Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Ekzekutohet në mesnatë Klajdi Saliu, bosi i “Cikloar”

    Atentatori enimgmatik i zë pritë në autostradë. Qëllohet në makinë sëbashku me Osman Trumën


    Ekzekuohet në mesnatë bosi i “Cikloar”
    Një pritë në autostradë i merr jetën 29-vjeçarit Klajdi Saliu

    durres

    Një breshëri automatiku ka nxjerrë jashtë rruge mjetin, që udhëtonte në auostradën Tiranë-Durrës.

    Arma e dy atentatorëve enigmatik është shkrehur më pas edhe ndaj dy njerëzve, që ndodheshin në autoveturën e bardhë me targa Durrësi. Një pritë tipike mafioze i ka marrë jetën një 29-vjeçari nga qyteti bregdetar.Sipas policisë, fjala është për një atentat të mirfilltë që ka sjellë vrasjen e shtetasit Klajdi Saliu dhe plagosjen rëndë të bashkëudhëtarit të tij Osman Truma. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orëve të vona të mbrëmjes duke u mbyllur dita e shtunë, pranë fshatit Maminas pak kilometra para se të hys në Durrës. Sipas policisë bregdetare, synimi i autorëve ka qënë vrasja e njërit prej viktimave dhe se atentati ka qënë i parapërgatitur. Autori i kësaj vrasjeje të bujshme, ka pritur disa orë sa makina është shfaqur dhe më pas ndaj saj ka vërshuar një brëshëri e tërë kallashnikovi.

    Ngjarja
    29-vjeçari Klajdi Saliu, sëbashku me Osman Trumën që të dy banorë në Durrës, kanë qenë duke udhëtuar për në Tiranë për arsye ende të panjohura. Në afërsi të fshatit Maminas, një person i armatosur sipas policisë ka dalë përpara mjetit në anë të rrugës dhe ka qëlluar me breshëri drejt tij. Synimi fillimisht nuk ka qenë goditja e persove që ndodheshin në mjet. Sipas policisë mësohet se atentatori ka qëlluar në drejtim të gomave të autoveturës tip “Benz”, gjë e cila ka sjellë edhe daljen nga rruga. Si pasojë e përplasjes së mjetit në anë të rrugës dhe për shkak të dëmtimit të gomave është përmbysur në kanalin anësor të autostradës, pak metra larg saj. Atentatorët sipas policisë, kanë shkrehur sërish armën kallashnikov, këtë herë në drejtim të dy pasagjerëve të mjetit duke lënë njërin të vdekur në vend e tjtrin të plagosur rëndë. Pasi kanë realizuar “detyrën” e tyre, vrasësit janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira, por edhe largësia nga qyteti e vendit të ngjarjes. Mendohet se autorët janë larguar me një autoveturë, e cila ka qënë e parkuar diku pranë vendit ku ka ndodhur vrasja.

    Hetimi
    Ndërkohë që ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, vrasja është marrë vesh disa minuta më vonë, ndërkohë në këtë kohë është bërë i mundur transportimi në spital i Osman Trumës, i cili është gjetur ende i gjallë, ndërkohë që, është konfirmuar edhe vdekja e 29-vjeçarit Saliu. Menjëherë në vendngjarja kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për ngjarjen ndërkohë që është bërë edhe një krehje e zonës në kërim të vrasësve të mundëshme. Në bazë të informacioneve të siguruara, policia mendon se vrasja kë qënë e organizuar më përpara. Autorët e vrasjes kanë ndjekur nga afër veprimet e dy viktimave dhe kanë pritur momentin që ata kanë hyrë në autostradë për të kryer veprimin vrasës. Sipas ekpserizës, mjeti i vrasësve është parkuar në anë të rrugës dhe ka pritur sa benzi i bardhë, në të cilin ndodheshin Truma e Saliu të afrohej e më pas kanë hapur zjarr në drejtim të tij. Ata më pas janë larguar qetësisht, pasi në atë kohë nuk ka pasur as shumë levizje në rrugë.

    Dyshimet
    Për momentin policia nuk ka bërë të ditur asnjë pistë mbi të cilën është duke hetuar. Zyrtarë të policisë bregdetare deklaruan se është duke u punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, por për momentin sipas tyre nuk mund të thuhet ende asgjë me saktësi. Sipas ekspertizës, i plagosuri Truma ka marrë vetëm një plumb në këmbë, ndërkohë që, gati të gjithë plumbat e tjerë kanë goditur Saliun, i cili dyshohet të ketë qenë objekt i atentatit. Policia tha se plumbat janë të një arme kallashnikov, e cila është gjetur disa metra larg vendit të ngjarjes, por ende nuk është gjetur ndonjë provë, që mund të çojë në identitetin e autorëve të kësaj vrasjeje.



    Të dhëna

    * Emri: Klajdi
    * Mbiemri: Saliu
    * Mosha: 29-vjeç
    * Vendbanimi: Spitallë Durrës
    * Pa precedentë penalë



    Kontrollohen banesa e lokale të dyshmita
    Policia bregdetare shoqëron 10 persona të dyshuar

    Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policore kanë organizuar operacione kontrolli në të gjitha zonën ku ka ndodhur vrasja. Fillimisht është arritur që të bihet në gjurmët e makinës, e cila ishte larguar qetëisht nga vendi ku ishte realizuar krimi. Për disa orë me radhë gjatë natës, është kontrolluar e gjithë zona e Maminasit, por pa arritur që të identifikohen, apo të gjenden autorët e kësaj vrasjeje që ka tronditur qytetin bregdetar. Policia e Durrësit ka organizuar, që nga momenti i ngjarjes dhe në vazhdim, aksione të njëpasnjëshme kontrrolli banesash dhe lokalesh në lagje të ndryshme të qytetit, vende të dyshuara si pika frekuentimi të 29-vjeçarit. Përveç kësaj janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Qarkut Durrës shumë persona, të cilët janë evidentuar si persona të dyshuar, ose që mund të kenë pasur mardhënie të natyrave të ndryshme me viktimën. Megjithatë, kjo vrasje evidentohet në listën e vrasjeve shumë misterioze, të ndodhura në qytetitn bregdetar dhe deri tani policia nuk ka mundur t’i përafrohet me saktësi hipotezes së vërtetë përsa i përket shkaqeve dhe aq më pak autorit të saj. Policia ka marrë disa herë në pyetje personin tjetër që udhëtonte me viktimën në momentin e vrasjes, por nga të dhënat e para rezulton se ai nuk ka patur të bëjë dhe as të këtë informacion konkret për shkaqet apo autorët e saj. I plagosuri ka treguar vetëm momentin e ngjarjes. Ai është shprehur se kishte parë se dikush i kishte qëlluar me breshëri armësh, por pa mundur do të njohë vrasësin.

    I plagosuri jashtë rrezikut në spital

    Sipas mjekëve të spitalit të Durrësit, gjëndja e të plagosurit Truma, nuk përbën ndonjë rrezik serioz për jetën, megjithëse ka pësuar dëmtime të shumta në trup. Sipas mjekëve, ai ka marrë vetëm një plumb në këmbë dhe se dëmtimi i tij nuk është serioz nga arma e zjarrit që e ka qëlluar. Por problem, mbetet fakti se ai është dëmtuar rëndë në kokë gjatë përplasjes së makinës në të cilën është qëlluar. Megjithatë gjëndja e tij nuk mund të konsiderohet shumë serioze dhe mjekët kandë deklaruar se ai ka dalë nga rreziku.



