Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Alberto Moravia

    Hajdutėt e kishės

    Daniele Luttazzi


    Alberto Moravia

    (1907-1990)

    Alberto Moravia lindi nė Romė mė 28 nėn
    dor 1907, prej njė familjeje borgjeze nė
    gjendje tė mirė ekonomike. I ati, Carlo Pincherle Moravia , arkitekt dhe piktor, ėshtė me origjinė veneciane, ndėrsa e ėma, Gina de Marsanich, ėshtė nga Ancona . Alberto, i treti nga katėr fėmijėt, kaloi njė fėmijėri normale, ēka se tė vetmuar. Nė moshėn nėndė vjeē ai u sėmur nga tuberkulozi i kockave, sėmundje me dhimbje tė tmerrshme qė e gozhdon nė shtrat pėr pesė vjet rresht. Studimet i vazhdon nė mėnyrė tė parregullt, por prapė nuk arrin tė kryejė mė shumė se gjimnazin. Lexon shumė e shumė libra, mes tė cilėve Dostojevskij, Joyce, Goldon, Shakespeare, Moličre, Mallarmé, Leopardi e mjaft tė tjerė; shkruan vargje nė frėngjisht e nė italisht, por studion edhe gjermanisht. Libri i tij i parė, romani ?Indiferentėt?, qė u botua mė 1929, pati sukses tė gjerė i dhe e bėri menjėherė tė njohur. Shumė nga romanet e tregimet e Moravia-s janė bėrė edhe filma prej regjisorėsh tė famshėm. Alberto Moravia vdiq mė 26 shtator 1990, nė banesėn e tij, nė Romė.



    Alberto MORAVIA



    Ēfarė bėn ujku kur ulkonja dhe kėlyshėt e tij kanė uri e janė me bark bosh, kur ankohen dhe grinden me njėri-tjetrin, ēfarė bėn ujku? Unė them se ujku del nga strofka nė kėrkim tė diēkaje pėr tė ngrėnė dhe ndodh qė, nga dėshpėrimi, zbret nė fshat dhe hyn nė ndonjė shtėpi. Dhe fshatarėt qė e vrasin kanė tė drejtė ta vrasin; por edhe ai ka tė drejtė kur hyn nė shtėpinė e tyre dhe i kafshon. Kėshtu tė gjithė kanė tė drejtė dhe askush s'e ka gabim; dhe nga njė arsyetim i tillė lind vdekja. Atė dimėr unė isha nje ujk dhe ashtu si ujku, nuk jetoja nė ndonjė shtėpi, por nė njė guvė, atje poshtė Monte Marios, nė njė minierė tė braktisur pocolani.

    Kishte mjaft guva, por mė tė shumtat ishin tė zėna nga shkurret; vetėm dy ishin tė banuara, e imja dhe ajo e njė plaku qė njė pjesė tė ditės lypte, ndėrsa pjesėn tjetėr e kalonte duke mbledhur vėrdallė rrecka. Quhej Puliti. Vendi i mbrojtur nga mali ishte i verdhė e i zhveshur dhe hyrjet e guvave ishin gjithė tym dhe tė errėta. Pėrpara guvės sė Pulitit gjendej gjithmonė njė grumbull rreckash dhe ai qė rrėmonte aty vazhdimisht, ndėrsa pėrpara guvės sime ishte njė bidon benzine qė shėrbente si furnellė pėr gruan time, e cila ashtu nė kėmbė, me fėmijėn nė krahė, tundte erashkėn pėr tė ndezur copat e qymyrit. Brenda, guva ishte bile mė e mirė se njė dhomė me mure, gjithė hapėsirė, e thatė, e pastėr, me dyshekun e vendosur nė fund tė saj dhe me rrobat e varura nėpėr gozhda. Familjen e lija tek guva dhe vetė shkoja nė Romė pėr tė kėrkuar punė; isha puntor krahu dhe pėr mė tepėr hapja kanale. Pastaj, erdhi dimri, dhe s'e di pėrse, por kanale filluan tė hapeshin gjithnjė e mė pak, dhe unė ndėrrova zanat disa herė, por gjithmonė pėr pak kohė, gjersa nė fund mbeta pa punė. Nė darkė, kur kthehesha tek guva dhe shihja nėn dritėn e llampės me vaj, gruan time tė strukur nė dyshekė, djalin e vogėl qė ajo mbante nė gji dhe dy fėmijėt e tjerė mė tė mėdhenj qė luanin pėrtokė e mė vėshtronin; dhe tek lexoja nė ata katėr palė sy tė njėjtėn shprehje tė urisė, mė dukej mė tė vėrtetė sikur isha njė ujk i rrethuar nga familja e tij prej ujqėrish pėrreth dhe mendoja: ?Nėse nė njė nga kėto ditė nuk do t'i sjellėsh pėr tė ngrėnė, do ta shohėsh qė kanė pėr tė tė shqyer?. Puliti, ai plaku i keq, qė po ta shihje me atė mjekrėn e tij tė bardhė, dukej si shėnjtor, por, nė fakt, sapo hapte gojėn, kuptohej menjėherė se ē'kriminel ishte, mė thoshte: ?Pse bėni fėmijė? Qė tė vuajnė? Po ti, pse s'mbledh bishta cigaresh? Me bishtat e cigareve, mund tė nxjerrėsh diēka, gjithmonė?. Por mua s'mė pėlqente qė tė vija vėrdallė duke mbledhur bishta cigaresh; doja tė punoja me krahėt e mi. Njė mbrėmje, nga dėshpėrimi, i thashė gruas sime: ?S'mundem mė ...e di ē'do bėj? Do tė zė njė qoshe rruge dhe i pari qė do tė kalojė....?. Gruaja mė ndėrpreu: ?Mos do qė tė pėrfundosh nė burg??. Unė i thashė: ?Tė paktėn nė burg ke ē'tė hash?. Ndėrsa ajo m'a priti: ?Ti, po ne jo??. Kjo vėrjtje e fundit, e pranoj, qe vendimtare.

    Puliti m'a sugjeroi idenė e kishės. Ai i frekuentonte kishat pėr tė lypur dhe i njihte tė gjitha, si tė thuash, njė pėr njė. Mė tha se po tė mbyllesha nė mbrėmje nė kishė, dhe po tė dija si tė veproja, nė mėngjez mund t'ia mbathja pa rėnė nė sy. Pastaj mė kėshilloi: ?Ki kujdes, se priftėrinjtė s'janė budallenj... mallin e kushtueshėm e futin nėpėr kasaforta, ndėrsa ato qė sheh rrotull janė pa shumė vlerė?. Nė fund pohoi se ishte i gatshėm, tė m'a shiste ai mallin qė do tė vidhja. Pra, si tė thuash, m'a futi krimbin, edhe pse mė pas, unė as qė e mendova apo fola mė pėr njė gjė tė tillė. Por dihet, idetė janė si ato pleshtat, lėvizin vetė dhe atėhere kur s'e pret, tė futin njė tė pickuar dhe tė bėjnė tė hidhesh pėrpjetė.

    Kėshtu, njė mbrėmje, kjo ide mė dha njė tė pickuar dhe unė vendosa t'a bisedoj me time shoqe. Duhet tė kini parasysh se gruaja ime ėshtė shumė fetare dhe, si tė thuash, e gjeje mė shumė nė kishė se sa nė shtėpi. M'a priti menjėherė: ?Mos u ēmėnde gjė??. Unė e kisha parashikuar kundėrshtimin e saj dhe iu pėrgjigja: ?Kjo nuk ėshtė vjedhje...pėr ēfarė ėshtė malli nė kishė? Pėr tė bėrė mirė... nėse ne marrim diēka, ē'bėjmė nė fund tė fundit? Bėjmė mirė...kujt, nė fakt, duhet t'i bėhet mirė pėrveē se neve qė kemi aq shumė nevojė?. M'u duk e tronditur dhe mė pyeti? ? Po ty si tė hipėn nė kokė kėto ide??. Unė i thashė: ?Ti mos u shqetėso, po m'u pėrgjigj kėtu: a s'ėshtė e shkruar qė duhet t'u japėsh pėr tė ngrėnė tė uriturve??. ? Po ?. ?Jemi apo s'jemi tė uritur?. ? Po ?. ?Pra nė kėtė mėnyrė ne bėjmė detyrėn tonė...madje bėjmė edhe njė mirėsi?. I fola e i fola gjatė, duke kėmbėngulur tek feja qė, siē e dija, ishte dhe pika e saj e dobėt, gjersa e binda. Pastaj, shtova: ?Meqė s'dua qė tė mbetesh e vetme, do tė vish me mua kėshtu qė, nesė na kapin, nė burg do tė shkojmė tė dy?. ? Po fėmijėt??. ?Fėmijėt do t'ia lėmė Pulitit...pastaj do tė mendojė Zoti pėr ta?. Kėshtu pra ramė dakord dhe e biseduam edhe me Pulitin. Shqyrtuam sė bashku planin, dhe mė pas si e miratoi, por nė fund tha, duke lėmuar mjekrėn: ?Domenico, dėgjoje plakun...mos u merr me zemrat prej argjendi...s'kanė shumė vlerė...shiko xhevahiret!?.

    Kur kujtoj Pulitin, mjekrėn e tij dhe seriozitetin me tė cilin ai mė jepte kėto kėshilla, gati-gati mė vjen pėr tė qeshur.

    Ditėn e caktuar, ia lamė familjet Pulitit dhe zbritėm me tram nė Romė. Tamam si dy ujqėr tė uritur qė zbresin nga mali nė fshat; dhe kushdo qė mund tė na shihtė, kishte pėr tė na marrė pėr dy ujqėr; gruaja ime e shkurtėr dhe rrapashyte, me kurriz dhs shpatulla tė dala, me flokėt kaēurrela tė ngritur pėrpjetė si flakė mbi kokėn e saj, me pamje tė vendosur, ndėrsa unė kockė e lėkurė, me fytyrėn e prerė qė nxinte nga mjekra. Kishim zgjedhur njė kishė tė vjetėr; nė afėrsi tė njėrės nga rrugėt kryesore qė gjendej nė njė rrugicė. Kishte shumė vitrina me zemra tė argjenda dhe tė praruara, qė vareshin nėpėr mure. Po unė ia kisha vėnė syrin njė vitrine mė tė vogėl, ku, nė mes tė disa zemrave mė pak tė kushtueshme, ekspozohej njė gjerdan me gurė tė ēmuar nė njė sfond prej kadifeje tė kuqe. Kjo vitrinė gjendej nė njė kapelė kushtuar Shėn Marisė; dhe, nė fakt, nė majė tė altarit poshtė njė baldakini, ishte statuja e Madonės, me madhėsi natyrore, e gjitha e pikturuar, me kokėn e rrethuar nga njė aureolė llambushkash, ndėrsa, tek kėmbėt, kishte shumė vazo me lule dhe shumė shandanė. Hymė nė kishė pasi kishte rėnė nata, dhe nė njė moment, kur s'kishte njeri, u fshehėm pas altarit, nė atė kapelėn ku ishte vitrina. Zbritėm dy-tri shkallė tė vogla qė gjendeshin prapa statujės. Natėn vonė, kishari filloi tė endej andej-kėndej nėpėr kishė, duke tėrhequr zvarrė kėmbėt dhe duke bėrtitur: ? Po mbyllet?; por prapa altarit nuk erdhi dhe u mjaftua me fikjen e tė gjitha llampave me pėrjashtim tė dy tė voglave me ngjyrė tė kuqe, anash statujės. Mė pas e dėgjuam qė mbyllte dyert dhe nė fund pėrshkoi tėrė kishėn pėrgjatė tėrė gjatėsisė sė saj dhe u largua nė drejtim tė Sakristisė. Ja mė nė fund nė errėsirė, nė atė koridorth, ndėrmjet altarit dhe faqes sė absisės. Mua mė kishte pushtuar ankthi dhe i thashė nėn zė gruas sime: ?Hajde, shpejt...ta hapim vitrinėn?. E dėgjova tė mė pėrgjigjej: ?Prit...pse nxitom??, pastaj e pashė tė dilte nga vendi i fshehtė. Shkoi nė mes tė kapelės, bėri nė atė gjysėm errėsirė njė pėrkulje, pastaj bėri kryqin, duke ecur mbrapsht, u pėrkul pėrsėri dhe bėri kryqin pėr herė tė dytė. Mė nė fund e pashė tek gjunjėzohej nė tokė, nė njė cep tė kapelės, duke i bashkuar duart sikur lutej. Se ē?lloj lutjesh ishin, nuk e di, por e kuptova se s'ishte shumė e bindur qė po vepronte drejt, ashtu siē i kisha thėnė unė dhe donte tė sigurohej, aq sa mundej, paraprakisht. E pashė qė ulte kokėn, duke e fshehur fytyrėn me atė masėn e flokėve dhe pastaj tek e ngrinte fytyrėn drejt asaj ditėzės sė kuqe duke lėvizur buzėt, dhe tek e ulte atė pėrsėri, tamam si gjatė rruzareve. Iu afrova dhe i mėrmėrita i shqetėsuar: ?Lutjet mund t'i kishe thėnė nė shtėpi!?. Por ajo m'a ktheu vrazhdė: ?Mė lėr rehat..., ik, largohu, kisha ėshtė shumė e madhe....pikėrisht kėtu gjete tė rrish??. I pėshpėrita: ?A do, tė lutesh qė unė tė mund ta hap vitrinėn??. Ndėrsa ajo m'a ktheu rėndė pėrsėri: ?Nuk dua asgjė... bile, atė shufrėn e hekurit, m'a jep mua?. Shufra e hekurit ishte njė tip llozi mė se i mjaftueshėm pėr tė hapur atė vitrinė tė lėkundshme. Ia dhashė dhe u largova.

    U vėrdallosa nėpėr kishė, pa ditur ē'tė bėja. Kisha, nė atė gjysėm errėsirė, mė shtinte frikėn me ato qemeret e saj tė lartė dhe tė errėt qė tundeshin edhe nga njė psherėtimė e lehtė: me atė altarin e madh, atje nė fund, monumental dhe paksa tė ndriēuar dhe me vendet e rrėfimit tė zeza tė mbyllura, tė zhytura nė errėsirė nėpėr nefet anėsore. Duke ecur nė majė... ...tė gishtave, shkova tek dera, i vetėm, ndėrmjet dy rreshtave tė bankave tė boshatisura, e ndjeja njė farė rrėnqethjeje sikur dikush po mė ndiqte nga pas. Provova ta hap derėn, por pashė qė ishte e mbyllur mirė, atėherė u ktheva mbrapsht dhe shkova e u ula tek nefi i majtė, pėrpara njė varri tė ndriēuar nga njė dritės e kuqe. Varri, i murosur, kishte njė rrasė mermeri tė zi, tė shndritshėm dhe paraqiste dy figura veē e veē: njėra ishte njė skelet me njė drapėr nė dorė, ndėrsa tjetra, njė grua lakuriq e mbėshtjellė e gjitha me flokėt e saj. Tė dyja figurat ishin prej mermeri, tė shndritshme dhe tė gdhendura shumė mirė; kėshtu qė unė u hutova disi duke i vėshtruar dhe ashtu i pėrqėndruar i tėri mė dukej, ndoshta pėr shkak tė errėsirės, sikur figurat lėviznin dhe sikur ajo gruaja donte t'i shpėtonte skeletit, ndėrsa ky i fundit, gjithė delikatesė e mbante nga krahu.

    Pėr tė marrė zemėr, e ēova mendjen tek guva, tek fėmijėt, tek Puliti; dhe sikur ata tė mė kishin propozuar tė kthehesha mbrapsht dhe tė zgjidhja rrugėn qė duhej tė ndiqja, unė do tė kisha bėrė tė njėjtėn gjė ose sė paku njė gjė shumė tė ngjashme me atė. Shkurt, s'ishte rastėsi fakti qė ndodhesha nė njė kishė dhe s'ishte gjithashtu rastėsi qė isha aty pėr atė qėllim dhe s'ishte po ashtu rastėsi qė s'kisha gjetur ndonjė punė tjetėr mė tė mirė pėr tė bėrė. Me kėto mendime nė kokė mė erdhi gjumi dhe fjeta. Qe njė gjumė i rėndė, pa ėndrra tė cilit i vinte vulėn njė i ftohtė i tillė qė zakonisht ndjehet nė bodrume. Kėshtu mė zuri gjumi dhe nuk ndjeva mė asgjė.

    Mė pas dikush filloi tė mė tundte ndėrsa unė, ashtu nė gjumė i thashė: ?Ej, ngadalė...ē'bėn kėshtu??. Mė nė fund, meqė vazhdonin tė mė tundnin, hapa sytė dhe pashė disa njerėz rretull meje: kisharin qė mė shihte me sy tė zgurdulluar, famullitarin, njė plak ky, me flokė tė bardhė dhe tė shpurpurisur dhe me rrobėn ende tė pazbėrthyer; dy e tri roje dhe, nė mes tė rojeve, gruan time mė tė zymtė se kurrė.

    Thashė, ashtu pa lėvizur: ?Na lini...jemi jabanxhinj dhe ne hymė nė kishė pėr tė fjetur?. Atėherė njė nga rojet mė tregoi diēka qė aty pėr aty, ngaqė isha ende i trullosur prej gjumit, e mora pėr njė rozare, por ishte gjerdani me gur tė ēmuar. ? Po kjo...edhe kjo pėr tė fjetur??. Shkurt, pas disa shpjegimeve tė tjera, rojet na futėn nė mes dhe dolėm sė bashku nga kisha.

    Ishte ende natė, por edhe pak dhe zbardhte dhe rrugėt ishin tė zbrazura dhe tė lagura nga vesa. Ecnim me tė shpejtė, nė ato rrugica, nė mes tė rojeve, me kokėn ulur dhe tė heshtur. Tek shihja gruan time tė shkretė qė ecte pėrpara, ashtu shpatullane dhe e shkurtėr siē ish, me fundin e shkurtėr dhe me flokėt e ngritura pėrpjetė, ndjeva dhėmbshuri dhe i thashė njerit nga rojet: ?Mė vjen keq pėr tė dhe pėr fėmijėt e mi?. Roja mė pyeti: ?Ku i ke fėmijėt?? . Ia tregova, ndėrsa ai m'a ktheu: ? Po ty, baba me fėmijė, si tė hipi nė kokė njė gjė e tillė?...Nuk mendove pak pėr fėmijėt e tu??. Unė iu pėrgjigja: ?Se mendova pėr ta, prandaj dhe bėra ato qė bėra?.

    Nė komisariat, njė djalosh biond, i ulur prapa njė tryeze, me tė na parė na tha: ?Vjedhės faltoresh, ė??. Por gruaja ime, krejt papritur bėrtiti me njė zė tė tmerrshėm: ?Zoti vetė e di, qė s'jam fajtore?. Unė s'ia kisha dėgjuar ndonjėherė atė zė dhe mbeta me gojė hapur. Komisari tha: ?Atėhere ėshtė yt shoq fajtor?. ?As ai?. ?Mos jam gjė unė fajtori... Po gjerdanin, ku e gjete atėhere??, Ndėrsa gruaja ime: ?Shėn Maria zbriti nga altari, hapi me duart e saj vitrinėn, dhe mė dha gjerdanin?. ?Shėn Maria ė...tjetėr gjė, tė ka dhėnė Shėn Maria??. Dhe gruaja ime, po me atė zė, duke ngritur njerėn dorė: ?Vdeksha, nėse gėnjej!?. Vazhuan tė na pyetnin, nuk e di pėr sa kohė, por unė vazhdoja tė thoja se nuk kisha parė asgjė, gjė qė ishtė e vėrtetė; ndėrsa gruaja ime pėrsėriste gjithmonė se ia kishte dhėnė Shėn Maria gjerdanin. Herė pas here bėrtiste: ?Gjunjėzohuni pėrpara mrekullisė?. Dukej e ekzaltuar dhe gati si e ēmendur. Mė nė fund e morėn me vete, ndėrsa ajo vazhdonte tė bėrtiste e t'i kėrkonte ndihmė Shėn Marisė: mė duket se e ēuan nė infermieri. Mė pas komisari mė pyeti nėse gruaja ime ishte gjė e marrė. Unė iu pėrgjigja: ?Ku ta gjesh, sikur tė ishte ashtu?; duke menduar se tė ēmendurit nuk vuajnė dhe gjėrat i shohin me atė kėndvėshtrimin e tyre. Por mendova edhe se ime shoqe mund tė kishte thėnė tė vėrtetėn dhe gati-gati mė vinte keq qė nuk e kisha parė me sytė e mi Shėn Marinė tek zbriste nga altari, hapte vitrinėn dhe i jepte gruas sime gjerdanin.



    Pėrktheu: Alban Bobrati

  2. #2

    Alberto Moravia

    HA NJE SUPE



    Pėrktheu Gentiana Toshkollari



    Tė qenit tapicier ėshtė njė zanat i vėshtirė. Nuk flas se duhet tė kesh sy tė mprehtė pėr tė mbėrthyer dhe shtrirė pa zhubra e pa defekte stofrat mbi mobilie; as pėr durimin pėr tė qepur me dorė, ta zėmė, katėr apo pesė copa pėlhure; as pėr pastėrtinė duke i trajtuar si rroba delikate. Flas pėr hapėsirėn. Ta zėmė se tapicieri ka pėr tė mbuluar njė palė divanė dhe pesė ose gjashtė karrige, midis kolltukėve, njė punė normale kjo dhe, ja i gjithė vendi zihet, nuk mjafton, pra, edhe po tė kesh njė dyqan mjaft tė madh. Pikėrisht, pėr kėtė, dyqanet e tapicerive gjenden me shumė vėshtirėsi dhe unė, megjithėse jam tapicier i vjetėr, prej mė shumė se dyzetė vite (kam filluar tė punoj qė gjashtėmbėdhjetė vjeē me babanė qė dhe ai, tapicier, ishte), unė them se kam punuar pėrherė nė shtėpi. Banoj nė Lungara, jo larg nga Rexhina Koeli, nė njė dhomė tė madhe tė gjatė, tė gjerė dhe tė lartė, katėr dritaret e sė cilės shohin nga lumi Tevere. Nė kėtė dhomė tė madhe, gjersa qe gjallė gruaja ime e parė, jo vetėm qė kam punuar, por edhe kam fjetur kėtu me gjithė familjen; nė njė qoshe ishte njė shtrat i vogėl pėr djalin tim Ferdinandin; nė qoshen tjetėr pėrkundrejt, pas njė erėpritės, njė krevat i madh pėr gruan time dhe pėr mua. Sistemim i detyruar, duke parė qė, pėrtej dhomės sė madhe, nė hyrje, nuk ishin veēse dy skuta, njė pėr kuzhinėn dhe njė pėr nevojtoren. Pastaj, gruaja ime vdiq, kur ishte vetėm pesėdhjetė vjeēe dhe unė qė isha, gati gjashtėdhjetė vjeē, pasi e provova tė rri pa grua, e kuptova se s'ia dilja dot dhe u martova pėrsėri dhe, gjithēka ndryshoi. Xhudita, gruaja ime e dytė, ishte njėzet vjeēe mė e vogėl se unė dhe, mund tė thuhej edhe e bukur, megjithėse shumė njerėz pohonin se kishte nė tė diēka qė tė sprapste: e zbehtė si njė e vdekur, me sy tė zezė tė dalė si ata tė qengjave tė therur qė shohin kasapėt, flokėt e zinj, mishrat e bardhė dhe tė fortė, por tė ftohtė. Para se tė martohej, Xhudita kishte qenė njė punėtore e varfėr, pas martesės ajo donte tė hiqej si zonjė. Para se tė martohej kishte qenė njė engjėll, pas martese u bė njė djall. Para se tė martohej, iu duka i mirė unė, shtėpia dhe gjithēka; pas martesės asaj s'i pėlqente mė asgjė: as unė, as shtėpia, asgjė tjetėr. Eh, po, janė tė papriturat e martesės kėto. Filloi tė thoshte se nuk mund tė rrinte e tė flinim nė tė njėjtėn dhomė me Ferdinandin dhe mė bėri tė ngrija me tulla njė mur ndarės, me qėllim qė tė formohej njė tjetėr dhomėz pėr tė vėnė aty shtratin. Pastaj deshi qė tė vinim nė kuzhinė njė sobė tė re. Pastaj tė vinim dhe vaskėn nė nevojtore. Mė nė fund, gjeti mėnyrėn dhe u zu me fqinjėt, te tė cilėt unė, njėzet vite, kisha shkuar tė merrja e tė mė merrnin nė telefon. U detyrova tė vija kėshtu edhe telefonin nė shtėpi.
    Erdhėn tė mė vinin telefonin, tė themi, tė hėnėn; pasditen e sė mėrkurės, ndėrsa po mbėrtheja satenin mbi njė kolltuk tė vogėl tė stilit perandorak dhe po psherėtija me veten time duke menduar pėr hallet e mia, ra telefoni. Shkova, ngrita receptorin dhe thashė:
    - Flet Perikoli.
    Atėherė nė anėn tjetėr tė telefonit, njė zė tė ējerrė, harbut, tamam romanesk, pyeti:
    - Tapicieri Perikoli?
    Si urdhėron zotėri, me se mund t'ju shėrbej, iu pėrgjigja duke menduar se ishte ndonjė klient.
    - Epo mirė, bėri zėri i paturpshėm, a mundet ta di, pse je martuar, Perikoli...? A nuk e dije ti se nė moshėn tėnde nuk merret grua? Pastaj ē'kujton ti? Kujton se gruaja jote tė do shumė? Budalla i shkretė...!
    Mė hipi, menjėherė, gjaku nė kokė edhe pse ai zė i ējerrė, edhe nė atė mėnyrėn e tij vulgare, shprehte dyshimin i cili nė atė ēast mė torturonte. Iu pėrgjigja me forcė:
    - Po ti, kush je?
    Dhe ai, me ton tė zvarritur:
    - Kush jam unė, as qė e merr dot me mend edhe sikur tė rilindėsh... dėgjomė mua mė mirė, dua tė tė jap njė kėshillė...
    - Po ēfarė do, kush je ti?
    - Njė kėshillė, tamam si mik: ha njė supė!
    Kėtė telefonatė e quajta shaka tė ndonjė tė pacipi qė na njihte. Por mė helmoi njėlloj, sepse, siē e kam thėnė, kisha ca kohė qė nisa tė mendoja qė martesa ime kishte qenė njė gabim. Natyrisht, nuk i thashė asgjė Xhuditės e cila, ta themi nė thonjėza, qė prej disa ditėsh ishte bėrė tamam e pamundur dhe mė trajtonte si tė isha njė ndyrėsirė. Kaloi, mbase, njė javė dhe pastaj, afėrsisht nė tė njėjtėn orė si herėn e parė, ra telefoni dhe zėri i ējerrė mė pyeti:
    - Mirėdita, Perikoli, ē'po bėn?
    - Iu pėrgjigja: Atė qė mė pėlqen.
    - Ta them unė se ē'po bėn: ti po mbėrthen me thumba karriget e vogla qė tė kanė sjellė djembrėma... tė lumtė, puno... por mund tė tė them dhe atė qė po bėn jot shoqe.
    - Po kush je ti, a mund ta di se kush je?
    - Gruaja jote po ta dredh me baristin e Porta Setimianit... ja kėtė po bėn ajo.
    - E kush ta tha, ty?
    - Ta them unė... veē kėsaj, shko atje dhe do tė shohėsh... dėgjomė mua Perikoli; je plakush, gratė gonxhe, nuk duan tė rrinė kėtu.
    - Po kush je ti, mor horr??
    - Mos u nxeh, po dėgjomė mua: ha njė supė.?
    Kėtė herė nuk dita tė pėrmbahem mė dhe sa u kthye Xhudita nė shtėpi, me njė nga ato pėrgjigjet e saja tė ndyra, tė zakonshme prej shitėseje peshku, ia thashė:
    - Unė punoj, kurse ti, ndėrkaq, ma dredh me baristin e Porta Setimianit! Po mė mirė tė mos ia kisha thėnė kurrė: mė parė mė mbuloi me fjalė tė kėqija, pastaj deshi tė dinte se kush ma kishte thėnė kėtė; dhe si ia thashė, filloi pėrsėri tė mė shante:
    - Ah, ti, dėgjon cilindo maskara qė tė telefonon... beson mė shumė atė se sa mua... por a e di ti se kush je? Njė plak matuf je... ti e meriton vėrtet qė unė tė tė vė brirė... dhe madje kaq tė mėdhenj sa tė mos i zinte dot dera.
    E tė tjera, e tė tjera. Si pėrfundim mė bėri tė qaja dhe tė zvarritesha gjunjazi para kėmbėve tė saj e t'i kėrkoja falje edhe pse me thinja dhe bark. Dhe pėr ta qetėsuar, m'u desh t'i jepja lekė qė tė blinte ēorape mėndafshi; dhe njė Zot e di, nėse kisha apo s'kisha lekė, tashmė, pas atyre shpenzime qė kishte kėrkuar ajo tė bėja. Por, pastaj, e ndjeva veten tė trishtuar dhe tė mėrzitur: mė vinte turp dhe nė tė njėjtėn kohė, isha i sigurt tashmė qė ajo nuk mė donte. Kaluan edhe disa ditė dhe pastaj ja, ra pėrsėri telefoni dhe zėri i zakonshėm, i ējerrė pyeti:
    - Perikoli, si je?
    Iu pėrgjigja me njė vetėbesim tė shtirur:
    - Unė, mirė jam, po ti?
    - Mirė... por ajo qė s'ėshtė mirė, ėshtė gruaja jote.
    - Pse?
    - Sepse, ti je plak Perikoli dhe nuk ia del dot.
    - Shikoni si ishte puna. Kisha bėrė be qė do ta mbaja veten, do tė tregohesha i qetė. Por me tė dėgjuar tė flitej pėr pleqėrinė, kėrceva pėrpjetė.
    -Shiko, ti horr, tani e tutje, sapo tė tė dėgjoj, do ta lėshoj poshtė telefonin.
    - Uh sa fanatik qė je... mos u prek Perikoli... gruaja jote shpejt do tė jetė mirė.
    - Qepe, bajgė.
    - Perikoli, pse na shėmton kaq... bėj si tė them unė, pėrkundrazi: ha njė supė.
    Kėtė radhė s'i thashė asgjė Xhuditės. Por po brehesha dhe akoma mė shumė u brejta gjatė ditėve nė vazhdim, sepse telefonatat vazhduan. Zėri i ējerrė, pėrsėriste pėrherė po ato gjėra: qė Xhudita ishte e re dhe unė isha plak, qė ajo mė tradhtonte me kėtė apo me tė tjerė, gjė qė e dinin tė gjithė dhe kėshtu me radhė. Ose mė thoshte pa shumė komplimente:
    - Perikoli, gruaja jote... dhe mė pas lėshoi ca fjalė tė ndyra tamam si ato tė njė karrocieri. Pra ishte dikush qė mė njihte mirė, deri aty, sa dhe mė kėshillonte qė tė rruhesha ēdo ditė me qėllim qė Xhudita tė mos mė shihte me mjekėr tė thinjur. Pastaj ishte dhe ēėshtja e supės. Ē'donte tė thoshte ai me atė shprehje? E kuptoja qė ishte njė aluzion i ligė, aluzion qė bėhej pėr konvaleshentėt apo pėr pleqtė: ha njė supė. Po pėrse pėrherė e njėjta shprehje? Mė kujtohej diēka, diku e kisha dėgjur atė shprehje, por nuk arrija ta kujtoja se ku e kur e kisha dėgjuar. Ndėrkaq, punėt me Xhuditėn po shkonin keq e mė keq. Mund tė them se tashmė, ajo nuk mė fliste mė, veēse me njė ton tė ashpėr, zemėrak, tamam si shtrigė. Unė pėr hir tė qetėsisė, gėlltisja; por duke u pėrpjekur t'i gėlltisja gjėrat, helmoja veten dhe e kuptoja pėrherė e mė mirė se jeta ime, nuk ishte mė jetė. Por, nė njė nga ato mbrėmjet tona, befas, Xhudita u tregua e sjellshme me mua, pėr herė tė parė, pas shumė kohėsh; dhe madje mė propozoi qė tė tre sė bashku, tė shkonim e tė hanim drekė nė njė farė taverne tė Trasteveres. Ishte taverna ku kishim ngrėnė drekėn e dasmės dhe, si arritėm, papritmas m'u kujtua diēka nga ajo drekė: qoftė nga emocioni, qoftė nga vera qė kisha pirė mė parė, atė mbrėmje, kisha ndjerė njė siklet nė stomak. Atėherė, ndėrsa tė gjithė kėrkonin spageti, Xhudita duke parė qė unė po hezitoja, nguli kėmbė, tamam si njė grua qė e donte shumė burrin:
    - Merr njė supė... dėgjomė mua, Meo... ha njė supė. Kuptova kėshtu qė kėtu e kishte burimin ajo shprehja qė ma pėrsėriste ai zėri nė telefon; por nuk mund ta merrja dot me mend se i kujt ishte ai zė, pasi atė mbrėmje, natyrisht, pėrveē kamerierėve dhe klientėve tė tjerė, nė tavolinė duhet tė kemi qenė nja njėzet vetė. Shumė mirė, nuk thashė asgjė pėr kėtė zbulim timin dhe gjithēka kaloi me mjaft gjallėri. Madje, Xhudita, nė fund, deshi tė pinte pėr shėndetin tim dhe mė dha edhe njė tė puthur. Piva shumė atė mbrėmje, mbase, sepse ndihesha i lumtur dhe pastaj u ktheva nė shtėpi me Xhuditėn dhe Ferdinandin plot shpresė. Fjeta top; kur u zgjova, Xhudita kishte dalė qė tė bėnte pazarin. U ēova dhe gjithmonė me atė pėrshtypjen se Xhudita mė nė fund kishte vendosur tė mė donte, fillova tė punoj. Ishte njė ditė e bukur, nga dritaret hynte dielli, kanarina nė kafaz kėndonte me sa fuqi qė kishte dhe unė isha kaq i lumtur saqė kėndoja dhe unė si kanarina duke punuar, ndonėse me zė tė ulėt. Kur, ja papritur, bie telefoni. Shkoj e ngre dhe zėri mė thotė:
    - Perikoli, ėshtė hera e fundit qė tė telefonoj.
    Iu pėrgjigja me gjallėri:
    - Jo keq... E kuptove mė nė fund se gjithēka ishte e kotė, pa dobi... Atėherė, mirupafshim dhe qofsh mirė.
    - Prit, Perikoli, e di pse ėshtė hera e fundit qė po tė telefonoj?
    - Sepse gruaja jote tė ka braktisur... Ka ikur sot qė nė mėngjes herėt me Xhixhin, me atė qė jep makinat me qira... Ai kaloi kėtej dhe e mori qė nė orėn shtatė me mileēenton e blertė.
    Kėshtu qė, vėrtet zėri mė telefonoi pėr herė tė fundit. Pėr Xhuditėn nuk dua tė them mė asgjė: e di unė se ē'vuajta nė fillim, para se ajo tė qėndronte indiferente ndaj meje; dhe po t'i flisja pėr kėtė, frikėsohesha se mos vuaja pėrsėri. Mė mirė, mė mbetej vetėm kėrshėria qė tė mėsoja se kush ishte ai zė, kaq i mirinformuar, i cili dhe mė kishte lajmėruar pėr gabimin tim qė ditėn e parė. Kėrshėri ėshtė pak nė tė vėrtetė tė thuash: nuk bėja tjetėr, pėrveēse mendoja pėr kėtė zė qė mė nė fund m'u bė njė makth i vėrtetė. E zbulova rastėsisht dhe, akoma tani, sa mė shumė e mendoj aq mė pak ma merr mendja. Ferdinandi ishte tashmė gati pesėmbėdhjetė vjeē dhe prej kohėsh unė nuk shkoja mė ta merrja nė shkollė. Por njė mėngjes mė lindi mendimi qė tė shkoja nė institutin teknik, pėr t'u kthyer pastaj nė shtėpi sė bashku me tė. E gjeta, sapo kishte dalė nga shkolla dhe po luante me top me shokėt nė sheshin pėrpara shkollės. Ishte njė ditė me diell dhe pėr njė ēast qėndrova t'i shihja ndėrsa luanin. Nuk e di pse e ballafaqova, atėherė, djalin tim me tė tjerėt dhe thashė me vete se edhe nė kėtė rast, nuk isha me fat. Mbase, sepse, ai kishte lindur nga prindėr qė kishin qenė qė tė dy tė moshuar, Ferdinandi nuk ishte i bukur: ai ishte pakėt, me kėmbė dhe duar shumė tė mėdha, i verdhė nė fytyrė, me njė hundė tė madhe qė i zbriste gjer te goja dhe kishte dy sy me njė defekt tė dukshėm: vėngėroshė. Vura re se ishte i fuqishėm, e hidhte topin pėrpjetė me ca goditje qė shungullonin, por edhe kjo fuqi e tij nuk ishte normale, ishte e tepėrt, pak si ajo e xhuxhėve dhe gungaēėve. Ndėrsa vėrtisja nėpėr mend kėto mendime, mbėshtetur pas njė muri nė diell, e dėgjova tė bėrtiste i nxehur:
    - Nuk quhet... e preke topin me dorė.
    Dhe atėherė, vetėtimthi, njoha zėrin. Ishte po ai zė qė mė telefononte, mė nė fund, zėri i djalit qė po bėhej burrė, i sfilitur, trashanik, i ēakorduar si mosha. Pastaj duke ngritur kėmbėn drejt topit, ai shtoi:
    - Merre.
    Dhe unė njoha dhe fjalėn qė thoshte zėri nė telefon. Aty pėr aty mendova ta thėrrisja, ta kapja pėr krahu dhe ta detyroja qė ta bėnte rrugėn gjer nė shtėpi duke ia veshur me pėllėmba syve. T'i thotė: plak budalla dhe burbuqe babait dhe gjithė ata emra qė unė nuk i them as pėr njerkėn: mbase ishte e vėrtetė, por njė djalė qė ėshtė djalė pėr tė qenė, duhet tė tregojė respekt pėr prindėrit. Pastaj ai mė pa, lėshoi topin dhe duke gulēuar erdhi pėrballė meje duke thirrur, gjithmonė po me atė zėrin e tij tė ējerrė:
    - Ah, ba'... Ē'bėn kėtu?... Nuk tė pashė?
    Dhe unė befas e ndjeva veten tė ēarmatosur. Dukej kaq i shėmtuar me atė kapotėn e tij tepėr tė gjatė dhe me atė hundėn e madhe dhe me sytė e vėngėrt; dhe nė tė njėjtėn kohė kuptohej qė ishte shumė i kėnaqur qė po mė shihte. Mėrmėrita:
    - Ferdinand, po deshe ta vazhdosh lojėn, vazhdoje... Unė po iki nė shtėpi. Por ai mė tha: - Unė mbarova, ba'... Shkojmė. Dhe krejt i kėnaqur, mė futi krahun eci me mua drejt gjatė bregteverit. Ecėm ngadalė, nė diell, tė heshtur. Tani mendoja se, nė fund tė fundit, qoftė edhe nėpėrmjet telefonit, djali mė kishte thėnė tė vėrtetėn dhe mė kishte paralajmėruar pėr gabimin tim. Dhe nėse njė djalė nuk i thotė babait tė vėrtetėn, kush tjetėr mund t'ia thotė atij?

  3. #3

    Alberto Moravia

    Pėrktheu: Faslli Haliti

    NE GRAHMAT E FUNDIT


    Nė dhjetorin e kaluar, duke zbardhur dita, mė thirrėn me ngut qė tė shkoja e t'i rrija te koka mikut tim, kritikut tė shquar S. Unė e dija qė ai ishte i pamundur, por thirrja nė njė orė kaq tė pazakonshme, mė shqetėsoi pa masė. Dhe nė tė vėrtetė, si hyra nė shtėpinė e tij, kamerierja, duke mė ndihmuar tė hiqja pallton, mė vuri nė dijeni se miku im s'kishte mė shpresė shpėtimi: Kritiku S. po jepte shpirt.
    E gjeta mikun e mjerė tė shtrirė nė shtrat me krahėt e zgjatur mbi ēarēafė dhe me kokėn e trungun tė mbėshtetur nė njė stivė jastėkėsh. I rregullt dhe i pastėr nė jetė, kritiku S. po vdiste siē kishte jetuar; mbi komodinė ndodhej libri i fundit, ndarė pėrgjysmė nga letėrprerėsja; sapo ishte rruar dhe sapo kishte krehur me kujdes flokėt. Sikur tė mos ishte ajo zbehtėsia e fytyrės dhe pėrpėlitja e lodhur e syve tė tij, s'do ta kisha vėnė re se ndodhesha pranė njė njeriu qė po vdiste. Kritiku S. mė bėri shenjė qė tė ulesha pranė tij dhe, me zė gati tė shuar, mė tha se mė kishte thirrur, pasi mė kishte mikun mė tė afėrt e kishte dėshirė tė mė rrėfehej.
    "Gjithė jeta ime, s'ka qenė gjė tjetėr, veēse njė gėnjeshtėr e gjaté", - shtoi ai me qetėsi.
    E gjykova kėtė si njė prerje tė ndėrgjegjes sė njė njeriu qė po vdiste dhe u nguta tė protestoja sinqerisht, veē tė tjerave edhe jeta e kritikut S., mbi tė gjitha, pėrsa i pėrkiste profesionit tė tij si kritik, mund tė themi, pa ndrojtje dhe pa teprime, ishte model. Por ai tundi kokėn, dhe m'u pėrgjigj se nuk kėrkonte lajka apo ngushėllime nė njė ēast tė tillė. Ai mė kishte thėnė tė vėrtetėn, pra me duhej ta dėgjoja dhe pastaj tė pranoja se fjala gėnjeshtėr, nė fund tė fundit, ishte njė term tepėr i butė. I bindur gjithnjė e mé shumė se flitej pėr njė brengė tė madhe, lidhur me karakterin e tij tė ngurté, i thashė se isha i gatshėm tė pranoja rrėfimin e tij. Dhe ja se ē’mė tha shkurt.
    Qé shumé i ri, kritiku S. kishte ushqyer shpresėn mė tė zjarrtė qė tė bėhej shkrimtar, por jo tė shkruante qė nė fillim sprova dhe artikuj kritikė, si beri mė vonė, por poezi romane, drama. Kultura e tij, nė tė njėjtėn kohė e thellė dhe eklektike, s'i ishte dukur e mjaftueshme pėr njė nismė, sė cilės shumė i pėrvishen me mendje tė fjetur, pa bagazh tjetėr, veē atij tė fituar me ato pak lexime tė ērregullta dhe me njė prirjeje tė rreme rinore. Por pėr sa i pėrket kritikut S., me gjithė punėn e madhe, edhe pse kishte trokitur né dyert e poezisė, muza noprane, pėrsėri s'ia kishte hapur qė s'ia kishte hapur dyert. Prirja kritike, tashmė, shumė e zhvilluar e lajmėronte pa pushim se ato poezi, ato drama, ato romane qė vazhdonte tė shkruante, ishin tė gjitha plaēkė e ftohtė dhe pa jetė, prodhim i njé vullneti qė s'lindte asnjė frymėzim. Megjithatė, duke shpresuar pėrherė se njė mėngjes tė bukur do tė zgjohej poet, kritiku S. kėmbėnguli edhe njė vit me kėtė mundim, jo me pak tė kotė e pa bereqet, deri sa njė ditė, nė dėshpėrim e sipėr, duke e kuptuar mė nė fund se s'do mund tė ishte kurrė tjetėr, veēse njė kritik, dogji poezitė, novelat, dramat, ēdo gjė dhe shkroi recensionin e parė. Nisi kėshtu rrugėn, tė cilėn do ta vazhdonte me vendosmėri dhe sukses, deri nė fund tė jetės se tij.
    Por pėr shkak te shembjes se shpresave te tij me te dashura, i kishte mbetur, njė hidhėrim dhe njė zhgėnjim i thelle dhe njė urrejtje e tėrbuar, kundėr gjithė atyre, qe arrinin atje, ku ai kishte dėshtuar, kundėr poetėve, romancierėve, dramaturgėve dhe mė nė fund kundėr atyre qė arrinin tė kėndonin apo sė paku tė mėrmėrisnin nėn zė kėngėn e tyre tė shkurtėr apo tė gjatė, tė trishtuar apo tė lumtur; kundėr gjithė atyre zogjve kėngėtarė tė ndryshėm, provonte mllefin e zėrit tė ngjirur dhe tė qetė tė mjellmės. Ndryshe nga ē’thuhet, ai ėshtė i heshtur nė jetė si nė ēastin e vdekjes. Kėshtu, atij nuk i duket e tepėrt qė t'i mbajė tė gjithė nėn juridiksionin frikėsues tė njė veprimtarie kritike qė e bėri menjėherė tė famshėm. Ai deshi tė pajisej edhe me njė vegėl qė ishte krijuar pėr tė rrėnuar krijuesit, pėr t'u hakmarrė kundėr tyre, pėr t'i penguar tė gjithė ata, me qėllim qė tė kėndonin ose tė paktėn, tė kėndonin ashtu si duhej.
    Kishte vene re se autoriteti i tij ishte i padiskutueshėm dhe shumė i pėrkrahur nė qarqet e ndryshme letrare, sidomos midis tė rinjve. E nisi, pra, me njė veprim tė matur e tė peshuar me urtėsi qė t'i shmangte nga prirja e tyre gjeninė dhe t'u thoshte qė tė mos dukeshin fare nė rrugėt e papėrshtatshme pėr ta, rrugėve shkretane, nė tė cilat ai e dinte se ata do tė ngecnin. Ishte pėr shembull njė poet, vargjet e tė cilit premtonin njė rritje mė tė lumtur, kritiku S., me shumė brishtėsi bėnte ēmos qé ai, jo vetėm tė hiqte dorė nga poezģa, por edhe me djallėzi, S., e kėshillonte tė hidhej e tė shkruante romane tė gjata psikologjike. Pėrkundrazi, njė romancieri qė tregoi pjekuri tė parakohshme nė krijimin dhe vizatimin e karaktereve, u pėrpoq ta bindte qė tė braktiste romanin dhe tč shkruante vargje. Njė dramaturg qé ishte i pajisur me njė talent tė jashtėzakonshėm teatror, e nxiste tė linte skenėn dhe t'i vihej prozės artistike; njė novelisti, qė rivalizonte Ēehovin, e kėshillonte tė ēimentohej nė studimet monografike. Dhe, duke kaluar nga gjinitė te stili, a te qė ishtė i thjeshté dhe i ndrojtur, e kėshillonte té béhej i fryrė dhe barok, a tij qė ishte konciz i thoshte tė béhej proliks, kolerikėt tė bėheshin tė shpėlare, tė qetėt, emfatikėt, thatimėt tė shėndoshė, té errėtit tė qartė, tė qartėt tė errėt. E kėshtu me radhė. Kritiku S. s'ishte i kėnaqur derisa s'i kishte shthurur plotėsisht talentet e reja, qė kishin besim te vetja e tyre. Rojtar i njė fari, tė cilin tė gjithė e besonin qėllimmirė, kritiku S. cilėndo barkė apo anije qė i qėllonte tė drejtonte, e ēonte tė mbytej nėpėr shkėmbinj tė thepisur. Udhėrrėfyes i keq, i merrte pėrsipėr ata vetėm e vetėm pėr t'i ēuar nė mėnyre tė sigurt qė tė copčtoheshin nė abus.
    Rrėfimi i tmerrshėm vijoi gjatė, sepse kritiku S. deshi qė unė, jo vetėm tė dėgjoja tė gjitha hollėsitė e gėnjeshtrės sė tij tė gjatė, por me pedantizmin e tij tė zakonshėm, tė veēantė, ai donte qė unė tė dėgjoja njė pėr njė emrat e viktimave tė tij dhe mėnyrat qė ai kishte pėrdorur pėr t'i vrarė ata. Parakaluan para meje, tė gjitha personazhet, si tė shquarat dhe tė panjohurat e letėrsisė sonė tė tridhjetė viteve tė fundit. Gati, kishte
    njė fare kėnaqėsie nė numėrimin e hollėsive nga ana e kritikut S. dhe nė mėnyrėn, ēuditėrisht tė qetė, me tė ēilen ai i komentonte ato ndonjėherė: "Dhe kėshtu ai qė pati mundėsinė tė bėhej njė Manxon i dytė, unė bėra qė ai tė bėhej njė poetuc i rėndomte", por fjalėt e tij tė fundit qenė fjalėt e njė njeriu qė kujtohet pėr krimet e tij dhe ėshtė sinqerisht i penduar pėr to. "Zot, mė fal...", - pėrfundon ai, " e di qė u kam bėrė shumė keq... veēanėrisht atyre njerėzve qé tč tregova... por mbi tč gjitha atdheut tim, qė pėr fajin tim u privua nga njė letėrsi, qė do tė ishte e shkėlqyer... Zot mė fal". Duke thėne kėshtu, zėri iu mek deri nė njė ton jashtėzakonisht tė kėputur, ai mėnjanoi kokėn mbi jastėk dhe dha shpirt.
    Atė mėngjes unė e kalova duke pėrgjuar kufomėn e mikut tim tė mjerė. Pastaj, pėr disa ditė, funeralet madhėshtore, kremtimi, me njė fjalė tė gjitha pėrkujdesjet e skajshme qė duhet t'i bėhen njė tė vdekuri, pėrthithėn ēdo mendim timin. Por njė javė mė pas, duke menduar pėr rrėfimin e jashtėzakonshėm tė kritikut S., nuk munda tė provoj sė paku, as njė shtangie, mosbesim. Sepse, ndėrsa, sinqeritetin e kritikut S. nė ato ēaste, njė hap para vdekjes, s'mund ta vija nė dyshim, nga ana tjetėr, s'ishte aspak e sigurt se ata poetė, romancierė, dramaturgė qė kritiku S. akuzonte veten se i kishte devijuar nga prirja e tyre e vėrtetė, ishte e pamundur t'i pėrfytyroje autorė me vepra tė tjera nga ato, me tė cilat ata ishin bėrė tė njohur. Dhe ajo qė ėshtė mė e keqja, vepra tė tilla nuk dukeshin tė dobėta dhe tė pasinqerta siē pohonte kritiku S., por ndryshe nga njėra-tjetra ato dukeshin dhe tingėllonin domethėnėse dhe tė rėndėsishme. Mendova shumė nė lidhje me kėtė mister dhe mė nė fund isha i detyruar tė formuloja kėto hipoteza:
    1. Kritiku S. mbase kishte dashur tė mė gėnjente (m pak e mundshmja).
    2. Shija dhe mjeshtėria kritike e kritikut S. mbase ishin aq tė rreme dhe se, ai kish arritur tė ishte rastėsisht kritik i mirė, vetėm duke thėne tė vėrtetėn e kundėrt tė asaj qė mendonte dhe ndiente.
    3. Dhe se prirja e parė e artistėve ėshtė gjithmonė e rreme dhe duhet shmangur e ndėrprerė.
    4. Kritiku S. kishte tė drejtė se, edhe gjithė epoka gabohej nė lidhje me letrarėt e vet dhe e gjithė kjo letėrsi aq e admiruar, nuk vlente as njė grosh, duke qene pikėrisht ashta siē e kish dashur me ligėsi kritiku S: tė rreme, boshe, pa shije, tė shkruar keq madje, dhe mė tė keqe nė mendime dhe ide...
    Kėto s'ishin veēse disa hipoteza nga me kryesoret. Herė-herė pėrvijoheshin tė tjera..., njė pyll). i vėrtetė. Pohoj se pėr pak kohe kjo mė shqetėsoi, pėr mė tepėr se dhe unė isha midis atyre autorėve qė kritiku S. kishte pėrkrahur tė mermin rrugėn e romanit. Po sikur dhe unė, pra, tė kisha mbytur nė vetvete krimbin e poetit lirik apo tė eseistit? Ndieja se mė mungonte toka nėn kėmbė dhe mallkoja kritikun S. si dhe sinqeritetin e tij tė vonuar. Por me ne fund, duke mos e gjetur fillin, siē ndodh, shpesh nė raste tė tilla, heshta dhe s'mendova mė pėr kėtė. Po ndėrkaq, vepra e kritikut S. vazhdonte tė lartėsohej nė rrethet letrare mė kėrkuese. Njė shkolle e tėrė krenohet qe ndjek parimet e tij estetike. Ndėrsa unė shkruaj, ndėrkaq vazhdon mbledhja e kritikave te tij tė shpėrndara pėr t'u pėrmbledhur nė njė vėllim tė vetėm. Dhe njė kritik yni, nga mė tė mirėt, do tė merret me botimin e kėsaj pėrmbledhjeje, tė ēilen ai do ta shoqėroj edhe me njė monografi te gjate hyrėse.

  4. #4

    Alberto Moravia

    E DIELA E DJALLIT


    Pėrktheu Faslli Haliti


    Nė njė nga ditėt e fundit banorėt e M-sė, vend i qeshur (kėshtu e pėrcakton atė udhėheqja e Turing Klub) i gjirit tė Napolit, panė tė vėrtitej nėpėr rrugė njė pushues i pazakontė, i veshur si marinar, veēse jo me rroba tė kaltra, por me tė kuqėrremta, me sandale tė stolisura dhe me shami nė qafė.
    I pakėt, i zeshkėt e paksa ēalok, dukej nė pėrgjithėsi njė prej atyre borgjezėve, qė u pėlqen tė maskohen nė det si peshkatarė; por disa vathė qė mbante nė vesh dhe krenaria e ngrysur e fytyrės, tė fusnin nė mendime.
    Nė M. ka tė huaj nga tė gjitha anėt e botės; dhe banorėt pothuaj nuk habiten mė pėr asgjė. Kėshtu, edhe kėsaj herė, nuk guxuan tė shpreheshin pėr pamjen e tė huajit qė, nė kohė tė tjera mė pak kozmopolite, do t’u sillte ndėr mend njė emėr familjar.
    Bėnte shumė vapė dhe i huaji nuk dukej se ngutej. Ai vizitoi kishėn, bashkinė, oborrin e manastirit; u ul nė kafenė e pjacės dhe piu njė birrė; mė nė fund hyri nė njė kioskė, bleu katėr kartolina me ngjyra, i shkroi dhe i futi nė kutinė e postės. Pas postės, gjurmėt e tij humbėn; u zhduk ose mė mirė, iku, si gjithė turistėt e kėsaj bote.
    E gjitha kjo ndodhi tė premten. Qėlloi data 17.
    Njė ditė mė vonė, tė shtunėn, ndodhi diēka e veēantė.
    Tė dy mijė e pesėqind banorėt e M-sė, para se tė zgjoheshin, nė gjumin e mėngjesit panė nė ėndėrr sikur ishte e diel. Ėndėrruan gjithashtu sikur ishte e diel: famullitari, doktori, mamia, farmacisti, kryebashkiaku, katėr a pesė avokatė tė qytetit; ėndėrruan, mė nė fund, sikur ishte e diel, tė gjithė ata qė pushojnė nė ditėt e festave: rrėmihėsit e tokės, fshatarėt, artizanėt, punėtorėt, ndėrtuesit.
    Tė bindur se ishte e diel, gjithė kėta njerėz, pasi u vonuan pak nė krevat, u veshėn mė nė fund pėr festė dhe shkuan nė sheshin e qytetit.
    Dyqanet mbetėn tė kyēura, me pėrjashtim tė atyre qė shesin artikuj ushqimorė dhe qė mbyllen mbasdite. Mesha e sė dielės mblodhi nė kishė numrin e zakonshėm tė besimtarėve. Famullitari, si zakonisht, bėri njė predikim tė mirė pikėrisht pėr shenjtėrinė e sė dielės, duke kujtuar se nė kėtė ditė Zoti pushoi, pasi pėrfundoi krijesėn mė tė rėndėsishme e mė komplekse nga tė gjitha krijesat e tij: njeriun.
    Banorėt e M-sė shkuan tė flinin, duke menduar pėr punėt dhe lodhjet qė i prisnin tė nesėrmen, tė hėnėn.
    Por me t’u ngritur nė mėngjes, u kujtuan pėr tė dytėn herė se ishte ende e diel, u kujtuan kur panė kalendarin, kur dėgjuan radion, kur lexuan gazetėn.
    Banorėt e M-sė janė njerėz tė thjeshtė, por siē kemi thėnė, kėmbėngulės pėr tė parė tė huajt, tashmė tė pandjeshėm nė habitjen e tyre. Kėshtu, e pranuan faktin e kryer dhe pėrsėritėn pa mėdyshje tė dielėn: meshėn, drekėn, lojėrat me gjyle, ballot, piknikėt.
    Gjer kėtu asgjė e jashtėzakonshme: njė gabim dhe pėr mė tepėr lehtėsisht i ndreqshėm, por tė shtunėn ėndrra u pėrsėrit dhe, nė mirėbesim, banorėt e M-sė festuan ditėn e diel. Natyrisht, edhe tė nesėrmen qe po e diel dhe ishte e nevojshme ta festonin nga fillimi.
    Banorėt edhe kėtė herė nuk u habitėn, por u betuan se tė shtunėn e ardhshme do t’i mbanin sytė tė hapur mirė.
    Iluzion i kotė. E shtuna erdhi dhe qe njė ėndėrr mė shumė. Shkurt, deshi s’deshi, qė atėherė M. pati jo mė njė, por dy tė diela.
    Nė kėtė pikė, ēėshtja filloi tė propagandohej.
    Nė fillim pėr kėtė foli njė gazetė e Napolit, natyrisht, me shaka, duke e pėrcaktuar M-nė si vendin mė dembel tė botės. Pastaj autoritetet u alarmuan. Qeveria ēoi nė vend njė inspektor policie, peshkopi njė ftues tė tij. Tė pėrditshmet e mėdha tė kryeqytetit pyetėn tė dėrguarit e tyre specialė. Inspektori i policisė pyeti hollėsisht edhe parinė e qytetit, edhe njerėzit e varfėr, si dhe hartoi njė raport tė gjatė; ftuesi i peshkopit e bėri solemnisht pėr njė lek famullitarin.
    Por me tė ardhur e shtuna, tė gjithė hetuesit ranė po ashtu nė iluzionin e pėrgjithshėm. Ftuesi i peshkopit mori pjesė nė mėnyrė solemne nė Meshėn e ndreqjes. Inspektori i policisė u ftua nė njė drekė kolosale tė diele. Gazetarėt telegrafuan se truku ishte zbuluar: bėhej fjalė pėr njė zė tė pėrhapur nga postieri i qytetit, Kakaē, me qėllim qė tė gėzonte nė qetėsi dy ditė pushimi me tė fejuarėn.
    Mėngjesin e sė nesėrmes, qė tė gjithėve iu desh tė besonin se edhe njė herė mė shumė ishte e diel.
    Qė atėherė ka dy tė diela; dhe mund tė thuhet se kjo ēėshtje e dy tė dielave nė M., nė rrafshin turistik, goditi Shpellėn e Kaltėr tė Kaprit. Nga tė gjitha anėt e botės njerėzit shkuan nė M. pėr tė parė atė ėndėrr tė famshme dhe tė gėzonin dy tė diela rresht.
    Qeveria mbylli njė sy dhe lejoi qė t’u bėhej publicitet dy tė dielave tė M-sė.
    Mirėpo ēėshtja nuk kaloi lehtė nga ana e fesė. Ndėrhynė teologėt dhe demonstruan se, po qe se Zoti do tė kishte pushuar jo njė, por dy ditė me radhė, nuk do ta kishte krijuar kurrė njeriun, nuk do tė ishte bėrė mėkati i parė dhe, si pasojė, nuk do tė kishte histori me qeveri, luftėra, qytetėrim dhe fé.
    Tė dielėn e M-sė kėta teologė e quajnė e diela e djallit qė, siē dihet, kėrkon mallkimin e gjinisė njerėzore.
    Por teologė tė tjerė pėrgjigjen se kjo e diel e dytė nuk ėshtė veēse njė shenjė e pėrkrahjes qiellore pėr M-nė; nė M. bota do tė ishte projektuar para krijimit tė njeriut; banorėt e M-sė do tė ishin engjėj. Tezė e guximshme, sado qė nuk gjen miratim nė karakterin e popullsisė sė M-sė, por qė tani pėr tani mbetet e vlefshme pėr tė mbajtur pezull procesin e shkishėrimit qė kėrcėnon kėtė vend.

  5. #5

    Alberto Moravia

    MBRETERESHA KERKON T’I LARGOHET MBRETIT


    Pėrktheu Dritan Thomollari


    Pasi hėngrėn njė drekė tė lehtė, tė qetė e pa thėnė asnjė fjalė, u nisėn drejt limanit.
    Kudo mbizotėronte njė heshtje e thellė. Moli dukej mė i bardhė nga drita e diellit. Ashtu tė ngjeshur pas njėri-tjetrit, skafet e vogla dukeshin tė lodhura dhe, pa njeri nė bord, tė jepnin pėrshtypjen se ishin lėnė tė harruar e tė braktisur. Po kėshtu nė dy fushat e vogla nė cep tė limanit, vilat e strukura pas pemėve ngjanin si tė pabanuara. Livio tha:
    - “Kėtu s’ka njeri, ėshtė ora e gjumit tė drekės, a shkojmė nė hotel?”
    Fortunata, gruaja e tij, e shikoi disi shpėrfillėse.
    - “E ēfarė tė bėjmė nė hotel”, tha.
    - “Ēfarė tė duash. Pėr shembull, bėjmė dashuri.”
    - “E keqja ėshtė se tani nuk ma ka qejfi.”
    Lėvizje e gabuar, mendoi Livio, mbretin nuk e lejojnė tė sulmojė. Si zakonisht, ai nuk mundi t’i largohej pėr asnjė ēast logjikės sė tij tė hekurt, pa ato kompromiset anėsore, nė kundėrshtim me Fortunata-n dhe me mėnyrėn gjithmonė tė paparashikuar tė sjelljeve tė saj. Me fjalė tė tjera, ishte njėlloj sikur ata tė dy tė luanin njė ndeshje shahu, qė s’mbaronte kurrė. Duke i parė nga kjo pikė vėshtrimi tė gjitha lėvizjet e saj, pabesitė e saj, skenat delikate e romantike me njerėz qė kalonin qoftė edhe njė natė tė vetme me tė, dhimbja nuk i dukej dhe aq e rėndė, madje shpesh i zbutej duke kuptuar se, nė fund tė fundit, ai mbetej mė i forti, sepse gjithmonė arrinte t’i zhdukte gjithė tė tjerėt, pikėrisht se mendimet dhe idetė e tij bazoheshin nė njė logjikė tė shkėlqyer.
    Fortunata tha:
    - “Po shkoj t’i hedh njė sy skafit, ėshtė kaq i mrekullueshėm.”
    Tani mbretėresha kėrkon t’i largohet mbretit, mendoi Livio: pa ta shohim pėrse?
    Gruaja filloi tė ecte ngadalė, por me trupin drejt dhe me njė hap tė lehtė e tė madh. Atij iu kujtuan pushimet nė Hawi dhe e shoqja me atė fustanin e ngushtė, qė i shtrėngonte fort gjinjtė e mėdhenj e shpatullat e gjera. Pėrherė e kishte pasur zakon, edhe atėherė kur dilnin shėtitje sė bashku, tė tregonte hapur se sa e pavarur ishte, duke mbajtur njėfarė distance me tė, ose duke ecur pėrpara, ose duke e ndjekur mbrapa. Livio priti qė ajo tė afrohej. Po shihte me vėmendje njė skaf krejt tė veēantė nga tė tjerėt. Ishte i gjatė, i zi, luksoz dhe me kabina druri.
    - “Shiko sa i bukur ėshtė!”
    - “Po”, u pėrgjigj Fortunata, “ėshtė i ...”
    Shqiptoi emrin e njė personi shumė tė njohur publik. Livio tregoi nė mėnyrė tė dukshme habi, si ishte e mundur qė ajo e njihte! Pas pak, me idenė se kishte bėrė njė lėvizje tė gabuar nė ndeshjen e tij imagjinare tė shahut, tha:
    - “Aha, ai... Pėrpara tij presidenti i shoqatės sime ėshtė njė varfanjak.”
    Gruaja u pėrgjigj shpejt e nė mėnyrė dashakeqe:
    - “Po ti atėherė, ēfarė je?”
    Livio tha me vete: “Lėvizje e gabuar.” Dhe u pėrgjigj thuajse shpėrfillės:
    - “Unė jam njė varfanjak i mjerė i mbyllur nė kafaz!”
    Pasi tha kėto fjalė, i mėrzitur filloi tė ecte pėrpara, duke dashur edhe ai tė mbante njėfarė distance nga e shoqja. Ndėrkaq, me bisht tė syrit pa Fortunata-n tė bisedonte me njė burrė flokėthinjur, por tė krehur bukur qė, siē dukej, sapo kishte dalė nga kabina e njė skafi dhe po kalonte nė urėn lidhėse me molin. Ajo i buzėqeshi dhe burri iu pėrgjigj po ashtu. Atėherė Livio, me sinqeritetin e njė shahisti profesionist, mendoi: Sulm i bukur i mbretėreshės. Po mbreti ēfarė duhet tė bėjė tani?
    Vazhdoi tė ecte me shpresėn se biseda e Fortunata-s me burrin e panjohur do tė mbaronte shpejt. Por jo, ata vazhdonin tė bisedonin tė kėnaqur, madje pėr njė ēast ajo bėri njė hap prapa, duke dashur tė vėshtronte me kujdes trupin e ngjeshur e muskulor tė burrit.
    “Mbretėresha e bėri lėvizjen e pritur”, tha Livio me vete.
    Do tė donte tė qeshte, por nuk mundi. Ndjeu diēka qė e pushtoi tė tėrin. Duhej tė ishte ndjenja e xhelozisė.
    - “Tashmė, pasi kishte mbaruar bisedėn, Fortunata po i afrohej dalėngadalė.
    - “Tip simpatik”, tha. “Por edhe i bukur. Sa vjeē tė duket?”
    - “Pak a shumė, nė moshėn time.”
    - “Thotė qė ka ardhur nga Portofino dhe se kėtu ėshtė krejt i vetėm.”
    - “E pastaj?”
    - “E pastaj, pastaj asgjė! Mė pyeti se ku banonim nė Iscia.”
    - “Po ti ē’i the?”
    - “Mund tė tė duket e ēuditshme, por a e di, pata turp t’i thoja se banonim nė njė pension. I thashė se rrinim nė Grand-Hotel.”
    Pėrse i tha kėshtu, pyeti veten Livio, mos bėhet fjalė pėr njė lėvizje tė paramenduar? Ose ajo nuk do ta shohė mė kėtė burrė, ose ka idenė e njė lidhjeje tė ardhshme me tė.
    - “Duhet t’i kishe thėnė tė vėrtetėn”, - foli me ton tė rėndė, “nuk ėshtė turp tė mos jesh milioner!”
    Ajo e kapi me ėmbėlsi nga krahu duke i thėnė: “O varfanjaku im i dashur!”
    - “Ohu, mjaft tani!”
    - “O varfanjaku im i dashur i mbyllur nė kafaz!”
    - “Vėrtet jam i varfėr, por ama jam njė shahist i shkėlqyer.”
    - “Mė jep njė tė puthur.”
    Dhe u puthėn tėrė delikatesė.

    ***
    Livio deshi qė kėtė puthje ta kishte parė edhe burri i skafit, por jo. Ai ishte zhdukur brenda kabinės. Tashmė shėtitja e tyre kishte mbaruar, kėshtu qė pėr kthim zgjodhėn njė rrugė tė ngushtė midis tendave tė bukura tė dyqaneve pothuajse tė mbyllura.
    Duke marrė zemėr nga e ecura lozonjare e sė shoqes, Livio i kapi krahun dhe tha:
    - “Do tė bėjmė dashuri nė pension.”
    - “Tė shohim.”
    Si zakonisht, filloi tė interpretonte ndeshjen e tij tė shahut: “Tė shohim: me sa duket, po pėrgatit lėvizjen e ardhshme.”
    Nė tė vėrtetė, duke e tėrhequr fort pėr krahu, gruaja i tha:
    - “Kam njė ide. A nuk shkojmė tė pimė njė kafe nė hollin e Grand-Hotelit?”
    E meqė hoteli ishte fare afėr, ajo shpejtoi hapin pa pritur pėrgjigjen e tij dhe, duke e hapur derėn lehtazi, hyri brenda.
    Burri i panjohur duhet t’i ketė lėnė takim, mendoi Livio, dhe kjo duhej tė ishte lėvizja qė ajo kishte menduar, ndėrsa po putheshin. Kurse nga ana e tij, lėvizja mė e drejtė do tė ishte: duhet t’ia bėnte tė ditur qė ai i kishte kuptuar tė gjitha dhe mė pas ta detyronte tė shkonin nė pension. Kurajo, tani i duhej vetėm kurajo!
    Duke hyrė nė holl, panė se edhe aty mbizotėronte njė qetėsi e plotė. Klientėt e paktė i vėshtruan shkarazi pa u dhėnė shumė rėndėsi. Bari ishte i vogėl e thuajse i errėt. Vetėm banakieri, njė trashaluq i shkurtėr me ca mustaqe tė pėrdredhura si pirat, ua nguli mirė sytė pėr disa ēaste, pastaj filloi tė pėrgatiste kafetė. Ndėrkaq, nė ndeshjen e tij tė shahut, Livio po pėrpiqej tė parashikonte lėvizjen mė tė afėrt tė gruas. Gjithēka ishte e qartė, tani ajo do tė vinte nė pėrdorim oficerin, domethėnė burrin e skafit dhe me ndihmėn e tij do tė niste operacionin e nxjerrjes jashtė loje tė mbretit. Zemra po i rrihte fort. Aq mė tepėr qė ndihej krejtėsisht i papėrgatitur pėr kėtė goditje. Burri flokėthinjur hyri nė bar dhe u ul nė tavolinėn afėr tyre. “Edhe mua njė kafe”, i tha banakierit.
    Fjala “edhe mua” ishte e mjaftueshme pėr Livion qė tė kuptonte se lėvizja e parashikuar kishte filluar. Dhe me tė vėrtetė, burri flokėthinjur u kthye menjėherė nga ata e pyeti Fortunata-n:
    - “Si tė quajnė?”
    Ēfarė do tė thotė kjo mėnyrė tė foluri ndaj sime shoqeje, shestoi Livio me vete. Ndėrkaq gruaja ia plasi sė qeshurės, duke treguar dhėmbėt e bardhė e tė bukur. Por ai e njihte shumė mirė se ē’do tė thoshte kjo e qeshur, do tė thoshte se ajo ishte e nxehur, diēka duhej ta kishte turbulluar, nė mos mė keq, ta kishte fyer.
    - “Mė quajnė Fortunata. E di ē’do tė thotė?”
    - “Jo, ēfarė do tė thotė?”
    Gruaja u pėrgjigj pėrsėri duke qeshur, por nė mėnyrė ironike:
    - “Njeri me fat.”
    E dinte se, sa herė donte tė lidhej me dikė, Fortunata i jepte rėndėsi shpjegimit tė emrit tė saj. Ndėrsa ai gjithnjė i jepte rėndėsi shpjegimit nga ana shahistike: “Qėllimi i mbretėreshės ėshtė ta heqė qafe mbretin dhe, sa mė shpejt tė jetė e mundur, tė rrijė vetėm me oficerin. Pa ta shohim se si do t’ia arrijė kėsaj here!”
    - “Njė emėr me histori tė tėrė mė vete?”, pyeti burri.
    - “Nuk ėshtė e vėrtetė.”
    Fortunata vazhdoi tė qeshte, jo pėr ato qė dėgjoi, por mė tepėr pėr ato qė po mendonte vetė. Nga ana e tij Livio po mendonte se pėrse nė buzėqeshjen e saj ekzistonte diēka fiziologjike. Ajo qeshte siē qeshin disa kafshė nė periudhėn e shumimit, duke nxjerrė njė ulėrimė tė zgjatur karakteristike, enkas pėr tė ndjellė partnerin e tyre. Ishin mendime qė tė ēonin nė njė udhėkryq tė trishtė, tė dhimbshėm, por ai e dinte shumė mirė se s’mund tė bėnte dot asgjė. Prandaj, besnik si gjithmonė ndaj ndeshjes sė tij tė shahut, foli me vete: “Tani mbreti do tė bėjė njė lėvizje tė veēantė, tė pashpresė, por ai gjithsesi do ta bėjė.” E duke u kthyer nga e shoqja, tha:
    - “Fati i tij, fati im, fati yt!”
    E kuptoi menjėherė se Fortunata sikur mezi po i priste kėto fjalė dhe ja ku po bėhej gati “ta hante”, ose ta zinte mat, siē thonė shahistėt. E shikoi drejt e nė sy dhe shfryu me inat:
    - “Ti nuk ke fat, as nuk ke pasur dhe as nuk do tė kesh kurrė!”

    ***
    Me hapat e saj tė mėdhenj arriti te porta e hollit, e hapi e doli jashtė. Edhe burri me flokėt e thinjur u ngrit mė kėmbė, pėrshėndeti Livio-n dhe u zhduk me shpejtėsi. Njė lėvizje e shkėlqyer! Me njė goditje tė vetme arriti tė ikte me dashnorin e saj, ndėrkaq edhe t’i thotė atij se ishte njeri pa fat.
    Nė atė ēast iu afrua banakieri, i cili e pyeti nėse do ta paguante ai edhe kafen e burrit flokėthinjur. Iu pėrgjigj se po dhe pagoi. Pastaj priti disa ēaste, sa pėr t’i dhėnė kohė gruas dhe partnerit tė saj pėr t’u larguar. Sė fundi doli nga holli.
    “E pra, ndeshja filloi nga e para”, tha me vete.

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Gjuha Shqipe nė Kishė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  3. Mithat Frashėri pėr autoqefalinė
    Nga murik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 19:22
  4. Gjuha e Ortodoksisė nė Shqip
    Nga Sokrat K. Dhima nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 05:23
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •