Sugrite, Mortui!
(Cohi, tė dekun!)
Vendimet e padrejta t'Europės kundra tokvet tė Shqypnis mbushin me mėni e egersojn zemren e Poetit. Nė furi tė ketij idhnimi u siellet Shqyptarvet e u ep lajmin, tue brigue rrebtas plozhtesin e tyne, e i grishė tė rrokin armėt, tue u drejtue sidomos prisavet ma ne shenj.
Kjo kangė shquhet posė gjith tjerash per sulm e fuqi e zbulon nji nder veti tė Zanės sė Fishtės.
Shqyptarė, a ndiet? Europa, mrrutė e ndyt,
Shkerdye me Evrej t' Parisit e t' Londonit,
(Sė cilles dreqi i a plasi tė dy syt
E marren ma s'e sheh, njitas n'e s'vonit)
E bani gjyq, qi t'nipat e Kastriotit
Shkjevet t' Balkanit urė t'u rrijn mbas sotit.
Po; per Shqyptarė pleqnue e ka Europa,
Qi shi njatyne urė t' u rrijn per dhe,
Tė cillėt kishat rrenue u a kanė me topa
E n' djep foshnjet e njoma u a kan pre:
Qi ' ndertat vasha u kanė koritė perdhuni
E rrugash bamė i kanė me dekun uni.
E mbas sotit Shqyptarėt n' gjuhė t' huej do t' flasin;
E gjaksvet t' vet do t'bajn kta t' u ngjatėt jeta?
Hajnat lapera zotėni do t' thrrasin,
E t' pa rodit do t' i apin pagė e t' dheta;
Me armė shqyptare, n' za gjithmonė e n' namė,
Sogje Shqyptari shkjaut do t' rrijė sod m' kamė.
Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n' ketė jetė?
A ka si i bahet kuj ma teper dhun?...
Ehu! shka do t'bajn, thue, tash Shqyptarėt e shkretė:
Ata, qi m' vedi pasė e kanė kanun:
Ata, qi n' dej kanė gjak tė Skanderbeut:
Qi sheklli mbajtė i ka per burra t' dheut? -
Shka bajn Shqyptarėt?... Han fiq e kastraveca:
E pijn mastikė, e qesin petlla n' uej;
E ngrehen rrugės e fryhen si gjeldeca;
E rrijn tue kqyrun udhės ushtarėt e huej
Pale a kanė ksulen qyp a se kapelė,
A e ka uficiali kalin at a pelė.
E armėt e t' Parvet shkojn kta tue kerkue,
Ndo 'i karajfile t' gjatė, a ndo 'i tagan: -
Por, jo, - mos drueni! - jo per me luftue
Me malazez tė shkyem a me serbjan:
Por per me mujtė me xjerrun kund ndo 'i grosh
Tue rrejtė me to ndonji hingliz balosh.
Jo, po; Shqyptarėt kanė sot tė madh kujdes...
Njata, po thom, qi ndo'i miras e presin,
E druen se emta a gjyshi vrik s' u des:
Pse per Shqypni, qi krajlat po u a shesin,
S'cajn kryet aspak me sa caj kryet un sot
Per shkarpa t' vjetra, qi kam shkye kahmot.
Ahi! turp e marre! Burra, le e rritun
Me armė mizore n' dorė, e qi fatosa
T' parėt i kanė pasė, me ndejė kshtu sod t' toplitun
Si t' dekunt n' vorre, sod qi i mbrikka sosa
Sė mjeres moj Shqypni edhe Shqyptarvet,
E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t' Parvet!
Ktu, ktu shqyptarė!... A ndiet?... Ku u kam... Ku jeni
Mo' leni, burra !... M' armė!... Mbaroi Kosova !...
Ianina humbi !... e ndoshta, Tepeleni...
Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !...
Vendet ma t' mirat ne na i mori shkjau,
E, shk' ast ma zi, ne vlla me vlla na dau!
Ah! m'kambė, bre burra! m' kambė! shka jini mshehun
Nder furka t' gravet, si do rrole t' kqija?...
Sod armėt duen rrokė; taganat sod duen prehun;
Asht turp, per Zotin! shurdhė me hupė Shqypnija.
Mo' leni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!
A gjallė me nderė, a dekun grue e trim!
Ku je, Bibdoda, ti nji rrfe prej qielle?...
Je derės bujare, e trim i drejtė ti je!
Flamurin e Shqypnis, sod n' ajr ti stielle;
E grishi malet me qindrue p'r Atdhe.
Ku themra e jote per Atdhe tė shklase,
Atje kryet t' onė, po, per Atdhe t' humbase!
Mo' le' Toptan, qi me shpatė t' ande binde
Nji shekull mbarė m' at maje Taraboshi!
Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind'e,
- Ndejun n' voter s' prarohet jo kondoshi...
Mblidh Toskė e Lapė, e sod per Shqyptari
Qindro, si 'i herė qindrove me trimni.
M' kambė Dedė Gjo' Luli! Thonė se 'i t' biri t'shkinės
Lekėt e Malcis sod t' dhetat do t' i a lajn
S edhe do t' vejn kapicen e Cetinės:
A 'i mend, thue, ti, kaq marre do t' a bajn;
Ata sokolat t' u Lekėt e Malcis,
Qi aq gjak kanė derdhun per Liri t' Shqypnis?
Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deciq ti xiri
Shkaf asht i Lekė, e thueju, se Shqypnija,
Aty kufin e ka, per ball me Viri,
E ke me pa ti atė herė, se rrokullija
Me u cue m' e zhgulė andej, nuk mund t' a hjekun;
Pse per Shqypni Malcoret janė msue me dekun.
Ah! m'kambė, Shqyptarė! e mos t' u lshojė, jo, zemra,
Pse Perendija s' ka me u lanė me u thye.
T'u biejė nder mend, se fort ma e randė asht themra
E shkjaut kokėtrashė, se guri i vorrit m' krye.
Urra! po, djelm! Shqyptar kushdo ka le,
N' mos mujtė Shqyptar me mbetė, Shqyptar t'hije n'dhe!
E n' kjoftė se lypet prej s' hyjnueshmes Mni,
Qi flije t' bahet ndo'i Shqyptar m' therore,
Qe, mue tek m' kini, merrni e m' bani fli
Per Shqyptari, me shue cdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rrnoftė,
E nami i sajė per jetė u trashigoftė!
Po: rrnoftė Shqypnija! E porsi krypa n' Dri
E porsi krandja e that n' nji flakada,
U shoftė me arė, me farė me mal e vrri
Kushdo Shqyptar, qi s' brohoritė me za,
Kushdo Shqyptar, qi s'brohorite me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i sajė!
marrė nga libri P. Gj. Fishta, Lirika: Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit, Shkoder 1941. Komentuar prej A. Viktor Volaj, O.F.M.
Krijoni Kontakt