    Prita
    Në vrasje dora e një njeriu të afërt

    Shkaqet e vrasjes mbeten akoma mister, megjithëse pistat e hetimit janë të shumta. Burime policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, bënë të ditur se po hetojnë në drejtim të ndonjë armiqësie të mundëshme personale te Saliut, të ndonjë pazari për larje hesapesh, apo hakmarrje për shkaqe të ndryshme, që më shumë anojnë nga konflikte interesash. Saliu mësohet të këtë qënë pronar i lokalit “Cikloar”, në Bisht Pallë, një nga lokalet më të përmendur në elitën e lokaleve të Durrësit. Momenti i vrasjes është llogaritur me përpikmërinë të madhe nga autori, që sipas të gjitha gjasave nuk mendohet të ketë qënë i vetëm, të paktën në mënyrën e organizimit të krimit. Është zgjedhur një orar i vonë i mbrëmjes kur lëvizja si e automjeteve, po ashtu edhe e uniformave blu të qarkullimit është e reduktuar në akset e autostradës. Po ashtu, vendi i pritës është një nga pikat më të errëta gjatë mbrëmjes, që nuk të lëjon të identifikosh persona apo automjete edhe në një largësi shumë të vogël.Fakti që autori i vrasjes ka qënë i përpiktë në orarin dhe vendin e pritës e bën të pamohueshëm dyshimin se, ai ka qënë i ndihmuar në organizimin e këtij akti kriminal nga persona shumë të afërt me viktimën.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17
    Pronari i lokalit, Klodian Saliu, u ekzekutua një javë me parë në autostradë. Policia: Ditari i sekuestruar, në prokuror

    Ditari i pronarit të “Cikloarit” hedh dritë mbi 12 krime

    Llambi Kallço

    DURRËS- Zbulohet ditari i pronarit të lokal “Cikloar”, në bregdetin e Durrësit, i ekzekutuar një javë më parë në autostradën Durrës- Tiranë. Burime të policisë thanë për gazetën se ditari i zbuluar përbën një “armë” të fortë për grupin hetimor, pasi ai hedh dritë për rreth 12 krime të ndodhura vitet e fundit në qytetin e Durrësit, ku dyshohet të jetë i implikuar edhe vetë viktima, Klodian Saliu, 29 vjeç. Saliu, pronar i lokalit që ndodhet në zonën e Bisht Pallës, u ekzekutua në 26 shkurt të këtij viti, teksa ishte duke udhëtuar në autostradë me mikun e tij Osman Truma, i cili mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autorët e këtij krimi, ende nuk janë identifikuar nga policia, kjo e fundit ka mundur të shtjerë në dorë ditarin e viktimës.

    Ditari
    Sipas burimeve të sigurta në ditarin e Klodian Saliut, flitet për 12 krime të bujshme, midis të cilave trafik droge dhe vrasje, të ndodhura në qytetin e Durrësit, pas vitit ’98, një pjesë e të cilave janë ende duke u hetuar nga policia dhe prokuroria. Burimet thanë për gazetën se 29-vjeçari nga Durrësi hetohej nga policia, pasi ai dyshohej si autor veprash penale, por dyshimet ndaj tij nuk ishin vërtetuar deri ditën që u vra. Ditari i viktimës, i sekuestruar nga policia, mësohet se i është dorëzuar prokurorisë së rrethit të Durrësit, e cila është duke hetuar intesivisht rreth detajeve që ndodhen në të. Policia dhe prokuroria nuk japin detaje të tjera lidhur me këtë ditar, pasi, sipas tyre, janë ende në proces hetimi.

    Atentati ndaj Klodian Saliut
    Klodian Saliu, së bashku me mikun e tij Osman Trumën, ishin duke udhëtuar me një automjet kur ranë pre e një atentati , në autostradën Tiranë -Durrës, në afërsi të fshatit Kozhas në Maminas. Burime të policisë thanë për gazetën se 29- vjeçari Klodian Saliu, lindur dhe banues në lagjen Spitallë të qytetit të Durrësit, ishte duke udhëtuar me automjetin tip Benz, me targa të Durrësit, kur u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar që udhëtonin në një automjet tjetër. Pas goditjes me armë zjarri, automjeti ku udhëtonte 29-vjeçari, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal në anë të autostradës. Fillimisht policia kujtoi se kishte të bënte me një aksident rrugor. Në këtë atentat mbeti i plagosur dhe Osman Truma. Lidhur me këtë atentat, thanë burimet, po hetohet në disa pista. Sipas të njëjtit burim, një nga pistat e mundshme është ajo e një hakmarrjeje për hesape të vjetra, që mund të ketë pasur viktima me autorët e krimit, ndërsa nuk përjashtohen dhe pista të tjera.

    Klodian Saliu, pronar i lokalit “Cikloar”, u ekzekutua në mbrëmjen e 26 shkurtit teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij në autostradën Durrës- Tiranë. Bashkë me viktimën udhëtonte dhe shoku i tij Osman Tuma, i cili mbeti i plagosur, por pa rrezik për jetën.

    Autorët e këtij atentati ende nuk janë zbuluar nga policia. Sipas hetimeve të para të policisë, dyshohet se motiv i këtij krimi janë hesapet e vjetra. Gjithsesi zbulimi së fundi i ditarit të 29-vjeçarit pritet të zbardhë dhe shumë krime të bujshme të ndodhura vitet e fundit në Durrës.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH

    -------


    Të afërmit vazhdojnë të presin ngushëllimet:

    Drejtuesit e policisë erdhën për ngushëllime jo për të bërë kontroll

    Në vilën e sigurtë të Klodian Saliut


    Flet babai i pronarit të "Cikloar": Im bir s' mbante ditar


    --------------------------------------------------------

    Nga i dërguari ynë në Durrës, Artan Hoxha


    Ngjyra vishnje e vilës trekatëshe të Klodian Saliut është udhërrëfyesi më i mirë për të mos humbur mes një lagjeje të mbipopulluar nga vila luksoze të ndërtuara vitet e fundit në faqen e një kodre, në krahun e majtë të lagjes Spitallë të Durrësit. Për të hyrë në brendësi të lagjes duhet të lësh rrugën që vjen nga qendra e Durrësit dhe të marrësh majtas. Rrugica që gjarpëron mespërmes njërës prej lagjeve më të reja të Durrësit është e shtruar me beton, dhe rrallë ndesh ndonjë kalimtar në të. Autoveturat me të cilat shkëmbehemi, na shohin me vëmendje, duke na lënë të kuptojmë se jemi të panjohur në lagje. Dera e murit rrethuas dhe ajo e vilës janë të hapura, edhe pse nuk janë më shumë se dy metra nga trotuari i rrugicës së ngushtë. Në krahun e majtë të derës qëndron një afishe me fotografinë e Klodianit. Ndërsa qëndrojmë në pragun e vilës të ndërtuar me aq shije, na tërheq vëmendjen një mikrokamera që qëndron mbi kokën tonë. Në krye të shkallëve të shtruara me mermer të kuq, qëndron dera e blinduar, me ngjyrë kafe. Pamja e jashtme tregon qartë sa e sigurtë është kjo vilë. Presim disa çaste, pasi nuk shohim askënd të lëviz në korridorin e gjerë, deri sa një fëmijë i vogël, që duket se nuk i kishte mbushur ende të 12 vitet na fton të ngjitemi sipër në katin e dytë. Në vilë çdo gjë duket e vendosur në vendin e vet dhe me gusto. Sapo hyjmë në sallonin e katit të dytë, takojmë babanë e Klodianit, Abedinin, një ish-mësues në pension, dajën e tij dhe të afërm të tjerë që kanë ardhur për ngushëllim. Abedini, në fytyrën e të cilit dallohet qartë dhimbja dhe hidhërimi për vrasjen e të birit, na pret sipas zakonit. Më pas ai nis të tregojë ç'di për ditarin e djalit të tij të vrarë në mënyrë mafioze me silenciator, një javë më parë.

    A është e vërtetë se djali juaj Klodiani ka pasur një ditar?
    Jo. Të paktën unë nuk di që Klodiani të ketë pasur një ditar. Jam befasuar kur dëgjova sot nga disa të afërm të mi, që kishin lexuar gazetat, se policia kishte gjetur një ditar të djalit. Nuk e di kush e ka thënë një gjë të tillë, por më duket tërësisht e pabesueshme. E aq më tepër kur thuhet se aty na qenkan shkruar të dhëna për 12 vrasje.

    A keni dijeni se djali juaj mbante ditar?
    Unë nuk kam ndërmend të humb kohë kot me ato media që deklarojnë gjëra të tilla të pabazuara, por një gjë e them me siguri të plotë: Im bir nuk ka mbajtur ditar! Dhe kur ai nuk mbante ditar nuk ka sesi të gjendet një ditar i tij.

    A është kontrolluar shtëpia juaj nga policia e Durrësit?
    Jo. Nuk është kontrolluar dhe nuk ka pse të kontrollohet. Ngjarja nuk ndodhi këtu, por në autostradë. Mesa di unë, kontrollohet vendngjarja dhe jo shtëpia e të vdekurit. Ju siguroj se shtëpia ime nuk është kontrolluar nga policia. Është e vërtetë se të premten kanë ardhur këtu Drejtori i Policisë së Durrësit, zëvendësi i tij dhe shefi i Policisë Kriminale. Por ata kanë ardhur si njerëz për ngushëllime dhe i kemi pritur sipas zakonit. Unë kam besim te policia dhe ata nuk ka sesi të bënin një kontroll ndërsa ne presim vizita për ngushëllime.

    A ka pasur djali juaj ndonjë studio apo bibliotekë personale?
    Unë kam në shtëpi aq libra sa mund të kenë shumë familje intelektuale shqiptare. Unë kam qenë mësues dhe normalisht kam aq libra sa një mësues. Nuk është e vërtetë se Klodiani ka pasur një bibliotekë personale. Ja, kjo është shtëpia, a shihni kund ndonjë bibliotekë?!

    A e dini kush janë vrasësit e djalit tuaj?
    Kjo është punë e policisë dhe e shtetit. Unë kam besim te policia dhe shteti, se do t'i gjejnë vrasësit e djalit tim.


    Shefat e policisë së Durrësit nuk e kundërshtojnë gjetjen e tij

    Policia këmbëngul në zbulimin e ditarit
    Drejtoria e Policisë së Durrësit nuk ka dhënë asnjë deklarim zyrtar gjatë ditës së djeshme, në lidhje me zbulimin e një ditari të mbajtur nga Klodian Saliu para se të vritej. Drejtues të kësaj drejtorie, të kontaktuar dje nga "Gazeta", nuk kanë dashur të prononcohen për këtë fakt, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Ata as nuk e kanë pohuar, por as e kanë mohuar faktin se është gjetur një ditar i mbajtur nga 29-vjeçari Klodian Saliu. Ndërkohë, burimi i Ministrisë së Rendit, që e dha lajmin një ditë më parë për median, e konfirmoi sërish dje zbulimin e ditarit të Saliut. Sipas këtij burimi, është e vërtetë se agjentët e policisë kriminale të Durrësit kanë ushtruar një kontroll në një studio që Saliu e kishte kthyer në bibliotekë personale. Por ai nuk jep detaje në lidhje me faktin se ku ndodhet kjo studio, në banesën e familjes Saliu, në lokalin e viktimës apo në ndonjë banesë tjetër, e cila përdorej prej Klodianit. Një ditë më parë burime nga Ministria e Rendit pohuan se ishte zbuluar një ditar me shënime personale të Klodian Saliut gjatë një kontrolli të ushtruar në një studio që përdorej prej tij, por nuk pranuan të japin detaje të tjera në lidhje me përmbajtjen e ditarit.

Tema të Ngjashme

  1. Daja i Klajdit: Djalin tonë e vranë “Çobenët”
    Nga FLORIRI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 06:32
  2. Klajdi Selimi
    Nga StormAngel në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 11:30
  3. Lirohet polici pengmarres i Klajdi Shehut
    Nga Asteroid në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-10-2003, 17:36
  4. Merret peng nipi i biznesmenit Sulo Shehu
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 03:55
  5. Portret Polici socialist
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 07:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •