Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Përcaktimi i kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë

    Sot Shekulli shkruante se kryeministri Maqedonas Buçkovski po diskuton me Soren Jessen-Petersen çeshtjen e percaktimit te kufijve Maqedoni-Kosove. Siç dihet kufiri u vendos ne 2001 pas negociatave Serbi-Maqedoni por nuk eshte pranuar nga qeveria dhe parlamenti Kosovar.
    A mendoni se UNMIK ka te drejte te vendose per kufirin Kosove-Shqiperi, apo do te ishte me mire qe kjo çeshtje te lihej pas vendosjes se statusit final te Kosoves?
    Pershendetje
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kryeministri maqedonas bisedon në Prishtinë për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë

    Besim Abazi
    02-03-2005
    VOA


    Kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski, kërkoi të mërkurën në Prishtinë që kufiri ndërmjet Kosovës dhe vendit të tij të shënohet sa më parë që është e mundur. Ai i bëri këto komente gjatë vizitës në Prishtinë në kuadër të së cilës është hapur edhe zyra ekonomike e Maqedonisë.

    Kryeministri Buçkovski tha se partner në bisedime për shënimin e kufirit duhet të jetë misioni i Kombeve të Bashkuara, ndërsa nënvizoi se zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndihmonte jo vetëm Republikën e Maqedonisë por edhe mbarë rajonin.

    “Do të jetë mirë edhe për Kosovën sepse qytetarët e saj dhe në veçanti shqiptarët do të dëshmonin se nuk ekziston një ide për Kosovën e Madhe ose Shqipërinë e Madhe, që do të zvogëlonte gjasat e tyre para bisedimeve për statusin përfundimtar”, tha ai duke shtuar se me këtë do të respektohej edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Kryeministri Buçkovski, i cili në Prishtinë erdhi pas vizitës në Beograd, theksoi se qeveria e tij do të pranojë çdo zgjidhje për Kosovën, që respekton integritetin tokësor dhe sovranitetin e Maqedonisë, që do të arrihej me kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

    Ai tha se Maqedonia dëshiron të ketë një vend fqinj të qëndrueshëm dhe demokratik por statusi i Kosovës nuk varet prej saj.

    Shkupi zyrtar ka nënshkruar një marrëveshje me Beogradin në shkurt të vitit 2001 për kufirin me Kosovën sipas së cilës rreth 2 mijë e 500 hektarë të Kosovës i kalonin Maqedonisë.

    Kjo zemëroi shqiptarët e Kosovës dhe posaçërisht banorët e zonës kufitare. Institucionet vendëse kundërshtuan edhe zyrtarisht këtë marrëveshje e cila u njoh si e ligjshme nga Kombet e Bashkuara.

    Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen tha të mërkurën se shënimi i kufirit me Maqedoninë nuk do të mbetet i pazgjidhur në kohën kur po përgatiten bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës.

    “Kjo kërkon një dialog të drejtpërdrejtë, nëpërmjet bisedimeve edhe jozyrtare ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës, por në të njëjtën kohë edhe Beogradi do të mbahet i informuar për këto bisedime”.

    Ai tha se me një qasje konstruktive dhe pragmatike së shpejti do të arrihet marrëveshje rreth kësaj çështjeje.

    Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha shkurtazi se shënimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, duhet të presë ditë më të mira.

    “Kemi gatishmëri që Prishtina dhe Shkupi të bëjnë demarkacionin në kohën e duhur në një proces, pra në kuadër të zgjidhjes së shumë çështjeve të ndërsjella. Ka një vullnet tumirë dhe të gjitha shkojnë drejt një bashkëpunimi edhe më të mirë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë”, tha kryeministri Haradinaj.

    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova anuloi ndërkaq takimin me kryeministrin Buçkovski për shkak siç u tha të punëve të shumta që kishte. Por besohet se takimi është anuluar për shkak se Presidenti Rugova ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj çështjes së kufirit me Maqedoninë, duke zemëruar zyrtarët e atjeshëm.

  3. #3
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Peterson eshte dakort me Buckovskin:

    Mospajtim midis Petersenit dhe Buçkovskit mbi përfshrjen e Beogradit në çështjen e kufirit

    02.03.2005
    Deutsche Welle
    Bekim Shehu


    Kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, tha sot në Prishtinë se çështja e shënimit të vijës kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë duhet të përfundojë para se të vendoset për statusin final të Kosovës. Kryeministri Buçkovski po qëndron sot në Kosovë së bashku me shefen e diplomacisë maqedonase, Ilinka Mitreva. Ata marrin pjesë në hapjen e një zyre ekonomike të Maqedonisë në Prishtinë.

    Kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, tha sot se në bisedimet për shënimin e vijës kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë do të marrë pjesë edhe një përfaqësues i Prishtinës nga institucionet e Kosovës, mirëpo, sipas tij, bazë për këtë marrëveshje mbetet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit. Këtë deklaratë kryeministri maqedonas, Vllado Buçkovski, e bëri sot në Prishtinë, gjatë një vizite që po realizon në Kosovë.

    "Çështja e shënimit të vijës kufitare është një çështje teknike. Kjo për faktin që Maqedonia ka arritur një marrëveshje në shkurt të vitit 2001 më autoritetet e Serbisë dhe Malit të Zi në përcaktimin e kësaj vije kufitare, e cila është bazuar në rezolutën 1244 të KS-it. Mirëpo, në bisedimet për jetësimin e kësaj marrëveshjeje duhet të përfshihen edhe institucionet e Kosovës si edhe autoritetet e Beogradit", tha Vllado Buckovski. Ndërkohë, jo krejtësisht qëndrim të njëjtë për sa i përket përfshirjes së Beogradit në këtë çështje shfaqi kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen:

    "Ne jemi dakorduar dhe është e rëndësishme që për këtë çështje të zhvillohen bisedime dypalëshe dhe shënimi i vijës kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës është mirë që të përfundojë para se të vendoset për statusin final të Kosovës", tha Soren Jesen Petersen. Po ashtu, sipas tij, është e rendësishme që në këtë dialog të përfshihet drejpërdrejt Shkupi dhe Prishtina, ndërsa Beogradi të informohet për këtë çështje. Sidoqoftë, çështja e shënimit të vijës kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë, ishte tema kryesore e bisedave të sotme në Prishtinë midis kryeministrit maqedonas Vllado Buçkovski dhe autoriteteve kosovare.

    Mirëpo, kryeministri Vllado Buçkovsi së bashku me shefen e diplomacisë maqedonase, Ilinka Mitreva, dhe ministrin e ekonomisë, Fatmir Besimi, do të inaugurojnë hapjen e një zyre ekonomike të Maqedonisë në Kosovë. Hapja e kësaj zyreje sipas autoritetve maqedonase, do të luaj rol të rëndësishëm në drejtim të forcimit të marrëdhënieve ekonomike, si dhe do të përmirësojë mundësinë për rritjen e produktivitetit dhe stabilitetit financiar midis dy vendeve.

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Sot Shekulli shkruante se kryeministri Maqedonas Buçkovski po diskuton me Soren Jessen-Petersen çeshtjen e percaktimit te kufijve Maqedoni-Kosove. Siç dihet kufiri u vendos ne 2001 pas negociatave Serbi-Maqedoni por nuk eshte pranuar nga qeveria dhe parlamenti Kosovar.
    A mendoni se UNMIK ka te drejte te vendose per kufirin Kosove-Shqiperi, apo do te ishte me mire qe kjo çeshtje te lihej pas vendosjes se statusit final te Kosoves?
    Pershendetje

    Mos doje te pyese per kufirin Kosove-Maqedoni, apo thjeshte po pyet per Kosove-Shqiperi?

    Me sa duket, ne lidhje me kufirin Kosove-Maqedoni, Petersoni eshte pro-vendosjes se ketij kufiri perpara caktimit te statusit, por Petersoni poashtu po mundohet qe edhe vete Kosova te je dakort mbi marreveshjen.

    Se si ka per te vepruar Rugova, do shohim. Sidoqoft, UNMIKU nuk duhet te vendosi pa ren edhe Kosova dakort.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    Mos doje te pyese per kufirin Kosove-Maqedoni, apo thjeshte po pyet per Kosove-Shqiperi?

    Me sa duket, ne lidhje me kufirin Kosove-Maqedoni, Petersoni eshte pro-vendosjes se ketij kufiri perpara caktimit te statusit, por Petersoni poashtu po mundohet qe edhe vete Kosova te je dakort mbi marreveshjen.

    Se si ka per te vepruar Rugova, do shohim. Sidoqoft, UNMIKU nuk duhet te vendosi pa ren edhe Kosova dakort.
    Pyetja ishte per kufirin Kosove-Maqedoni, e kam shkruar gabimisht.

    Rugova refuzoi te takohej me Buçkovskin.
    Mendoj se kompetenca per vendosjen e kufirit i duhet lene qeverise se Kosoves. Kosova kerkon vetem ruajtjen e kufirit te meparshem i cili u ndryshuar ne 2001 ne dem te Kosoves.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6

    Arrow Edhe nje padrejtesi per Kosoven!

    Eshte tejmase nje padrejtesi e madhe qe iu be dhe akoma vazhdon t'i behet Kosoves!
    Marreveshtja ne lidhje me kufirin Kosove- Maqedoni eshte nje gabim i madh i bere nga ana e administratoreve nderkombetare te asaj kohe ne Kosove. Pse?
    Nje, Kosoves akoma pa iu sherruar plaget e luftes iu be nje padrejtesi e ketille, dy, duke e ditur qe Kosova luftoi per te arritur pavaresine dhe edhe pse kjo nuk u arrit akoma, te pakten ka qene dhe eshte e qarte se Kosova NUK eshte me pjese e Serbise, pra gabimi qendron aty se per nje marreveshtje te ketille eshte dashur te pyetet Kosova dhe jo Serbia!Shtrohet pyetja, a thua edhe sa padrejtesi do t'i behen Kosoves derisa te arrije pavaresine e saj te plote?!A nuk eshte mesim i mjaftueshem masakrimi i qindra mijera njerezve per te bindur nje komunitet nderkombetar se eshte e padrejte kjo qe iu be Kosoves?!...Po pergjigjen, nga kush ta kerkojme, nga komuniteti nderkombetare?Nga ai komunitet qe e beri (me deshire e vetedije) kete padrejtesi?!...

    Nderkohe qe nderkombetaret pa rreshtur thone te respektohen kufijte, te mos behen ndryshime, te mos flitet per Shqiperi apo Kosove te madhe, ata ne kete rast e bene kete, e bene ate qe nuk pritej asnjehere: "Maqedoni te madhe"...!!!

    KJo, padiskutim eshte nje padrejtesi qe i behet Kosoves, e cila sakrifikoi cdo gje, edhe popullin e saj per te arritur nje liri te pergjysmuar, "te pergjysmuar" per shkak te nderkombetareve te cilet dine vetem te flasin dhe aspak te veprojne sipas asaj qe thone vazhdimisht: "Te drejtat e njeriut", e ne anen tjter te drejtat e njeriut nuk respektohen aspak. Ato le qe nuk respektohen por edhe shkilen ne kete rast, duke e bere qe nje pjese te popullates se Kosoves, ne menyre te dhunshme, pa deshiren e vet e me deshire te nderkombetareve (kjo eshte e drejta per te cilen flasin ata gjithmone e na shurdhojne veshet?!!!) te behen tash banore te Maqedonise!..TURP!!!

    Le te shpresojme qe kjo ceshtje te zgjidhet ne te mire te Kosoves se pervuajtur!

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #7

    Arrow Demarkacioni pasi te zgjidhet statusi i Kosoves...

    Solana me Qendrim te prere


    Demarkacioni pasi te zgjidhet statusi i Kosoves


    Perfaqesuesi i BE-se per Politike te Jashtme dhe Siguri, Havier Solana ka kundershtuar insistimin e Shkupit qe demarkacioni i vijes kufitare ndermjet Maqedonise dhe Kosoves te behet para hapjes se bisedimeve per statusin final te Kosoves.
    Per Solanen, demarkacioni i vijes kufitare duhet te perfundoje kur te zgjidhet statusi perfundimtar i Kosoves, ngaqe sipas tij, kjo ceshtje nuk mund te nxise konflikt te ri.

    “Demarkaconi do te perfundoje kur do te zgjidhet statusi i Kosoves.Nuk shohim se nga aspekti i sotem me pjekurine e shumices se qytetareve dhe te lidereve te rajonit mund te kete rrezik per stabilitetin e rajonit ne te ardhmen. E di se do te kete analiza se si Kosova do te sillet ne aspektin e standardeve. Kjo nenkupton shume gjera, por me rendesi eshte respektimi i pakicave dhe se respektimi i te drejtave te tyre duhet ne teresi te zbatohet”, eshte shprehur Havier Solana per mediat maqedonase.

    Sipas Solanes, vendimi per fillimin e zgjidhjes se statusit te Kosoves duhet te merret nga Sekretari i Pergjithshem i KB-se ne bashkepunim me Keshillin e Sigurimit dhe ne bashkepunim te mire me autoritetet e Kosoves .

    Nje qendrim te Solanes sa i perket shenimit te kufirit Kosove-Maqedoni tashme e ka shprehur edhe Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova.
    Nderkaq qendrimi i Shkupit zyrtar ne shenimin e demarkacionit te vijes kufitare eshte qe ai te zgjidhet para fillimit te negociatave per statusin perfundimtar te Kosoves. (QIK)

    *********************

    Marre nga gazeta ditore e dates se sotme "FAKTI"

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •