atje sipas përllogaritjeve tona njerëzore ne do të mund të kishim thënë: "Ky ështe fundi. Asgjë tjetër nuk ka për të ndodhur." Ata 12 dishepujt e lanë Atë. Nuk kish ngelur njeri, nuk kish ngelur njeri që shpresonte. Bota ishte në errësirë. Gjithçka dukej sikur kish marrë fund. Dhe ju e dini se çfarë ndodhi tre ditë më pas. Tre ditë më vonë Ai u shfaq. Ai iu shfaq dishepujve të Tij dhe zemrat e tyre po digjeshin flakë brenda tyre sepse e dinin se Ai ishte Zoti i ringjallur. Dhe që prej atëherë, në çdo brezni, ka patur njerëz me zemra të zjarrta, njerëz që e kanë ndier se kjo fitore e Krishtit duhet të kryej përsëri herë pas here në këtë botë, të shpallet në mënyrë që të fitojë shpirtra të rinj njerëzorë dhe të bëhet forca transformuese në histori.

    Sot kjo përgjegjësi na takon ne. Ne e ndiejmë veten të dobët. Ndihemi të kufizuar, të përçarë, jemi akoma të ndarë në kaq shumë grupe, kemi kaq shumë pengesa për të tejkaluar. Por sot, në ditën e së Dielës së Orthodhoksisë, ne i mbyllim sytë për një sekondë dhe gëzojmë në atë unitet që është këtu mes nesh: priftërinj te kishave të ndryshme kombëtare duke u lutur së bashku, njerëz të origjinave të ndryshme duke u bashkuar në lutje për triumfin e Orthodhoksisë. Ne jemi tashmë në një triumf, dhe Perëndia na ndihmoftë që ta mbajmë këtë triumf në zemrat tona, në mënyrë që të mos na humbi kurrë shpresa në atë ngjarjen e së ardhmes në historinë e Orthodhoksisë kur Orthodhoksia do të bëhet fitoria e cila do të tejkalojë në përjetësi të gjitha pengesat, sepse kjo fitore është fitoria e Vetë Krishtit.

    Teksa i afrohemi momentin më të rëndësishëm të Eukaristit, prifti thotë, "Le ta duam njëri-tjetrin, që në një mendje të mund të rrëfejmë..." Cili është kushti i triumfit të vërtetë të Orthodhoksisë? Cila është rruga që na shpie tek fitoria e vërtetë, përfundimtare dhe më e madhe e besimit tonë? Përgjigjia vjen nga Ungjilli. Përgjigjia vjen nga Vetë Krishti dhe nga vetë tradita e Orthodhoksisë. Përgjigjia është dashuria. Le ta duam njëri-tjetrin, që në një mendje të rrëfejmë... të rrëfejmë besimin tonë, Orthodhoksinë tonë. Që tani e tutje, le të ndihemi përgjegjës për njëri-tjetrin. Le ta kuptojmë se edhe nëse jemi të ndarë në enori të vogla, në dioqeza te vogla, para së gjithash ne i përkasim njëri-tjetrit. Ne i përkasim së bashku Krishtit, Trupit të Tij, Kishës. Le të ndihemi përgjegjës për njëri-tjetrin dhe le ta duam njëri-tjetrin. Le të vendosim mbi gjithçka tjetër interesin e Orthodhoksinë në këtë vend. Le ta kuptojmë se secili prej nesh sot duhet të jetë apostulli i Orthodhoksisë në një vend që nuk është akoma Orthodhoks, në një shoqëri që na pyet: "Çfarë besoni ju?", "Cili është besimi juaj?". Dhe mbi të gjitha, le të ruajmë kujtimin, të ruajmë përjetimin, të ruajmë shijen e unitetit që po paraprijmë sot.

    Në fund të shekullit të parë -- kur Kisha ishte ende një grup shumë i vogël, një minoritet shumë i vogël, në një shoqëri që ishte pa dyshim anti-krishterë dhe në një kohë kur persekutimi po fillonte -- Shën Joani Hyjnor, dishepulli i dashur i Krishtit, shkruajti këto fjalë: "Dhe kjo është fitorja, besimi ynë është fitorja." Nuk kish fitore në atë kohë, dhe prapë së prapri ai e dinte se në besimin e tij ai kish atë fitoren që na aplikohet ne sot. Ne kemi premtimin e Krishtit, që dyert e ferrit kurrë nuk do të sundojnë mbi Kishën. Ne kemi premtimin e Krishtit se nëse kemi besim, të gjitha gjërat janë të mundura. Ne kemi premtimin e Shpirtit të Shenjtë, që Ai do të mbushë gjithçka që është e dobët, që Ai do të na ndihmojë në momentin që do të kemi nevojë për ndihmë. Me fjalë të tjera, ne kemi të gjitha mundësitë, kemi gjithçka që na duhet, prandaj fitorja është e jona. Nuk është një fitore njerëzore që mund të caktohet në bazë parash, suksesi njerëzor, apo arritjesh njerëzore. Ajo që ne po predikojmë sot, ajo që ne po shpallim sot, ajo që ne po lutemi sot, është fitorja e Krishtit brenda meje, brenda nesh, brenda të gjithëve ju në Kishën Orthodhokse të Amerikës. Dhe kjo fitore e Krishtit brenda nesh, e Atij që për ne u kryqëzua dhe u ngjall përsëri së vdekuri, kjo fitore do të jetë fitoria e Kishës së Tij.

    Sot është triumfi i Orthodhoksisë, dhe një himn që u këndua sot deklaron solemnisht dhe thjeshtësisht: "Ky është besimi Apostolik, ky ështe besimi Orthodhoks, ky është besimi i Etërve, ky është besimi që është themel i botës." Motra dhe vëllezërit e mi të dashur, ky është edhe besimi ynë. Ne jemi përzgjedhur. Ne jemi të zgjedhurit. Ne jemi ata të lumturit e paktë që mund ti themi besimit tonë "apostolik", "universal", "besimi i etërve tanë", "Orthodhoksi", "e vërteta". Duke pasur këtë thesar të mrekullueshëm, le ta ruajmë, le ta mbajmë, dhe le ta përdorim në një mënyrë të tillë që ky thesar të kthehet në fitoren e Krishtit brenda nesh dhe brenda Kishës së Tij. Amin.

    Protopresbiteri Alexander Schmemann
    Mars 1985

    Përktheu: Ilirjan Papa
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-04-2006 më 00:37

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: E Diela e Orthodhoksisë

    Kete vit e diela e orthodhoksise u festua me madheshti ne daten 24 mars.

    Me poshte disa foto nga ceremonia e mbajtur ne qytetin e Korces.

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: E Diela e Orthodhoksisë

    Mos harroni te vini dhe disa fotografi nga e premtja e zeze + te dielen e pashkes
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E Diela e Orthodhoksisë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ne kete dite, mundohem te lexoj dhe rilexoj mesazhin e priftit Alexander Schmemann ne Amerike, 3 dekada me pare. Edhe pse kane kaluar plot 30 vjet nga ajo dite, mesazhi i tij eshte sa universal dhe aktual. Cdo i krishtere orthodhoks duhet ta lexoje e perkujtoje kete mesazh, pasi shpesh ne harrojme se sa te bekuar jemi nga Zoti qe na ka bere te denje te trashegojme besimin e vertete, Orthodhoksine. Ne kembim, Perendia pret nga ne qe jo vetem ta ruajme trashegojme Orthodhoksine, por te kthehemi ne qirinj qe me flaken e tyre ndricojne gjithe boten. Gjithcka e bejme jo per lavdine tone, por per lavdine e Nenes sone, Kishes se Shenjte Katolike dhe Apostolike, qe bota e njeh si Kishe Orthodhokse.

    Albo

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    arbereshi_niko (12-03-2014)

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: E Diela e Orthodhoksisë

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: E Diela e Orthodhoksisë

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: E Diela e Orthodhoksisë

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar neokastra për postimin:

    arbereshi_niko (12-03-2014)

  11. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E Diela e Orthodhoksisë

    Predikimi i së Dielës E Orthodhoksisë (Joani 1:44-52) - nga Episkopi i Krujës, Andoni, Tiranë, 01.03.2015.

  12. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Predikime: E diela e parë e Kreshmës së Madhe - E Diela e Orthodhoksisë

    E diela e parë e Kreshmës së Madhe, është e Diela e Orthodhoksisë. E diela e Triumfit të Besimit të Vërtetë!

    Në një ditë të tillë, krahas gëzimit që sjell premtimi i madh i Zotit tonë Krisht, se Ai kurrë nuk ka për të braktisur Kishën e Tij, dhe historia 2000 vjeçare e Kishës e provon këtë gjë, më vinë ndër mend edhe devotshmëria, përkushtimi dhe sakrifica e të parëve tanë, si në vendlindje, por edhe në diasporë. Historia e Krishtërimit Orthodhoks në trojet tona është e mbushur me martirë, që nga kohët e lashta, në mesjetë, edhe në ditët e sotme. Në prillin e 1939, italia fashiste e Musolinit pushtoi Shqipërinë të parën. Në listën e planeve të dhëndrit të tij që udhëhiqte këte operacion, ishte edhe shtënia në dorë, kontrolli dhe uniatizimi i Kishës Orthodhokse shqiptare. Peshkopë e priftërinj të Kishës sonë u internuan në Itali në atë periudhë. Për të kaluar në epokën komuniste, ku rregjimi komunist helmoi, dhunoi, infiltroi Sinodin e Kishës dhe peshkopët e saj, derisa i mbylli Kishat e ndaloi me ligj besimin në Zot, duke i shpallur të gjithë shqiptarët ateistë e komunistë. Persekutimi i Kishës e besimit nuk mbaroi as me rënien e komunizmit në 1991. U deshën të kalonin plot 17 vjet nga rrënia e komunizmit, që shteti shqiptar të njihte ligjërisht ekzistencën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Por edhe pas këtij vendimi historik, Kisha ende e gjen veten të nëpërkëmbur, sulmuar, vjedhur nga autoritetet e shtetit shqiptar. Edhe sot e kësaj dite kishat e manastiret tona orthodhokse, vazhdojnë të jenë pronë e shtetit e të quhen "shtëpi muze". Edhe sot e kësaj dite, trashëgimia jonë ikonografike, nuk nderohet nga besimtarët nëpër Kisha, por mbahet e mbyllur në bodrumet e muzeumeve të kohës së komunizmit. Dhe sot Shqipërinë e drejton një hajdut e trafikant ordiner ikonash orthodhokse, si Edi Rama!

    Por nëse gjithë këto persekutimeve ndodhën mes shqiptarëve në Shqipëri, Zoti solli Flakën e Orthodhoksisë në Amerikën e largët. Të gjithë ata emigrantët e varfër shqiptarë që i ikën luftës e varfërisë në vendlindje, apo persekutimit të turqve në Stamboll, erdhën në Amerikën e largët në kërkim të një jete më të mirë. Vetëm rruga për të ardhur në Amerikë me vapor zgjaste plot një muaj. Askush nuk i priste në brigjet e Amerikës. Asnjë fjalë nuk dinin anglisht dhe kultura e këtij populli ishte huaj për ta. Por para gjithë këtyre vështirësive dhe peripecive, këta njerëz kishin besim në Zot! Ky besim u jepte shpresë e forcë! Zoti nuk do të na braktisi por do të na ndihmojë. Dhe cila ishte gjëja e parë që bënë kur erdhën në Amerikë? Edhe pse punonin në punë të rëndomta që nuk i paguanin mirë, ata mblodhën lekë, dhe gjëja e parë që bënë ishte blerja e një godine dhe hapja e Kishës. Kjo ishte mënyra e tyre se si falenderonin Perëndinë që nuk i braktisi në kontinentin e largët. Edhe pse jeta nuk ishte e lehtë apo e pasur për ta në kontinentin e ri amerikan, ata gjetën në këtë vend atë të shenjtën që nuk e gëzonin dot në vendin e tyre: lirinë për të jetuar e ndërtuar jetët e tyre. Kisha ishte vendtakimi i tyre, puqja me Zotin dhe me njeri-tjetrin. Kjo ishte tradita e tyre, tradita e trashëguar e të parëve të tyre. Sot në gjithë Amerikën gjen kisha orthodhokse shqiptare të hapura 100 vjet më parë! Ky besim i shenjtë orthodhoks, ishte edhe dhurata e çmuar që këta emigrantë shqiptarë i sollën Atdheut të tyre të ri, Amerikës. Ashtu si pa e kuptuar, Zoti bekoi jetët e tyre me lirinë në tokën e bekuar amerikane, por përmbushi edhe misionin e Tij, të ungjillizimit të popullit amerikan me besimin e vërtetë të Krishterë, besimin orthodhoks. I vetmi besim katolik dhe apostolik, i trashëguar nga brezat që nga koha e Krishtit e deri në ditë tona, i plotë dhe i pacënuar.

    Në një ditë të tillë, krahas gëzimit të Triumfit të Orthodhoksisë, nuk duhet të harrojmë se Drita e Orthodhoksisë nuk mbahet e mbuluar dhe e fshehur. Ajo duhet të ngrihet lart e në një vend të hapur, që të ndriçojë gjithë mendjet dhe zemrat e botës. Ky është misioni që Zoti Krisht u caktoi apostujve të Tij, ky është misioni i Kishës Orthodhokse, por ky duhet të jetë edhe misioni i çdo besimtari orthodhoks të vërtetë. Le të jetë jeta juaj një qiri që ndriçon errësirën e kësaj bote!

    Perëndia është me ne!

  13. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Predikime: E diela e parë e Kreshmës së Madhe - E Diela e Orthodhoksisë

  14. #12

    17 vjet me pare e perktheva predikimin e At Alexander Schmemann postuar me lart nga anglishtja me idene qe shqiptaret te mund ta lexonin ne shqip. Por ja qe perkthimi me ka ndihmuar mua me shume se shqiptaret. I rikthehem atij predikimi per ta lexuar me endje cdo vit. Nese nuk e keni lexuar, ju ftoj ta lexoni.

    Albo

  15. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Predikime: E diela e parë e Kreshmës së Madhe - E Diela e Orthodhoksisë

  16. #14

  17. #15

  18. #16

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-03-2024, 22:52
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2015, 15:20
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2015, 20:36
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2015, 20:34
  5. E diela e ndjesave(Fillimi i kreshmes)
    Nga Archon në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 14:27

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •