Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 89 prej 89
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-12-2009
    Postime
    16
    per mua fishta me veprat e tij esht babai i letersis shqiptare

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-12-2009
    Postime
    16
    [QUOTE=kimi_b;2607867]per mua fishta me veprat e tij esht babai i letersis shqiptare




    fishta esht i madh

  3. #83
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Per Fishten e madhė



    Mė dridhet dora,te shkruaj nji vargė

    per AT GJERGJ FISHTEN e MADH


    ne krahror ndjej nji pergjegjsi
    si ta shprehi naltmadhnin e tij



    nderin e qmonte me shum se arin
    ne lartsi e ngrite shqiptarin



    E qau, plagen e shpirtit ,me lot e me denes
    mallkoi e vrau hasmin e pa besė



    Kushtrimin e ipte, me kengen e moqme
    niprit e skenderbeut bashkohuni thoshte


    I madh ishe AT e i madh do mbetesh
    per zogjt e shqipes ,per jetė te jetes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganimet : 21-02-2010 mė 08:41

  4. #84
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Fishta nuk u ndalua pse tha
    :"le ta mari veshbota mbar
    se Gjergj Fishta nuk asht me shqyptar"

    Mjafton ta lexosh te gjithe ate poezi dhe e kupton ku godet Fishta.
    Mendimi im eshte se Fishta u ndalua sepse ai ishte anetar i Akademise Fashiste Italiane.
    Kur njeriu ndihet ndryshe nga nji rreth njerzish qe e dallo atdhe dashuria ateher ai esht me shqiptar se shqiptaret e tjer andaj ndjehet me shum se esht.Pra ai ishte me shum se shqiptar ,andaj edhe si i till duhet te vlersohet.I madh ishte Fishta yne.

  5. #85
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    E n'kjoftė se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
    Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
    Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
    Pėr shqyptari, me shue ēdo mni mizore. -


    Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rroftė,
    E nami i sajė pėrjetė u trashigoftė!

  6. #86
    .Miqėsia ka ekzistuar pėrgjatė shekujve e rrebeshesh nė mes tė popujve tanė dhe atyre malazezė. Kėtė miqėsi nuk mund ta errėsonte shėrbėtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me "Lahutėn e Malėsisė", ku ai nga njė vepėr kusare tė thjeshtė, kėrkon t'i bėjė apologjinė shovinizmit mė tė tėrbuar dhe ta ngrerė armiqėsinė qė nuk ka ekzistuar nė mes tė malėsive tė veriut dhe Malit tė Zi, nė njė teori tė ēmendur...

    Enver Hoxhė Qoftėlargu pėr At Gjergj Fishtėn.

  7. #87
    Įtė Gjergj Fishta - Koka tjetėr e shqiponjės

    nė 140-vjetorin e lindjes

    Pėrpara emrit Gjergj Fishta gjithsesi na vjen pėr mbarė tė shtojmė atė fjalėzėn e shkurtėr dhe parake "Įtė", se vėrtet At Gjergj Fishta ka diēka tė pėrhershme prej įti, jo vetėm nė letėrsinė shqipe, por nė vetėdijen e shqiptarit. Ai ėshtė pėrcjellės i amaneteve, i kumteve qė vėrshojnė nga goja e kombit, nga buzėt e plagėve tė shekujve dhe u bė dhe vetė zė i madh, i ngritur nė lartėsitė e njė epike madhėshtore, me fuqinė e Mujsit dhe tė Halyllit (kupto: Muji dhe Halili), legjendė moderne ndėrkohė, me rrėnjė shkėmbi, plot dije dhe urti, me dhembje dhe dufe dhe befas shndėrrohet nė lirik, me njė romantizėm po aq dhe europian, me njė gjuhė tė begatė dhe onomatopeike dimrash e lumenjsh. Por Įtė Gjergji ka dhe zemėrim perėndish, qė nga dashuria e kthen atė nė satir(ik), ndoshta ėshtė satiristi mė i mirė nė Ballkan i kohės sė tij. Dhe pikėrisht kėtu, kur ai ėshtė qortues, sikur bėhet i pakohė, madje ngjan fare aktual, sikur sapo e shkroi njė satirė tė tij dhe kjo e bėn tė ndjehet i gjallė vazhdimisht.
    Įtė Gjergj Fishta ėshtė dhe veprimtar, patriot i flaktė, edhe nėn pushtuesin, aspak bashkėpunėtor me tė nė dėm tė vendit tė tij, politikan i atdheut, deputet, akademik i kulturės italiane, duke e parė si kolonė tė kulturės europiane. Ai ka qenė i propozuar dhe pėr ēmimin "Nobel".
    Įtė Gjergj Fishta ėshtė njė fenomen nė kuptimin metaforik, por dhe tė zakonshėm, ai u bė shumė i njohur qysh nė gjallje, deri dhe anekdodik. Kur dikush, pėr shembull, ka nisur tė recitojė diēka prej tij, menjėherė tė tjerė kanė ditur ta vazhdojnė, madje dukej sikur krijohej kori antik, ti thoshe njė varg, tjetri vargun tjetėr, kėshtu ka ndodhur me tė, nėpėr popull, nė teatėr, por dhe nė autobus, nė pllaja, nė kuvende burrash, por dhe nė burg. Heshtja e dhunshme qė e mbuloi gjatė diktaturės, e shoqėruar me denigrime e fyerje si askush, nuk e trandėn monumentin e tij, ai, siē thoshin latinėt, e sprovoi veten duke mposhtur jo dy vdekjet, por mė shumė se aq. Vepra e At Gjergj Fishtės ėshtė qėndresė dhe kushtrim lirie, dinjitet kombėtar dhe shkėmb. Peizazhi mė i fuqishėm i shpirtit shqiptar. Sė bashku me pararendėsin e tij Naim Frashėri, qė ai e adhuronte, tė dy sė bashku ata sikur bėjnė dy kokat e shqiponjės nė flamurin tonė.
    * * *
    Sot, mė 23 tetor, bėhen plot 140 vjet nga lindja e tij. Natyrisht kritika letrare, studiuesit, shkrimtarėt dhe jo vetėm ata, personalitete tė vendit e kanė thėnė e do tė thonė fjalėn pėr tė, gurra fishtiane nuk shterr, por pėr ta pėrkujtuar ne, kemi zgjedhur njė veprim ndryshe, jo studim a vlerėsime, por po pranojmė antologjinė e njėrit prej lexuesve tė tij mė pasionantė, Zef Skanjeti, qė vazhdimisht e hap veprėn e At Gjergj Fishtės, mrekullohet prej saj dhe dėshiron t'i japė lexuesit pjesė, qė sipas tij, janė dhe aktuale, nga njėra anė pėr rėndėsinė e kumtit e dritėn udhėrrėfyese dhe nga ana tjetėr si dukuri, pengesa, qė duhen qėlluar me shigjetat e mprehta fishtiane.
    Thjesht pėr tė ndjerė se sa i madh ėshtė, pazgjidhshmėrisht me Shqipėrinė dhe shqiptarėt.

    Pėrzgjedhje nga Zef Skanjeti pėr gazetėn:
    SHQYPNISĖ (1909)

    T' falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!
    I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,
    Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekė atė ajr t'kullue
    Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri
    Kje Lumi vetė, qi mue m'dergoi ksi hiri
    Pėr nėn qiell tande t'kthielltė un me u perftue.
    Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,
    Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.
    Ktu trima lejn gjithmonė, pse ti je nana
    E armvet n'za, qi shndrisin duert e t'lumit,
    Kah des pėr ty i rrebtė e trim si zana:
    Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshuemit.

    GJUHA SHQYPE
    Porsi kanga e zogut t'verės,
    qi vallzon n'blerim tė prillit;
    porsi i ambli fllad i erės,
    qi lmon gjijt e drandofillit;
    porsi vala e bregut t'detit,
    porsi gjama e rrfés zhgjetare,
    porsi ushtima e nji tėrmetit,
    ngjashtu a gjuha e jonė shqyptare.
    Ah! po a e ambėl fjala e saj,
    porsi gjumi m'nji kėrthi,
    porsi drita plot uzdajė,
    porsi gazi i pamashtri;
    edhe ndihet tue kumbue;
    porsi fleta e Kerubinit,
    ka'i bien qiellvet tue flutrue
    n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
    ............................................
    SHQIPNIA E LIRĖ
    (1921)
    Do t'valvitet m'Kaēanik
    M'Kaēanik, po, do t'valvitet
    Kuq e zi Flamuri i shqyptarvet,
    Pėrse toka shqyp ku flitet,
    Ajo vetė asht, q'i prej t'parvet
    Trashigim na e kemi pasė:
    Mbrendė i huej, jo ma s'do t'shklasė,
    Posė atėherė kur vjen pėr mik.
    Jo, jo: sot na ktu sundojmė;
    Ktu s'hecė fjala e tjetėr kuej;
    Gjall Lirin' na nuk e lshojmė
    S'njohim mbret as krajl tė huej.
    Zoti n'qiell e na mbi tokė:
    Me gjithkėnd vllazen e shokė,
    Por se i cili m'cak tė vet.

    DREDHA E DJALLIT
    Tek satirat nė "Anzat e Parnasit", pėrveē tė tjerave nėnvizojmė fuqinė profetike tė mirėfilltė si "Dredha e Djallit", ku paralajmėron ardhjen e dreqit tė kuq (komunizmit) nė Shqipėri qysh mė 1908, pra 9 vjet pėrpara se ai tė triumfonte nė Rusi, mė 1917 (Shėnim nga Z. S.)
    ..........................................
    E shka t'lānė kta kater ujq,
    Qi i kercnohen shoqi-shojt,
    Thonė, do t'dalė nji dreq i kuq,
    Qi pa dhimbė do t'i a njesė thojt.
    Edhe m'duket se per né,
    Mor' Shqyptarė, ky djįll i zi
    Sa mā para ka me lé,
    Pse na dreqnit kem' kojshi...
    Qe, pra, tash se per ē'arsye
    Punė n'Shqypni s'jet pa u shperthye,
    Due me thānė, pa u partallisun
    Ēdo pūnė mbarė qi t'jete nisun
    E kjo nāmė, ase kjo rrfé,
    Ka me ngjatun, thom, nder né
    Dersį menden na t'a rrisim
    E me dije mos t'a shndrisim;
    Dredha e djallit, pse s'āsht tjeter
    Si e kam kndue nder libra t'vjeter
    Veē padija dhe krenija,
    Qi shkojn njitė si trupi e hija.

    MOMI
    (1902 )
    (MOMI - I biri i Nates e i Gjumit, vellai i marrisė, hy prozhmimesh)
    …Kushdo fjalet nuk matė ku vrasin,
    Ate e ndjeke perhere rreziku;
    Pse shqyptaret nje fjale e flasin:
    Ē' ka t' ban goja, s' t' ban anmiku…
    …………………………………………….
    M' kambe kryekungujt prej si u vune,
    Duel padija n' krye te vendit;
    Njerzt e kenun u poshtnuene,
    Mbeten t'urtit jashte kuvendit.
    Duel me faqe t' bardhe tradhtari,
    Shpirt e fis qe ka kuleten;
    U ndeshkue pa dhimbe shqyptari,
    Qi per fis jep gjane e jeten.
    Shqypnise zani atehere i humbi,
    T' huejt mbi qafe i a vune thembren,
    E e mbloj skami, terri e gjumi,
    Djemte e vet ia lnuren zemren.
    E shqyptaret, jo veē s'e nisen
    Per keto pune perjashta Momin,
    Por ma fort madje e konisen,
    Msue gjithmone me nderue llomin…

    KOHA E ARIT NE SHQYPNI
    (1907)
    …Sot ma shpejt nje thes me pleshta
    Ti ban bashke se dy shqyptarė.
    Sa jane fise permbi dhe
    Me bashkim kta n'drite kane dale:
    Ka ēite dreqi pushke mbi ne
    Mos me u ba dy vete m'nji fjale.
    …Sepse ktu kujton seicili
    Se ka mend edhe me shitun:
    Thue se mendja e holle e kshilli
    Vijne prej vedit n'krye t'u rritun.
    JO, heu paēa ! S'jane mendte fieri
    Per me u rrite neper morriza:
    S'a ba i dijshem kush pa hiri,
    Ndeje peshtete e tu njehe miza…

    NEN HAJAT TE PARRIZIT
    (1914)
    (Duke u nisur veēanėrisht nga kjo "bisedė", shėnim Z.S.)
    Skanderbegu: A thue ka gjase se Shqypnija ka me pase nje Mbret te vetin?
    Djalli: Nji? Njiqind ti thuej! Ne Shqypni moj faqja e bardhe, hiqet zi me gjete se kush me ndigjue, ketu asht halli; pse per me urdhnue gjen sa te duesh; ēdo ēaush beledijet n' Shqypni kishte me dashte me u ba Mbret, veē per mos me ndigjue…
    Shen Pjetri: …Por per inat te djallit e te shqyptarve Zoti ka me e mbajte Shqypnine ne kambe me nder e me lumni...
    ...
    Skanderbegu : Si jane pra shqyptaret e Shqypnija?
    Djalli : Si jane?... Si i don anmiku...

    PALOKE CUCA
    (Poemė satirike, 1922)
    Fragment
    Ah, ju grekomanė - do stramastikė qelbsina,
    Motit si sot, ju tė pabesė gjithmonė,
    Me bark n' Tiranė e kryet kthellė te Athina,
    Rrashten tė fortė si rrumi nėn kumbonė
    Qė, sikur orli lėshon pėrmbi stervina,
    U lshuet ju mbi financa t'Shtetit tonė
    E llapazana t'sterholluem tuj kenė,
    Krejt mendsh i muert muhamedanė e t'kshtenė*.
    ……
    *- tė krishterė
    ( Sqarim- me "grekomanė" nuk nėnkuptohen ortodoksėt.)

    "KORRUPSIONI"
    nga "Gomari i Babatasit"
    Kush zhelan-kush sallahan,
    Po yrysh lshue t'gjith m'pilaf,
    Ta kanė qitė, po, Shqipnin n'grusht,
    E toēė brryl mastikė e n'musht,
    T'kanė ba zyret monopol
    Ē'prej Koplikut m'Konispol,
    Franka ar tue grrye me spol,
    Do ministra-e Kryeministra,
    Tjert prefekta-e nėnprefekta,
    Kta n'Botore ata n'Foshnjore,
    Disa antarė-disa gjygjtarė:
    Kush me da tokėn e Shqipnisė…
    Ju rrugaēa e sallahana,
    Vagabonda, shakllabana,
    Rriqna t'ndyet, mikrobė tė kqi,
    Qi tė mjerės moj Shqypni
    Kthellė hi i keni nė mushkni,
    Pa dhimbė gjakun tuj ia pi,
    Po der kur, bre batakēi!
    Bre coftina kalbė mbi dhe!
    Der kur ju t'u u tallė npėr ne,
    Do t'na qelbni fis e atdhe?.....
    Pėr do "gazetarė"

    Edhe kshtu po qep e shkep,
    Me nji shqipe per gazep
    E si t'ishin ne kllapi,
    Pa kqyre cak, pa mbajte hulli,
    Pa pase shkrimi as kambe as krye,
    N' mereqep kartat kane zhye,
    E t' kane pjelle-me nder me thane-
    Njata artikuj qe ty dhane
    S' t asht der sot me u vu me i kndue.
    Se ata, besa - m'ndigjo mue-
    Nuk i kane shkrimet zanat:
    S' jane per pendė, por jane per shat.
    Jo, po, kshtu asht mor t'u ngjate jeta!
    Per me shkrue zotni n'gazeta
    Duhet shkruesi t' jete ma parė
    Njeri i ndershem e atdhetar,
    T' jete fisnik, zemer-bujar,
    Jo intrigant e ngatrrestar
    Edhe kenė mos t'ket hafije
    Mandej duhet qe t' kete dije-
    Dije t'hąpt n'ekonomi,
    N'histori e ne tregti,
    N'politike e ne drejtsi;
    Edhe t'dije shk' asht shkolla e msimi
    Shk' asht lirija e qytetnimi,
    T' jete shqiptar ne shkrim e n'goje,
    Fjala n'pende mos t'i ngurroje:
    Mbare e mbare punte t'i kallzoje
    Me t' ngushtue me kndue perdhuni
    Shka nder shtylla ai rresht vuni,
    Tashti, pra nji sallahan,
    Vagabond e shakllaban,
    Njeri idiote e laraman,
    Qe mendon se per taman
    Te tane bote rri n' "sahan",
    Ēka mund t' shkruej, po t'pyes une ty
    Ky qi as byk nuk ka ne krye,
    Jo ma tru?...

    Lahuta e Malėsisė
    Fragmente
    (Tek Epika shohim tė skalitura si postulate pjesė tė historisė sė vėrtetė tė Shqipėrisė, tė miqve e tė armiqve tė saj, si edhe fragmente qė mund t'i duhen ēdo diplomati e diplomateje, kur Poeti shkruan pėr arsyet pse vriten shqiptarėt me njėri-tjetrin. Shėnim i Z.S.)
    Por kush tha Zot' Harushes s'Verit
    N'dorė tande a mbarė Europa
    Dert mos ki per t'drejta t'njerit
    Si t'duesh ndaje copa-copa?
    Cili zot tha shkjaut: Merr drapnin
    korr ku s'mbolle, mbjell n'arė t'hueja
    Der ku t'duesh ti mate hapin
    Shqiptaria asht n'duer tueja?
    ……………………………………..
    Bini Toskė ju n'pikė tė vrapit
    mos tu ndalin mal as zall
    Naim Frashėri i ra Qitapit
    Mos me e lshue Shqipninė pėr tė gjallė
    Ju prej Dibret, prej Bishkasit
    Ēohi djelm si shqipe t'lehta
    Ka gjimon asht topi i Knjazit
    Pėr Shipni t'mos u dhimet jeta.
    Ma mirė dekė nėn dhe me u kja
    Se me marre gjallė mbi dhe
    Pėr dhe t'vet kush dekė ka ra
    Ai s'ka vdekun, por ka le.
    * * *
    (Njė ligjėrim nė gojėn e Marash Ucit tek "Lahuta…" mund tė cilėsohet si amanet i Fishtės pėr brezat, njė "shkollė" e vėrtetė edukimi, pse jo edhe pėr sot... Shėnim i Z.S.)
    Amanet un 'jam t'u lanė,
    Me ruejtė gjanė, me kqyrun sta'n,
    Armet e mbushme mos me i dhanė,
    Me shokė tuej kurr mos m'u xanė
    Mos m'u xanė, as mos m'u nga
    Pse n'ditė t'ngushtė kėta u gjinden vlla
    Si me pushkė ashtu me uha.
    T'huejn me fjalė mos t' a poshtnoni;
    Bukėn para, por t'ia shtroni
    N'Shqiptari si a kenė zakoni
    .............................................
    Edhe n'mend kinje nji fjalė:
    Zemres s'frytė me i lanun dalė;
    Fjalėt pėr pajė kurr mos me i ndalė,
    Ujit turbullt mos me i ra,
    Mos me i dalun n'va t'pa va;
    Me iu ruejtun shakės tėrbueme,
    Me iu ruejt , po, grues sė lshueme;
    Vendin tuej me dashtė pėrore,
    Me ruejt besė, mos me ēartė ndore.
    * * *
    Pėr dėshmorėt nė Letėrsinė Shqipe zor se gjendet ndonjė poezi mė e bukur e dinjitoze. Po tek "Lahuta", tek Kanga Ndermjetesia, njė perlė e veēantė pėr harmoninė fetare tė vėrtetė nė Shqipėri. (Shėnim i Z.S.)
    ...O ata t'lumtė qi dhanė jetėn,
    O ata t'lumtė, qi shkrinė vehten,
    ...............................................
    derdhen gjakun tue luftue,
    porsi t'Parėt u pa'n punue!
    Lehtė u kjoft mbi vorr ledina,
    but u kjofshin moti e stina,
    ak'lli, bora e serotina:
    E der t'kndojnė nė mal ndo i Zanė,
    e der t'ketė n'det ujė e ranė,
    der' sa t'shndrisin diell e hanė,
    ata kurr mos u harrojshin,
    n'kangė e n'valle, por u kndojshin.
    E njaj gjak qi kanė dikue,
    ban, o Zot, qi t'jesė tue vlue
    pėr m'ia nxe zemrėn Shqiptarit,
    pėr kah vendi e gjuha e t'Parit!

    NĖ VEND TĖ EPILOGUT: poezi tonat

    TRI "LULE" NĖ VARRIN E POETIT
    ATIJ QĖ MĖ PASUROI

    Jo tė gjithėve,
    Po atyre qė mund ta besojnė,
    Po u them njė tė vertetė:
    Po tė mos kisha lexuar Fishtėn,
    ndjenjen e atdhedashurisė
    do ta kisha mė tė zbehtė.

    ARMIKU I ANTISHQIPTARĖVE
    Ca pseudoshqiptarė
    E quajtėn Fishtėn shovinist, reaksionar,
    Armik i sėrbėve, malazezėve, grekėve, bullgarėve,
    Po nė tė vertetė,
    Ai ishte armik vetėm i antishqiptarėve.

    NĖNA E POETIT
    A doni t'ia dinė emrin
    Asaj Gruaje tė madhe qė lindi Poetin?
    Kush ka dėshirė ta mėsojė
    T'i lexojė poezitė e tij
    Dhe menjėherė do tė bindet se ajo quhet: SHQIPNI.
    Zef Skanjeti
    -
    SHKODĖR, (RI)VARRIMI I GJERGJ FISHTĖS
    (nga libri "Thesaret e frikės")
    N'varrin e shembun dhe t'harruem u gjetėn
    copra kocash, mbetun nga mėkati i pakalbun.
    Ēka mund t'bahet me to, o At', veēse skeleti i dorės,
    qė mbi dh? ka shkrue eposin e vdekun tė t'gjallėve
    e nan dh? eposin e gjallė tė t'vdekunve? Baj kryq
    dhe dora m'zhvishet, bien mishi, m'bahet skelet
    si dora jote e kombit. E mbushim me zanin tand si
    shpatėn me millin. Se e gdhendėm drunin e fatit tonė.
    Ranė bujashka fjalėsh n'varrin qė s'do tė vdesi ma.

    Visar Zhiti - Bota Sot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    2
    mir kam deshir te ket edhe ese

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Gjergj Fishta



    Neologjizmat e Fishtes me origjine sllave dhe historia e fjales zallote
    korrik 25, 2022

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •