Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Per Polin dhe per shume te tjera...

    ..... ti s’ke per ta kuptuar kurre qe dhe ne ato qeliza te trupit qe po te marrin frymen, rrjedh aq furishem, talent dhe dashuri. Nje Niagare drite dhe mishi. Nje vorbull qe perdridhet dhe del mundimshem atehere kur casti te thote: “ Pol, eshte koha te...” Fjala e fundit eshte gjithnje gati e padegjueshme, e paqarte dhe aq shume te huton, sa pastaj nis e qesh. Krejt si ate dite kur iu drejtove mjekut:”-Po ti me the qe do vdes per tre muaj..kane kaluar dy vjet qe atehere...me ke bere konfuze e kupton?...une isha pergatitur per kete...”
    Cdo te enjte ti shkon ne lufte. Ti e di qe luftrat moderne jane te cuditshme, zhvillohen shpejt, ne monitore dhe aparatura te sofistikuara, armikun rralle e ke perballe, dhe rezultatet i merr brenda dites. Jane fitore te vogla, te perkohshme, por kjo gjendje eshte bere nje rutine e vertete, dhe nuk te ngacmon me si dy vjet te shkuara. Ne nderkohet mes betejave ti zbret poshte, neper ca shkalle te ngushta dhe perpiqesh te nxjerresh nga harresa diamande te vegjel, me ca ngjyra te mahnitshme, disa te krisur dhe pluhurosur, disa qe ende leshojne ca tinguj te vjedhur ne kohera te tjera. Ti i mbledh te gjitha me kujdes, fluturon pas tyre ne jete te tjera, duke shperfillur kete qe ende te rrjedh neper trup, dhe thua me vete: me duhet dhe nje jave tjeter te mbaroj kete qe kam nisur...
    Eshte nje koleksion i cuditshem, ti nuk e dije qe e kishe diku, e zbulove vone, dhe tani sa me shume e njeh, aq me shume te dhemb koha qe s’te premton. Behu hajdute, e dashur, vidh sa me shume te mundesh, askush s’te sheh, vidh kohen tende, te perket vetem ty....
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  2. #2
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Behu hajdute, e dashur, vidh sa me shume te mundesh, askush s’te sheh, vidh kohen tende, te perket vetem ty....




    Me pelqeu mesazhi i shkrimit , dikea...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58
    Vidh,vidh,sa te mundesh vidh e ne fund atje se atje kush me shpejt e kush me vone,te gjithe atje.Nga forca ende te panjohura ashtu sic eshte e panjohur dhe parajsa e ferri denohemi te rrime,edhe vetem e te numerojme ditet qe na kane mbeteur;c'rendesi ka tre muaj,tre vjet apo tridhjet vjet.Ne nje moment ato do te mbarohen.Ctu bej heronjeve apo heroinave te tua une,tu ndihmoj te vjedhin kohe?Jo!Une dua te vjedh per vete dhe per ty,nuk mundem me shume.
    Dikea,ma prishi diten shkrimi yt sot.

    Zana

  4. #4
    e kesthe Maska e xhulia
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    Dikeaaa, ende pa e hapur temen tende, e dija qe do me pelqente dhe nuk gabova as kesaj here...
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  5. #5
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    a sort of diary

    Korrik 23/2005

    Vape, vere e nxehte e lagesht…njerezit ikin… njerezit vijne… njihen, dashurohen, urrehen, ndahen, martohen, perserisin budallalliqet me nje kembengulje te cuditshme..ah, po dhe kete, se mos harroj pa provuar edhe kete budallallakun tjeter, se me mbetet pishman per jete pastaj... Stupid idiots…
    Me kujtohet xhandari yt prej letre qe del nga kutia dhe ajo qe sapo ka veshur pizhamet. Eshte kaq naļve saqe kujton se nje xhandar prej letre mund te jete shkaktari I gjithe trishtimit te saj pa shkak. E shoh ate dhe mendoj se eshte me mire te fleje pa pizhame…Si pse? Thjesht sepse eshte tmerresisht vape.

    Tregimi ka mbetur pa mbaruar ..dhe kjo jo se nuk kam kohe, por sepse nuk di si ta vazhdoj. Ka ca tipa personazhesh qe te lene ne balte kur s’ta prźt mendja, ngecin si derrat ne lluce dhe s’levizin me prej andej. Gjynah, se ben vaki qe ti vdes dhe mbeten perjete aty ne lluce. Schifo!

    Tjeter? Cfare tjeter eshte e rendesishme ne nje te shtune si kjo, ora 6:37 pm, pasi ke lexuar poezi qe vajtojne per flirte qe enderrohen dhe s’behen dot reale, jete qe s’i gjendet ndonje motiv per te qene etjetj, pasi ke pare nje video very, very funny sesi policet vrasin “gabimisht” nje djale 27 vjecar qe vraponte ne qef te vet etjetj
    Let’s go to the park now. Te shijojme deri ne fund te dites pazotesine tone tipike per te jetuar thjesht, per te qene te gezuar kur cojme nje kg molle te fresketa ne shtepi, si qytetaret e dikurshem te nje periudhe andej nga Mesi I Jetes, qe ti i vertit si te duash cdo nate para se te flesh ne PC tende te vjeter, dhe sa here qe behesh gati t’i braktisesh per 24 ore, nje ze ireal, por i ngrohte te pyet: Are you tired my Lord?

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    vertete fantastike fq e fundit e ditarit.
    love !
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •