..... ti ske per ta kuptuar kurre qe dhe ne ato qeliza te trupit qe po te marrin frymen, rrjedh aq furishem, talent dhe dashuri. Nje Niagare drite dhe mishi. Nje vorbull qe perdridhet dhe del mundimshem atehere kur casti te thote: Pol, eshte koha te... Fjala e fundit eshte gjithnje gati e padegjueshme, e paqarte dhe aq shume te huton, sa pastaj nis e qesh. Krejt si ate dite kur iu drejtove mjekut:-Po ti me the qe do vdes per tre muaj..kane kaluar dy vjet qe atehere...me ke bere konfuze e kupton?...une isha pergatitur per kete...
Cdo te enjte ti shkon ne lufte. Ti e di qe luftrat moderne jane te cuditshme, zhvillohen shpejt, ne monitore dhe aparatura te sofistikuara, armikun rralle e ke perballe, dhe rezultatet i merr brenda dites. Jane fitore te vogla, te perkohshme, por kjo gjendje eshte bere nje rutine e vertete, dhe nuk te ngacmon me si dy vjet te shkuara. Ne nderkohet mes betejave ti zbret poshte, neper ca shkalle te ngushta dhe perpiqesh te nxjerresh nga harresa diamande te vegjel, me ca ngjyra te mahnitshme, disa te krisur dhe pluhurosur, disa qe ende leshojne ca tinguj te vjedhur ne kohera te tjera. Ti i mbledh te gjitha me kujdes, fluturon pas tyre ne jete te tjera, duke shperfillur kete qe ende te rrjedh neper trup, dhe thua me vete: me duhet dhe nje jave tjeter te mbaroj kete qe kam nisur...
Eshte nje koleksion i cuditshem, ti nuk e dije qe e kishe diku, e zbulove vone, dhe tani sa me shume e njeh, aq me shume te dhemb koha qe ste premton. Behu hajdute, e dashur, vidh sa me shume te mundesh, askush ste sheh, vidh kohen tende, te perket vetem ty....
Krijoni Kontakt